Ose kur do ta kuptojme ne shqiptaret e rinj qe nuk mund te perdorim vetem makinat private?

37 Komente

 Sepse ka furgone.

 Se harrova... dhe autobuze ka. Per ca autobuzesh e ke fjalen tamam?

Ne SHBA jeton?

 Po sigurisht qe ka autobuze. Problemi shtrohet perse dhe pas 20 vjetesh nuk kemi stacione autobuzesh per ne qytetet e tjera. Kemi vetem ca vende ku parkohen autobuzet dhe ku fatorinot bertasin deri ne maje te kokes (keshtu eshte shprehja ?). As bileta, as orare, asnje lloj informacioni, asnje lloj ndertese per stacionin apo stacionet, etj, etj. Si eshte e mundur qe asnje nuk ankohet per kete gje? Kemi bashki me kryetare bashkish e kemi dhe ministri transporti, me specialiste qe paguhen per rregullimin e transportit. Megjithate kjo gjendje vazhdon dhe te gjitheve u duket me se normale.

 Sepse autobuset dhe trenat s'i perdor njeri.
Nuk vendos ti se c'duhet te kuptojne shqiptaret. Vendos nevoja. Po u leverdisi makina e vet, merr makinen e vet. Po u leverdisi furgoni, merret furgoni. Po u leverdisi autobusi, merret autobusi.

Te rralle jane ata qe i perdorin, dhe si rrjedhoje s'eshte zhvilluar dhe aq si metode transporti. E njejta gje dhe me trenat. Nuk i perdor njeri, nuk rregullohen. S'ka pse hedh njeri leke aty ku nuk ka leke.

Autobusa te organizuar sic do ti, ka per ne aeroport dhe per rruge te gjata nga jugu si dhe per Kosove, Greqi e Maqedoni, me bileta e me agjenci udhetimi.

Per fshatra leverdisin furgonet.

ok, te shpjegohem, meqe po ben si qingj i mir tashti smiley

ka nevoje robi per makine, por makina ka bezdira shume te medhaja ne qytete shume te medhaja. mos te te duket tirana e madhe..unaza e tiranes eshte sa nje mini-lagje ktu. 

Qe te vesh me makine ne pune ne nje metropol do perballesh me trafik shume te madh, me pagesa urash e autostradash (kan vajt urat e NY nga 9 dollare), si dhe me pagesa per parkim. Ku ka te parkosh ne rruge ne NY ne orar biznesi, do paguash parkingun. 1/2 ora e pare 37 dollar ahahaha...ose ne midtown (mesqytet) kam parku njeher 57 dollar per 2 ore. Dmth, kohe nuk kursen, leke po e po qe do harxhosh, stresi po stress...atehere makina nuk ja vlen per te vajt/ardh nga puna. Tashti, te mbash makine per pjesen tjeter te dites...parkimi ne rruge ne NY eshte i bezdisshem, cdo dite duhet hap nje nga anet e rruges per pastrim..dmth qe nuk e parko dot makinen ne rruge aq lehtesisht, se duhet ta levizesh cdo dite qe te parkosh ne anen e duhur ndryshe ha gjobe. Dmth, bezdi prap. Do thuash ti, pse nuk mban makinen ne garazh...garazhet kushtojne nga 300 ne muaj ne qytet brenda...dmth dhe kjo nuk ja vlen per ate vlere qe i nxjerr ti makines.

do thuash ti, po pse nuk je aq i pasur ti sa te hedhesh 300 dollare tutje ne muaj? Jo, sidoqofte po jo vetem 300 garazhi, po do paguash dhe siguracion makine qe nuk eshte i vogel si ne shqiperi...makinen e re do e sigurosh per $100 e me siper ne muaj. Po vlera e makines...si ta marresh me pagesa, si ta blesh me pare ne dore (dhe ta amortizosh vleren per aq vjet sa do rroje makina)....i bie qe te harxhosh pa frike deri ne 1000 ne muaj per nje makine normale.

