STRAZBURG- Parlamenti Europian miraton me 538 vota pro dhe 47 kundër raportin e paraqitur nga europarlamemtarja Tanja Fajon për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen.


Raporti thekson se Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina i kanë përmbushur tre kriteret kryesore për liberalizimin e vizave dhe se ato do të vazhdojnë të monitorohen për pjesën e mbetur të përpjekjeve që duhet të bëjnë. Sipas dokumentit, Shqipëria ka bërë progres në përmbushjen e kushteve kryesore për heqjen e regjimit të vizave, por vendi duhet të vazhdojë përpjekjet në luftën ndaj korrupsionit, integrimin e të riatdhesuarve si dhe sekuestrimin e aseteve kriminale.

Një shumicë të konsiderueshme e eurdeputetëve ishin në favor të propozimit të Komisionit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën.
Raporti ka marrë tashmë “viston” e Komisionit të Çështjeve të Brendshme dhe Drejtësisë si dhe Komisionit të Jashtëm të PE-së.

Pas votimit në PE Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian duhet të miratojë me dy të tretat e anëtareve liberalizimin e regjimit të vizave me Shqipërinë. Nëse rezoluta e Fajon miratohet edhe nga Ministrat e Brendshëm të BE-së, në fillim të nëntorit, ajo do të hyjë në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare, me gjasë para Krishtlindjeve 2010. (balkanweb)

172 Komente

Ku do tè zhvillohet mitingu?

Greket e doganave filluan greve sot.

 Mitingu do te zhvillohet por po presim ndihma nga vellezerit Kineze dhe kubaneze,te cilet na kane premtuar se do sjellin mbi nje milion protestues,Rama pasi u mendua tha: jO,Kinezet jane te vegjel keshtu qe duhen tre milion Kineze per te mbushur sheshin.

 Sot eshte dita me e madhe per Shqiperine. Mund te krahasohet vetem me ngritjen e Flamurit ose me diten e clirimit. Gjysem shekulli izolim u zhduk me nje te rene te lapsit. Urime te gjitheve atyre qe e kane enderr levizjen e lire dhe skane pasur mundesine per vize. Atyre qe kane pasur probleme shendetsore, atyre qe i ka djegur malli per familjaret, atyre qe jane poshteruar neper ambasada dhe i kane dhjere ne koke neper anije. Urime edhe njehere.

m'ka myt konfuzioni, na bote lomsh, deri tani u bone kater dite mo t'mdhoja se dita e flamurit, dita e rezolutes se PE-se, dita e hyrjes ne nato, dita e pranimit te kerkeses per statusin e antarit ne BE, dhe dita e inagurimit te tunelit te thirres.

dale dale ku je akoma.. ti s'ja ke idene se sa dite te tjera t'mdhoja ka per te pare Shqiperia. Brenda 2020 dita e flamurit ka per te rene nga lista e "top 100 ditet me te medhaja ne historine e vendit".

 Shume shpejt do te jete dhe dita e lindjes se Berishes.

Primo uroj ta kesh me humor. Sot eshte dita qe shqiperia beri nje hap perpara  drejt boshatisjes se saj. Shqiptaret gezojne kete dite si dite qe ju jep mundesi te largohen njehere e mire nga shqiperia

Ah harrova shqiperia nuk prodhin emigrante prodhon milionere smiley

 Urime te gjithe shqiptareve. Ja bofte Zoti mar ishalla prej tash e tutje

Mitingu per te festuar heqjen e vizave do te behet pas mbledhjes se keshillit te ministrave te KE.

Si vend eshte menduar aeroporti i Rinasit.

Mitingu do te zhvillohet me moton: "Ketu fillon e ardhmja juaj"

Ja dhe kjo pune mbaroi..po tani?

Tani kemi hall tjeter... duhen leke me ik neper Evrope. smiley

smiley boh, mua ketu me duket vetja pa dokumenta

Mos e cyt ma tej....

Populli me i vjeter,

             N'zemer te Europes,

Per liri luftoi ne shekuj,

                 I rezistoi kohes,

Mbrojti gjuhen, doket, zakonet,

                   Dhe emrin Shqiptar,

Nuk i leshoi kurre trojet,

                     Ku t,paret e lane

E ndane ne pese shtete

                   Krajlat e Europes,

Por nuk ja thyen dot qendresen,

                  Nuk ndalej jo fluturimi i shqiponjes,

Hej, ky shekull i ri,

               Eshte shekulli yt o Shqiptar,

Ne nesh nuk ka kufij,

               I gjithe kombi eshte bashke.

po komunizmin pse e ke lene jashte vjershes ti mer kaqol? korigjoje shpejt se s'jam i pajisur per kto lloj surprizash..

Mbrojti gjuhen, doket, zakonet

zakona (serb.) = zakon  :- ))

Si ka mundesi qe e beri kete gabim Evropa. Edi Rama thote se ketu ka 1 milion te papune?!!!!!!!!!!!!!!!!!

E kam seriozisht..ku do tè zhvillohet mitingu? komunistèt nuk na lejojnè as tè festojmè...pa miting nuk ka arritje..nuk ka kuptim pa miting..i bie qè 1 Maji,èshtè mè i rèndèsishèm se liberalizimi i vizave...

A e ka perllogaritur njeri, se sa leke kursen shqiptari nga heqja e vizave?

Per prinderit e mi pensioniste kjo do te thote te kursejne rreth 100 Euro/vit, dmth, eshte sikur u futet nje pension me shume ne shtepi (qe perkthehet edhe si me shume leke ne dispozion per ilace dhe halle te tjera).

A e ka perllogaritur njeri se sa leke i ikin shtetit shqiptar nga llogaria me heqjen e vizave: te gjitha leket qe shqiptari paguan neper zyrat e shtetit shqiptar per dokumentat qe i kerkohen per te marre vizen (ky lek i ngelet shqiptarit!).

A e ka perllogaritur njeri se sa e madhe eshte humbja per tregun lokal te ndermjetesave per marrje vize? (kjo perkthehet nje varesi me pak, dhe prape ca leke te kursyera per shqiptarin).

A e ka perllogaritur njeri se cfare perfitimesh ka sot Shqiperia, dhe cfare perfitimesh ka ne vazhdimesi ajo nga heqja e vizave?

Une jam e lumtur qe tani mundesia per te dale jashte Shqiperise eshte per te gjithe shqiptaret, pavaresisht shtresave nga vijne. Une jam e lumtur qe brezat e rinj shqiptar do kene fatin qe une nuk e pata: te levizin te lire pa iu dashur te kalojne neper kalvarin fyes, poshterues qe sjell me vete sistemi i vizave.

A e ke llaogaritur sa bonore do te mbetet shqiperia kur ky ligj te hyj ne fuqi?

A e ke llogaritur se sa tru do ti mebtet shqiperise kur ky ligj te hyj ne fuqi?

A e ke llogaritur kush do te mbetet ne shqiperi?

Po, e kam llogaritur. 3 milione.

Me seriozisht. Nuk diskutohet qe eshte lajm i mire por heqja perfundimtare varet nga keshilli i ministrave te KE i cili sipas te gjitha gjasave do te jete pozitiv. Por ky votimi per heqjen e vizave me le shije te keqe per dy arsye. E para, heqja e vizave u be nje vit me vonese. Vizat duhet te ishin hequr ne te njejten kohe me malazezet, serbet dhe ish-IRJM-sat. E dyta, vizat nuk u hoqen per Kosoven dhe nuk ka asgje te planifikuar ne kete drejtim.

Nga ana formale, nuk ka se si mos te leje shije te keqe predispozita e shumices ne pushtet per ti dhene ngjarjes karakter festiv te ekzagjeruar dhe reagimi foshnjarak i pakices qe do kundershtoj dhe do nxij cfaredolloj suksesi te shumices. Heqja e vizave per ne vendet Schengen i transfromon shqiptaret nga qytetare te dores se trete ne qytetare te dores se dyte. Ti japesh karakter festiv kesaj ngjarjeje eshte te jesh pa dinjitet. Te pengosh kete ngjarje eshte te jesh pa skrupuj fare.

Bravo Mati !

Naim logjika jote nuk hudhet poshte me nje te rame, pranohet parimisht.

Ne kete rast, duhet shikuar me syrin e realitetit historik.

Ne qoftese shtete te tjera nuk jane " metingizuar" sa Shqiperia, eshte se ato nuk kane jetuar izolimin tone.

Ish jugosllavia nuk ka pas problem te leviz, ajo qe i ndodhi serbeve erdhi si rredhim i ngjarjeve qe tronditen ballkanin, ndersa vendet e lindjes, kane levizur, pak a shume levizjen e lire e kane pasur sidomos midis vendeve ishkomuniste, ndersa Shqiperia e izoluar qe me 1949, nuk kemi pasur mundesi te vizitojme as tokat Shqiptare, si Kosova apo Mali zi e Çamerin.

Kishim humbur ndjenjen se jemi europ, kishim humbur dinjitetin, kujto pak artikujt e pes viteve me pare " Shqiperia Kolumbia e europes, vendi i korrupsionit, Tirana kryeqyteti me i korruptuar", periudhe ku as qe behej fjale se mund te hiqen vizat, se mund te levizim lirshem.

Kunder metingjeve jam, por ne jemi ne kerkim te liris, sepse kemi humbur sensin e saj, nuk njohim liri, nuk njohim dinjitet, e nje meting nuk transformon njeriun.

E rendesishme ajo qe shkruhej ne pasaporta ne kohe te mbretit, faqja e fundit, "respekto ligjet e shtetit prites, respekto flamurin e vendin tend , ruaj personalitetin tend, duke respektuar veten , respekton atdheun".

Nder te tjera vjen edhe ajo qe shkruan Selfi, sa perfitime ekonomike ka vendi, Shqiperia, individi ( kujdes, ai qe jeton ne Shqiperi, se tani na rriten ne shpenzimet, prti e qit) eshte shume domethense.

Per mu, me kryesorja eshte se shoket e ramizit nuk e kane dashur, sepse detyrimisht kjo dite hyn ne histori, si dita kur u mbyllen kufijt ne 1949, e keto nuk e donte krimineli alia, sepse helbete e zeza me te bardhe kane nje ndryshim qe e dallon edhe i verberi.

