Disa zona në territorin e Tiranës janë nënefektin e vazhdueshëm të rrëshqitjeve dhe shembjeve të tokës. Ato janë klasifikuar nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencës, si zona të rrezikshme ku nuk duhet të ndërtohet. Bëhet fjalë më së shumti për periferinë e kryeqytetit, ku sot ngrihen edhe objekte disakatëshe e ku në një pjesë të madhe të tyre nuk janë plotësuar as kushtet teknike. "Problematike janë rrethinat e Tiranës, që janë zonat kodrinore. Këtu mund të përmend kodrat e Kasharit, Saukut, Liqenit, për të kaluar dhe në zonën në lindje të Tiranës, që është zona e Dajtit. Ne kemi evidentuar gjatë punimeve tona zonat që paraqiten të rrezikshme e që janë në rrëshqitje", - ka bërë publike specialisti Ylber Muçeku në Institutin e Gjeoshkencës. Ligji parashikon që kompanitë e ndërtimit duhet të marrin lejen edhe nga Instituti i Gjeoshkencës për të parë qëndrueshmërinë e sipërfaqes ku do të ndërtohet. Por jo gjithnjë ndodh kështu. Ka raste kur studimi i tokës është i pjesshëm ose mungon fare. Sidomos në ato zona ku ndërtimet janë bërë nga vetë qytetarët në mënyrë informale, situata është edhe më problematike. "Kemi parë dhe shumë ndërtime që në rrethina të Tiranës janë dhe pa studime. Them në rrethina për ato që nuk janë ndërtuar në zona fushore, por në ato kodrinore", - vijon Muçeku. Paqëndrueshmëria është edhe më e madhe në vendburimet minerare. Sipas ekspertëve, gjatë studimeve që janë bërë në Mëzez dhe në Valias, kanë konstatuar ulje të ndjeshme të tokës. Por në këto zona ndërtesat janë të shumta, pjesa më e madhe e tyre janë vila 2-3 katëshe, të cilat janë bërë nga banorë të ardhur dhe pa asnjë lloj studimi jo vetëm për tokën, por edhe për ndërtesën që kanë ndërtuar. Sipas specialistëve, problem më të madh paraqesin ndërtimet informale, pasi për to nuk është bërë asnjë lloj studimi. Kështu, për ndërtesat që janë me leje ndërtimi, para se të pajisen me këtë leje duhet të bëjnë një studim gjeologjik apo sizmik të zonës. Por specialistët ngrenë dyshime në mënyrën se si zbatohen projektet, sepse askush nuk bën kolaudimin e një ndërtese pasi është ndërtuar.

4 Komente

Vetem keto zona qe jane permendur ketu jane, apo ka edhe me?

 

 Tani qe ti kthehemi edhe nje diskutimit qe e lame te kodrat rotulluse, a eshte ndertuesi/t qe terheqin per hunde autoritetet, apo jane autoritetet qe i thone ndertuetesit/ndertuesve se ku edhe se si duhet te ndertojne.  

Nejse, nese (larfqofte) ndodh nonjigjosen, atehere fillojne te gjithe tu u qa qe spo na ndihmo shteti etj etj.... dhe vazhdimi dihet. Dalin ata kokeloqet ne TV, deklarojne qe fatkeqesia eshte nga ato qe bie nje here ne 100vjet dhe fusin duret te buxheti me korigju ato gjona qe i kane lli vete. Ndersa ketu ne forum ca kokeloqe te tjere thone sa mire e sa shpejt reagoi qeveria dhe se pjatalaresit e diaspores po te dun me ndihmu me nonji lek mire, perndryshe mire kane bo mire qe kane ik.

 Kur te reshqet mendja sdo men te reshqet edhe toka.Ne shqiperi ka reshqit menja! 

___

Ka 20 vjet vetem priten peme.

Ka 20 Vjet qe premtohet, premtohet,premtohet, te mbillen peme.

Ka vite qe vjedhin pyjet., gryen lumenjte.

Ka "20 vjet" qe premtojne te mbjellin ullinj,agrume,..!

Ka 20 vjet qe mbillen vetem premtime.

Na nashi! smiley , toka po ju rreshqet!

 Ja fusin kot,te ishte e vertete Presidenti yne Bomi nuk do te shkonte ta ndertonte vilen ne nje koder te vockel rreze Dajtit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).