nderkohe qe me ato leke mund te marresh taksi disa here ne dite dhe as e can koken per makinen...del neper qytet..ecen se te ben dhe mire..ashtu shijon dhe qytetin e jeten...pi dy tre kater gota vere pa frike se do hypesh ne makine i pire e do besh nai procke gjigande

sdq, une marr makine me qera kur kam nevoje te vete tek ndonje klient jashte qytetit. Mund te marresh makine me qera me ore po deshe brenda qytetit...ka disa sherbime te tilla tashti qe jane dhe ekonomike dhe shume te volitshme 

.....sdq, secili zgjedh sipas vetes...kush do, mban makine e ushqen makinen...kush s'do..i harxhon leket per qejfin e vet e ka nje cilesi jete me te larte.

po e kam llafin, qe nje transport publik i mire e ben makinen opcionale...dhe me mire eshte per te gjithe..

 Ka autobuza dhe furgona. Ka edhe tren po te pati marr malli per vintage.

Te pakten njehere pyet "A ka .....?" pastaj pyet "Pse nuk ka...?"

P.S. me kesi pyetjesh i ben nje asist te arte dexhavuse per te rikonfirmuar stereotipin e tij mbi emigrantin smiley

 Hunter me duket se pergjigjen ta dha noshka. Nganjehere eshte humbje kohe te diskutosh ne shqip me duket. Nejse. Te mos e kthejme perseri si ju kundra nesh sepse nuk ka dy pale ketu. Pyetja prape ngelet. Pse nuk ka stacion autobuzesh e pse shqiptaret nuk e vrasin mendjen qe te kete?

 Cfare pergjigjet me dha noshka? Ai po shpjegon perse nuk leverdis te kesh makine ne NY dhe e kuptoj mire se i kam provuar vete. 

Per pyetjen tende "pse s'ka autobuza interurban", meqe i shtove "pse s'ka staciona linjash interurbane", une po te shtoj qe KA stacione linjash interurbane. Psh ka stacioni autobuzave per Shkoder, diku tjeter per Vlore e kshu me radhe.

P.S. reduktoj pak ato postimet nga te tipit

Nga Oxford dictionary apo wikipedia

Stacion Autobuzi Interurban quhet ......

gjithe profesora mo vlla 

T669 1051 niset nga Vora për në Tiranë

Ka edhe tren po te pati marr malli...Te pakten njehere pyet "A ka .....?" pastaj pyet "Pse nuk ka...?"

 I duhen vertet trenat nje vendi si Shqiperia?

Po te kete autostrada e rruge te mira per ne cdo qytet, me kaq vend i vogel sa jemi, kostoja e biletes per autobus e furgon eshte e lire. Nuk ka pse ben njeri nje investim aq masiv sa c'kerkojne trenat. Nuk eshte praktike, une prape furgona e autobuse do te perdorja. Nuk pres te rregullohen ndonjehere trenat dhe s'mendoj se duhet ta bejne.

Mos kerkoni ne Shqiperi gjera qe ndertohen ne vende ku qytetet kane nga tete milione banore qe duan te lidhen me tete milionet e qytetit tjeter. Trenat ishin ne mode kur njerezit s'mund te kishin makina.

Një vendi kaq të vogël s'i duhen trenat? Po këtij vendit këtu poshtë, që s'është as sa dy-fishi i Shqipërisë në sipërfaqe ajrore dhe as sa gjysma në sipërfaqe fushore dhe që s'ka as dy-fishin e popullsisë, pse i duhen gjithë këta trena? A nxit zhvillimi lëvizjen, apo lëvizja zhvillimin?

www.lecyclocampeur.ch/bonus/wp-content/uploads/map_cff.jpg

 

 

bus station
A terminal where buses arrive and depart
bus terminal: a terminal that serves bus passengers

busbahnhof
Ein Busbahnhof (auch Bushof oder Busterminal) ist eine Verkehrsanlage, die als zentraler Verknüpfungspunkt verschiedener Omnibuslinien dient. Hierbei findet sich eine asphaltierte Verkehrsfläche mit Straßenanschluss, die von Omnibussen befahren wird.