Nje kujtim  shkon sot  edhe per ato qe nuk paten fatin te levizin te lire, qe endrra e tyre u vra e mbeti  ne kufijt e Shqiperis.

E dyta, vizat nuk u hoqen per Kosoven dhe nuk ka asgje te planifikuar ne kete drejtim.

po kjo pune zgjidhet kollaj fare..  shteti Shqiptar, duhet ti pajisi te gjithe shqiptaret e Kosoves me pasaporta shqiptare.  pra ne nje fare menyre ata do te kene shtetesi te dyfishte.  ne kete menyre perfitojne edhe ata. ne nuk mund ti leme ata te vetmuar dhe njekohesisht te diskriminuar.

imagjinoni, serbet e Kosoves levizin lirshem,  se kane pasaporta te Republikes Serbe natyrisht,   ndersa shqiptaret e Kosaves, jo......

Pasaporta Shqiptare per Shqiptaret e Kosoves!!!!  Now!!!

 

Kete them edhe une, po kujt t'ia them? 

Belulmiri! Aher nuk do kishte me zgjedhje perfundimisht ne Shqiperi, por vetem  e vetem..................vjedhje

grava,  nuk te kuptova. ç'koqite pak po deshe...........

qe  kur mbaroi lufta ne  e tehu, jane mbajtur ne Kosove disa here zgjedhje (lokale e parlamentare).  por asnjehere nuk kemi degjuar per vjedhje votash, incidente, manipulime etj etj. shqiptaret e Kosoves, pupulli dhe politikanet atje kane deftuar dinjitet te larte. 

nuk eshte mire rezil-lleqet tona, tua hedhim atyre. ska arsye, them une.

Belul grava si lab tipik komunist qe eshte e ka hallin se po ju shtuan dhe nja 2.5 milion gege nenshtetasve Shqiptare, ne sistemin demokratik tosket e labet kane per ti thene mirupafshim pushtetit politik se mendon se te gjithe ata kane per te votuar per dike nga krahina e tyre.  Ne fakt kjo eshte arsyeja pse shume komuniste, kriptokomuniste e enveriste nuk e kane me shume nge bashkimin e Kosoves me Shqiperine apo bashkimin e gjithe trojeve etnike Shqiptare ne nje shtet, se ne mendjet e tyre mendojne se kane per t'u dominuar nga geget te cilet shpenzuan 50 vjete duke i shtypur e 20 te tjere duke i thirrur maloke e cecene.

Ky shqetesim qe parashtron jo vetem qe nuk eshte real por me teper eshte edhe i rrezikshem.

Fatmiresisht ne Shqiperi gjerat nuk shikohen kaq bardh e zi (veri/jug) sa e pershkruan ti. Qe dicka e tille te ekzistoje, duhet te kete si parakusht, bashkimin e Toskerise ne fuqi politike te perbashketa (explicitly). Por si e dime edhe vete ne realiteti eshte krejt ndryshe. Nje pjese e mire e Toskerise ka nje balance kur vjen tek idealet partiake, per me teper qe krahasimin midis shqiptareve te Kosoves dhe malesise te Shqiperise do te ta hedhin poshte shume njerez edhe ne Jug te vendit. Kete nuk e them per te ulur poshte ata qe vijne nga malesia e Shqiperise por thjesht per faktin se shqiptaret e Kosoves jane ballafaquar me nje realitet paksa me ndryshe nga ne dhe kane fituar eksperienca qe vleresohen shume si nga Tosket dhe nga Geget e Shqiperise.

Se fundmi, nese kjo teze eshte e vertete, shume flm qe na e the, pasi atehere Toskeria mund te kerkoje nje federate me vete ose shkeputje nese me te vertete gjerat jane ashtu si thua ti: Ne kundra Jush ose Ju kundra nesh.

Grava mund te jete nje person por ai nuk perfaqeson gjithe Toskerine. Pastaj c'fare do na thuash per ate pseudo-intelektualin Halil Matoshin e Kosoves qe s'do bashkimin? 

Ky shqetesim eshte mese real dhe po eshte mese i rrezikshem.  Njerez qe mendojne ashtu egzistojne dhe me bollek biles.  Keta jo vetem jane helmuar nga helmi 50 vjecar sllavokomunist tradhetar por vazhdojne te helmohen edhe sot e kesaj dite.  Hap syte rreth e rrotull ne peshk e shiko sa tartabiqe te vegjel ka qe kur i referohen gegeve (jashte apo brenda Republikes), s'dine gje te thone pervec malok e cecen.  Ke tartabiqe te tjere qe ironizojne me dialektin geg e arrijne te quajne shkrimtare te medhenj kombetare si Fishta, bejtexhinj te thjeshte.  Keta tartabiqe te rrezikshem antikombetare dhe krahinarist te semure nuk egzistojne vetem ne virtualitet, por edhe ne realitet.  Para nje jave isha ne nje koncert Shqiptar ku kishte ardhur nje kengetare nga Shqiperia dhe nje kengetar nga Kosova.  Shumica e njerezve aty ishin Shqiptare nga Kosova.  Hasa nje nga keta te sojit te tartabiqeve qe ironikisht me pyeti "ku jane Shqiptaret ketu?" Ne me te Shqiptare je i thashe.  Jo po keta s'jane Shqiptare tha.  Pse i thashe, se nuk kane pashaporte te RSH-se apo cfare.  Nuk me pergjigj dhe thjesht u largua.

Pedofila si Halil Matoshi jane po aq te rrezikshem sa keta qe permenda me siper.

Pse lodhesh ore baker! Ai vazhdon te mebetet ke ure me nje kembe e  Sheme Bozhekut.Asnjehere nuk ja ka keputur me  kot dhe me keq se kesaj radhe. Te kendoje me  poshte se i vine mente, i vine.Cilin pushtet kane labet sot more, qe do ta humbasin neser?E megjithate labet kane ditur  çkane bere..ne kohete veshtira e jo sot qe e dine mire cila eshte me e mira. 

  Une flas per zgjedhjet dhe mundesine per vjedhjet,  kurse ai i shkreti hala me vjedhjet..... qe sjellin  'zgjedhje'.Jemi shume larg........

Belul po ta spjegoj.Duke ju dhen pasaportat  shqiptare edhe kosovareve, do jene votimet vetem vjedhje. Jo se do tja u hedhim atyre, por do ti bejme si dime ti bejme veteneve duke  numuruar si dime edhe votat e atyre.nekaqe pake dhe  shife si  i kemi punet e.... numurimeve...!Nuk e beson keshtu? 

grava e kuptoj mire shqetesimin tend.  mund te ndodhi keshtu si thua ti,''nuk e ve dot doren ne zjarr''.

por megjithate, nese shqiptaret e Kosoves do te marrin pasaportat shqiptare dhe do te vinte puna te votimet  ne Shqiperi, mua me duket gje qe rregullohet. ceshtje teknike.  domethene, ne votimet parlamentare qe do te beheshin ne Shqiperi,  do te votojne vetem banoret (qytetaret) qe jetojne ne Shqiperi.  duke bere regjistrimet (listat) e nevojshme, behen te qarta pastaj.

 te te jap nje shembull.  eshte njesoj si ne zgjedhjet lokale.  cdo qytet ka listat e veta per qytetaret e vet.  pra nje qytetar qe eshte regjistruar si banues qytetar i Korces,  nuk mund te shkoje e votoje ne Tirane.  dhe kunderta natyrisht.  apo jo.

 

 

Ore nuk ka gje qe nuk rregullohet, por mendja  u punon si e si te vidhet.Potetregoj nje gjetedegjuar me veshet e mi nga nje personalitetilarte jo shume kohe me pare...Sapo u dha ideja per votim elektronik, u kerkua mendimi i disa specialisteve te  fushes se si mundet te perpunohej ne serverin perkates.Dhe kete pyetje nuk e kishte bere ndonje dosido, por.....eshte e frikshme dhe ta shkoshe nder mend, per ça i punon mendja njerit te cilit i duket se do rroje me shekuj kryevendi...JA PRA!

Dhe keshut do ti hiqen perseri vizat shqiperise smiley

Gje e madhe per te gjithe! smiley

Tani duhet me shume pune, me pak kohe e harxhuar neper kafene dhe ca kursime  sepse heqja e vizave eshte vetem "free movement" por jo "free travel"!   smiley

10 *

do zoti ju mban koha andej se sikur nuk ka lezet me dal me cader n'miting.
Shaka...ky eshte lajm sh. i mire; shpresoj se keshilli i ministrave thjesht do ratifikoje formalisht vendimin. Sa per punen e shpenzimeve, ajo eshte me i qa hallin kaloresit pse i varen kembet sepse secili e di vete xhepin e vet.

koha eshte yll

really a beautiful day

tamam per haber te mire

ndonese nuk ishte ndonje haber qe nuk pritej smiley

me breke neper kembe, por dihej qe do na votonin

Sa mire! smiley Hajt urime te gjitheve!

