LAJMI I FUNDIT: Sir Norman Wisdom (Pitkini) vdes ne moshen 95 vjecare. Aktori i dhjetra kinokomedive vdiq mengjesin e sotem ne Isle of Man, Angli. Aktori ishte shume i famshem ne Shqiperi gjate viteve te komunizmit kur filmat e tij ishin nder ata filma te huaj qe lejoheshin. Sir Norman Wisdom kishte vuajtur nje seri atakesh kardiake ne muajt e fundit.

 

53 Komente

Sir Norman Wisdom ka qene shume i famshem edhe ne Angli ne vitet 50' & 60'. Charlie Chaplin thoshte eshte komiku im me i preferuar.

Vertet mediat ketu e ekzagjerojne jashte mase famen e tij ne Shqiperi ( duke e quajtur heroin e shqiptareve) por vertet ka qene nje aktor i madh. Filmat e tij ishin familjare ku femijet dhe prinderit i shikonin pa u ndjere ne siklet. Droga, dhuna dhe seksi nuk ishin ne plan te pare, thjesht humor.

Me filmat e tij jemi rritur, kemi qeshur dhe gezuar kur fillonte filmi i tij.  Me duket se sot nje pjese e femijerise sime po mbyllet..I paharrueshem, aktor i madh dhe njeri i madh. Mos te harrojme edhe punen bamirese qe beri ne Shqiperi per femijet ne nevoje, fanelen gjysem angleze e gjysem shqiptare ne ndeshjen e futbollit Shqiperi-Angli.  smiley

Lamtumire Pitkin!

Nuk thosh komiku por Kllauni.

U plakem ,

po vdesin gjithe aktoret e kengetaret qe kemi pare, degjuar  e pelqyer smiley

kur t'na pyesin kalamajt sdo kemi  ctju tregojme.

U prehte ne paqe Mr.Wisdom

Nje mbremje ne nje PUB ne Londer nje plak anglez i shpifur sapo degjoi qe isha nga Shqiperia ua frua si idiot e me tha ate nenqeshjen gjasme superiore: aaa vendi juaj vetem Norman Wisdom njifte! Ca te beja...durova me miresjellje e i thashe qe nuk e njof fare as une as miqte e mi! Por ne fakt sot me erdhi keq nga ky lajm. smiley Humori i tij i sofistikuar pa banalitete...R.I.P. Norman

Per te qeshurat qe na ka dhuru ne femijrine tone ne nje kohe shume te zymte i jemi borxhli.U prehte ne paqe...smiley

"Majooooorrrrrrrr, keep off the grass!!!!"

R.I.P, Pitkin!

Teute, edhe une e perseris shpesh kete shprehje! sidomos ne shpi, kur s'dua te me prekin ndonje gje! smiley

Sa mbremje kemi kaluar duke qeshur me Pitkinin dhe s'kishte fare asgje banale ne gjithe humorin e tij. Pse sot njerezit nuk dine me te zbaviten dhe te qeshin si dikur? Me mungon ajo dliresia dhe naiviteti i humorit te dikurshem.

Ke shume te drejte, Ana, asgje banale nuk kishte ne filmat e tij, dhe prape mbaj mend qe qeshja me lot. Shprehjen 'Keep of the grass" e thoja pa fund kur doli filmi, e kisha shume qejf! smiley

Sapo lexova lajmin per vdekjen e tij, ne zyre u hapen biseda per filmat dhe serialet e vjetra. Me thuaj te drejten, sa ke qeshur me "Alo? Alo?". "Vive la rezistance" smiley

Po sa i bukur ka qene "Dy vjet pushime", une vdisja dhe per kolonen zanore! smiley

Po horrori i pare i shqiptareve 'Shtepia ne ishull"??? Creepy dolls!

