Kur disa javë më parë dërgova në shtyp artikullin tim mbi çështjen e Himarës nëse është ose jo krahinë minoritare greke, midis atyre që vrapuan të spekulonin mbi vrasjen e fatkeqit Aristotel Guma, përmendja dhe Hirësinë e tij Anastas Janullatosin, kryepeshkopin e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë. Nuk ngurrova ta quaj si një emisar të nacionalizmit grek. Mendova se ai nuk do të prekej aq tepër në sedër, sepse me të vërtetë është me kombësi greke. Në fakt, unë i kalova kufijtë e sjelljes sime ndaj një kryepeshkopi, mbasi unë e padisja në tri çështje jo të këndshme për të.

E para, e kritikova për “trisainë” (përshpirtjen) që ai celebroi jo për ushtarët grekë të vrarë në Luftën e Dytë Botërore në tokën e Shqipërisë në luftë kundër okupatorëve italianë fashistë, por sepse përfshiu në radhët e ushtarakëve të vërtetë grekë edhe arkivole me eshtra të fshatarëve, madje edhe të fëmijëve shqiptarë, të vdekur para dhe pas luftës italo-greke. Sa më shumë e mendoj, aq më tepër më duket një akt i shëmtuar që nuk i ka hije një prelati të lartë të kishës. Më duket një akt, që mund ta kryejnë vetëm banditët e varreve, por kurrsesi një hirësi që mban në gjoks kryqin e Krishtit dhe ca më tepër emrin e kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Në rastin më të mirë prisja që hirësia e tij ta anashkalonte duke heshtur për këtë veprim për të cilin është bërë zhurmë edhe në shtypin tonë të përditshëm, madje vazhdon edhe sot e kësaj dite të përshpëritet me neveri nga banorët e rrethit të Përmetit. Por, hirësia e tij ndoshta duke kujtuar se ne jemi syleshë e ngacmon vetë plagën dhe justifikohet duke thënë se ai atje bekoi eshtrat e martirëve të rënë në luftë për lirinë e atdheut të tyre, eshtra para të cilave edhe ne përulemi, por jo para arkivoleve të blera 100 apo 200 euro për copë.

E dyta, i kujtoja veprimet e tij të padrejta, i cili po pengon nëpërmjet fijeve të tij të dukshme e të padukshme zyrën e Përmbarimit të Përmetit, që të zbatojë vendimin e miratuar nga të tre shkallët e gjyqësorit shqiptar për t’ia kthyer bashkësisë përmetare shtëpinë e kulturës “Naim Frashëri”. Për ata që nuk e dinë, u kujtojmë se para luftës në cepin veriperëndimor të truallit ku është ngritur shtëpia e kulturës ka qenë një kishë me përmasa modeste, me emrin “Shën Mëria e Pazarit”. Banorët e moshuar e dinë se ajo kishë u rrënua gjatë luftës së fundit. Në vitet ’50 trualli ku ishte ngritur kisha u përfshi në truallin ku u ndërtua shtëpia e kulturës “Naim Frashëri” me një sipërfaqe disa herë më të madhe se ajo që kishte “Shën Mëria e Pazarit”. Gjykata e Përmetit ia njohu kishës truallin ku qe ngritur faltorja. Meqenëse vlera e godinës e ndërtuar nga shteti ishte më e madhe se çmimi i truallit, gjykata vendosi që kisha të shpërblehet me një sipërfaqe dy herë më të madhe në një vend tjetër.

Ngjarje të tilla analoge kanë ndodhur edhe në vise të tjera të Shqipërisë. Ka ndodhur madje në Tiranë, në qendrën e kryeqytetit. Në truallin ku sot është ngritur hotel “Tirana International” më parë ndodhej katedralja e Tiranës kushtuar Hyjlindëses. Hirësia e tij kryepeshkopi Anastas Janullatos nuk e ngriti zërin për të marrë hotelin, por u kënaq me kompensimin që i dha bashkia apo shteti në një vend tjetër të kryeqytetit. Por, në Përmet pse po ngul këmbë aq shumë? Pse kërkon me çdo kusht të vërë dorë mbi shtëpinë e kulturës? Konstruksioni i shtëpisë së kulturës nuk ka mundësi të shndërrohet në kishë. Për t’u shndërruar në kishë ajo duhet shembur nga themeli. Ç’del nga kjo? Nga kjo del se hirësia e tij, kryepeshkopi A. Janullatos nuk do që Përmeti të ketë një shtëpi kulture shqiptare. Do që ta shndërrojë shtëpinë e kulturës shqiptare në një shtëpi kulture helenike, ndonëse Përmeti nuk ka fare banorë grekë etnikë. Edhe në këtë rast, hirësia e tij i bën bisht përgjigjes. Thotë shkurt: i takon kishës se aty ka qenë dikur kishë. Pra, është njësoj si të thuash e dua hotel “Tirana International”, sepse në një cep të sipërfaqes që ajo zë dikur ka qenë kishë.

Vijmë te çështja e tretë, e cila është me të vërtetë çështje skandaloze. Shkurtimisht, ajo ka të bëjë me të ashtuquajturin fronëzim të Anastas Janullatos, peshkopit të Andrusës (Greqi), më 2 gusht 1992 në katedralen e Hyjlindëses së Tiranës si kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Në vitin 1991, me shembjen e regjimit komunist për shkak të gabimeve të rënda e të pafalshme që kreu Enver Hoxha në luftën e mbrapshtë që ai ndërmori kundër institucioneve fetare, bashkësitë fetare të Shqipërisë mbetën pothuajse të gjitha pa kokë, pa rrjet institucionesh, pa funksionarë të përshtatshëm të kultit dhe me shumë pak faltore që kishin shpëtuar nga furia e rrënimeve të tyre. Të gjitha bashkësitë fetare të Shqipërisë – myslimane, bektashiane, katolike, ortodokse – për të rimarrë veten kishin nevojë për ndihmën e miqve dhe dashamirësve të tyre që ndodheshin jashtë Shqipërisë. Para së gjithash, kishin nevojë të sqaronin se cilën kushtetutë do të kishin për bazë në rimëkëmbjen e tyre. Kjo për arsye se kushtetutat që ishin miratuar në kongreset e tyre të para të zhvilluara në periudhën midis dy luftave botërore, kishin pësuar dy goditje të rënda, madje njëra prej tyre një goditje vdekjeprurëse. Pa e shtrirë bisedën në të gjitha bashkësitë fetare të Shqipërisë, do të përqendrohemi vetëm në rastin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë (më tej: KOASH).

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, e themeluar nga Kongresi i saj në Berat më 17 shtator 1922, ishte miratuar pas përpjekjeve të gjata nga Patriarkati Ekumenik i Kishës Lindore, pra e Kishës Ortodokse, me “Tomin” e lëshuar me vulë të artë më 1937. Kjo kushtetutë ka për historinë e KOASh-it një rëndësi kardinale, mbasi ajo përmban të gjitha prerogativat që e sanksionojnë atë si një kishë kombëtare shqiptare, ashtu siç janë kushtetutat e kishave nacionale ortodokse të vendeve të ndryshme. Një nga pikat e saj të rëndësishme ishte skalitur në nenin 16, ku thuhet se të gjithë peshkopët, në mënyrë specifike kryepeshkopi i KOASh-it, duhet të jenë me kombësi dhe shtetësi shqiptare.

Më 1939 okupatorët fashistë italianë e cenuan këtë parim. Në emërimin e kryepeshkopit të KOASh, u hoq kushti i kombësisë. U la si kusht vetëm nënshtetësia shqiptare. Ky qe sigurisht një hap prapa kundrejt parimeve që kishin kërkuar rilindësit tanë të mëdhenj dhe pjesëmarrësit e kongresit I të Kishës. Me këtë ndryshim u hapën dyert për t’u bërë kryepeshkop kushdo, mjafton të merrte nënshtetësinë shqiptare. Vazhdojmë më tej. Pas luftës, kur në Shqipëri u vendos regjimi komunist shteti shqiptar në mënyrë arbitrare i dha kishës një kushtetutë tjetër, e cila synonte ta shndërronte kishën në një levë të sistemit të saj qeverisës. Por, edhe kjo kushtetutë nuk pati jetë të gjatë, mbasi më 1967, në kohën e të ashtuquajturit revolucionarizim i jetës së mëtejshme, kur veprimtaria fetare u nxorr jashtë ligjit dhe kur u çmontuan të gjitha institucionet fetare, së bashku me to u bënë të paqena të gjitha kushtetutat e institucioneve fetare, përfshirë dhe atë të KOASh-it.
Kjo qe gjendja më 1991 kur u përmbys regjimi komunist në Shqipëri. Pyetja që shtrohej në atë kohë ishte kjo: nga duhej filluar? Cili statut duhej të merrej për bazë për KOASh-in? Meqenëse në mungesë të peshkopëve Shqipëria nuk mund të kishte një sinod të rregullt kishtar, çfarë rruge duhej ndjekur për të zgjedhur kryepeshkopin e saj? Veç kësaj, meqenëse në Shqipëri nuk kishte mbetur asnjë peshkop kanonik i gjallë, si duhej krijuar sinodi i shenjtë kishtar?

Në këto rrethana kaq të zymta për zgjidhjen e problemit të Kishës Ortodokse, sugjerimi më i drejtë erdhi nga shqiptarët e Amerikës. Në një mocion të miratuar nga Këshilli i peshkopatës kishtare të Bostonit u hodh ideja që rruga më e përshtatshme ishte të ngarkohej nga Patriarkati i Kostandinopojës një ekzark me një botëkuptim të gjerë kishtar e demokratik – një ekzark nga një vend që të mos kishte interesa politike ndaj Shqipërisë, pra as grek, as serb. Shkurt, një ekzark me detyrë të përkohshme, i cili pasi ta rimëkëmbte kishën e shkallmuar nga regjimi komunist, pasi të mëkëmbte sinodin e shenjtë dhe në momentin që sinodi të zgjidhte kryepeshkopin e KOASh-it, ai të largohej nga Shqipëria.

Idenë e ekzarkut e kishte përqafuar edhe Patriarkati Ekumenik i Kishës Lindore si rruga më e përshtatshme për të rimëkëmbur strukturat e KOASh-it. Por kushtin që vinte kisha e Amerikës për një ekzark jo grek, Patriarkati i Kostandinopojës nuk e mori në konsideratë. Prapaskenat që u luajtën në ato momente shumë të zymta nuk i dimë. Një gjë u bë shumë shpejt e qartë. Qeveria e Athinës, e cila vepronte si zembrek në gjirin e Kishës Ortodokse greke, ndërhyri me të shpejtë: e bindi Patriarkun Bartolome që të ngarkonte me detyrën e ekzarkut Prof. Dr. Anastas Janullatosin, në atë kohë peshkop i Andrusës. Me emërimin e tij si ekzark fillon “aventura” shqiptare e Janullatosit.

Kush ishte Anastas Janullatosi?

Kur më 3 qershor 1991 u ngarkua me detyrën e ekzarkut nga Patriarkati Ekumenik i Kostandinopojës, A. Janullatosi, me titullin peshkop i Andrusës, në atë kohë ndodhej në Afrikën Lindore, i ngarkuar me detyrën e “Kryepeshkopit aktiv” për mëkëmbjen e Kishës Ortodokse të Kenias, Ugandës dhe Tanzanisë, me qendër në Nairobi. Caktimin e tij si ekzark në Shqipëri e miratoi edhe presidenti Ramiz Alia. Lajmi i ardhjes së tij në Shqipëri u prit me interes nga qarqet ortodokse shqiptare, mbasi shpresohej se ai edhe pse qe grek, meqenëse vepronte jo në Greqi, por në Afrikë, do të ndihmonte rimëkëmbjen e KOASh-it. Dërgimi i një ekzarku ishte i drejtë, mbasi ai sapo të rimëkëmbte kishën e shkërmoqur ortodokse shqiptare dhe fill pasi të zgjidhej një kryepeshkop i rregullt kanonik duhej të largohej nga Shqipëria. Qarqet ortodokse shqiptare menduan se ekzarku Anastas Janullatos me kulturën kishtare që kishte përvetësuar do ta kryesonte ashtu siç e kërkonin interesat e KOASh-it detyrën e vet.

Janullatosi e vendosi me të shpejtë shtabin e vet në Korfuz. Me prapaskenat që u zhvilluan si me telekomandë prej tij, ekzarku thirri në Tiranë një “konfererencë” kombëtare me pjesëmarrjen e pesëmbëdhjetë klerikëve dhe tridhjetë laikëve të zgjedhur prej tij. Janullatosi emëroi një këshill të përgjithshëm të përbërë prej nëntë vetësh, të cilët morën përsipër jashtë rregullave kanonike detyrën e Sinodit të Shenjtë të KOASh-it. Me detyrën e sekretarit të përgjithshëm të këshillit u caktua nga Janullatosi Aleko Dhima, një grekoman i vendosur për t’i shërbyer Kishës Ortodokse Greke. Ndërkohë, në shtypin grek filloi të flitej për A. Janullatosin jo si ekzark, por si kryepeshkop, madje jo si kryepeshkop i KOASh-it, por si kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale Greke të Shqipërisë. Për më tepër, këtë aspiratë dinake e zbuloi edhe vetë A. Janullatosi.

Në përpjekjet e veta ai pati si ndihmës të fuqishëm dhespotin e Konicës, Sebastianos, i cili kishte zhvilluar një aktivitet të ashpër si një nga krerët e komitetit “vorio-epirot” me qendër në Janinë. Në një letër drejtuar kryeministrit grek Karamanlis, metropoliti Sebastianos shkruante se “edhe gurët thonë se Vorio-Epiri është Greqi dhe se mjedisi gjeografik i shqiptarëve ka qenë gjithmonë mbi dhe përtej lumit Shkumbin”. Në atë kohë emri i Sebastianos lakohej pothuajse çdo ditë në Shqipëri për urrejtjen e tij antishqiptare. Cilësohej si një djall i veshur me petkat e dhespotit.