Me se fundi shqiptaret do te fillojne te harrojne poshterimet e ambasadave, rruget e dhive te maleve te Greqise, gomonet apo maunet si klandestine per ne Itali. Gezohem me shume per ata prinder qe me se fundi mbas shume vitesh kane mundesi te takojne femijet klandestine, gezohem per ata te semure qe te pakten kane nje mundesi me teper per te shpetuar nga korrupsioni i mjekesise tone...shpresoj qe ky hap te behet me dinjitet.

smiley po mire vec Ylli i shamunaqes i bokej keto kenget

p.s. ke harru dhe ne kujdesin e vecante smiley

Mezi po pres qe te shkoj dhe te leviz I LIRE ne Evrope. E kam menduar planin. Qe te nesermen kur te hiqen vizat, do shkoj si fillim nje xhiro ne Itali. Do leviz totalisht I LIRE neper autostrada del sole. Do pi I LIRE nje cocacola ne ndonje zgeq ne periferi te Romes. Do arrij komplet I LIRE ne Milano. Aty do verdallosem duke ngrene I LIRE nje grusht fara rrotull stadiumit Meaca ku po loz Milani. Po I LIRE do bredh duke pare vitrinat e ca dyqaneve qe me kane thene se jane firmato aty dhe do ua bej me sy ca shqiptareve te tjere qe kane ardhur atje para meje, komplet TE PALIRE. Pastaj, I LIRE sic do jem, do versulem per ne France. Po aty kam vetem nje qellim. Qe te shkoj te urinoj LIRSHEM prane Arc de Triomphe, ne shenje karshilleku kunder Sarkozise dhe sekretarit te jashtem francez Lulush, qe desi te na vendose kushte ne shqiptareve. Radhen do ta kete Gjermania. Do kapercej I LIRE vijen e fortifikuar Mazhino dhe do mberrij ne Baden Baden. Aty, fare LIRISHT do hypi ne tren. Do vij verdalle neper vagona I LIRE qe te mos me kapi fatorinoja se s'do kem bilete. Do ha nje sanduic, I LIRE ne afersi te kufirit hollandez dhe me ne fund do futem ne token e endrrave. Do arrij ne Amsterdamin tim. Aty, duke ecur me nxitim, I LIRE dhe krejt shpengueshem midis njerezve qe do habiten "cne ky kaq i lire", do t'i drejtohem lagjes me drita te kuqe, do gjej zocken me te pare flamande, dhe absolutisht I LIRE sic jam, do realizoj qellimin e kesaj vizite kortezie si dhe finalen e nje endrre shekullore te gjithe meshkujve shqiptare me djerse acide dhe stres te akumuluar neper qindra e qindra vite qe nga koha e Skenderbeut. Boys, u know what I mean smiley

Rrofte ribelarizilimi - aposidreqinquhet - i vizave.

Shume mire do beke. Nese te bie rruga ketej na lajmero te te japim nje kafe. Te Lire edhe ate, merret vesh.

 Mua do te me pelqente te degjoja variantin femeror te ketij Magical Mystery Tour ne Europe te dhene nga nje vajze shqiptare, p.sh. Tropizma. smiley

Hmmm, femrat i kane pas bere keto edhe me perpara kam pershtypjen. Meshkujt na kishin mbetur pak si mbrapa. Por edhe keta, ja!, po ftillohen me sa duket smiley .

S'e prisja prej teje.

Pse valle? smiley Une te ftova edhe per kafe. Me preve krahet.

Pse, kafen me flatra e beni ju aty ne Itali?

Ne nje kafe ju ofruam dhe ju na u zhgenjyet, pastaj ju thame se qeme pikelluar dhe ju na kerkoni kafe me flatra. Gjer kur keshtu? C'ju kemi bere valle qe na trajtoni kesisoj? Vizat nuk jua dhame neve. As ne Amsterdam s'kemi ndermend te udhetojme se afermi, por edhe sikur, assesi konkurrence nuk do t'ju bejme.

Meqe dites i mjafton pikellimi i vet, themi edhe se asaj duhet po ashtu t'i mjaftoje gezimi i vet.

 Shumë humoristik dhe ke shumë të drejtë, vetëm se :

1. lagjja e kuqe e amsterdamit është mbyllur.

2. vizat janë një mjet poshtërimi dhe përfitimi, kështu që heqja e tyre është thjeshtë një gjest normal, por që quhet i rëndësishëm pasi popullit  i ka ardhë shpirti në majë të hundës nëpër ambasada.

3. por ti je gazmor dhe realist, s'ta mohoj dot.

Lagjja e kuqe e Amsterdamit nuk eshte mbyllur. Deri para 4 ditesh aty ishte akoma smiley

Lajm i mire. Mezi po pres dhjetorin. Megjithate jam pesimist. Pas heqjes se vizave shume njerez do emigrojne nga Shqiperia dhe neper mediat evropiane do fillojne perseri sharjet dhe fyerjet per Shqiperine dhe shqiptaret. E pashe me syte e mi kesaj rradhe me heqjen e vizave ndaj Kroacise. Perdite kishte 3-4 qe donin te shkonin "me pushime" ne Kroaci per tu hedhur ne Itali. Midis tyre dhe te liruar nga burgu (kuptohet pas nje pagese te majme). Shume prej tyre kishin disa pasaporta me emra te ndryshem sapo merrnin nje vule mospranimi ne kufirin kroat apo malazez(e cila mu duk akoma me cudi sepse nuk e di se si e kishin zgjidhur punen e gishtave dhe te dhenave te tjera - vetem nese dhe keto ishin manipuluar). Le te shpresojme se cdo gje do shkoje mire.

 Eh, Dite me Fat sot. Jam vertet i lumtur qe shqiptaret nuk do te trajtohen me si qen karantine, po do te kene te drejte te levizin te lire ne nje bote qe u takon te gjitheve.  Me vjen mire qe mori me ne fund kuptim gjaku i gjithe te vrareve si kafshe ne kufi ne tentativa arratisje, endrrat e mijera te tjereve qe donin te iknin po nuk kishin se si dhe ndjeheshin te mbyllur si ne nje kamp perqendrimi, ne nje vend ku deri ne vitin 1990 nuk kishim as Pasaporta, por vetem Leter Njoftime.

Sot mori kuptim edhe kalimi i mureve te ambasadave 20 vjet me pare, perpjekjet e emigranteve te pare per te dale jashte vendit ne cdo menyre, vuajtjet e tyre kur shpesh nuk mund te ktheheshin as per te varrosur prinderit, pleqte qe nuk shkonin dot te takonin nipat e mbesat, e te dashurit njeri-tjetrin.

E shof qe po behem patetik, por jam vertet i gezuar dhe them se kjo ngjarje vjen direkt pas asaj te Pavaresise. Ne 1912 u krijua Shqiperia, ne 2010 Shqiperia u zmadhua dhe u be sa gjithe Europa.

Gezuar te gjitheve.

 Bie dakord me te gjitha cke thene. Vetem se me duket se kjo e vizave eshte edhe perpara pavaresise nga rendesia.

 Romak, ne fillim duhet te kesh nje gje qe ta varesh. Pastaj e var, nuk e var eshte pune qejfi. Ate gjone ne e beme ne 28 Nentor 1912.

Urime gjithe popllit shqiptar kudo si ndodhet..

Do na mungojne ato rradhet e gjata dhe romantike para ambasadave si vende socializimi..por me ne fund ja arritem kesaj dite kur do shkojme te lire per te blere rroba firmato neper butiqet e evropit..

Ska problem s'na prishet gjiza,

te na japin edhe viza

Hajde urime dhe festoni

do zoti keni pare te udhetoni......

Si perfundim, vizat u hoqen atere kur nevoja e shqiptarit per te vajtur ne evrope i afrohej zerros.

Per hajer atyre pak emigranteve qe kane ngel akoma pa dokumenta. Te tjeret e dine vete se sa i mban xhepi. Viza per ta ka qen lidhur kerthizisht me xhepin.

true chene,

but still its an option that now is avaliable

before it was not

nuk kane qene issue leket gjithnji

nganjhere njeriu ka ndonje hall qe andej e zgjidh me kollaj, por vetem ideja e vuajtjes dhe voneses qe te shkakton aplikimi per vize te ben te heqesh dore dhe te gjesh zgjidhje alternative ne shqiperi

mos flas pastaj qe ka sherbime dhe mallra qe andej jane me lire. Selaniku eshte nje vrap pele, ku korcari mbase ja vlen te beje pazarin e pashkes apo krishtlindjeve. Mos llogarit pastaj sa low cost fluturojne per qytete te ndryshme italiane, e ku sdo kesh pse te mungosh ke dasma e ndonje te afermi tend per aq leke. Apo kalvari i spitaleve tona private dhe shteterore mund te zevendesohet me nje kursim te vogel ne ca shpenzime, por me nje pale analiza te hajrit ne austri psh. E po kshu sa e sa udhetime pune jane anulluar , ose kane shkuar persona te papershtatshem sepse ata te pershtatshmit skishin vize etj etj

nejse tuj pa tuj ba

 

Tmur vesht, dhe te aprovoj! ulu, 10! smiley

icik i iritum dije, se sa lexova dhe ate artikllen e Sokol Shametit. Edhe ai i aprovum eshte. Sdi robi kujt ti vej faj, plerave apo vetes.. Nese ja ve fajin plerave, automatikisht ku e rendit veten?

 

Si the? S'kane nevoje te shkojne ne Evrope?

Po te permend vetem ata 1 milione shqiptare qe jane ne Itali e Greqi, dhe qe sigurisht kane familjare mbrapa qe deri tani kane hequr te zite e ullirit per te vizituar te afermit e tyre...

Nje Vize ti Nje Vize une, keshtu fati e do ket pune

ose:

nje vize une, e nje vize ti,

Shqiperi qe s'ke pleqeri.

Po ti miratoje BE-ja ka per te thone se merita ishte teresisht e tija. Po te mos i miratoje, ka per te thone se ket te keqe ja boni opozita dhe sigurisht kreu aktual i saj Edvin Rama.

Po Rama si ka mundesi qe perfundoi ne kete pozite?

Mo po mire maloku ate pune ka, po ky maloku tjeter si do ja beje tani se e gjithe strategjia e tij politike eshte "neve jemi e keqja me e vogel" ose "ne i bejme gjerat me mire se Berisha"?  Biles para ca kohesh para se te arrinte tek "LARGOHU! Shqiperia kerkon: TRANSPARENCE DREJTESI ZHVILLIM" kishte moton " "Hap kutitë, Liro vizat, Çliro ekonominë".  Si do ja beje tani qe vizat po lirohen?  Mbas protestave te tetorit, nentorit, prill-majit grevo uritese a ka per ti ardhur njeri nga mbrapa me?  I kane mbetur para me financiereve te tij per te paguar protestuesit?  C'na thua ti qe je berberi i tij personal, se ti duhet ti dish keto gjera.

Urime, te shpresojme ratifikimi eshte vetem nje formalitet. Te tjerat secili i di vete.

Ububuja, ca na bone. Kush rri tani e pret gjithe robte nga shqiperia per visite.

Une qe sot figuroj ne numeratorin telefonik SDF "MISSING IN ACTION" dhe me adrese te fundit Rruga e trenit, pall 1, shkalla 1, app 1.

