"Kundrat e mia janë japoneze / Këto pantallona janë angleze / Kësula e kuqe është ruse / Por zemra ime është akoma indiane... "

Pse duhet t’i gëzonte një këngë e tillë kaq shumë shqiptarët e atëhershëm, është edhe sot një nga ato misteret e pashpjegueshme. Mbase është melodia e lehtë dhe e kapshme për veshin. Mbase është personifikimi me heroin protagonist që kërkon një jetë të thjeshtë në mes të një pasigurie të pafund, siç është jeta njerëzore.

 

* * * 

Vdekja e të ndjerit Norman Wisdom ngjalli hidhërim të sinqertë në shumë shqiptarë. Ambasadori ynë në Mbretërinë e Bashkuar, z. Mazi, ishte i ftuari i ditës në shumë media angleze. Unë me shaka njoftova miqtë e mi se shtëpia ishte e hapur për ngushëllime.

Mendoj se vetë i dashuri Norman do te kishte qeshur me situatën, e në të njëjtën kohë do të ishte përmalluar me mallëngjimin e shumë të tjerëve. Popullariteti i Pitkinit në Shqipëri është një kuriozitet interesant për shumë njerëz. Megjithëkëtë interesi mbetet sipërfaqësor.

 ka rastisur që dikush në tren të më përmendë, tek kalonim një pjesë të bregut, se aty pranë kishin qenë ankoruar anijet e dëmtuara nga shpërthimet në Korfuz gati 70 vjet më parë. Disa të tjerë komentojnë tek-tuk për diktatorin: sa i çmendur që ndërtoi gjithë ata bunkerë, e të tjera si këto. Megjithatë raste të tilla janë përnjëmend  të rralla. Në të vërtete shumica nuk ka ide se ku bie Shqipëria. Në fakt nuk ka ndonjë arsye bindëse se pse ata duhet te tregojnë më shumë interes sesa një lidhje e pazakonte siç është ajo me Pitkinin.

Në fund të fundit një lidhje të tillë mund ta bënin edhe francezet me Fernandelin apo italianet me heroin tim personal Toton.

Në kontrast me këtë sjellje, disa shqiptare janë të fiksuar se si paraqiten tek të huajt. I analizojnë këto marrëdhënie në mënyra analitike, psikologjike e disa herë nevrastenike. Pse na shoqërojnë me Pitkinin??? Ne dimë letërsinë klasike përmendsh, kemi nxjerrë shkrimtarë që mund te konkuronin kudo në botë, e ku di unë çfarë justifikimesh të tjera qe s’kanë asnjë lidhje me humorin.

Çfarë duhet të mendojmë ne vallë për kinezet, të cilët ne fillim të viteve 70-të, identifikonin kinemanë evropiane me atë shqiptare? Mbase shumë vetë, me të drejte, nuk kanë ndonjë opinion mbi këtë çështje. Megjithëse Kina është një vend i rëndësishëm, nuk na intereson shumë se si i kanë përjetuar brezi kinez i viteve 70- të, atë marinarin që vrau Pepinin dhe kapter Ramiun, apo "heronj" të tjerë të kinematografisë shqiptare.

Pyetja nuk është aq e thjeshtë kur vjen puna tek i famshmi "Zotëria 420" i luajtur nga Raj Kapoor. Shumë pak veta mund të qëndrojnë indiferentë kundrejt fatit të këtij garipi. Në restorantin tim të preferuar indian gjendet e varur mbi mur një foto e madhe e Rajit. Ironikisht salla e restorantit ka qenë një kinema e vjetër, e transformuar në një nga kuzhinat më të mira aziatike të kësaj ane. Unë jam pak me i ri për të mbajtur mend filmin, por nëna ime, sa hyri në restorant, e njohu përnjëherë. "Raji", tha.

 

 

Disa nga brezi i prindërve tanë e dinin përmendësh edhe këngën e famshme të Rajit. Mbaj mend një tip që e këndonte pa pushim kur ishim me pushime në plazh, ke "Breshka e Vjetër".

Kënga  fillonte:

Mera joota hai Japani

Ye pataloon Inglistani

Sar pe lal topi Roosi

Phir bhi dil hai Hindustani

 

Përkthimi nga anglishtja shkon kështu:

 

Kundrat e mia janë japoneze

Këto pantallona janë angleze

Kësula e kuqe është ruse

Por zemra ime është akoma indiane...