Me ndihmën e Sebastianosit, militantët e tij të parë Janullatosi i rekrutoi në Himarë. Së bashku me të, ai në emër të kryepeshkopatës së Kishës Greke, nënshkroi me Aleko Dhimën, i vetëquajtur sekretar i përgjithshëm i KOASh, një marrëveshje orgurzezë. Ja teksti:

“Të dashur bashkatdhetarë! Në qendrën e vëmendjes sonë ju keni qenë e do të jeni vazhdimisht. Mendojmë për ju, për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Pikërisht për këtë kemi krijuar edhe një organziatë të veçantë, të cilës i kemi vënë emrin “Himara e lirë vorioepirote dhe minoritare greke”. Deri në mbarim të muajit shtator 1992, kemi programuar këto aktivitete:
1. Vizita të përbashkëta në Korfuz, Janinë, Artë, Pargë, Paramithi, Filat, Himarë, Dhërmi, Palasë, Qeparo, Kudhës, Vuno, Sarandë, Konispol, Dropull.
2. Organizimi i një mbledhjeje të madhe në sheshin “Spiles” të Himarës ose në Potam, ku do të marrin pjesë edhe Sebastianos, Janullatos dhe Aleko Dhima, sekretar i përgjithshëm i Kishës Ortodokse Shqiptare. Aty do të dorëzohen edhe katër priftërinj. Do të bëhet një meshë e madhe në Katedralen e Himarës dhe një në atë të Dhërmiut (Spiridhonis e Harallambis). Do të meshojnë dhespotët Sebastianos e Janullatos. Aty do të flasë edhe prifti dhërminjas Klearkos Savas, i dorëzuar në Athinë.
3. Do të nënshkruhet një marrëveshje midis Kishës Ortodokse Shqiptare dhe asaj greke për t’i pajisur kishat e Vorio-Epirit në përgjithësi dhe ato të krahinës së Himarës në veçanti me të gjitha sendet e nevojshme. Për palën greke do të firmoset nga hirësitë Sebastianos e Janullatos dhe për palën shqiptare Aleko Dhima, sekretar i përgjithshëm.
4. Meshat në Himarë, Dhërmi, Palasë, Vuno, Qeparo, Kudhës do të mbahen në greqisht, sipas marrëveshjes Sebastianos-Janullatos-Dhima. Do të përcaktohëen administrata e Krahinës Autonome Vorio-Epirote Minoritare të Himarës, ku do të marrin pjesë njerëzit më të devotshëm nga familjet më të shquara si Bollanot, Milot, Neranxët, Joshët, Ilot, Belerajt, Rondajt, Zotajt, Dhimojanajt, Dunajt, Agnanostajt, Protajt, Janilajt, Pjerot, Dafllajt, Bifshajt, Gorecajt, Janijat, Zhupajt, Fotiadhët, Gorajt (gjithsej 21 familje – K.F.). Do të bëhen mesha përshpirtjesh për eposin grek 1940-1941 në Livadhet e Shengjergjit dhe në Skutara, pastaj në Jonomarinë e Shentheodhor, në Stavridh, në Shenjat, ku ndodhen eshtrat e ushtarëve e oficerëve grekë: Agathoklis, Konstantinis, Mihalis, Jorgor, Periklis, Athanasis, Anastasis, Elefteris, Stelianos, Dhimitris, Grigoria, Kamas etj, për të cilët do të ngrihet edhe një përmendore.
5. Do të zhvillohen veprimtari kulturore-artistike si theatro, estrada, cirk, recitime, simpoziume me temën: Traditat nuk harrohen, por forcohen, ku do të flasin historianë, poetë, muzikantë, artistë etj. Po ashtu, do të shpërndahen libra të botuara në gjuhën greke në të cilat flitet për Vorio-Epirin, Minoritetin, për traditat dhe epopetë. Do të flitet për ndihmën e madhe që i jep Kisha greke asaj shqiptare dhe për përpjekjet që bën ajo greke për të mos u shkëputur prej saj ajo shqiptare, e cila kurdohertë ka qenë dhe do të jetë e lidhur me atë greke kundër myslimanëve e katolicizmit.
6. Do të shpërndahen libra shkollore greke për shkollën greke që do të fillojë në krahinën e Himarës dhe do të caktohet grupi i parë i mësuesve grekë vullnetarë që do të vijnë atje. Me këtë punë do të merren familjet Goro e Bollano, prej gjirit të të cilave do të caktohen pjesëtarë me detyra me rëndësi në qeverisjen e Himarës. Gorot e Bollanot kanë dhënë prova të mëdha për besnikërinë ndaj atdheut të tyre – Greqisë.
7. Në Himarë do të instalohet një radiostacion vorio-epirot minoritar që në bashkëpunim me “Omonian” do të japë programe të pasura (duke kaluar shumë shpejt dhe në televizive) të kulturës, muzikës e filozofisë greke për të rrënjosur thellë patriotizmin.
8. Do të përpilohet një komunikatë e parbashkët me anën e të cilës do të përcaktohet afati tranzit i krahinës autonome të Himarës deri në bashkimin me atdheun, Greqinë-mëmë.
9. Do të vendoset një linjë e rregullt detare Korfuz-Himarë, si dhe një tjetër me autobusë Janinë-Himarë. Autobusët do të jenë grekë dhe udhëtimi i himarjotëve vatje-ardhje do të jetë gratis.
Sekretarja Eftalias Papadhimitris, kryetari Rafailidhius Andrikas, Sekretari i Përgjithshëm Antonios Sollaros”.


Sikurse shihet, në pragun e fronëzimit të tij si kryepeshkop i KOASh-it, A. Janullatosi ka vënë nënshkrimin në një dokument ku pa asnjë mbështetje juridike dhe politike, deklarohet haptazi se Himara është krahinë minoritare greke; se jo vetëm fshatrat Himarë, Dhërmi, Palasë, të cilat dihen se kishin banorë greqishtfolës, por edhe fshatra të tjera të krahinës, si Vunoi, Kudhësi, Qeparoi, madje dhe Saranda e Konispoli, ku banorët e të cilave nuk e njihnin greqishten, konsideroheshin si vendbanime greqishtfolëse; se qenia e këtyre vendbanimeve në shtetin shqiptar ishte tranzitore (e përkohshme) dhe se së shpejti do të caktohej afati se kur ato do të bashkoheshin me atdheun mëmë, Greqinë. Shënojmë me këtë rast se Janullatosi përveç shkeljeve arrogante që bënte mbi të drejtat kombëtare, urdhëroi që shërbesat në kishat e fshatrave të Himarës të zhvilloheshin jo shqip, siç thuhej në Aktet Juridike të Lidhjes së Kombeve, por në greqisht, madje edhe në ato fshatra ku nuk e njihnin fare greqishten. Meqenëse në bazë të akteve ndërkombëtare, krahina e Himarës nuk mund të cilësohej si krahinë minoritare etnike greke, mbasi nuk kishte vazhdimësi territoriale me Greqinë – për të kapërcyer këtë minus, Janullatosi dhe Sebastianosi përfshinë si vendbanime minoritare përveç Sarandës edhe Konispolin me banorë krejtësisht myslimanë. Komenti për përmbajtjen e marrëveshjes është i panevojshëm pasi qëllimi i aneksimit të “Vorio-Epirit”, përfshirë dhe Himarën, del qartë.

Pasi pranoi propozimin grek, kryepeshkopi Bartolomeu i parashtroi Presidentit të Shqipërisë, Ramiz Alia, kërkesën për ta pranuar Anastas Janullatosin si ekzark dhe në të njëjtën kohë kërkesën për të pranuar në krye të katër dioqezave shqiptare (Durrësit, Korçës, Beratit, Gjirokastrës) katër peshkopë grekë, njëri nga të cilët do të ishte vetë Janullatosi. Katër peshkopët i duheshin KOASh-it sepse me ta formohej sinodi kishtar. Si rrjedhim, me formimin e sinodit Greqia e merrte kështu ipso facto drejtimin e kishës shqiptare. Ramiz Alia pranoi vetëm emërimin e Janullatosit si ekzark, kurse propozimin e katër prelatëve si peshkopë të katër dioqezave shqiptare e refuzoi.

A. Janullatosi pas emërimit të tij si ekzark përgatiti terrenin për t’u emëruar si kryepeshkop i KOASh-it. Përgatitjet e tij vazhduan për një vit. Në përpjekjet e tij ai pati ndihmën e Bartolomeut, patriarkut ekumenik të Kostandinopojës, prapa të cilit nënkuptohet se vepronte qeveria greke, e gatshme për të përballuar fondet e nevojshme financiare.

Kur në pranverën e vitit 1992 President i Republikës u shpall Prof. Dr. Sali Berisha, ekzarku A. Janullatos filloi përpjekjet për të siguruar miratimin e palës shqiptare për t’u emëruar kryepeshkop i KOASh-it. Meqenëse në Shqipëri ende nuk ekzistonin mundësitë e krijimit të një sinodi, problemin e mori në dorë vetë patriarku. Në mënyrë krejt arbitrare, pra të parregullt, Sinodi Ekumenik i Patriarkanës së Stambollit emëroi A. Janullatosin jo më ekzark, por kryepeshkop i KOASh-it. Me këtë rast ai nisi në Shqipëri një delegacion patriarkal në të cilin bënin pjesë ndër të tjerët, metropolitët Perjis Evangjellos dhe Meliton i Filadelfias. Por, kërkesa e tyre për të krijuar Sinodin shqiptar kishtar me peshkopë grekë nuk gjeti gatishmërinë e Presidentit Sali Berisha. Megjithatë, presidenti dha pëlqimin vetëm për zgjedhjen e Janullatosit si kryepeshkop, ndonëse shfaqi rezervë se ai nuk kishte të drejtë t’i impononte krerët e saj. Presidenti ka për detyrë vetëm të japë pëlqimin për zgjedhjen e peshkopit nga sinodi. Por, A. Janullatosi këtë mbështetje të presidentit e trumbetoi si një vendim të shtetit shqiptar për emërimin e tij si kryepeshkop i Shqipërisë.

Por, me emërimin e Janullatosit si kryepeshkop i Shqipërisë, edhe Patriarkati shkelte tri dispozitat e shenjta që ai vetë kishte caktuar:
a) Shkeli vendimin e tij me të cilin kishte ngarkuar Janullatosin si ekzark për rimëkëmbjen e KOASh-it dhe të sinodit të saj, pa marrë pëlqimin e qeverisë shqiptare.
b) Në kundërshtim me kanonet e saj shekullore Patriarkati Ekumenik i Kostandinopojës duke emëruar A. Janullatosin si kryepeshkop mori vetë përsipër në mënyrë abuzive detyrën e sinodit të shenjtë të KOASh-it.
c) Në kundërshtim me “Tomin” e vitit 1937 dekretoi emërimin për kryepeshkop të Shqipërisë, A. Janullatosin, një prelat që nuk ishte shqiptar as për nga kombësia, as për nga shtetësia.

Me këtë rast duhet vënë në dukje se delegacioni i Kostandinopojës e argumentoi emërimin e metropolitit grek si kryepeshkop i Shqipërisë jo në statutin themeltar të kishës të miratuar nga Patriarkana me “Tomin” e saj më 1937, por me kushtetutën e miratuar gjatë regjimit komunist më 1950, i cili parashtronte si kusht vetëm shtetësinë shqiptare, në një kohë kur A. Janullatosi nuk kishte as nënshtetësinë shqiptare.

Kisha ortodokse shqiptare e Amerikës me seli në Boston nën kryesinë e At A. Liolinit, kur mori vesh përgatitjet për shpalljen e Janullatosit si kryepeshkop i KOASh-it, lëshoi më 30 korrik 1992 këtë deklaratë:

“Ne protestojmë vendimin e Patriarkut ekumenik në Stamboll që një prift me kombësi greke të bëhet kryepeshkop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë. Në bazë të statuteve të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, në të kaluarën të gjithë klerikët permanent prej kryepeshkopit dhe deri te famullitarët, kanë qenë shqiptarë. Klerikët e huaj që janë tani në Shqipëri janë pritur me mirënjohje për ndihmën që po japin duke rindërtuar Kishën Ortodokse në përputhje me historinë tonë të veçantë, me traditat dhe identitetin tonë, të cilat diktojnë që kryetari i Kishës Ortodokse Shqiptare të jetë me kombësi shqiptare. Letra kredenciale e peshkopit Anastas Janullatos më 3 qershor 1991, premton se puna e tij në Shqipëri si një i dërguar i veçantë ekleziastik do të ishte e kufizuar në kohë dhe në detyra deri sa të rimëkëmbej Kisha Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Ne mendojmë se për të qenë Kisha Ortodokse Shqiptare vetëqeverisëse dhe e pavarur (autoqefale) është e domosdoshme që klerikët dhe sidomos kryepeshkopi të jenë me kombësi dhe nënshtetësi shqiptarë” (Botuar në Gazeta “RD”, Tiranë 25 gusht 1992).

Ceremonia e fronëzimit

Në gjithë këto parregullsi që shkelnin haptas sovranitetin e KOASh-it, Hirësia e tij vendosi të shpinte deri në fund detyrën me të cilën ishte ngarkuar nga kisha greke – të kryente celebrimin kanunor kishtar si kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Ky akt i guximshëm ndodhi më 2 gusht 1992. Atë ditë u zhvillua në kishën katedrale të Tiranës ceremonia solemne për fronëzimin e Janullatosit si kryepeshkop i KOASh-it. Brenda në katedrale ndodheshin mitropolitët e ardhur nga Patriarkati i Kostandinopojës, disa mitropolitë grekë të ftuar nga Jnaullatosi, disa priftërinj shqiptarë, disa dhjetëra priftërinj minoritarë dhe disa qindra besnikë të krishterë ortodoksë. Sipas kanoneve kishtare, një prift apo një peshkop apo një kryepeshkop i kishës ortodokse quhet i fronëzuar kur në solemnitetin e Asamblesë Kishtare të gjithë besnikët që ndodhen në atë çast në kishë i përgjigjen pyetjes nëse kandidati i propozuar miratohet e termin tradicional bizantin “aksios” (pëlqehet). Nëse një pjesë e besnikëve të pranishëm në kishë përgjigjet “anaksios” (jo i pëlqyer, pra i pamerituar, i padenjë), ai quhet i pamiratuar. Më 2 gusht në katedralen e Hyjlindëses së Tiranës kur besnikët u pyetën nëse e miratonin ose jo A. Janullatosin si kryepeshkop i Shqipërisë, krahas shumicës që thirri “aksios”, një pjesë e tyre u përgjigj me thirrjen “anaksios” (pra, i papëlqyer). Veç kësaj, në atë solemnitet kishtar shfaqja më tronditëse ishte buçitja në katedrale e këngës rilindëse “Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë”, në kuptimin se kryepeshkopi grek shkelte parimin thememlor të Rilindjes Kombëtare dhe se ai duhej të largohej nga kisha shqiptare. Megjithatë, Janullatosi nuk u dorëzua. Për ta realizuar me çdo kusht detyrën e ngarkuar ai u largua menjëherë nga katedralja dhe së bashku me pasuesit e vet shkoi në hotel “Tirana International”, ku celebroi fronëzimin e tij si kryepeshkop i Shqipërisë.

Duke kujtuar këtë ngjarje të turpshme për cilindo, që ndodhi më 2 gusht 1992 (‘Gazeta Shqiptare”, 14-15 shtator 2010), Hirësia e tij, A. Janullatos thotë se Krsito Frashëri në këtë pikë gënjen. Sigurisht që kjo është një fyerje e rëndë për një njeri dhe, ca më tepër, për një të moshuar, i cili ka bindje të plotë se deri sot nuk ka gënjyer asnjëherë. Si rrjedhim, kjo akuzë ka nevojë për t’iu përgjigjur pyetjes: kush gënjen në këtë rast, Kr. Frashëri apo A. Janullatosi?

Para së gjithash, që ditën e nesërme, më 3 gusht 1992, Agjencia Telegrafike Shqiptare njoftoi botërisht se më 2 gusht 1992 në ceremoninë kishtare A. Janullatosi nuk u pranua si kryepeshkop i Shqipërisë. Në emër të A. Janullatosit, KOASh-i u përgjigj se më 2 gusht ceremonia e fronëzimit u zhvillua në përputhje me kanonet kishtare në një ambient entuziasmi të madh, por shtonte se “këtë atmosferë u përpoq ta prishë një grup i vogël njerëzish, ku bënin pjesë edhe disa myslimanë, përfshirë këtu edhe një deputet të këtij besimi”. Na kujtohen me këtë rast doktatorët fashistë dhe komunistë, të cilët kur dëgjonin zëra mosaprovimi për ta, i stigmatizonin këto zëra si vegla të armiqve të kombit dhe të atdheut. Nga ky pohim i përmendur i kishës gjithkush mund të nxjerrë konkluzionin se përveç kundërshtarëve myslimanë, midis protestuesve kishte dhe nje grup besnikësh të krishterë. Në kanonet kishtare nuk thuhet se kryepeshkopi duhet të zgjidhet me shumicë votash, sepse kisha nuk pranon asnjëherë numërim votash. Kisha kërkon që krerët e saj të pëlqehen unanimisht nga besnikët e pranishëm në çastin e fronëzimit. Si rrjedhim, mjafton prania e një grupi sado të vogël kundërshtarësh që thërrasin “anaksios” për ta bërë të pavlefshëm zgjedhjen e prelatit, në rastin tonë të A. Janullatosit.

Vijon me:

Mbledhja e Tiranës në gusht 1992 të besimtarëve ortodoksë. Konkluzionet e saj.
Çfarë iu kërkua Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri për fronëzimin e Janullatos.
Cilat ishin argumentat me të cilat mbrohej Janullatos në atë kohë.
Argumentet: Pse Janullatos edhe sot është i paligjshëm
.

78 Komente

Hahahaha!

Nuk e kisha pare kete video!

Kjo eshte votimi unanim qe duhet te zgjidavo juhet kryepeshkopi?

Bravo ju qofte atyre qe brohorisnin per Fan Nolin.Tamam shqiptare te vertete.

Kot i bini ne qafe Janullatusit. Duket qe nga fytyra qe eshte dele e perendise dhe ka per qedhim te na sjelle driten e urtesise.

 Ky kristo ka filluar me shkrujt perdite te gazeta shqiptare se si dalin me duket leket e pensionit. Na jane ber deklaratat e kristos te perditshme me keq se Mourinho.