I shall speak only vans smiley

Eshte nje kenge e grupit "Asgje sikur dielli" qe me pelqen shume, qe sa here e degjoj e lidh direkt me 2 vjet pushime, sepse fundin e ka tamam si kenge marinaresh.

http://www.youtube.com/watch?v=uPwjXCtNjqM

Ate Frejen, ma ler per dite tjeter, se tani jam me humor  te mire. smiley

Pse e egzagjeroni? Humori i tij ishte kot fare, sot biles ve bast qe nuk sheh dot as 10 minuta nga filmat e tij, sepse i vetmi humor atje eshte fytyra e tij tipike angleze qesharake. Nuk ka as batuta as ndonje humor te thelle aty. Pelqehej atehere ne Shqiperi sepse nuk kishte filma te tjere humoristik dhe cdo gje ishte  ekarakterit serioz.

Ca njerez kane lindur pa sens humori dhe, sinqerisht, qe me duket krejt e padrejte.

Se ku e sheh sensin e humorit ti tek filmat e Norman Wisdom ti e di. Nqs sens humori per ty eshte te berit karagjoz (klloun) per mua nuk eshte. Charlie Chaplin ate ka thene, qe Wisdom ishte kllouni i tij i preferuar. Humor kllouni pra.

Pitkin u prefsh në paqe.

Pitkini ishte një nga pak qefet që kremlinasit na lejonin të shijonim.

Pitkin...

faleminderit nga zemra për humorin dhe buzëqeshjen që më ke dhuruar kur isha fëmijë.

Mbas luftes ne Mostar te Bosnjes njerezit kerkonin me deshperim nje simbol qe ti bashkonte.

Me ne fund Kroate, Serbe dhe Boshnake vendosen se Bruce Lee ishte figura qe simbolizonte kete bashkim. Te gjithe ishin rritur duke pare filmat e tij dhe kjo eksperience anashkalonte disi ndarjet e shumta.  

Norman Wisdom eshte Bruce Lee-ja jone.

Duhet patjeter 1 statuje e Pitkinit ne 1 nga sheshet e Shqipnise

Une do sygjeroja fshatin tend per bust te pitkinit. Si nuk te nxorri e shkreta njeher nje gje me mend?

Mua te them te verteten me vjen keq per cdo humbje jete, por ky pitkini kishte kohe qe vetem me nje gje ishte bere i njohur, vetem me faktin qe ishte hero i shqiptarve. Media britanike punen e ketij e ka bere legjende, duke e quajtur hero kombetar te shqiptareve e lloj lloj budalleqesh te tjera. Ajo qe i ka ndodhur dikujt me lart me ka ndodhur edhe mua shume here ne Londer ku njerezit sapo u thoshe qe je nga Shqiperia thoshin direkt, oh po ju vdisni per Norman Wisdom atje. Kohet e fundit ky Wisdom ishte bere vegel e mediave me qellim te poshterojne shqiptaret. Nje dokumentar te bere nga nje idjot, qe nuk ja mbaj mend emrin dhe qe shfaqej pothuajse nje here ne jave tek nje televizion anglez Shqiperia portretizohej ne nje menyre skandaloze, dhe dukej tamam sikur shqiptaret akoma vazhdojne te shohin vetem filmat e Norman Wisdom dhe sikur eshte i vetmi personazh i huaj qe adhurohet ne Sqiperi sikur te ishte zoti. Per mua nje njeri i cili ne Shqiperi ka qene adhuruar si aktor nuk duhet tja lejonte kurre vetes te perdorej nga qarqe te caktuara per te hedhur balte kunder Shqiperise. Vdekja e tij per mua, qe jam shume i vogel dhe per te mbajtur mend flmat e tij (i vetmi episod qe mbaj mend eshte ai me barin, ku i bertet dikush nga dritarja vazhdimisht mos shkel barin) nuk ka asnje dmth-nie te vecante. Another one bites the dust.

 Shih, shih. Kshu qenka puna. Nja dy here nje koleg anglez ma pati permendur kete faktin qe Norman Wisdow eshte idhulli i shqiptareve. Une u habita, ku e dinte ai. Menjefjale nga keto programet e paska mesuar. Nejse, mua kete fakt nuk ma permendte me kuptim te keq apo perbuzes. Pushofte ne paqe.

