... dhe ji unë të paktën një herë...

Kur e keni thënë në dashuri dhe pse ???

20 Komente

klesidra, po vazhdove keshtu une do bie ne dashuri me ty, dhe do shkruaj nje liber me titullin Klesidra, Beckett and Badiou - The pathos of intermittence.

klesidra, nga keto ane, perdorin ca shprehje me opinga.  Te ecesh me/ne opingat e mia, te jesh e me the te thashe ne opingat e mia smiley.

Ncuq, s'ia kam thene njeriu se opingat e mia i du shume smiley.

 

Klesidra,

Të të kundërpërgjigjem me një pyetje. Është një pyetje, për të cilën mendohem shpesh. Në vecanti, kohët e fundit.

 A mendon ti se dashuria është e pazgjidhshme?

Unë, me kohë e kam patur bindje të patundur se dashuria është e tillë. Pra, thelbi i saj është “pazgjidhshmëria”. Për shembull, me kohë kam kuptuar se unë jam pazgjidhshmërisht e dashuruar me “prototipin” e mashkullit shqiptar. Dhe pavarësisht  se kam shëtitur me dhjetëra vende, mbetet një fakt i hidhur (dhe i ëmbël) ky. Por, pyetja që shtroj unë është: A është e mundur të jesh pazgjidhshmërisht i/e dashuruar me një njeri të vetëm?

Të falenderoj paraprakisht për përgjigjen

faleminderit per pyetjen...

nuk e di si te te pergjigjem,dhe arsyeja eshte sh e thjeshte...nuk arrij te projektoj jeten time sentimentale rreth nje njeriu...nje njeri i vetem me te cilin do jem pazgjidhshmerisht per tere jeten me duket thjesht dicka e bukur per tu imagjinuar kur je e dashuruar por kur e merr me qetesi te duket sh e veshtire...por pastaj kur njeh sh njerez te tjere edhe pse mund te kesh nje alkimi terheqjeje vazhdon te jesh perseri e dashuruar me te njejtin person.....thua qe je e dashuruar koke e kembe me te....nuk e di vertet as un nuk e di..por kam mesuar qe gjeja me e mire qe mund te besh eshte ta jetosh ate qe ke ne ate moment dhe vertet te kerkosh te kuptohesh edhe te mendosh te behesh "AI" e anasjelltas ndonjehere.....edhe te shohesh sa sa zgjat ajo dashuri pa i vene emra apo pa e testuar....besoj se duhet te kemi nje pazgjidhmeri ne lidhje me ate cfare kemi me njeriu qe dashurojme....me ate qe per ne do te thote te jesh i lidhur...me ate qe perjetojme bashke dhe kerkojme te perjetojme bashke....

e di qe sdo te duket mbase sh e kenaqshme si pergjigje por kjo eshte e imja tani per tani smiley

Pikerisht,

Te pyeta, sepse bindjet e mia duket sikur po shthuren njera-pas tjetres. Gjihsesi, dua te te tregoj nje episod interesant. Mendoj se ne njefare menyre eshte shume domethenes. Me kujtohet thenia e nje te njohures time. Nje grua e thjeshte, pa shkolle. E cuditshme, pavaresisht se kam vete nje barre shkolle, i gjej pergjigjet shpeshhere ne aforizmat e njerezve te thjeshte. Por, po te tregoj...

Kjo e njohura ime, kishte ardhur se bashku me te shoqin ne vendin ku une kam studiuar, sepse per shkak te nje koklavitjeje diplomatike i duhej te merrte atje vizen per te shkuar ne Kanada. Kishte aplikuar ne Shqiperi, por atje nuk ia jepnin.

Ishim duke ecur rruges. Rruge te gjera te nje metropoli evropian. Ishte piku i levizjes. Rruga ishte e mbushur me njerez, saqe nuk shikoje dot perpara. Kjo gruaja, e kishte lene te takohej me te shoqin ne ate rruge. Pa percaktuar nje vend fiks. Keshtu qe ishim duke ecur, me shpresen se do ta gjenim. I them une: "Si do ta gjesh burrin, ne kete rruge, eshte e mbushur plot e perplot me njerez", "mos ki merak, ma ktheu, e njoh une ate se eshte "malli im" dhe ne dhjetefishin e njerezve e dalloj. Dhe me te vertet e shqoi per se largu... dhe i thirri ne emer. Ai iu afrua menjehere.... .

A thua te jete kjo: "eshte malli im, dhe e dalloj edhe ne mes te nje turme me njerez"?

