Turqi, Gjykata liron Izet Haxhinë, i dënuar për vrasjen e HajdaritTURQI- Izet Haxhia, i dënuar për vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari në mbremjen e 12 shtatorit te vitin 1998, është liruar sot nga burgu në Turqi, ku dhe ishte arrestuar për llogari të drejtësisë shqiptare. Lajmi është konfirmuar nga familjarët e Haxhisë, ndërsa zyrtarët e Tiranës, nuk e kanë konfirmuar ende lajmin.

Izet Haxhia është dënuar me 25-vjet burg, ndërsa u ndalua në Turqi më 3 qershor të vitit 2006. I ndodhur në arrati, Haxhia ka kërkuar azil në Turqi, por një gjë e tillë i është mohuar.

Drejtësia shqiptare kërkonte që Haxhia të ekstradohej drejt vendit të tij, por as kjo kërkesë nuk është marrë parasysh, ndërsa sot Gjykata Supreme e Turqisë ka dhënë vendimin për ta lënë të lirë.
(m.a/BalkanWeb)

10 Komente

Nuk ka mundesi. Nuk i njoh mire ligjet turke por besoj se nuk kane ndonje ndryshim te madh nga ato te vendeve te tjera te Europes. Ish kryetruproja e Berishes, eshte denuar 25 vjet me vendim te formes se prere nga gjykata shqiptare, per vrasjen e Azem Hajdarit. Ai ka qene i kerkuar nga INTERPOL dhe Turqia kur e kapi, thjesht ka ekzekutuar nje urdherarrest nderkombetar, njesoj sic beri edhe me Aldo Baren. Gjykatat turke skane asnje tager mbi ate pervecse per ndonje ceshtje qe ka te beje me ndonje veper penale te kryer prej Haxhise ne Turqi. Lajmi eshte i mjegullt dhe i pakonfirmuar. Burimet jane thjesht "familjare". Vetem ne nje rast gjykata turke mund te nderhynte dhe ai do te ishte motivi politik. Por sipas shkrimit te mesiperm edhe kerkesa per azil politik, Haxhise i eshte hedhur poshte nga shteti turk.

Qershor 2006 - Tetor 2010, bejne 4 vjet e tre muaj i arestuar ne turqi dhe Turqia nuk e dorezon. Ketu dicka ka,  mbase ka nderhyre kryeministri Erdogan, mik i Sales per ta liruar!

Edhe kete e rruan ti barbiere? Ky kishte bere kerkese kunder ekstradimit, keshtu qe mbase-t mbaji per vete. smiley

Nje kriminel me shume do e vije ne Shqiperi

 Se mora vesh nese e vrau per hakmarrje apo gjakmarrje ky Azemin? Apo c'rendesi ka?

Mireseshkon ne atdhe!

 Si i paska shpetuar Muhamed Veliut ky lajm.

A di gjo njeri ku mund ta blej ket surratin e izetit per halloween?!

 

MISTER NE TIRANE-Familja:Izet Haxhia u lirua nga burgu turk E martë, 12 Tetor 2010 10:06
/* */

 

QEVERIA DHE PROKURORIA-S'DIME GJE/ Izet Haxhia, ish-truproja e Kryeministrit Berisha, i dënuar me 25 vjet burg si pjesëmarrës në vrasjen e Azem Hajdarit, mendohet të jetë lënë i lirë dje nga gjykata turke. Bashkëshortja komunikoi lajmin për gazetarët dhe u nis me avion për në Stamboll. Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme, deri mbrëmë vonë, nuk arritën të konfirmonin nëse i dënuari kishte arritur të fitonte lirinë. Portret i pautorizuar i 44-vjeçarit nga viti 1990

 