 Eshte e kote te debatohet ne eshte aq komik i mire sa na eshte dukur neve Pitkini apo jo. Filmat e tij i perkasin atyre pak kujtimeve te bukura te nje te kaluare te shemtuar. Nuk besoj se me kendveshtrimin e sotem filmat e Pitkinit do te shkaktonin te bjejtin reagim, por ne fund te fundit, jane shume pak autore filmash te viteve para 1970, filmat e te cileve ruajne te njejtat vlera edhe ne kendveshtrimin e sotem. Persa i perket ndjesise ( pothuaj s,mbaj mend asnje film te tij, por kujtoj shume mire faktin se per te mos humbur filmat e tij prishej c'do lloj plani ), ai meriton vend nderi ne kujtesen tone artistike.

rahmet paste Pitkini i shkrete, por me duhet te them se une s'e gjeja funny Pitkinin, edhe filmat e tij. Tani qe e mendoj, se c'kishte nje fare sikleti ky si personazh qe transmetonte, qe s'me pelqente. ky ishte nje fare anti-heroi ashtu si edhe charlie chaplin.. te dy ishin te zhanrese slapstick, por ndryshe prej ktij te fundit, pitkini ishte perhere i tensionuar... pitkini percillte tek une nje fare ankthi.. kurse charlie chaplini ishte cool gjithe kohes. Plus qe slapsticku i pitkinit kishte edhe nje fare elementi surreal.. si psh kur mer kalin ne kat te dyte edhe fle me te ne krevat.. edhe ky elementi surreal i kombinuar me ankthin e personazhit mua s'me bente per vete.. perkundrazi e gjeja veten ne siklet kur e shihja.

Nuk kan fare te krahasuar, ku Chaplini e ku Pitkini. Chaplini ishte jo vetem artist i shkelqyer, por edhe me bole, edh me influence. Chaplini bente humor te thelle me temat me te rendesishme ne bote, kurse Pitkini, ishte nje karagjoz qe perpiqej te bente njerezit per te qeshur pse mbante kapelen mbrapsht, dhe nxirrte gjuhen jashte si majmun.

ke te drejte per kete.. eshte disi gabim t'i krahasosh kta te dy me nj-tj. por pervec chaplinit edhe olion e stelion, une nuk mbaj mend me tjeter me te cilin mund ta krahasonim pitkinin ne ate kohe. m'u kujtua fantoci, me erdhi ne mendje terenc hill e ben hill.. por kta te gjithe me duket se jane post-90, kshtu qe per aq sa mbaj mend une vetem olion e stelion, pitkinin e chaplinin kishim e do s'do me nj-tj do i krahasonim.

Ti paske ikur fare nga trute i i uruar!

Tere bota thote eshte talent i madh,mbreteresha e nderon me titullin Sir per vepren e tij,te tere kritiket i kane thurur lavde nga me te medhate dhe del ti nje truthare qe nuk merre vesh nga lidhet gomari,qe te shash dhe te mallkosh kete aktor pikerisht diten e vdekjes.Turp!

sol

E para, pse duhet te rruhet shume mua se ke nderon mbretesha e vendi tjeter? Dhe se dyti vetem se nderon mbretresha dike u beka figure e nderuar per te gjith? E treta s'ka asnje sharrje e asnje mallkim aty o truthare qe kur smerr dot vesh as nje fjali nga do marrc vec nga lidhet gomari? E katerta, te jete edhe njeriu me i nderuar dhe i respektuar ne bote, po u tall me shqiptaret per hir te medias dhe fames, per mua nuk meriton pike respekti. Lere fare repliken se s'eshte teme per tu nxehur kjo, eshte teme per karagjozlleqe, dhe deri ketu je ne rregull.

Thank you for the laughs! R.I.P.