Pse shqetesohesh? Me sa di une, UK & Ireland s'jane pjese e Shengenit, duhet vize britanike ose irlandeze...qe prape merret ne amb.britanike.

Ne rregull je, mos u tremb. smiley

Pa merak se jemi safe na këtij krahu.Na i marrin të keqen nuk na arrijnë do smiley

Ratifikimi eshte vertet nje formalitet, Krisida.Duhen 2/3 e shteteve te votojne pro pra 18-19 shtete.Te gjitha shtetet kane thene po pervec Frances qe nuk ka thene Jo por ngurron.Pra kemi te pakten 26 vota te sigurta nga 27 shtete.Ne 9 nentor behet ratifikimi dhe duhen 20 dite qe te hyje ne fuqi.Pra ne fillim te dhjetorin shqiptaret hyjna pa viza ne BE.

Urime shqiptareve per kete fitore historike!

Urime dhe qeverise per plotesimin e kushteve qe mundesuan kete vendim!

Nje havale me pak per popullin.  Urime shqiptareve. 

Sa zgjat festa qe pastaj te levizet lirisht ne zgjidhje problemesh te tjera?

ne s'kena maru hala festen e tunelit, ti po pyske kur maro festa e vizave! smiley

Po jo mo se tuneli u hap, e u mbyll, e u inagurua nja 6 here.  Dmth, ishte e jystifikume smiley

Tani qe po e mendoj xhanem, ka vend per shume festa.  Sot nje, shenim ne cdo fletore dy, kur te shenohet ne te gjitha, kur te lihet data.  Feste qenka deri m'fund viti.  Hallall popullit pra.

E mire, mbase del rakija a pija nga 2011 edhe te levizet ne drejtim te brendshem them smiley.

Shoku, po pat mundesi mos publikoni me harta ku Kosova paraqitet si pjese e Serbise. Na u deshen 100 vjet qe t'i perzinim serbet, dhe keto lapsuse jane te papranueshme.

Na fal goldie!

E kisha me Shengenin dhe nuk e shikova kaq imet! Do te jem me i vemendshem heren tjeter! Promise!

Jam shume, shume, shume i lumtur! Faleminderit Zot qe me se fundi hodhe kete mur te perbindshem qe kishte vite qe po torturonte shqiptaret. Nje mur qe u vu jo per faj te tyre, por per faj te teveqeleve qe kishim ne krye. Nje mur qe ra ne toke vetem fal vullnetit Tend!

Po ti, erdhe kesaj ane te provosh qejfin e ikjes pa vize? smiley

U entuziasmuan dhe komentet smiley

Nuk e ke idene sa me ka entuziazmuar ky lajm Iris. Nuk kam patur ndonjehere probleme me vizat e megjithate ndihem kaq i lumtur. Me se fundi jemi te barabarte me te tjeret Iris. Nuk jemi me delet e zeza te Europes. Le te shkojne shqiptaret e te hapin syte me bukurite e arritjet e pjeses se zhvilluar te Europes. Le te shkojne biznesmenet e punetoret qe te krijojnr lidhje e bashkepunime. Kemi ende shume pune perpara. Ceshtja e heqjes se vizave eshte vetem nje aspekt. Tani mbi te gjitha duhet te luftojme qe klasa jone drejtuese te mos jete me nje klase drejtuese teveqelesh, por te pakten mediokre. Me fal per gjithe kete patos, por uhhh... jam shuuume i lumtur sot. Me se fundi ky vendi im i vogel prej vetem 28000 kmk m'u duk i pafund. Nuk ka me klaustrofobi. Jemi pjese e Europes! Komunizmi ra sot, edhe pse komunisti i fundit eshte ende kryetar i qeverise. smiley

Waw, misherimi i optimizmit!

Ols,

me fal qe do te ta pres pak entuziazmin: Shqiptari do jete prape dele e zeze. Paragjykimet duan vite/shekuj te zhduken.

Heqja e vizave krijon lehtesira levizjeje, jane permendur nder komente shume nga keto. POR! Kjo nuk do te thote qe shqiptari ka te njejtat shanse si me nje spanjoll, psh, kur te ndodhet ne zonen e Shengenit. Kur te kerkosh nje apartament dhe do u thuash qe je shqiptar, prape do te te mbyllen dyert (nje miku im, Prof. me titull, i ftuar nga nje institucion shume i njohur, eshte duke e perjetuar kete ne kete moment qe po flasim, dhe ky nuk ka pasur problem me vizat, sepse ambasadat kane krijuar vitet e fundit lehtesira per kete kategori).

Nese do kerkosh pune ne zonen e Shengenit nuk ke per ta pasur me te lehte se tani: e vetmja lehtesi do te jete qe nese te ftojne per nje interviste mund te shkosh pa probleme vizash - por, ne EU kane kontigjente per te huajt, dhe keto kontigjente favorizojne se pari vete vendet anetare te EU/Shengen. Dmth, per ceshtje te rendesishme si punesimi, vizat nuk do zgjidhin asgje. Dhe mos harrojme, shqiptaret kane shume pak per t'i afruar tregut te punes se EU !

Pas nje shetitje te shkurter ne "boten e lire", njerezit do kthehen andej nga kane ardhur: Esell. 

 

Nje pietje kam une. Po bullgari me rumunin do na i heqin vizat, mqs nuk jane akoma ne Schengen? Po kroati me serbin do na i heqin vizat ne menyre te pakufizuar?

Jo "meting" qe duhet bere per te festuar kete votim te PE, por mundesisht te hyje ne kalendarin e festave kombetare kjo dite dhe "metingu" te shoqerohet me gjuajte topash. Ciniket dhe te paudhet, ziliqaret dhe enveristat, nacional-komunistet dhe fashistet, te deshperohen, te tjeret le te gezohen. Nuk do te kete me rradhe ambasadash, fyerje te huajsh, mall per te afermit, gezime apo hidherime qe njerezit nuk mund te jene te pranishem per shkak se nuk levizin dot te lire. Do te harrohen skafet dhe Otrantoja, kalimi nga mali per ne Greqi etj. Tani shqiptaret levizin lirshem ne Europe me pasaporten qe ka ne krye Republic of Albania, dinjitet me te madh nuk ka. Nuk do te shesin edhe shpirtin per te marre nje cope pasaporte apo nje dokument leje udhetimi te nje shteti te huaj. Te rinjte do te levizin lirshem dhe do te kene shume here me teper mundesi shkollimi ne perendim. Tani ne Europe nuk do te levizin vetem ata me para apo politikanet, por gjithe qytetaret. Do te jete nje proces normal qe do te kete edhe ndikimin e vete ne shoqerine shqiptare. Shqiptaret historikisht kane levizur te lire ne vendet e tjera. Qe ne kohen e Perandorise Osmane me nje cope leter i binin botes rrotull, ne kohen e Zogut gjithashtu leviznin lirshem, erdhi periudha e zeze komuniste dhe shqiptaret u rrethuan me tela me gjemba. U futen ne nje kamp te madh perqendrimi. Sot po dalin nga ky kamp.

thuji te heqin ato kuotat minimale per viza pune per shqiptaret ne evrope....

kto vizat 'e lirise' sikur s'po na i ndalonte njeri keto kohet e fundit

Po si nuk mesut ju te PD-se qe leveret e palame te shpise nuk qiten sy e faqeve te miletit (don't wash your dirty laundry in public).

Po si more te festojme? Te lejm kokrren e namit? Menoni si do e perceptojne europianet qe do na shohin neper TV t'u festu. Eshte njesoj si te festosh masi te kesh prit 5 ore mas deres se komshiut, dhe masi ai te te kete pa 200 here nga syni magjik, mo ne fund te vendosi me te hap deren.

Pak me shume dinjitet o njerez, se ju kane err syte inotet e vogla me njoni-tjetrin.

Ditet e fundit dinjiteti eshte anti-kombetar..

partia mbi kombin or taj

Asnjeri thote qe te bejme miting,por gjithashtu asnje nuk ka te drejte qe tu thote shqiptareve,ndihuni te deshperuar.Tek e fundit edhe njerezit me dinjitet festojne apo ndohen te gezuar apo jo?

Sot eshte dite e mire per Shqiperine!Kaq mjafton!Festime publike?Nuk besoj te kete,por edhe serbet dhe malazezet e festuan publikisht vjet tere naten, heqjen e vizave ne mes te Beogradit dhe Podgorices.Bile dhe nisen nje avion ne 12 te nates plot me serbe dhe me Vuk Jeremicin per te kaluar kufirin e BE-se.Nuk u tha njeri gje nga Evropi.

 

shko ngushelloje Ramen qe vizat po hiqen. Bile ju nese keni deshire mund ta shpallni dite zie te te gjithe socialisteve dhe komunisteve. Medemek zi per te ruajtuar dinjitetin. Edhe Enver Hoxha kur mbylli kufijte per dinjitetin e vendit e beri. Propaganden nuk e keni ndryshuar fare megjithse kohet ndryshojne. Dinjitet eshte te te respektohet pasaporta, qytetaria, jo izolimi.

Te festojme ashtu sic bene Bullgaria dhe Rumania me 1 janar kur u bene pjese e Bashkimit Europian. Dhe nuk lane kokrren e namit!

Ka te drejte bulua me siper kur thote se "Qe ne kohen e Perandorise Osmane me nje cope leter i binin botes rrotull, ne kohen e Zogut gjithashtu leviznin lirshem"

Mbahen me nam fshataret e Yzberishtit dhe te Vaqarrit  per guidat turistike te Evropes.

Rama: Falenderoj socialisten Fajon.
 

ksaj i thone: m'lej pa buke o Zot vec mos ma hiq ironine

Mire e ke bredha, kur Rama drejton nje parti me rrenje anti-revizionist marksist leniniste vete e fut veten ne nje thes me social demokratet europiane...

Heqja e vizave do t'ju vijne me shume ne ndihme atyre qe sot se kan problem te marrin nje vize si p.sh. njerezve me pushtet, biznesmena apo thjesht te pasur. Per keta kategori njerezish heqja e vizave do jete me fitimprurese.

