TIRANE - Një ikonë e shekullit 18, me autor Kostandin Shpatarakut është shitur mbrëmjen e së hënës në një ankand larg syrit të mediave dhe publikut. Ikona e rrallë e krijuar mes viteve 1736-1768 është blerë me shumën e 75 mijë eurove nga miliarderi kosovar Hetem Ramadani, i cili jeton mes Kroacisë dhe Francës.
E përditshmja Gazeta Shqiptare njofton sot se ankandi është zhvilluar në një mbrëmje gala me të ftuar Vip, personazhe të politikës, biznesit, artit e disa ambasadave të huaja në Tiranë, me qëllim bamirësie në emër të Fondacionit Fëmijët Shqiptarë "Domenick Scaglione", i drejtuar që prej vitit 2006 nga znj. Liri Berisha.
Ikona është shitur së bashku me 15 vepra të tjera arti, mes të cilave edhe një vepër e mjeshtrit Ibrahim Kodra dhe të gjitha ishin anonçuara që më parë në rradhët e të ftuarve Vip. Por vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr vepra misterioze me motive fetare, e mjeshtrit të ikonografisë shqiptare Kostandin Shpataraku, për të cilën në fund të garës u shpall fitues biznesmeni kosovar Ramadani.
Lajmi se kjo ikonë, u shit mbrëmjen e së hënës në këtë ankand, ka ngjallur shumë reagime mes specialistëve të trashëgimisë, pasi sipas tyre kjo vepër është e mbrojtur me ligj, e nuk mund të dalë jashtë Shqipërisë.
Duke qënë se veprat e Kostandin Shpatarakut, që i takojnë mesit të viteve 1700, futen tek veprat me vlera të veçanta, në rast të lëvizjes së tyre nga Shqipëria, pra të lëvizjes e jo të shitjes, ligji i trashëgimisë thotë se: "lëvizja e objekteve të trashëgimisë kulturore të luajtshme, me vlera të veçanta, kombëtare dhe unikale për ruajtjen, restaurimin, studimin dhe ekspozimin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave. Procedurat e këtyre lëvizjeve përcaktohen me udhëzim të Këshillit të Ministrave, sipas konventave ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë për këtë qëllim. Në çdo rast, leja e lëshuar regjistrohet në Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore."
Sipas rregullave dhe ligjit në fuqi, Ramadani nuk mund të bëhet pronar i kësaj vepre, e cila nuk mund të dalë jashtë kufijve të Shqipërisë.

Gazeta Shqiptare pasqyron sot me detaje shitjen në ankand të veprës, pjesmarrësit dhe blerësit VIP-a të pikturave që u ekspozuan në ankand.

45 Komente

I ka kenu zogu Sules noten ke veshi.. ouraait xhenis!!!

Ne pronesi te kujt ishte kjo ikone perpara se te blihej ne ankand nga kosovari?

Një ikonë e shekullit 18, me autor Kostandin Shpatarakut është shitur mbrëmjen e së hënës në një ankand larg syrit të mediave dhe publikut. Ikona e rrallë e krijuar mes viteve 1736-1768 është blerë me shumën e 75 mijë eurove nga miliarderi kosovar Hetem Ramadani, i cili jeton mes Kroacisë dhe Francës.

me poshte...

E përditshmja Gazeta Shqiptare njofton sot se ankandi është zhvilluar në një mbrëmje gala me të ftuar Vip, personazhe të politikës, biznesit, artit e disa ambasadave të huaja në Tiranë,

a, domethene paska pasur publik......

dhe nje pyetje per G.SH: ku i bie te jete tamam mesi midis Kroacise dhe Frances?

 

Hajde skandal hajde,po ku eshte skandali ketu? 

 Vallahi ti lart je vete skandali me i madh. Skandali tjeter me i vogel eshte nxjerrja nga muzete e pasurive kombetare dhe shitja apo dhurimi.  Vepra te tillla Shiperia ka shume pak, por edhe nqs do te kishte shume prape ato  bejne pjese ne trashegimine kulturore te te gjithe shqiptareve, te sotem te djeshem e te ardhshem. Nuk i perkasin pra Liri Berishes por jane pasuri kombetare qe nuk duhet absolutisht te shitet.

Dhe pastaj pasi e keqja me e madhe u be (shitja) prape  ankandi nuk duhej bere ne nje party me dyer te mbyllyra e me pak te ftuar, por i hapur e duhej te ishin njoftuar shume njerez ne menyre qe cmimi i shitjes mos te ishte sa 1/10 e vleres se nje vepre te Shpatarakut. 

Skandali eshte i thjeshte fare, ka anti-njerez qe u jane errur aq shume syte nga interesat politike sa qe nuk e kuptojne se nje njeri fisnik qe deshiron te ndihmoje disa femije ne nevoje dhe te mbeshtese artin shqiptar dhe ruajtjen e vlerave kulturore. Piktura eshte blere per fondacionin HI Classic qe eshte krijuar nga Hetemi dhe Inva pikerisht per keto qellime, dhe ajo nuk eshte nxjerre nga Shqiperia sic aludojne sharlatanet gazetareske.

Shitja ne ankand eshte e drejte e gjithkujt se ajo nuk eshte prone e muzeve shteterore por e Z. Alush Shima. Ajo eshte dhuruar pikerisht per tu shitur ne kete ankand dhe mbledhur fonde per femijet e semure.

Sa per qendrimet dhe ndihmen e Z. Ramadani per probleme te ndryshme, mjafton te shifni shumat qe ai ka dhene per bamiresi, qofte ne rastin e Gerdecit (150 000 euro) qofte per artistet e popullit (10 000 euro per secilin), qofte per pajisjen e shume shkollave ne Kosove me kompjutera, qofte per blerjen e 250 veprave te plota te Kadarese (20 vellime, me kosto dhjetera mijera euro) per t'ia dhuruar bibliotekave ne mbare trojet Shqiptare, e plot te tjera donacione "te paperfillshme" 10-20 000 euro per fondacione dhe shoqata te ndryshme.

Por ndoshta eshte shume e veshtire per ca njerez te LIGE ta kuptojne se nje njeri qe ka arrit sukses ne biznes pa lidhje me palacolliqet politike shqiptare te mundohet te jape kontributin e tij, qe ai e quan modest, per permiresimin e kushteve te atyre qe me shume kane nevoje.

Po, edhe mund te jete ashtu sic thua ti dhe qellimet nga pas te jene te mira. Puna eshte nese psh ligji shqiptar e lejon shitblerjen mes privateve te trashegimise kulturore dhe nese po me cfare kushtesh.

Mua s'me intereson biznesi dhe suksesi i askujt, por di te te them qe ne Shqiperi ka kaq pak gjera te atij niveli per te ruajtur sa kujdesi s'eshte kurre i tepert.

Kurse une po te them qe nje nga qellimet e HI Classic eshte krijimi i nje koleksioni veprash arti shqiptare dhe organizimi i ekspozitave me to ne vende te ndryshme per te promovuar artin shqiptar.

Dhe kete gazeta ne fjale e di fort mire se ka qene ne promovimin e HI Classic te shtunen e kaluar, dhe Inva e ka thene disa here ne intervista (ne mos gabohem edhe ne nej interviste me News 24, pra televizionin e te njejtit grup).

Mua, ajo qe me shqeteson eshte fakti qe Z. Ramadani pasi e ka pesuar financiarisht dhe eshte disgustuar per te investuar ne Shqiperi, tani po sulmohet kot edhe per nje akt bamiresie.

Ajo qe fitojme ne nga sulmi pa kufi ndaj cdo shqiptari te suksesshem, eshte largimi i keyre njerzve dhe vazhdimi i lenkacukoizimit te shoqerise.

Pastaj eshte shume e turpshme se keta nuk e kane per here te pare "fabrikimin e lajmeve" me impuls (apo urdher) nga PS. A nuk eshte e turpshme deklarata e PS-se "sekseret e Berishes blejne veprat e artit". Kush ishte sekseri i Berishes? Hetemi?!!!! Inva?!!!!!!!!!!!!!!! Fondacioni Vodafone?! Apo Genc Boga (dhondri i qoftelargut, Enver Hoxha)?! (keta ishin 4 nga 6 bleresit e veprave)

 

 

Lizander, jashte cfaredolloj konteksti politik dhe konjukturash massmediatike, te cilat sinqerisht s'me interesojne dhe s'dua t'i di:

Si ka rene nen pronesine e atij qe e ka shitur ikona ne fjale? A mundet qe, ne baze te legjislacionit shqiptar ne fuqi, nje privat te posedoje dhe te kete te drejten te shese nje objekt te tille? Mbi baze te c'te dhenave eshte bere shitblerja? Sepse ti besoj e di qe ankandet e veprave te artit kane rregullat e tyre: qe nga certifikata e autenticitetit, ajo e pronesise, gjithe dokumentacioni mbi restaurimet qe ka pesuar vepra, kushtet e atij qe e shet... Kaq sa per fillim.