Gare routière

Une gare routière de voyageurs, ou pôle intermodal dans le jargon des aménageurs, est une structure de correspondance entre plusieurs lignes de transports en commun voyageant par la route (autocars, autobus ou trolleybus). Des réseaux de différentes envergures peuvent s'y rencontrer (urbain / suburbain, régional ou interrégional).
Une gare routière se différencie d'un simple arrêt de bus par sa taille, et par les infrastructures qu'elle présente : elle propose généralement des services aux passagers, tels que des lieux d'attente, des commerces (presse, tabac, boissons, petite restauration), des guichets vendant des titres de transport, des toilettes, etc.

autostazione
Stazione dove partono e arrivano gli automezzi destinati al trasporto di passeggeri su percorsi interurbani o suburbani, fornita di biglietteria, sala d'aspetto e altre attrezzature

Per gjuhe te tjera sipas kerkesave.

eko, bravo. Nje pyetje me vend. Merremi aq shume me politike neper forume sa qe harrojme se jeta eshte e perbere edhe nga keto probleme qe ne pamje te pare duken si jo te rendesishme, por qe kushtezojne per keq jeten e qindra mijra njerezve. Vetem te lutem, mjaft me "ne shqiptaret". Ore kete gje e kane ne dore pak njerez. Nqs. nuk behet eshte per fajin e atyre pak njerezve. Drejt atyre duhet kthyer gishti.

Sdq. problemi i transportit publik ne Shqiperi eshte teper i madh. Mund te themi me plot gojen se jemi ne nje gjendje totalisht primitive. Mjafton te shkosh ne Maqedoni per te kuptuar se sa larg jemi nga kushtet elementare, jo me nga normaliteti.

Kjo sjell anomali qofte per udhetaret e bizneset e qofte per trafikun rrugor, si edhe funksionimin e ekonomise tone ne pergjithesi. Levizja e njerezve eshte nje ceshtje teper e rendesishme per zhvillimin e nje vendi. Gati-gati strategjike.

Olsi une mendoj se e ke gabim. Nuk eshte ne dore te pak njerezve. Eshte ne doren e te gjithe shqiptareve ("prandaj dhe ne shqiptaret"). Vetem se kete nuk e kupton njeri. Sa emaile kane shkuar ne adrese te bashkise apo ministrise se transportit deri tani? Sa here eshte ngritur ky problem ne media?

Eko, une insistoj qe kjo nuk eshte ne doren e gjithe shqiptareve. Nqs. shkruan nga jashte Shqiperise edhe mund te te kuptoj, por nqs. shkruan nga brenda atehere do te thoshja se ke humbur kontaktin me realitetin.

Shumica e shqiptareve kane probleme shume me elementare se sa stacionet e autobuzave nderurbane. Piksepari, mbijetesen.

Me keto duhet te merret klasa drejtuese, poltike, administruese. Fatkeqesisht klasa drejtuese eshte ajo qe eshte. Eshte detyre e saj qe me largpamesi dhe me pjekuri te administroje vendin. Dhe nje nga keto elemente te administrimit eshte edhe ceshtja e transportit publik.

Nje shofer qe merret me kete biznes e shikon realitetin nga dritarja e tij e e vogel dhe e kufizuar. Eshte detyra e administratorit qe ka perballe "the great picture" qe te beje levizjet e duhura.

Sot per sot edhe nga ana e biznesit ne vetvete, pra te biznesit te transportit publik dhe te fitimeve, kjo cfare ndodh eshte nje idjotesi jo eficente. Por kete nuk mund ta kuptoje ai shoferi fjerak (pershembull) qe ben nje rruge nga Fieri per ne Tirane me fugonin e ri qe i ka sjelle vellai nga Gjermania, per te fituar 1000 leke (te reja) ne dite.

Kjo ka te beje me botekuptimin tone dhe me kulturen tone ne pergjithesi. Ne nuk ankohemi. Vazhdojme te mendojme se cdo gje do zgjidhet nga ai qe e ka ne dore. Shume njerez mendojne si ty ne Shqiperi. Prandaj dhe jemi aty ku jemi. Ti thua qe duhet te merret me problemin klasa drejtuese. Pyetja qe vjen menjehere pas saj eshte: Por nqs klasa drejtuese nuk e ben? Duhet te presem 4 vjet te tjera per ta nderruar? Por nqs dhe tjetra nuk e ben? Por sikur me gjithe nderrimin e klasave dhe pas 20 vjetesh problemi nuk zgjidhet cfare duhet bere? (Ne kete gjendje jemi apo jo?)

