Opozita humbet një deputet, largohet Vangjel TavoOpozita humbet një deputet. Deputeti Vangjel Tavo është larguar sot nga grupi i Partisë Socialiste. Me anë të një deklarate të bërë publike për mediat, Tavo distancohet hapur nga lidershipi aktual i PS, ndërsa nuk flet për ndonjë bashkim të mundshëm me ndonjë grupim tjetër politik.

Sipas deputetit të qarkut të Gjirokastrës, distancimi i tij nga PS, ka ardhur pas humbjes së cilësisë së lidershipit, ndërsa shton se aty ka vend vetëm për njerëz “intrigantë”.

Në datë 30 shtator edhe Partia Demokratike humbi një deputet. Paulin Stërkaj është larguar nga demokratët për tu rikthyer tek Partia Socialiste nga e cila ishte larguar para zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2009.
(m.a/BalkanWeb)

63 Komente

ja seç kam thene 2 dite perpara tek tema: ''Paulin Sterkaj le PD-ne, kalon ne opozite''.

Beluli - 1 Tet 2010 - 4:14pm

dicka me thote qe kesaj here kemi per te pare gallate te papare ne politiken shqiptare.

me duket se opozita po gezohet para kohe.  ky iku vertet nga pozita (ndofta me pas edhe ndonje tjeter),por kam pershtypjen se ne momentin e fundit ka per te ndodhur e kunderta. deputet te opozites do ti bashkohen pozites. dhe deputete anti-Rama ka plot PS-ja. nuk ka nevoje ti permend emrat.

kesaj qe thoni ju peshq te nderuar, i thone largpamesi.smiley

"Merkatua" e politikaneve do te vazhdoje deri ne zgjedhjet e ardhshme vendore..

ne fakt fjala e pershtatshme nuk eshte ''merkato politikanesh'', por ''kontrabande politikanesh''.   ketu behet fjale per ''tregti ilegale''.smiley

politikanet ne te gjithe boten jane pak genjeshtare, por ne Shqiperi jane te pacipe fare. politikanet atje s'kane asnje lloj principi. asnje lloj skrupuli.

demokracia atje, (ajo qe eshte), eshte me te vertete ne rrezik.smiley

ne shqiperi ka aq demokaci sa ka sallone bronxature ne somali..

 o belul,

aty ne France ka qelluar ndonjehere qe nje deputet te kete nderruar krahun? Nuk ka qelluar asnjeri qe te kete tradhetuar? S'po te pyes per Itali, se di shembuj plot (para dy ditesh plot 5 kaluan me Berlusconin). 

hunter, une jetoj ne Hollande.  flamuri i ngjan pak atij te Frances ne fakt,vetem se ata i kane ngjyrat e flamurit vertikale.

te them te drejten ka pasur edhe ketu ndonje rast qe ndonje deputet ka levizur nga grupi i tij (partia) parlamentar, per kontradikta te ndryshme.  por me sa di une ka dale deputet i pavarur deri ne zgjedhjet e ardhshme. 

ne Hollande quhet politikisht e pamoralshme, qe nje politikan i cili e fiton mandatin e deputetit  si anetar i nje partie, ti bashkangjitet gjate te njejtit sezon parlamentar nje partie tjeter. me pak fjale kur zgjedhesit votojne per x-person, shume nga ata votojne jo vetem personin, por edhe partine qe ai perfaqeson.

pershebull, Pulin Sterkaj kandidad i PD-se, ka marre vota edhe nga votues demokrat,sepse ishte kandidat  i kesaj partie ne zgjedhje.  pra ai smund ti bashkohet PS, me votat e demokrateve. e njejta vlen edhe per ata te krahut tjeter. e kupton pra ku e kam fjalen besoj.  megjithese ky (Sterkaj) eshte langaraq fare.  ky ka qene me PS-ne,eshte hedhur me PD-ne,pastaj kalon prape me PS-ne.  keto lloj levizjesh Hunter, te garantoj qe vetem ne Shqiperi ndodhin e ndofta ne ndonje vend tjeter me prapashtesen ''STAN''

 Belul,nje sqarim,Sterkaj nuk ka marre votat e PD se,por ka marre votat e PS se,jane ca deputete ne parlament,nja tre a kater dhe Prifti midis tyre qe nuk ka problem nen cfare sigle kandidojne votat i marrinne ato zona,pra dhe Sterkaj tek keta hyn.

dakord. ndofta mora shembullin e gabuar. po jo per fajin tim.  se me keta nuk e merr dot vesh or vella,  kur jane   poziten e kur jane me opoziten. ketu eshte i gjithe problemi.  nuk e thashe kot: ''deputet kontrabande''.smiley

