A ke bere ndonjehere pakt me te keqen per hir te komoditetit tend, per hir te mireqenies tende ekonomike, per hir te familjes, per hir te frikes apo per hir te vlerave te caktuara, (negative), qe shoqeria ku jeton ka perqafuar aktualisht?

E kam fjalen per veprime, vendime apo per situata te caktuara ne te cilat ti je gjendur e per te cilat ke qene i ndergjegjshem qe po beje dicka qe e konsideroje si te keqe, por qe per nje arsye apo per nje tjeter, e ke bere dhe vazhdon ta besh mbase duke u justifikuar se "keshtu bejne te gjithe" apo "s'mund te behet ndryshe sot".

A ka ndonje menyre per te dale nga kjo gjendje?

92 Komente

Olso, s'do kishte qenë keq të kishe marrë një citim nga ndonjë burim tjetër. Se në universin tim moral, Papa "jo prezervativit në ato vende ku mbretëron SIDA" s'qëndron shumë lart. 

 ...dhe a e di ti valle se ku mbreteron SIDA smiley

Penar, te falenderoj qe permende Papen, ne menyre qe ta sqaroj qe ne fillim "perse"-ne e citimit per te evituar dalje nga tema. Sot po degjoja tek lajmet pikerisht kete pjese nga fjalimi i Papes ne Sicili dhe prej kesaj me lindi pyetja. Ju lutem qe te evitojme qe te merremi me "se kush e ka thene" dhe te perqendrohemi tek permbajtja. Faleminderit.

 duhet ti rrefehemi Papes tani eee, po ja u rrefyem cfare do te zgjidhim, do lehtesojme veten nga mekatet per nje vend ne boten e pertejme smiley

te evitojme qe te merremi me "se kush e ka thene" dhe te perqendrohemi tek permbajtja

 

e cila eshte?

Sidoqofte historia e njeriut me te keqen eshte pershkruar shume bukur nga Gete tek Fausti, ku edhe pse ben pakt me te keqen ai i ben te mira njerezimit. Pastaj varet nga ndjeshmeria personale e cdo njeriu, se ka njerez qe edhe pse mund te vrasin nje mize shkojne te falen ne kishe 100 here, ndersa te tjere vrasin me mijera njerez dhe bejne gjume te qete dhe madje thone qe i vrasin ne emer te Zotit. 

OK, e hoqa citimin ne fjale. Besoj se tani jemi me te qete per t'u marr thjesht me pyetjen.

 Eh sa lart eshte ngrejt shkalla e pastertise shpirterore ketu tek PPU. Ka ca rob per te cilet as Papa nuk eshte ne lartesine e duhur per nje diskutim te qashter. smiley

Ne fakt eshte shume interesante kjo, sepse edhe ne nje teme qe fundja ka te beje ekskluzivisht me gjykimin e vetvetes, njerezit vrapojne te gjykojne tjetrin. Tipike njerezore. smiley

a nuk bjme pakt me te keqen sa here qe genjejme ne dite???

po kam bo i here nji pisllik per treqinmilek te vjetra smiley

 O Rrusho, sa onjorante je ne ti mo! Ktu diskutohet a je lidh me Mafian, a ke vra njeri apo ke ble noi hidrocentral me hile, ti po thu kam bo nji pisllik per treqinmij lek te vjetra. Tu bofte gjak e dhjame ai treqinmij lekshi edhe hik tashti e mos na e ul pjacen e muhabetit! smiley

cer pjace mre

temen e ka hap olsa

dhe pyetjen ja drejton qurraveceve te pppu

smiley

 

edhe une kam ra n'trafik Nju Jorku, e s'po e mbajsha dot mo ...

neshkrova paktin dhe u çlirova...

Ti me mire te kishe pyet, Ai ke thone nojhere te mires miremengjes. 

Po kur parkon ne zone te ndaluar quhet?

 quhet.

