Skuadra e Bosnje-Hercegovinës ka mbërritur dje në mesditë në Tiranë për ndeshjen e sotme ndaj Shqipërisë, e vlefshme për Euro 2012.

 

Yje si Xheko, Misimoviç, Ibiseviç apo Pjaniç kanë zbarkuar në tokën shqiptare me synimin e vetëm për të marrë 3 pikët. Një gjë e tillë u bë e ditur nga trajneri Safet Sushiç që në momentin e zbritjes nga autobusi në hotel "Rogner". Legjenda e futbollit boshnjak dhe e skuadrës franceze të Paris Sent Zhermen ka pranuar se ndeshja në "Qemal Stafa" është e vështirë, por sipas tij, Bosnja e ka të ndaluar të gabojë. "Është një ndeshje e vështirë për të dyja skuadrat, - tha Sushiç. - Shqipëria luan prej disa vitesh shumë mirë në fushën e saj dhe këtë sezon ka 7 ndeshje që nuk humbet. Por, pas humbjes që pësuam me Francën, ne jemi të detyruar që të fitojmë. Unë pres reagimin e lojtarëve të mi në këtë takim", deklaroi më tej boshnjaku. Bashkë me ekipin e Bosnje-Hercegovinës, në Shqipëri ka ardhur edhe kryeministri i vendit Mustafa Mujezinoviç, i cili do të jetë sot në stadium për të ndjekur sfidën. Ai pritet të shoqërohet edhe nga homologu shqiptar Sali Berisha. Dje, për dy vendet është marrë vendimi për heqjen e vizave, kështu që ndeshja është akoma më e veçantë.

Provokimi
Trajneri i Bosnje-Hercegovinës deklaroi tre ditë më parë se Shqipëria ka probleme të theksuara në mbrojtje, ndërsa sipas tij edhe Lorik Cana ka një rënie në formë. Në konferencën për shtyp para stërvitjes së djeshme, Safet Sushiç vijoi sërish me ironinë e tij. "Unë kam respekt për Canën, por më erdhi keq kur e zëvendësuan pas 27 minutash. Megjithatë, nuk ishte faji im, - tha ai, referuar ndërrimit që iu bë mesfushorit shqiptar në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Karabukspor. - Edhe Misimoviç, lojtari im, nuk është se po shkëlqen te Gallatasaraji, por të paktën nuk del nga loja pas 27 minutash", shtoi Sushiç. Një provokim i hapur i tij ndaj lojtarit më të mirë të Shqipërisë, i cili dje deklaroi se do të përgjigjej vetëm në fushë.

Frika

Përpos deklaratave dhe ironisë, në fytyrën e Safet Sushiç është parë qartë një hije frike. Një disfatë në takimin e sotëm mund t'i rrezikojë atij seriozisht stolin, ndërkohë që Shqipëria nuk është një skuadër e lehtë në fushën e saj. "Shqipëria është e mirë në fazën mbrojtëse, sepse unë i kam parë me vëmendje ndeshjet e fundit. Keni kohë që pësoni vetëm një gol ose asnjë dhe kjo është vështirësi e madhe për ne. Megjithatë, as që e mendoj të largohem pa pikë nga Tirana", u shpreh më tej Sushiç. Ndërkohë, mbrojtësi i Lionit Miralem Pjaniç deklaroi se i druhet shumë mesfushës shqiptare. "Shqipëria ka një mesfushë shumë të ngjeshur dhe shumë agresive. Kjo është ajo që më tremb më shumë përpara këtij takimi, megjithëse jam optimist se do t'ia dalim mbanë", u shpreh ai.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

58 Komente

 Deshira ime shqiperi-bosnje 1-0

Rezultati llogjik shqiperi-bosnje 0-2

histori.

mu kujtua qe ndeshjen e pare (miqesore kjo), Bosnja pas doli nga lufta si shtet i pavarur, e ka zhvilluar pikerisht kunder Shqiperise ne Sarajeve.  me duket se ka dale 0-0.

Në përballjet midis tyre Shqipëria ka një fitore 2-0 në shtëpi në
’95-ën, dhe një barazim 0-0, në transfertë në ’96-ën.