  Pa ma nxirr çik numrin e shkrimeve te Kristos tek GSH gjate 2010. Po sta mbajti bytha te nxjerresh numrin e shkrimeve e te faktosh ate qe the, mos me kthe replike fare, e hodhe fjalen si kurva dobiçin, me mire hesht sesa te perdridhesh.

 Vetem kete jave ka shkruajtur 3 here te gazeta shqiptare, te njejtat gjera thote po me tituj te rinj.

Po ti nuk e sheh qe eshte nje prurje e ndare ne pjese ? Ti i lexon apo lexon titullin dhe autorin dhe flet?

  Nuk behet fjale per te nderuarin Profesor Kristo dhe sa deklarata leshon ai, por per nje problem te madh kombetar me pasoja afatgjata.Guralecet e Himares levizen ne seline e Janullatosit...Mos e merrni lehte...!

Kur më 3 qershor 1991 u ngarkua me detyrën e ekzarkut nga Patriarkati Ekumenik i Kostandinopojës, A. Janullatosi, me titullin peshkop i Andrusës, në atë kohë ndodhej në Afrikën Lindore, i ngarkuar me detyrën e “Kryepeshkopit aktiv” për mëkëmbjen e Kishës Ortodokse të Kenias, Ugandës dhe Tanzanisë, me qendër në Nairobi.

''megallomania'' e grekeve ska te sosur.  deri ne Tanzani dhe Uganda paskerkan shkuar per te hapur kisha....

 

Belul, besimi ortodoks nuk eshte vetem i grekeve.  Tradita misionare ne Afrike perfshin dhe besime te tjera, bile me ritme shume me te larta. 

Une kam shume probleme me dokumentin e prof. Frasherit.  Eshte teper shqetesues, dhe besoj se eshte me i rendesishem fokusimi aty, se sa misionet e Kishes ne Afrike e gjetke.

smiley

A beson Janullatosi se ekziston ai Perëndia që përmend çdo ditë dhe se Krishti ka jetuar me gjithë mend para 2000 vjetësh? Se për të bërë gjithë këto pisllëqe kaq haptazi, ky bir kurve duhet të ketë gjetur provën përfundimtare që nuk ka Zot, e detyrimisht që nuk ka as ferr pas vdekjes që do i vijë pas pak vitesh. 80 vjeç i ka mbushur, kantdaunit po i vjen fundi.

shqiperine e mori greku i vu zjarr shqipetar mos rri po duku shqipetar.....

Mjaft punove per te tjere o fatkeq...

..............po kur as pune nuk e lene te beje, as e lene te ....qaje ?

Ç te beje?....drurin..!

po edhe kur 'duket' ndonje shqiptar si i nderuari  zoti  frasheri  dalin militantet  qe preken nga shkrime  te tilla  qe nuk shkojne me 'vijen' e partise   dhe prishin muajin e mjaltit sali-bollano.[Ajo ardhja nga uganda ne shqiperi mos ka te beje me faktin se ua ka marre doren zezakve]

Tek PTF po behet paralelisht i njejti diskutim.

enj, qe shkruan dhe ne peshk (ndaj shpresoj mirekuptim per referimin) ka sjell marreveshjen te botuar para dy vjetesh tek gazeta Ndryshe:

(Ky program i bëhej i njohur popullit të Himarës në shtator 1992)

Të dashur bashkatdhetarë!

Në qendër të vëmendjes sonë ju kini qenë e do të jeni vazhdimisht. Mendojmë për ju, për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Pikërisht për këtë kemi krijuar edhe një organizatë të veçantë së cilës i kemi vënë emrin "Himara e lirë vorioepirote dhe minoritare greke".

Deri në mbarim të muajit shtator 1992, kemi programuar këto aktivitete:

1.Vizita të përbashkëta në Korfuz, Janinë , Artë, Pragë, Paramithi, Filat, Himarë, Dhërmi, Palasë , Qeparo, Kudhës, Vuno, Sarandë, Konispol, Dropull.

2.Organizimi i një mbledhjeje të madhe në sheshin "Spiles " të Himarës ose në Potam, ku do të marrin pjesë edhe Sebastianos i Kishës Ortodokse Shqiptare. Aty do të dorëzohen edhe 4 priftërinj. Do të bëhet një meshë e madhe në Katedralen e Himarës dhe një në atë të Dhërmiut (Spirodhonis e Harallambis). Do të mëshojnë dhespotë Sebastianos e Janullatos. Aty do të flas edhe prifti dhërminjas Klearkos Savas, i dorëzuar në Athinë.

3.Do të nënshkruhej një marrëveshje midis Kishës Ortodokse Shqiptare dhe asaj greke për ti pajisur kishat e Vorioepirit në përgjithësi dhe ato të krahinës së Himarës në veçanti me të gjitha sendet e nevojshme. Për palën greke do të firmosen nga hirësitë Sebastianos dhe Janullatos, dhe për palën shqiptarë nga Aleko Dhima, Sekretar i Përgjithshëm.

4.Meshat në Himarë, Dhërmi, Palasë, Vuno, Qeparo, Kudhës do të mbahen në greqisht, sipas marrëveshjes Sebastianos- Janullatos- Dhima.

Do të përcaktohen administrate e krahinës autonome vorioepirote minoritare të Himarës ku do të marrin pjesë njerëzit më të devotshëm nga familjet më të shquara si Bollanot, Milot, Neranxët, Joshët, Ilot, Belerajt,,Rondajt, Zotajt, Dhimojanajt, Dunajt, Aganostajt, Protajt, Janilajt, Pjerot, dafllajt, Bifshajt, Gorecajt, Janijat, Zhupajt, Fotiadhët.

Do të bëhen mesha pëshpëritjesh për Eposin grek 1940-1941 në Livadhet e Shëngjergjit dhe në Skutara, pastaj në Jonomarinë e Shëntheodhor, në Stavridh, në Shenjat: ku ndodhen eshtrat e ushtarëve e oficerëve grekë: Agathoklis, Konstantinis, Mihalis, Jorgor, Periklis, Athanasis, Anastasis, Elefteris, Stellanos, Dhimitris, Grigoris, Kazmas, etj; për të cilët do të ngrihet edhe një përmendore.

5.Do të zhvillohen veprimtari kulturore - artistike si theatro, Estrada, cirk; recitime, simpoziume me temën: " Traditat nuk harrohen, por forcohen", ku do të flasin historianë , poetë, muzikantë, artistë tej. Po ashtu , do të shpërndahen libra të botuara në gjuhën greke në të cilat flitet për vorioepirin, minoritetin, për traditat dhe epopetë. Do të flitet për ndihmën e madhe që i jep Kisha Greke asaj shqiptare, dhe për përpjekjet që bën ajo greke për të mos u shkëputur prej saj ajo shqiptare, e cila kurdoherë ka qene e do të jetë e lidhur me atë greke kundër myslimanizmit e katolicizmit.

6.Do të shpërndahen librat shkollorë grekë për shkollën greke, që do të fillojë në Krahinën e Himarës dhe do të caktohet grupi i parë i mësuesve grekë vullnetarë që do të vinë atje. Me këtë punë do të merren familjet Bollano, prej gjirit të të cilave do të caktohen pjesëtarë me detyra me rëndësi në qeverisjen e Himarës, se Bollanot kanë dhënë prova të mëdha për besnikërinë ndaj atdheut të tyre Greqisë.

7.Në Himarë do të instalohet në stacion Vorioepirot - minoritar që në bashkëpunim me " Omonia-n" do të japë programe të pasura (duke kaluar shumë shpejt dhe në televizive) të kulturës, muzikës e filozofisë greke për të rrënjosur thellë patriotizmin.

8.Do të përpilohet një komunikatë e përbashkët me anën e së cilës do të përcaktohet afati transit i krahinës autonome e Himarës deri në bashkëpunim me atdheun, Greqinë- mëmë.

9.Do të vendoset një linjë e rregullt Korfuz-Himarë, si dhe një tjetër më autobus Janinë-Himarë. Autobusët do të jenë grekë, dhe udhëtimi i himarjotëve vajtje- ardhje do të jetë gratis.

10.Në muajin Nëntor 1992 do të organizohet një takim i dytë me proporcione të mëdha (duke u shtrirë gjer në Tepelen&eumlsmiley.

Sekretarja
EFTALIAS PAPADHIMITRIS
Kryetari
RAFAILIDHIS ANDRIKOS
Sekretar I Përgjithshëm
ANTONIOS SOLLARES

__________

Sic eshte vene ne pah dhe nga xhaxhai, ka mosperputhje ne dy dokumentat.  Ceshtja qendron, nqs kjo marreveshje eshte e vertete, te merret origjinali dhe te shqyrtohet per shkelje te Kushtetutes.  Nqs Kryepeshkopi Anastasios e ka nenshkruar nje marreveshje te tille, anti-kushtetuese, atehere te merren masat e duhura. 

 

O Monda po çja fut edhe ti me top per koken tende. E di se e fiksim Janullen, po ça ka ketu per te kapur veshin e djathte me doren e majte.

Xha xhai paska marre fshesen andej, po ketej mund te flasim lirshem.

Ky dokumenti i Kokalarit sikunder e ka vene ne dukje Peshperitesi ka manipulime dhe te trasha te dokumentit qe paraqiti Kristo Frasheri. 

Te lutem shume, nuk mbrohet Janullatosi me kesi metodash te trasha, duke i vene gishtin Kristos, jo po une po se preka me gisht letren nuk besoj.

Se ideja e trashe prej koketrashesh(nuk e kam per ty smiley)  qe fshihet pas kesaj bertitje o ku eshte dokumenti, eshte qe te dale dokumenti si i pabesueshem dhe rrjedhimisht te gjithe gjerat qe ka thene Kristoja te mbulohen nga dyshimi.

Kjo taktike analfabete behet ne politike dhe e njeh edhe bufi tek pema para pallatit ku banoj..

Ehhh c'jua ben mire xhaxhai smiley.

Shakate menjane, kete pune e shikoj keshtu: kjo marreveshje, edhe duke pasur parasysh mosperputhjet, gjithesesi mbetet anti-kushtetuese.  Marreveshja per se.  Si rrjedhoje, shteti ka te drejte te bej hetime.  Nga ana tjeter, e ka nenshkruar apo jo Kryepeshkopi, eshte po aq e rendesishme.  Eshte futur dhe hequr emri i Kryepeshkopit eshte po aq e rendesishme per t'u hetuar. 

Perse kjo deklarate e 1992, del ne drite pa buje ne 2008, dhe serish tani?  E pse s'eshte bere e ditur me pare, kur duket ashiqare qe eshte anti-kushtetuese? 

Nuk po i ve aspak gishtin prof. Frasherit, keshtu qe mos aludo kot me kot.  Por qe te behen hetime konform ligjit, duhen dokumenta e jo llafe lart e poshte. 

Sa per kerkesen e heqjes se Kryepeshkopit, kerkese kjo e pavarur nga kjo ceshtje, atehere barra, deshira, pergjegjesia i mbetet komunitetit ortodoks.  Ashtu sic nuk mundet qe ortodokset e Shqiperise t'u kerkojne katolikeve shqiptare te heqin x apo y peshkop e arkipeshkop, apo komunitetit myslyman te heqi x apo y hoxhe. 

Atehere Mondushka per thjeshtesi ja Shopenhaueri tek metoda e mbrojtjes se Janulles:

 

3 GeneralizzazioneTrattare l'affermazione dell'avversario con valore relativo (particolare) come se avesse un valore assoluto (universale).16 Argomenti Ad Hominem Cercare contraddizioni nelle affermazioni dell'avversario.

 

26 Retorsio argumenti L'argomento che l'avversario vuole usare a proprio vantaggio viene usato meglio contro di lui.

Perdorim argumentin e tij, kunder tij.

32 DenigrazionePer accantonare, o almeno rendere sospetta, un'affermazione dell'avversario ricondurla ad una categoria odiata dagli spettatori.

Argumentin e tij e lidhim me nje kategori te urryer nga spektatori dmth nacionalizmi.

 

 

37 Spacciare un argumentum ad hominem per uno ad rem Se l'avversario sceglie una cattiva prova a sostegno del suo argomento confutare la prova e passare questa confutazione come una confutazione all'intero argomento.

Qellimi final eshte pika 37, nese arrijme ta nxjerrim si prove e keqe, e perdorim kete per te hedhur poshte krejt argumentin. Keto gjera qe ka thene Shopenhaueri i di edhe bufi tek pema para pallatit tim. Te lutem shume Monda, kane ndryshuar kohet, nuk jane me  shqiptaret budallenj, prandaj edhe Janulla nuk ka suksesin e enderruar ne 1991.

 

 

 

AK, sic i thashe dhe xhibit, tjeter natyre diskutimi te xhaxhai, e tjeter ketu.  Meqe atje iu eshte kufizuar per x apo y arsye, mos ma nxirni mua dufin. 

Lere wikipedian, por merru me cfare shkruajta une. Nga strumbullari me siper, asnje s'ka lidhje me postet e mia. Kshu pra, Kopertonushk smiley.

Po po, zogu une e kam lexuar shopenhauerin keshtu qe mos me trego wikipedine, por si te thashe per thjeshtesi ta sjell. Edhe kjo metode jotja hyn tek ato te Shopenhauerit.

Nga strumbullari del qe mos me perdor Shopenhauerin duke i vene gishtin dokumentit te Kristos, se si thone lebrit ka Ceçua biçak, Mondushke smiley

 

Skifteri, do me lesh menjane ate aziatikun dhe PETA-would-be-member, apo si e ke hallin? Mos na i shpifni filozofet vend e pa vend iu lutna shume smiley.

Cliroje mendjen nga pridispozitat e tjera, dhe me thuaj konkretisht cfare problemi ke me postin tim.

PS: leri cfare thone leberit se e di une, po ti po kishe ndonje barcalete laluce, bujrum e na ndrico, Kopertonushk smiley

Perqendrimi yt mbi dokumentin hyn tek pika 3:

3 GeneralizzazioneTrattare l'affermazione dell'avversario con valore relativo (particolare) come se avesse un valore assoluto (universale)

Pergjithesimi:

Te trajtosh pohimin e kundershtarit me vlere relative/te veçante, sikur ka vlere absolute.

Ai dokument hyn ne teresine e prurjes se Frasherit si 1 prove e pikes se trete, e cila gjithsesi edhe pa ate prove mbahet gjalle me kembe nga provat e tjera.

 Pse su be me pare nuk e dime, mund te kete 100 arsye te natyres politike ose edhe se dokumenti do kete rene ne dore se fundmi, po pergjigja eshte spekullative ne te dyja rastet dhe te perqendrohesh mbi kete pike eshte taktike evazive qe hyn tek:

18 Mutatio controversiae Se c'è il rischio che l'avversario possa avere ragione, spostare l'argomento della disputa su altre questioni.

 

Une vecova dokumentin sepse eshte i hetueshem.  Mos-hetueshmeria perben pergjegjesi per shtetin shqiptar.  Sic edhe e pame me marreveshjen per kufijt detare, le te themi qe shteti shqiptar nuk po zbaton pergjegjesite qe ka para shtetasve te tij. 

Mund te merremi edhe me ceshtjet e tjera qe ngre artikulli.  Edhe njehere, je shume i lire te merresh.

Por ja psh, deklarata e At Lionit mbetet deklarate e rendesishme.  Nga ana tjeter, ta pyesesh At Lionin sot, te pergjigjet ndryshe.  Ku ishim?  Hic gjakundi. 

Po ç'lidhje ka shteti shqiptar Monda, me ate pune merret prokuroria, ketu ne kemi lidhje me debatin Kristo-Janulla.

S'do fare mend se eshte antikushtetuese, as qe e ka vene kush ne dyshim. Eshte gje e rende, po asnje lloj dyshimi, duhet te merret shteti me hetimin e çeshtjes, po sigurisht, po ça ka ketu per te ngritur. Ketu jemi te gjithe dakord, po pa piken e dyshimit, po fare fare.

Nese ti evidence ashiqare fare e perdor per te vene ne dyshim vertetesine e dokumentit, se eshte kaq kompromentuese saqe absurde prandaj mund te mos jete e vertete, ketu ti po ben lojen mbrojtese te Janulles duke perdorur nje keqintepretim te medotes dialektike(platoniane).

