“Do të vij një ditë, në të cilën, vrasja e një kafshe do të konsiderohet njësoj si vrasja e një njeriu”. Leonardo Da Vinçi, artisti i madh, autori i Mona Lizës, ishte një vegjetarian kaq ekstremist, sa blinte zogj në kafaz, vetëm për t’i lënë menjëherë të lirë. Njësoj si Da Vinci e menduan shumë mjeshtër të tjerë të artit, filozofisë dhe kulturës botërore, por, ende deri tani, ajo ditë s’ka ardhur. Të paktën jo në Shqipërinë tonë. Jo vetëm për faktin se ne bëjmë kurban qengjat për festën e Bajramit, jo vetëm se therim pula të zeza, sa herë kemi qenë në prag të një aksidenti, jo vetëm se vrasim peshk me dinamit e dalim për gjueti sorkadhësh, jo vetëm se i hedhim poshtë të gjithë këlyshët e maceve e vrasim qentë “rrugaçë” nëpër qytete, jo vetëm se na kanë mbuluar qoshkat e tymit dhe restorantet e sheshqebapit. Jo, jo vetëm për kaq. Mbi të gjitha sepse ne shqiptarët jemi mishngrënës, po aq sa jemi sanguinë, po aq sa jemi ballkanas. E ajo që vihet re nga bisedat, është një tjetër plan. Përshtypja që mbetet është se nuk kemi shumë shanse ta kuptojmë, e le më pastaj ta mirëkuptojmë, këtë zgjedhje jete.
Pa i hyrë shumë filozofisë së të qenit vegjetarian, e parë më thjesht, tek ne mungon si kultura, ashtu dhe informacioni për këtë kategori të habitshme njerëzish “që jetojnë me jeshillëqe”. Sigurisht që të qenit vegjetarian lidhet së pari me dashurinë dhe dhembshurinë ndaj kafshëve, por është gjithashtu dhe një çështje ambientalizmi. Industria e prodhimit dhe përpunimit të mishit, është provuar se është katër herë më ndotëse ndaj mjedisit, sesa ndotja e shkaktuar nga industria e transportit. Tek ne, shumë pak mund ta dinë këtë, por edhe po ta dinin të gjithë, do të ishim përsëri po aq neglizhentë dhe të papërgjegjshëm, me po të njëjtën lehtësi që jemi të papërgjegjshëm kur hedhim plehrat vend e pa vend, kur presim pyje e djegim kodra të tëra me ullinj, kur betonojmë bregdetin e kur helmojmë liqenet.
A do të vinit një bast, me sa të doni apo me sa ju ndodhen në xhep, se në Shqipëri nuk ka vegjetarianë? E keni të fituar, ta dini! Mund të thuhet se sado i zellshëm të jesh në profesionin e gazetarit, më lehtë mund të gjesh thesarin e Ali Pashës (që po e kërkojnë edhe ne Greqi), sesa një komunitet vegjetarianësh. Kemi së fundi madje edhe një komunitet të ndrojtur homoseksualësh, por jo vegjetarianësh. Ata thjesht nuk egzistojnë si të tillë.

Ndërsa në Itali, statistikat tregojnë se ekzistojnë 7 milionë vegjetarianë, duke ruajtur raportin një në dhjetë njerëz është i tillë, kërkimet tona për një javë të tërë për Shqipërinë, rezultuan vetëm me një personazh, Blertën, fotografen e revistës tonë.

“Jam një vegjetariane qysh prej shtatorit ’09. Më në fund ndihem mirë me veten, sepse arrita të realizoj atë që kisha shumë e shumë kohë që e mendoja”. Blerta e hodhi këtë hap të rëndësishëm pasi u takua me disa miq të saj amerikanë, të cilët ishin vegjetarianë. I përket grupit ovo-lacto-vegetarian, e në pjatat e saj hyjnë të gjitha zarzavatet, frutat, veza, qumështi e nënproduktet e tij, por jo mishi me nënproduktet, peshku dhe frutat e detit. Arsyet e kësaj zgjedhje, për Blertën, ishin dy: së pari ajo i do shumë kafshët dhe as që do ta mendonte më ndonjëherë të konsumonte diçka që ka vuajtur, për të dhënë shpirt në pjatën e saj, e së dyti, sepse ajo është shumë e ndjeshme ndaj çështjeve mjedisore, që lidhen pikërisht me industrinë e përpunimit të mishit, por edhe shkatërrimin e faunës në tokë. E ndërsa nxiton të theksojë se vegjetarianizmi nuk është një tekë e saj bashkëkohore, por një bindje jetësore, Blerta tregon se ajo që e acaron më shumë është pikërisht injoranca rreth këtij fenomeni, pasuar nga pyetja “E çfarë ha ti, atëherë...?!”. Por, edhe pse është, pothuajse, e vetme ndër bashkëkombësit e saj, ajo nuk ndihet e vetmuar. Tani ajo është një vegjetariane, në të njëjtën mënyrë të thjeshtë të të konceptuarit e të qenit një Tiranse, një vajzë e re, një fotografe, një shqiptare, dhe, veç kësaj, në Tiranë, ka njohur shumë të huaj që janë vegjetarianë.

Ky ishte në fakt dhe konkluzioni i kërkimit tonë. Vegjetarianët në Shqipëri, vazhdojnë të mbeten të huajt, kalimtarë, me punë apo misione e tyre në vendin tonë. Si për shembull Serena Vitale, vajza italiane që jeton në Tiranë që prej marsit 2008. Deri tek ajo na çoi dietologia e saj, Blerina Bombaj, të cilën e kontaktuam për të marrë nga afër mendimin e një specialisti rreth kësaj mënyre të ushqyeri, menysë së vegjetarianëve, pluseve dhe minuseve të saj. Gjatë aktivitetit të saj pesë vjeçar si dietologe në Tiranë, Blerina ka pritur më shumë se dy mijë klientë, dhe i vetmi vegjetarian mes tyre, është vetëm Serena.

Vajza që vjen prej Tarantos, tregon se në Shqipëri është ndjerë shumë mirë lidhur me vegjetarianizmin e saj. “O Zot, nëse do ankohesha për Shqipërinë, ç’mund të mbetej të thosha për Tunizinë...! Atje po që ishte shumë e vështirë për mua. Këtu mund të gjej një kuzhinë të mirë italiane, fruta dhe zarzavate të freskëta, e, mbi të gjitha, ju gatuani byrekë të mrekullueshëm, e të shijeve të ndryshme”. Ajo është rritur në Jug të Italisë, në një qytet ku peshkimi ishte bazë e ekonomisë vendase, por peshku është ushqimi që nuk ka ngrënë kurrë në jetë të saj. “I kam parë në dyqan, kur isha më pak se fëmijë. Pata një impakt që më pikoi, dhe nuk e hëngra kurrë. Nënën time nuk e shqetësoi kjo, sepse unë vazhdova të haja qoftet e gatuara prej saj, deri në moshën 13-vjeçare, kur i thashë “Stop!” edhe mishit. Është kjo mosha kur ti fillon e njihesh me botën, dhe në gjendje të marrësh vendime rreth asaj që të rrethon”.

Tashmë ajo ka plot 20 vjet që jeton si vegjetariane e bindur, edhe pse thekson se nuk do ta bënte këtë me fëmijët e saj të ardhshëm, sepse kjo duhet të ishte një zgjedhje personale dhe jo e induktuar. “Nuk jam përpjekur kurrë të bind njeri të bëhet një vegjetarian, sepse nuk jam e sigurt nëse kjo është zgjedhja me e mirë për këdo”, tregon Serena. Bashkëshorti i saj, Vincenzo, nuk është vegjetarian, por e kupton atë më mirë sesa e ëma e saj shumë vite më parë, kur e çoi të bijën tek doktori nga frika se duke mos ngrënë mishin dhe peshkun, ajo nuk do të rritej, por do të mbetej aq sa ishte. “Atëherë, edhe mjekët ishin më pak të informuar. Tani nëna ime e ka pranuar domosdoshmërisht zgjedhjen time, ndërsa Vincenzo, më njohu të tillë. Unë nuk kam aspak dëshirë të gatuaj mish për të, sepse ndihem njësoj keq, por po aq më vjen dhe inat që ai e ka komoditetin të provojë të gjitha pjatat tradicionale të vendeve ku shëtisim”, thotë ajo duke qeshur.