Ne se tavua iku per punen e marreveshjes me greqine  le te iki te veje te sala .per ps-ne besoj se do jete me mire se duke vajtur greket me salen  ,ps-se do i afrohen shqiptaret[ata qe e besojne]

C'ka ketu per tu habit? Sikur te thone 2 Benat qe jemi kundra Rames dhe do dalim me vete.. Pas kesaj, ashtu rastesisht del Nanua aleat me Berishen per te miren e atdheut..  smiley

kane i shprehje kosovaret : shkofshi n'rrot t'sames

smiley

Jam dakord me kaposhin! Qartesisht jemi ne mesin e nje periudhe merkatoje politike. Ah jete mizore! Duhet te kisha zgjedhur te behesha futbollist ose politikan! Madje keta te fundit jane akoma me mire se futbollistet. Futbollisteve iu percaktohet cmimi ne kohe merkatosh e pastaj puna mbaron aty, ndersa politikanet perfitojne edhe gjithe ato "bonuse" te tjera nga mire-beres te ndryshem gjate kohes qe jane ne pushtet.

Deklarata e plotë e deputetit Vangjel Tavo Deklarata e plotë e deputetit Vangjel TavoDeklarate

Me dhimbje të thellë dhe shumë i hidhëruar, i cenuar në personalitetin tim, të krijuar me punë e sakrifica, jo vetëm nga unë por edhe qindra e mijëra socialistë të Gjirokastrës, të cilët shpërfillen prej kohësh, me moral e kurajo civile dhe politike, duke mos e dashur kurrë shpirtërisht, por i detyruar nga rrethanat e krijuara në Partinë Socialiste, pas katër mandatesh i zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë si përfaqësues i PS, detyrohem të distancohem nga lidershipi aktual dhe të bëj publike pavarësinë time, nga Grupi Parlamentar i PS, për të qenë i lirë që të shprehem e veproj në përputhje me bindjet e mia politike duke mbetur gjithmonë socialist.

I zgjedhur katër herë nga elektorati im në sistemin mazhoritar, i vlerësuar dhe i nderuar nga ky elektorat për 14 vjet, gjej rastin që t’i falënderoj publikisht në shenjë mirënjohjeje të përjetshme dhe ndjej detyrim moral që t’u shpjegoj atyre rrethanat që më detyrojnë të marr këtë vendim.

Partia Socialiste si një parti model për demokracinë brenda saj, transparencën në vendimarrje, për mënyrën e organizimit, për solidaritetin njerëzor, civilizimin dhe një serë virtytesh që e karakterizonin, me keqardhje e them se sot ka humbur pjesën më ë madhe të këtyre cilësive.

Sot kjo parti është personalizuar në qendër dhe në bazë, ku demokracia e brendshme është zëvendësuar nga autokracia, ku forumet e saj shpërfillen, ku injorohet jo vetëm baza e saj, por edhe deputetët, ku socialistët e vërtetë thirren vetëm për beteja elektorale dhe më pas harrohen.

Sot pranë lidershipit të PS, gjejnë vend njerëzit që kanë shitur zgjedhjet në Gjirokastër, por që dinë të intrigojnë, të servilosen dhe që mbajnë të punësuar një armatë njerëzish që nisin mesazhe në telefonin e Kryetarit, prej të cilave ky i fundit krijon opinione.

Verbëria politike e lidershipit aktual po cenon hapur interesat e PS dhe integrimin e socialistëve të ndershëm.

Me sa duket sot është koha e disa maskarenjve që nuk kanë asgjë të përbashkët me socialistët e vërtetë, të cilët i kanë zënë frymën PS dhe që përpiqen ta mbajnë peng këtë parti vetëm për interesat e tyre të ngushta.

Duke mos dashur të bëhem pjesë e kësaj maskarade dhe nga pamundësia që të bashkëketoj në të njejtën familje me këta, detyrohem të marr këtë vendim, duke qëndruar në Kuvendin e Shqipërisë, i vendosur për të mbrojtur deti në fund interesat e elektoratit tim.