Nese ti kete evidence e perdor per te hequr vemendjen nga debati, duke i vene fajin shtetit, po tregon thjesht se sdo te debatosh mbi Janullen e Frasherin, po ke qejf te debatosh per çfare te do qejfi ty, duke mallkuar shtetin e duke u marre me papergjegjesite e shtetit.

Ne kete rast me vjen keq po nuk mund te vazhdojme komunikimin e metejshem sepse une jam ketu per te debatuar mbi çeshtjen ne fjale jo mbi ça te do qejfi ty, ate mund ta bejme tek temat gallata.

 

Shiko, shakate i toleroj dhe i mirepres gjithe diten, por ofendimet s'kam pse. 

Nuk te replikova une, une shkruajta dicka ne lidhje me kete artikull.  Nuk te kerkova une debat personal me mua.  As me vjen fare keq mua nqs nuk komunikojme.  Eshte e drejta jote, dhe nuk insistova une per replika as me Shopenhaur, as Platonin, apo dreqin me te bir.

Une bile thashe edhe pse ekzistojne mosperputhje, marreveshja per se eshte anti-kushtetuese dhe duhet hetuar.  E kur them hetuar, e kam fjalen nga prokuroria shqiptare, shteti ne pergjithesi, se s'e kisha fjalen per Ministrine e Bujqesise dhe Blegtorise. 

Edhe njehere, nuk po heq vemendjen nga debati.  Vazhdo me pikepamjet dhe idete e tua mbi kete ceshtje.

Flm paraprakisht per mirekuptimin.

Per cilin shte e ke fjalen o Monda?Po te kishim shtet, nuk do te kishim  shqetesimet, qe trajton me kopetence dhe si patriot i vertete, Profesor Kristo.Nje  grek i ndersyer prejsillogjeve greke  ka bere pershesh kreun e kendet  e Ortodoksise tone patriote....

Keto ndryshimet ne te dy versionet besoj se jane  per shkak te perkthimeve te ndryshme nga greqishtja, ndersa mungesat te Kokalari mund te jene pasoje e prerjeve redaktoriale sic u tha tek PTF.

Per mendimin tim dokumenti perputhet me realitetin dhe nuk eshte i rendsishem ne vetvete. Edhe sikur te botohet i plote prape prokuroria s'ka per te bere asgje, pasi kane ndodh makabritete si ai i zhvarimeve dhe hetimet jane ndal ne mes sapo Janulla ka takuar kryeministrin grek, e jo kjo cope leter qe s'ka per ti prish pune fare askujt ne KOASH. Eshte vete realiteti qe duhet te na shqetesoje, si psh. ritet fetare ne greqisht ne fshatrat shqiptare te Himares (Vuno Qeparo etj) ku flitet vetem shqip dhe pothuaj askush s'kupton greqisht. Per te mos fol per fshatra dygjuhesh si ai imi  Dhermiu ku greqishtja eshte impozuar pa pyetur e pa kerkuar leje tek askush.  S'do mend qe  vendimi per to eshte marre nga qarqet me te larta ne KOASH, dhe nga vete Janulla, dhe per mua vetem ky fakt mjafton per te vene ne levizje strukturat e nje shteti "normal" e per te pakten ta shpall person te padeshirueshem ne Shqiperi Kryepis-kopin

Nqs Kryepeshkopi Anastasios e ka nenshkruar nje marreveshje te tille, anti-kushtetuese, atehere te merren masat e duhura.

E nqs s'e ka nenshkruar atehere eshte i pafajshem dhe te kete jete te gjate ne krye te kishes shqiptare, e te vazhdoje ti zevendesoje dhe ata pak prifter shqiptare me nenshtetas greke, keshtu vijon kjo llogjike? lol

Pse pikerisht duhet fokusuar vemendja vetem tek ky dokument, perkunder nje mije e nje te zezave te historise famekeqe "Janullatus", qe tek thyerja e rregullave te kishes per emerimin e tij, tek ndryshimi i objektivit te tij, qellim per te cilen kerkoi miratim ne kishen shqiptare (sa tju ve pak punet ne vije e pastaj drejtojeni vete) e me rradhe?

Apo hajt te leme Janullen tani dhe te veme ne poltronin e gjyqit Frasherin, alla ka prova a s'ka prova per aksh leter qe permend? Megjtithese dhe Frasheri s'flet vetem per kete leter xhanem, por per shume gjera te tjera, apo hajt ti anashkalojme ato dhe e ngulim gozhden ketu, meqe keshtu thote fjala vjen PTF, qe meqe mbaroi cmitizimin dymujor te nene Terezes tani do filloje te cmitizoje antijanullatoret qe guxojne te flasen ne media per kete palohistori "pa prova"? 

Letra te tilla jane hicgje perkunder te gjithe historise "Janullatus" qe eshte tashme nje mal mooti qe sa vjen dhe qelbet me shume ere.

Per me teper eshte si (kjo vertetesia apo jo e firmes se Janulles ne kete leter), nderkohe qe ke gjerat konkrete as a matter of fact per nje krim te shpifur, te investigosh nese krimineli ka firmosur apo jo ndonje deklarate ku tregonte paraprakisht se ca do bente.

xhibi, une shkruajta mendimin tim, dhe vecova dicka qe me duket mua me interes.  Ti je i lire te diskutosh e te kerkosh cfare te duash.  Ndryshe nga diskutimi te PTF, qe eshte ne baze te artikullit qe ka shkruajtur xhaxhai, ketu diskutimi bazohet sipas artikullit te K. Frasherit.  Ndaj je i lire te flasesh per cfare te duash, por jo per samar e gomar.

Eshte e vertete qe presidenti duhet te jape peelqimin per emerimin e Kryepeshkopit?

Nese po atehere kjo pune zgjidhet lehte pas vdekjes se Janullatosit.Thjesht presidenti nuk e jep pelqimin nese kemi ndonje grek kandidat.

Sic duken bathet peshkopi shqiptar Joani i Korces e ka rrugen e hapur per tu bere Kryepeshkop.

Ndoshta se e dine kete greket po perpiqen te mbarojne tani pune me Himare apo te tjera ceshtje te tjera.Nuk ja kane besen Johanit sidomos tani qe Shqiperia nuk ja ka me nevojen Greqise pasi  me vizat mbaron dhe pushteti i vetos se Greqise.

 E me dhe ju, ju ka zene gogoli janullatosit, jeni bere me komplekse kot se koti vetem pse eshte grek. Mjaft u tromakset nga fantazmat o njerez se faji me i madh i prapambetjes ku ndodhemi jemi vete ne shqiptaret.

ca lidhje ka prapambetja ketu?

Nuk e dum mer fare nje te huaj te na drejtoje kishen. Pike.

Mos u hidh dege me dege

 Keshtu po,jo vetem qe nuk duhej fshire,por eshte shume e vertete.

E rendesishme eshte,  qe qendron si problem, se Janullatos eshte problem, se kisha ortodokse eshte nen sundimin grek, se shqiptaret besojne ne krisht edhe duke qene nen grekun.

Keto probleme, ishte koha qe thjeshtesoi ardhjen e Janullatosit ne krye te kishes shqiptare, vete koha do thjeshtesoi   largimin e tij, e ardhjen e nje shqiptari ne krye te kishes ortodokse.

Problemi me i madh eshte ateher kur nuk diskutohet, nuk debatohet.

edhe sikur te mos ta kete nenshkruar me doren e tij Janullatos ate dokument, por thjesht te kete dijeni per te dhe ka pasur aprovimin e tij kur permendet me emer, ate e ben pergjegjes. Jo ligjerisht qe te marre masa prokuroria ndaj tij por ai s'mund te vazhdoje me gjate si kreu i KOASH-it me ate impilikim ne ate dokument teresisht antikushtetues. Ortodokset shqiptare se pari nuk duhet te pranojne nje bari te tille qe ka aprovuar nje dokument qe cenon integritetin territorial te vendit te tyre. Nderkaq K. Frasheri ka shpjeguar qarte edhe ne polemiken e tij sot se AJ eshte ne kundershtim me kanonet e Kishes ne ate post. Eshte kundershtuar se pari ne ceremonine e fronezimit dhe se dyti, eshte aty ne baze te nje statuti te miratuar ne periudhen komuniste qe eshte i pavlefshem. Janullatos duhet te largohet.

Eshte kundershtuar se pari ne ceremonine e fronezimit dhe se dyti, eshte aty ne baze te nje statuti te miratuar ne periudhen komuniste qe eshte i pavlefshem. Janullatos duhet te largohet.

bulo, ke te drejte!!

po si tha ai (Reshat Arbana) te filmi ''Dueli i heshtur'':  ''te lumte Pepin, ti do ta vrasesh''......

mire mbajeni aty deri sa t'i dale shpirti se ju kujtoni se do zbrese dikush nga qielli dhe ta largoje Janullatosin. Jo or mik jo, kete pune duhet ta beje grigja ortodokse. Ne te tjereve na kane me vete. Po grigja ortodokse sot sillet si dele e bute e Janullatosit. A thu se ju preket besimi po u prek Janullatosi, i cili eshte i pari qe ka shkelur kanonet e kishes.

Janullatos dhe Sinodi i shenjte ka heshtur per kete dekalaraten. Ne boten e civilizuar nese nuk ka pergenjeshtrim te  nje dokumenti qe praqitet si i vertete atehere ai eshte i vertet. (Rregulli i treshit smiley ). Dhe ai eshte botuar per here te pare jo sot por me 2008 nga gazeta Ndryshe.

E njeta gje edhe me ngjarjen e pagezmit te peshkopit Serb ne Kosove dhe fjalimin e Peshkopit te Gjirokastres dhe Beratit. Derisa sa Janullatosi, apo sinodi i shenjte nuk e ka pergenjeshturar d.m.th. eshte e vertete.

Problemi mbetet qe ne qe jemi kaq te "kujdeshem" (eshte e dyta here qe shikoj pyetjen "A eshte e vertete?" bile edhe XHaXhai hyn ne kete loje) deria sa ta morim vesh se a eshte apo e vertete  shqiperise i eshte vene zjarri.

Pyetje per Xhaxhain dhe juve. Perse pyesni eshte apo jo e vertete, keni lexuar ndonje pergenjeshtrim nga pala tjeter?

 Shqiperia sot eshte si ne kohen mbas luftes pare boterore. Ushuan lumenjte dhe u ngjallen perrenjete!Ska njeri kush ti dal zot, edhe ai qe i del e mbysin shqiptaret e tjere qe jane te paguar me ofiqe ose para!

E drejte artian.

Une po lexoj disa libra historie te shkrojtur nga te huajt per ballkanin keto kohet e fundit. Tamam si ne vitet 1900-1916. Ne fakt i tere ballkani qe prej 1990 duket si 90 vjet me pare.

Problemi eshte se ka njerez qe nuk e kuptojne kete. Ju duket se meqense kane kaluar 100 vjet , historia nuk perseritet. Ka shqiptare qe rine tek Blloku dhe meeqse Blloku eshte dicka e re qe nuk ka egzistuar ne 1900 mendojne se edhe ngajrjet mund te mos perseriten.

Zot na ruaj, por keshtu kane menduar Ballkaniasit cdo here para lufterave e masakrrave qe kane provuar ne kurriz. Serbet kishin hekurudhen e pare para luftes se pare Ballkanike, Greket per here te pare paten anije metalike para luftes se dyte ballkanike, Boshnjaket Shkollen e pare te mesme, para luftes se pare, shqiptaret bllokun para luftes se Kosoves ne 1999.

Civilizmi duket se i genjen mendjet njerezore qe harojne se jetojne ne Ballkan.

3.Do të nënshkruhej një marrëveshje midis Kishës Ortodokse Shqiptare dhe asaj greke për ti pajisur kishat e Vorioepirit në përgjithësi dhe ato të krahinës së Himarës në veçanti me të gjitha sendet e nevojshme. Për palën greke do të firmosen nga hirësitë Sebastianos dhe Janullatos, dhe për palën shqiptarë nga Aleko Dhima, Sekretar i Përgjithshëm.

Janulatos perfaqeson palen greke?????????

Po se behet fjale per para se te behej ky malukati qe eshte sot. Ky qelbesira Sebastianos ka qene ai qe ne praktike e ndihmoi te bente keto palaçolleqet qe nga ekzark  te merrte kishen ne dore si kryepeshkop, sigurisht ne bashkepunim me kete himariotin gjakprishur Dhima.

 po kush eshte ky aleko dhima? di gje njeri?

Aleko Dhima,

E njoh personalisht. Kur u ringjal feja ne shqiperi pas vitit 1990,  Alekoja nje nga ata puthadoresit qe duan te perfitojne nga cdo gje, u be fetar. ( pasi i kishte puthur doren tere jeten ministrivave e e sek. te Partise ne ministrine ku punonte)  U lidh dhe u angazhua me ndihmat e kishes qe vinin nga Greqia. U akuzua disa here  per vjedhje te ndihmave, por si tip servili qe ishte (Ne ministrine ku punonte gjate komunizmit, ne mos gabohem ne ate  te tregetise se jashteme, u rrezistoj tere furtunave e spastrimeve) edhe ketu  u rezistoj akuzave, duke kunderakuzuar si gjithmonese ishin  jo orthodokset qe i  thurnin keto akuza.

Shume pro aktiv per ceshtjen e Voriuo Eporit, deri ne shperndarjen e hartave me Vorio Epirin pjese te Greqise ne 1994. Pjese e aktivitetit te Omonias ne ato vite.

Me kujtohet ne 1999 kur Janullatosi ne Moske beri deklaraten kunder bombardimeve te NATOS dhe ne nje grup shqiptaresh ne mergim nenshkruam nje dekalrate ku i  kerkonim qeverise qe te shapallte  Janullatosin  person jo te desheruar ne shqiperi. Aleko Dhima me mer ne telefon nje mengjes nga Shqiperia, une ne Amerike, dhe duke qene se kishte njohur babane time qe sapo kishte vdekur ne ato vite, kerkon te perdore njohjen e tij ( lidhje pune) me babane per te influencuar qe une te hiqja emrin tim dhe te familjes time nga ajo deklarate. Nuk pati as miresine te me ngushullonte por direkt. -"Une qe te kam njohur babane te keshilloj ne si bab te heqesh emrin nga deklarata. C'pune kemi ne me Kosoven" -vazhdoj Aleko ne telefon.

Jo ky eshte me pak fjale Aleko Dhima

 toko, e paske njohur mire Alekon.Ne vitin 1991, une i bera nje artikull te gjate tek Gazeta Liria. Ke nuk me futi per te mos e trazuar me tej.Ky sebashku me Aleko Haxhin, ish gazetarin e Zerit te Popullit, na dolen si ish te persekutuar dhe bene fillimisht nje treshe me  N.Roshin.Ku  kerkonin te organizonin..... Intelektualet ortodokse te V.Epirit.

   Dua te thom se qe te dy Alekot ishin  bashkepuntore te ...dy çanakeve...Dhe perfunduanne çanakun e madh.....grek.Ky pra eshte Alekoja........

 Po ky palo prift, janullatos? Po te ishte njeri i zotit tamam ai, do kish ikur me kohe. Gjarperi grek ...

Mire thoni qe janullatusin duhet ta heqin ortodokset po nuk shpjegoni menyren si behet. Shkohet ne kishe e uleritet ndonje formule magjike tip: anaksios ore palikari se t'myta n'grushta apo kendohet himni shqiptar, therritet Noli Noli e me pas i rruhet mjekra. Si t'ia bejme pra. Kete na thoni.

Po sinqerisht, mendoj se kete pune duhet ta zgjidhi shteti, dhe qe neser madje, se rreziku eshte qe ndonjerit ti marri koka ere, e ti thote jetes ik pirdhu. Ka njezet vjet vllai qe terhiq e terhiq. ca gjera jane rrjedhoje

e thjeshte fare. Grigja ortodokse, shqiptaret ortodokse dmth. minoritaret te bejne c'te duan, te perkrahin at Nikoll Markun. Pastaj mund te vihen ne levizje ingranazhet e brendshme te Kishes.

 Nikolle Markun dhe Partine Demokratike duhet te kishe thene.

gabim!

nikoll markun dhe sali berishen lol

 Ja c'ben ky palaco prift ne permet... shteti shqiptar eshte inekzistent. 