S'mund te privatizohet gjithçka, sepse s'eshte normale qe per shembull per te pare Davidin e Mikelenaxhelos, mua te me duhet te pres hyqmin e ndonje fjorentini pasunar. Pastaj tjeter gje nese del nevoja e restaurimit, per shembull, dhe atehere nxiten nismat mes privateve.

p. s. : s'dua t'ia hyj diskutimit te mekanizmit te bamiresise ne rastin ne fjale.

Di gje kush, pse mungonte billioneri Rezeart Taci ne kete mbremje GALA "bamiresie" ?

flm per infot lizander. Ky fondaconi HI Classic do te ekspozoje ndokund veprat? Eshte per tu vleresuar xhesti, shume fisnik. Veprat e artit qe jane trashegimi kulturore jane prone e te gjitheve, nuk meritojne dhe nuk duhet te qendrojne te mbyllur ne koleksione private.

P.S. qe GSH jane sharlatane nuk kishte nevoje per kete lajm per tu marre vesh.

Sharlatane e syleshe jeni ju qe ju duket e drejte dhe e moralshme, shkelja e ligjit, lulezimi i tregut te zi te veprave te trashegimise,  organizimi i ankandeve pa asnje grime transparence, ku mund te shitet nje ikone e shpatarakut pa asnje dokumentacion ete mos merret vesh nga mediat dhe publiku i gjere, mbi te gjtiha qe te gjtiha keto i bejne drejtues te larte te shtetit qe bejne prej 20 vitesh cfare ju do qejfi me trashegimine tone...

askush nuk e vuri ne dyshim gjestin e larte te bamiresise te z.Ramadani...

Sidoqofte Shqiperia eshte ne kete derexhe, se ka shqiptare te tille si ju...

shendet te gjitheve dhe na falni qe ju trazojme gjumin letragjik e ju informojme se cfare ndodh...

 

Po sharlatane jeni, pse ju vjen keq kur ju a thote kush? Se mos eshte hera e pare kur ja futni kot. Ju vete thate ne fillim qe piktura do te nxirret jashte shtetit duke thyer nje ligj te shtetit, kurse lizandri po ju thote qe eshte e pavertete. Tani pergjigjuni ju lutem, kjo pikture aktualisht eshte nxjerre apo jo jashte shtetit pa vendim te Keshillit te Ministrave. Ju as e dini vete kuptimin e fjales "treg i zi". Treg i zi do te thote kur une te futem ne shpi, te vjedh nje pikture edhe ja shes dikujt tjeter i cili e di se ajo eshte e vjedhur. Ky eshte treg i zi. Tjeter gje komplet. Pastaj te ceshtja e transparences. Pse ty do te japin llogari kush merr pjese ne ankand?! I ke pare ndonjehere ankandet e Sotheby's ku ofertat behen nga telefoni dhe ne fund merret vesh se piktura filan ju shit per kaq milion nje bleresi anonim. 

@Finisterre,

S'mund te privatizohet gjithçka, sepse s'eshte normale qe per shembull per te pare Davidin e Mikelenaxhelos, mua te me duhet te pres hyqmin e ndonje fjorentini pasunar.

Ky nuk eshte rasti as David as Pietà, sepse ti e d mire qe ato jane ne pronesi te istitucioneve publike. Piktura ne fjale me sa merret vesh eshte ne pronesi private. Te te pyes, meqe ne Vittoriano po zhvillohet nje ekspozite e Van Gogh (qe s'do ta le pa pare smiley ) me thuaj, sa vepra te Van Gogh jane shitur ne tregun privat?

Piktura ne fjale me sa merret vesh eshte ne pronesi private.

Pronesia private e objektit ne fjale eshte nje teoreme qe do vertetim: nga, si, qysh, tek, ku, pse? Nuk eshte aksiome pra - sidomos duke patur parasysh realitetin shqiptar.

 

Absolutisht nuk eshte aksiome. Po nuk me duket se deri tani po behet fjale per nje pikture te vjedhur e qe me pas eshte shitur.

Shiko, une per vete persa i perket veprave te artit jam ekstremist, per mua duhen shtetizuar (o zot po behem komunist) ose pronaret private te detyrohen me ligj qe ti ekspozojne ne publik, sepse i perkasin te gjitheve.

@chene, se s'po shkruaj me poshte. E kujt eshte pergjegjesia ne kete rast? E shitesit, e bleresit, e autoriteteve publike? Edhe une para postimit te lizander me shqetesoi lajmi, po pastaj lizandri shpjegoi qellimet e bleresit i cili me siguri deshiron ta promovoje artin shqiptar. Nuk me duket e moralshme te perbaltet nje person se bleu me parate e vet nje veper arti aq me teper kur ka qellime te tilla.

nga casti qe pranohet si e mireqene pronesia private e objektit shumecka shkon, hunter. puna eshte te lehtesia e paperballueshme me te cilen merret i mireqene fakti i pronesise private te vepres ne debat.

ps. Ka gjera qe nuk jane "meant to be" prone private.

Mua nuk me duket se po perbalt njeri Ramadanin. Nga ana tjeter, ne Atlanta, une kam zene rradhen qe diten e pare qe u hap ekspozita e pare, gati gjithperfshirese e Dalit. Veprat nuk i perkisnin nje personi te vetem por ishin dhene borxh (PRAKTIKE NORMALE NE BOTEN E ARTIT) nga muze dhe koleksioniste private te ndryshem.

Zoti Ramadani nuk ka pse ble vepra, qe me ligj nuk duhet te lene kufijte shteteror, per ti nxjerr jashte dhe promovuar ato. Per mu, si popll i thjesht, zoti Ramadani do ishte shume me i nderuar nese do te sponsorizonte transportimin, sigurine, etj te nje koleksioni shteteror veprash se sa ti blinte ato, le te themi pa thonjza.

Hunter,

pse e degjenero muhabetin?

Gazeta te thote se vepra ne fjale nuk figuron e kataloguar as ne shtet dhe as nga zoteria pe Korce smiley . Ty, si nje nejri normal a nuk te lind natyrshem dyshimi se kjo veper eshte gjetur ne ndonje sunduk muzeu, dhe pasi nuk ka rrezultuar e kataloguar, eshte pervetsuar? 

Minimumi qe duhet te kerkoni, si ti, si Lizandri eshte zbardhja e fakteve. Nese z. Ramadani i eshte shitur nje veper jo konform ligjeve te shtetit, ai ne kete moment eshte pale e demtuar! Sikur vetem per te qene ne anen e tij, ju duhet te kerkoni transparence! 

Po, as une s'do ta le pa e pare, megjitheqe s'me pelqejne ekspozitat qe hapen al Vittoriano.

Tani, une per vete, kur sjell shembuj them se i sjell me te njejten natyre me argumentin qe diskutohet. Hapur fare: ne si kulture s'e kemi luksin me pate Davidin, por kemi dy-tre gjera te tjera qe per ne jane po aq te rendesishme (ne proporcion) sa veprat e Mikelanxhelos.

Tani, ti meqe je ketej, e di besoj kuptimin e shprehjes "fare (o non) il processo alle intenzioni". Ne te mire, a ne te keq, une (por edhe kushdo) s'mund te veme doren ne zjarr per qellimet qe ka Fondacioni ne fjale.

Ca s'kuptoj une ketu eshte se si ka mundesi qe Hunteri ne oren 9 pa 20 pm ishte ne Kanada dhe ne oren 11 pm eshte ne Itali ?? 

Me ça avioni qe ecen me shpejt se shpejtesia e drites po leviz o Gjahtar ?? 

Skandali eshte i thjeshte fare  ... ajo nuk eshte prone e muzeve shteterore por e Z. Alush Shima

Mire e the  smiley  Seriozisht, historia mund te jete krejt e kunderta e asaj qe shkruan G.Sh por mosqenia pjese e muzeve shteterore eshte nje skandal ne vetvete. Gjithsesi  le ta gezoje Ramadani pikturen e Kostandinit se edhe vete Konstandini kur e ka krijuar s'e beri per Kishen dhe besimtaret po pikerisht per tu bere prone e Alushit dhe e Ramadanit pas Alushit.

 Gazeta Shqiptare sot thote se vepra i eshte shitur Ramadanit, prej R. Shimes qe eshte drejtor i Galerise Kombetare dhe parate e nxjerra nga shitja kane shkuar tek fondacioni i L. Berishes. Meqe Lizander je i mirinformuar mbi kete ceshtje, dhe skandali qenka i thjeshte, a mund te na shpjegosh pak si ka mundesi qe vepra e Shpatarakut del prone private e drejtorit te Galerise Kombetare te Arteve ose e te atit te tij, se une kete pjesen ketu e kam te veshtire ta kuptoj ??

Cdo drejtor galerish ne bote perpiqet te fute ne galerine qe drejton, vepra te tilla te rendsishme per vendin, ndersa ky yni beka ankande me to ! Por hajt mo se s'ka asnje skandal ketu! Kush u be drejtor sot ne institucione te rendsishem dhe ne te njejten kohe nuk eshte skllavi i familjes ? 

 E ku eshte skandali ketu?