ç'eshte mer kjo rip. ne shqip thuhet me RR. po pse i thoni rrip t'gjith ktij iher? ka qen noi budall ky.

shiko se anglezet e kane me spond, duke u tall me ne qe e kemi pas ndjek (por jo aq sa olion dhe stelion) ata dun me u tall me mbretereshen qe e ka bo zotni.

 Aah, shume keq po me vjen! smiley
E kam taku Pitkinin, dhe kam edhe resme me te! 

Flm per defrimin inochent qe na ke dhuru!

N'dekiken mo t'keqe (kulturalisht) te Shqipnise, Pitkini ishte ne krah me ne! 

U kujtofte si nje nga aktoret e filmave me te kendshem te Humorit jo vetem ne Shqipri . Humor i lehte , pa komplikime , humor qe e kane zili shume aktore te humorit sot . I mbeshtetur ne levizjet plot  shkathtesi , mimiken e habiteshme si te lindur per humor naiv e lojen e tij aktoreske qendron ku e ku me aktoret Boterore sot te Humorit qe mbeshteten o mbi karagjozlleqe o mbi batuten  dhe me perjashtime te rralla mbi lojen artistike . I krahasuar me kohen e sotme , mbetet nga nga humoristet e rralle (ashtu si edhe Xh Keri ) qe na ben te qeshim FAMILJARISHT.

Falemnderit Blendi qe zevendesove edhe njoftimin e atij "gjysmakut" me Veli  nga Londra , qe paska mbajte evidence se cilet aktore humori jane cfaqur ne Shqiperi .

Shurra  pa permendur asnje emer te zhanrit artistik te humorit , patjeter de qe ..        "kujt do me tregu ti FroJdin Me " ka perceptime e njohuri shurrperiore per Humorin smiley

Edhe njehere ngushellime artit Anglez dhe dashamiresve te Pitkinit kudo qe jabe qe humben  nje ikone te gjalle te fushes se Humorit !

Humori i Pitkinit me ben te qesh  ende  sot... Por nderkohe edhe ndihem i trishtuar - me shume per veten se sa per Pitkinin. Ikja e Pitkinit sa na e kujton se ato koherat e "pafajshme" nuk kthehen me dhe se po plakemi vertet. smiley  R.I.P Pitkin and thanks! 

Ah, RIP per heroin tim te femijerise, i pavdekshem. Iku edhe nje legjende. smiley

*E kisha postu ket ke Veliupress, po e postoj edhe ktu.*

RIP RIP URRRAAHHH.

Mendoj se perderisa ne varrimin e ushtarakve gjuhet me arme apo ne ate te njerzve te zakonshem thuhen ca idiotlliqe meqe edhe keta s'kane thene noi gje me mend gjate jetes, duhet qe kur vdes noi komik te behet gallate. p.sh. ne nje film qe kam pare, pasi varrosen shokun e tyre, vajten e pine birra dhe ben sherr meqe ky kishte qen pijetar e sherrxhi.

 Sa shpejt qe shko lajmi ne Shqiperi si raket. Sot kur po veja ne pune hapa nje gazete dhe pashe Pitkinin.,mu kujtuan kohet kur ishim te vegjel dhe mezi prisnim te shkonim ne kinema per te pare filmat serial, me Pitikinin.Pitkini Ushtar,Pitkini ne Spital.Specialist per gjithshka, nuk me kujtohen per momentin, por ka pasur shume filma me humor, mjafte per te qeshur dhe per tu gajasur.