 

shpk, me duket se paskemi bere pakt me te keqen qe s'na vune gjobe smiley

nqse e keqja o policia e shtetit -yes i do smiley

Ç 'ka pas qene njoni ne nje film , lute rrolin e  kriminelit  qe shkonte falej tek prifti per te lare mekatet . Me nji sy leshonte lote , me nji sy e shifte  nga gjerdani i ARTE .

Robi eshte qenie e komplikuar si produkt i rrethanave dmth sipas Tano Banushit , paksa vjedh , paksa e vjedhin   Smile Por ne Shqipri REALISHT eshte ne fuqi thenia  

Ç 'i thua te varfrit prehrin mos bëj pis

Kur ka rënë e zhytur i tëri në balteë 

Nga pyetje personale kaloj ne diskutim filozofik

Personalisht edhe kam bere.

Filozofikisht si e kuptoj uneeshte qe  natyra njerezore eshte e prirur te shikoj interesin personal, dhe per interesin personal te bej pakt edhe me te keqen. Jo me kot thuhet se prejardhjen e kemi nga kafshet. Eshte ne DNA e qenive te gjalla. Ne ndryshim nga kafshet njeriu mendoj une e kuptoj se pakti me te keqen ka nje rezik  qe i drejothet shoqerise njerezore dhe per ta minimizuar kete rrezik vendosi/krijoj rregulla dhe institucione si me poshte

1. Familja dhe shoqeria njerezore. Familjes  ju ngarkua detyra fillestare per te edukuar njerezit qe te shmangin sa te jete e mundur paktit me te keqen. Kur  familja deshton shoqeria nepermejt asaj qe quhet  opinion fillon e denon familjen dhe individin.

2. Kur familja nuk ka suskes ne kete mision, njerezimi krijoj Fene dhe Shkollen. Te dyja kompletojne njera tjeteren. Keto dy institucione nepermjet edukimit dhe frikes perpiqen te detyrojne njerezit te minimizojne paktin me te keqen. Shkolla edukon rrezikun qe i sjell njerezimit pakti me te keqen dhe feja me friken se nje dite ne boten tjeter do te denohesh per paktin qe ke bere me te keqen

3. Kur as Familja, as Shoqeria, as Feja e as Shkolla nuk japin rezulatat atehere shoqeria krijoj burgjet dhe heqjen e te drejtes per te jetuar ( denimin me vdekje) . Te dyja  me funksionin e frikes se ne nje pakt me te keqen mund te denohesh te vuash duke te hequr e mohuar shume liri e te drejta njerezore deri ne ate per te jetuar, dhe per ata qe mund te quhen si te pandreqeshem burgu eshte nje izolim per jete nga njerezimi ndersa denimi me vdekje eshte nje largim perfundimtar nga jeta, te dyja me qellim qe te mbrojne shoqerine njerezore.

Te tre keto institucione ne nje shoqeri normale minimizojne por nuk eleminojne teresisht  rrezikun e nje individ te bej pakt me te keqen. Ne sisteme te ndryshme rendesia dhe roli i ketyre institucioneve eshte i ndryshem.

Ka nevoje te diskutohet perse ne shqiperi eshte masive qe mileti ben pak me te keqen? S'besoj se ka nevoje.

 

Ka nevoje te diskutohet perse ne shqiperi eshte masive qe mileti ben pak me te keqen?

 

mendoj se per rastin e shqiperise pyetja duhet te shtrohet 'pse nuk reagojne ndaj se keqes, ose pse nuk veprojne kur e shohin te ndodhe sesa qe shumica e njerezve bejne pakt me te keqen. personalisht mendoj qe nuk eshte masive.

Karamele te mos veprosh eshte per mendimin tim nje menyre  te besh pak me te keqen Do te thote se e  ke pranuar si te keqe. 

A ka ndonje menyre per te dale nga kjo gjendje?

Olso, vec me u myll me naj kuvend murgjish e me nigju kore gregoriane.

urdhno: http://www.youtube.com/watch?v=Dlr90NLDp-0

c'ka s'esht aq e keqe si ide. kujto birren autentike... djathin.