Eko, ka nje hierarki edhe ne ankesa. Kjo percaktohet nga prioriteti i nevojave. Nqs. ti je duke u care ne dysh per buken e perditshme, as nuk te shkon ne ndonje cep te trurit qe te merresh me problemin e stacioneve.

Ore, shume njerez ketu harrojne qe Shqiperia ende sot eshte vendi me i varfer ne Europe. VENDI ME I VARFER NE EUROPE! Shume zona te Shqiperise jane ende ne nje gjendje primitive.

Ah po, shqiptaret (ti, une, ne, te gjithe) e kane nje faj. Faji qendron ne faktin qe nuk ngrihemi per te hedhur ne plehra kete klase poltike plehraxhinjsh (me disa perjashtime). Por jo per per stacionet e autobuzeve ama, por per vitet e cmuara te jetes tone qe keta njerez na i kane vjedhur duke na lene ne mjerim e duke abuzuar me pushtetin si edhe per te gjithe ato vite te tjera qe do te vazhdojne te na i vjedhin nqs. gjendja do te mbetet kjo qe eshte sot.

Stacioni i autobuzit e i furgonit nè shqipèri..por edhe pèr tè mar njè taksi..èshtè rruga..mjafton tè dalèsh nè rrugèt dalse tè çdo qyteti e tè ngresh dorèn...rroftè stacioni i trenit!!!!

 Udhetimet interurbane ne Shqiperi jane si ne Afganistan.Cdo autobuz eshte nje Kompani Private Udhetimi autonom! 

Nuk ka person te vetem qe te drejtoj nje agjensi te veteme udhetimi.Keshtu per te mbaruar pune mbaron. Nuk ngelesh ne rruge. Fugonat gjithashtu funksionojne gjasme si "taxi".Te kryesh linja interurbane mjafton te blesh nje Autobuz rangall grek, ose nje Fugon, dhe fillon pune shpejt ne linjen interurbane te cdo cepi qyteti apo fshati.

Eko ...qe nga krijimi i shtetit ShpiFtetar i pas 92 , mund te thuhet  me plot gojen se eshte nje nga pyetjet me me mend te nje shtetasi i pas 93 . Deri tani shakaxhijte e perparimit i kishin shqetesuar muralet, emrat e rrugeve , , mullijte e eres dhe shtimi i rradheve te Vuvuzeleve .

Per transportin PUBLIK ndoshta shume shtete edhe shume te zhvilluara kane perparesi , pavaresisht nga emrat qe i menazhojne ..Shteterore apo Private . z.Deja vu nje pene e kendeshme dhe jo ralle e arsyeshme ne kete rast per problemin e transportit publik i ka prere drute shkurt smiley

 Por sikur me gjithe nderrimin e klasave dhe pas 20 vjetesh problemi nuk zgjidhet cfare duhet bere ..?

Po si beme keto 20 vjet . E kemi gati temen e konferences .

Vendi une eshte i pasur me biurime Uji . Te ndretojme sa me shume mullij ere.

Pastaj pse eksperience e vogel te duket Libri F.Balliut Saliu midis kasandrave " ?  Po historia Shqiperise e b..irit per te meuasr libra cilimiqrit ne kopshte ?

Dmth 1- bejme libra!

Po 99% e shtypit shqiptar qe dominohet nga analistet me te zgjuar ne Ballkan rajon e me gjere me Fevziun e mediave ne krye . Teza e tyre "S. Berisha eshte i vetmi qe pordhon Politike ne Shqiperi " si te duket ?

Dmth 2- pordhojme politike

Si ju duket Ju atmosfera 20 vjecare e krijuar ne kete periudhe me NE dhe JU qe eshte thirrur  DHJEMOKRACI ? Po problemi i gjuhes qe ne vend te fjales dialektikore QI ka zevendesuar kete perle me po nje dialekt te pakuptimte qe e therret QË .

Dmth ..3 - krijojme atmosfere

Po per probleme te Ujit Energjise , Transportit Publik , Shkollimit , Kultures , Sporteve , Punesimit ?