Nese ky nuk ju duket skandal kjo do te thote se jeni bere imune ndaj cdo ngjarje mbi dhunimin e trashegimise kombetare. jo cdokush mund te kete nje "Shpatarak" ne shtepi. Por edhe ai qe e ka, smudn t'ia shese nje te huaji, pra vepra s'mund te dale jashte Shqiperise, pasi ka nje ligj per trashegimine qe nuk e lejon kete gje. skandali thellohet kur ky ligj nuk merret parasysh pikerisht nga drejtues te larte institucionesh (Z.Shima si drejtor i galerise Kombetare te arteve), dhe ne nje ankand te nje mbremje bamiresie drejtuar nga zonja e kryeministrit. Nga kush presim ne ta zbatoje ligjin e ta ruaje trashegimine?

E dyta, skandali thellohet kur ne Gazeten Shqiptare del nje dite me vone pas investigimeve se  kjo veper e Shpatarakut e shitur ne ankand 75 mije euro nuk rezulton e regjistruar ne qendren e Inventarizimit, pra nuk ehste e e pajisur me nje pasaporte, cka eshte detyrim ligjor sidomos per vepra te kesaj kategorie. kjo pasi nese cdo njeri nga ju ka ne shtepine e tij nje ikone te shekullit 18 te paregjistruar, atij mund t'ia vjedhe dikush, dhe thesari ne fjale nuk ka asnje te dhene ne regjistrin e  qendres se inventarizimit, as fotografi, as permasa as pershkrim fizik, (sikurse kjo ikone), pra asgje...ajo mund te dale lehtesisht jashte kufijve te Shqiperise... dhe mundesite per ta gjetur jane thuajse zero.

pra e paregjistruar ajo veper eshte ne treg te zi, e trafikueshme...

Skandali ketu te nderuar zoterinj eshte ky, qe nje shpatarak i mesit te viteve 1700, sic na e ka pohuar dikush me lart dhe sic e pohoi edhe Alush Shima sot paska qene ne fondin e tij personal e paregjistruar, pasi ai nuk e ka pare te arsyeshme ta regjistroje dhe e ka nxjerre ne ankand (ankand i thencin) pa pasaporte te vepres.

ky ankand, ka qene larg syrit te medjave dhe publikut, pasi ata te ftuar nuk jane publiku, pasi askush prej tyre nuk pranoi te nxjerre asnje te dhene per publikun e gjere ( qe eshte vertet publiku) se cfare kishte ndodhur aty. Te dhenat gazeta i siguroi me mjaft veshtiresi. asnje gazetar nuk u lejua te jete i pranishem. pra nje ankand me dyer te mbyllura...

Po e le me kaq tani per tani...dhe mos komentoni gazeten shqiptare pa e lexuar lajmin ne gazeten shqiptare. ai njoftim aty lart nuk eshte i gjithe investigimi i gazetes.

 

 

Skandali ketu te nderuar zoterinj eshte ky, qe nje shpatarak i mesit te viteve 1700, sic na e ka pohuar dikush me lart dhe sic e pohoi edhe Alush Shima sot paska qene ne fondin e tij personal e paregjistruar, pasi ai nuk e ka pare te arsyeshme ta regjistroje dhe e ka nxjerre ne ankand (ankand i thencin) pa pasaporte te vepres

 

pra me cfare une kuptoj, zoti Alush ka konsumuar nje veper penale me dijen te plote pasi me mire se ai qe eshte edhe drejtor i muzeut ku ruhen edhe vepra te artit nuk ka si te kete. ketu duhet urgjentisht te filloje hetimet prokuroria.

O te shkrete, qe ju jane bere trillimet e kesaj pacavures si oksigjen. Alush Shima nuk eshte "drejtori i G.A." por babai i drejtorit, Rubens Shima.

Ne nje vend si Shqiperia, ku nuk ka ligje per ankandet, nuk mund te quhet skandal nxjerrja ne ankand e nje vepre te paregjistruar.

Skandal eshte, dizinformimi i kesaj 'gazataa', qe "harron" te sjelle ketu pergjigjen e Z. Shima per pyetjen qe i ka bere po vete.

Z. Shima : "Ndodh keshtu. Une e coj punen ne ankand. Nqs asaj nuk i del bleres, une e kthej prape ne shtepine time. Nese i del bleres, jam i detyruar tani qe ta marr ate, ta coj atje (ne qendren e inventarizimit), t'i bej pasaporte dhe t'i them zoterise qe e ka blere : Urdhero."

Alush Shima ka qene Drejtor i GA aty nga mesi i viteve '90. Mund te gabohem per vitet, por jo per faktin qe ka qene dikur drejtor.

Qe vepra qe eshte nxjerre ne ankand nuk ka asnje dokumentacion (e qe s'na u deshkan fare keto - gjithmone nese eshte e vertete ajo qe thote z.Shima), kjo eshte per te qeshur e per te qare bashke dhe tregon ne cfare stadi mungese rregullash jeton vendi. Per te ardhur keq, por asgje s'ka per t'u mbetur pasardhesve nga ajo cike trashegimi kulturore qe kemi patur.

...

Gazeta ne kete rast eshte mjaft e kthjellet, si edhe nje pjesa tone ketu.

Per pergjigjen e Shimes s'ia vlen ta diskutosh.

Z. Shima : "Ndodh keshtu. Une e coj punen ne ankand. Nqs asaj nuk i del bleres, une e kthej prape ne shtepine time. Nese i del bleres, jam i detyruar tani qe ta marr ate, ta coj atje (ne qendren e inventarizimit), t'i bej pasaporte dhe t'i them zoterise qe e ka blere : Urdhero."

Po prit i cik, se nuk po behet fjale per nje pune te zotit Shima ketu: Po flitet per nje veper historike, gati 3 shekullore, per te cilen i bie qe shteti shqiptar as nuk e ditka qe ekziston, sepse zoti Shima, qe ka arritur ta fusi ne koleksionin e tij privat, mendon se shteti shqiptar mund ta dije kete fakt vetem ne momentin kur ky, Zoti Shima, ka gjetur nje bleres per Shpatarakun.

Nga i trashegoi Shima I keto vepra?

 

Sipas llogjikes se Shimes I, kur Shima II te lere drejtorlleken vetem muret do i mbeten  Galerise...

Per zotin Saraci dhe te tjeret qe i duken te denja pergjgijet e zotit Shima. Dhe jo te birit qe drejton sot galerine Kombetare te Arteve. Ai ende s'ka dale para mediave te jape pergjgijen e tij, pasi ai e ka organizuar ankandin jo i ati.

Ajo cka ka thene babai i tij ish drejtori i galerise kombetare te arteve eshte nje gje tjeter qe vle te diskutohet tani pasi te jgithe ju ta lexoni intervisten qe ka dhene ai dje.

P.S.

...vini re ne fund te intervistes...shima thote nuk kam fotografi te sajen...si mundet kjo gje...? Nje ikone e 1700 qe shitet ne ankand 75 mije euro dhe nuk paska nje fotografi t esajen. Pse nuk publikohet fotografia....? apo vepra nderkohe ka dale jashte shtetit...

/////////////// Intervista e z.Alush Shima//////////////

 

Normal
0

napToGridInCell />

MicrosoftInternetExplorer4

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:"Table Normal";
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:"";
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:"Times New Roman";}

Alush Shima: Ja e vërteta e ikonës së Shpatarakut

 

“Pjesë e koleksionit tim trashëguar nga babai, është në Fondacion në Shqipëri”

 

“Do e regjistroj tek Qendra e inventarizmit dhe do e marrë pronari i ri”

 

Fatmira Nikolli

“Ikona e Shpatarakut është pjesë e koleksionit tim, e kam trashëguar nga babai të cilit i pëlqenin gjërat e vjetra dhe ka blerë të tilla që prej kohës së Zogut”. Kështu u shpreh dje për mediat, piktori Alush Shima, që sicc rezultoi ishte poesduesi i veprës së ikonografit të shek.18-të që u shit për bamirësi mbrëmjen e së hënës, në ankandin e organizuar nga fondacioni i drejtuar nga Liri Berisha. Pas investigimit të gazetës, botuar dy ditë rrjesht, dhe pasi fajet për shitjen e “ndaluar” të ikonës së Shpatarakut binin mbi përzgjedhësin e veprave të ankandit, drejtorit të GKA-së Rubens Shima, dje ka folur i ati. Sic u tha, Z.Alush Shima, kishte qenë në Mal të Zi ditët e fundit. Kanë qenë orët e para të paradites, kur ai ka telefonuar në gazetë, për të lënë një takim në të cilin do të fliste për ikonën. Pak minuta para takimit lënë diku në qendsr të Tiranës, ai ka lajmëruar se takimi shtyhet për në drekë, e do të jetë konferencë për mediat në Petrelë, në shtëpinë e piktorit Alush Shima, “për të sqaruar”, -sicc tha ai opinion publik mbi ngjarjen. Gjatë bisedës ss bërë, ai tha se e ka dërguar veprën në akand pa regjistruar sepse nuk e dinte nëse do të shitej, e më tej shtoi se meqë u shit, ajo do të pasaportizohet në Qendrën e Inventarizmit, e më pas do ta marrë pronari i ri Hetem Ramadani, ose Inva Mula. Më poshtë po botojmë të plotë bisedën me Alush Shimën.  