“Vegjetarianë”, relativisht apo aspak “vegjetarianë”...!!!
Po po. Tek ne mund të mos ekzistojnë vegjetarianët e vërtetë, por ja që ekziston - dhe ka jo pak të tillë, - një tjetër kategori “tekanjozësh” ndaj mishit dhe peshkut. Edhe pse nuk e kategorizojnë veten “të denjë” për t’u quajtur pjesë e komunitetit të vegjetarianëve, ata nuk e vënë në gojë, as mishin e as peshkun. E kjo që prej kur kanë lindur e kanë filluar të ushqehen me lugë. Jo sepse u dhimbsen kafshët, shpendët e peshqit, por, thjesht, sepse nuk arrijnë as ta shijojnë e as të asimilojnë këtë lloj ushqimi.

Geri Muho është një 19 vjeçar që thotë se nuk e ka idenë se ç’shije ka mishi, e aq më pak peshku. Por, ai është nip i një kasapi, shkon me qejf për gjueti dhe peshkim, por nuk do ta hante kurrë një bërxollë, as sikur t’i falnin botën. Të dyja këto aspekte, origjina dhe dalja për gjah, e bëjnë këtë djalë të ri që sapo ka lënë pas adoleshencën, një rast të pazakontë, tamam “shqiptar” të vegjetarianizmit. Dashuria e kuzhinës së tij e ka emrin “Fast Food-vegjetarian”, pra pica vegjatariane, sanduiç vegjetarian, spageti e rizoto me perime”. Geri nuk bezdiset aspak që në tavolinën e shtëpisë së tij të tjerët konsumojnë rregullisht mishin dhe nënproduktet e tij, pa futur asgjë në gojë, përve spagetit me salcë që i gatuan e ëma. Por kur familja ka për drekë peshk, atëhere Geri i bashkohet menusë kolektive. Peshku nuk bën pjesë në listën e tij të ndaluar. Geri as që nuk e mban mend se kur i ka ndodhur të mos hajë mish, është i bindur se ka lindur kështu.

Pak a shumë si Geri e mendon, ose më saktë e percepton edhe stomaku i Anila Hodës. Pedagoge e katedrës së biologjisë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ajo është tani 43 vjeçe, dhe nuk e ka idenë se ç’shije ka mishi, peshku, apo frutat e detit. “Unë nuk e shijoj mishin dhe peshkun, njësoj si dikush tjetër mund të mos shijojë djathin, apo qepën, vezën apo spinaqin, dhe nuk e kuptoj se çfarë ka këtu për t’u çuditur. Në fund të fundit mbetet çështje shijesh.”. Dhe me të vërtetë kështu, sepse Anila, as që e mendon ta kategorizojë veten tek vegjetarianët. Ajo me kënaqësi i gatuan bashkëshortit dhe djalit të saj mishin dhe peshkun, sikurse do t’iu therte, pastronte e gatuante një pulë për drekë, apo një gjeldeti për natën e Vitit të Ri.

Megjithëse prindërit respektivë të Anilës dhe Gerit, deri sa u bindën për shijet e fëmijëve të tyre, u shqetësuan për mënyrën e të ushqyerit të tyre, duhet thënë se kjo nuk u konsiderua prej tyre si një sëmundje, e aq më pak e trashëguar. Askush në familjet e tyre nuk e linte mënjanë mishin dhe peshkun.

Je vegjetarian? Ha në shtëpi...
Megjithë Blertën, miqtë e saj amerikanë, Serenën dhe shumë të huaj të tjerë që janë rezidentë, me kohë të gjatë apo të shkurtër, në Shqipëri, nga kërkimet tona, rezultoi se asnjë restorant në Tiranë, deri edhe ata më luksozët, të frekuentuar më së shumti nga të huaj, nuk kishte një meny tipike vegjetariane. “Është fare e thjeshtë. Në fund të fundit në jemi një biznes, dhe, edhe pse duam më të mirën për klientët tanë, nuk mund të vendosim në menytë tona pjata tipike vegjetarianësh, për aq pak të tillë sa mund të na vizitojnë. Nuk ka treg të tillë në Tiranë, e aq më pak në qytetet e tjera të Shqipërisë.”. Kjo ishte pak a shumë përgjigjja që morëm nga shefat e kuzhinave dhe menaxherët e restoranteve në Tiranë. Por vegjetarianët, me hir a me pahir, herë me të mirë e herë me të keq, arrijnë ta gjejnë veten në menytë e tyre. Për sa kohë të jenë picat vegjetariane, katër djathërat, Margarita; porsa kohë të jenë sallatat e antipastat e gjelbra, për sa kohë të ketë rizoto e pasta me perime. Por vetëm këto ama. Sepse as më shumë e as më pak se kaq nuk ofronte Carlsberg-u, Vila Logoreci, Sky Club (restoranti tek kulla e Vodafonit), Sofra e Ariut, etj.

Për sa kohë vegjetarianët, rezidentë apo kalimtarë në Shqipëri, do të përbëjnë minorancën më minore të të gjitha grupimeve të mundshme që mund të na shkoi mendja, nuk do të ketë restorante të veçanta për ta, e për fat të keq, as mirëkuptim nga kamarierët e pjesëtarët e tjerë të tavolinave të tyre “të panjohura”.

Specialistët: Kujdes proteinat!
Por ç’mendojnë dhe ç’këshillojnë specialistët për vegjetarianët dhe menynë e tyre të të ushqyerit? Blerina Bombaj, dietologe, diplomuar në vitin 2004 për Dietologji klinike në Athinë, ushtron aktivitetin e saj prej pesë vitesh në Tiranë. Sipas saj, kjo zgjedhje, përveç oportuniteteve për vetë vegjetarianët, por edhe ambientin që na rrethon, nuk sjell asnjë pasojë fizike, nëse kihet gjithmonë parasysh kombinimi që u duhet bërë ushqimeve të tyre. “Është provuar shkencërisht që dietat vegjetariane janë të shëndetshme dhe, me një kombinim të mirë të përbërësve të tyre, shmangin shumë nga sëmundjet “moderne”, si kanceri, sëmundjet e zemrës, diabeti, etj. Ajo që duhet të kihet gjithmonë parasysh në individët që praktikojnë të ushqyerin vegjetarian, duke eliminuar të gjitha llojet e mishit, peshkut dhe prodhimeve të detit, është kombinimi në raportet e duhura të përbërësve të tjerë të mënysë së tyre. Kjo lidhet drejtpërdrejtë me marrjen e sasisë dhe cilësisë së duhur të proteinave. Proteinat përbëhen nga aminoacide, ashtu sikurse fjalët përbëhen nga germa. Sa më shumë germa të kemi, aq më shumë mundësi ekzistojnë për të ndërtuar fjalë të plota. Po kështu ndodh me aminoacidet dhe proteinat”, shpjegon Blerina, duke shtuar se ushqimi që përmban shumëllojshmërinë më të madhe të aminoacideve është veza, dhe pikërisht për këtë konsiderohet ushqimi me përmbajtjen e proteinës ideale. Për këtë arsye, individët vegjetarianë duhet të konsumojnë përditë, minimalisht 3 porcione bulmet dhe 1 kokërr vezë. Në rastin e veganëve, duhet bërë kujdes i veçantë në kombinim e ushqimeve me prejardhje bimore që përmbajnë proteina. Të tilla ushqime janë fasulet, thjerrëzat, qiqrat, bathët, farat, si susami, farat e lulediellit, dhe frutat e thata, si arrat, lajthitë, bajamet etj.

110 Komente

S'do behesha dot vegjetariane, nuk hahet gjella pa nje cike mish.

unë s'kam kurrëfarë mirëkuptimi për vegjetarianët, sepse s'ha dot robi bukë me ta në tavolinë pa marrë një leksion mbi ekologjinë  dhe shpirtin e kafshëve. nëse trupi s'e do mishin, trupi s'e ha mishin. dhe kështu ka qenë deri para fillimit të shplarjes së trurit me budallallëqe që zëvëndësojnë mënxyrat e vërteta.

Po keta te kishin vene lajmerim para se te benin artikullin, se u tregonim ndonje vegjetarian tjeter, madje dhe vegane (keta s'e di si jetojne dot)

prit, se po të shkruhen dhe nja dy shkrime si ky që vejnë në pah se si Blerta ia arriti qëllimit me punë dhe këmbëngulje, por sidomos me ndihmën e miqve amerikanë, me siguri do dalin nja 5 vetë që s'dinë ç'të bëjnë dhe jo vetëm do të bëhen vegjetarianë, por dhe do të krijojnë komunitet sepse trimi i mirë me shokë shumë, dëgjove, dëgjovathuaj. 