Me respekt dhe mirënjohje të thellë për të gjithë socialistët e Gjirokastrës!
Vangjel Tavo

Morali ne shqiperi ka mbaruar. kater legjislatura Deputet i PS zoteria dhe flet te tilla pallavra. E pa besueshme po nuk e ka fajin ky por e kane ata qe e caktuan ne listen e deputeteve

nji saktsim: po flasim per moral ne politiken shqiptare sepse morali ne Shqiperi eshte shume me i gjere. Dhe meqe jemi te morali i politikes shqiptare, une personalisht dyshoj se ka ekzistu kshuqe asigjo nuk m'habit

sa keq qe nuk kane qelluar te gjithe ushtare te bindur te Rames si A. Tare dhe te benin Amiiin per cdo harbuteri e zullum te kryetarit.

me ngaterron me ndonje si vetja plako se une nuk kam qene dhe nuk do te jem ndonje here ushtari i ndonjerit

Interesante kjo qe thua z. Tare.  "nuk e ka fajin ky porata qe e caktuan ne listen e deputeteve".  Hmm, pra verteton autoritarizmin brenda partise me kete qe thua por ne te njejten kohe nenkupton qe nuk paska mjaftueshem autoritarizem qe mos t'i lejoj fare deputet e nje grupi parlamentar ta braktisin ate.

une aludoj per forumet qe e propozuan dhe ata qe e mbeshteten

Rama? Se ai eshte ai qe propozon dhe mbeshtet ata qe behen deputete.

 E pa besueshme po nuk e ka fajin ky por e kane ata qe e caktuan ne listen e deputeteve

Po pra po, edhe vete Tavo per ata e ka fjalen. Auron kjo puna e moralit ne politike eshte bere si puna e asaj te bariut qe nuk e besonte me njeri qe kish ra ujku ne dele.

Peshtyma po fillon te bjere ne surrat.

 Auron  qenke parapa  ne njohjen e figuarve te zones ......Pyet  a derbardhe andej na   Salaria se t`i thone!

po kam pyetur edhe ne salari edhe me poshte dhe me kane treguar edhe per Tavon edhe per ata qe rrine pas tij

Pse mo Roni. Ti duhej te ishe me i gezuari qe po ikin deputetet e Rames. Je i ardhshmi ne liste. Do futesh ne parlament. Ja prit dhe pak sa te dorezoje mandatin Beqaj.

Berberhoneeee ku je. A te thashe berberhoneeeee. Ah mer berberhone mer berberhone fillo qaje Edin smiley

lol tradhetia eshte nje veti morale mjaft e perhapur nder frymoret me gjak ballkanasi ne pergjithesi dhe shqiptari ne vecanti qe ne lashtesi. Jo me kot burra te mencur te asaj kohe ngriten "institucionin" e beses, si nje alternative per te frenauar sado pak kete moral prevers. Prandaj, nuk cuditem aspak.     

berber, ky ''tradhetari'' Vangjel Tavo me duket se eshte minoritar grek.smiley

po pse mer belul minoritari grek nuk eshte ballkanas? Aq me teper qe jeton edhe ne shqiperi!

 He mor ti ca do na thush tani qe ju iku Tavo dhe po behet gati Blushi ,Islami e co.

pra grek (minoritar),qe jeton ne Shqiperi, ''dyfish tradhetar'',  sipas teje.

spjegim interesant. kam per ta mbajtur mend.smiley

nuk ka nevoje fare ta mbash mend, e ke ne gjak!   smiley

e kam ne gjak?!     nuk jam grek minoritar.smiley

pikerisht sepse nuk je grek minoritar prandaj e ke ne gjak. Po te ishe grek minoritat ne shqiperi do ta kishe ne gen! po mos e caj fare se kur e kane te gjithe zene se nuk e ke.

ti berber je arumun/coban qe ndjehesh grek. Tregoje mire origjinen te te njohin mileti se cfare malli je...

lol, per ke milet e ke fjalen? Per ata si puna jote? Per ty e shume te tjere si ty une nuk kam mall per te shitur. Ju doni vetem mall skarco e mundesisht te vjedhur.

 Politike Ping-Pongu klasik Shqiptar! Ku tjeter ndodh kjo?

 

Pritni edhe pak se Ramen kane per ta degjeneruar fare politikisht. Kane per te ikur edhe deputete te tjere dhe Rames ka per t'i mbetur vetem Tom Doshi dhe polici i rikthyer ne PS Sterkaj. Ikja e Sterkajt nga PD nuk eshte ndonje dem i madh politik per kete parti se Sterkaj nje rrugac qe ka bere namin kunder PS ne 97 ka qene, pas kesaj ka mbeshtetur here njeren parti dhe here tjetren, gjithmone me ato qe ka per te ofruar per mbeshtetje Sterkaj, rrugacerine dhe cubllekun, por te ike nje deputet si Tavo, qe ka qene ne PS qe nga oret e para dhe ka nje kontribut qe nuk vihet ne dyshim, eshte dem i madh politik. Kjo tregon se Rama PS-ne e ka kthyer ne kazerme ushtarake qe nje person me integritet si Tavo nuk mund ta pranoje. Gezojuni perseri ju edvinista ikjes se Sterkajt nga PD tani...

ha ha ha

 

sa qesharake kjo puna e integritetit.  po ku e njeh ti figuren me integritet Tavo?