Shima për mediat: Ju falenderoj që keni ardhur. Ju kam ftuar për të sqaruar një problem me të cilin kanë dy ditë që merren mediat. Bëhet fjalë për një ankand që u mbajt për bamirësi nga Fondacioni  që drejton Znj. Liri Berisha. Ndër të tjera në këtë ankand kanë qenë dy, tre a katër punime të miat, punime të cilat unë i kam çuar në këtë ankand me qëllimin e vetëm që të ndihmoj këta fëmijë që janë në nevojë, për Fondacionin e Fëmijëve Shqiptarë “Domenik Scaglione”. Për çudi, në vend që të merrja një lloj falenderimi, shoh që po ndodh e kundërta. Realisht ato janë pjesë e koleksionit tim, e në fakt kanë qenë të babait, por meqë babai ka vdekur, i trashëgova unë. Besoj se nuk ka ndonjë problem që të bëhet kaq shqetësuese kjo gjë. Të gjitha janë punë të miat, pronë e imja, dhe mbi këtë bazë unë mendova se, meqë është bërë edhe thirrje nga ky fondacion për të ndihmuar i futa në ankand. Këto punë dhe vlera e tyre shkojnë në dobi të ankandit. Kjo është e gjitha. Unë nuk di gjë tjetër, mund të pyesni.

Gazeta: Zoti Shima cilat kanë qenë këto vepra që ju keni nxjerrë nga koleksioni juaj në ankand?             

Shima: Është një punë e imja personale. Veç kësaj, është një ikonë që duke e parë me disa kolegë të mitë hera-herës, sepse ajo ka ndenjur gjatë në shtëpi, kanë shfaqur idenë se është e Kostandin Shpatarakut. Nga të gjitha gjasat, edhe duke e krahasuar me vepra të tjera të Kostandin Shpatarakut, del se nga forma i afrohen kësaj vepre. Përveç kësaj, unë në ankand kam dërguar edhe një vepër të Ibrahim Kodrës, të cilën ai ma ka dhuruar kur ka ardhur në Shqipëri dhe ka vizituar Galerinë Kombëtare të Arteve. Besoj se ka qenë viti 1996, kur ka ardhur për herë të parë në GKA. Mbi të gjitha, po e përsëris edhe njëherë, këto janë pronë e imja. Unë nuk e di se ku është e keqja në këtë mes.

Gazeta: Babai juaj e ka blerë atë?

Shima: Ikona besoj se ka qenë e blerë prej tij. Sa i takon regjistrimit të kësaj trashëgimie. Unë jam piktor. Në shtëpinë time kam me qindra piktura dhe nuk kam nge që të rri të regjistroj sa piktura kam unë dhe çfarë posedoj unë si familje. Kjo ndodh, ose besoj se mund të ndodhë në një moment kur unë, e shoh që jam afër fundit. Atëherë shkoj, regjistroj se çfarë kam për t’ua lënë trashëgim fëmijëve, por jo në një kohë kur unë jam gjallë akoma dhe e shoh veten shumë vital akoma. Kështu si unë ka shumë shtëpi që kanë vepra.

Gazeta: Zoti Shima një vepër, ikonë, para se ta dërgoni në ankand duhet ta pajisni me një pasaportë-kartelë pranë Qendrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore. Ajo pa këtë pasaportë nuk mund të shitet, edhe pse është pronë e juaja. Pse e dërguat pa të në ankand? 

Shima: Kjo pasaportë... ndodh kështu. Unë e çoj punën në ankand. Nëqoftëse asaj nuk i del blerës, unë e kthej prapë në shtëpinë time. Nëse i del një blerës, jam i detyruar tani, që ta marrë atë, ta çoj atje, ti bëj pasaportën, dhe ti them zotërisë që e ka blerë, urdhëro.

Gazeta: Domethënë, ju do të shkoni ta deklaroni dhe t’i bëni pasaportën?

Shima: Po. Sepse puna është akoma tek mua. Kjo është e gjitha. Nuk ka ndodhur ndonjë gjë e tipit, që ajo u shit dhe është nisur për në Shtetet e  Bashkuara, po them unë. Ideja është se ikona është këtu, dhe ky ankand bëhet po këtu, nuk bëhet as në Berlin, as në Neë York, as në Londër. Ankandi është brenda vendit dhe kjo punë qarkullon këtu dhe nuk del jashtë shtetit.   

Gazeta: Ku gjendet sot ikona e shitur?

Shima: Ajo është sot në Fondacion nuk e ka marrë me vete ai që e ka blerë, sepse duhet bërë kjo që thatë ju, pasaportizimi i saj që ai ta marrë. Unë kam për të kartelën personale timen, ku unë jap të dhënat, ç’ka di unë për një vepër të caktuar. Ajo nuk është kartelë ligjore, por është kartelë ankandi, sicc ndodh kudo. Nuk ka ndonjë gjë që nuk shkon në këtë mes.

Pyetje nga media: Ajo ende nuk është vërtetuar që është e Kostandin Shaptarakut sepse ju thatë që miq të mi mendojnë se mund të jetë e tija....  

Shima: Kjo është e vërtetë. Mendohet, të paktën nga ata që njoh unë, sepse unë nuk jam ndonjë specialist i madh i ikonave, por me sa kam parë dhe kur e kam krahasuar me vepra të Kostandinit del që i afrohet shumë veprave të tija dhe mund të mendoj se është e tija. Kjo është e gjitha, s’ka asgjë tjetër.  

Gazeta: Por sa i takon listës së autorëve të veprave në ankand, e kishit shënuar atë si një ikonë të Shpatarakut...

Shima: Po tani, një emër puna e do. Pastaj, unë po të them edhe një gjë tjetër, që nëse marrim edhe vepra të tjera autorësh të ikonografisë shqiptare mund të jenë shumë të ngjashme. Dhe jo vetëm të ngjashme, por kjo siguri që kërkoni ju, është shumë e rrallë, vetëm tek disa autorë. Mund të njihet një Onufër, mund të njihet një David Selenica, të tjerat pastaj, jo se nuk njihen, por të kërkuarit e sigurisë 100% nuk është e mundur. Vetëm nëse ka mbishkrime, ose emrin, por unë di që tekj ikonat autori nuk e vinte emrin.

Gazeta: Blerësi i veprës është Hetem Ramadani. Do të dalë ajo jashtë Shqipërie? Ligji e ndalon...

Shima: Po nëse i bëhet një pasaportë, një kartelë që e quajme ne, dhe ajo nuk përbën vlera të atilla kombëtare, sepse Kostandin Shpataraku mund të ketë 35 ikona...

Gazeta: Secila vepër e Shpatarakut futet tek trashëgimia e veçantë, dhe sipas ligjit të trashëgimisë, nuk mund të lëvizet... 

Shima: Të gjithë autorët janë të trashëgimisë së veçantë, edhe Vangjush Mio, edhe të tjerë e të tjerë. Por në fund të fundit, është pronë personale dhe unë kam të drejtë ta shes këtë punë brenda për brenda shtetit shqiptar, se ata që e kanë janë shqiptarë.  

Gazeta: Hetem Ramadani është shtetas kosovar me banim jashtë. Ju jeni në dijeni se ka nënshtetësi shqiptare?

Shima: Inva Mula është shqiptare.

Gazeta: Do të dalë ikona jashtë Shqipërisë?

Shima: Unë mendoj se nuk duhet të dalë. Nëse ata ngulin këmbë, atëherë është një problem që do të zgjidhë shteti. Nuk futem më andej, nuk është puna ime. Ajo është një gjysëm ikone me përmasat 40 me 30 cm.

Gazeta: Mund të na jepni një fotografi të ikonës së Shpatarakut?

Shima: Po ju e keni botuar në gazetë.

Gazeta: Ajo çfarë ne kemi botuar janë dy ikona të ngjashme që gjenden njëra në Muzeun Historik Kombëtar dhe tjetra në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë.

Shima: Edhe ajo ikonë, e asaj natyre është. Unë kam përshtypjen se stampat vinin nga jashtë për ikonat dhe mbi ato ndërtoheshin më tej këtu në Shqipëri. Pastaj ngjyrat ishin problem tjetër, por forma ka qenë e njëjta. Portreti i Marisë me Krishtin në Dorë është po i njëjtë. Unë nuk kam fotografi të sajën.