Ndersa per shumicen dermuse qe mashtrohet cdo dite nga mediat karagjoze shqiptare do te kete shume pak ose aspak ndryshim. 

Te marrim kategorin e njerezve qe duan te takojne njerezit qe kane jashte. Shumica derrmuse e ilegaleve dhe me dhjetra vite pa pare te afermit jane ne USA, Kanada apo Britani. Per keto vende vizat ngelen dhe asgje nuk ndryshon!! Jane shume pak njerez ne Shengen qe jane ne te zeze, edhe ata qe jane kalojne nje jete aq mizerje sa mezi mbajne veten jo me te dergojne pare per te sjelle te shtepise per vizite. Mos te harrojme se heqja e vizave ka edhe "kushte" te vogla qe duhen plotesuar si ; sasia e eurove qe  ke me vete, bileten vajtje-arrdhje, pronotim hoteli apo garanci te dhene nga te afermit per qendrimin tend, siguracion per shendetin etj. Perseri nje Polic i huaj ne aeroport apo port ka te drejte te te refuzoje hyrjen pa te dhene shjegime!!

Te marrim kategorine e njerezve per mjekim. Nje vizite e thjeshte tek mjeku ne Evrope kushton shume shtrenjte, aq shtrenjte saqe shume pak njerez ne Shqiperi do ta perballonin me lehtesi. Lere me te flasim per operacione qe nuk mund te kryhen ne Shqiperi qe kerkojne ekspertize me vete. Mjekim falas nuk ka!

Nese shkel afatet e vizes debohesh automatikisht nga Evropa 5 vjet me duket. Shumica e njerezve qe mendojne se mund te punojne (edhe ne te zeze) ne Evrope eshte e pamundur, pasi thjesht mungon jo vetem tregu i punes por edhe kerkesa per puntore ilegale.

Kam pershtypjen se qellimisht po krijohet nje tymnaje rreth heqjes se vizave, e cila jo vetem do te zhgenjej shume shqiptare por edhe mund te demtoje me teper se kur ishim me viza.

une s'kam degjuar te kete pasur njeri probleme madhore me marrjen e vizave per ne evrope....

ene i her o per situaten  - ca behet per vizat e punes, punesimi sezonal etj etj. Ato jane te rendesishme - keto te tjerat jan pordh me rigon

"Heqja e vizave do t'ju vijne me shume ne ndihme atyre qe sot se kan problem te marrin nje vize" Me fal po ti nuk sheh ndonje problem me kete pohimin me lart, hic? Ndonje kontradikte logjike? Nejse, mos e merr sikur po te kerkoj llogari - thjesht nje konstatim.

O ti Permetar, dikush qe se kishte problem te merrte vize si njeri i politikes apo i biznesit paguante ( se kishte problem hic) 30-50 euro per vizen ( apo edhe me shume nese kerkohej) edhe e merrte vizen. Pra kemi koston monetare ketu. Por, kursimi me i madh vjen nga koha! Keta njerez sot jo vetem qe s'paguajne me, por as nuk presin me!

Ndersa robte e thjeshte si studenta apo njerezit ne hall  do futen ne borxhe ( per te plotesuar garancine)  por edhe mund te humbasin kohe nese policit te Shengenit nuk i mbushet kacolja qe ti ke te drejte te udhetosh i lire.

Liqen, te siguroj une qe ata qe perfitojne me shume nga ky ligj do te jene pikerisht studentet, pensionistet, dhe gjithe te tjeret me pak te ardhura. Ndersa parate qe kane shpenzuar ata biznesmenet per viza (dhe jo politikanet, se ata nuk e kane fut ndonjehere doren ne xhep per viza - mos u ngaterro kot me ta) kane qene si nje qime floku per ta: as u hynte ne sy ai shpenzim fare. Pra, ky ligji i ri sa u kursen atyre parate e "kafes" - asgje me shume.

 Shumica derrmuse e ilegaleve dhe me dhjetra vite pa pare te afermit jane ne USA, Kanada apo Britani.

Cfare je duke thene ketu? Pavaresisht se jane ilegale apo legale emigrantet, familjet e tyre nuk mund ti vizitonin deri tani pa marre vize.  Shumica e derrmuese e emigranteve Shqiptare post 1990 gjenden ne Europe dhe me sakte ne Itali dhe Greqi (plot nje milion).

Ore ju  fansat e Sules me flamure Ameriqane dhe Anglez nuk ju kuptoj pse gezoni dhe beni feste? Ju se bashku me mua mut ishim per kete pune dhe prape mut jemi.. Kjo puna e vizave s'ka fare lidhje me ne.

Thuaj ketyre vendeve te NATO-s USA & UK te tregojne nje cik solidaritet se jemi edhe ne nje organizate..

O shoku hajdar, kur nuk ke ca te thuash mos thuaj gje fare ne vend qe ti etiketosh njerzit fans te Sules apo fans te Mules se une s'jam fans i asnje politikan-matrapazi Shqiptar.  Mua me duket absurditet qe edhe dicka pozitive si kjo, ti mundoesh ta ngjyrosh me boje negative kur aty nuk ka asgje te keq.  A eshte per t'u festuar me festa e mitingje? Jo.  A eshte dicka per t'u gezuar? Absolutisht po.  Gezohem per bashkekombasit e mi qe do kene mundesine te udhetojne lirshem per cfare do lloj arsye.  Gezohem per nje plak te vjeter e te vuajtur (mik familjar) qe donte te vizitonte vajzen e tij ne France vitin e kaluar dhe nuk ju dha viza nga ambasada Franceze.  Cdo njeri qe mundohet te gjeje dicka te keqe nga kjo gje me duket se eshte verbuar nga politizimi ekstrem i vetes se tyre.

 

Nuk e di si eshte situata jote, por une per vete jam qytetar Amerikan dhe mund te udhetoj pothuajse kudo ne bote pa vize.

 

Mbaj mend qe rradhat tek ambasada greke dhe italiane ishte e gjate si rradhat e komunizmit.Tani ajo rradhe do te zhduket.Ku e sheh ti te keqen ketu?Ata qe kane pare nuk kishin nevoje te mbanin rradhe pasi kishin pasaporta sherbimi.

Garanci hoteli?Shko ne hotels.com dhe beje nje prenontim dhe ne fudn anolloje kur te kesh hyre po te duash te flesh tek kusherinjte.

Sado qe ta ulni kete fitore juve te Rames perseri shqiptaret e thjeshte e dijne qe eshte dicka ne dobi te tyre.

Ata ne SHBA dhe Kanada e kane zgjidhur hallin me kohe pasi jane me dokumenta dhe bejne bashkim familiar dhe keshtu qe nuk kane nevoje shume per vizat.Te vetmit qe mbeten pa perfituar do te jene ata qe duan te shkojne ne Angli.

lere fare..

Amerika dhe NATO bombardon serbinë - çliron Kosovën; Kosova bëhet shtet; Shqipëria bëhet anëtare e NATOs; superstrada lidh Prishtinën me Tiranën; shqiptarët udhëtojnë pa viza në gjithë Europën; iPhone dhe internet deri në malet e Tropojës smiley ...

Zot ruana mendt e kokës!

Solo,

Amon mer, terhiqja freret bulit se shif cer thote:"Ciniket dhe te paudhet, ziliqaret dhe enveristat, nacional-komunistet dhe fashistet, te deshperohen, te tjeret le te gezohen."

Pra po thote qe i vetmi qe sduhet te gezohet eshte Sali Berisha.

Ne nota me serioze, Ky ishte nje borxh qe na kish Evropa dhe bile duhet te vinte me nje note ndjese.

sa shume jane gezuar keta shqiptaret e amerikes mer daj... kaq veshtire qenka me heq naj vize ne amerike?

une nje gje s kuptoj, si ka mundsi qe evropa (e shkerdhyeme, sic thote pater gjergj fishta), ia hoqi vizat vetem ne fund fare kombit te saj me te lashte (qe jemi ne?)

si dhe, pse na i hoqi njesoj neve dhe bosnjes? a ka lidhje kjo me ndeshjen e neserme shqiperi - bosnje?

o sa mire me qene shqiptar oe oe

shqiperi etnike

bollano, bollano, e di vete ti...

 Jane harxhuar te tera epitetet e superlativat e tipit 'dite historike...mirrakell of frridom...dita e dinjitetit..etj etj

Po kur te hyjme ne BE cfare do thuhet?

kur te hyjme ne BE eshte "jeta funit fare", BE-ja eshte "nona e muhabetit"

kto pabuksat e amerikes gezohen per naj rob te vetin qe nuk do rrije tu fjet jashte te dera e ambasades per nji vize po juve te Shqypnise pse ju ka zbrit gjaku n'fund t'komve kshu?

E megjithate disa peshqve ketu une nuk i kisha lene te canin rrjeten. Ske ci ben qe ca e kane care rrjeten me kohe e sot kane dhe internet. smiley

 Haha. Si dikur qe thoshin partia eshte nena e te tera nenave atere do thone qe futja ne BE eshte dita me historike e tere diteve historike. Shume mire se do na behen nja 10 dite pushime nga keto festat e reja ne kalendar.

un jom gzu, se deri tashi deri ne ndroq kom qen daja, tani do iki icik me anej. nuk e disha qe u gzokan me shume cunat e xhajes qe kom ne amerike qe une s do flej mo te ambasada sic kom flejt deri dje...

 

puna eshte se po tu ftofshe ti n'tajar aty jashte, nanjoni prej atyne do e kish zafmet me t'ardh me t'pa. Tani qe kjo mundsi u eleminu, kan nji arsy me pak me u bo marak

Ambasadat e huaja perfitonin afersisht rrethe 30 milion $ ne vit nga aplikimet e shqipetareve .

PO tani sa do fitoje Europa nga levizja jone tek ta ?

Kush mund te ma sqaroje  si do levizim ?

Ato 90 dite ne vit si jane te shperndara ?

Mjafton pashaporta pri bileten dhe verdhoooo ??

 

Ja e thyva rregullin sa kohe marr Espulso ?

Per thyerjen e rregullave nga mosdija apo papapergjegjshmeria denimi eshte  me 5 vjet mosshkelje ne vendet Shengen...