 

 

Ec e merri vesh. Voto per LSI-ne kunder Berishes, ikin te Berisha.

Voto PD kunder Rames, ikin te Rama.

Ma lehtesojne ndjenjen e fajit mua qe s'votoj fare.

 Bulo...kur Sterkaj paska qen rrugac perse e kandiduat ju ne PD? Qenkeni edhe ju rrugace. Se rrugaci se soji vet shkon.

kater legjislatura Deputet i PS zoteria dhe flet te tilla pallavra. E pa besueshme po nuk e ka fajin ky por e kane ata qe e caktuan ne listen e deputeteve

 

Partia Socialiste si një parti model për demokracinë brenda saj, transparencën në vendimarrje, për mënyrën e organizimit, për solidaritetin njerëzor, civilizimin dhe një serë virtytesh që e karakterizonin, me keqardhje e them se sot ka humbur pjesën më ë madhe të këtyre cilësive

Rrofte Demokracia Parlamentare !

(+ Rrofte Ekonomia e Tregut [no comment...] = Rrofte Kapitalizmi !)

Ndues i thurrem bejte, kenge e valle qe s'leviz nga instikami.  Te jemi "fair" dmth, Tavo i jep shembull Ndues "ja mer burr si bohen njikto pun edhe pa cof".

Perderisa sistemi zgjedhor qe kemi me lista e me the te thashe nga lart, e perderisa populli s'do t'ia dije me, qe te thoje kadale bre, cfare po beni, atehere merkatoja do vazhdoje.

Rama mendon se do ti mbaje te gjithe me leje ndertimi,por nuk ka mbetur me toke per ndertim ne tirane keshtu qe po fillojne te ikin nje e nga nje derisa Rama te jape doreheqjen.

 

 Po dha doreheqjen Rama, kunder Berishes do te dale nje bir komunisti i korruptuar qe do te shahet nga nena nga selia e PD-s nga mengjesi deri ne darke, sic eshte share ilir meta, fatos nano, pandeli majko, azem hajdari, arben imami, e gjithe te tjeret.

Dhe ti do te vish te grish prape sallate.

 Kush do qe te vije me bir komunisti i korruptuar se Rama nuk ka me ardhe.

Pse Rama nuk eshte bir komunisti?

Pastaj kush mund te jete ne partine e Miladinit pervec bij komunistash (po nga ata te rankut te larte fare ama)? smiley

 Ty akoma te ka ngel ora te Miladini edhe Sllobodani. Zgjohu se eshte shek 21.

Ti as nuk e di kush eshte Miladini njehere, se po ta dije kush ishte nuk do ta grupoje me Sllobodanin...

Kjo pergjigje eshte  plotesisht e vertete.Kujtoja edhe qe Miladinin e nxorren shqiptaret prej burgut ne Kavaje................. 

Nga Peqini jo Kavaja grava.  Biles njerin nga ata qe e nxorri Miladini do ta denonte me vdekje (Gjinishin).  Problemi s'eshte aty ama, por tek fakti qe pjese e madhe e politikaneve Shqiptare dhe publikut shqiptar ne RSH aderon dhe mbeshtet kete parti, ku SKJ meme ka 20 vjet qe eshte shperbere dhe nuk egziston ne asnje nga ish republikat ish-Jugosllave.  Me sa duket keta te mesipermit e shohin veten si pasardhes te denje te komunizmit jugosllav.  Be hesap qe edhe kryetari aktual i kesaj partie njehere ne nje kohe ne 1992 thoshte qe kjo partia qe po kryeson aktualisht duhet te nxirrej e jashtligjshme...

 Kavaja ka qene .."Kasabaja" more,  pa e di mire si eshte ajo histori

Ne kohe  te shkuara ne krahina te ndryshme lebrit benin tutje nga nje her .Thernin per qejf nonje   dash , pinin npak raki , benin nga nje vere dhe .. iknin pa i kundershtuar njeri .

Dikur bene tutje ne nje krahine por si nja pas 25 vjetesh . I priten me pushke . Ndalen dhe u hbiten .Si ka mundesi ? Gjithsesi u kthyen dhe kur mbriten ne vendbanim pyeten nje nga te vjetrit se si kishte bere vaki , duke i shpjeguar se si kishte ndodhur .

Eh mos u merzitni  - tha -  Na jane rrite djemte !