Me verte, nje pordhe lope ne Myzeqe eshte nje vrime ozoni ne Alaske.

Kemi së fundi madje edhe një komunitet të ndrojtur homoseksualësh, por jo vegjetarianësh

po tamam pra smiley

Kta amerikant , mishngrenesit e babezitur te kontinetit tjeter na sjellin kshu zakonesh moj Blerta smiley

Si te vika keq per kafshet e ? smiley  dhe po shpetoni planetin duke mos i honger ?  smiley

Mire mire , po hec e thuja ket , spo them luanit ne xhungel, por thjesht dacit tim qe njeli tuj gjujt kumrija.  Nuk do ti Blerta qe te rroje daci im dhe luani ne gjungel ?

E sa per restorantet e tiranes, ka sa te dush ushqim per ate qe sdo mish. Risotot dhe tagliatelet me zarzavate jane me nam...po kshu dhe djathi, perimet e zgares, trilecet smiley, dhe superat , na marrshi te keqen

 

Po keta duan te hane si ne, vetem pa mish...

Nje nga gjerat me te shpifura qe kam ngrene ndonjehere kane qene: salçiçe vegjetariane dhe qofte hamburgeri vegjetariane...! Buahhh

 

mire,

por qoftet me perime jane sh te mira psh smiley

une i bej me patate, ose me bishta qepesh, ose me lulelaker...me nam dalin ama

smiley

Qoftet me perime jane tjeter gje, ta besoj qe i qan smiley , por qoftet qe me dhane mua, ishin per t'u futur ne simite, dhe medemek do haja hamburger...!

e di e di

mu kujtu ajo ke sweet november qe ja shpifi cunit te huj me ato ushqimet allasoj smiley

smiley  Po, po, kta jane edhe te lezetshem, meqe s'i hane vete, s'behet fjale t'i marrin te pakten per partneret...pike mishi ne frigorifer per ate burrin e shkrete!

po po ja thajnë fare rezsitencën e fernellës burrit të shkretë

smiley

Ne kete pike shprehja  : Ji njehere (gjithe jeten) une.... ! merr krejtesisht tjeter kuptim

Sipas tyre, luani vret per mbijetese dhe mund te ushqehet vetem me mish, ndersa njeriu vret per babezi, pasi mund te ushqehet dhe ndryshe.( keta qe njoh une se te tjeret s'e di çfare justifikimi nxjerrin) Ndersa per faktin qe s'hane as produkte shtazore eeeee kane "argumenta" biokimike, komplikohet muhabeti, s'eshte me sa per tavoline. smiley

jo shyqyr zotit, une snjof njeri vegjetarian.

njof mishngrenes, pijanece, peshkngrenes, molusqengrenes, por qe perpiqen sigurisht te anojne nga zakonet vegjetariane per te ulur barkun smiley

Ça lesh artikëll koti!!!

Kjo çupa sqenka hiç në rregull! I quan "vegjetarianë të çuditshëm", ata robt sdun ta hanë as mishin as peshkun. Pse duhet t'i quash patjetër vegjetarianë në rradhë të parë, në sensin "modern", "evropian", "ideologjik".

Kta janë rob që sdun me hëngër as mish as peshk.

Një vërejtje gjithsesi: Ka shumë kohë dhe në mënyrë konsistente që sillen artikuj të këtij lloji "futja prdhs gri sallatë", nga po i njëjti person. Është bërë një çikë si vari trpn si ide kshu, përgjithësisht. Po na bëhet të mos hamë më peshkun.

 

“..well i’m vegetarian.. you know.. for instance.. i’m not hardcore.. you know i eat lot of meat.. but that’s only because i like the taste… so morally.. i win! I just eat things with faces.. That’s all i want.. Give me the face.. cut it off.. throw the rest away. I like to get acquainted with food… And you always win the staring competition if you eat the eyes.."

Geri Muho është një 19 vjeçar që thotë se nuk e ka idenë se ç’shije ka mishi, e aq më pak peshku. Por, ai është nip i një kasapi, shkon me qejf për gjueti dhe peshkim, por nuk do ta hante kurrë një bërxollë, as sikur t’i falnin botën. Të dyja këto aspekte, origjina dhe dalja për gjah, e bëjnë këtë djalë të ri që sapo ka lënë pas adoleshencën, një rast të pazakontë, tamam “shqiptar” të vegjetarianizmit. Dashuria e kuzhinës së tij e ka emrin “Fast Food-vegjetarian”, pra pica vegjatariane, sanduiç vegjetarian, spageti e rizoto me perime”. Geri nuk bezdiset aspak që në tavolinën e shtëpisë së tij të tjerët konsumojnë rregullisht mishin dhe nënproduktet e tij, pa futur asgjë në gojë, përve spagetit me salcë që i gatuan e ëma. Por kur familja ka për drekë peshk, atëhere Geri i bashkohet menusë kolektive. Peshku nuk bën pjesë në listën e tij të ndaluar.

 

tani s'e morra vesh une.. ky geri e ha peshkun apo s'e ha?

 E ha, po nuk e shijon. smiley

gjynah i shkreti, paska humbur shijen.

kam pershtypjen se kur thot nanjeri ndonje shaka edhe qeshin te gjithe.. geri eshte i vetmi qe s'qesh.. sepse i gjen shakate pa shije HA-HA..

Qenka nga Lezha

Piks se pari eshte e vertete se organizmi nuk mund te konsumoje me shume se 100g mish ne menyre efektive, njeheresh. Nga ana tjeter, kombinimi i vazhdueshem i mishit me raki, vere dhe/ose birre per mua eshte ekuivalentja e cokollates per grate e peshkut... plus noi te shkume te parukierja.. plus te bomet e thojve me xhel.. plus ca thashetheme etj smiley

icik me seriozisht, jam i sigurte se artikell shkrusja se ka qit te plote fjalen e doetologes Bombaj, n'mejdan. Besoj se dietologia do ti kish shpjegu goces se per zhvillimin normal te njeriut te sotem eshte absulitisht i nevojshem perdorimi i mishit te kuq, pasi disa nutrient esencial gjenden vetem ne te. Deprivimi i femijve nga keta nutriente ketej pari perben krim.

xhifashtu, nese na omnivuaret i lejm zogjt e pulave t'shofin driten e djellit, ju vegjetarianet ovo-lacto i shqyni qe ne veze.. kriminele..

Mesa kuptoj une, Ne shqiptaret nga mosha 30 deri te pakten 55 kemi te drejte te hajme mish, peshk, gjalp, sheqer vaj ulliri etc.I mbani mend TALLONAT. Edhe per ekologjizem nese ka ndonje shkenctare te llogarise se deri ne 90-91 ne nuk kemi pasur makina private do me thene pollution qe kemi bere,llogaritur me europian standarts jemi shume aheah. Keshtu qe per te qene fair femijet dhe niperit e mi s`kane pse te ndjehen fajtore per jeten e tyre

shif gjithashtu sa e forte me kete blerten... une thot jam vegjetariane por ha veze e pi qumesht.. por jam vegjetariane sepse kam hallin e ambientit qe shkatrohet nga industria e prodhimit te mishit 4x me shume se nga ajo e transparences (shit.. transportit desha te them..).. po mire, po vezet edhe qumshti? a nuk eshte e nevojshme per pulari edhe per stalla edhe per makina mjelese edhe makina skremuese edhe transport te qumshtit edhe te vezeve.. te gjitha dmth qe shkaktojne deme ambienti.. pa permendur pastaj bajgat edhe glasat qe duhen perpunuar gjithashtu edhe ky proces kerkon energji edhe force puntore e mekanike qe rendon ambientin gjithashtu.. pa permendur edhe pordhet e lopeve..???

p.s. une kam respekt per vegjetarianet e vertete, dhe me kete e kam llafin per ata qe thon nuk dua te ha sepse s'kam arsye te vras per te jetuar. e gjej ne fakt shume fisnik kete qendrim edhe stil jetese.

eshte cik patetike ne fakt kur mendon se njerezimit per mijra vjet, ne c'do kulture e civilizim i ehste dashur te krijoj justifikime per te ngrene mish.. tip.. sakrifica zotit.. bajram e vari leshin gjera te tjera si kto.... ej.. po bej sakrifice ee???? po ha nje qengj per ty zot.. ta dish. kshtu qe kur shoh se ka ardh koha qe robi e ka nxjer koken prej reres edhe thot.. e di si eshte puna.. ne e ham mishin sepse na pelqen.. na pelqen gjaku.. kshtu qe une s'po e ha me se s'me pelqen kjo ide.. atehere kjo meriton respekt per mendimin tim.

 pse, vetëm një herë në vit ka ngrënë mish njeriu dhe para se të shpikej tolloni?

