Periudha post-komuniste ne nje fare menyre eshte koha e alibive te medha, keshtu qe, pyetja me kumbim biblik e Hajnrih Belit “Ku ishe ti, Adam?” pret nje pergjigje edhe sot e gjithe diten. Vetem ideja se nje intelektual mund ta rishkruaje biografine e vet, sa here qe nderrojne kushtet social-historike, nuk eshte gje tjeter vecse pjese e atij mashtrimi dhe vetemashtrimi qe tradicionalisht eshte levruar me zell, dhe jo vetem nga politikanet, por, sidomos, nga njerezit e letrave.

Nga Virgjil Muçi

 

Ne nje shoqeri ku, ne vend te (vete)gjykimit kartezian ka ekzistuar kurdohere dyshimi instinktiv ndaj kujtdo e cfaredogjeje eshte tejet e veshtire te flasesh dhe, per me teper, te mbjellesh faren e ndergjegjes kritike. Kjo ndjesi dyshimi, bijte legjitime te te cilit do te qene ishullimi dhe moskomunikimi, nuk jane produkt vetem e vetem i atij gjysme shekulli komunizem, i cili, thjesht e ideologjizoi, pra e shnderroi ne nje doktrine institucionale, ne nje fe te re, e cila, ne menyre paradoksale do te kishte binjak ateizmin zyrtar. Komunizmi ka vdekur, por mendesia qe e polli dhe e mbajti me kembe, nuk eshte shterpezuar. Ne kete kuptim, pas viteve ’90, nuk ka pasur nje intelektual te beje “mea culpa” publikisht. Ne u cliruam nga censura me e eger qe mund te kete ekzistuar ndonjehere ne mbare boten, por e verteta eshte se ende nuk jemi cliruar nga autocensura. Kesisoj, fantazmat e se kaluares bashkejetojne ne gjirin tone. Ne i beme hasha femijet legjitime qe pollem gjate viteve te diktatures, por jo emrin, reputacionin, ofiqet, titujt dhe medaljet zyrtare qe perfituam fale tyre. Periudha post-komuniste ne nje fare menyre eshte koha e alibive te medha, keshtu qe, pyetja me kumbim biblik e Hajnrih Belit “Ku ishe ti, Adam?” pret nje pergjigje edhe sot e gjithe diten. Vetem ideja se nje intelektual mund ta rishkruaje biografine e vet, sa here qe nderrojne kushtet social-historike, nuk eshte gje tjeter vecse pjese e atij mashtrimi dhe vetemashtrimi qe tradicionalisht eshte levruar me zell, dhe jo vetem nga politikanet, por, sidomos, nga njerezit e letrave. Mos te harrojme qe Shqiperia eshte ndoshta i vetmi vend ne krejt ish-Europen Lindore, ku dukuria e samizdat’it nuk njohu qofte edhe nje rast te vetem. Por, sic thote nje miku im, nuk mund te ngasesh dot makinen perpara duke keqyrur ne pasqyren e pasme, ndaj dhe intelektualet shqiptare te te gjitha sferave, ne vend te sendergjimit te apologjive te eres se perenduar te komunizmit, do te ishte me e udhes t'i pershtateshin realiteteve te reja dhe, c’eshte me e rendesishmja, mendesise bashkekohore. 

40 Komente

 Kesisoj, fantazmat e se kaluares bashkejetojne ne gjirin tone. Ne i beme hasha femijet legjitime qe pollem gjate viteve te diktatures, por jo emrin, reputacionin, ofiqet, titujt dhe medaljet zyrtare qe perfituam fale tyre.

 

I vetquajtur be i fshatit ne cilen kohe ke lindur mbas 90s apo para 44, apo je i fantaksur?!!

Di gje njeri se ç'eshte kjo; "mea culpa"  dhe  "dukuria e samizdat'it " .  Autori duhej ti shpjegonte keto me shpjegimet perkatese.

Po Pjer, banalisht: e para eshte kur pranon fajin dhe thua: "Faji eshte imi". "Samizdatet" pastaj kane qene si pune botimesh ilegale nen komunizen ne Lindje.

p.s. Rudeta, pse t'u duk kaq keq? Pervec fotos?