A ka ndonje menyre per te dale nga kjo gjendje?

Jo Oslo nuk ka 100% Por ka mundesi minimizimi. Masa e minimizimit varet nga kultura dhe sa pranon mileti popull

Ne profesionin tim kjo quhet "risk appetite" varet sa e ka mileti kete   "appetite".

Mbi bazen e kesaj "pranimi" apo "appetite" mileti zgjedh sistemin qe ka "inernal controls to mitigate the risk" ( familja, shoqeria, feja ,shkolla burgu dhe denimin me vdekje) me te fuqishem apo me te dobet

Ne si milet shqiptar e kemi stomakun e gjere ( risk appetite very high to extreme) keshtu qe jemi ketu ku jemi.

Hej dreq, qenka kthyer edhe "e keqja" ne sport popullor, mu si homeopatia. smiley

Kompromise me te keqen po, pasi nuk ka shanse qe me ane te relativizmit moral te mos justifikoj moralisht çdo gje.

"keshtu bejne te gjithe" apo "s'mund te behet ndryshe sot".

 Jam i sigurt qe te gjithe qe po shkruani ketu e keni nga nje program pirat ne kompjuter ose filma\kenge te vjedhura, shume te tjere i kane dhene nga nje bakshish ndonje punonjesi shteteror, shume kane emigruar me dokumente te rreme, e disa mbase po shkruajne me internetin e komshiut, keshtu qe s'po i bie gjate... 

A ka ndonje qe s'ka bere pakt me djallin? Po fare fare, ama?

disa mbase po shkruajne me internetin e komshiut

smiley

 Ja ku t'u bene dy ty dhe shpk-s me duket smiley

une per ate po qeshja, se komshiu im s'ka. pastaj ajo s'eshte vjedhje , eshte ndarje smiley

ose ose, pune komunale smiley

do thoja pune komunizmi une...po ç'me duhet, se pastaj kush rri e debaton çfare dmth komunizem smiley

 

Jo Irushe, c'eshte ai llaf.  Komunale, e tona, e lagjes uajrlesi, pa ideollogji, pa revolushion smiley

jo Ira e ka ke ndergjegjesimi i vetvetishem- kemi dicka -e ndajme me komshite

solidarizohem 100% me Irushen dhe cdo tendence komunale, se mos jam keqkuptuar smiley

Monda shiko te te azhornoj me te rejat e qytetit:

Universiteti i dyte ne Vlore do te hapet nga muaji Tetor - Nentor " Universiteti ....." Emri nuk eshte vendosur akoma .....!

ke ndonje ide per te ber pakt me te keqne ti - e te ideosh emrin hahah

Si, qysh, tek?  Se sikur s'e kane marre lejen akoma.  Apo s'pysim per leje smiley.

nuk ka nevoje per leje, se pari marim studentet e kismet per leje

 Vertet? Privat apo shteteror?

ke nevoje per noi "diplome" ti, po privat pra mo, o lavatrice me efikase arsimi se xhoko

smiley

Po, por vetem nese mund ta paguaj me keste smiley

Le qe, lere fare, te mos bejme pakt me te keqen.

Mqrf te keto uni private. Kam nje shok qe ne vit te katert ne gjimnaz ngeli ne klase dhe shumesin e fjales "mashkull" e ben "meshqit."
Mbaroi Unin e EL, keq e keq per nja 6 vjet.

Por sapo mora vesh qe kishte bere master ne Itali, diku ne kufi me slloveninw? :o

Si behen keto masterat ne Itali? Ka njeri info?

mbase po shkruajne me internetin e komshiut

hahaha, ca i bejne kullesat perforcusa wireless- i

o komshi cingun, shyqyr qe nuk te ngjajne te gjithe ty hahah

 

pastaj ku eshte pakti me te keqen, wireless-i futet vete (si fjalet ke veshet e personazhit ne shtepine tone hahaha), e me len edhe pa pune madje smiley

nja nje jave falas ua kam lene komshijve. Boll e kane, ca duan me ata smiley

 

yyyy  qenka bo bamires ti,

 E bera qe ta shijonin, te mesoheshin me internet, dhe pastaj te me thoshin: "E ndajme bashke pagesen?" smiley

aaa, per bixineses eee, kshu do e blesh shpin ke hillet ti mo hahaha

Sahere qe vesh kepucet me taka ne mengjes bej pakt me te keqen por ç'ti besh mer yahoo, jeta eshte pakte(ose kompromise). Tffiuuuuhhh!