 

edhe per te kuptuar sa sipermarj pa lidhje edhe te kote e konsiderojme ne shqipot vegjetarianizmin shihni shprehjen "gri sallate.."

 (mos kujto se kam gjë me ty hë, po ti po shtron pyetjet që më interesojnë smiley )

vegjetarianizmi është ideologji para së gjithash, dhe atje ku ka lindur (shba?) ka pasur me siguri një shkak, ka lindur si kundrapeshë ndaj konsumit të tepërt (dhe unë kur kthehem nga shqipëria pas vitit të ri s'dua të shoh mish me sy). problemi im me artikullin më sipër është se autorja habitet se si e qysh e kur nuk është verbalizuar dhe tematizuar vegjetarianizmi te ne. po s'i ka ardhë koha mor vlla. pse do majmunizojmë për çdo gjë? a thua se shba është shembulli i jetës së mirë. populli e di vetë se çfarë do, s'ka nevojë t'ia pëshpërisin gazetarët. kur të ngopet me mish, do hajë fara. etj. ndaj shprehaj gri sallatë më duket me vend. dhe për më tepër, vegjetarianizmi është një zgjedhje personale, ashtu si është të pirit e kafes apo jo. pse duhet të diktohet me artikuj? sinqerisht, artikuj si këto që merren me probleme që s'egzistojnë duhen gjobitur.

 

haj shnet

Disa  qe njoh une e kane nga lindja e larget dhe jo nga SHBA, se jane budiste, kurse te tjere qe kane qene gjate jetes se tyre me periudha vegjetariane (kshuqe nje vit eshte pak per te vendosur se ndonjehere u zgjat dhe dhjete vjete dhe ndryshojne mendje) shpesh e kane pasur ne forme proteste ndaj familjes qe konsumonte shume mish dhe ngaqe donin shume kafshet.

 "The earliest records of (lacto) vegetarianism come from ancient India and ancient Greece in the 6th century BCE"

Ja pra qe nuk na e paskan shpikur amerikanet barkmedhenj. Jo cdo gje vjen nga SHBA. 

po edhe po te mos ekzistonin shba-te vegjetarianizmi prape ktu me ne do ishte. them se ky konflikt i sotem i ndergjegjes ka qene perhere aty me njeriun por kushtet jane te tilla sot qe e nxjerrin ne dukje me mire. dikur njeriu mund te mos kishte mundesi te tjera ushqimi permevcse konsumim te kafsheve. c'mund t'u themi psh eskimezeve qe ushqehen me foka? a mund t'u kerkojme te mbjellin patate edhe qepe? po vikingeve, dieta e te cileve ishte e bazuar ne peshkun e atlantikut te tymosur? e kam fjalen se njeriut i ehste dashur te ushqehet ndaj dhe i ehste drejtuar kafsheve. dhe ndoshta sakrificat religjioze ne thelb jane substanciale, sepse sakrifikojne jete kafshe per te siguruar ushqimin ne tryeze. por sot kjo nuk eshte ceshtja. sot ne (pervec eskimezeve) nuk ushqehemi me kafshe me prej nevojes, por prej shijes, dmth deshires. dhe kshtu, une e pranoj se konsumoj mish prej deshires. dhe per kete jam i vetedishem se ne menyre indirekte une vras per te plotesuar nje deshire. eshte pikerisht, mendoj, kjo ide, qe nuk qendron rehat ne ndergjegjen e njeriut. Dhe vegjetarianizmi si levizje, mendoj se e ka burimin ne kete konflikt.. kshtu qe me apo shba, ai prape aty do te ishte sot. shih psh tolstoy-in.. ky ka qene vegjetarian, dhe ka shkruar per kete gjithashtu.

autorja ben mire qe e ngre pyetjen, se perse nuk eshte vegjetarianizmi tek ne po aq nje levizje sa ne vende te tjera. mua personalisht me ben kurioz kjo gje, sepse e shoh vegjetarianizmin si nje subjekt qe flet per ndergjegjen kolektive te nje vendi.

 OK, e pashë që vegjetarianizmi paska lindur nga India, veçse atje mishi bën pjesë në të njejtin grup si alkooli, kafeja, etj., pra gjëra që të ndryshojnë gjendjen mendore në krahasim me atë esëll. Dhe për tu gjendur sa më pranë Zotit, dihet se duhet të jesh sa më "i pastër". Dihet po ashtu se perimet janë më thjeshtë të tretshme, ndaj të bëjnë të pastrohesh më shpejt. Dihet po ashtu se nëse do ti falesh Zotit gjithë ditën, s'ke nevojë të hash shumë, sepse nuk harxhon energji, ndaj dhe hermitët rrojnë pa problem me bukë dhe ujë. Por një punëtor krahu, s'ka fuqi të punojë duke ngrënë fara. Ose duhet të hajë 15 herë në ditë, gjë që do e çojë në falimentim. : )

Pra vegjetarinizmi i budistëve s'ka të bëjë fare as me gjynahun ndaj kafshëve as me gjoja mbrojtjen e ambientit. Ndërkohë që vegjetarianizmi ideologjik nuk merakoset fare për qashtërsinë e robit, sepse thotë që ti mund të hash lloj lloj imitimesh të mishit, vetëm mish të mos jenë. Di njeri sa enegji harxhohet për të prodhuar këto imitacionet e mishit?

 

Tani për të ardhur te ndërgjegjja kolektive e popullit tonë, mendoj se ky i fundit ka qenë i zënë me jetën e përditshme derimëtani dhe nuk ka pasur kohë dhe as dëshirë të merret me pyetje të tilla: pse s'je dhe ti vegjetarian, se na u shkrinë akullnajat. Po ashtu, besoj se populli ynë nuk ka fare shpirt shoqatash. Eshtë fakt se në Shqipëri s'ka shoqatë që të mos ketë ardhë nga jashtë. Dhe vegjetarianizmi kërkon dell shoqate. Në shqipëri njerëzit shoqërohen vetëm me qëllim politik. Po s'ishte kjo pyetja që shtroi gazetarja gjithësesi. Ajo thjeshtë bëri publicitet. 

 

Rroftë mish! Lart rakia!

 

 

Ne fakt,  jo te gjithe budistet jane vegjetariane.

 Ashtu si jo të gjithë myslimanët nuk janë joalkoolpirës. 

ndoshta jam keqkuptuar por une desha vecse te shpreh respekt ndaj kujtdo qe ben zgjedhjen e lire te abstenoj prej ngrenies se mishit per arsyet e veta...

po respekt për të gjithë ata që kanë arsye vetjake e veprojnë në funksion të tyre, por jo për maninë për të bindur të tjerët se e kanë gabim. poshtë ideollogjitë e të gjitha ngjyrave!

amin!

Imitacione mishi?! :O

ca dreq shijeje mund te kete kjo, mi shoqe?! dmth, te hash manekin qingji psh, ose manekin vici... what the hell!!!!!

 it luks lajk mish, po as it tejsts lajk mish, as it smells lajk mish. hec najherë për vizitë të të çoj te menca e të heqësh merakun. smiley

 

se harrova, këta vegjetarianët kanë çpikur dhe ca aroma artificiale që i bëjnë këto gjërat t'u vijë era pulë, psh, ose mish, ose etj. etj.

smiley edhe mua mishin e mences me kujtoi / peshkun s'e kam provuar ndonjehere qe qe nga larg me trembte

une isha nje here ne supermarket edhe shif sa e forte.. shof une aty ishte nje qese plastike shkruante "meatballs for vegetarians made from real vegetables".. ca dreqin mendova. si mund te ekzistoj dicka e tille si "meatballs for vegetarians"? u mendova u mendova dhe pastaj e kuptova.. fillimisht kta ja kane vene emrin "vegetaballs", mirepo duke qene se shumica e robve ktu s'dijne si te shkruajn e lexojne.. shitjet s'kane ecur sepse njerezia kane menduar se kto jane "vegetables" (zarzavate) dhe jo "balls made of vegetables" (qofte perimesh).. kshtu jane menduar jane menduar dhe e kane kuptuar se nese duan te shesin qofte perimesh, atehere duhet ta specifikojne se kto jane "meatballs" zarzavatesh.. dhe e kane quajtur "vegetarian meatballs" mirepo pastaj s'kane ecur prape shitjet sepse njerezia e ka pare me dyshim kete produkt qe thot "vegetarian meatballs" dhe kane dyshuar nese kto jane zarzavate te verteta.. kshtu jane menduar jane menduar.. pastaj jane menduar edhe ca me shume.. edhe kane dal me etiketen perfundimtare "vegetarian meatballs from real vegetables".. edhe bingo.. shitjet ne tavan.

 real vegetables, se kta kanë çpikur dhe ca gjëra që u ngjajnë vegetables, bat it's not vegetables...