Finis, supozojmë për absurd se nesër, pasi pati miratimin në Camera dhe Senat, Berluskoni vë në shahmat gjykatësit e më pas parlamentin  dhe vendos një diktaturë... Imagjino të dalë një idjot (pas)nesër dhe të të kërkojë llogari ty, se pse nuk distancohesh nga jeta që ke bërë në atë që t'i e konsideroje demokraci, por që për Berluskonin ishte periudha më e errët që historisë së vendit.

Do të të dukej normale?!

P.s: E kam shumë të vështirë të të jap leksione latinishteje... megjithse, s'besoj se ke nevojë të të ta përkthej titullin... që zakonisht, në etapat e evolucionit, përdoret për kalimin nga gjëndja zvarranike në atë të drejtqëndrimit... dhe kam dyshimin tim, që ky piftua që ka sjellë shkrimin, ashtu si ai që e ka shkruajtur, i mendon akoma shqiptarët si zvarranikë.

 

Me fal, ndoshta eshte vone, por s'e kuptoj ende lidhjen e shembullit te Berluskonit me shkrimin mesiper.

Sa per titullin, me duket qartazi nje loje fjalesh. Me duket se e ka fjalen per nje shtrese te caktuar te shoqerise e jo per "shqiptaret ne pergjithesi".

 Sakte Fin!

une mendoj se do ishte intelektualisht, por EDHE moralisht e ndershme, qe kushdo qe sjell nje shkrim ketu ne ppu, te marr mundimin dhe te jap nje fare arsuetimi te prurjes. Sjellja e nje shkrimi mund te jete fare kollaj propagandistike, kshtu qe nqs do te kerkojme te jemi te lire dhe nqs do kerkojme te kemi te drejta, atehere le te lirohemi prej propagandes, dhe le te na respektohet e drejta jone te mos propagandohemi. Sejcili prej nesh ka nje kornize te caktuar subjektive prej te ciles e sheh dhe gjykon realitetin dhe historine. Kjo dmth se ne jemi tendencioze nga natyra, kshtu qe nqs duam te meremi seriozisht prej te tjereve atehere te mundohemi te jemi obektiv kur sjellim shkrime dhe te arsyetojme prurjen e tyre. Me irriton jashte mase prurja e shkrimeve pa asnje pershkrim ose arsyetim. Kjo nuk duhet te lejohet.

Pjer Tomasi paska qene "mall" kur thone leberit, po une qe s'po kuptoja se c'do te thote "virgjil muci"?

Ne nje shoqeri ku, ne vend te (vete)gjykimit kartezian ka ekzistuar kurdohere dyshimi instinktiv ndaj kujtdo e cfaredogjeje eshte tejet e veshtire te flasesh dhe, per me teper, te mbjellesh faren e ndergjegjes kritike.

Dmth me Descartes paskemi qene epistemologjikisht ne rregull kurdohere? 

Se dhe ai i shkreti nje amanet la, aman dyshoni cdo gje, mos i lini kusur. 

PS: E marr vesh ku e ka hallin autori, po cik si rreth e rrotull e pertej e perqark i ka rene. 

PPS: ruds, me rreth e perqark mund te gjejmi lidhjen dhe per foton: "Ku ishe ti Ademo?  Hic mer, po ngarkoja Havane me dru, ndaj s'pata kohe per dava kartezione." smiley.

 Po gjykim kartezian cer dmth ?

Mua kjo fotoja me 10 gjithnje, atij qe e shkrepi i duhet dhene ndonje çmim.

Barazi e kulluar do te thote te mos skandalizohesh nga kjo foto. Ne krah duhet edhe nje burre qe tjerr lesh ndersa gruaja loz domino me fqinjen.

Persa i perket shkrimit, nuk di ç'te them se s'kam mbresa.

Ne krah duhet edhe nje burre qe tjerr lesh ndersa gruaja loz domino me fqinjen.

Ke harruar te thuash qe grate jane duke pire raki.

Raki, kafe, duhan dhe nje te bertitme burrit qe te çohet e te beje darken perfytyrohen vete smiley

Nuk e di ti, po une do doja ta pyesja kete tipin per çelesin e suksesit te vet.

 Komunizmi ka vdekur, por mendesia qe e polli dhe e mbajti me kembe, nuk eshte shterpezuar.

Nese i referohesh fotografise, kjo fraze e jotja eshte komplet shterpezuar! 