Dmth 4 - Nderrojme ministrat

te te perghjigjjem une

sipas modelit, pytjeve me pse? pergjigjet me sepse

sepse sna ka vajt ne mendje

plus skemi edhe leke

Une kam pershtypjen se kur vjen tek nevojat me elementare (sigurimit i ujit, energjia elektrike, shendetesia) nuk ka Zot qe i bashkon shqiptaret ne ne mendje. Jane te percare, sipas krahinave, lagjeve, pasurise dhe sigurisht tifozerise partiake. Shto dhe faktin qe shumica e popullates ne Shqiperi nuk kane dale asnjehere jashte saj (ne kete mes fus dhe ata shqiptare qe mund te kene udhetuar ndonjehere apo dhe te kene jetuar ne amerike dhe bejne urra per modelin amerikan) . Prandaj them qe duhet luftuar per dicka konkrete, per te gjetur nje emerues te perbashket. Jo se kete e luan mungesa e stacioneve qendrore. Kjo eshte vetem nje nga mungesat qe ia ben "MUU". Po aq "MUU" sac ben dhe shpejtesia e autobuzave te unazes (u be kohe qe nuk provoj linjat e tjera). E megjithate asnje media nuk ankohet. Nqs eshte - sic e permendi AM-TR, "s'na ka shkuar ne mendje", ok. Atehere le te fillojme bejme dicka. Jam i sigurte qe ne listen tone te prioriteteve te perditshme ky problem mund te futet lehtesisht ne krye te listes. Une them ti cohet nje email perdite bashkise dhe ministrise se transporteve dhe mediave kryesore. Nje email standart me te njejten permbajtje. Ka ndonje qe do te merret me permbajtjen e e-mailit?

 smiley pergezime per iniciativen! mgjt mendoj qe kjo duhet te vije si kerkese prej atyre qe jetojne ne Albanistan dhe jo nga "te jashtmit"..  si i thone, pranvera me nje lule s'vjen. plus po te shikosh dy komentuesit me flamur shqiptar nuk duket se e kane edhe shume problem, gje qe tregon se Shqiperia  ka probleme shume po shuume me fondamentale..

 

 

Ne Shqiperi ka , jo se nuk ka. Biles tani ke dhe linja internacionale me autobuz, qe kane vendet e tyre te nisjes. Linjat e jugut dikur niseshin nga stadiumi Dinamo, ndersa sot nga Kombinati. Tek-tuk, ka ca linja qe nisen nga vende te veçanta, qe duhet te pyesesh qe ti mesosh se nga.

 Pyetje koti,Autobuzi Tirane Korce e ka orarin ne oren 12 te drekes,ne 12 e nje minut kishte vetem nje pasagjer,autobuzi u nis,sapo duke hyre ne RRogozhine pasagjeri gerthiti,Maje shofero se du me zdryp,shoferi hapi deren dhe pasagjeri zbriti.

Shoferin e pushoi pronari nga puna dhe la kalamojte rrugeve.

Ej po noj pyetje per te qene mor njerez,psh ku jane shduk leprat kur dalim per gjah etj...etj...

Letren akoma se kam filluar por mendoj do kem kohe neser per kete pune smiley. Per te perforcuar rendesine e stacioneve te autobuseve, sherbimeve urbane, sherbimeve qe ofrojne bashkite, ministrite, etj - ndoshta duken shume larg ne listen tone te prioriteteve, por kam pershtypjen qe jane te rendesishme sepse ndikojne direkt tek jeta e perditshme. Ashtu sikur sherbimi i grumbullimit te plehrave psh. Ka te beje me turizmin ne Shqiperi qe mendon te sjelle te ardhura, te punesoje njerez e te ngreje nivelin e jeteses. Ka te beje me menyren se si na shohin te huajt (qe lidhet me turizmin, por edhe me liberalizimin e vizave apo hyrjen ne EU). Por mbi te gjitha ka te beje me ate si e shohim ne veten dhe njeri-tjetrin. Ka te beje me dinjitetin njerezor. Te gjithe ne Tirane poshterohen ne menyre indirekte kur hipin ne autobuzat urbane. Po keshtu dhe me autobuzat nderurbane (deri dje nuk kishte ajer te kondicionuar). Humbasin respektin ndaj vetes dhe ndaj atij qe eshte ulur ne nje sedilje. Respektin e ka vetem ai qe ka makine private. Krijon mundesi te reja per bizneset dhe nje kulture tjeter te te berit biznes. Ndoshta mund te arrije deri aty sa te ndryshoje maredheniet mes njerezve dhe mentalitetin mesjetar. Mua me duket sikur te gjitha keto jane te lidhura bashke. Para disa vitesh ne Tirane nuk kishte as kinema dhe shume njerezve kjo iu dukej normale (kemi prioritete te tjera). Por kush e di se cfare efektesh mund te kete nje film mbi popullaten. Kush e di se cfare efektesh orteke mund te sjelle nje permiresim i vogel ne jeten e njerezve.