 

Dreqi e hangert,kam probleme me satelitin.Ka ndonje link ku mund te shiqojme ndeshjen live?

Flm paraprakisht.

Bedankt Beluli! 

Graag gedaan!smiley

Shpresoj se ky nuk eshte emri i vertete i yti,i cili po te ndahet ne rrokje,ka kuptim te cuditshem ne holandishte  smiley

Imagjino se c'kishte hequr te zinjte e ullirit "Lul" Basha me emrin e tij gjate kohes qe sudionte ne Utrecht  smiley

 

Uroj qe pas fitoreve ne arenen politike, ndeshja te kaloje ne atmosfere sa me sportive!

Megjithatë, as që e mendoj të largohem pa pikë nga Tirana", u shpreh më tej Sushiç.

ku ka me ik nqse rrifet ky sot? se nuk kena pune tjeter ne, t'mbajme me buke dhe boshnjaket...

kujdes se bosnja  mund te kete ndonje tifoz corapekuk nga rrethinat e shijakut  ose nga rrethinat e libofshes

Ku Sushiç , ka qene kengetar me duket, si beka tranierin?

0-0 , ose 2-2 rezulatati me i mire.

ato linket e belulit mua nuk po me dalin a di njeri ndonje tjeter??

Bashkë me ekipin e Bosnje-Hercegovinës, në Shqipëri ka ardhur edhe kryeministri i vendit Mustafa Mujezinoviç, i cili do të jetë sot në stadium për të ndjekur sfidën. Ai pritet të shoqërohet edhe nga homologu shqiptar Sali Berisha. Dje, për dy vendet është marrë vendimi për heqjen e vizave, kështu që ndeshja është akoma më e veçantë.

 me Saliun ne stadium, nuk diskutohet fitorja.smiley

2-1 per ne. them une.

po ajo Lira, kishte ndonje ''parandjenje'' per ndeshjen.  se asaj çoku i dalin.smiley

 

 

 


Salihi do bej dy petlla per nder te Salihut

A di njeri ku me e pa neshjen online???

Ok Belulo rrofsh gjithsesi por aty nuk duket mire fare

1-0 per Bosnjen...

c'na turperuan keta Boshnjaket kemi eshe Topen me Saliun ne tribune smiley

Kta tanet qenkan si pula pa koke... Me fat qe jane vetem 1-0

Ai Vangjeli u be bythe nga ana e majte.  Bejne xhiro boshnjaket andej kur t'iu doje qejfi.

Ska sulm.Njihere per njihere,sjemi kerkund

 

Ketyre toneve ska trajner qe i bo derman. Keto edhe trajnerit ja qisin qarkun jashte perdorimi.

Po Saliu cdo ne tribun mer jahu, po atij 20 here e nuk i zo rranje pema, 20 vjet me marr i viz shqiptari, 20 vjet transicion te fundit per cdo gje ne Europe, po me kombetaren cpati. Ne pak poshte ishim, ka bo ndermend ta coj futbollin poshte e ma poshte.

e beri mortja!! lojtari me i dobet ne fushe beri gol!

\Goooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooool

1-1 duro

o Belul po fol o vlla se e kisha ngatarru un ate kerkesen me shkrim per 'lart'. Une e dija se ne jemi me t'bardha...kur e kena ndryshu ngjyren te e kuqja ne?!

jo mo Bredho jo.  kerkesa eshte ne rregull.   po ai ''lart'' e kishte marre mesazhin gabim. defekt teknik. nuk i funksiononte linku mire. me spam dhe bufer.smiley

e thame ate.  2-1 per ne, mbaron ndeshja.......smiley

p.s e kuqa e do fitoje!!!!

Ishalla spo mbyllen ne mesfushe per te mbrojt rezultatin, mesfushen sot e paskemi pertoke fare.

1:1

Na knaqi komentatori portugez (rumun???)

 

Ishalla po gjen edhe Bogdani ate lenten qe i ra ne fushe.

Pseudonim.

Ku eshte kamera qe merr ndeshjen, ne tarrac te tribunes si 35 vjet me pare?

Po te pyes nga qe jeton ne Shqiperi.