Ne kohen e Socializmit u bene perpjekje kolosale per ta nxjerr femren shqiptare nga skallaveria  e burrit, u degjen tonelata terkuze, dhe u hoqen me 100ra perce te zeza, per te pare pak drite dhe liri, u arsimuan me mijra gra, dhe u punesuan 100 ra mijra te tjera dhe keto ti i quan shterpezim?

Nuk e besoj qe ke  kulturen e nevojshme te diskutosh per  pjelljet e mendesive ne te kaluaren dhe per dhenie porosie per te ardhmen!

une qendroj me fort per spinozen.

 

 

 

 

o xhilo, a e ke lexu Cartesion (Descartesin ne dac, apo Letrarin) ti er daj, apo e njef me llafe lagjje? mos i permendni keta filozofet qe s i keni lexu, se na peshtiroset leximin.

Shiko se tjeterkund e ka problemin ai shkrimi.

shkrimi mund te kete sh probleme, dhe mund te kete te verteta e te dyshimta brenda, po me ka ardh ne maje te hundes (nese hunda ime ka ndonje maje) me njerez qe permendin autore qe as i kane lexuar.

rrezik dhe heinrich boll-in e njef vetem si titull novele, me ate "ku ishe ti adam" qe vajti e citoi dhe sala para nja nje jave.

ne kete pike me siguri edhe samizdatet me te degjuar do t'i kete smiley

rrezik s'ka lexuar as eneiden, dhe e tund kot gjithe ate emer... smiley

kshu eshte kur te kap e s'te leshon (vete)dyshimi kartezian

"dyshimi" ne fakt eshte nje fjale e abuzuar. Shumica e njerezve e perdorin me kot kur thjesht kane ndermend "pandehmen".

une do guxoja edhe nje hap me tej: ky rrezik s'ka degju as kengen e Elenit.

"mos me lexu eshte merite e madhe, me kusht qe te mos citosh ata qe s'ke lexu" - ky kushti ishte plotesim i domosdoshem i lemes ne fakt, dhe per ket do kesh recognition; do quhet "sol's amendment".

 

Hajde se po e abuzoj edhe nje çike :

De quoi Virgil est-il le nom? smiley

ma zberthe ne tete teza filozofine tende, shkurt e sakte smiley

kur te behem burre i rritur. pastaj do me perkthejne dhe do me botojne te Sakti me kapituj smiley

Ajo thenia e siperme eshte ndara nga komenti i meposhtem apo eshte i njejti autor.

Sepse me siper duket se kemi te bejme me nje qe "jep leksione biblike " por gjithsesi qe se rrun trapin besoj asnjoni se cfare ka ne mend pruresi , se ka qe kane lexu vetem kuranin. Ka lexu nonje gje per Shqiperine ky i siper-per-permi ?

Ndersa pjesa e dyte , poshte fotografise , megjithse e perfshin citimin siper fotografise  te jep pershtypjen  sikur djali ka dale nga spitali pas nje kure te forte "menopauze Intelektuale "

Ky me duket se nuk e ka lexu nje "peizazhist " me nur kur thote se "kapitalizmi eshte dyshues" dhe e ngatrron me sistemin e meparshem qe ne doktrine pasi i PRANON dyshimet ka devizen

Verifikoni dyshimet .

Ju lutem kush e njeh pruresin ta pyesi se cfare kishte ne mend me kete qe ka shkruar ?

Per ate robin qe mendonte se fotoja duhet te marri cmim:

Ka marre vend te trete ne konkursin "njeriu i vitit", 

megjithse une mendoj se Shqipnia meritonte vendin e pare pa asnji pike dyshimi. 

Virgjili nga ana tjeter justifikohet per perdorimin e Latinishtes.

Me gjithe gjuhen e ngarkuar mesazhi i Virgjilit eshte shume i rendesishem:

Nuk duhet te habitemi me perparimin e botkuptimit shqiptar, por te cuditemi sa i ngjashem eshte ai me ate te periudhes totalitare. Hence Rudeta dhe te tjeret. 

I vetmi ngushellim eshte qe femra te tilla nuk jane ne shumice se perndryshe do kishim: "Albanicus with erectile dysfunction"

Dyshimi kartezian eshte i panevojshem ne kontestin shqiptar, Dilema karteziane eshte botekuptim perendimor i cili nuk mund te printohet artificialisht ne mendjen orientale. Biseda per materializmin apo idealizmin jane krejtesisht boshe nga permbajtja.