 

Pse duhet t’i gëzonte një këngë e tille kaq shumë shqiptaret e atëhershëm është edhe sot një nga ato misteret e pashpjegueshme. Mbase është melodia e lehtë dhe e kapshme për veshin. Mbase është personifikimi me heroin protagonist që kërkon një jetë të thjeshtë në mes të një pasigurie të pafund, siç është jeta njerëzore. Mbase-mbase sepse asnjë alternativë tjetër nuk ishte e mundur në atë kohë. 

Ne fakt, e njëjta analizë mund t'i bëhet edhe dashurisë tonë për filmat e tjerë sentimentalë, si "Kiri" dhe "Semiramida e Babilonisë", "Hirushja", "Borëbardha dhe shtate xhuxhat", apo e paharrueshmja "Bedrana".

Jeta jonë ishte e thjeshte dhe po ashtu tematika jonë vizuale.

Mbase duhet t'i lemë analizat mënjanë dhe të pranojmë se kemi një pikë të dobët për tregimet e thjeshta, ku djali në fund fiton gjithmonë zemrën e vajzës, duke kënduar një këngë që s'e heq dot nga mendja për gjithë jetën. 

 

37 Komente

jam kurioz.. kur e pe raxh kapurin per here te fundit ti village-bey?

 Raxh Kapoori me sa di, me kane treguar prinderit e mi, duhet te jete dhene per here t fundit andej nga vitet 1960 athere kur kinemaja ishte "shume primitive" kur xhirohej me pllaka filmi qe nderoheshin nga pjesa e dokumentarit, per nja 15 minuta! 

raxh kapurin e kane dhene ne vlore andej nga vitet 89-90, por mund te kete qene edhe 88.. edhe qe kshtu si tip fenomeni, te gjithe flisnin per te, si nanje baloz i ardhur nga deti a dicka e tille, me emrin vagabondi, vagabondi vagabondi.. po me germa te medhaja VAGABONDI.. edhe me c'me ka ngelur e shtypur ne memorie.. do thoja se suksesin tek shqiptaret ky vagabondi e ka patur fale elementit bollivudian nje here.. dmth film i inxhinjeruar per te prekur ndjenjat. Ose drama at its best. behet fjale per nje djale qe e denon gjyqi me duket, sepse ka shtypur njerin me makine (?).. ose ka vrare dike me.. por ka qene aksident komplet.. raxhi yne eshte ne fakt nje anti-hero qe thjesht eshte e shkruajtur te vuaj ne jete, por gjithesesi, he is a happy-go-lucky kinda guy.. ai merr trasten e bukes e lidh ne maje te shkopit edhe vrapon rruges zig-zag.. kjo eshte jeta e tij dmth.. mirepo dashuron etj.. edhe s'e pranojne dmth se eshte i varfer.. mirepo e ka zemren qyp me flori.. edhe babai i vajzes nuk e di fare nje here.. mirepo vajza eshte e adaptuar me duket, sepse femija i vertete te prinderve te vajzes eshte raxhi.. por kta s'e dine sepse e dine raxhin te vdekur qe ne foshnjeri, a te rrembyer a dicka e tille.. mirepo raxhi se ca ben nje krim padashje edhe bie qe gjyqtari eshte i jati i vajzes qe do raxhi.. edhe sigurisht gjyqtari e mer cik personalisht me duket kur i jep verdiktin.. edhe ne themi, po mos o i uruar.. a nuk e di se kush eshte ky?? Nuk e di se kush eshte raxh kapuri? a nuk e di se ky eshte femija jot prej te cilit u ndave sapo lindi e u rrit jetim? kshtu me duket... a dicka e tille.. edhe themi VAGABONDI.... por ne mendjen tone kemi parasysh nje vagabond te keqkuptuar e te vuajtur e qe dashuron si askush tjeter.. mgjth kete se specifikojme, themi thjesht VAGABONDI.. nuk e di nqs i drejtohemi stereotipit te vagabondit me kete menyre, apo vetem raxhit.

 

p.s. sa per kolone zanore, kjo e raxhit ka qene cik komike ne fakt. i referohej elementit komik te raxh kapurit. por ka qene nje film tjeter indian, me dy te rinj.. ky ka patur kengen shume te bukur.. dicka si zingeri zingeri zingriiii, por s'po me kujtohet titulli i filmit.. dicka si, dy here.. dy-fish..

kjo? (ka dhe një koment të filmit në shqip që të mallëngjen fare smiley )

smiley ajo

e lexova edhe komentin.. finaja jam i sigurte se do ju mbush edhe juve syte me lote..