Me erdhi vertet keq sikur te ishte nje artist shqiptar qe i ka dhene shume shqiperise., ka qene vertet nje komik i lindur, dhe shume i njohur per ne. Cuditerisht kur permendet Norman Wisdom te gjitha shkrimet e gazetave do ti shkruanin nja dy rreshta edhe per Shqiperine dhe shqiptaret. Eshte e pa mundur qe te permendesh Norman-in ne Angli dhe te mos te thone:"Vetem Norman Wisdom lejohej te shfaqej ne Shqiperi ne kohen e Komunizmit!!" Eshte e vertet qe filmat ndaloheshin por eshte shume e vertete qe ne shqiperi kishte edhe filma te tjere anglez, me veprat e autorve te Char Dickensit, etj se sme kujtohen tani!Eshte pak e egzagjerume dua te them! Ka pas shume filma Italian,Francez,Gjerman,Amerikane ,te dubluar qe jane dhene pa as nje problem, sigurisht qe ne nje shtet diktature liria e filmave ishte shume (eshte shume e kufizuar) aktoret famoz ne bote te asaj kohe jane dhene, por nejse nuk eshte koha per ta diskutuar, thjesht nje detaj i vogel!

Respekt te madh per Norman Wisdom,  jam shume i sigurte ne se do te ngrihej vertet nje permendore e thjeshte per kujtimore per Pitkinin 99% e shqiptareve do te ishin dakort sinqerisht!

 

 Oh po me vika keq,ka qene gjigandi kinematografise se brezit tone,te pakten aq sa na u lejonte te shikonim.

Ne paqe u prefte shpirti i tije.

Kjo kenge eshte bere per nje program qe shfaqej nja njeher ne jave ne nje tel britanik. Ai qe kishte bere programin nuk linte me budalleqe pa folur per shqiperine, nje cop idjoti qe coc i dukej vetja. Gjoja na hodhi nje bast ai me Simon Cowel qe ai do mund te bente nje kenge dhe ta fuste ne hit parade., dhe i shkoi ne mendje qe ta bente kengen me pitkinin ne shqipri se gjoja e kishte te garantuar hyrjen ne hit parade sepse sipas tij pitkini ishte hero kombetar i shqiptareve. Edhe pitkini duke tallur menderen erdhi ne shqipri dhe bene ate kengen qe thua ti, dhe qe ne ate program te jepet pershtypja sikur shqiptaret nuk bejne gje tjeter vecse mendojne gjith diten vetem per pitkinin dhe per albumin e tij te ri. Padyshim sipas programit kenga doli e para ne hit parade. Kjo sa per historine e kenges tende te bukur. Ka dhe te tjera...

Sir  Norman !

Si me Shqiperin, si pa Shqiperin, ka qene nje aktor komik i afirmuar.

Kenaqesia e Norman, qe Shqiptaret e adhuronin eshte plateale, normal, ka dhene buzeqeshje nje populli te mbyllur.

Imagjinoni sikur Anglezet te adhurojne Agron Llakon, ngase jetojne te mbyllur, i vetmi aktor qe lejohet te shikohen filmat.

Cila eshte pyetja !

Sa i madh Agroni, apo sa te shkrete Anglezet ???

Qenka njesoj sipas radakes tende? Shqiperia shfaqte me shume filma te huaj per minutazh televiziv gjate diktatures se shfaq britania ne demokraci. Nje kjo. E dyta, Shqiperia nuk ishte pa aktore por kishte nje nga kinostudiot me prodhimtari nga me voluminozet ne ate kohe. Sot tjeter pune, jemi komplet te varur nga pitkinet e huaj per minutazh kulturor se demokracia e malcorit kurrizperkules e ka inat kulturen shqiptare.

 Voluminoze? Po pse aq shume e veshtire te duket ty te prodhosh filma me subjekte leshi? Ato lloj subjektesh i krijon edhe ti po te duash. Njera qe donte te mesonte traktorin po se linte burri, nja 300 filma me partizane qe ishin te mire dhe ballistet te keqinj, 200 filma me burokraci dhe me shoke pordhace qe i ndreq partia, 100 filma kundra zogut, 300 filma me heronj qe nxjerrin dhjame nga pleshti etj. Te krijosh traplluqe eshte kollaj. Mer nje kamera ne kurriz dhe jepi. 