Faleminderit per pergjigjet. Megjithate nuk ka nevoje qe te jepni shume detaje ketu mbi bemat tuaja. Mjafton nje "Po" ose "Jo". smiley

Une personalisht kam bere shpesh here pakt me te keqen. Fatmiresisht sa here qe kjo ka ndodhur ka pasur dicka ne anen tjeter qe me ka ndihmuar qe te largohem, pikerisht ne momentin qe i kisha te dyja kembet brenda. Le ta quajme kete veper te engjejeve apo veper te ndergjegjes apo ku ta di une se cfare. Fakti eshte qe nqs. egziston e keqja do te thote se egziston edhe e mira, dhe anasjelltas. Ndoshta zgjedhja midis te dyjave eshte dicka qe i takon secilit prej nesh.

Une kam vene re dicka interesante nga eksperienca ime personale.

Ka shume motive qe te shtyjne te besh pakt me te keqen. Qe nga ato me banale e deri tek ato me serioze. Problemi eshte qe per cdo lehtesi qe ty te duket sikur perfiton nga kjo, nga ana tjeter te vihet nje zinxhir ne qafe. Nje zinxhir varesie. Ky zinxhir lakohet qe ne momentin kur ti mendon se nuk ka zgjidhje, sepse duke menduar keshtu ti i heq vetes te drejten dhe lirine tende per te zgjedhur.

Ne fund te fundit te zgjedhesh midis dickaje apo dickaje tjeter eshte jo vetem nje ceshtje njohurishe, por edhe nje ceshtje lirie

Sado patetike qe kjo mund te duket, une mendoj se liria e zgjedhjes nuk ka cmim dhe ky eshte luksi me i madh qe nje njeri mund t'i lejoje vetes. Nje luks qe e kemi kaq afer dhe kaq te mundur per ta zoteruar, por qe nuk jemi shpesh te zotet per ta vene re se egziston.

 Une personalisht kam bere shpesh here pakt me te keqen. Fatmiresisht sa here qe kjo ka ndodhur ka pasur dicka ne anen tjeter qe me ka ndihmuar qe te largohem, pikerisht ne momentin qe i kisha te dyja kembet brenda.

 

Po me thua qe ke shpenzuar mijera euro qe programet\kenget\filmat ne kompjuterin tend te jene te gjitha te blera?

Nese jo, dhe kete s'e quan pakt me te keqen, atehere, ku eshte kufiri ku nis e keqja?

Olsib peshku nuk eshte ditar.

smiley Nuk mbaj ditar. Thjesht m'u duk e ndershme qe t'i pergjigjesha edhe vete nje pyetjeje te cilen ja u kisha bere te tjereve.

mir tani, ols, se po na bo me e mor shtrut ket muhabet. nqse do gjona pers'mari, fillohet me definicion i her. pra, qe te jena te gjith ne nji plan komunikimi, duhet definu cer osht e keqja, iher. kshu me konvencion. se ngatarrohet shume muhabeti, se nje dicka qe per ty eshte e keqe, per ate botin eshte kafshorja e kalamajve, dhe ai/ajo te thote, quje si te dush, derman, po mo me ler pa te, se vdiqa, ene po vdiqa, s 'kom me cin boj pakt hic pastaj.

pra, cer osht "e keqja"?