Pse Janullatos nuk e respekton gjyqësorin

Opinioni i Ditës Nga KASTRIOT BEZATI

E vërteta do të na çlirojë” dhe “e vërteta është konkrete”, thotë Hegeli. Të vërtetën e mbron ligji. Të vërtetën e do atdhetari sepse patriotizmi në demokraci është bindje ndaj ligjit, është sjellje ndaj të mirave të përbashkëta, është domosdoshmëri për të ecur përpara, është sjellje në shërbim të atdheut. Profesor Kristo Frashëri, në artikullin e tij me titull “Bollano e Dule t’u kërkojnë falje shqiptarëve”, botuar në “Gazetën Shqiptare” datë 20.09.2010, parashtron e analizon ndodhitë e fundit në vend edhe në rrafshin historik dhe mbron me të drejtë interesat e Shqipërisë. Një javë më vonë, po në “Gazetën Shqiptare”, më 26.09.2010, kryepeshkopi Janullatos i përgjigjet profesor Kristo Frashërit me artikullin “Rasti ‘Guma’, ku gënjen Kristo Frashëri”. Profesor Kristo Frashërin e ka lartësuar historia, ai është historian i shquar, personalitet i historiografisë, kulturës dhe qytetërimit shqiptar, që i ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë, ai nuk ka nevojë të mbrohet nga askush se gjithkush mëson nga vepra e tij, ai është një enciklopedi me vlera për historinë, kulturën dhe qytetërimin e Shqipërisë. 
“Me këmbënguljen e tij (kryepeshkopit Janullatos – K.B) autoritetet shtetërore shqiptare po zvarritin vendimin që kanë marrë të tria shkallët e gjyqësorit shqiptar, për t’ia kthyer bashkësisë qytetare të Përmetit Shtëpinë e Kulturës ‘Naim Frashëri’, vetëm se, siç duket, Athina kërkon të lërë Përmetin pa një shtëpi kulture shqiptare”, shkruan profesor Kristo Frashëri. 
1- Vendimet e pushtetit gjyqësor nuk respektohen nga kisha. 
Konflikti gjyqësor midis Qendrës Kulturore të Bashkisë Përmet dhe Kishës Ortodokse Përmet filloi më 25 shtator 1997 dhe përfundoi më 5 maj 2004. Të tria shkallët e gjyqësorit, Shkalla I me vendimin Nr. 484 datë 10.07.2001, Apeli me Vendimin Nr. 122 datë 21.03.2002 dhe Gjykata e Lartë me Vendimin Nr. 1640 datë 14.10.2003, vendosën që Pallati i Kulturës “Naim Frashëri”, ngritur nga themelet nga shteti dhe përuruar më 1962, të mos tjetërsohet e të kthehet në kishë po të vazhdojë të ngelet e të lartësohet si tempull i kulturës në zemër të Përmetit. Vendimet e të tri shkallëve të pushtetit gjyqësor, të Shkallës I, të Apelit e Gjykatës së Lartë, u vlerësuan të rregullta, kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese me vendimin nr. 66 datë 05.05.2004. 
Në hapësirën e kësaj kohe, më 24.02.2002 dhe më 19.07.2002, hirësia e Tij, zoti Janullatos ka ardhur në Përmet. Pas ardhjes së parë, ndryshimet në mjediset e brendshme të Pallatit të Kulturës u shtuan edhe pse Gjykata e Shkallës së I Gjirokastër e kishte rikthyer Pallatin e Kulturës në pronësi të Qendrës Kulturore Përmet me vendimin nr.484 datë 10.07.2001. Herën e dytë, kryepeshkopi Janullatos, qëndroi dhe foli greqisht në Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri” dhe, këtë institucion të rëndësishëm dhe të vetëm të kulturës në qytetin e Përmetit, e cilësoi me emrin Kisha e Shën Mërisë dhe jo me emrin e vërtetë Pallati i Kulturës “Naim Frashëri”, si cilësohej në vendimet e gjyqësorit dhe si e thërrisnin dhe si e cilësojnë edhe sot qytetarët e Përmetit, edhe pse nga Gjykata e Apelit të Gjirokastrës me Vendimin e formës së prerë nr.122 datë 21.03.2002 Pallati i Kulturës iu rikthye në pronësi Qendrës Kulturore të Bashkisë Përmet. Kryepeshkopi Janullatos foli në Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri”, në ndërtesën që nuk ishte kishë për Kishën e Shën Mërisë dhe nuk shkoi në kishat me vlera historike e kulturore siç janë Kisha e Shën Kollit dhe Kisha e Shëne Prëmtes, të dyja monumente të kulturës që ruheshin dhe ruhen me ligj nga shteti. Në Kishën e Shën Kollit, ndërtuar më 1757, pasi u vra dhe iu pre koka nga një bandë e paguar nga reaksioni fetar e shtetëror nga qarqe të caktuara të Greqisë më 24 dhjetor 1917, u varros me nderime nga qytetarët dhe qëndroi aty deri në vitin 1962 trupi pa kokë i priftit kombëtar At Stath Melani, i cili predikoi shqip qysh më 1899 në Mitropolinë e Përmetit dhe për të cilin Fan Noli është shprehur se ky klerik atdhetar është “një hero dhe dëshmor i madh i Shqipërisë”. Kisha e Shëne Prëmtes është e pajisur me piktura murale dhe punime të gdhendura në dru. Është ndërtuar më 20 prill 1776. Afresku i saj është realizuar më 19.09.1808 nga piktori Tërpo Zografi, djali i piktorit Kostandin Zografi nga Korça, ndërsa ikonostasi është punuar nga gdhendës druri nën drejtimin e Dhimitrit, mjeshtrit shqiptar nga Konica. Në Kishën e Shëne Prëmtes, sipas traditës gojore të qytetit, në vitet 1920 - 1922 u këndua për herë të parë Ungjilli në gjuhën shqipe nga burri i shtetit, atdhetari i madh demokrat, kleriku i lartë, poeti, përkthyesi, publicisti, dijetari, historiani e muzikologu Fan Stilian Noli, i cili erdhi dhe qëndroi në Përmet në shtëpinë e Ndreko Stavro Çelikut, sekretarit të gazetës “Dielli” dhe sekretarit të përgjithshëm të Federatës “Vatra”. Më 17 qershor 1991 Kisha e Shëne Prëmtes u vizitua nga At Artur Liolini, kancelari i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë.
Në shkrimin e Tij, “Rasti ‘Guma’, ku gënjen Kristo Frashëri”, botuar në “Gazetën Shqiptare” më 26.09.2010, kryepeshkopi Janullatos as që nuk i përmend vendimet e gjyqësorit të dhëna në emër të Republikës së Shqipërisë në favor të Pallatit të Kulturës “Naim Frashëri”, që me të drejtë dhe si është e vërteta i cilëson dhe kërkon të ekzekutohen prof. Kristo Frashëri, të cilat ia rikthejnë Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri” bashkësisë qytetare të Përmetit. Pallati i Kulturës u mor në mënyrë antiligjore më 15.06.2001 nga Kisha e Përmetit, kur çështja ishte duke u gjykuar me themel dhe pa asnjë gjyq për lirimin dhe dorëzimin e objektit si dhe pa asnjë urdhër ekzekutimi të ndonjë gjykate dhe, u veprua kështu, kur nuk shkonte, nuk shkon dhe as ka për të shkuar as Pallati i Kulturës nga Përmeti dhe as Përmeti nga Shqipëria. Nga kryepeshkopi Janullatos thuhet se vendi “nuk është kthyer tek kisha ortodokse”, ndërsa nga Kisha e Përmetit edhe pse vendimet e gjyqësorit kanë fuqi detyruese nuk lirohet Pallati i Kulturës “Naim Frashëri”. Si ta kuptojmë: Kisha e Përmetit nuk respekton ligjin e shtetit dhe nuk zbaton urdhrin e Kryepeshkopit apo Kryepeshkopi nuk respekton vendimet e shkallëve të gjyqësorit dhe nuk urdhëron Kishën e Përmetit të lirojë Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri”. Një gjë është më se e qartë: kryepeshkopi Janullatos nuk respekton pushtetin gjyqësor të Shqipërisë. 
2 - E vërteta mbi ngritjen e Pallatit të Kulturës “Naim Frashëri”. 
Në shkrimin e botuar në “Gazetën Shqiptare” më 26.09.2010, kryepeshkopi Anastas Janullatos ndër të tjera shkruan: “U shkatërrua streha e kishës së vjetër, u përdorën muret e vjetra, u bënë riparime dhe u vendos aty Shtëpia e Kulturës”. Kjo nuk është e vërtetë, ndaj dhe janë të pavërteta pohimet e Kryepeshkopit Janullatos. Si është e vërteta? Pallati i Kulturës “Naim Frashëri” u ndërtua që nga themelet dhe u investua tërësisht nga shteti. Në vitet 1960 - 1964 u hartua dhe u realizua një plan i ri rregullues për qytetin e Përmetit, i cili, ndoshta, vinte pas atij të viteve 1805–1808 dhe të 31 korrikut 1946. Në hapësirën e gjelbërt, sot lulishte dhe ku ngrihet Pallati i Kulturës “Naim Frashëri”, në vitet ’60 të shekullit XX, kanë qenë: ndërtesa me dy kate e Bankës së Shtetit, Klubi i Gjuetarëve, disa ndërtesa banimi për ushtarakët, Kisha e Shën Marisë së Pazarit, ndërtesa dykatëshe e Kursit të Partisë së Punës dhe ndër të tjera edhe Kulla e Gjon Fushës. Në kuadrin e planit të ri urbanistik të gjitha ndërtesat u shembën dhe u ngrit nga themelet në qendër të lulishtes vetëm Pallati i Kulturës “Naim Frashëri”. Pallati i Kulturës u ngrit në zbatim të Vendimit Nr. 69 datë 11.08.1960 të Komitetit Ekzekutiv të rrethit Përmet dhe, nga e gjithë sipërfaqja e truallit prej 584 m2 mbi të cilën ajo u ngrit, vetëm 4.28 % ose më saktë 25 m2 i takojnë truallit mbi të cilën ngrihej Kisha e Shën Marisë së Pazarit. Punimet filluan më 11 prill 1961. U përurua më 28 nëntor 1962, në Ditën e Flamurit, në kuadrin e 50 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. 
Kjo e vërtetë, e dalë edhe në gjykimet me themel në të tria shkallët e gjyqësorit, evidentohet si dhe u evidentua: 
Së pari, nga dokumentacioni origjinal dhe i pakontestueshëm i Arkivit Qendror Teknik të Ndërtimit Tiranë dhe Arkivit të Bashkisë së rrethit Përmet. Këto materiale arkivore, ku ndër të tjera përfshihen planvendosja dhe planimetria e gjithë objektit, projektet e ndërtimit të katit përdhe dhe të katit të dytë të Pallatit të Kulturës, mjetet e domosdoshme financiare të shprehura këto edhe në vlerën e inventarit të ndërtesës së këtij institucioni si mjet themelor i Qendrës Kulturore Përmet, hedhin dritë të plotë se është shteti që e ka investuar dhe që e ka ngritur tërësisht që nga themelet Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri”. 
Së dyti, nga akt-ekspertiza e datës 07.10.2000 e ekspertëve, arkitektit Jorgo Xuhano dhe topografit Hasan Bushi, të caktuar nga gjykata dhe të pranuar edhe nga Qendra Kulturore, drejtori Kastriot Bezati, si dhe nga Kisha Ortodokse e përfaqësuar nga At Vasil Thomollari. Nga kjo akt-ekspertizë doli qartë edhe një herë ajo që u evidencua nga dokumentacioni arkivor i siguruar në Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit Tiranë dhe në Arkivin e Bashkisë Përmet. Raporti midis objektit dhe vlerës së truallit që zë objekti është 99.3 % për shtetin dhe vetëm 0.7 % për Kishën e Përmetit. 
Së treti, nga vendimi nr.75 datë 27.02.1995 i Komisionit të KK të Pronave të Bashkisë Përmet, i cili nuk ia njohu e për rrjedhojë nuk ia ktheu Pallatin e Kulturës Kishës, por për sipërfaqen e truallit që ajo zinte më parë i dha të drejtën e kompensimit sipas nenit 16/a – c të Ligjit Nr. 7698 datë 15.04.1993. 
Së katërti, nga fakti se në traditën përmetare është guri i zi dhe jo guri i bardhë ai me të cilin janë ndërtuar historikisht kishat në trevën e Përmetit dhe, me të tillë gurë të zinj, ishin dikur themelitë dhe gjithë ndërtesa e Kishës “Shën Maria e Pazarit”, e cila, sipas historianit Stilian Adhami, u ngrit në vitet ‘30 të shekullit XX, po ajo, - vazhdon më tej ai, - ngeli vetëm si karabina, nuk pati asnjë vlerë, ndërsa historiani Apostol Kotani thotë se kjo kishë u ndërtua në vitin 1938 dhe ndërtesa ishte e pasuvatuar, kishte vetëm disa ikona si dhe një kambaneri. Themelitë dhe vetë ndërtesa e Pallatit të Kulturës “Naim Frashëri” nuk janë me gurë të zinj, por me gurë të bardhë, marrë ky kryesisht në Grykën e Këlcyrës dhe më pak në Derviçan të Gjirokastrës. 
Së pesti, parë në rrafshin e strukturës ndërtimore e arkitekturore, Pallati i Kulturës së Përmetit është i njëjtë me Pallatin e Kulturës së Tepelenës dhe kjo për vetë faktin se, të dy këto institucione kulturore, janë ndërtuar mbi bazën e të njëjtit projekt të hartuar nga Ministria e Ndërtimit. 
Së gjashti,si, kur dhe nga kush është ndërtuar Pallati i Kulturës “Naim Frashëri”, e dinë qytetarët e Përmetit. “Shtëpia e Kulturës është ndërtuar tërësisht nga shteti”, - thuhet në Kërkesën e datës 25.03.1998 të Këshillit të rrethit të Përmetit drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë. “Të gjithë përmetarët e dinë mirë që ky objekt është ngritur nga themelitë gjatë viteve të pas Çlirimit”, - i shkruanin midis të tjerash më 02.08.1997 një grup intelektualësh Bashkisë së Përmetit. Ndërsa në Letrën e Hapur që të gjitha forcat politike dhe shoqatat atdhetare e kulturore të rrethit të Përmetit i drejtuan më 22.04.1999 Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ministrit të Drejtësisë, Gjykatës Kushtetuese dhe për njoftim edhe kryeministrit e ministrit të Kulturës, ndër të tjera thuhet: “Kjo godinë është ngritur nga themelitë në vitet ’60 të këtij shekulli dhe si pronare e ligjshme është Qendra Kulturore...Theksojmë se Shtëpia e Kulturës duhet të mbetet në pronësi të Qendrës Kulturore, se e drejta është me të dhe i shërben gjithë popullit të Përmetit”. “Ju sigurojmë se përpjekjet tona do të jenë maksimale për të ruajtur Shtëpinë e Kulturës”, - thuhet ndër të tjera në Deklaratën që Këshilli i Bashkisë iu drejtua qytetarëve të Përmetit më 3 korrik 2001. Zbatimin e vendimeve të gjyqësorit për Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri” e kërkojnë edhe 36 akademikë e profesorë nga më të shquarit e Shqipërisë dhe 48 intelektualë nga më të mirët e Përmetit, të cilët iu drejtuan me letra të veçanta Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit, të parët më 29.05.2007 dhe të dytët më 08.06.2007. Akademikët e profesorët në letrën e tyre ndër të tjera shkruajnë: “Në Shqipëri askush nuk duhet të dalë mbi ligjin: asnjë njeri, asnjë komunë apo bashki, asnjë institucion qendror i vendit, as edhe Kryeministria apo Presidenca. Institucionet e kultit, që janë të domosdoshme, duhet të respektojnë dhe t’i binden ligjit të Shqipërisë. Hirësia e tij, zoti Janullatos, duhet të lirojë Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri””. Në letrën e intelektualeve të Përmetit ndër të tjera thuhej: “Ashtu si në çdo shtet të Europës edhe në Shqipëri të veprojë ligji dhe vetëm ligji … Pallati i Kulturës “Naim Frashëri” është ngritur tërësisht nga shteti në vitin 1962 …Këto vitet e fundit ky institucion është uzurpuar e dhunuar padrejtësisht e në mënyrë antiligjore nga kisha …Pallati i Kulturës “Naim Frashëri” të mbetet e të lartësohet si Tempull i Kulturës”. 
Së shtati, shumë qartë për ngritjen mbi themele të reja të Pallatit të Kulturës “Naim Frashëri” flasin listë-pagesat e punëtorëve për punimet e kryera në objektin e Pallatit të Kulturës në vitet 1961-1962. Pa i analizuar në rrafshin tërësore këto listë-pagesa, po cilësojmë të dhënat e nxjerra vetëm nga listë-pagesat e muajve prill dhe maj të vitit 1961. Puna, si cilësuam, për ngritjen e Pallatit të Kulturës “Naim Frashëri”, filloi më 11 prill 1961 nga Kantieri i Ndërtimit të Përmetit i Ndërmarrjes së Ndërtimit të Gjirokastrës, nën drejtimin e ing.Harito Kaso dhe teknikut të ndërtimit Argjir Kristulla. Vetëm nga 11.04 deri më 30.04.1961 u kryen 67.80 metra kub gërmime dheu themeli të kategorisë IV, i barabartë ky volum me 101 ml themele për ngritjen e Pallatit të Kulturës. Këto gërmime vazhduan edhe në majin e 1961-it. Vetëm nga 01.05 deri më 15.05.1961 u ndërtuan 106.90 metro kub mur guri themeli, i barabartë ky volum pune me 159 ml themele të bëra me mur guri (103 ml themele perimetrale dhe 55.5 ml themele në brendësi), aq sa janë themelet tërësore të Pallatit të Kulturës. Ku janë “muret e vjetra” që u përdorën për ngritjen e Pallatit të Kulturës? Ku “u bënë riparime dhe u vendos aty Shtëpia e Kulturës”? Më vjen rëndë të përdor fjalën “gënjen”, ndaj duke ndjerë detyrimin për të thënë të vërtetën, si dhe e kam thënë, deklaroj se janë të pavërteta thëniet e Kryepeshkopit Janullatos. 
Burim i madh i së vërtetës sot janë edhe njerëzit e ligjit, avokatët që e mbrojtën Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri” me provat e shumta të parashtruara në seancat e panumërta të shkallëve të gjyqësorit: Minushe Çobo, Delo Isufi, Dashamir Kore e Merko Muhametaj. Janë gjyqtarët e të gjitha shkallëve të gjyqësorit, të cilët iu nënshtruan vetëm Kushtetutës dhe ligjeve të Shqipërisë, njerëzit e drejtësisë së vërtetë, të cilët morën vendime të mbështetura vetëm në ligj dhe në prova, si dhe në zbatimin e drejtë si të ligjit material, ashtu dhe të ligjit procedurial, ndër të cilët cilësojmë: Blerta Çibuku, Izet Salaj, Zamir Poda, Gjergj Sauli, Bashkim Caka, Mirela Kore, Shkëlqim Mustafa, Irena Brahimi, Aleksandër Muskaj, Valentina Kondili, Natasha Sheshi, Irma Bala, Alfred Karamuço dhe Kristofor Peçi. 
3 - Qendra Kulturore e Përmetit. 
Kryepeshkopi në artikullin e tij të datës 26.09.2010 ndër të tjera flet edhe për një “vend që është caktuar për t’u vendosur Qendra Kulturore”. Ku është ky vend? Nuk mund të identifikohet me apo pa qëllim ndërtesa e muzeut me tërësinë e ndërtesave kulturore që kërkon e ka në juridiksionin e vet Qendra Kulturore e qytetit të Përmetit. Unë kam qenë drejtor i Qendrës Kulturore në hapësirën kohore 1996 – 2007. U pushova me pa të drejtë nga puna nga kryetari i Bashkisë Edmond Komino, se mbrojta Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri”, i cili ka kohë që përpiqet dhe po vazhdon të përpiqet të vrasë apo largojë Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri” nga zemra e Përmetit. “Pushohet drejtori i Qendrës Kulturore të Përmetit, studiuesi i kulturës dhe historisë, zoti Kastriot Bezati, vetëm se mbron ligjin, vetëm se bëri që shteti të fitonte në të gjitha shkallët e gjyqësorit, duke ia lënë Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri” qytetit me emër të Përmetit. E kundërta duhej të ndodhte: ata që pushuan drejtorin duhet të pushoheshin apo largoheshin nga puna e shtetit”, - thuhet në letrën e 36 akademikëve e profesorëve të shquar të vendit të datës 29.05.2007. Edhe në këtë rast, të drejtën mua ma dha ligji, ma dhanë të tri shkallët e gjyqësorit: Shkalla I me Vendimin Nr 1443/P – 448 datë 19.12.2007, Apeli me Vendimin Nr. 89 datë 13.03.2008 dhe Gjykata e Lartë me vendimin nr.00-2010-433 datë 16.04.2010. Por le të rikthehemi te “vendi që është caktuar për t’u vendosur Qendra Kulturore”. Pallati i Kulturës “Naim Frashëri” në kuptimin institucional nuk është Qendra Kulturore e Përmetit, por vetëm një nga institucionet në juridiksionin e Qendrës Kulturore të Përmetit. Qendrat Kulturore u formuan me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 650 datë 20.11.1995 dhe Udhëzimit të Ministrisë së Kulturës Nr. 40/10 datë 14.12.1995. Në Përmet ajo u formua më 29.01.1996 dhe ajo përfshiu në juridiksionin e saj Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri”, muzeumet e qytetit të Përmetit, Bibliotekën e Shtetit dhe Kinemanë “13 Shtatori”. Ka fjalë lartë e poshtë, me sa duket nga ata që duan të vrasin Pallatin e Kulturës në zëmër të Përmetit, se edhe ky institucion do të vendoset në disa dhomëza brenda muzeut të ri, ish-shtëpisë së ushtarakëve, që sot për sot ekziston vetëm si emër por jo në realitet. Si është e vërteta? Këshilli i Ministrave, pas kërkesave të shumta të Qendrës Kulturore të Bashkisë Përmet, me Vendimin Nr. 218 datë 10.04.2003 vendosi kalimin e ndërtesës së Shtëpisë së Ushtarakëve nga prona e Ministrisë së Mbrojtjes në administrim të Qendrës Kulturore të Bashkisë Përmet për Muze të Arkeologjisë, Historisë, Etnografisë, Kulturës, Arsimit dhe figurave madhore të rrethit Përmet. Këshilli i Bashkisë Përmet, në zbatim të VKM nr.218 datë 10.04.2003, ia kaloi të gjitha ambientet e Shtëpisë së Ushtarakëve Qendrës Kulturore vetëm për Muzeun e Ri të rrethit të Përmetit. Në mbrojtje të gjithë hapësirave të muzeut vetëm për pavijonet e muzeut janë dhe nenet 2, 6, 7, 8 dhe 9 të Ligjit Nr. 8744 datë 22.02.2001, azhurnuar me ligjet Nr. 9561 datë 12.06.2006, datë Nr.9797 datë 23.07.2007. Këto mjedise nuk janë plotësisht të mjaftueshme për të paraqitur ashtu si duhet të gjitha periudhat historike dhe të kulturës materiale e shpirtërore si dhe figurat madhore të trevës së Përmetit dhe jo më t’i ngushtosh këto mjedise, të bësh në to zyra, klube e dhomëza, që nuk kanë lidhje me objektin e Muzeut të Përmetit. Të veprosh kështu do të thotë t’i kundërvihesh VKM Nr. 218 datë 10.04.2003 dhe Ligjit Nr. 8744 datë 22.02.2001, të azhurnuar me ligjet nr.9561 datë 12.06.2006 dhe Nr. 9797 datë 23.07.2007, do të thotë të mos ngresh një muze të vërtetë madhor të rrethit të Përmetit. Qendra e Kulturës nuk është dhe nuk duhet të jetë një ndërtesë e vetme, por ajo është dhe duhet të jetë tërësia e disa ndërtesave të veçanta (muzeu, Pallati i Kulturës, biblioteka, kinemaja), ashtu si kërkon edhe VKM Nr. 650 datë 20.11.1995. 
4 - Harmonia ndërfetare është në ndërgjegjen e përmetarëve dhe Përmetit. 
Pallati i Kulturës “Naim Frashëri”, i vetmi në Përmet, bashkon, forcon, kulturon, progreson e qytetëron si komunitetin ortodoks, ashtu dhe atë mysliman të Përmetit. Përmeti, si qytet, ka 2703 familje me 10963 banorë dhe, në hapësirën e tij gjeografike, ngrihen 2 kisha ortodokse (Kisha e Shëne Prëmtes dhe Kisha e Shën Kollit), një xhami (Xhamia e Gurit të Qytetit), një teqe (Teqeja e Baba Xhaferit) dhe një kishë ungjillore (Kisha “Drita e Jetës&rdquosmiley. Bashkësia qytetare e Përmetit e do edhe shkollën, edhe kulturën, edhe xhaminë, edhe kishën, edhe teqenë, sepse edhe vlerat e ndërtesave të kultit janë vlera të kulturës dhe qytetërimit të Përmetit. 
Përmeti është simbol i kulturës dhe harmonia fetare është në ndërgjegjen e përmetarit dhe Përmetit. Po të zbatohet ligji, që është një për të gjithë, s’ka as probleme dhe as konflikte ndërfetare në Përmet. Pallati i Kulturës “Naim Frashëri” u ngrit si kemi cilësuar vetëm mbi 4.28 % të truallit të kishës, ndërsa mbi 50 % të truallit mbi të cilin ngrihet Shkolla e Mesme “Sami Frashëri” dhe në 100% të truallit mbi të cilin ngrihet Pallati i Sportit ishin pronë e Xhamisë. Të tria këto institucione me rëndësi u investuan dhe u ngritën tërësisht nga shteti: Pallati i Kulturës “Naim Frashëri” më 1962, Shkolla e Mesme “Sami Frashëri” më 1969 dhe Pallati i Sportit më 1984. Le të ngrihen xhami, kisha, teqe, se për ndërtesat e kultit ka nevojë komuniteti i Përmetit, por jo të kërkohet vrasja dhe shembja apo tjetërsimi i këtyre tre institucioneve me shumë rëndësi kur ato i mbron pushteti gjyqësor i Shqipërisë dhe i do bashkësia qytetare e Përmetit. Pallati i Kulturës “Naim Frashëri”, Shkolla e Mesme “Sami Frashëri” dhe Pallati i Sportit përbëjnë sot fytyrën e bukur të Përmetit. 
5 – Askush nuk është mbi ligjin në Shqipëri. 
“Organet e shtetit janë të detyruara të ekzekutojnë vendimet e gjyqësorit”, thuhet në Kushtetutën e Shqipërisë. Vetë Kryeministri, zoti Sali Berisha ka thënë se “Nuk do të ketë vendim përfundimtar gjykate të pazbatuar në Shqipëri, qofshin ato kundër qeverisë apo kundrejt cilitdo” dhe se “Askush nuk është mbi ligjin në Shqipëri”. Po atëherë, përse nuk zbatohet ligji nga shteti për Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri”? “Secili duhet t’i bindet pushtetit të shtetit …Në qoftë se dëshironi të jetoni pa frikë ndaj pushtetit, atëherë bëni atë që duhet bërë dhe do të gjeni miratimin e shtetit … Në qoftë se veproni keq, atëherë ju duhet të keni frikë prej tij, sepse fuqia e plotë për të dënuar sipas ligjit i përket shtetit”, - thuhet në Dhiatën e Re, Kreu XIII. Po atëherë, përse nuk respektohet ligji nga kisha për Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri”? Pallati i Kulturës “Naim Frashëri”, si pronë e paluajtshme publike me interes të njohur kulturor, nuk duhet të ndryshojë destinacionin por të ruajë, garantojë e lartësojë vlerat unikale të kulturës së Përmetit. Një gjë e tillë kërkohet nga nenet 2, 3, 7 dhe 12 të Ligjit Nr.8743 datë 22.02.2001 i azhurnuar me Ligjin Nr. 9558 datë 08.06.2006. Po atëherë, përse nuk kërkohet zbatimi i ligjit por punohet në errësirë për tjetërsimin në kishë të Pallatit të Kulturës nga titullarët e sotëm të Bashkisë e Këshillit të Bashkisë së Përmetit. Vendimet e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese janë detyruese për të gjithë, për shtetin dhe institucionet e kultit, për kishën, xhaminë e teqenë, për Presidentin, Kryeministrin, Kryepeshkopin e titullarët e Bashkisë së Përmetit. Përse Presidenti Bamir Topi e Kryeministri Sali Berisha nuk kërkojnë e urdhërojnë zbatimin e ligjit nga shteti si dhe respektimin e këtij ligji nga Kryepeshkopi Janullatos? Përse Kryepeshkopi nuk e respekton dhe zbaton ligjin e Shqipërisë? Përse titullarët e Bashkisë, veçanërisht kryetari Edmond Komino, nuk kërkon zbatimin e ligjit por bën atë që i kërkon me të pa drejtë Kisha e Përmetit? Shteti duhet të ndeshet dhe të asgjësojë jo vetëm valët helenizuese që vijnë nga qarqe të caktuara të Greqisë, por edhe ato që ngrihen nga elementë të veçantë, të cilët jetojnë e punojnë brenda Shqipërisë. Të mbrosh Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri”, do të thotë të ecësh në rrugën që do e kërkon ndërgjegjja kombëtare e Përmetit. Institucionet e kulturës dhe të fesë, si çdo institucion, duhet të jetojnë e veprojnë brenda ligjit të Shqipërisë. 
*Autori është ish-drejtor i shtëpisë së Kulturës ‘Naim Frashëri’, Përmet     
27CDB6E-AE6D-11cf-96B8-444553540000" codebase="http://download.macromedia.com/pub/shock..." width="140" height="140">Poezi të një mesazhi fisnik
• Bastien Fournier*Kiliankat Nobelisti i 2010/ Një fragment nga romani i ri në shqip “Vajza e prapë”
• Mario Vargas LlosaMustafa Kruja Polemikë e pazakontë me shkrimtarin turk Sulejman Nazifi
• Eugjen Merlika|| Milosao në PDFMilosao 