Eshte dije elementare qe filmat artistike jane te tille. Nga ana artistike nuk kane qene keq, por ne nje nivel me filma te tjere te kohes. Kurse nga ana tematike kane qene me realist se filmat e vendeve kapitaliste, sepse arti socialist per vete nga natyra ishte realist. Nuk e kuptoj ku qendron kritika jote? Nqs ka nje gje per te kritikuar komunizmi eshte se limiton sferen e artit brenda kufijve te realizmit, nuk le hapesire per ngjyra dhe imagjinate artistike. Ajo qe thua ti eshte nonsens.

 Shqiperia shfaqte me shume filma te huaj per minutazh televiziv gjate diktatures se shfaq britania ne demokraci

_

Lexoni pak sa per ti kujtuar disa nga aktoret qe luanin ne kinemate tona pepara 90s

( TIRANA Observer)

Astrit Filja; Si e takoi nostalgjiku tiranas Paridin e Trojës dhe Zhan Pol Belmondone

.......................................................................................................................

Marlo Brandi,  Zhan Pol Belmondo,  Iv Montain,   Zhan Gabin, Zhak Sernas,   Klaudia Kardinale,   Iren Papas,   Bekim Fehmiu, Alida Vali,   Zherar Filip,  Marçelo Mastrojani,   Filip Noriet,  Lui Dy Fyne, Fernandeli, Toto, Simon Sinjoret, Brixhit Bardo, Alen Delon, Raf Valone,  Zhan Maria Volonte,  Antonio Kui, Silva Koshina, Rozana Podesta, Martin Balsam, Franko Nero e qindra të tjerë, ishin yjet që ndriçonin dashurinë dhe jetën e Titit. Edhe tonën, sigurisht. Por ndryshe nga ne, Astrit Filja i mbeti besnik edhe sot e kësaj dite pasionit të tij. Kur nisën të zhdukeshin fotot e filmave nga reklamat në rrugën e “Barrikadave” dhe pranë Komitetit Ekzekutiv, askujt nuk i shkonte ndërmend se këto i hiqte Titi. Djali i varfër që kurrë nuk kishte vjedhur në jetën e tij, guxonte të rrëmbente fotot e artistëve. Ai i donte për vete. Kërkonte t’i kishte në shtëpi aktorët e adhuruar! Të flinte me ta edhe natën. Tërë ditën i shikonte në film, natën i shikonte të fiksuar në fotografi. Se çfarë gjendje është kjo, pasion, çmenduri, hobi, mënyrë jetese, normale, anormale, le ta thonë psikologët. Unë po flas për dashurinë e tij që nuk u mbyll asnjëherë me moshën, martesën, apo se u bë prind. Adhurim që nuk përfundoi sepse ndryshoi sistemi dhe kinematë u shkatërruan e u rrafshuan. Përkundrazi, vetëm iu ndez më shumë. Tani që nuk kishte më ekranin e madh, ai nuk mund të rrinte pa të. I donte ata që krijuan magjinë e kinemasë, aktorët, si prindi i mirë që ndjek në fund të botës fëmijët e vet. Për të ishin shkolla, frymëzimi, adrenalina, bukuria, dashuria, ledhatimi, miklimi, forca, besimi, shpresa, historia. E tani që nuk i ka më, do t’u shkojë pas personazheve të tij. Ndryshe nga heronjtë e librave, aktorët janë qenie të gjalla. Aventurieri romantik, Astrit Filja, i ka identifikuar ata me personazhet që interpretuan. Prandaj kërkon doemos t’i takojë. Një spektator i marrë që ndjek me dashuri dhe xhelozi artistët që e magjepsën. Ata që i ndezën fantazinë, tani i kanë një borxh moral adhuruesit të tyre. Të gjallë apo të vdekur, ai duhet të jetë fizikisht pranë tyre. Kjo është kinema paradizo e vërtetë në shekullin e XXI!