Lajmi është pohuar mesditën e djeshme në Tiranë nga familjarët e Haxhisë, të cilët pohojnë se mëngjesin e djeshëm është nisur drejt Turqisë edhe bashkëshortja e tij. Kështu, sipas tyre, mëngjesin e djeshëm Gjykata Supreme e Ankarasë kishte caktuar datën për të zhvilluar seancën e fundit të procesit, që kishte të bënte me shpalljen e vendimit për kërkesën e shtetit shqiptar në lidhje me ekstradimin e tij, kërkesën e vetë të arrestuarit për mos ekstradim si dhe kërkesën e dytë të tij për dhënien e azilit politik në këtë shtet. Familjarë të 44-vjeçarit Izet Haxhia, pohuan dje për mediat se gjykata turke kishte pranuar të dyja kërkesat e tij dhe se kishte rrëzuar shtetin shqiptar. Që pas lirimit nga burgu, Isamedin Haxhia, vëllai tjetër i Izetit i dënuar për armëmbajtje në procesin "Hajdari", mësohet se është larguar jashtë vendit. Ndërsa vëllai tjetër i tij, Ismeti, edhe ky i dënuar, gjatë të njëjtit proces me 20 vjet burg, ndodhet në burgun e Peqinit. Avokati mbrojtës i Izet Haxhisë në gjykatat shqiptare pohoi se nuk kishte asnjë dijeni për lirimin e klientit të tij në Turqi. I njëjti shtoi se edhe ankesën në Strasburg të dosjes "Hajdari" e kishte bërë vetë Izet Haxhia me avokatë të huaj. Burime nga Ministria e Drejtësisë, institucion në varësi të të cilit ndodhet Drejtoria për Ndihmë të Ndërsjellë në Fushën Penale, ku përfshihen edhe çështjet e ekstradimeve, pohuan dje se nuk kishin dijeni për një vendim të tillë të dhënë nga drejtësia turke. Sipas tyre dokumentacioni i duhur, që shoqëronte kërkesën e shtetit shqiptar për ekstradimin e Haxhisë ishte nisur i plotë dhe në kohë drejt Turqisë. Po kështu, edhe Prokuroria e Përgjithshme dhe Policia e Shtetit e Interpoli pohuan se nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar nga pala turke për lirimin e 44- vjetarit, Izet Haxhia. Në një kohë më të vonë,burime të tjera pranë familjes pohuan se nuk është e vërtetë që është pranuar kërkesa e tij për azil në shtetin turk, ndërkohë që konfirmuan mosekstradimin dhe lirimin. Izet Haxhia, i dënuar me 25 vjet burg për pjesëmarrje në vrasjen e deputetit demokrat, Azem Hajdari më 12 shtator 1998, u prangos në fillim të qershorit 2006 në një hotel luksoz në ishullin turistik Kushedasi në Turqi. Mësohet se më parë, deri në vitin 2004 ai kishte jetuar në Stamboll, ku ishte vendosur që nga koha e largimit të tij nga Shqipëria për shkak të shpalljes në kërkim si i përfshirë në vrasjen e Hajdarit. Në momentin e arrestimit ai paraqiti kërkesën për azil politik në këtë shtet, duke pretenduar se në Shqipëri ishte dënuar padrejtësisht dhe se i rrezikohej jeta.

 

Dënimi

Në vendimin e shpallur më 29 prill 2002 Gjykata e Tiranës e gjeti fajtor 44- vjeçarin Izet Haxhia për "vrasjen me paramendim të Azem Hajdarit", kryer në bashkëpunim, duke e dënuar atë me 25 vjet burgim. Ndërkohë e njëjta gjykatë, i dha atij pafajësi për vrasjen e truprojës së Hajdarit, Besim Çerja dhe tentativën e vrasjes së kolegut tjetër, Zenel Neza. Fakti që Haxhia nuk u arrit të arrestohej më parë, ka detyruar gjykatën të shprehet: "Ngarkohet policia gjyqësore për ekzekutimin e vendimit për të pandehurin e gjykuar në mungesë". Më pas të njëjtin vendim e lanë në fuqi Gjykata e Apelit, ajo e Lartë dhe Kushtetuesja, ndërsa tani dosja "Hajdari" ndodhet në Gjykatën e Strasburgut.

 

FATOS MAHMUTAJ

Ne fakt, ne te gjitha shtetet qe respektojne konventat e Gjeneves, azili politik te refuzohet kur ke akuze per vrasje mbi shpine. Jane rregulla standarte, te aprovuara me kohe.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).