A duhen garanci  monetare a ku di une , do na kerkohet gje ne aeroporte ose dogana dmth ?

Edhe po edhe jo, varet...mire eshte jo me shume se 2-3 mije Euro cash... Debit/Credit Card duhet ta mbani me vete vazhdimisht, pavaresisht depozites ne te.

ate thuj, se late leshte neper qoka te kushurijte. tani kushurini i ftof te vjen ke shpia dhe te pjerdh aty ...

 

O evrope

o evrope

deri dje

ke qen si lope

                sa mir bone

                qe na dhe

                mundesi

                 per viza ne

                               deri dje

                               jemi lodh shume

                               neper det

                               e neper lume

                                                po tashi

                                                qe erdhi viza

                                                do na haje

                                                 mune kriza

                                                                falimnerit

                                                                o sali

                                                                se pa ty

                                                                nuk mund te rri

                                                                                 falimnerit

                                                                                 o evrop

                                                                                 tani nuk

                                                                                 je mo si lope

                                                                 kur merzitem

                                                                 ne shqipri

                                                                 e mor vizen

                                                                 vij te ti

                                               te ky ven

                                               sun rrihet mo

                                               rrofsh evrop

                                               qe na prano

                             s do me dali

                             kurre frika

                             pa heq vizen

                             amerika

               dhe mos shikoni

               kisha e xhamia

               feja e shqyptarit

               asht shqyptaria

ne borbardhen

e duam shum

nat per nat

e veme ne gjum

 Kjo poezi

e bukur shume

vjen e perdredhur

mu si noi gjarper qe e ka shtyp makina ne rruge qe te shtypte nje makine jarabi ty megjithe mua qe e lexova kete poezi.*

*Me fal po rima e vargut te pare me te katertin me doli krejt pa dashje ne fund. smiley

u ke moskeqkuptu daje; ti po folshe per kushurinjt n'amerike, jo ata n'evrop. Per kto te amerikes, zamet e ke po mbaji pordhet dhe per ca kohe

eee, domethene kto te amerikes e paskan hudh lumin, tani gezohen vetem per narcizizem te paster, qe te dalin edhe te shkathet edhe shpirtgjere.... shef tina

nejse daje, kjo poezia m'pelqeu, jo prej rimes ose ndertimit zig-zag sesa prej mesazhit. Mgjte, duhet t'jesh i ndergjegjshem qe matit nuk ja fut dot

me vjen keq, nga ty nuk e prisja kete... ti e di qe arti eshte subjektiv, mati i pelqen atyre qe gjejne veten te mati, une i pelqej atyre qe gjejne veten te une. bota nuk eshte gare, une dhe mati jemi te pabashkematshem.

Une s'kam ardhur kurre te te detyroj te me lexosh, pse me imponon mua shijet e tua?

smiley

bejtexhinjt kane pas bo tradicionalisht gare...tani ne fare bejte kto nuk jane se nuk du me ju ul vlerat si poet mgjte, fakti qe nuk do me u mat me matin ne ket 'lem' te artit m'le me kuptu qe je dorzu para artit te mirfillte. Matoo, nji poezi per heqjen e vizave t'lutmi shum'!

Te shkruash poezi,

Nuk do te thote se je bejtexhi,

Poezia nuk eshte dicka qe e ke ne xhep,

Qe te shkruash duhet te keshe pak talent,

Per te gjithe krijuesit kam respekt.

Per vizat duhet te gezohemi te gjithe,

50 vjet vuajten Shqiptaret ne izolim. 

 

   Fundi i rropatjeve për shqiptarëtTIRANË- Kryecocialisti Rama në një deklaratë për shtyp përshëndeti vendimin e Parlamentit Europian për të liberalizuar vizat për Shqipërinë dhe Bosnjen. Vendimi i PE për të përmbysur murin e vizave, sipas kreut të PS, i jep fund rropatjes së shqiptarëve.

“Kjo është padyshim një ditë e bukur për Shqipërinë dhe një ditë e rrallë për kënaqësinë që u sjell qytetarëve shqiptarë në këto kohë të vështira.
Vota e Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave hap dyert e Europës për çdo qytetar të këtij vendi dhe lajmëron fundin e peripecive njëzetvjeçare të shqiptarëve për një leje lëvizjeje në Europë të quajtur vizë; fundin e rropatjeve të njerëzve të thjeshtë të këtij vendi nëpër gjithfarë radhash para ambasadave e konsullatave të Bashkimit Europian për një liri e të drejtë që hyn në liritë e të drejtat themelore të njeriut; fundin e arratisjeve nga atdheu duke kapërcyer ilegalisht kufijtë nga toka e nga uji qoftë edhe për të vizituar në spital vëllanë emigrant në dhe të huaj....”, - deklaroi Rama.

Sipas kreut të selisë rozë, liberalizimi i vizave u bë i mundur falë raportit të shkëlqyet të eurodeputetes socialiste Tanja Fajon, për të cilën ka shprehur mirënjohje të vecantë, ndërsa ka shtuar se politika, nuk ka bërë gjë tjetër vecse e ka vonuar këtë ditë për shqiptarët.

“Dua të falënderoj përzemërsisht në emër të opozitës shqiptare të gjithë ata miq e partnerë që ndihmuan për realizimin e kësaj dëshire të hershme duke vënë në vend një të drejtë të munguar pafundësisht për qytetarët e këtij vendi. S’besoj se është e tepërt të falënderoj veças socialisten europiane Tanja Fajon, e cila e kreu me pasion e zotësi detyrën e saj duke dëshmuar në çdo hap kurajo e vullnet për të thënë të vërtetën e madhe se liberalizimi i vizave është një liri dhe e drejtë që Europa u’a jep shqiptarëve pa dallim”,- tha ndër të tjera Rama.

Ndërsa në lidhje me komentet që bëri kryeminstri shqiptar, pasi PE votoi pro liberalizmit, kryesocialisti u shpreh se nuk ka asnjë koment, pasi sot respekton vendimin për shqiptarët.

"Sa për paradën e kryeministrit sot nuk dëshiroj të bëj asnjë koment në respekt të shqiptarëve pa dallim bindjesh e përkatësish politike, të cilët janë mjaftueshmërisht të mençur e të rrahur me vajin e me uthullën e këtyre njëzet vjetëve sa ta kuptojnë vetë se lëvizja e tyre e lirë është një projekt europian dhe një vullnet europian dhe se çdo rrahje gjoksi para ekraneve këtu në Tiranë për përfshirjen e Shqipërisë në hartën e Europës pa viza është thjesht qesharake. Sidomos pas kaq shumë vitesh vonesë e mbetjesh vjeshtë pas vjeshte në klasë jo për faj të Europës, e as me pak të popullit shqiptar",- u shpreh kreu i selise roze.
(m.a/BalkanWeb)

Vendimi i PE për të përmbysur murin e vizave, sipas kreut të PS, i jep fund rropatjes së shqiptarëve.
 

 

Me 16 tetor do filloje rropatja neper rruge nga opozita komuniste.

Lajm shume i mire.

C'e do qe tani s'mund te dal te festoj me kallash ne ballkon smiley Po me mungon atdheu smiley

 

 Qe ky eshte lajm i mire se luan topi. Me ne fund nuk jemi me njerez me bisht, jemi si te gjithe evropianet e tjere. Me vjen keq qe na pranuan te fundit. Gjithashtu me vjen keq qe na pranojne kaq vone kur ne fakt cdo shqiptar qe ka dashur e ka gjetur menyren te shkoje ne evrope dhe ndryshe do ishte sikur te na jepnin kete te drejte nga viti 2000, kenaqesia eshte zbehur tashme. Por prape me mire vone se kurre. Tani pergatituni ti mbushni arkat e evropes me euro o shqiptare.

pse t'funit?

Pse keto Ukrainas, moldave, bjelloruse, me the te thashe, pa viza levizin keto?

jo t'funit mer...ja kemi kalu dhe moldavise

 Ato jane azi o vlla le car luajn ne evrope per futboll.

 cer azie eshte Ukraine mer romak? smiley

Se kto ukrainset qe njof une jane kuq kuq si mollla!

Nejse, me ter men jam kurioz, a dune viza keta ish-brssshat per me gjezdis neper evrope?

Di njeri gjo?

 

Per Sali Birishin Ukrains, vizat do hiqen nga 2011.. per Evropin, 2012..

Duan viza absolutish me Ruse, Ukrainas, Bjelloruse e Moldave.

 Po mer mrrokell yll te bukura jone ata po puna eshte se ato shtete as kan aplikuar fare per viza ne evrope me duket. Ne kena nja 15 vjet qe i jena njit si rrodhe evropes per pune vizash edhe me ne fund na i dhane se i erdhi ne maje te hundes, si puna atij pasanikut qe ka i jevg te dera viles qe i bi dajres ter naten edhe me ne fund e fut mrena ne shpi pasaniku gabelin vetem qe te pushoje se pasaniku do me fjete.

mrroklla, Ukraina dhe Bjellorusia duan viza...

 

Vota e Parlamentit Europian është një moment i shënuar për qytetarët e Shqipërisë, pasi europianët treguan se duan të ndajnë me shqiptarët vlera të mëdha sic është liria e qarkullimit. Kryeministri i Shqipërisë, dhe kreu i mazhorancës dhe Partisë Demokratike,  e ka quajtur “votë historike,  heqjen e vizave dhe se ky është ridimensionimi më i madh i shqiptarëve”.

 

Pothuaj i gjithë procesi i fundit në marjen e vizave, është bërë nën trysninë e opozitës shqiptare dhe kryetarit të saj Edi Rama. Eshte rasti unikal  qe opozita te jete kaq agresive dhe kundershtuse per levizjen e lire te qytetareve te saj(pervec diktaturave). Mbi 56 demonstrime (në të gjithë vendin) force, në bllokime rrugësh dhe bulevardesh, por edhe spektakli anti integrim, tentuan të bëjnë edhe provokatorin dhe “viktimën” në sy të botës së kulturuar, por nuk ju mbush mëndja askujt në Europë, se ishin vërtetë “protestues të hallit dhe të së drejtës universale”.NATO dhe vizat jane dy nga fitoret me spektakolare qe PD dhe  shqiptaret kane arritur ne kete tranzicion te zgjatur  ku socialistet tentuan por kurre nuk dolen dot nga llogorja destruktive.Kurse Gjinushi,Milo dhe Ngjela po vdesin nga marazi, po ju plas buza, pse shqiptarët, nga Vlora, Korça, Përmeti, Saranda, Lushnja, Fieri, Gjirokastra, Lezha, Kukësi, Dibra, Tropoja... Shkodra do të munden të lëvizin pa pyetur më për keta dordoleca....

