Jeans \"Red&Black” Made in Kosova. Kjo është marka e re e xhinsave, pantalloni që nuk vdes kurrë, por që nuk vjen nga USA, as Gjermani, Kine, Turqi, jooooo. Jane xhinsa kosovare që mendohet se do të pushtojnë zemrat e të rinjve shqiptarë. Galeria e këtyre xhinseve madje ka hapur dhe profiling e vet në rrjetin social Facebook ku njofton se dyqane të kësaj linje priten të hapen në Shqipëri, Maqedoni. Këto xhinse mendohen të shiten në perendim.

Për të promovuar këtë product kosovar janë zgjedhur Anxhela Martini Miss Universe, Emina Cumulaj, ndërsa si fotograf Fadil Berisha. Thuhet se marka e xhinseve \"Red&Black\" është në pronësi të familjes se aktorit Blerim Destani. Pak ditë më parë në Kosovë u përuruar dhe rrobaqepsia që qep këto pantallona, ku I pranishëm ka qënë dhe ish-Presidenti Famitr Sejdiu që u largua këto ditë nga detyra e kreut të shtetit. (BalkanWeb)

http://www.balkanweb.com/fotoAlbum/index.php?id=1746&IDFoto=1746

11 Komente

Bukur. Jam kureshtar te shoh si jane e sa jane.

p.s

Mire qe s'eshte nga shqiptaret e shqiperise, se do te fillonin te shanin xhinsin, modelen, prodhuesin, lidhjen e tij me mafien, fabriken, grafiken e reklames, etj, etj...

 

Bravo Kosova. Ne nje kohe qe prej Shqypnie ne gazeta lexojme perla te tipit Liburnesha apo si leviz Sterkaj nga e majta ne te djathte, sa 3500 euro duhen per tu punesuar si mesues,  shikoni c'fare lajmesh kemi nga Kosova !! Dhe ato xhinset tek fotot e linkut shume te mira jane, s'diskutohet qe do kene sukses. Urime dhe suksese B. Destanit qe investon ne vendin e tij dhe suksese te gjithe Kosoves

 Tani, edhe ca te verteta duhen thene Enj. Sikur jane shtuar shume keto liburneshat. Me pare sic duket i paska mbajtur vetem frika. Shqiptaret nuk e pranojne humbjen, ose e pranojne dhe qetesohen vetem po te hakmerren deri ne vrasje. Duhet larguar nga ky mentalitet barbar. Humbja eshte nje nga dhimbjet me te medha te njeriut. Por ta  tejkalosh ate ne menyre dinjitoze , kjo e ben njeriun -njeri. Jeta ka shume ngjyra, dhe ja vlen te jetohet edhe ne ato te zbehtat. 

Duhen edukuar keta njerez; ''qe ka edhe ndryshe''.  Ekziston dicka tjeter qe tejkalon humbjen. Dhe kjo e ka emrin- ''Jeta vazhdon''.

Ajo logoja ishte e papame. Nuk kom per t'i da mo nga bitha  smiley 

E bukur eshte logoja vertet.

Mgjths ne ato lloj bithesh (si ato ne foto) cdo lloj logoje do dukej e bukur, me apo pa xhinse. smiley

 

Suksese xhinseve te Kosoves. smiley

P.S. Di gje njeri ca u be me ate promovimin 'europianet e rinj'?

 Shiko sa mire. Nje ide mjaft e mire qe do kthehet ne nje biznes fitimprures. o shiten xhinset ne kete bote, o s'shitet gje tjeter. Minimumi, c'do njeri ka nje-dy pale xhinse.  Bravo kosova!

 Ne shqiperi ka xhinse me u dhi, xhinse kineze te lira, xhinse Motor nga turqia, xhinse te tregu com nga 10 mije lek, xhinse te cdo lloj marke nga diesel der te replay.

Pse vetem xhinse? Mund te prodhojne edhe veshje te tjera.. Nese hyjne ne tregun perendimore urgjent nje pale xhinse red&black..

Por, duhet te ruajne cilesine dhe jo te prodhojne ne mase si Kinezi dhe Turku.

Emina Cunmulaj?! :O

E paskan marre seriozisht punen.

Bukur! I uroj suksese!

 

PS: Me gjithe respektin per Fadil Berishen, por nga nuk ja shoh emrin ne Shqiperi e neper trevat shqiptare. Laj, thaj... vetem ky fotograf del ne skene. A ka ndonje fotograf tjeter shqiptar qe merret me fashion?!

Ja, shikoni se si i masakron Berisha fotot:

S'merret vesh eshte foto apo pikture! smiley

Di qe Geljant Kaleci i Anabel eshte marre me fashion, por ne internet nuk ka shume informacion per te.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).