: )

isha nje here tjeter ne supermarket.. se harova ta them.. edhe po kerkoja gjalp kikirik.. ma kishte dhene fiksimi per gjalpe kikirik. plus qe s'i kam shume besim kikirikeve.. (njihen per mashtrues).. jane si puna a dentisteve. qe s'te pranojne po s'pate vajtur c'do 6 muaj per kontroll. edhe kikiriket.. po s'i hengre c'do 6 muaj.. kush e di behesh alergjik ndaj tyre edhe kur te vesh nje dite pas 6 vjetesh pa ngrene kikirik.. vete ha nje edhe vdes ne vend. edhe kshtu.. ika ne s.market. ku eshte gjalpi i kikirikeve i them ktij robit? urdhro?? me thot. ky se ca po bente atje ishte ulur kshtu ne gjunje edhe se ca po bente hap kuti mbyll kuti.. ku gjalpi i kikirikeve i them. ky u cua direkt kshtu si suste.. hajde me mua me tha.. edhe me nxorri shetitje neper supermarket.. duke ecur rrjesht pas rreshti e duke u folur ktyre te tjereve qe hapnin e zbraznin kuti si puna e ktij. dukej se ishte shume i vendosur t'u bente te ditur gjithe kolegeve te vete se ky s'ishte vecse nje hapez e zbrazesh kutish.. ky dinte gjithashtu t'u tregonte te tjereve se ku ndodhen gjerat.. ndoshta per kete i jepnin nje rritje rroge vitin qe vinte. urdhro me thot ku e ke. ok i them, flm shume. mire me thot. deshe nanje gje tjeter me pyet? jo flm i them kaq desha. je i sigurte me pyet? po i them jam i sigurte. je i sigurte se je i sigurte me thot> ca dreqin.. fillova te mendoj.. fillova te dyshoj veten nese isha i sigurte apo jo. hmm... po lengu i molleve me mango i them ku eshte? jo ai i molles me kiqi se ai s'me pelqen. leng molle me mango??? me pyet. po te lutem i them. pe tek sesioni i lengjeve te frutave? me pyet. jo i them. Po ca dreqin me pyet mua atehere me thot.. kur s'ke pare atje? edhe iku. WTF??? po mendoja. e nejse.. kap kavanozin e gjalpit te kikirkeve e kontrolloj te shoh cili eshte me i miri.. e shoh kshtu anash.. kur c'te shoh????? aty kishte nje nenshkrim.. shkruante: "KUJDES... KA KIKIRIKE!!"... aty s'durova dot me vallaj edhe bertita "PSE DREQIN KA KIKIRIKE???" edhe nje here qe shkoj une te blej gjalp kikiriku, ky ka kikirike brenda.

por sot kjo nuk eshte ceshtja. sot ne (pervec eskimezeve) nuk ushqehemi me kafshe me prej nevojes, por prej shijes, dmth deshires. dhe kshtu, une e pranoj se konsumoj mish prej deshires. dhe per kete jam i vetedishem se ne menyre indirekte une vras per te plotesuar nje deshire. eshte pikerisht, mendoj, kjo ide, qe nuk qendron rehat ne ndergjegjen e njeriut.

Në fakt mund të duket kështu se konsumon për të plotësuar një dëshirë, por nuk e di nëse e ndjen ndryshimin midis një diete me mish dhe asaj pa mish. Unë e ndjej menjëherë. Është komplet ndryshe një dietë pa mish, ose pa produkte shtazore. Këputesh fizikisht, mungon fuqia, energjia etj. Mishi ka aftësinë kur e konsumon, që të përmbajë energji të fshehur, e cila kur stimulohet vihet në punë. Duhet mbajtur plot serbatori smiley.

Poooooor, sigurisht që në ekuacion duhet vendosur edhe tepria me mishin. Rule of thumb: Nëse je mbi 100 kg atëherë konsumon më shumë mish sesa duhet. smiley Nëse je poshtë 100çit, je në rregull.

Po më shkon në mendje një ide kohët e fundit... sesi llupësit mund të përdoren shumë mirë si rezervuarë energjie. Shteti psh mund t'i shëndoshë këta me McDonalds + reklama dhe pastaj tu ofrojë një operacion për heqjen e tepricave dhjamore... Një herë në 6 muaj... nëse janë 10% obezë.. në USa e zëmë, i thonë 15 milionë njerëz + 10 kg secili... hëm... mbase i bëj një llogaritje më të detajuar më vonë... duket interesante...

po kali qe ha vecse bar.. nga e gjen fuqine? a thua ha mish fshehurazi? smiley

Sinqerisht tani, ia ke pa stomakun kalit sa të madh e ka? Besoj se do të ishte politikisht korrekte të krahasonim penisin tonë, me atë të kalit. smiley u tell me....

p.s Pelat janë të tmerrshme për të ngrënë. Po i le në një fushë me bar, a thapsën të gjithën.

 

aaa... but you missed the point there grupo..

ideja eshte se bari ehste nutri-isht i mjaftueshem per te ndertuar proteina (muskuj) si ato te kalit.. kshtu qe nuk behet fjale per sasi por per cilesi. ideja ehste se cilesia e proteinave qe kekron njeriu mund te vij fare kollaj prej formave jo-mishore.

sipas supozimit tat.. sipas dietologve, jo.. smiley sistemi yne pertac, perdor sisteme te kafsheve te tjera, duke perfshire dhe kuajt, per te marr nutrientet e nevojshem qe gjenden ne dhe.. Lind pytja bari ku i gjen ushqysin? Opa, dheut me lopate..

 Sipas teje, me miliona indiane qe jane vegane, apo me qindra bodybuildera qe jane vegane qenkan te keputur dhe nuk kane energji?

Ç'jon mër kto lepra qi hajnë bar! Robi do mish mër jahu! Mish mër, mish!

Kina hongër mromë me Titin, Tan kaptinçin, Benin e momës ene Lilin e Vjollcës, sa filloi me na dhimt barku. Ha pallaqe, pi raki. Ha pallaqe, pi raki. Tho Titi, do ti marojm pallaqet prej inot t'grekut. 

Ha pallaqe, pi raki.

Ka ora 2 e notës, kur s'po bajsha mo, i thosh Titit : O Tito, t'ja ndrrojm emnin mër burri dheut. Mos ti qujm pallaqe, po mish i pjek siç i ka pas thonë Nondaja. 

Shyqyr qi i ndrrumë emnin, se qem tu plas prej inot t'grekut. Lëpimë nja dy rrashta, ene e lom me aq. 

Po shko dy sahati, ene hala s'mjon tret pallaqet.  

smiley

Gjak e dhjame t'u bofshin!

Futi nje Shveps qe te te tretet gjithe ai mish, se s'do gjesh rehat deri n'darke!

Faleminerit qi m'urove gjak e dhjomë, se kto gocat e reja sot i dunë burrat e hollë. Una, morshallah, u bona 120 kile (pa çarap&eumlsmiley.

S'ka shvapc qi t'mbojë dermon! Do shkoj ti fus i hardiç.  Vetëm ai i la gjynofet. 

Ishte garrumlli pallaqeve, sa kunorat kur vdiq enver hoxha. Ene nishti kur i kujtoj, m'kap sëkëlldia.

Pse na kujto hardicin tani? smiley

O Dudi, qenke cudi/ Ku ta ve une e ku pjerdh ti!

Robi eshte gjithcka ngrenes prej natyre..i nevojitet edhe mishi dhe peshku...jo as mish as peshk...jena hallke e zinxhirit..Perbersit ushqimore qe mund ti gjesh te mishi i kuq nuk mund te gjehen te ushqime bimore..Peshku nga ana tjeter me ac yndyror omega 3. Gjithcka eshte e rendesishme per nje metabolizem sa me efikas dhe imunitet te mire..

