Në kafene, lokale të ndryshme, pub-e, restorante e kudo ku ofrohet një shërbim i tillë, muzika është bashkëshoqëruese.

Ashtu si çdo artikull tjetër, të shesësh muzikë duhet të paguash. Por në Shqipëri kjo nuk ndodh. Këngët transmetohen kudo dhe autorit të saj nuk i merret as leje dhe nuk i paguhet asnjë lek.

Në përpjekje për të zbatuar të drejtën e autorit, 12 hotele dhe lokale të njohura në Tiranë janë paditur penalisht për shkaktim dëmi nga Agjensia e të Drejtave të Artistit Interpretues dhe Ekzekutues për riprodhim pa të drejtë të veprës së tjetrit. Paditë do të shqyrtohen veç e veç nga 12 gjyqtarë penalistë.

Zyrtarisht sipas Gjykatës së Tiranës palët paditëse janë Agjensia e Administrimit Kolektiv të të Drejtave të Artistit, dhe Agjensia e Administrimit Kolektiv të të Drejtave të Autorit për muzikën dhe Regjistrimet Mekanike, Albautor.

Mes të paditurve janë disa prej hoteleve dhe kafeneve më të njohura në Tiranë si,  Hotel Doro, Hotel Diplomat, Hotel Mondial, Hotel Grand, Bar Juna, Ice Caffe, Le Caffe, tek kompleksi Tajvan, Club Regensy, Casino Albania, La Voglia, Club Charls etj.

Sipas nenit 149 të Kodit Penal, riprodhimi tërësisht pa të drejtë dhe pa pëlqimin e autorit të një vepre muzikore artisike përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë ose burgim deri në dy vjet.

Deri më tani paditë për të drejtën e autorit kanë qënë civile dhe kërkohej vetëm dëmshpërlim, ndërsa për herë të parë ato po trajtohen edhe si kundravajtje penale.

8 Komente

Dmth Tajvan & Co u merrkan me "djegje" disqesh? Cer jane keto stronclliqe qe zejne hapsiren ne peshk?

Ka mundësi stronclliku të jetë ligji në fjalë. Edhe luajtja e muzikës mund të quhet riprodhim smiley Do ishte gallatë e madhe po ta fitonin gjyqin.

Edhe kur i këndon dikujt këngën "Happy Birthday" në ndonjë party rrezik po thyen ligjin.

Në përpjekje për të zbatuar të drejtën e autorit, 12 hotele dhe lokale të njohura në Tiranë janë paditur penalisht për shkaktim dëmi 

Eeeeej, po pse vetem 12 dhe jo 12120?

Mes të paditurve janë disa prej hoteleve dhe kafeneve më të njohura në Tiranë si,  Hotel Doro, Hotel Diplomat, Hotel Mondial, Hotel Grand, Bar Juna, Ice Caffe, Le Caffe, tek kompleksi Tajvan, Club Regensy, Casino Albania, La Voglia, Club Charls etj. Sipas nenit 149 të Kodit Penal,...

A ka ndonje nen ne kod penal qe e quan kete lloj paditje gjobvenie te qellimshme dhe selektive?

 

 

Ju "Asterisk" qe keni vendosur dhe flamurin e Bashkimit Europian duhet te dini qe ne te gjithe Europen e boten mbrohen te drejtat e autorit dhe artistit dhe se shqiperia eshte vendi ku shkelet dhe piratohet ne mase dhe ku asnje nuk paguan per produktin qe perdor. Por ti mos ki merak se te gjithe do te paguajne, dikush duke zbatuar ligjin e duke paguar vullnetarisht e dikush me procese gjyqesore. 12120 subjekte do paditen nese nuk paguajne..... gjithcka ne kohen e vet dhe te gjithe duhet te zbatojne ligjin me deshire a me force.

Ty "Dori" po te them se gjyqe te tilla jane fituar dhe do fitohen pasi gjithe bota paguan per perdorimin e muzikes dhe transmetimin e veprave artistike ne ambjentet e biznesit si: TV, Radio, bar, Restorant, Hotel , pub, disko, qendra tregetare  etj etj ku perdoret muzike.

Cfare po thua o trap?

 

 E vertete qe e drejta e autorit ne perendim ndalon perhapjen e muzikes te radios psh. ne ambjente publike. Zakonisht diskot, pubet, restorantet paguajne nje tip abonimi vjetor shoqates te artisteve qe merret manaxhimin e te drejtave te autorit. Nga ana tjeter, kengetari paguan nje shume kesaj shoqate dhe shoqata i jep nje shperblim autorit sipas rendesise te tij. Por sanksionet jane administrative, kurrsesi penale.

P.S. chene, po te jap nje shembull. Isha te nje mekanik me nje shok. Vjen nje karabinier qe e njihte kete mekanikun. Duke qeshur mekaniku i thote karabinierit, - "He car do me vesh ndonje gjobe? Jam ne rregull me te gjitha, kam licensen, respektoj kushtet e sigurise, paguaj kontributet, vajin e perdorur te makinave ja dorezoj nje shoqerie te specializuar ne perputhje me ligjin per mbrojtjen e ambjentit, etj"

I pergjigjet karabinieri, - Kujton ti se je ne rregull. Ta gjej une nje shkelje. Ja kete muziken e radios qe po degjojme. E ke paguar abonimin per shperndarjen e muzikes ne ambjente publike? E di se te ve gjobe per shkelje?

chene, ky eshte shteti ne rolin e tij gjobvenes (rol primar mund te them). i duhet paguar nje shume e caktuar nje entiteti fantazme si zyra shqiptare e te drejtave te autorit, dhe keta pastaj presupozohet qe do t'i shkruajne nje cek beyonces. e them sepse e kam pare vete ne nje fletegjobe ku shkruhej theksohej se gjoba ishte per muziken e huaj. per albautorin pastaj ceshtje tjeter. albautori besoj se do te bente me mire te bashkepunonte me lokalet qe te shtohej perdorimi i muzikes vendase, qe t'i vije dita te ankohet per vjedhje.

Problemi me Shqipetaret eshte se te gjithe bejne si te ditur , sikur jane profesora dhe  specialista ne te gjitha fushat  .Po si mund te flisni per nje fushe nisur nga interesat tuaj personale dhe nga "injoranca", nderkohe nuk dini se cdo te thote e drejte autori, se cfare eshte ligji per te drejten e autorit, se cfare objekti ka ky ligj, cilet jane subjektet e tij, kur zbatohet ky ligj etj etj.

Per ata qe nuk e dine, sanksionet jane administrative, por kur asnje nuk do tia dije per ligjin , kodi penal e ka te parashikuar edhe sanksionin penal.Dhe kjo eshte e pashmangshme pasi eshte nje kusht i BE -se zbatimi dhe respektimi i te drejtes se autorit.

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).