shtojce: sasia e te keqes si kategori morale, pjestohet me numrin e atyne qe e bojn. sa me shum e bojn, aq me pak e keqe osht. kur vjedh nji, osht e patolerushme, kur vjedhin 10 osht e denushme, kur vjedhin 100 osht e qortushme, kur vjedhin 1000 eshte norme, kur vjedhin 10000 dhe ti njele ne minoritet se s'vjedh, masanej fillo e kategorizohesh ti me ca emra qe s't'pelqejn hic. Pra ols eshte edhe sasior muhabeti.

tani t'jap i pergjigje t'shpejt une ty para se te iki: ne gjith vitet e kurbetit, pare me zgjidh nje problem me esht dash me dhon vetem kur kam ardh ne shqiperi; me duhej nje certifikate lindje. Me kaq lek e ke ne dore sot, me tha njeriu im, qita paret (nuk donin shum) i dhashe, masdite certifikata n'xhep. kshu masanej, gabime shpejtsie, drita te kuqe, parkim kundravjtje si te gjithe mo... po jetove ne NYC dihet ajo... nja 2-3000 $ i kom lone deri tani, sidomos me parkim. Ah po, me kapen edhe tu dol ne telefon tuj i dhon makines, shkoi nja 120$ ajo... po kto s'quhen pakt me djallin besoj...

ja dhe kjo, qe te bindesh perfundimisht, qe e keqja mnajher s'esht aq e keqe sa thojn: sympathy for the devil.

Tashi, e keqja eshte si ajsberg.. i shohim vetem 10 perqind..

nuk me duket vendi vendi per tu trajtuar si pyetje e filozofise kristiane...

Per mendim tem eshte ceshtje njohurish..

gjithsesi natyra ka menduar te krijoje nje qender morali ne tru qe aktivizohet gjithnje sa here qe jemi te detyruar te zgjedhim..

Me kujton diskutimi dhe ate skenen te filmi i Kubrick "portokall mekanik"..

 Paske pas te drejte o Ruzhdie. Ketu qeka muhabeti se paske vjedh nga interneti i komshiut. Prit kur te dali nonji te thote qe une rrejta njehere njonen. I thashe qe do te marr ene masnej e lashe. smiley

maskara

dukesh dukesh qe e ke bo dhe kte pune

po ndonjehere edhe sikur te duash nuk i shmangesh dot te ''berit''  pakt me te keqen.  sidomos atehere kur te gjitha alternativet e mundshme qe te shtrohen perpara, jane te keqija.

jo me kot per te tilla raste ka dale shprehja:  ''nga te gjitha te keqijat, zgjith ate me te voglen''.

o belul, po si qe ajo:

- O baba, hajdutiii

Babai: - Kape qenin!

- E kapa!

Babai: - Sille ketu!

- S'vjen!

Babai: - E po leshoje...

- Po s'me leshon ai mua...

smiley

 

o emo,  me qe e kishim fjalen te e keqa, mu kujtua nje fjale e urte, (ti duhet ta kesh degjuar besoj) ,qe thuhet ketej nga anet tona.

o balo te hengert tenja, se e ke te keqen brenda.smiley

Olsib peshku nuk eshte vend rrefimi,ke ngaterru blogun me kishen.

@PF, s'di pse e lexova qe i kishe thene "do të marr erë" ... smiley

 Te kuptoj. Secili ka perversitetin e tij...

Mire, por s'mund ta mohosh qe, brenda relativitetit te perversitetit, ai i imi eshte me elegant se i yti. Kush e di ne eshte edhe ky "pakt me te keqen" ? smiley

 Nuk e mohoj.

mire

Pyetja me sakte do te ishte: A je perpjekur ndonjehere ti largohesh qofte edhe per pak kohe paktit qe ke bere me te keqen? Dhe nese po si jeni ndjere?

Te lutem Brad, nuk mund ta konsumoj gjysmen e pergjigjeve duke sqaruar njerezit qe nuk kane deshire qe te flasin per temen. Ti me thua "nuk eshte vend rrefimi", ai tjetri thote "nuk eshte ditar", etj, etj...

Peshku me duket se eshte nje vend virtual diskutimi dhe ketu thjesht po diskutojme. Askush nuk ka pse te ndihet i detyruar per te dhene kontributin e tij, kur nuk ka asgje per te thene.