Me duket as me shume e as me pak se nje forme besimi dhe sjellje qe keta vegjetarianet i falin vetes  per arsye personale nga me te ndryshmet, si forme revolte apo si mjet purifikimi apo dhe identifikimi apo dhe grupimi..

 

Ne fakt, mua me vjen keq per qingjat psh, por ama do ngordhja per vete po te mos krruaja ca kocka mire e mire, sa te me shaje dhe qeni xha Kostes, qe s'i kam lene gje atij... smiley

M'u kujtua filmi Notting Hill, ajo tipja qe ishte frutariane: Frutat i hante vetem kur vdisnin vete, kur binin vete nga pema, ndryshe po ta kepusje quhej se i kishe vrare. smiley

Java Ndërkombëtare Vegjetariane: 1-7 Tetor  

Java Ndërkombëtare Vegjetariane festohet në mbarë botën me 1-7 tetor, mbështetur nga vegjetarianë, aktivistë të të drejtave të kafshëve, dhe grupe ambientaliste e të tjerë, për të ulur problemet mjedisore, shëndetësore dhe probleme të tjera që lidhen me mishin, qumështin dhe produktet tjera shtazore.   

Qëllimi i kësaj nisme është theksimi i një rruge të thjeshtë për shëndet personal dhe mjedisor më të mirë. Vegjetarianizmi është një zgjedhje që po bëhet nga një numër gjithnjë e në rritje njerëzish për shkak të avantazheve gjithëpërfshirëse.  

 

http://www.iep-al.org/index.php?option=com_content&view=article&id=103:java-nderkombetare-vegjetarianeinternational-vegetarian-week&catid=1:latest-news&Itemid=50

Eqrem Vlora, bej i oksidentalizuar u thote leberve te tij kur kthehet ne Vlore qe te mbjellin perime. Dhe leberit te fyer ne seder i thone : pse ore lope jemi ne? Eqremi tregon gjithashtu qe nder shqiptaret e asaj kohe kishte zene vend mendimi qe frutat ishin burim i semundjeve te ndryshme, keshtu qe s'i perdorte kush. Me demek, ajo java e jeshil-llekut mund te festohet tek ne por me tavolinen plot me mish dhe me peshk. smiley

Me demek, ajo java e jeshil-llekut mund te festohet tek ne por me tavolinen plot me mish dhe me peshk.

po normale qe do festuar me mish. 

shiko  tani, kete pune e ka zgjidhur natyra per mrekulli. lopet,viçat, delet kecat e qengjat hane bare e sallate.  domethene perime ne pergjithsi......   ne pastaj, (njerezit), hame viçat, delet, qengjat, kecat etj.  pra ''indirekt''  kemi ngrene dhe  perimet.smiley

S'eshte e vertete qe s'ka vegjetariane ne Shqiperi, ka sa te duash. Une vete njoh disa syresh te gjinise femnore. Femra sigurisht, se mashkulli i ushqyer me jeshillleqe dhe brumra qulloset shume per te kryer detyrat qe i ka caktuar perendia...

 Edhe une njoh vegjetariane shqiptare, bile edhe vegane, dhe meshkuj smiley Dhe nuk jane te qullosur por mjaft te fuqishem per pune 

Vegjetarizmi me duket shume "soft" per mashkullin, delikatese e ekzagjeruar...duket sikur nje hap e ndan nga...Femres po, natyra asaj i ka falur brishtesine dhe i takon te tregoje edhe kete lloj dhembshurie. Ne kete prizem e kisha dhe sdq nuk ngul kembe qe keshtu dhe pike. Vet jam i tradites dhe mendoj se mishi duhet ngrene ne cdo forme qe te serviret, ne hell, ne tave, ne tigan, ne zgare, gjysem i gjalle (bistecca fiorentina) apo i gjalle fare (veshka e gjese se sapotherur)...kukurecin vetem kur gatuhet ne familje. Menjefjale jam me kembe ne toke dhe ne respekt te memes natyre...do ushqehem sot sic do ushqehen me mua neser (dmth pas nja 60 vjetesh).

S'e keshnja tek muskujt byrazer...per ate softin qe po molloisja une, soft jane dhe keta...i ke pare ato pride parades....plot me keta bodibilderat jane.

Nuk bëhesh dot si ato fotot që ke vënë të parat, duke ngrënë bar! Ashtu bëhesh vetëm me kimikate.

Faqja e dytë ishte interesante. Ka mundësi të jetë e vërtetë çka thonë përgjithësisht, po në kushtet e qytetit, është vështirë për tu ndjekur si dietë. Ai bodybuilderi i faqes së dytë, thoshte se duhet të hante më shumë sesa zakonisht që tia dilte mbanë.

Zarzavatet s'kane te bejne fare me butesine apo fortesine. Nese merr proteine nepermjet qumshtit, vezeve, arrave, bajameve, kikirikeve, etj. etj., nuk ka ndryshim.

Une kam te njejten ndjenje ndaj vegjetarianeve, si ajo qe kam ndaj besimtareve te cdo lloj feje, ideologjie, trendi, etj. I respektoj, per sa kohe qe nuk m'a nxijne jeten duke u munduar te me konvertojne edhe mua. Kam disa shoqeri vegjetariane, disa me strikt se te tjeret. Ka qe nuk hane vetem mish, ka qe nuk kane asnje bulmet, ka qe bejne perjashtim te pula. Te gjithe hane peshk dhe fruta deti. Puna e tyre pse e bejne. Sa per vete, sic tha njeri, I did not fight my way on top of the food chain, to become a vegetarian. Por, ve re se mishi nuk me shijon si me perpare, e ha rralle, dhe i bej mjaft naze. Por per arsye shendetesore (dmth qe te mos n'a bllokohen arteriet nga yndyra kur te behemi 50 vjec), duhet bere kujdes me mishin. 

Dhe, I hate, hate, hate, chicken!

une e dava menjen...do behem vegjetarjane  smiley

sa isha ke laboratori, mora pergjigjjet e analizave e me kishin dale faqja zeze smiley

aman ere pa mish boj si boj, por si tja boj pa djathe, une vdes pa djathe...smiley

 edhe ti, brut? unë them që po të flesh rregullisht, dhe të mos punosh 20 orë në ditë, ke shance që të mos kesh nevojë të bëhesh vegjetariane. : )

smiley ha ndonje muaj lakra

po po ska qofte, birra, karkaleca, shishe vere dhe parmixhan per do kohe...

tuj pa tuj bo xhanem se sa here marr angazhime une e si maj

pi dhalle se te mban dhe esell..

Me thone te drejten, pervec atyre pleqve te jevgjve te elbasonit qe kane ngrit gradacella ne bace, une kom pa plot pleq keto kohet e funit qe i afrohen dyqaneve te mishit, dhe ne proteste, kur nuk shohin bollek vegjetalesh, largohen duarbosh.. po po ne shenje proteste..

halle halle kjo dynja.. mishi hallit po i ngja..

 

Pershtypja ime personale mbi vegjetenarizmin si fenomen eshte qe eshte si pune "krize" dhe eshte me moshe. Highly correlated me vitet e fundit te gjimnazit dhe vitet e para te universitetit. E ke dhe stomakun e dhembet tull per te bluar gjithe ato lloje farash qe te duhen per te zevendesuar mishin. Me kalimin e kohes dalin lodra te tjera me te bukura dhe e harron vegjetenarizmin.

Fillon mendon qe peshq deti ka me shumice dhe peshqit jane pa tru dhe po hengre 2-3 ne jave nuk eshte keq. Pastaj ha cdo dite. Pastaj cuditerisht krijon opinionin qe disa kafshe nuk jane dhe aq te zgjuara sa disa te tjera dhe e meritojne te sakrifikohen per ty. P.sh pulat jana pak si budallaqe. Pastaj, zbulon qe edhe derrat, qingjat, vicat jane nga ana evolucionare te bere enkas per tu ngrene. Pse jane aq te shijshem? Kot eeee? Dhe keshtu nje dit te bukur e gjen veten prape omnivor.