Ankandi i Liri Berishës me ikona të tregut të zi   Ankandi i Liri Berishës me ikona të tregut të ziTIRANE- Mund të jetë vepër e trafikuar, e tregut të zi, ikona e shumëpërfolur e Kostandin Shpatarakut, që u ble për 75 mijë euro në ankandin e bamirësisë më 4 tetor nga biznesmeni kosovar me banim në Kroaci, Hetem Ramadani. Pas investigimit të Gazetës Shqiptare, objekti i kategorisë së veçantë nuk rezulton i regjistruar dhe i kartelizuar në Qendrën Kombëtare të Inventarizimit. Pas investigimit të Gazetës, u mësuan të gjitha të dhënat e veprës së Shpatarakut, të cilat u mbajtën në fshehtësi të plotë deri më dje. Dhe rezultati shënon një skandal të ri. Në ankandin e bamirësisë të znj. Liri Berisha, është shitur një vepër e tregut të zi.
Nga burime shumë pranë ankandit, u zbulua se ikona e Shpatarakut është pikërisht ajo e quajtur "Kryqëzimi", me përmasat 40.5X30.3cm, në teknikën tempera mbi dru, e shekullit 18. Ikona është shoqëruar në ankand me këtë përshkrim: "Në qendër të saj shfaqet Jezu Krishti i kryqëzuar. Prapa tij duken muret e Jeruzalemit. Poshtë, anash kryqit, shfaqen dy grupe figurash në këmbë, majtas grupi i grave e nga ana tjetër, figura e një gruaje si dhe figura e ushtarit, e cila paraqitet e dëmtuar".

Në Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore rezultojnë të regjistruara plot 33 ikona të Kostandin Shpatarakut. Veprat e ikonografit shqiptar të shekullit të 18-të, gjenden në Degën e Monumenteve të Beratit, Galerinë Kombëtare të Arteve, Muzeun Historik Kombëtar, Muzeun "Onufri" në Berat, në Muzeun Mesjetar të Korçës dhe në muzeun privat të Gjergji Thimios. Asnjëra prej këtyre veprave të regjistruara në database-in e Qendrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore, që është edhe "banka" e trashëgimisë kulturore shqiptare, nuk rezulton të jetë ikona e shitur në ankandin e datës 4 tetor në Tiranë. Kjo do të thotë se nëse ekziston diku, ajo nuk është e regjistruar, pra nuk njihet dhe veç kësaj, ajo nuk ka qenë e ekspozuar në asnjë institucion shtetëror të trashëgimisë.

Në database-n e Qendrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore rezultojnë të jenë të regjistruara dy ikona të ngjashme me atë që është shitur në ankand. Të dyja kanë autor Kostandin Shpatarakun, mbajnë titullin "Kryqëzimi i Krishtit" dhe jo "Kryqëzimi", dhe kanë pak a shumë një skenë të ngjashme që paraqet Krishtin e kryqëzuar e mbas tij duken muret e Jeruzalemit. Tek këmbët e Krishtit, nga njëra anë janë një grumbull grash, por nga ana tjetër nuk është një grua vetëm, por një grua dhe një burrë, e më tej ushtari nuk duket fare. Njëra prej këtyre ikonave gjendet në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë dhe ka përmasat 37X28 cm, ndërsa ikona tjetër gjendet në Muzeun Mesjetar të Korçës dhe ka përmasat 35 me 26 cm dhe 2.5 cm e trashë. Pra zyrtarisht, Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore nuk e ka të regjistruar veprën që është shitur në ankand.

(e.n/GSH/BalkanWeb)

Po ju dergoj me poshte te gjtihe investigimin e Gazetes...

 

Normal
0

napToGridInCell />

MicrosoftInternetExplorer4

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:"Table Normal";
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:"";
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:"Times New Roman";}

 

Shkrimi i pare botuar me 6 tetor...

 

Skandali/ Specialistët e trashëgimisë: është vepër unikale, s’mund të dalë jashtë Shqipërisë

 

 

Ikona e Shpatarakut blihet

75 mijë euro nga Hetem Ramadani

 

Admirina Peçi

Fatmira Nikolli

 

Një ikonë e  shekullit 18, me autor Kostandin Shpatarakut është shitur mbrëmjen e së hënës në një ankand larg syrit të medjave dhe publikut.  Ikona e rrallë e krijuar mes viteve  1736-1768 është blerë me shumën e 75 mijë eurove nga miliarderi kosovar Hetem Ramadani, i cili jeton mes Kroacisë dhe Francës. Ankandi është zhvilluar  në një mbrëmje gala me të ftuar Vip, personazhe të politikës, biznesit, artit e disa ambasadave të huaja në Tiranë, me qëllim bamirësie në emër të Fondacionit Fëmijët Shqiptarë “Domenick Scaglione”, i drejtuar që prej vitit 2006 nga znj. Liri Berisha. Ikona është shitur së bashku me 15 vepra të tjera arti, mes të cilave edhe një vepër e mjeshtrit Ibrahim Kodra dhe të gjitha ishin anonçuara që më parë në rradhët e të ftuarve Vip. Por vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr ajo vepra misterioze me motive fetare, e mjeshtrit të ikonografisë shqiptare Kostandin Shpataraku, për të cilën në fund të garës u shpall fitues biznesmeni kosovar Ramadani. 

Lajmi se kjo ikonë, u shit në këtë ankand, ka ngjallur shumë reagime mes specialistwve tw trashwgimisw, pasi sipas tyre kjo vepwr wshtw e mbrojtur me ligj, e nuk mudn tw dalw jashtw Shqipwrisw.

 

 

Shpatarakut s’mund të shitet

Sipas një specialisti, që është një njohës i mirë i objekteve të kësaj periudhe, ikonat e Shpatarakut gjenden në Muzeun e Artit mesjetar në Korçë, në Kishën e Shën Nikollit në Voskopojë por edhe në koleksionin privat të korçarit Gjergji Thimio. Të gjitha veprat janë të regjistruara e të kartelizuara pranë Qendrës Kombëtare të Inventarizmit të Pasurive Kulturore. Specilialisti, që po citojmë thotë se sipas ligjit të Trashëgimisë, objektet e trashëgimisë kulturore të luajtshme, ndahen në objekte me vlera të zakonshme, me vlera të veçanta dhe me vlera unikale. Në këtë pikë, duhet thënë se veprat e Kostandin Shpatarakut, që i takojnë mesit të viteve 1700, futen tek veprat me vlera të vecanta. Si të tilla, ligji nuk e lejon shitjen e tyre tek persona që jetojnë jashtë Shqipërisë, e sidmos kur këta të fundit nuk kanë nënshtetësi shqiptare. Ligji nuk e lejon daljen e këtyre objekteve nga kufiri i shtetit shqiptar. Madje, në rast të lëvizjes së tyre nga Shqipëria, pra të lëvisjes e jo të shitjes, ligji i trashëgimisë thotë se: “Lëvizja e objekteve të trashëgimisë kulturore të luajtshme, me vlera të veçanta, kombëtare dhe unikale për ruajtjen, restaurimin, studimin dhe ekspozimin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave. Proçedurat e këtyre lëvizjeve përcaktohen me udhëzim të Këshillit të Ministrave, sipas konventave ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë për këtë qëllim. Në çdo rast, leja e lëshuar regjistrohet në Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore.”

As një kërkesë për shitjen e saj

U interesuam në këtë qendër nëse ka pasur një kërkesë për shitje pranë saj, por burime të gazetës mohuan të jetë paraqitur ndonjë person privat për të kërkuar diçka të tillë. Sipas specialistit që ka pyetur gazeta, ikonat e Shpatarakut nuk mund të shiten tek persona që nuk kanë nënshtetësi shqiptare, e nëse kjo ka ndodhur, policia ka të drejtë t’a konfiskojë atë. Nëse shitja i është bërë një shtetasi shqiptar, atëherë ai duhet të lajmërojë brenda 7 ditësh për ndryshimin e pronësisë pranë QKIPK-së. Vetë lëvizja e një objekti që cilësohet si objekte i trashëgimisë kulturore të luajtshëm, me vlerë të veçanta përcaktohet nga një komision prej 6 personash, ku marrin pjesë specialistë nga Instituti i Monumenteve, Instituti i arkeologjisë, etj.  Më tej, ligji i trashgëimisë cilëson  se “Objektet e trashëgimisë kulturore të veçantë, kombëtare dhe unikale, nuk dhurohen e nuk shkëmbehen në asnjë rast” dhe “Në raste të veçanta, objektet e trashëgimisë kulturore të luajtshme mund të dhurohen ose shkëmbehen ndërmjet institucioneve simotra në shtete të tjera, kur u shërbejnë interesave kombëtare dhe janë të barazvlefshme. Dhurimi ose shkëmbimi bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave”, por ne nuk jemi në asnjërin rast.

E marrë nga një koleksion privat

Atëherë si është proceduar me rastin e Shpatarakut, që u shit në ankandin e së hënës në mesnatë, për 75 mijë euro? Veprat e kësaj kategoria nuk mudn të dalin kurrësesi nga institucionet shtetërore, muze, galeri, etj. Në Muzeun mesjetar në Korçë, nuk shënohet asnjë lëvisje e veprave të ikonografit të njohur. Po ashtu në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Në fondin e galerisë kombëtare dihet që janë një grup ikonazh, që disa specialiste shpesh e kanë hedhur fjalën se i  përkasin Shpatarakut. Por as këto ikona do të mund të levizeshin nga fondi i institucionit, e jo më të nxirreshin në ankand. Mësohet se drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve Rubens Shima, njëherësh edhe organizator i ankandit, duke qenë në dijeni të Ligjit që e pengon shitjen e kësaj vepre, është shprehur mes të njohurve të tij se kjo ikonë është marrë nga një koleksionist privat.