E kuptoj qe pyetja qe une kam bere mund te duket qe nga e pakuptimte e deri tek patetike apo e lodhshme, por midis ketyre ka edhe plot tonalitete te tjera kuptimesh. Le te marrim ate qe na intereson dhe jo domosdoshmerisht ekstremet.

 

Fakti eshte qe shume njerez sot bejne kompromis me te keqen. Fakt eshte Shqiperia ka 20 vjet qe eshte ne kete fare feje ndoshta edhe sepse pikerisht shume njerez kane zgjedh kete rruge. Fakt eshte se askush nuk reflekton per kete sepse eshte teper i dhene pas detajeve te se perditshmes, por nganjehere eshte e dobishme qe te shikohet edhe "the great picture" nga larg.

Cfare eshte e mire e cfare eshte e keqe sot ne Shqiperi? Sepse normal qe pyetja ime fillestare perfundon qe te con ne kete drejtim, ashtu si me te drejte verejti emigranti.

 Mire o mire se nje llaf thashe.

Brad, mund te thuash te gjitha llafet qe te duash, vetem te lutem mos bej gjoja tipin qe s'preket nga realiteti ku jeton, duke u perpjek me dal kot me kot jashte teme, sepse jam i sigurt se ti e te gjithe ketu ne nje pike te jetes te tyre ja kane bere pyetjen vetes: Cfare eshte e mira dhe e keqja dhe une ne cilen ane jam? E sidomos tipa si ty e si mua qe kane jetuar jashte dhe jane rikthyer ne Shqiperi.

Une mund te te garantoj 100% ate qe po te shkruaj me poshte:

Kam degjuar baballare ne Shqiperi qe kane shprehur friken dhe shqetesimin se femija i tyre nuk mund te jete i sjellshem e i ndershem sepse ne kete menyre nuk mbijeton dot ne Shqiperi. Per te mbijetuar duhet te jete hileqar dhe i keq.

 

Nje sistem vlerash krijohet sepse pjesa me e madhe e komunitetit, permes nje procesi te komplikuar gjykimi, i konsideron ato si te drejta.

Tani, une mund t'i kuptoj ata 2, 3, 100, 200, 1000 vetet qe kane nje perfitim konkret nga aktiviteti kriminal, por sinqerisht une nuk mund kurrsesi te kuptoj verberine dhe apatine e 3 milone dhjaksave dhe viktimave te tjere qe fillojne dhe ndajne te njejtat vlera te ketyre maskarenjeve duke i kurorezuar ato rrjedhimisht si "sistem vlerash te shoqerise".

Ols qetesohu,

Sic kam thene me lart ne shqipot e kemi stomakun e gjere kur vjen puna per te keqen, dhe nuk jane vetem 20 vjet jane 550 vjet

Gjate dikatures e keqja ( ne kuptimin e vjedhjes, korupsionit kriminalitetit ordiner, ) u kufuzua se ishte diktatura ( Nr 3 ne ate renditjen time me lart) sot u ktheym prape ne origjine

Shume nga keta ketu jane pikerisht keta me stomak te gjere ndaj nuk e kuptojne apo ndjejne shqetesimin tend. Dhe perseri nuk kane faj i thone 550 vjet me nje nderprerje shterpe per 50 vjecare

The Balkans: Nationalism, War & the Great Powers, 1804-1999

Misha Glenny

When the Imperial authority (Ottoman Empire) begins it slow decline in the seventeenth century, the Porte granted ever greater policing powers to local notables. In Bulgaria and Rumelia, ( nenkupto tere Ballkanin) lawlessness seriously damaged transportation and communication. To combat the problem, Istanbul established the office of the armatalos among the Empire’s Christian subjects. The armatalos were recruited from local brigand groups and persuaded the exchange of  their criminal activity for legal role in the Ottoman state. They received money for guarding the roads and policed number of villages which would also pay the armatalos protection money. This encouraged a complex and corrupt network of patronage. Combine with the exactions of primates; this laid the foundations for a clientelist system that has plagued Greek ( nenkupto Ballkanin)  society for most of its modern history

jo skam bere....por paktin e ka bere e keqja me rreth e rrotullin e perditshem tonin....nuk dilet jo se sdo ti por ste le ajo ty.....