Po qe ka nga ata kuriozet qe shkojne nje cik me tutje. Para ca kohesh kishte ne internet ne nje blog nje diskutim se ca shije ka mishi i njeriut. Sipas fakteve, nuk ka asnje tekst qe e pershkruan kete. Hipoteza eshte qe mishi i njeriut shijon si mishi i derrit. Rasti me i fundit ishte nje kanibal ne gjermani ne vitet 1930 qe vriste njerez dhe bente salcice dhe i shiste ne pazar. Kur e pyeten nese teoria e mishit te derrit ishte e vertete ai u pergjigj.

"Nga ta di une? Une jam myslyman!"

 

 Restorantet shqiptare kane seç te ofrojne per vegjetarianet, sepse vet ato kane ne menyte e tyre lloj-lloj sallatrash e djathrash, plus byrek, pica me kerpudha pa mishra etj. Difekti i tyre eshte tek mos shkruajtja e ketyre gjerave dhe nje here ne kollone menjane, ku te shkruhet "Per vegjetarianet". 

S'ka ngele gomarllek pa u publicizuar si arritje  e nje ndergjegjesimi superior.

Per kesi artikujsh une kam vetem nje fjale; ik bej shurren.

Dreqi e hongert Vegjetarizmin dhe kushe  krijoj .

 

Nuk rrihet pa i Samor pule.

pa i qafe  vici 

Pa i ca fije brini

Robi do mish - kafsha do bar

 

po pra fiks

barin e ka honger qingji,

ne hame qingjin

dhe kshu kemi hanger dhe barin

p.s. kshu ka thane dhe shoku Pali Miska smiley

 ne fakt e tha Shtraus. Sipas tregimit te kamerierit qe i sherbeu, kur i serviren nje qengj pires me garniture jeshilleqesh, ai tha : keto jane per kete, ky eshte per mua.

Te ishin kaq te zgjuar Pali dhe palot nuk do ishte keq

Pali ka thene " sa per nje luge voj, hasha hallven qe me teproi " edhe u shtri e fjeti.

 Per te gjithe snobet,po tregoj nje ndodhi te ndodhur koh me pare.Kishin ardhur mysafire dhe i zoti shtepise kishte ncjere per dore te pare ca melci ca veze te zjera ca gjendra dashi.shpnetka,ca plenca. Shkurt meze qe mysafiret te thyenin urine.Pastaj mbas kohe vinte ushqimi i bollshem mishi pjekur,pilaf me kabuni persheshi e keshtu me rradhe.Midis te ftuarve ishin Babi Teqese,dhe nji Kalo Kalo. Ky mbahej per hokatar.Mbasi mbaruan mezet vjen gjella.Babi nuk e preku gjellen fare.I zoti shtepise e ngacmon qe te haje gjellen. Jo-pergjigjet ky- nuk ha  per sataka.Kalua per ta savitur i thote ""Baba Sheh,Baba Sheh ne hengersha me shume se sa ti, hengersha mut gomari''Tani perendimi eshte ngopur me mezera  fabrikon nga keto idera.Por ne Shqiperi nuk shkojne fare po fare!!!!Kur te kapim standartet ekonomike te perendimorve,po ka vend vegjetarianet ,geit, shtepit, publike,martesat midis geive, etjer etjer.

smiley

ene mishi me karar, them un. dmth, "lini mo vend edhe per uje", tha  smiley

 

Vegjetarianet jane njerezit me idiote qe kam pare ndonjehere.Duke mos ngrene mish shpetohet planeti??Cfare idiotizmi dhe me e forta eshte se te shohin si kriminel nese nuk je vegjetarian.

Meshkujt vegjetariane pastaj jane 99% gay,nuk mund te quhen meshkuj por metroseksuale apo meshkuj -femra.

C'mund te presesh nga nje levizje ku kafsha vleresohet me shume se njeriu?

is this guy for real?!

Perse kerceve ti?

Mesa kam pare dhe njohur vertet vegjeterianet te lene pershtypjnen se kafshet i vleresojne baraz me njeriun te pakten ne aparence se ne te vertete i vleresojne me shume se njeriun.

Se dyti populli kot nuk thote gjella me kripe dhe kripa me mase dhe kjo puna e vegjetarizmit keshtu eshte.Ka njerez qe nuk e hane mishin se nuk ju pelqen,por jo se jane vegjetariane.Por te kalosh nga ekstremi ne ekstrem eshte gabim.

Sa per meshkujt vegjetariane,eshte e vertete qe jane meshkuj-femra.Nuk ka lezet burri te haje barishte,qumesht soje dhe fasule gjithe diten.

Asnje nuk i gjykon vegjeterianet se cfare futin ne stomakun e tyre,por keta jane aq agresive sa edhe nese ke pak simpati per ceshtjet qe ngrejne ta heqin fare.

Shikoni kenget e Sara MacLachlan & co me sa nerevi shprehen per jo vegjeterianet dhe te arrini ne perfundimin qe vegjeterianet jane nje cult agresiv.

po c'i ke kto percaktime si n'vitin 1 o robo...un nuk jom vegjetarian po kur t'lexoj ty them se jam gatu gabim kshu si jam...c'e do qe eshte shume vone me ndryshu

Puna dobesimit dhe vegjetarianeve po na merr dhe ne qafe ne NORMALEVE !!! apo nuk quhemi te tille lol.

Psh me ka rastis me qene ke shtepia dikujt qe familjarisht ishin ne diete u shtru dreka 1,5 gisht supe  sallate dhe gjyseme fete buke ( mua kaq me duhet me fshi pjaten ne fund ) hengra ate e sme tha njeri u ngope apo jo dhe mezi kam prit te kaloj ke sufllaqja pare te haj dy se na griu uria .

 

Ne vere un kur blej shalqi , ngaqe pertoj me ble perdite marr 3-4 kokrra te medha nje here e mir ene nje thes dhe o burra smiley

Duke zgjedh aty ke lagjia naj kokerr modh ishte nje nga kto "zonjat MENDERne qe rujne linjat " dhe me pa me shalqi dhe me tha :

- Uaaaaaaaaaaaaaaaaa  ca eshte ajo cuni ??!!

- Shalqi robo , le e rrit ne Alaske qe u habite kaq shume ? i them une .

-jo mo po u be kohe pa ngrene ja kemi harruar shijen ,tha ajo .

- eshte shume , eshte shume se haj dot te terin , jo se marr dot , ja bente zonja smiley

 

- A di sa  i mire osht i thash  , ne nje pjate hidh ca voj ullini i cok djath , therrmoje ti hyj voji  dhe e ha me capa ,  dhe i fut i llokem shalqi me e shujt yndyren , knoqesh i thash.

- jo jo me shendosh se haj shume  ja boni ajo .

 

Me acaroj fare e pash kshu , e te ish naj fare plepi mire hajt mo . po i shkurre shemtut ne i thash ,  po pse mer te rujt zoti me ca je rrit perpara ti me koqe harabelash qe na i boke naze ....

 

 

1,5 gisht supe  sallate dhe gjyseme fete buke ( mua kaq me duhet me fshi pjaten ne fund )

smiley Shpresoj qe s'ke shkuar me te ajo shtepi per te ngrene...s'e dija qe kur je me diete, vlen edhe per mysafiret... pike e zeze!

Ç'thua moj koce,po kot që quhesh Lab po nuk hëngre mish të pjekur në hell.smiley

Meqe jane permendur qengjat e Bajramit, pulat e zeza te aksidenteve (ket s'e kisha degjuar as hasur ndonjehere) gjueti sorkadhesh qe bekan gjithe shqiptaret etj xhevahire te paragrafit te pare, perse nuk eshte permenduar atehere (meqe po pergjithesohet) edhe kreshma ortodokse?  Edvini sjell javen nderkombetare vegjetariane, por ortodokset jane vegjetarian te pakten 40 dite Pashke.  Bile javen e shenjte te Pashkeve, as qumesht, as veze, as gjalp e me the te thashe.  Po pergjithesoj une, meqe ky artikulli ma ka dhene lejen.  Se jo te gjithe besimtaret mbajne kreshmen.

Sa per restorantet shqiptare, gjithe diten e dites mund te jesh vegjetarian e te hash jashte.  Se edhe vegjetarianet e US nuk e mbajne frymen tek McDonalds, ashtu sic vegjetarianet e Shqiperise s'kane pse e mbajne frymen ne qebabtore. 

Popullesia ne Shqiperi ne nje menyre apo ne tjetren po ndergjegjesohet per ngrenjen me karar te mishit.  Sanguizmi ballkanas qenka kollaj i kontrollueshem kur te keshillon doktori per ato te shkreta vena, e per ate zemer.  