Nuk ka menyre o Genco se shtetit s'ja mban ti dale kunder Greqise kaq hapur.

Nga brenda duhet te dale ndonje peshkop shqiptar, qe t'ja numeroje te gjitha, te perkrahet e te thirret ndonje mbledhje e jashtezakonshme, duhet pare tradita e vendeve te tjera se ne ç'menyre jane hequr patriarket, po ky eshte uzurpator, prandaj akuza eshte gati. Pergjithesisht eshte shume e veshtire te heqesh nje patriark, historikisht patriarket ortodokse dhe patriarket e Romes, Papet jane hequr qafe me helmim. Nuk do ishte e keqe si menyre.

Me sa i njoh une kanunet e kishes dhe shtetin e sotem shqiptar, dhe qofsha i gabuar ne te dyja, nuk ka asnje mundesi deri sa Janullatosi te vdese

Nga brenda rruga e vetme eshte ajo e Nolit, krijimi i nje kishe tjeter , pak e veshtire duke patur parasysh se kjo do te sillte shume probleme te tjera, midis shqiptareve orthodokse. Aq me shume qe sot ndjenja patriotike e shqiptar nuk eshte ajo 1920, Sot ka shume shqiptare ( orthodokse dhe jo orthodokse) qe mendojne se "keto rreziqet e grekut etj etj jane endra te disave qe ju ka mbetur ora ne vitet 1920. Kohet kane ndryshuar dhe nuk behet me fjale per luftera ballkanike apo ato civile". Keta harojne lufterat e Jugosllavise qe ndodhen ne 10-20 vjecarin e fundit, por ja qe keta duke pire whisky e kafe ekspreso ne Blloku nuk duan te prishin rehatine qe kane sot. Pra nuk ka perkrahje per nje gje te tille.
Me kanunet e kishes Janullatosi eshte K/peshkop deri sa te vdese.

