Cfare mendon per kete problematike qe ka ekspozuar emisioni "Fiks Fare"? Cila eshte eksperienca jote personale si shofer apo si pasagjer?

 

Kronika (8 minuta):

http://www.youtube.com/watch?v=Tt45M_MJ58I

 

Pjese nga kodi rrugor shqiptar:

NENI 23

REKLAMAT NE RRUGE DHE MBI MJETET RRUGORE

1. Përgjatë rrugëve dhe në vende të dukshme nga mjetet që kalojnë në rrugë, është e ndaluar të vendosen shenja, parulla, impiante reklamimi etj., që për nga përmasat, forma, ngjyrat, pamja dhe vendndodhja mund të shkaktojnë konfuzion me sinjalizimin rrugor ose ta bëjnë të vështirë kuptimin, dallimin apo efikasitetin e tij, si dhe të shkaktojnë shqetësime pamore a të tërheqin vëmendjen e përdoruesve të rrugës me pasojë rrezikimin e sigurisë së qarkullimit. Në çdo rast impiante të tilla nuk duhet të formojnë pengesë apo gjithsesi vështirësi për qarkullimin e invalidëve. Janë, gjithashtu, të ndaluara tabelat dhe mjetet e tjera të ndritshme të reklamimit që mund të sjellin verbim për drejtuesit e mjeteve rrugore. Në ishujt e trafikut në kryqëzime është e ndaluar vendosja e çdo lloj instalimi të ndryshëm nga sinjalizimi rrugor i përcaktuar.

(...)

3. Përgjatë rrugëve, në mjediset ose afërsitë e vendeve të mbrojtura, për shkak të bukurisë së tyre natyrore dhe peizazhistike, ose të ndërtesave a vendeve me vlera historike e artistike, është e ndaluar vendosja e tabelave ose mjeteve të tjera reklamuese.

4. Për vendosjen e tabelave ose të mjeteve të tjera reklamuese gjatë rrugës apo në vende të dukshme nga rruga duhet autorizimi i entit pronar të rrugës që lëshohet, duke respektuar këto norma. Në brendësi të qendrave të banuara kompetenca është e komunave dhe bashkive, të cilat janë të detyruara të marrin miratimin teknik të entit pronar të rrugës, kur rruga është shtetërore apo e rrethit.

(...)

7. Eshtë e ndaluar çdo lloj reklame përgjatë ose e dukshme nga itineraret ndërkombëtare, autostradat, rrugët interurbane kryesore dhe hyrjet e tyre. Në këto rrugë lejohet reklamimi vetëm në zonat e shërbimit ose parkimit, kur për këtë është marrë autorizimi nga enti pronar i rrugës, si dhe kur kjo reklamë nuk është e dukshme nga rruga.

(...)

11. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni dhe të akteve në zbatim të tij, si dhe kushtet e autorizimeve të parashikuara nga ky nen gjobitet me një shumë nga njëzet e pesë mijë deri njëqind mijë lekë dhe zbatohen masat plotësuese administrative që e detyrojnë autorin e shkeljes të heqë, me shpenzimet e tij, të gjitha veprat, tabelat, parullat dhe çdo tip impianti e formë reklame.

 

Falenderoj RolexAL tek Skyscrapercity per sinjalizimin dhe perdoruesin TRAZUAR te Youtube per ngarkimin e kesaj videoje.

7 Komente

Ketu eshte nje tjeter tabele. Po kaq e rezikshme. 

Olsi, per koken tende, te vetmen gje qe mendova kur pashe kete ishte: kujdes mos na rrezohesh mi xhan. smiley

Tashi ne nje vend under-sexed poplli mund te shohe seks dhe ne formen ne te cilen kryqezohen rruget dhe te lene leshte. Imagjino Shefqetin ti ka kaluar nje jete mono-vaginale me Sheqeren se c'do mendoje kur perballet me imazhe qe i turbullojne perceptimin e tije te seksit tradicional me Sheqen.

Imagjino Shefqetin ti ka kaluar nje jete mono-vaginale me Sheqeren se c'do mendoje kur perballet me imazhe qe i turbullojne perceptimin e tije te seksit tradicional me Sheqen.

s'do shume mende.. Do masturboje! smiley

 

Ewwww. Pis. smiley

 

P.s. Gjib, nuk e njoh ate terminologji mgjth po te besoj ne fjale.

Cfare mendon per kete problematike

Duhet foto me rezolucion me te paster dhe me kanatiere me te shkurter. Otherwise looks pretty good.

 

P.S. Trendafille, "monogavinale" ne rastin tuaj (femrave) si pershtatet, monoka*ore, monoka*ale, apo monoka*iste?

Dhe cilat jane pasojat e nje jete te tille per femrat?

Ajo autostrade ne te vertet eshte bombarduar keqas nga keto tabela reklamuese..dhe si e tille eshte nje korrridor i pasqyrimit te shemtise dhe agresivitetit te marketingut ne kete vend..

Gjate udhetimit ne vend te tabelave qe do te ftonin mirseardhjen ne qytet, te shfaqet para fundshpina e kesaj nimfes Ciljetes, ne pozicion lopthi..nje makth i vertete

Imagjino Shefqetin ti ka kaluar nje jete mono-vaginale me Sheqeren se c'do mendoje kur perballet me imazhe qe i turbullojne perceptimin e tije te seksit tradicional me Sheqen.

Ose ben ate qe thote Liqeni, ose vendos me kalu nga konkurrenca perfundimisht, si pasoje e impaktit shokues. Ose, ose... ja fut tabeles. smiley

albano, qe eshte bombarduar keqas me reklama, kjo eshte perpara syve te te gjitheve ne. Eshte interesante ama te verehet se c'thuhet ne nenin 23 te kodit rrugor e se sa perkon kjo me realitetin. Ligji, i bukur shume. Madje i perkthyer pa asnje gabim nga ndonje kod i huaj, ndersa zbatimi i tij, eshte "Mejd in Ellbenia".

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).