Ky filmi i dyte qe thua ti, me duket se e ka titullin "Jete e dyfishte". Po nuk eshte se me terheqin shume filmat indiane, por kolonen zanore te ketij e mbaj mend, se e perkthenin dhe tekstin e kenges... dicka me veshtiresite e jetes a ku di une.

Kurse Raxhi me Riten mbaj mend titullin Zoteria 420, por s'jam e sigurt ne eshte i njejti film qe pershkruan ti. Sepse me ngaterrohet me nje titull tjeter, "njeriu me karafil". Ben vaki dhe me behen mua lemsh.

po ja ato therrime prinderit tane i mblidhnin dhe i hanin, nuk kishin gje tjeter. A thu se paten alternative filmat amerikane, Hollywood-in dmth. me kinemane rebele te viteve 60. Tani Pitkini ka qene nje aktor me te vertete i mire dhe ja vlente por keta filmat indiane apo braziliane se c'dreqin i bente aq terheqes per publkun nuk e di. Normal ishte nje faktor izolimi qe permendem por keto lloj filmash e serialesh per cudi kane audience edhe sot.

Mirmnjes,

Kam vetem dy llafe per ty:

Skallvja Izaura...

e bukur,

por jetojme ne moshen e internetit. je munduar qe je munduar, pse nuk ke sjelle dhe ca youtube video?

Ngacmim fin i Blendit. Bukur!I kemi pare ato filma disa here.Nuk e kam menduar kurre se lidheshin me izolimin.Ne aspektin e  kultures  une besoj se nuk kemi qene dhe aqe te izoluar.Neper skenat tona luheshin drama te permasave botrore.Pothuajse te gjitha dramat  me e autoreve  te medhenj, operat e kolloseve italiane, ruse e franceze te cilat nuk ju merziten kurre publikut te varfer shqiptar qe i mbushte sallat edhe pse tregjet nuk kishin as presh e lakra.Neper kinemate tona sa delnin filma italiane, franceze, angleze biletat  shiteshin me dy e tre fishin e çmimit real.Dhe ajo qe eshte me e veçanta ata filma shifeshin edhe dye tre here.Tani te vime tek pse-ja

 Mendoj se  jeta ishte e kufizuar  dhe jo vetem per kete por kishte shume me pake kerkesa dhe po ashtu edhe me pake strese.Kapitalizmi  pas shume te mirave te shton  ne pakufi streset.

 Kinemtografia indiane jo vetem ahere por  le te provohet sot se sa e ndjekur eshte prej publikut tone.Besoj kjo vjen edhe per  ate qe eshte thene: kushtrimi i te pareve...Ndoshta natyra njerezore e jona eshte e ndjeshme  ndja sensit melankolik te  artit.Mu per kete, kap dhe reagon ndaj asaj, qe arti  e jep te thjeshtezuar.Ose kur arti trajton tema qe  ngjasojne ne problemtaike, qe prekin ndjenjat, ahere shqiptaret  i derdhin lume lotet.

I shkreti Village-bey, nuk e di se ai quhet Raxhi dhe jo Raji. Megjithate ai duket qe eshte moshe e re dhe ka kohe te mesoje.  

Raxh Kapuri ka qene fenomen edhe aty nga fillimi i '90, e mbaj mend refrenin si sot, apo sa kendohej verdalle, mbase do jene vene edhe emra Raxh.

Ueeeeeeeeeee sa jom zhgenjy una kur kom pa Raxh Kapurin m'kinemo, anej nga gjumsa e dyte e viteve 80. Kisha nigju te flitet per te (si ai burri huj per Kananin - Timo Fllokon ore, jo And Kananin) nga prindri dhe kryesisht nga nje shok i ngushte i prindrit. Po kur shkova m'kinemo (se po shfaqej prape masi ishte nalu per na 15-20 vjet) njela i zhgenjyme fort. M'kishte ik kot 20 lekshi i kinemose per i katunarllik ordiner fare. Kurse ne 90-n, te pakten ne Tirone nuk kom nigju njeri t'ia permeni emrin. Bo vaki me nai rreth, ene e kone pas majt per hero. Ku ta di una nga o Qifka.