Megjithate kjo nuk na pengon te konkurojme denjesisht ne fusha te tjera evropiane. 

 

Man of the year Awards3rd Place goes to: Albania

2nd Place goes to: Serbia

 
 

 ...and the winner of the man of the year is: IRELAND

 

Ky irlandezi te pakten i ka dhene doren. smiley

@ I pakapshem:

Ja ketu te kjo prurja ke nje shembull jo te keq per kritiken e pakualifikuar te sistemit te djeshem, me retorike te fryre qe te kujton persiatjet e gocave te gjimnazit plot urtesi/pervoje per jeten (e ke parasysh, fraza qe fillojne me fjalet "se njeriu ne jete...&quotsmiley, me ate te famshmen "fjale te medha, por te zbrazeta", si cdo qasje e tipit descriptiv. Ndihma ne citatin e sterlodhur te Brecht-it, ne llafkat latine apo ne tituj veprash eshte e tipit te barit te keq qe ne menyre aksiomatike vesh djerrinen e mendimit te pjekur vetjak, i cili vjen ne menyre te thjeshte dhe sintetike. Por kjo eshte vetem nje simptome - kjo lloj "kritike" e tille ka qene den baba den, cektesia dhe bandwagoni me tullumbace fjalesh eshte fill perbashkues i gjithe kritikave te pakualifikuara, edhe i kritikes qe komunistet i benin rendit kapitalist, psh. Mediokriteti perbashkon me shume se filozofia.

Vdiq Komunizmi?! C'me thua Virgjil?????

Per kete pyetje pres nje pergjigje edhe sot e gjithe diten!  smiley

Nuk i ka idete e qarta, too much contradictions. 

Kemi te bejme me  kontradikte, inkongruitet apo paradoks ?

 Mua me pelqejne pa mase keto tipat qe dalin dhe u kerkojne te tjereve te bejne autokritike. Autokritike per cfare? That life was a bitch and so was I. Hiqni dore mor cuna nga kerkesat per autokritike te te tjereve se kjo nuk eshte nje shoqeri komuniste e bazuar tek autokritika, por nje shoqeri kapitaliste e bazuar ne ligj.

Se ka qene njoni ketu tek Peshku, qe thoshte qe ti duhet ta marresh baben tat, ta lidhesh ne karrike edhe ti thush: Trego te verteten tashti, cere gabimesh ke bo ti ne kohe te Dulles?

hmm.. jam kurioz ca do ndodhte me i rast te tille. dmth, e more baben, e lidhe per karrikje dhe ai dikur pohoi qe ka spiunu nja tre kater here te oprativi i zones. I ke parasysh ata tregimet qe lihen pergjys? Dmth si vazhdo masanej, do isha shume kurioz.

ps. nji variant do ishte qe cuni nuk flet mo me baben. Spiun! i thote gjith perbuzje. Nuk mund te jesh ti gjyshi i femijve te mij... jo spiune.

ose: fillojne kurs intensiv katekizme.

ose: lajmerohet i gjithe fshati, ja kush eshte baba, intriganti, injoranti...

ose: i biri vdes nga marazi sepse nuk mund te heqi nga qelizat e veta pjesen e spiunit qe e ka te trasheguar...

shume prolific del po ta shofesh holl holl.

 Emo nuk di nese e di ate barsaleten me labin qe i kerkon te birit ta coje diku me makine dhe ai i thote se ishte i zene ate pasdite. Atehere ai pyet nje tjeter ne tavoline nese e shpinte dot. Dhe ky qe i thote"po tiy nuk te con yt bir e tani ma kerkon mua"? Dhe i thote labi: "po mire atij i kam q* nenen, po ty c'te kam bere?".

Jo po se thoshin qe nuk e njifte poplli Frojdin asikohe!

 smiley

Po ky majmuni im pse nuk qesh mo.

E forte PF kam qesh me lot.Na dalte me hajer.

smiley

jo nuk e kisha nigju... dhe s'kom per ta harru...

 Pf besoj se e di qe e ka perdor Todor Keko (rp) ne veten e pare ne palament smiley

Kane qesh te gjith me lot pervec euunukeve te PD-se ,qe ulerrinin ne salle "Nxirre rrugacin prej zhelesh jasht " smiley Virgjili s'kishte fillu me shkrujt atehere me duket  . Apo shkruante , se nuk me kujtohet mire .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).