jeto se ndergjegjja jeton gjithsesi

smiley

naten e mire klesidra

je yll bote

smiley

smiley

?????

si ta marr kete????si kompliment apo jo????smiley

sigurisht si kompliment

temat dhe komentet e tua jane zbavitese, por dhe thumbuese

mos nigjo budalliqet e Aqifit, mjafton te shofesh ca emri ka aman 'Aqif' smiley

Ruzhdije si shume i je qepur klesidres , mos ke ndonje mendje te keqe, rrefeu (meqe eshte edhe tema, jo per gje) ?

aQifo, m'fal se nuk t'njof, edhe ste detyrohem shpjegim, por megjithate, per hir te muhabetit, po te them , qe eshte absolutisht hera e pare qe i drejtohem klesidres, kshu qe rishikoji konkluzionet smiley

ja naten e mire dhe ty smiley

Faleminderit Toko. Faleminderit Klesidra.

Klesidra, dyshja "e mire-e keqe" per mendimin tim do te egzistoje persa kohe qe do te egzistoj jeta. Madje une mendoj se vete jeta, vete progresi nuk do te egzistonin ne mungese te konfliktit midis ketyre te dyjave. Ky eshte dualiteti i egzistences tone.

Problemi eshte qe ne disa realitete duket sikur mungon zeri i "te mires" e rrjedhimisht mungon edhe konflikti midis te mires dhe te keqes qe do te garantonte ndonje lloj progresi.

Le te marrim edhe thjesht ate qe ndodh brenda nje personi per ta pergjithesuar ne ate qe ndodh brenda vete shoqerise:

Nqs. ti je e detyruar qe te krysh nje veprim qe e konsideron si "te keq", nje gje eshte nqs. ti je e ndergjegjshme per kete dhe perpiqesh qe ta evitosh. Nje gje tjeter eshte kur e ben dhe (me fal per frengjishten) nuk te rruhet fare qe e ben.

te kuptoj ols..por aq sh na eshte bere lekure kjo mungese sa "te mos na rruhet"eshte  e natyrshme...jashtetokesore eshte e kunderta.....gjithsesi...ols boll e pe realitetin se vetem realiteti seshte...e ka humbur kuptimin qe mbart...

Ne c'kuptim:

boll e pe realitetin se vetem realiteti seshte...e ka humbur kuptimin qe mbart...

?

ols ndjenja e skrupullit nuk eshte me..dhe realiteti eshte ai qe te ben ta kesh....te jep ndergjegje edhe te ben te jesh me pak mefistofel modern......

nuk eshte me asgje e pamoralshme,as e lige,thjesht eshte e drejte dhe e mire qe qekkimi te justifkoj mjetin..

Pedofilia eshte e moralshme?

Eshte normale qe vlerat e shoqerise te transformohen apo te evoluojne me kalimin e kohes, por me duket se ka disa vlera te tjera qe jane universale dhe garantojne mbijetesen tone.

Por nuk behet fjale vetem per perballjen me vlerat universale, por edhe thjesht me ato qe ndajne popujt perreth te cileve ne jetojme e drejt te cileve synojme te shkojme.

Besoj se ti je shume e ndergjegjshme qe egzistojne disa sjellje e vlera morale ne Itali qe ne Shqiperi tashme jane zhdukur.

Fjala vjen, une verej me trishtim se ligesia leshohet pa dogane ne Shqiperi. Te jesh i lige eshte kthyer banalisht ne nje ceshtje mbushjeje kohe, per te mos thene ceshtje stili.

se kisha per pedofiline apo te tjra si keta.......besoj i kupton te tjerat...jam sh dakord me ty ......ca stili se ai i te qenit cool...edhe duhet te kesh te ligen qe te jesh i kohes....