.............................................................................................................

o artian, po Gogolinon, ate tipin te filmat me Zhan Mare-n, e ka takuar ky.smiley

Kurre mos vdekte kujtimi i aktorit te madh te humorit Wisdom. Te gjithe atyre qe u vjen turp se pse ai ka qene shume popullor ne Shqiperine e diktatures, dhe vecanerisht atyre qe u vjen turp kur "tallen" anglezet me kete fakt, duhet ti fusin nje rivleresim vetvetes. E them kete sepse te gjithe ata breza qe kane shijuar lojen e Wisdom, ndoshta nuk kishin mundesine te shikonin filma te medhenj te Hollivudit ne ate kohe, por ama njihnin shume here me mire se cdo anglez i shtreses se mesme kryeveprat e letersise boterore ( shumica jane bere edhe filma te medhenj) duke perfshire ketu edhe ato angleze. Te te qepet goja dhe te te vije turp perpara nje anglezi kur te thote se ju shqiptaret njihnit atehere vetem Widsom, tregon se ke qene lexues dhe njohes, maksimumi i "Cufo dhe Bubi Kacurrel". Prandaj dhe ske si ti thuash atyre lloj anglezeve se edhe Hamletin e Shekspirit te tyre, ne nje nga variantet me brilante dhe me te vleresuara nga nga kritika boterore e ka luajtur nje shqiptar nga Kavaja, Moisiu.

Pitkinin e kam pare ne  vitet 90-te. Nuk e mohoj qe disa filma te tij shiheshin me endje dhe mund te kaloje nje ore te kendshme, dhe zbaviteshe...por Pitkini nuk eshte ai artist i madh sic ketu permendet ...Dua te them qe emri i tij as qe nuk mund te qendroje ne krah te Chaplin..e jo me te krahasohet me te..Chaplin i dha artit emrin e vet..

Anglezet kane komplekse kur identifikojne nje komb te panjohur per ta si shqiptaret me pasionin e ketyre per Pitkinin..

 Pitkini djema, ka qene nje artist i lindur, nje humorist i lindur, shum popullor jo vetem ne Shqiperi, por ne ter Lindjen dhe disa vende Aziatike. Ishte artist qe lozte rolin e naivit, gje qe pelqehet nga masat kudo. Menyra se si e paskan interpretuar mediat angleze (qe tani po e mesoj) tregon maskarrallikun dhe paaftesine e tyre. Ata duke e nenvlersuar Pitkinin gjoja si humorist i shqiptarve, ne vend qe ta ulin ate, perkundrazi (padashje, nga padija) e kane ngritur ate, sepse ata nuk e dine qe ne shqiptaret nuk qeshim kollaj si britaniket dhe europianet, qe qeshin me lloj-lloj budedalliqesh, perkundrazi ne shqiptaret qeshim kur ka vertet humor. Pra jo vetem britaniket por dhe kinematografite e tjera, çdo film humoristik, duhet ta sjellin dhe testojne ne Shqiperi nje here dhe pastaj pas fjales se shikuesit shqiptar dhe kritikes shqiptare, ata mund ta nxjerrin ne shtetet e tjera. 

Pitkini vertet ne disa raste shfaq dhe budedalliqe apo gjera te sforcuara (si ne rastet kur hap gojen duke qeshur), por kjo nuk ia ul vlerat atij si artist i lindur. Ai ka patur nje mimik dhe dhunti qe pak artiste e kane patur. 

Po kèta tè shpifin edhe pitkinin...jo komunizmi..tè shkretèt ne..etj etj...unè nuk e mbaj mend mirè,por pleqtè e mi kur flasin pèr tè qeshin,e nuk qajnè duke menduar se sa tè shkretè kanè qenè...dhe kjo historia qè ky paska qenè nga vetmit qè mund tè ndiqeshin nè atè kohè...èshtè njè pèrrallè me mbret..èshtè sikur tè pohosh se njerzit shihnin vetèm tvsh...shqiptarèt kur erdhèn nè ITALI nè 90',ju flisnin njerzve pèr RAFAELèN e PIPO BAUDO..e jo pèr komisarin MEMO!!

ju prehte shpirti ne paqe!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).