Shteti qe ka ne dore po te doje mund te provoje aktivitetin antishqiptar te Janullatosit, e ta perzere si person te pa deshiruar, por ja qe nuk eshte shteti  i Zogut qe perkrahu KOASHin e Nolit, megjithese se Noli ishte kundershatr i Zogut. Shteti i sotem eshte i kalbur nga korupsioni dhe lufta mes vetes ( kur them lufte mes vetes, kam parasysh lufte te vertete) Pra as nga shteti nuk ka fuqi per kete

E vetmja gje mbetet eshte te pritet vdekja e Janullatosit, qe dhente zoti ndodh neser, dhe ketu lind pyetja  kush do ta zevendesoj ate.

Sipas Kanunit te Kishes zevendesimi behet nga nje nga peshkopet e Sinodit te Shenjte, dhe fillon me me te vjetrin. Ne kete pike me i vjetri eshte Peshkopi i Gjirokastres dhe Beriatit, ai qe e quajti Kosoven Jeruzalemi Serb. Presioni dhe lufta duhet bere qe ai dhe te tjeret e moshes se tij te mos e pranojne kete rol ( kjo lejohet nga Kanuni) dhe drejtimin ta mare nje Shqiptar. I vetmi ne radhe eshte Johan  Pelushi i ri ne moshe, i shkolluar dhe shqiptar ( kete te fundit aq shqiptar sa mund te jete nje pjestar i Sinodit te shenjte i ngritur nga greket, por e keqja me e vogel)

Keto jane pasojat e nje firme qe hodhi R Alia ne 1990 kur pranoj Janullatosin si eksark( keshilltar te kishes) dhe krimit te Berishes kur firmosi per pranimin e tij si K/peshkop.

Nje firme e thjeshte me pasoja te medha kombetare

 

Toko, mbasi e zgjedh sinodi i shenjte, a duhet ta miratoje Presidenti kryepeshkopin? Nqs po, ku eshte parashikuar kjo, ne dokumente zyrtare apo ato te kishes?

Ne te gjithe kishat ortodokse te pavarura veprohet njesoj, Kreu i Shtetit (mbret,perandor,sulltan apo president) jep miratimin ose mos-miratimin qe eshte detyrues per Kishen.

Nese Kreu i Shtetit  thote, une se dua kete tipin, i ka vdek nena muhabetit, ai s'behet kryepeshkop per 100 vjet, le te sjelle apokalipsin  Zoti dora vete, po tha Kreu i Shtetit kete se dua, zgjidhet automatikisht nje tjeter.

Jo jo, nga brenda duhet te kete ndonje shkak, uzurpimi eshte shkak per shfronezim, ky motiv eshte i vjeter ne traditen kristiane si katolike edhe ortodokse. Tjetra eshte herezia, po kjo eshte kot se tek ne  nuk merret  kush me çeshtje te doktrines.

Muhabeti eshte se Janulla i kontrollon te gjitha nga brenda dhe se per dreq ka marre miratimin e Sales dhe de facto te gjithe klerit (qe ai vete ka caktuar).

Gjithsesi ne mos gaboj, ai i radhes, pas Janulles ka nevoje per miratimin nga Presidenti i Shqiperise, keshtu qe kush do jete President kur te vdese ky malukati, te mos na beje ndonje loder. 

Toko shiko sa i forte artikulli 54 i Statutit Origjinal te Kishes, 1929 :

54- Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise, detyrohet ne çdo mesh te baj lutje per Mbretin, per gjith Kombin Shqiptar dhe per ushterin.

E perfytyron dot Janullen qe ben lutje per ushtrine shqiptare smiley

Te ka lezet shpirti kur lexon statutin origjinal.

 

Po puna eshte te iki pa vdek se pastaj kot qe tirret lesh. Me kete rast i shtohet edhe nje precendent tradites kishtare se çdo gje e ka nje here te pare, dhe vej bast qe ktij tonit do i pelqente te hynte ne librat e kishes si shembull. Sidoqofte, persa kohe qe diplomacia (Kristo Frasheri) flet, mendoj se s'duhet pyetur çfare ha ky miku. (megjithse kot qe te pyetet, te gjithe e dine ça hane greket, s'eshte aty problemi)

Po edhe te shpikesh ndonje gje te re mbase s'ka nevoje, se fakti qe ceremonia e fronezimit s'paska qene e rregullt duhet te vleje ndopak. Me ç'kam pare une ne internet, kisha ate dite, hahej me tregun çam per solemnitet. edhe derrat shiten me me kulture se sa u shpall ky vllai kryepeshkop. Keshtuqe, s'me duket kaq e komplikuar sa e beni ju kjo situate. Ne se dum, me letra s'eshte ne rregull, muhabet i qerum. Per keto arsye, kushedi sa emigrante i kane kthyer mbrapsht kur i kane kapur. Ndersa ne kemi 20 vjet qe e dime se ky s'eshte me letra dhe vazhdojme. E pse? Hiqe me edhe mos e zgjat me tutje.

Po edhe te shpikesh ndonje gje te re mbase s'ka nevoje, se fakti qe ceremonia e fronezimit s'paska qene e rregullt duhet te vleje ndopak. Me ç'kam pare une ne internet, kisha ate dite, hahej me tregun çam per solemnitet. edhe derrat shiten me me kulture se sa u shpall ky vllai kryepeshkop. Keshtuqe, s'me duket kaq e komplikuar sa e beni ju kjo situate. Ne se dum, me letra s'eshte ne rregull, muhabet i qerum

Jo jo, nga brenda duhet te kete ndonje shkak, uzurpimi eshte shkak per shfronezim, ky motiv eshte i vjeter ne traditen kristiane si katolike edhe ortodokse. Tjetra eshte herezia, po kjo eshte kot se tek ne  nuk merret  kush me çeshtje te doktrines.

 

Genc dhe Aqif

Verejtje me vend mendoj une. Pikerisht kete duhet te bej qeveria. Ajo duhet ti thote Janullatosit :

"Meqense sipas statutit te kishes, dhe filmit qe te gjithe kemi pare, dhe deshmitareve qe kane qene atje kurorzimi i tend nuk pranohet dhe ti duhet te largohesh"

Por..... ja qe qeveria jone nuk e ben kete, fatkeqesisht nuk e ben kete. smiley

Ne fakt qeveria edhe ate filmimin e bere nga RTSH ( me mburje e them e kam sjelle une ne boten e internetit ) qeveria e pengoj te transmetohej. Dikush brenda RTSH e nxori jashte dhe e shiti tek dikush tjeter qe beri 100 copje dhe i shperndau falas nder miq e shoke. Ne ate kohe ne shqipot nuk dinim shume nga bota e internetit, derisa miqte e peshkut ja gjeten anen dhe e nxoren ne Jutube dhe tek peshku te cunguar per shkak te ngarkeses se faqes. (Ne ate kohe miqte e peshkut nuk i ndryheshin shume te botonin shkrime patriotike te tilla. Sot eshte ndryshe.....) .Versioni i plote i filmimit ka pamje ku makinat me flamujte greke laroghen nga kisha per te 15 katshi etj etj

Pra duhet qe qeveria ta bej kete jo sahanlepires si keta qe kemi sot. Te  kujton shtetet e ballkanit ne fillim te kohes se luftes se pare boterore qe per interesa personale beinin aleanca ne dem te interesave te vendeve te tyre. Edhe qeveria e sotme per interes te hyrjes ne BE apo levizjes pa viza shet interesat kombetare

Si mendon ti se cmimi i levizjes pa viza ishte i lire. Paguam me Bollanon dhe Janullatosin, bile edhe me Kosoven per te levizur pa viza.

Pra as qe mendoj nje qeveri si kjo  ti thote Janullatosit je i paligjshem dhe largohu.

Bile jemi aq te varfer qe as qe e mendoj qe mileti i vilajetit shqiptar te thote

" Ne djall me gjithe levizjen pa viza, Janullatos largohu, dhe Kosova eshte e pavarur"

Histori e shqiperise dhe e ballkanint kjo Genc

Me dhimbje vella me dhimbje

Ka edhe nje gje qe mendoj per shume nga ortodokset qe tregohen dashamires ndaj ktij janullatosit (ktu nuk futen çunat trendy qe dun paqe ne palestine) them se arsyetojne teper ne terma kristiane te tipit: nuk mund ta largosh nje njeri qe predikon vllazerine mes njerezve, mes te gjithe njerve pa dallim kombesie, duke i then, me vjen keq, po ti nuk je vllai yne se je grek. Domethene, megjithse eshte naiv si arsyetim, kam pershtypjen se disa e mendojne, dhe per ta eshte si te shkelesh parimet njerezore kur thua se janullatusi duhet larguar meqe s'eshte shqiptar. E kam fjalen qe duhen kuptuar shume nga keta qe jane kunder, se e bejne per mire (megjithse se kane mire) por qe nisen nga parime teper te larta. Ndersa per ata te llojit lubonja qe do shqiptaret e maqedonise te pajtohen me maqedonsit se bota ne ate drejtim po shkon, drejt perqafimit universal. o none, asnji meshire. s'durohen.

 

Kaposh njesoj ane te gjithe politikanet tane

Te kalbur nga korupsioni dhe lufta mes tyre ata shesin interesat  kombit per karriget e tyre fitmprurese

kjo pune zgjidhet me nje (apo disa) padi civile, sepse, ne fund te fundit ceshjta reduktohet ne administrimin e pronave te kishes (kush i ka ne dispozicion kishat).

 

Psh:

fillimisht, gjykata te vendose kush ka te drejte te qendroje ne gjykim (te perfaqesoje pra) KOASH ne ceshtjen e asaj shtepise se kultures ne permet dhe nga rrjedh kjo e drejte (e ka janullatosi -apo te deleguarit - si kryepeshkop i rregullt apo ...)

 

 He mo, si u la? Kur do e heqim Janullatosin, se ja njezet vjete iken! smiley

Ja dhe nje tjeter nga ata miqte e bllokut qe mes avujve te whisky and kafese ekspres tallen me ate qe ne e quajme fatet e shqiperise smiley

Cudi si nuk kane mesuar nga miqte e tyre qe shkrujne per Ballkanin apo nga at qe kane pare me syte e tyre ne Kosove 10 vjet me pare smiley

Sa keq kur dikush kerkon te besoj ate qe deshiron

 O Toko, po futi ndonje pushim here pas here mor burre. Per vehten tate, pa per mu si te dush! smiley

Per mu me thene te drejten Shqiperia ka shume halle te tjera, para sa te shpenzoni kaq energji per Janullatosin. Jo se do i zgjidhim ne me internet, po u be edhe boze fare ky diskutim e me duket se te gjitha c'jane per tu thene, jane thene e sterthene.

Kaq kisha une. Te tjerat pastaj do i lexojme ne librat e historise. 

Po PF ke te drejte. Shqiperia ka edhe hallin tjeter te madh se si t'i heqi pensionet (apo ndihmat pak rendesi ka emri) atyre qe jane shit si greke. E di mire ti kete pune.

 Po mor Lisander, te kuptoj, te kuptoj mire biles. Si tha ai, "Hiqma njeren mua vetem atij t'ia heqesh te dyja". smiley Shof qe po kthehesh tek tabani tani qe ke vene dhe flamuri i kuq, Me kane thene se eshte bere edhe trendi tani qe te besh si patriot i ashper sa kohe qe nuk te kerkon njeri te dalesh me pushke jashte bllokut. Why not?

E drejte PF por ja qe ka akoma njerez qe megjithe se jane then e sterthene akoma jane aty tek ura e qabese. Dhe sa keq qe keta njerez kane edhe edukate, dhe shkolle dhe kulture , mirpo ne mos qofte ndonje gje personale eshte te pakten egoja qe nuk i le te shikojne elefantin ne dhome. Sa keq kur mendohet se hallet e tjera te Shqiperise jane me te medha se elefanti ne dhomen e ketyre njerezve. Nuk e di si do te duken hallet e sotme te shqiperise po ti krahasosh ato me te Kosovareve te shperngulur ne vitet 99.  Meqense i ke pare vete ato pamje ne intervistat qe be bere ne Kosove ne ate kohe, direkt pas intervistes  me Janullatosin ne 97, do te isha kurioz te dija si i shikon keto hallet e sotme me ato qe neser mund te ngjajne me ato te Kosovareve. Se po te te them me ato te Cameve as ti e as une nuk i kemi jetuar. 

 Toko, nese ti ke qejf ta quash kete si elefantin e problemeve shqiptare, mua nuk me mbetet tjeter vecse te qesh.

Qe nga koha kur Janullatosi ka ardhur ne Shqiperi ka pasur nje lufte civile ne 1997, nje "beteje" civile ne 1998, nje lufte nderkombetare ne 1999, shteti shqiptar eshte shqpur e qepur disa here, kane emigruar thuajse 1.000.000 qytetare, korrupsioni e mafia bejen kerdine, Gerrdecra e shkaterrime sa te duash, vendi eshte pothuajse katastrofe ekologjike, dallimet sociale po arrijne parametrat e amerikes latine, edukimi shkollor dhe universitar pertoke, sherbimi shendetesor lemeri, strukturat ndihmese per te paaftet dhe pleqte inekzistente etj etj etj, e ti me thua se shqetesimi me i madh i popullit trim punetor e liridashes shqiptar qenka nese Janullatosi do vazhdoje te mbaje mesha ne kishe apo me ne fund do e zevendesojne mor aman.

Greku nga ana tjeter ka kapur bizneset me te medha ne Shqiperi, ka nja 300.000 mos me shume shqiptare atje qe hyjne e dalin ketej me para e biznese, Berishen e kap sa here te doje per hunde dhe e ve gatitu kur t'i ngrefet, kurse ti thu se nuk bejne dot pa Janullatosin.

Eh mer Toko. Qe politiken sot e lu leku, kete e ka kuptuar edhe gomari ne Shqiperi, kurse ti akoma me mjekrren e Janullatosit!

PF,

Para se te te pergjigjesha vajta tek "Post-politika mes kozmopolitanësh dhe nacionalistësh"  se thashe mos ky koment ishte lene aty dhe jo nuk isha gabuar, eshte lene tek kjo tema ketu por sic duket pasi ke lexuar ate temen atje smiley

Nejse, me behet qefi qe te pakten ke filluar ta shikosh ceshtjen Janullatos si nje e keqe. Jo si nje e keqe elefant por si nje keqe krahas ose me pak se korupsioni, lufta civile e 97, lufta ballkanike etj. Mire ketu ne krahasim me dy vjet me pare kur....

E drejte kur thua se ka edhe elefante te tjere ne dhome por mendoj se elelefanti Janullatos eshte me i madh se elefanti lufte e 97, elefanti korupsion, dhe mbas po aq i madh sa  ai i luftes ballkanike.

Ne mbarim te luftes 1997 u vrane rreth 3 mije vete por jo sa mund te vriten nga nje lufte civile e nxitur nga Janullatosi dhe shovinizmi grek ne shqiperine  e jugut.Ne ne shtet ku as qe ka mundesine te mbortjes se qytareve te tij nje lufte e tille do e sillte masakrimin e nje popullsie me rreth 700 mije banore per interes te nje popullsie 70 mije banore minoritet. Kety elefanti i luftes civile me duket me i madh. 3000 ne 97 vs 700mije  largqofe te behet ajo qe nxit Janulatosi dhe shovinizmi grek. Krahasimi sdo koment

Korpusioni eshte nje elefant jo i vogel por ne fund te dites, shqiptaret ngrysen ne shtepite e tyre ne krahasim me nje shperngulje masive si ajo e cameve ne mbarim te LII boterore.  Perseri nje numur i vogel qe humbasin shtepite nga korupsioni ne krahasim me shpernguljen e 700 mije muslimaneve nga shovinizmi grek prapa ky elefanti i janullatosit me duket shume me i madh

Ne krahasim me luften ballkanike elefantet jane njesoj dhe sa keq qe nuk i shikojme si njesoj

Nje gje te jap te drejte Tere keta elefante ushqehen nga njeri tjteri. Me  jashteqitjen e korupsionit ushqehet politika shoviniste greke dhe me joshteqitjen e politikes greke ushqehet korupsioni ne shqiperi. Lufta e 1997 gjithshtu hengri nga jashteqitja e korupsionit dhe poltikes greke, apo dhe elefanteve te tjere. Kete po e pranoj por qe te thuash se elefanit shovisnit grek eshte me i vogel se elefantet e tjere mendoj se e ke gabim.