Pyesim ndër të gjithë koleksionistët e njohur se cili mund të zotëroje nëj vepër të Shpatarakut dhe mësojmë se një vepër të kartëlizuar dhe të regjistruar të Shpatarakut posedon koleksionisti korçar Gjergji Thimio. Sipas tyre që një vepër të njihet si e Shpatarakut, duhet të vlerësohet nga komisioni i ngritur  në Qendrën e Inventarizimit, më pas të pajiset me nëj kartele të veçantë, ku cilësohet edhe vlera e tij, autorësia dhe të dhëna të tjera rreth veprës.

Sipas specialistëve, kjo ikonë e nxjerrë në ankand duhet t’i përkasë vërtet Kostandin Shpatarakut, dhe për këtë duhet të ekzistojë edhe nëj kartele shoqëruese e saj e lëshuar nag Qendra e Inventarizimit. Në këtë Qendër, specialistë të komisionit vlerësues na pohuan se i vetmi posedues privat i një vepre të Shpatarakut është koleksionisti korçar Gjergji Thimio.

Mbase ëhstë pikërisht vepra e tij ajo që u shit të hënën në ankandin e shumëpërfolur dhe u ble nag biznesmeni Hetem Ramadani. 

Sipas rregullave dhe ligjit në fuqi, Ramadani nuk mund të bëhet pronar i kësaj vepre, e cila nuk mund të dalë jashtë kufijve të Shqipërisë, vetëm në rast se pranë Qendrës së Inventarizimit paraqitet për dokumentacionet e nevojshme partnerja e tij, sopranoja Inva Mula. Por edhe në këtë rast ajo nuk mund ta nxjerrë ikonën e Shpatarakut jashtë kufijve shqiptarë.

 

  

   

 

Miokom Zeqo:

Për mua shitja e një ikone të Shpatarakut, që është një ndër tre emrat më të mëdhënj të ikonografisë përkrah Onufrit dhe  David Selenicës, është një  rast që duhet të shihet me kujdes. E them këtë pasi blerja e tij duhet me çdo kusht të jetë e tillë që vepra të mbetet brenda Shqipërisë.  Por fillisht, duhet me doemos të saktësohet nëse është vërtet vepër e Kostandin Shpatarakut apo jo, kjo vepër e koleksionistit privat dhe kjo vendoset mes specialistëve në komisionin e ngritur për këtë çështje në Qendrën kombëtare të Inventarizimmeve, përmes kartelës që ata lëshojnë në këtë rast.

 

Vaso Tole:

Parimi ëhstë ky që objektet e lëvizshme, pavarësisht nëse janë koleksion privat apo shtetëror, sepse ligji e lejon që të ketë edhe koleksione proivate dukhet të regjistrohen në qendrën e inventarizimit të Pasurive kulturore, pra duhet të kenë një kartele objekti. Në momentin që privati e shet, sipas ligjit të drjetën e parablerjes e ka shteti. Pra privati duhet të vërtetojë se kujt do t’ia shesë dhe  çpërgjgijge i ka dhënë shteti ën këtë rast.

Pas përgjgijes që merr nga shteti,  nëse përgjgija ëhstë jo, ai detyrohet ta shesë objektin  por nëse ëhstë objekt i cilësuar unikal, nuk lejohet të dalë jashtë Shqipërisë.

 

 

 Ku ndodhen veprat e Shpatarakut?

Disa vepra të ikonografit mesjetar Kostandin Shpataraku ndodhen të ekspozuara në manastirin e Ardenicës. Disa vepra të tijat, që kanë qenë në manastirin e shën Moranës në Mokër të Pogradecit janë dërguar në Muzeun e artit mesjetar në Korçë. Ikona të këtij autori ka pasur edhe në kishën e Shën Premtes në Çetë të Kavajës, por këto janë dërguar në degën e monumenteve në Durrës. Ndërsa, një ikonë është e ekspozuar në Muzeun e Krujës. Galeria Kombëtare e Arteve ka njëfond ikonash me 5-6 të tilla, që mendohet se i takojnë pikërisht Kostandin Shpatarakut.      

 

 

 

Piktorët e ankandit

Sotiraq Kuqali

Shkëlqim Kokonozi

Ali Oseku

Genti Korini

Vangjush Tushi

Kostandin Shpataraku

Milto Jorgji

Orion Shima

Arben Bajo

Rafael Dembo

Alush Shima

Ibrahim Kodra

Heldi Pema

Vangjush Tushi

Alban Hajdinaj

Eltion Valle

 

 

Gjergji Thimio

Është një koleksionist korçar që ka në zotërim 150 ikona të rralla. Në muzeun e tij privat për të cilin ka marrë licenë në vitin 1996 ai ruan vepra të më të mëdhenjve të mjeshtrisë së shkollës shqiptare të ikonografisë, si Onufri, Kostandin Shpataraku, David Selenicasi, Zografët,etj.

 

 

 

//////////////////////////////////////

 

Shkrimi i dyte botuar sot me 7 tetor

 

 Thellohet skandali i shitjes së ikonës mesjetare. Qendra e inventarizimit: nuk e njohim, nuk ka pasaportë

 

Hetem Ramadani, “Shpataraku” i blerë

75 mijë euro është i tregut të zi

 

Vepra u shit në ankandin e bamirësisë së Liri Berishës  

 

Admirina Peçi

Fatmira Nikolli

 

Mund të jetë vepër e trafikuar, e tregut të zi, ikona e shumëpërfolur e Kostandin Shpatarakut që u ble për 75 mijë euro në ankandin e bamirësisë me 4 tetor nga biznesmeni kosovar me banim në Kroaci Hetem Ramadani.

Objekti i kategorisë së veçantë, nuk rezulton i regjistruar dhe i kartelizuar në Qendrën Kombëtare të Inventarizimit. Pas investigimit të Gazetës, u mësuan të gjitha të dhënat e veprës së Shpatarakut, të cilat u mbajtën në fshehtësi të plotë deri më dje. Dhe rezultati shënon një skandal të ri. Në ankandin e bamirësisë së znj. Liri Berisha është shitur një vepër e tregut të zi. Ku e ka blerë këtë vepër drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve Rubens Shima? Në pronësi të kujt ishte ajo përpara se të dilte në ankand? A ekziston një kartele shoqëruese për veprën?

Kërkuam fillimisht nga burime shumë pranë ankandit, të dhënat e hollësishme të ikonës në fjalë. U zbulua se ikona e Shpatarakut është pikërisht ajo e quajtur “Kryqëzimi” me përmasat 40.5X30.3cm, në teknikën tempera mbi dru e shekullit 18. Ikona është shoqëruar në ankand me këtë përshkrim. “Në qendër të saj shfaqet Jezu Krishti i kryqëzuar. Prapa tij duken muret e Jeruzalemit. Poshtë, anash kryqit, shfaqen dy grupe figurash në këmbë, majtas grupi i grave e nga ana tjetër figura e një gruaje si dhe figura e ushtarit, i cili është me figurë të dëmtuar”.

Kërkojmë nga Qendra Kombëtare e Invetarizmit të Pasurive Kulturore, që të nxjerrim të gjithë veprat e Shpatarakut të regjistruara e të pajisura me kartelë, në mënyrë që të kuptojmë se a përkon kjo vepër me ndonjë ekzemplar të regjistruar.

Nuk është e regjistruar

Në Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore, rezultojnë të regjistruara plot 33 ikona të Kostandin Shpatarakut. Veprat e ikonografit shqiptar të shekullit të 18-të, gjenden në Degën e Monumenteve të Beratit, Galerinë Kombëtare të Arteve, Muzeun Historik Kombëtar, Muzeun “Onufri” në Berat, në Muzeun Mesjetar të Korçës dhe në muzeun privat të Gjergji Thimios. Asnjëra prej këtyre veprave të regjistruara në database-in e Qendrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive kulturore, që është edhe “banka” e trashëgimisë kulturore shqiptare, nuk rezulton të jetë, ikona e shitur në ankdanin e datës 4 tetor në Tiranë. Kjo do të thotë se nëse ekziston diku, ajo nuk është e regjistruar, pra nuk njihet dhe veç kësaj, ajo nuk ka qenë e ekspozuar në asnjë institucion shtetëtor të trashëgimisë.

Të ngjashme  

Në database-n e Qendrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore, rezultojnë të jenë të regjistruara dy ikona të ngjashme me atë që është shitur në ankand. Të dyja kanë autor Kostandin Shpatarakun, mbajnë titullin “Kryqëzimi i Krishtit” dhe jo “Kryqëzimi” dhe kanë pak a shumë një skenë të ngjashme, që paraqet Krishtin e kryqëzuar e mbas tij duken muret e Jeruzalemit. Tek këmbët e Krishtit, nga njëra anë janë një grumbull grash por, nga ana tjetër nuk është një grua vetëm, por një grua dhe një burrë, e më tej ushtari nuk duket fare. Njëra prej këtyre ikonave gjendet në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë dhe ka përmasat 37X28 cm, ndërsa ikona tjetër gjendet në Muzeun Mesjetar të Korçës dhe ka përmasat 35 me 26 cm dhe 2.5 cm e trashë. Pra, zyrtarisht, Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore nuk e ka të regjistruar veprën që është shitur në ankand.