po deren e autobuzit pse e mbajne hapur ne ecje keta ?????

Sepse ne preferojme te mos perdorim ajrin e kondicionuar, kur ka alternativa te tjera si ajo e shembullit me siper. Ne e respektojme ambjentin dhe perpiqemi qe te mos ta shperdorojme energjine. Nuk jemi si ju amerikanet. smiley

 Sa gjate vazhdoni t'i bini. Po kapeni me probleme qe mund t'i ngrene popuj te tjere, por jo ketu te ne, te pakten jo heperhe. Edhe nje here, autobuset nderurbane, ashtu si trenat, nuk jane mjet shume i perdorshem dhe si rrjedhoje nuk ka pasur njeri interes te investoje, as shteti, as privati.
Me furgona ishte unaza e Tiranes. Kishte leke, hyne autobuset ordinere si ajo fotoja e para disa viteve qe ka vene gjeli. Kishte leke, hyne autobuset me te mire, jeshile, para disa vitesh. Kishte leke, hyne autobuse me kondicionere sivjet. Te nderurbanet s'ka leke. 

Ti Noshke, shpjegoja pak edhe ketij Ekos se pse ne shume shtete te tjera te amerikes, transporti urban nuk eshte po aq i zhvilluar sa ne Nju Jork.

o dezho..po leje tashti se nuk di gjo per amriken ti. fol per ndonje vend tjeter qe e njef me mire. s'ta them me te keq...po dmth qe te bejme muhabet normal duhet te flasim per gjera qe i njofim me mire ... jo me te degjuar.

I vetmi stacion aturobuzash qe njof eshte ai i autobuzave te rretheve, qe kane grumbullimin ne nje vend aspak te pershtatshem prane pallatit me shigjeta ( gjithmone me besdis kur duhet ta permend emrin i ketij vendreferimi)

Transporti I cfaredolloji ketu eshte per ibret..Autobuzat shpesh here te vonojne sepse nuk nisen po nuk u mbushen perplot me pasagjere..E njejta gje ndodh me furgonat..Nje sipermarrje me vete eshte gjetja e piknisjes se tyre neper skuta lagjesh etj, cepa rrugesh..Shpesh duhet te perballesh me harbuterine e shofereve barkderra.. Keto nga pervoja ime..

Trenat do te ishin nje opsion i mire dhe ekonomik per udhetim..Keta do te garantonin si ne cdo vend korrektese dhe siguri ne levizjen e qytetareve..

Mund te duket per momentin nje luks trajtimi i problemeve te Transportit, por do ti jepnin nje frymarje normaliteti jetes se perdithshme te qytetareve, dhe ndoshta do tu krijonin ketyre me pak stres ne menyre qe te vrisnin mendjen per te permirsuar me tej jetet e tyre e keshtu me rradhe...

 

 

jo or jo..ketu stacionet e autobuzave nuk ngjajne fare me ate qe ke sjelle me lart..

po mos na krahaso me vende te zhvilluara or ti ...
Ne jetojme shume here me mire se ne zululand, psh...nuk dalim me boothe perjashta per te gjujt per harabela

lene mo...c'i duam kto moderrnizma ne...ja, kur me vjen me ik ne Korce ja hypi gamorrit tim ene s'kam nevoje per autobuz

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).