 Me ne fund, pas gati 20 vjetesh  rropatje kuturu politike,  vajtem tamam ne ..."FERCKE".Ne traditen e lashte tonen.Ne Mercenarizimin e vetvehtes.Po  qe t`ja  u paskeshem ngjitur kete edhe kocogrekeve, kete nuk do ta besoja kurre.Del pyetja:jemi vertete para nje kocogreku? Kjo eshte e tera.

   Ne fakt, me kane pat thene shume kohe  perpara, qe ky kocogrek, eshte me  80 perqind te volumit te gjakut, picariot gjak. Shqiptar safi! Nje kryetar  kooperative, qe perfshinte dhe fshatin e tij, nje  picariot......i cili  kishte shpetuar  prej "vegles" te  organizates partise, duke  mbetur  varvat....na e paskej bere nje  "zarar antiparti".

   Mire kete, por  kishte dhe nje dreq   zakoni te keq, se  e kishte me te zgjedhur.Jorgjia e shkerete, me faqet si Paparune Doftie, nuk i beri  rezistence drejtimit, picariotshe te ekonomise dhe  gjat perpjeksjes se lehte i mbeti nje "saçme", prej te ciles i mori "Thimo" plaga.....(thimo, greqisht  =ju mais, ju infektua)

Plage e rende,  por  nga ai "sherr"  doli hairi.....Ky pra, djalemiri, qe ne fund te katermbedhjete viteve "ne ndotje",  i shpetoi,  "ndotjes", apo me mire  sherrit me  plesaqotin Bime dhe  u vervit....  ne Skrapar, si zone pa infektime teketij lloi.Dihej kjo pune ! Ku kane shkuar ndonjehere, mire e ne paqe, Picariotet me Plesaqotet, qe  ti ecte pazari  vaj, nipit te Picarioteve.....

   Te thella, shume te thella keto punet e origjines.... Bashke me to dhe te qendrushmerise, per tu lidhur  pas hurit te kryetarit.  

Kete punen e "braktisjes" se partise duhet ta perfshijne se s'ben ne bastet sportive. Te japin ca emra 'kandidatesh, t'i fusin ca kuota te mira dhe behet mileti yne me ca leke, se gje tjeter s'ben dot me keta...

Cilèsia e lidershipit...njerèz intrigantè...fjalè tè mèdha pèr tè justifikuar veprime tè vogla...tè paktèn ti kishte futur ndonjè akuzè korrupsioni ose ndonjè akuzè pèr pèrdorim dhe trafikim droge,vrasje,homoseksual,dhunues i seksit tè dobèt,skicofreni apo edhe pèr gjatèsi jo-normale tè lidershipit,mban mjekèr dhe nuk na pèlqejnè kollaret me ngjyra...kur bèn 10...bèj edhe tè 11-tèn TAVO.... tè paktèn edhe "shoqèrinè civile" dhe tè pa-anshmit i lumturon..por edhe SALIUN e NANON e nderon!!! cilèsia e lidershipit...baza socialiste..do tè mbetem socialist gjithè jetèn...hahahahaha!!

Nuk ju kuptoj juve komunistave.

Kur Paulini la PD dhe ju bashkangjit PS e quajtet njeri te madh,ndersa kur Tavo ben te kunderten po i vini nje mije epitete.

Per mua te dy jane plehera!

Ku ke pare kocogrek qe di te beje te kunderten?

Mire para nje viti s'kishit si ta kuptonit ç'po behej (se s'jeni aq te mençem)po tani kur eshte thene hapur se qeveria shqiptare prishi paktin e natos per mosndryshimin e strukturave te mbrojtjes aq sa u detyrua te vije krejt pa pritur vete sekretari i pergjithshem i natos per ta ndaluar kete pune, as tani nuk e kuptoni qe fati i ksaj qeverie eshte shkruar nje here e mire. akoma keni shprese e doni ta mbani kete qeveri qe do futet ne histori si qeveria qe desh shiti detin. dhe kur thua qe deshte me shit detin s'ke nevoje me permend te tjerat. nejse se une gallat po bej jo politike.

 MIRE QE MARRIN MUNDIMIN TE LARGOHEN VETE, SE MUND T'I BIEN EDHE SHKURT: TE NDERROJNE EMERTIMIN E PARTISE! smileysmiley 

Ketyre te dyve (sterkajt dhe Tavos) eshte per tu kenduar ate kengen

Gomar ti

gomar kush te vuni

sot a neser valo druni

i'a morri edhe nja ca deputete te tjere  PS  ky, me duket mua..........

Se ka kap mire fotoja, por eshte edhe Nano aty.. Akoma ka rob qe mendojn se Nano nuk eshte ne pushtet ne Shqiperi?

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).