QKIPK dhe pasaporta e objekteve 

Qendra Kombëtare e Inventarizmit të Pasurive Kulturore ka si mision rregjistrimin dhe krijimin e katalogut informatik të trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar. Ajo organizon punën për rregjistrimin e të gjithë pasurive kulturore të luajtshme dhe të paluajtshme që ruhen nga rrjeti muzeor i vendit, nga galeritë e artit, personat privatë, institucionet e specializuara lokale e kombëtare dhe komunitetet fetare. Kjo qendër bën pasaportën e të gjitha objekteve të trashëgimisë kulturore. Në Pasaportë shënohet(në varësi edhe të llojit të objektit): lloji i objektit, titulli, autori, poseduesi, vendi ku është gjetur, vendi ku ruhet, përmasat, koha së cilës i përket, kultura së cilës i takon dhe një vlerësim për të i një komisioni prej tre vetash. Bashkë me to është edhe një fotografi e objektit përballë dhe një në profil. Në fund, kjo pasaportë e objektit, mban edhe tre vula, një e drejtorit të QKIPK-së, një e komisionit vlerësues të objektit dhe një e drejtorit të institucionit ku ruhet, përshembull në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë. Kjo pasaportë, nëse i mungojnë këto vula, është fallso. Përse fallso? Sepse personat privatë apo institucionet që posedojnë një objekt shkojnë pranë QKIPK-së dhe marrin kartela-pasaporta, në të cilat shkruajnë të dhënat e objektit që posedojnë dhe vlerësimin për të nga komisioni. Por nëse një pasaportë ka të dhënat, ka fotografinë dhe vlerësimin, por nuk ka tri vulat e lartpërmendura, nuk mund të quhet vërtetë pasaportë. E sigurt dhe zyrtare është se vepra e shitur në ankand nuk është e rregjistruar, pra është një vepër e tregut të zi.     

 

 

///////////////////////

 

Gjergji Thimio: Nuk është ikona ime

 

Jam i vetmi privat që kam kartelizuar Shpatarakun. Është vepër e tregut të zi

 

Admirina Peçi

Gjergji Thimio është një meso burrë, korçar nga Vithkuqi i rritur në një familje me tradita të shëndosha fetare ortodokse, që trashëgoi nga familja e tij një koleksion të pasur ikonash. Ai i ka kushtuar gjithë pasionin dhe energjitë e tij koleksionit të  objekteve të rralla që zotëron nën pronësinë e tij e që tashmë kanë kapur shifrën 150 të tillë. Gjergji ka hapur edhe muzeun e tij privat, për të cilin ka marrë liçensë që nga vitit 1996 dhe shpesh herë thesaret e koleksionit të tij i ka ekspozuar. E takojmë koleksionistin korçar, dhe e pyesim për të gjithë veprat e Shpatarakut që ai ka në posedim. Pasi i rrëfejmë për ikonën e Shpatarakut e shitur në ankandin e 4 tetorit në “Sheraton”, Gjergji mbledh supet. Thotë se ai vërtet është hallexhi, e që shpesh është detyruar të shesë sipas rregullave në fuqi dhe me pasaportat përkatëse (pra të regjistruara) vepra të koleksionit të tij, por nuk është në dijeni të kësaj vepre të Shpatarakut që qenka shitur për 75 mijë euro, në një ankand e aq më tepër i qenka shitur dikujt që nuk mban nënshtetësinë shqiptare.

Na kërkon të dhëna të hollësishme mbi këtë vepër, ndërkohë që kërkon në mes kartelave të veprave të tij për të na treguar veprat e Shpatarakut. Thotë se dy vepra të këtij ikonografi i ka shitur para dy muajsh bashkë me një sasi të madhe ikonash. Nga kjo shitje është ndarë i pikëlluar dhe me një mal halle, pasi ai që ia ka blerë e ka mashtruar dhe nuk i ka dhënë paratë. Kur përmend shifrat që i ka shitur, është për të vënë duart në kokë. Por Gjergji do të ngushëllohej shumë sikur të paktën blerësi ta shlyente. Është një çështje e gjatë që na rezulton në fund se nuk ka lidhje me objektin e shkrimit tonë, e që megjithatë ia vlen të trajtohet më vonë, në një shkrim tjetër.  

Kur ne e pyesim më tej, duke dyshuar se mbase një nga veprat që ai ka shitur para dy muajsh është pikërisht ajo që ka dalë në ankand, ai na tregon kopjet e kartelave të tyre. Kur krahasojmë të dhënat e ikonës së shitur në ankand me ato të Gjergji Thimios, na rezulton se asnjëra prej tyre nuk është ajo e shitura. I tregojmë koleksionistit korçar të dhënat e veprës së shitur dhe përshkrimin e hollësishëm të saj. Gjergji thotë se nuk është e koleksionit të tij. “Nuk e kam parë kurrë, nuk e kam pasur asnjëherë në dorë. Nuk e njoh dhe s’kam si ta di kush e ka patur në pronësi. Me ç’di unë, jam i vetmi privat që të gjithë veprat e koleksionit tim i kam kartelizuar, dhe vetëm një vepër e kartelizuar mund të dalë në ankand e të kryhet procesi i blerjes, pasi blerësi do të kërkojë patjetër një pasaportë për veprën e blerë”, - shpjegon koleksionisti korçar. Atëherë i kujt ishte “Shpataraku” i shitur 75 mijë euro natën e ankandit? Gjergji mbledh supet sërish dhe thotë se është i sigurt vetëm për një gjë. “Nuk është e imja dhe s’ma do mendja të jetë e kartelizuar. Unë jam i vetmi privat që ka regjistruar veprat e Shpatarakut në Qendrën e Inventarizimit”.

 

 

 

Shima, pyetje pa përgjigje

Ku është marrë ikona e Kostandin Shpatarakut, e shitur në ankandin e 4 tetorit në Sheraton? Drejtori i Galerisë Kombëtare të arteve nuk ka pranuar të flasë me gjithë inistimin që prej dy ditësh nga ana e gazetës. Në Ministrinë e Turizmit Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, specialistët nuk janë në dijeni të veprës që është nxjerrë në ankand. Drejtori i kabinetit në këtë dikaster na tha se do të kontaktonte me drejtorin Shima për përgjigje, por nuk arriti të na jepte asnjë të dhënë, duke u justifikuar se Shima nuk iu është përgjigjur. Vetëm pas një mesazhi dërguar Ministrit Xhaferaj, pasi ju shpjegua atij e gjithë ngjarja dhe argumentet e mbledhura nga Gazeta, u vu në lëvizje të mëtejshme dikasteri i tij, duke na siguruar se do të merrnim patjetër një përgjigje nga drejtori Shima. E megjithëkëtë deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, asnjë përgjgije nuk mbërriti në redaksi nga drejtuesi i këtij institucioni, njëherësh edhe organizatori i ankandit.

 

 

 

Shkelja me Shpatarakun!

Vepra e Shpatarakut qe përzgjedhur si një ndër 16 veprat që do të përfshiheshin në ankandin e mbrëmjes së 4 tetorit. Ankandi u organizua nga Fondacioni fëmijët Shqiptarë “Domenik Scaglione”, që drejtohet nga Znj. Liri Berisha që prej vitit 2006. Emrat e artistëve të përffshirë ishin të ndryshëm, që nga më të vjetrit e deri tek më të rinjtë. Disa nga autorët veprat e të cilëve ishin në ankand, janë shprehur se ja kanë shitur Rubens Shimës veprat e tyre por pa treguar shumën se sa iu ka paguar ai për ti marrë ato në posedim. Veprat e ikonografit mesjetar Kostandin Shpataraku, për shkak se cilësohen si “trashëgimi e veçantë”, nuk lejohet të dalin jashtë Shqipërisë dhe as t’i shiten një personi që nuk ka nënshtetësi shqiptare.  

 

 

Shima posedues i një “Kodre” origjinal

Drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Rubens Shima sipas listave të QKIPK posedon një vepër origjinale të Ibrahim Kodrës që mban titullin “Vizion oriental”, realizuar në harkun kohor 1945-1990. Ajo ka përmasat 80 me 60 cm. A është kjo vepra e Kodrës që u shit në ankandin e së hënës, për bamirësi? Kjo nuk dihet!  