   U shtua nje mundesi, nje lehtesi jo e vogel, per te gjithe shqiptaret.Pra eshte per tu vleresuar dhe shume biles.

   Por  ne na duhet  shume kujdes qe kjo te mos shperdorohet.Se nuk do ta kene per zorr,.... te na vene kufirin ku e kishim.Nuk eshte mundesi per te ikur  ne kerkim te nje vendi pune.Dhe ky dallim duhet sqaruar mire, pas  kalimit te entusiazmit, qe  ka paranxitur politika alla sale, ne perfitim vetem te saj....Hiperbolizimi i kesaj fitoreje nuk do te jete ogurmbare.Populli nuk eshte parapergatitur  qe te kuptoje cili eshte  thelbi i heqjes se barrieres se vizave.... 90 diteshe, qe Europa ja u dha shqiptareve..... dhe jo politikave te asaj apo kesaj partie, sikurse ja keput kot fare  ndonjeri.

grava,

Ja shiko tani qe nuk i kane hequr vizat  si bejme dhe cfare  bejme Mendo kur te hiqen

ja pra si shperdorohet e mira e te tjereve, kundrejt nje populli te cilit do te duhet ti rrinin ne gjunje, per sa prapsi i kane sjelle.Krekosen....... me ate te botes 

Pale sa viza ka pi sot Edvini! smiley

p.s. urime njeher smiley, dhe mos te na cajne si shum koken kta refugjatet e leshit qe na paskan hallin qe do njelka Shqipnia bosh. lejini mor njerezit te dalin te shohin Evropen si njerez, te takojne ato vellezer e njerez te tyre qe kane andej.oj kta terr terr gjithmon

 

Ja  ta gezojme dhe heqjen e vizave dhe emrin e ri te Kosoves "Jeruzalemi Serb"

Mitropoliti i Beratit në inagurimin e Irinej: Kosova, Jeruzalemi serb  Kosova, Jeruzalemi serbTIRANE- E përditshmja serbe “Blic” publikon deklaratat e disa prej peshkopëve nga vende të ndryshme të botës që morën pjesë në inagurimin e Patriarkut serb në Pejë.
Edhe Mitropolit i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë, Ignati shprehet i shqetësuar për gjendjen në Kosovë, duke mos nguruar ta quajë shtetin e ri, Jeruzalemin e Serbisë.

“Tani po e shoh këtë gjendje në Kosovë. Po ndihem i shqetësuar. Ne ortodoksët shqiptarë, kemi ushqyer ndjenja të përbashkëta me popullin dhe kishën serbe gjatë bombardimit, ja edhe tani këtu në Kosovë. Por në të njëjtën kohë ndiej një gëzim dhe kënaqësi të madhe këtu në Patrikanë dhe në Kosovë. Kjo e mirë është për serbët dhe Kishën e tyre, e di dhe po e ndiej Jerusalemin tuaj” u shpreh Mitropoliti Ignati. 

Imzot Ignati u fronëzua si Mitropolit i Beratit, më 18.07.1998. Ai ka lindur në 28.12.1934 në fshatin Podhromos, Greqi.

Inaugurimi i Patriarkut serb Irinej mblodhi në Patriarkanën e Pejës 40 përfaqësues të lartë të të gjitha kishave ortodokse vendore dhe rreth 30 përfaqësuese të lartë të kishave të tjera dhe bashkësive fetare tradicionale.

 

Duke ditur se admin nuk e nxjerin kete si artikull me vete. 3 artikuj te tjere rreth kesaj teme jane humber ne peshku se me rendesi kishte  qe Vdes Sir Norman Wisdom

Ky eshte skandal. E ka njeri celularin e Vasil Laçit?

Ehu, tani kane dale atentore me teknologji te larte, ti akoma me kohen e Baba Qemos! axhornohu i cik, mor vlla!

E di, por Vasili ishte i fundit nga atentatoret shqiptare qe i perkiste besimit ortodoks (te tjeret ishin Avni Rustemi, Kanan Tafili, Jaho Salihi, etj).  DO ishte bukur sikur Irinejin greko-ortodoks, ta hiqte qafe nje patriot shqiptaro-ortodoks.

Pastaj, per sa i perket punes se teknologjise se larte, ti e degjove qe une po kerkoja celularin e tij. Mendon se nuk eshte upgrade-ur Vasua?

toko, bashkohem me  mendimin tend per adminet tane.Shume shpesh i japin rendesi  'bishtit dhe jo sqeparit'.Ndoshta nuk duan telashe me tema te nxehta.Ndoshta...... ndjehen fresket.Por ate qe ju keni cekur, mua me duket  se do te ishte nje teme, per tu diskutuar shume gjate.....Eshte nje shqeteasim  me avaz........... si ai i cules se Nastradinit.Une te pergezoj!

grava,

Kjo qe do te them me poshte eshte thjesht mendimi im

Admin kur ishin ne amerike ishin te sigurte dhe tema te tilla i kishin shume perzemer se nuk e ve ne dyshim atdhedashurin e tyre. Shiko arkivne e PPU ne vitet 2008 e perpara

Qe kur admin u kthye ne shqiperi keto tema u larguan nga PPU. Bile per cudi tema e fundit ishte sjelle vetem cfare tha Janullatosi dhe jo cfare kishte thene me pare K Frasheri.

Per mua kjo me ben te dyshoj se me e pakta ata kane frike nga presioni, pasi nuk dua te mendoj me keq se kaq.

Ne fund te fundit ajo qe une i kuptoj ata eshte qe :

Duhet te mbajne vendet e punes. Se zot na ruajt sikur shefi te jete filo grek apo orthodoks pushohesh nga puna.

Duhet ruajtur miqesite se zot na ruajt te kesh nje mik qe nuk eshte dakort apo mendon se patiotizmi eshte apendiks i se kaluares, thjesht e humbet ate miqesi dhe konsiderohesh provincial ne syte e snobeve te bllokut

Duhet po keshtu ruajtur dhe miqesite familjare se zot na ruaj te kesh nje kushuri te shtate apo krushk me grekun prinderit motrat te hidhen ne gryke se po prish familjen me tema te tilla

Duuhet ruajtur po keshtu privilegjet se zot na ruajt sikur ta dije ai shefi i gjendjes civile, polici i elektirkut po ujit, dotktori apo gjykatesi se ti je admin qe boton tema te tilla ke mare fund.

me dhimbje vella me dhimbje

they're only human smiley

Mire qe te pakten s'na paragjykojne si muslimane.

Although there was support from most of the political groups, Dutch far-right MEP Daniel van der Stoep claimed that "Sharia law is being used as a basis for human rights" in the affected countries, something vehemently denied by his Dutch colleague Ermine Bozkurt.

 

Also from the same artikell...

Opening the debate, the Parliament's rapporteur on visa liberalisation, Slovene social-democrat MEP Tanja Fajon described the move as the EU's "duty rather than a diplomatic gift".

[...]

If the visa liberalisation scheme goes ahead as planned, Kosovo will be the only western Balkans nation still subject to visa requirements, something that is unlikely to be resolved whilst many EU member states do not recognise its independence.

Ne njefare menyre, ne prape nuk i shpetojme riperseritjes se historise, prape te lidhur me komunizmin ngelemi, drejtperdrejt me Rusine dhe revolucionin e Tetorit. Kur e filloi Lenini revolucionin? me 7 tetor. Edhe per ne, revolucioni i vizave me 7 tetor. smiley

Eshte dicka e ngaterrueshme kjo puna e datave me revolucionin e tetorit, se varet se me cfare kalendari e sheh, keshtu qe mos iu fut fare krahasimit smiley

Kuptohet jo sipas Gregorianit, por as sipas Salarianit  smiley

Vendimi per heqjen e regjimit te vizave (edhe pse nuk ka hyre ne fuqi akoma) eshte nje lajm shume i mire.

Tashti, qe ti kthehemi perseri temes, doja te pyesja pak: A i ka sqaruar njeri njerezit, se cfare ndodh pas heqjes se regjimit te vizave? Ku mund te udhetojne pa viza dhe sa kohe mund te rrine?

Sepse une personalisht jam interesuar pak dhe kam pyetur se cfare nenkuptohet me heqjen e regjimit te vizave. Dhe pergjigja ka qene se, me te vertete shtetasit shqiptare nuk do te kene me nevoje per vize udhetimi, mirepo kushtet dhe afatet e tjera te lejeqendrimit nuk do te ndryshojne aspak, perkundrazi do te vezhgohen akoma me me rreptesi. Vizitoret psh nuk kane te drejten e qendrimit me teper se tre muaj, dhe pas tre muajve qendrim ne BE, atyre u duhet te qendrojne jo me pak se tre muaj ne vendin e tyre, para se te marrin rrugen perseri per ne vendet e BE. Dhe kjo kontrollohet ne menyre rigoroze ne piken e kalimit kufitar. Nese vihet re shkelje e te drejtes se qendrimit, shtetasi debohet ne vendin nga ka ardhur dhe per gjashte vjet nuk ka te drejten te udhetoje ne shtetet e BE. Nese vepron ne te kundert ka kryer shkelje penale dhe denohet nga gjobe deri ne burg.

Tani doja te pyesja, pervec udhetimit te lire (te kufizuar ne kohe) pa viza udhetimi, cfare tjeter i premtojne vetes shtetasit shqiptare ose u kane premtuar nga liberilizimi i vizave?

Ka muaj nje ministria e brendshme ka nxjerre reklama ne cdo televizion kombetar per te sqaruar shtetasit Shqiptare se cfare perfitojne egzaktesisht nga heqja e regjimit te vizave.