 

Na fiksoj ky grillo tu lavdru drejtorin e stadiumit dhe  kamera duke fokusu Salen smiley

Loja eshte e hapur  dhe Bosnja le hapesira duhet te guxojme me shume ne sulm

 

Buku Salihi me ate gjuatjen qe i ra traverses.  I fandaksur eshte sa kap top, ama do sherbim te mire, i cili sot mungon komplet si nga krahet e si nga mesi.

gjrmania-turqi deri tani 1-0'.

ndeshja po luhet ne gjermani.  po ne fakt duket sikur po lozet ne turqi. stadiumi eshte i mbushur plot me.....turq.smiley

kur shikon kesi pamjesh, atehere do s'do, u jep pak te drejte atyre politikaneve gjermane qe shqetesohen nga numri i jashtzakonshem i emigranteve turq ne vendin e tyre......

Po ata jane gjysma emigrant 30-40 vjecar atje, dhe gjysma te lindur atje. Nga brigjet tona njeri nuk shqetesohet per gjera te tilla, shtet emigrantesh kendeja. Po kur Ozili me Khediren luajne shqetesohen politikanet, apo jo.

Po politikaneve hollandez shqetesohen gje per ti? Apo nuk te vejne re se je tifoz i hollandes kur luajne shqiperine...

po po shqetesohen nga une.  bile nja dy here me kane dhene ''shenim ne sjellje''.

po nejse, vari ka*in o muhamet, tjeter gje doja te thoja une...

 ec atyy !!! po bojm spektakel tani !!!

bredho. je i madh!!!!  ku gjete o vella.  apo sqenka xham fare te keta.

vetem qe skuptoj dot arabisht.smiley

He ore, si perfundoi? Se s'po e shohim dot. Djale apo vajze? 

 

1-1 Permataro

Thx canart! Nuk fitokemi dot me boshnjaket ne Tirane? - Kot te shpresojme pastaj per kualifikim.

 lol e forte kjo

ti Permetaro s'merrke vesh ka futbolli. Bosnja ka ekip te fort, dhe esht ekipi i dyte pretendent (pas Frances) per te dal nga grupi.

 E kemi myt fare bosnjen sot, me pak fat mund te kishim bere 2-3 gola. Vetem se sulmin e kemi kellire, Bogdani si kal i kput kurse ai salihi zhduket fare. Bjellorusi = me vdeksirat e luksut sot kshu qe ka icik mundesi ti marrim noj = edhe neve.

 Neshja ishte vendos qe perpara barazim.Te gjitha kushtet dhe Kuzhet ishin per barazim.

u knoqem. barazimi i paravendos, e deti s'u bo kos. rrofshin tifozat prej kosove.

veten se ne ate hale gjigande po me vite me ulerite: shoku Gorbachev, shkuleni ket stadium smiley

Ndeshje e bukur vèrtet...kanè luajtur nè qemal stafa ekipe tè mèdha,por lojtarèt e kombètares shqiptare nuk i kam parè kurrè mè tè lodhur e raskapitur nè fund tè ndeshjes se sa me Bosnjèn...10 me yll shpirtit tè lartè tè garès tè çunave tè kombètares shqiptare!! 10 me yll tifozave shqiptar qè me pak organizim u ngritèn nè nivelin e çdo tifozerie botrore...10 me yll BEQAJ (portieri i shqipèris&egravesmiley pèr fatin qè ka...nè tre goditje dènimi,2 herè u hodh me vonesè dhe traversa e shpètoi..dhe njèher su hodh fare e topi doli jashtè...pres ti jap njè 10 me yll fshf e qeverisè shqiptare me Sali Berishèn nè krye..nè se mban premtimin qè brenda 2 vitesh ti jap tiranès e shqipèrisè njè stadium pèrsèmbari!! ishalla 1 pikè edhe nè bjellorusi...

 Cfare ndeshje e bukur france-rumani, raste shtylla loje e bukur nga te dy krahet. France na rref pa problem 2 here ndersa rumani na mund ne tirane me car pashe sot. France e rumani dalin vend pare e dyte ne grup.

 si dolen

 

tani e pash ne teletext. paska fituar franca 2-0

 

Nuk kam parè ndonjèher shqipèrinè tè rrihet nga njè ekip mè i dobèt se Bjeollorusia e djeshme...vèrtet gjynah pèr mungesat..smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).