 

 

 

 

Faksimilja e marrë nga Qendra e Inventarizimit

 

Ja ikonat e regjistruara të Shpatarakut në Shqipëri

Në vendin tonë 33 veprat e njohura të ikonografit të Mesjetës së Vonë Kostandin Shpataraku gjenden në Degën e Monumenteve të Beratit, Galerinë Kombëtare të Arteve, Muzeun Historik Kombëtar, Muzeun “Onufri” në Berat, në Muzeun Mesjetar të Korçës dhe në muzeun privat të  Gjergji Thimios. Në Degën e e Monumenteve të Beratit gjendet vepra “Shën Mëria”. Në GKA ka katër ikona të këtij autori me titujt: “Pagëzimi i Krishtit”, “Shën Maria”, “Zbritja në ferr”, “Shën Minai, Viktori, Vikanti”; në  Mzueun Historik Kombëtar ndodhen veprat me titull: “Shën Mëria me engjëjt”, “Kryqëzimi i Krishtit”, “Dera e ikonostasit” dhe “Dera e ikonostasit”; në Muzeun Onufri në Berat është vetëm ikona me titull “Shën Dhimitri”. Muzeu Mesjetar në Korcë mban shumicën e vepravë të ikonografit Kostandin Shpataraku, plot 18 të tilla. Aty ruhen ikonat me titull: “Kryqëzimi i Krishtit”, “Shën Gjon Vladimiri me skenë”, “Shën Mëhilli e Johan Pagëzori”, “Ipapandia”, “Ungjillizimi”, “Spërfytyrimi”, “Lindja e Krishtit”, “Lindja e Shën Marisë”, “Kanatë V. E dyerve të bukura”, “Kanatë jug. e derës së bukura”, “Darka mistike”, “Pagëzimi i Krishtit”, “Reliev me fazan”, Kopje afresku “Farëhedhësi”, “Himni Akatist me skena”, “Shën Mëhilli”, “Pagëzori me fletë” dhe “Diptiku”. Pesë veprat e fundit të Shpatarakut, të regjistruara në QKIPK janë në posedim të koleksionistit privat Gjergji Thimio. Ato janë ikonat me titull: “Dy shenjtorë”, “Profet Isaja”, “Profet Sallomoni”, “Profet Ilia” dhe “Shën Dhimitri”.

 

 

 

 

 

 

 

 

sipas informacionit qe na jep lizander del se ikona eshte prone e Alushit, i cili per bamiresi ja ka falur ikonen fondacionit me president sicilianin me pasaport amerikane Domenick Scaglione dhe drejtoreshe politike grun e Sales. Pra personi qe ka bere bamiresine ketu nuk eshte kosovari por Alushi. Mirpo, nuhatja ime e holle ma thote se aty ku ka futur hundet zoti Scaglione dicka e modhe fshihet.

Ore une nuk jam hetues qe te gjej se c'fshihet pas Z. Scaglione apo kujdo qofte per te cilin ti mund te kesh dyshime. Edhe pse Z. Shima ja ka dhuruar fondacionit, une kete nuk kam nga ta di. Ajo qe di une eshte se Z. Ramadani eshte ftuar ne kete mbremje gala dhe ka blere pikturat i nisur nga deshira e mire.

Persa i perket faktit qe ikona te tilla jane prone private dhe shitja e tyre, kjo eshte dicka plotesisht e ligjshme. Me sa thuhej edhe ne vete artikullin e G.A-SH. nje nga koleksionistet me te medhenj te Shpatarakut ishte nje zoteri ne Korce qe jo me larg se disa muaj me pare kish shitur dy prej tyre. Nuk eshte aspak aksiome qe cdo veper e nje piktori me emer te jete ne muze shteterore. Kurse vertetimin e teoremes qe kerkon ti Cim e ke sot ne gazete.

Kurse pretendimi i gazetes se Rubens Shima nuk pranonte te prononcohej kjo eshte dicka shume e veshtire per tu besuar se mua m'u pergjigj menjehere ne telefon (po e merrja nga nje numer plotesisht i panjohur per te) dhe me dha te gjitha pergjigjet e duhura per origjinen e ikones. Me tha edhe per deklaraten e te atit, qe ish kthyer kastile nga jashte per te sqaruar mediat. Sqarim qe mund ta gjeni sot ne faqen 25-26 te gazetes (nderkohe qe per dy dite rresht shpifjet ishin ne faqen 2).

Ajo qe eshte absurde (por jo e jashte-ligjshme), dhe qe une ja thashe edhe Z. Shima, eshte fakti se i ati nuk i ka regjistruar veprat e artit qe posedon. Une di qe Z. Shima vete ka bllokuar shitje veprash arti te nje shtetas italian, dhe dalje e tyre nga Shqiperia, pikerisht me qellimin se ato ishin te pacertifikuara. I ati pra duhet te ishte i pari qe te jepte shembullin e mire.

Kurse ceshtja e cmimit eshte dicka qe une personalisht nuk e gjykoj dot. Po pretendimet se ajo vlente 10 fish, me duken pak absurde. Me gjithe respektin per Z. Alush Shima si artist, nuk besoj se ai eshte aq i pasur sa t'i dhuroje nje fondacioni bamiresie nje veper qe kushton 750 000 euro. Ne pergjithesi ne ankande te tilla, ku shitja e veprave behet per bamiresi, veprat shiten me shtrenjte se po te shiteshin ne ankand publik se njerzit aty i blejne me idene se po japin edhe per bamiresi. Nje shembull konkret, eshte vepra e Kodres, qe u shit ne ate ankand. Aty ajo u shit 15-20% me shtrenjte se cmimi me te cilin poseduesi i saj kerkonte ta shiste 1 muaj para ankandit.

 

 pretendimet se ajo vlente 10 fish, me duken pak absurde. Me gjithe respektin per Z. Alush Shima si artist, nuk besoj se ai eshte aq i pasur sa t'i dhuroje nje fondacioni bamiresie nje veper qe kushton 750 000 euro

Pikerisht nje veper qe mund te shitet vetem ne tregun e zi nuk blihet asnjehere aq sa vlen ne te vertete, e para. Dhe e dyta nuk jam ndonje ekspert arti por kur shikoj se pikturat e A. Shimes shiten me cmimin 1 milion euro, atehere s'do mend qe ikonat e Shpatarakut mund te kene te njejten vlere.  S'e di saktesisht si shiten keto vepra ne Shqiperi si vendosen cmimet apo me konkretisht c'fare dallaverash behen nga drejtoret e muzeve dhe sundimtaret me vepra qe duhet te ishin ne muze apo ne kisha, por mund te them se Shpataraku ka qene nder piktoret me te mire te Ballkanit ne shek. XVIII, dhe se veprat e tij nqs dilnin ne ankand ne France a Angli besoj se do te ishin shitur shume here me teper.

 Pervec shkeljeve te tjera,  nqs ligji e ndalon shitjen (apo edhe thjesht ekzistencen) e veprave te tilla qe i perkasin trashegimise kulturore nese ato nuk jane te skeduara, atehere   fakti qe ky ligj shkelet nga vete drejtori i institucionit qe duhet ti mbroje keto ikona tregon nje papergjejshmeri shume te madhe dhe pa dyshim qe fsheh nje apo disa skandale akoma me te medhenj.

 

 Po me keta merresh akoma o Lisander,ky eshte korrupsion,prit kur te dali Ligushe Shigori e PS se ne konference shtypi.

Ndjese, ngaqe siper jam pergjigjur pa e lexuar kete ketu poshte.

Natyrisht qe jo cdo veper e nje piktori te njohur duhet te jete prone muzeumesh shteterore, por e para ketu nuk behet fjale per vepren e nje piktori te njohur cfaredo dhe e dyta ekzistenca e dikujt tjeter qe posedon ikona te Shpatarakut s'eshte prove per pafajesine e z. Shima. Kjo eshte njelloj sikur te te kapin qe ke parkuar keq dhe ti te justifikohesh duke thene: Po, por edhe tek rruga ketu afer kane parkuar keq dhe s'u ka vene njeri gjobe.

Vlera reale e ikones (ne para) pastaj eshte nje ceshtje shuuuume interesante, sepse ate e vendos tregu i vogel (ai shqiptar) dhe ai i madhi (nderkombetari). Pa dyshim, ne cilendo shtepi ankandesh ne Europe cmimi fillestar i saj do te ishte vertet 10 here me shume. Vetem se keto zakonisht e kane zakon ta certifikojne prejardhjen e objekteve te shesin, ngase "mosditja" eshte e palejueshme ne nje rast te tille. Me ligj. Keshtu, per absurd, ne mungese te dokumentacionit perkates, vlera e ikones ne tregun e ligjshem te huaj do te ishte baraz me zero. Ka pastaj nje treg te zi te shitjes se veprave te artit, por kjo eshte ceshtje me vete.

Ia mbështes mendimin parafolëses.

Lizander.

Kur tjetri nuk eshte mire, i ftohur, dhimbje barku,dhimbje kreje, i erren syte, nuk eshte mire ti kujtosh se si eshte e drejta, se pak ka hallin qe nuk eshte mire , te degjoje edhe nje qe e kundershton, behet edhe me keq.

Prit sa ti kaloje "gripi" dhe pastja e sqaron.

Nje keshille miqsh!

Neqoftese ikona eshte prone personale dhe jo e vjedhur ne muze, kishe apo vend tjeter publik, ajo mund te blihet e te shitet sa here qe  jepet rasti. Ajo ka "jeten e saj personale". Te lire e te pavarur.

Poqe se disa duan qe kjo ikone te mbetet ne Shqiperi, ne kete rast i mbetet shtetit shqiptar qe ta bleje.

Problemi pra, nuk eshte shitja ne ankant dhe blerja e saj nga Ramadani, problemi eshte nese ikona quhet e vjedhur apo prone personale ? 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).