Sidoqofte po m'vje me plas qe Cimi nuk paska tregu fare historina me Raxh Kapur. Je a s'je memorja e Peshkut per kshu gjojnash?

Lizander ka bo vaki, po nuk shof noji arsye me shkru si katunar tirone.

Nuk eshte aspak cudi pse pelqeheshin/pelqehen keto kategori filmash nga shiqptaret (kjo nuk ka asgje te keqe se mos keqkuptohemi)!!! Qenia nen perandorine turke dhe nen influencen of kultures orientale per gati 600 vjet ka rrenjesour thelle ne qenien e shqiptarit zakone orientale duke influencuar ne krijimin e nje mentaliteti mjaft te ngjashem me orientalet!!!

Kur shqiptaret shikonin/shikojne keto filma gjejne aty pjeseza te jetes se tyre ose ngjarje qe perputhen shume me mentalitetin shqiptar, sidomos ne ate kohe (para 90-tes) kur rubineti i kultures europiane ishte pothuajse krejtesisht i mcelur!!! smiley

 e me ça përputhej realiteti i raxh kapurit me atë të shqipos së viteve '80 më qafsh? me faktin që të dy ishin pabuksa?

këto lloj filmash ndërtohen mbi skema klasike dramash : një i mirë, një i keq, një e bukur dhe një i fortë, me një dashuri të palejuar nga falmilja, sidomos për shkak të ndryshimeve sociale, me një lidhje fisnore të paditur prej të gjitha palëve, që i fut të tërë në gjynah zakonisht, etj.  të gjitha këto e prekin popullin në kërkim të jetës së të tjerëve, derisa ai përballet me emisione telerealiteti, që ia marrin në kthesë telenovelave e teleromancave për nga patetizmi. etj. etj. etj.

Nuk e kisha fjalen per Raxhin ose me menyren se si jane ndertuar keta filma por ne pergjithsi per disa filma te asaj kohe si Jete e Dyfishte apo Bicikleta e Bardhe apo dhe ca filma te tjere turq!

Fjalen ta kisha qe keta filma kane nje orientim kulturor oriental dhe e kane mjaft lehte te krijojne lidhje te dukshme ose te padukshme me audiencen shqiptare per shkaqe historike duke shtuar edhe pabukesine!!!.. etj, etj qe ju i dini shume mire!

 Po, po, shumë mirë e dimë, por a më thua ti dot pse Skllavja Izaura kishte aq shumë sukses në Shqipëri që në kohën e qepës? Po tani? Falemnderit.

Kjo pyetje mund behet edhe ne kete forme - Kush i pelqen me shume filmat indiane ose turq nje shqiptar apo nje francez apo anglez? Dhe pse? Flm

bëj një poll, them unë...

Ja si thua ti Monda?

Pse, emoticon s'e beri te qarte se c'mendoj une per nje sondazh europian a boteror mbi kete ceshtje?  smiley

Ose shqiptaro - amerikano-jugor poll sepse pjesa tjeter mund ta find it a bit boring! smiley

Mire Koran, s'me mbetet gje tjeter vecse te te uroj sukses ne kete iniciative mjaft te rendesishme smiley.

Mire! Nga kjo ana e oqeanit ketej suksesi eshte i sigurte! Per anen tuaj nuk di gje! smiley

Pse jo! smiley

Po "Vitet e Rinise" a si quhej ai braziliani?  E mban mend akvll?  

Kur i thosha nje shokut tim brazilian ketu per suksesin e atij mini-seriali ne Shqiperi nuk i besohej.  Small world, me thoshte, small world smiley.

Vite të arta. O Memi (dim. Merjeme) çfarë drame.... smiley

Rrofsh, se s'me kujtohej titulli tani per qamet.  Loved it smiley.

 t'lutem t'lutem... smiley 

ka ndonjë femër 20 vjeçare këtje pari që quhet Lurdes? m'duket se shqiptarët nuk u treguan dot aq të guximshëm sa me Izaurën. smiley

 Duhet me dal anej ka bregu i lumit, se kushedi... po dyshoj se ka ndonje breglumas qe lexon PPU... smiley

me thoni i cik tashi, si quhen ato karrocat tek filmat me romake, se s'po me kujtohen per qamet... a thua te jete biroçe? 

 

a mos valle "koçi"? Puç, finis

 Yessss! Grazie mille, cara! Bacioni! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).