E di qe s'e kishe fjalen per pedofiline. E solla enkas per te ekstremizuar shembullin.

Po pra, per keto sjellje e vlera "cool" e kam fjalen. "Cool" ne nje game qe fillon qe nga vjedhja e prones apo jetes se tjetrit e mbaron tek fodulleku. Empati, jo e jo! Kete, une e konsideroj si regres, gjithmone nqs. ka egzistuar progresi ndonjehere. Ajo c'ka mua me duket si absolutisht negative eshte se kjo po merr formen e dickaje karakteriale te shoqerise tone dhe te gjithe per hir te mbijeteses e kane perqafuar ne nje forme apo ne nje tjeter.

Gjate ketyre viteve, ne vend qe te izolonim elementet problematike, i kemi i promuovuar ata, duke theksuar rrjedhimisht difektet tona, ne vend te virtyteve. Per kete jemi pergjegjes te gjithe ne, qofte ata qe kane mbetur ne Shqiperi, qofte ata qe ja kane mbathur. Ky eshte pakti me te keqen.

Pyetja e radhes eshte: Ku po shkojme?

m'fal ruzhdije do e kem nga mungesa e vitamines D, se e diela ketu eshte dite e vdekur...

ska problem smiley

Alarmi, studentët e rretheve korrierë droge në Tiranë

 

TIRANE-Studentët “korrierë” të lëndëve narkotike drejt Tiranës, alarmojnë skuadrën e antidrogës në kryeqytet, shkruan sot e perditshmja Gazeta Shqiptare. Vetëm dy javë më parë u arrestuan 3 të rinj, me 2.6 kile hashash nga të cilët njëri ishte student dhe një tjetër kishte fituar shkollën dhe ishte nisur të regjistrohej si student në Tiranë. Burime të besueshme pranë Drejtorisë së Policisë të Tiranës janë shprehur per te perditshmen se janë ngritur ekipe të veçanta agjentësh antidroge, të cilët do të bëjnë shërbim dhe do të mbikëqyrin lëvizjet e studentëve pranë fakulteteve të ndryshme dhe në disa gjimnaze të kryeqytetit. Të njëjtat burime thanë se është bërë një studim i hollësishëm që ka “rifreskuar” hartën e pikave të nxehta të shitjes dhe përdorimit të drogave në Tiranë.

Sipas kesa harte zonat me te nxehta jane zona e Bllokut, kryesisht në orët e vona të natës; zona të veçanta në Laprakë, pranë pallatit me shigjeta, Bërrylit, shkollës së Bashkuar dhe shkollës së Kuqe, te pallatet 9-katëshe, zona e Don Boskos dhe kodrat e liqenit Artificial, janë zonat më problematike të drogës në kryeqytet. Burime të Gazetës thanë se pikërisht në këto zona janë shtuar shërbimet me uniformë që realizohen nga patrullimet e komisariateve, si edhe e agjentëve të skuadrës antidrogë. Agjentë të antidrogës kanë nisur të vëzhgojnë gjatë orarit të shkollës dhe disa gjimnaze.
 

Si ka mundesi qe nje teme te tille s'e paska hapur klesidra asperegonjese? :O

PF i dha drejtim mire me lart tek genjimi i tjetres(it) po keta kuqezinjte e bene thjesht ceshtje parkimi pa leje, nqs e kishin per makinat dmth.

P.S. Ca dmth 'pakt me te keqen', si behet ky pakt dhe kush eshte perfaqsuesi i Mrs. Te keqes qe firmos paktin, apo eshte kshu thjesht dicka orale, dmth gojore, dmth bihet dakort vec me fjale goje?

quhet verbale ajo mer xhib, kaq vjet te peshku ene ket s'e msove qe se msove, po ke oralja mete...

 Cjane mor keto maskaralleqe!!!!!!!

Njeriu qe pa lindur ben pakt me te keqen, duke ja shqyer vaginen te jemes se vet qe te dali te mari fryme perjashta.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).