FESTONI !!!!! Ashtu siç kane festuar te gjitha vendet e Europes se Lindjes dhe Europes Qendrore qe kane hyre ne Europe (Rumani, Bullgari, Hungari, Rep çeke, etj)!!! Ne kohe te tyre nuk kish sistem "liberalizimi vizash", dhe kjo lindi ma vone. Pra, FESTONI. Europa knaqet nese na sheh ne te gezum, dhe nese ne e falenderojme. Kur i bani dikuj mire, dhe shihni qe ai person gezohet, gezoheni edhe ju. Pra FESTONI. Jo qe tash, por diten kur Keshilli i Ministrave te Europes te kete thene PO.  

Jo qe tash, por diten kur Keshilli i Ministrave te Europes te kete thene PO.  

Me 7 Nentor...

ç'pate mer Vick....., qe ndrrove nick....

Mati

Une nuk e di, por te kan gjetur budalla dhe te cojne mish per top, apo shpif me deshire?

Ke thene me lart qe Rama ka paguar europarlamnetar qe te mos votohet liberalizimi i vizave. Kjo eshte nje shpifje e denueshme edhe nga gjykata me pro-berishiste, ta garantoj. Ke shpifur qe Rama dje foli vetem per izolimin 20 vjecar te fundit pa folur per izolimin 50 vjecar te komunizmit. Perseri ke shpifur rende sepse fjalimin e Rames e pa nje popull i gjith. Nuk kuptoj ke perpiqesh te besh per budalla? Ndonje si vetja valle?

Perseri mashtron kur thua qe Rama bertiste ne mitingje mos shkoni te aplikoni, kur  e verteta eshte krejt ndryshe, sepse ka bere apele pothuajse te perditshme per aplikimin per id dhe pasaporta bio.

Perseri ben gabim kur denon djalin per krime te babait, ka ikur koha e diktatures o Mati.

Dhe e fundit. Duhet te dish qe askush jo vetem nuk fiton nje argumenmt duke shpifur dhe genjyer, por ben edhe figure shume te peshtire. Nqs ke bythe te merresh me te vertetat bujrum. Me vjen gjynah qe ju ka katandisur nje dele e zeze e malcis (ju mbeshtetesve te tij) ne shpifes, genjeshtare e burracake te gjitheve.

Une nuk merzitem per Ramen, por per te verteten qe mendoj se eshte me e rendesishmja se c'do gje, dhe kam respekt ne rradhe te pare per veten time, nuk lejoj te behem lolo.

Qe Rames nuk e erdhi mire qe vizat u liberalizuan tani,kjo nuk do as mend as kalem.

Qe Rama beri namin per kartat e identitetit dhe bente thirrje te mos aplikonin njerezit edhe kjo dihet shiko kronikat e kohes apo hap gazetat.

Qe Rama dhe TOP media sajuan incidentin e ores e Bushit vetem se ky i fundit u takuam me KM e vendit sic e do protokolli,e tha dhe sejmeni i tij Mero Bazja dhe edhe nje i verber e di.

Tani Rama nuk eshte aq budalla qe te mos pershendese liberalizimin zyrtarisht se pastaj behet fare balte,keshtu qe mos u mbeshtet me nje fjalim formal qe mbajti dje por shikoji veprat.Mitingje,greva urie,prape protesta perse?Per gjoja votat imagjinare ku cdo instance e gjykates e ka dhene vendimin.Edhe sikur ta kishte vertet per votat,menyra se si po sillet me kercnime,te krijon pershtypjen se ai do vetem rremuje dhe jo stabilitet.

Perse nuk i  urdheron deputetet e vet te shkojne te votojne kunder ne parlament dhe te stopoje ligjet qe sipas tij jane anti kushtetuese?Ndoshta here pas here mund ti bashkohet ndonje vote e pakenaqur e PD dhe e bllokon ligjin.

Le te beje nje kod te ri dhe te fute rinumurimin e votave pas vendimeve te gjykatave nga OJQ per zgjedhjet e tjera dhe ta mbylle muhabetin dhe po te jete i zoti te fitoje ne 2013.Mire apo keq kjo eshte demokracia.

 

Flm Solidarnosc, qe e sqarove Oren qe nuk i punojne mire akrepat.

Ska nevoje per 2013 se ai ka per te fituar zgjedhjet lokale vitin tjeter si fillim.

Keshille; Per ata qe duan te udhetojne me makine nga Kroacia, Sllovenia apo dhe Austria, te kene kujdes ne muajt dhjetor, janar, shkurt e mars, sepse rruget bllokohen. Muajt me te pershtateshem per te udhetuar me makine jane prill deri tetor. Nganjehere dhe ne keto muaj veshtirsohet rruga, por jo aq keq sa ne dimer.  

Ja nje informacion i rendesishem sqarues per udhetimin jashte Shqiperise pa viza

Një shtetas shqiptar nuk mund të qëndrojë në hapësirën Shengen më shumë se 90 ditë për 180 ditë kalendarike. Kjo do të thotë se për çdo shqiptar që duhet të lëvize jashtë vendit, duhet të ketë parasysh se nëse qëndron për 3 muaj në një vend të zonës Shengen, atëherë nga dita e hyrjes duhet të mbushen 6 muaj që të ketë mundësi të dalë përsëri. I pyetur nga gazeta "Shekulli", sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Gazmend Turdiu, theksoi se që të hyhet në zonën Shengen, mund të qëndrosh maksimumi 90 ditë për 180 ditë. "Nuk ke drejtë të punosh, kjo është e padiskutueshme. Këto ditë mund t'i konsumosh të gjitha njëherësh, të hysh ditën e parë dhe të dalësh ditën e 90-të, ose mund të hysh një numër të pakushtëzuar herësh. Por, shuma e ditëve të qëndrimit që nga dita e parë që ke hyrë nuk mund të kalojë 90 ditë në 180 ditë kalendarike", - sqaron Turdiu.

Sipas tij, nëse hyn një herë dhe del duke shpenzuar 5 ditë ose 40 ditë, mund të futesh prapë brenda 180 ditëve nga dita e hyrjes së parë dhe mund të hysh sa herë të duash, por po t'i mbledhësh të gjitha së bashku, nuk mund të kalojnë 90 ditë në 180 ditë kalendarike.
Zyrtari i lartë i ministrisë së Jashtme sqaron se, nëse personi do të qëndrojë në varësi të qëllimit, nëse ka një kontratë punësimi, ose nëse bën bashkim familjar, ose nëse bën pushime të gjata mbi 90 ditë në 180, ai duhet të marrë vizë në ambasadë përpara se të niset. Viza është e vetmja që konvertohet në leje qëndrimi. Ai tha se asnjë mënyrë tjetër hyrje nuk ka për të qëndruar në mënyrë të ligjshme më shumë se 90 ditë. Në rast se një rregull i tillë shkelet, ashtu sikurse faji është individual, penaliteti është individual. Sipas tij, nëse dikush shkel rregullat e qëndrimit, ai përballet drejtpërdrejt si person me penalitet në varësi të shkeljes që ka bërë.

Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i MPJ thotë se oficeri i kufirit kontrollon dokumentin tonë, duhet të jetë patjetër një pasaportë biometrike, mund të pyesë nëse ka mjete të mjaftueshme financiare, mund të pyetet për qëllimin e udhëtimit, mund të kërkojë të shohë që personi ka apo nuk ka një sigurim shëndetësor, i cili mbulon shpenzimet në rast aksidentesh. "Nëse jeni i ftuar nga dikush si person fizik apo juridik, duhet të tregoni ftesën. Nëse nuk keni para të mjaftueshme për të përballuar shpenzimet tuaja, atëherë duhet të tregoni se kush ju ka ftuar dhe që merr përsipër të gjithë qëndrimin tuaj. Këto janë pyetje normale që mund t'i bëhen kujtdo, por jo të gjithëve. Oficeri mund t'i bëjë kur e gjykon të arsyeshme", - shpjegon rregullat që do të ndiqet për kalimin kufitar, Gazmend Turdiu. Por, ai thekson se jo çdo kush që kalon në hapësirën Shengen do të ketë një seri pyetjesh. Sipas tij, nëse e gjykon të arsyeshme oficeri kufitar mund të pyesë, jo se çdo njeri që paraqitet përpara tij do të ndeshet me një seri pyetjesh. Zyrtari i ministrisë së Jashtme sqaron se nëse i duket me dyshim që rasti mund të jetë i dyshimtë mund të ketë një seri pyetjesh, ose me testim në 15 veta pyet një person.

Një tjetër kujdes që duhet t'i kushtojnë shqiptarët në daljen e tyre jashtë vendit, duhet të jetë dhe shuma që duhet të kenë me vete, përveç sigurimit të fjetjes. Sekretari i Përgjithshëm i MPJ, Gazmend Turdiu, sqaron se shuma që duhet të ketë një person ndryshon nga vendi në vend normalisht është 50-70 euro. "Kostoja ndryshon nga vendi në vend. Mbi shpenzimet për fjetur dhe në varësi të vendit, si rregull midis 50-70 euro në ditë quhen të mjaftueshme për të përballuar shpenzimet e tua ditore. Nëse personi deklaron se do të rrijë dhjetë ditë, duhet të ketë përveç fjetjes dhe 500-700 euro. Mund të kesh kartë krediti, nuk mund të kesh patjetër para në dorë", - shpjegon Turdiu. Sipas tij, oficeri nëse bindet që qëndrimi i udhëtimit nuk është ai që deklaron, ose kur personi thotë që nuk ju pret kush dhe ka 200 euro me vete, pra nuk i përballon shpenzimet, nuk të lejohet të futesh në hapësirën Shengen. "Unë do të bëj një krahasim, ti nuk mund të futesh në një restorant, nëse nuk ke para për të paguar drekën. Ai që do të pranojë, ai duhet të shohë që ti ke para për të përballuar shpenzimet e qëndrimit tënd", - deklaroi Turdiu.

Si perfundim, ky krahasimi i fundit i Turdiut eshte njecike banal, por ne pikat e tjera eshte shume informativ.

Rruge te mbare!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).