Gjithsesi, te falenderoj per pergjigjene sinqerte...

Klesidra, thike me dy presa kjo pyetje. Ndoshta personin tjeter e duam pikerisht sepse eshte i ndryshem nga ne. Apo jo? Mua gati-gati me frikson kjo "ji une" dhe me duket nje simptome e kohrave qe jetojme.

"Perpiqu te me me kuposh", kjo po, do te ishte e logjikshme qe te kerkohej ne ato momente kur mungon empatia qe eshte nje "perberes" i domosdoshme ne te gjitha llojet e raporteve, qofte edhe ne ato shoqerore.

Ah Klesidra Klesidra... Je si 'refresh button' per peshkun

Ndonjehere pesha e vetes te behet aq e rende sa do doje ta mbanin te tjeret per pak kohe... atehere do e kisha thene. Ose kur lidhja ecen drejt nje 'enmeshed relationship' e partneret behen aq te varur nga njeri-tjetri sa nuk merret vesh kur fillon njeri e mbaron tjetri. Me duket e tepert po ku i dihet mbase do e thoja ndonjehere...

 Hera e fundit qe kam thene ne dashuri, ka qene kur ajo me tha, - he kur po shihemi sonte? I thashe, - Sonte kemi Superkupen e dashur, Inter - Roma, e kemi lene me shoke qe javen tjeter. Nuk mund ti dal fjales shokeve, beju ti si une, vihu ne vendin, car do ti thoje?! smiley

Klesidra, dashuria eshte ecje ne kepucet e tjetrit. Kur te arrije puna deri aty sa t'i kerkosh te ece ne kepucet e tua atehere s'ja vlen me. Nga natyra nuk kerkoj por vetem konstatoj; te kerkosh do thote te nxjerresh tjetrin nga ritmi i tije natyral i te berit te gjerave, i te qenit ne teresi, ndaj dhe preferoj qe te gjendem ne nje situate ku gjerat vijne ne forme natyrale, nese jo atehere zgjedh distancen.

:rolleyes: une as mbaj mend te ma kene thene as ta kem thene. Tani qe e mendoj: ne çfare konteksti dhe pse mund te ndjeje nevojen njeriu te beje te tille kerkese?

p.s: qenkam dakort me La rosse smiley

'Behu njehere une' jo vetem ne dashuri por ne cfaredo marredhenie nuk me pelqen, me duket si shprehje komuniste. Shumica e konflikteve lindin nga moskuptimi dhe mos pranimi i tjetrit ashtu sic eshte, por lindin sepse vihet re perpjekja per ta ndryshuar dhe per ta bere si vetja. Nuk me pelqen te behem dikush tjeter, me pelqejne ti pranoj njerezit ashtu sic jane pa i ndryshuar dhe duke i respektuar per ate qe jane. 

poshte kamunizmi

Po pse te behet une?! :O Edhe ajo na duhet!

 Klesidra, dashuria eshte ecje ne kepucet e tjetrit.

Se kisha degjuar kete, dashnia eshte ecje!

Kete po :

"Pas dashurise dhe pas autobuzit mos ec, se vje tjetri" smiley

____

Dashuria midis dy veteve eshte te vuash per tjeterin.,problemi eshte se vetem njeri vuan, tjeteri jo.

 

 

 

Ca thu re ti?!! Me paska mashtru tjetri qe me ka bindur t'i ec ne kepuce e tija thua?! Aaaaaa, ketu vjen era tradheti burra. smiley

Artian? E di si eshte puna e vuajtjes? Larg b*thes time, thote poplli, pra per aq kohe sa s'vuan vete punet jane ne rregull. smiley

Klesidra, keta burrat ketu poshte paskan qene njeri-tjetri per ceshtje miqesie:

Montaigne thote per La Boetie: "sepse ishte ai, sepse isha une" *

* Marre nga: Michel de Montaigne, Essais, Livre I, XXVIII, « De l’amitié »

Jo, me duket egoiste dhe/ose shenje dobesie. Everyone must stand alone. Per mua gjeja me e mire qe mund te behet ne nje marrdhenie eshte t'a lesh tjetrin te jete vetvetja.

Sa per te vene veten ne vendin e tjetrit ne dashuri, kete secili e ben vete kur punet shkojne mire, dhe kur punet shkojne keq sado te mundohesh, realisht nuk e ben dot. Kjo sepse kerkon mjaft mundim t'a vesh veten ne vendin e tjetrit dhe kur punet shkojne keq nuk ke me asnje motivim per t'a bere.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).