 

Janullatosi fatkeqesisht nuk mund te largohet sa eshte gjalle.

Kur te vdese sinodi i shenjte do te zgjedhe peshkopin Joan qe eshte shqiptar pasi vetem ky mund te marri OK e presidentit shqiptar.Peshkopi Joan eshte shqiptar bile ka qene musliman dhe eshte kthyer i krishtere.Nuk e di se sa patriot eshte por di qe greket nuk ja kane besen asnje jogreku,keshtu qe po veprojne sa me shpejt qe te jete e mundur,aq me teper qe tani Shqiperia nuk ja ka me nevojen Greqise per pune vetoje.Fatmiresisht peshkopi Joan ishte ai qe u pajtua me kishen e Bostonit dhe besoj se sado i keq te jete ,eshte me i mire se nje grek.

Toko e njoh personalisht Aleko Dhimen dhe nuk i heq asnje presje komentit tend.Por tani sic duket e kane menjanuar nga roli drejtues(ose e hodhen si limon te shtrydhur) se punon si dhjak me 200$ me muaj, tek Holy Trinitry ne Boston.Nuk e di por ka ardhur familiarisht me Boston,ka nja 7-8 vjet ketu.

Njehere,para nja 3-4 vjeteve, e kam takuar ne 28 Nentor ne festimet dhe po me bente si patriot i madh.Duke ja ditur te kaluaren u tregova i sjellshem, por as qe e besova "kthesen e tij".

 T'i c'jerresh masken (me fakte) nje sharlatani te quajtur Janullatos, qe le menjane detyren e shenjte dhe ben gjithe keto te zeza kunder Shqiperise, nuk eshte urrejtje. eshte detyra jone dhe amaneti qe na kane lene te paret. 

 

Ja Kristo Frasheri perseri per Te:

PERFUNDIM 
Nga sa u tha deri tani, del ky konkluzion: se nga pikëpamja juridike-kanonike-ekleziastike është në fuqi statuti i KOASH-it i vitit 1929, i miratuar nga Patriarkana Ekumenike me “Tomusin” e vet më 1937. Si rrjedhim, Hirësia e tij A. Janullatos është zgjedhur si kryepeshkop i Shqipërisë më 2 gusht 1992, në mënyrë të paligjshme nga 3 pikëpamje: e para, se më 1992 kur ai pretendon se është zgjedhur kryepeshkop, KOASH nuk kishte një Sinod të Shenjtë, i cili ka të drejtë të zgjedhë kryepeshkopin e Shqipërisë. E dyta, se Hirësia e tij A. Janullatosi nuk ka të drejtë të zgjidhet jo vetëm kryepeshkop, por as peshkop i kishës shqiptare, përderisa ai nuk është shqiptar nga kombësia. E treta, se ceremonia e zgjedhjes së tij nuk gjeti pëlqimin (aksios) të të gjithë të pranishmëve në asamblenë kishtare të 2 prillit 1992. Pra, proklamimi i tij si kryepeshkop i Shqipërisë në hollin e hotel “Tirana International” është një mashtrim apo abuzim i tij, quajeni si të doni, i padenjë jo vetëm për një kryepeshkop, por edhe për një prift ordiner të kishës së krishterë shqiptare. Për të gjitha këto arsye, ne e konsiderojmë ushtrimin e tij të deritanishëm në krye të KOASH-it jo si kryepeshkop, por si ekzark. 
Si një dhelpër, ai arriti të bindte opinionin që frekuentonte kishën se do t’i bënte shërbime të mëdha autoqefalisë së ortodoksisë shqiptare. Në të vërtetë, ai kreu shumë investime në fushën e ndërtimit të faltoreve dhe të përgatitjes së kuadrove. Ai hoqi shpejt dorë nga lufta që sapo erdhi i shpalli Fan Nolit. Me dinakëri arriti të krijonte një sinod prej katër peshkopësh, nga të cilët tre janë me kombësi greke. Me një fjalë, ai arriti t’i fashitte protestat e intelektualëve ortodoksë shqiptarë. Në fakt, A. Janullatosi është kryepeshkop i pleqve dhe i plakave, të cilat të dëshiruara për të parë një meshë në gjuhën shqipe nuk interesohen fort për kombësinë e priftit, kur ai meshon shqip. Megjithatë, vepra e tij tinëzare nuk shlyhet kollaj. Materiali që ilustron veprimtarinë e tij në Shqipëri provon se ai është një agjent i fshehur i shovinizmit grek që përgjon ditën e përshtatshme për t’i shkëputur Shqipërisë të ashtuquajturin “Vorio-Epir”. Po ashtu, materiali dokumentar dhe mediatik tregon se ai që gënjen në trajtimin e solemnitetit peshkopal të 2 gushtit 1992 është për turpin e tij Anastas Janullatos. 
Nuk ka dyshim se dinakëria e tij për ta fshehur veten si militant i politikës shoviniste greke një ditë do të zbulohej. Rastin e dha ndërhyrja e tij për aksidentin fatkeq që pati himarjoti Aristotel Guma – një ndërhyrje e kombinuar nga Athina me kronometër me akuzën e të ashtuquajturit shpërthim të nacionalizmit shqiptar që shprehën më 13 shtator 2010 zëvendësministri i Jashtëm i Greqisë, Delavekuras, deputeti i Parlamentit shqiptar, Vangjel Dule dhe kryetari i shoqatës “OMONIA’, Vasil Bollano. Është pikërisht ky kombinim kronometrik që i shndërroi dyshimet e mia mbi A. Janullatosin si simpatizant i Greqisë në një militant të politikës shoviniste greke. 
Pavarësisht nga synimet e tij të fshehta, meqenëse si ekzark ai e ka kryer detyrën që kishte marrë përsipër për rimëkëmbjen e kishës së shkallmuar shqiptare, puna e do që ai të largohet me gjithë falënderimet tona nga Shqipëria. Më në fund, është e domosdoshme që me largimin e tij ndonëse me vonesë, të mblidhet një kongres i rregullt i KOASH-it, i cili t’ia kthejë Kishës Ortodokse Shqiptare prestigjin që kishte kur ajo u krijua nga i pavdekshmi mitropolit, Fan Noli. 

sepse me kujtoj ate skenen nga Sin City kur Marv vret clergy-in andej nga fundi.

ca turpi jam dhe ortodoks pale.

Kur u "zgjodh" Janullatusi ate dite ne gusht te 1992, me ka treguar nje shok (Ligori) prezent aty ne kishe, se shum veta e kundershtuan zgjedhjen e tij, biles tre here, se keshtu ishte rregulli. Pastaj plasi sheri, akuzat, ai Aleko Dhima, ka lozur rolin e dhim (dhjere) duke akuzuar njerzit si jo te krishtere, pastaj njerzit ia filluan kenges siç e permend dhe vete Kristo ketu. Pra ky fakt tregon se Janullatusi nuk eshte zgjedhur nga te pranishmit, por eshte vetzgjedhur me makinacione/pislliqe, e me ndihmen e disa te paguarve nga Greqia.

Historia e lavdishme e popullit shqiptar eshte e mbushur plot me ngjarja dhe figura te shquara, qe per geshtjen e shenjte te Atdheut, shkrine gjithe jeten e tyre dhe nuk u perkulen perpara asnje veshtiresie deri ne flijimin e jetes se tyre. Nder kleriket ortodokse qe njeh historia si martire te kombit radhiten: Papa Kristo Negovani, At Stath Melani, Dhimiter Misha, Papa Llambro Ballamaci etj., te cilet ashtu si patriote te tjere te shquar te fjales e te shkolles shqipe si Naum Veqilharxhi, Petro Nini Luarasi, Koto Hoxhi, Pandeli Sotiri e dhjetra te tjere, u ndoqen tere jeten, u burgosen, u torturuan e u helmuan ose u vrane barbarisht nga armiqte e kombit, sidomos nga grekërit, vetem e vetem se donin qe ashtu si ne familje, edhe ne shkolle e ne kishe, shoqeri e kudo te flitej e te shkruhej ne gjuhen shqipe, sepse luftonin kunder pretendimeve dhe synimeve shoviniste, luftonin per të drejtat legjitime, lirine, pavaresine dhe teresine tokesore te Shqiperise.

Nje nder keta patriote qe nuk e mposhten dot as ndjeket e persekutimet e Patrikanës se Stambollit e te regjimit to Sulltan Abdyl Hamitit, as nga ato te Fanarit grek dhe te andarteve greke, te viteve 1913-1914 e as nga hordhite rebele te Esat Pashe Toptanit dhe Mustafa Ndroqit, por qe gjithe jeten e vet dhe te familjes e shkriu per gjuhen shqipe, per shkollen shqipe, per kishen kombetare shqiptare, per lirine, pavaresine dhe teresine tokesore te Shqiperise, eshte edhe At Stath Melani.

Veprimtaria patriotike e At Stath Melanit, qe kap nje periudhe rreth 35 vjeçare dhe qe u zhvillua ne Stamboll, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe mbi dhjete vjet ne Shqiperi, eshte e njohur ne brezat e moshuarte krahinave te Shqiperise Jugore dhe me gjere. Per veprimtarine atdhetar te tij hedhin drite nje mori shkrimesh, ne libra, gazeta e revista te kohes, qe kur ishte gjalle dhe pas renies deshmor, nepermjet te cilave dhe burimeve te shumta gojore, eshte arritur te jepet nje tabllo pak a shume e plote per veprimtarine e ketij patriot! Ai as pasurine e gjithe botes nuk e vinte perpara detyres se shenjte ndaj Atdheut.

Vleresimi qe i ka bere patrioti i degjuar, Mihal Grameno, qysh ne vitin 1907 si: "Atdhetar i flakte, i zgjuar dhe trim, si nje nga te paktët patriote qe perpiqeshin per te drejtat kombetare ne kohen e Sulltan Abdyl Hamitit", tregon se ai ka zhvilluar nje veprimtari te shquar qysh ne dhjetevjeçaret e fundit te shekullit XIX. Per te ka folur e shkruar me respekt Fan. S. Noli dhe shume patriote e bashkeluftetare te tij, shoqeri patriotike dhe redaksi gazetash. Veprimtaria e At Stath Melanit nuk kufizohet vetem ne fushen e propagandës e te organizimit. Ai ishte njekohesisht edhe nje luftetar i pa epur, per me teper nje komandant çete i zoti, qe paraprinte me shembullin e tij ne çdo ndeshje me armiqte. Qene bashkeluftëtar me me Riza Velçishtin, Mihal Gramenon, Çerçiz Topullin, Sali Butken, Hajredin Tremishtin, Kopi Tushemishtin, Pamdeli Çeçon, Mihal Dhosin, etj.

At Stath Melani vritet ne pusi nga andartët grekë më 24 Dhjetor 1917. Vrasja e At Stathit shkaktoi nje vale te madhe hidherimi jo vetem ne popullsn e krahinave te Permetit, Leskovikut dhe Kolonjes, por edhe te Gjirokastres, Tepelenes, Delvines, Sarandes, QamerisedheVlores, si dhe nder shqiptaret jashte atdheut ne SHBA dhe gjetke. U bene shume protesta tek autoritetet italiane te pushtimit, nepermjet te cilave kerkonin zbulimin dhe ndeshkimin e vrasesve. Me poshte jepet nje leter e zbuluar kohet e fundit derguar At Stath Melanit nga patrioti Ikonom Kozma Ikonomi. Kjo leter eshte derguar nga Iliasi i Himares, me 5 Mars 1917 pasi At Stathi u kthye ne Shqiperi nga Amerika ne fillim te vitit 1917. Letra u botua nga Dr. Thoma Çomora ne gazeten Illyria te dates 27-29 Nentor 1996, nder te tjera shkruhet:

"... O i nderuari dhe i dashuri im, mik dhe shok i istikamit... te kam rixha qe te tregosh shume kujdes, se me sa me thane, grekërit kane derguar pese asfalios (spiune) te kishave greke e serbe per te vrare e prere shqiptaret. Keto m’i tha miku im Agajoti Koço Dhjako, qe ia kish thene Llambro Konduri, çobani ku kane fjetur ata te peste. Njeri nga ata kish thene se: "Ne jemi ata qe do t’ua rregullojme samarin, prandaj ta rnblidhni mendjen e te bashkoheni me ne...se atyre qe kundershtojne gjuhen greke, qe duan gjuhen shqipe ne te psallture dhe ne skoliat, ate gjuhe arixhifke, do t’u presim koken e do t’ua dergojme ne Athine e qe atje, kryepeshkopi, do t’ua shpjere ne Stamboll te Patriku". Pese asfaliosit ishin: Jorgo Jankulla, Jani Maksakuli, Lefter Kakavja, Pano Perikliu dhe Sotir Jorgji. Jorgo Jankulla i pat thene çobanit Llambro Konduri se: "Ne Allvani kane ardhur shume njerez nga Greqia... per te vrare e per te prere te gjithe ata shqiptare, te çdo feje, e sidomos myslimane e katoliket qe jane kundra kishave ortodokse te Greqise dhe Serbise".

O At Stathi! Mos harro fare se pabesia e grekeve dhe e serbeve nuk kane fund. Dhamo Dhimoklisi qe eshte vellai im me tha se grekërit ne bashkepunim me serbet duan te hapin nje shkolle per prifter ortodokse ne Shqiperi dhe jashte saj ne Kosove e Çameri, per t’i grekosllavizuar shqiptaret. Dhaskalet e ketyre shkollave jane pergatitur ne Vallahos te Janines, ne ate lanet shkolle te "Vorioepirit". Duhet te tregohemi syhapur se keto dy kisha te satanait kerkojne te shkaterrojne çdo gje tonen. Duan te hapin edhe nje shkolle greke ne Himare, se pretendojne qe Himara eshte Greqi. Jane kapur rruges, duke ardhur per ketej Arhimandriti Vasilis Simas dhe Ikonomi Angjelos Calimaqis me nje barre librash ne gjuhen greqisht, te ngarkuara ne tri mushka. Perkthyes kishin Jovan Dragiçin, nje serb qe dinte shume mire greqisht dhe shqip. Me anen e atyre librave perhapet zeri per te marre tokat tona. Kane dhe plot harta. Kerkojne Shqiperine njera deri lart mbi Vlore ta kene grekërit dhe pjesen tjeter ta marrin serbet. Por keta armiq i shpuri ne shteg dhe i zuri te gjalle, te tre, çeta e Thanas Denit, i cili i beri çeço dhe i detyroi t’i rrefenin te gjitha, i zbertheu avokati Neço Duka. Me tha Dhimosten Gjoka, nje njeri qe ketu ne fshat e mbajne si me te mençurin sepse ka qene shume vite ne Misir se: "Ne nje kafene ne Vlore degjoi se ne Permet ka ardhur nje dhespot civil i quajtur Dhamaskinon, i shoqeruar nga dy vete, per t’u marre me floras e faunas, por qe fshehurazi takohen me grekomane e fillosllave. Bejne tertype per te vrare ca njerez qe nuk u shkojne sipas uzhutit te tyre".

Te lutem At Stathi, per te gjithe ate qe kemi kaluar bashke ne kurbet, ku me shume kemi qene te pangrene sa te ngrene, ki kujdes se mos bie ne pusira dhe ke perte shkuar ne thiken e tyre! Une dhe ti i jemi kushtuar Shqiperise, prandaj e mbajme edhe ballin lart. Erdhem nga kurbeti per vendin tone dhe per shqiptaret. Vatanin e kemi me te kushtuar se çdo gje ne kete bote. Por Shqiperise tone o vella i eshte ngjitur si e pegera kisha greko-serbe e megaloidhese dhe Jugosllavise se madhe, te dyja kisha te thikaxhinjve. Ruaju Stathi! Dhe koburen e dyfekun mos i nda nga vetja se greket e serbet jane te pabese, pa din e pa iman. Jane dhelpra plaka! ... Te shrengoj per qafe e te puth, une miku yt, e shoku i istikamit..."

Ikonom Kozma Ikonomi nde Ilias, 5 Mars 1917

(Shenim: Letra duhet te jete e vitit 1917, pasi At Stathi u kthye nga Amerika ne fillim te vitit 1917. )

Prof. Apostol Kotani
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).