Cdo individ eshte i/e lire te zgjedh se c'do fus ne stomak.  Por t'u mshosh ceshtjeve te mjedisit ne Shqiperi me mungesen e vegjetarianeve ne mase, me leng me leng se mishi do jete sos deri atehere ...

Monda, e vertete, edhe une jam vegjetariane gjate Kreshmes . Me shume si per spring cleaning sesa per arsye fetare ne fakt, po me nje gur, dy zogj!

Problemi nuk eshte mishi, por sic e thoshte dhe Ruzhdija aty me lart, problemi eshte djathi dhe per mua edhe kosi...po ashtu, problem eshte java e pare, pastaj mesohesh.  Ne ate kohe, jua rris dukshem nivelin e shitjeve dyqanit te ullinjve smiley Ama, duhet te them se te shijon shume qingji i pjekur dhe qumeshtori diten e pashkes pastaj.

Ta marresh holle holle ka dhe summer cleaning po kush po i numeron smiley.

Pertej ketyre, qe mbeten gjithesesi ne prizmin e besimit personal, me kripe e me karar eshte e keshillueshme cdo gje.

Plus qe ky artikulli na nxjerr per ballkanas sanguin, por jemi dhe cik mesdhetar shyqyr.  Dhe ketej ka plase sheshit ne mode e nga doktoret dieta mesdhetare si shume e shendetshme.  

S'kam asgje kondra vegjetarianeve, dhe po te jete per industrine e mishit, sidomos ne US, mund te flasim per 1001 te zeza.  Ama sa per shijet e secilit, per stomak e brenda ju lutem shume.

jo mer jo, ca do bohet sikur neser te dalin ca rob e te thon se edhe bimet kan shpirt??http://oi55.tinypic.com/8y6loy.jpg

 ONE MOMENT WHILE PHOTO LOADS

Vegjetarian ne Shqiperi? Po jo more shokeni se ne kemi qene vegjetarian nga zori ne komunizem. Mishi kishte hyre ne burg gjate komunizmit si disident. Dilte vetem per festa dhe ne sasi te vogel qe nuk llogaritet fare. Mishi eshte i domosdoshem per trupin e njeriut, pastaj teprimi me te, me nje jete jo aktive normalisht qe ndikon per keq ne trup. Une i respektoj ata qe jane vegjetarian se nuk duan yndyrna kafshesh, po ata qe behen vegjetarian vetem per mode apo trend, me bezdisin ne maksimum. Jo more shokeni se nuk mund te ja ndaloj vetes mishin e vicit apo qengjit, lere pastaj peshkun. Me cfare argumenti se nuk po arrij ta marre vesh?

apo nuk keni mish qengji te njome ju atje ne amerike! Po gjeli i detit 3 mujsh tek tek ju peshon me shume se qengji jone njomzak. Apo nuk hani edhe catfish qe vetem peshk nuk osht. Aty ku je ti me mire me ngrene zarzavate se i mbjell vete tek oborri i shtepise! lol Hej mos haro ti futesh ene nja 3 litra coca cola me 2 kile akull se te duhen per me trete catfishin qe osht si dhjom dashi i zime gjate gjithe notes.

 Kjo gazetarja sikur po na ben moral. Te duket qe po te hash mish ke nje antikap.Po s'thote edhe kete teorine tjeter; qe vegjetarianet dhe me keq veganet, vdesin shpejt.

Pastaj duhet s'qaruar edhe dicka tjeter. Kafshet ne amerike i torturojne aq shume sa vertet te vjen keq te hash mishin e tyre ( qe s'ka dhe shije). Ju fusin lloj lloj ushqimesh dhe hormonesh sa ka arritur mishi te jete me i lire se zarzavatet.

Mire eshte te hahet ne menyre te moderuar. Pastaj edhe hitleri ishte vegjetarian. mos i vinte keq per kafshet, valle?

 The largest study ever of diet vs longevity and a host of western diseases was the China Project, a "survey of death rates for twelve different kinds of cancer for more than 2,400 counties and 880 million (96%) of their citizens" combined to study the relationship between various mortality rates and several dietary, lifestyle, and environmental characteristics in 65 mostly rural counties in China conducted jointly by Cornell University, Oxford University, and the Chinese Academy of Preventive Medicine over the course of twenty years. A strong dose-response relationship was found between the amount of animal foods in the diet, and the top causes of mortality in the West: heart disease, diabetes, and cancer"

John Robbins explains in his book, “Diet for a New America” vegans have a longer life expectancy than those who eat meat. Coupled with a lower body mass index (BMI), vegans might be living longer than their meat-eating counterparts because they eat fewer calories. 

Ke sa te duash burime e studime qe tregojne qe vegjetarianet dhe veganet jetojne me gjate se mishngrenesit. 

ja ne do vdesim 84 vjec, vegani 85, na plasi shume per nje vit smiley. Po ne kemi ngrene biftek, berxoll, qofte, mish zgar, helli, peshk. hyyyyy

E kuptoj deri diku habine per mosekzestincen vegjetarianeve ne vendin tone..Por sic u tha me lart eshte thjesht nje tendence, nje besim, nje flluske sapuni, qe heret a vone do preki masivisht dhe shqipot

Mishi eshte i pasur me proteina, mjaft te nevojshme, hekur, folate zink..Dietologet keshillojne te hahet mish por jo ne sasi te medha..se perndryshe eshte faktor per mjaft patologji, nder te cilat ato kolesterolet e yndyrnat etj..Sot infarmocioni eshte i bollshem qe secili te beje dallimin se cfare eshte e demshme dhe cfare jo..

Sa i perket ndikimit dhe ndotjes ne ambient, them qe eshte nje pretekst dhe jo nje shqetesim real per vegjot..Jo se nuk eshte realisht shqetesim por mendoj ka nje rradhe, duke filluar nga heqja e gomave te xhuvelit, politikat e duhura etj..

 o çuni, ti kujton se po të jetë në anglisht është medoemos e vërtetë?

 Jo, kujtoj se OKB qe ka vite qe ben studime mbi kete, dhe ka me dhjetera mijera shkencetare qe merren me raportin mbi klimen, qe kane ne dispozicion 6000 anije, balona e stacione meteorologjike, satelite e aparatura te tjera, dine me shume se nje djalosh me pseudonimin akvlli.  

 

Hippocrates - West Palm Beach - Florida.

Nje nga institutet shendetsore me me fame ne bote.

Predikohet ushqim vegjetarian i gjalle ( jo i zier, jo i skuqur, jo i pjekur).

Jo veze, jo bulmetra, jo kripe, jo sheqerna, mishi - as qe behet fjale. Ka kontribuar ne sherimin e semundjeve perpara te cilave mjekesia ishte dorezuar. Ideja e ketij kurimi eshte qe organizmi te krijoje vete , nepermjet ushqimit te shendetshem,  imunitetin e duhur per te sheruar semundje te ndryshme, sidimos ato te aparatit tretes dhe zorres se trashe.

Per ata qe jane te interesuar

http://www.hippocratesinst.org/

 PSE TA HAJE FAREFISI I VEGJETARIANIT MISHIN, KUR E HAJ VETE? smileysmileysmileysmiley

Ah kur do vije ajo kohe qe njerzimi te mbjelle bime e njomishte ne cdo ugar e reze pemeve per ushqim te vetin . Do hante sejcili me qejf te vet pa ja pjerdhur bosit  , apo kapitalistit apo presidentit.

S'do kishte  shtet , as gjyqe , as komuniste , as te perndjekur , s'do kishim nevoje ( jo kak ) per bulevarde ..etj etj beneficka te avokatit.

Vetem nje problem do dilte them une ....

Kush do na pastronte berjet , nxjerrjet ose te pegerat . ketu do fillonte sherri i ndotjes . Do vriteshin ca njerez me njeri tjetrin . Do lindete nevoja per Kanune . Do krijoheshin gjykata , grupime dhe Parti . Do dilnin trima bajraktare do krijoheshin sisteme perfaqesimi ..do nxitej shkenca se si ja bejne kafshet e Pyllit qe nuk ankohen ku dhjet njera e ku dhjet tjetra  e te tjera e te tjera .

Dmth s'paska qene e thjeshte te jesh VEGJETARIAN ... smiley

He mo se mire jemi . Kujt i ben dem mishi le te haje kos !

 

Do te na ktheni ne kohen e majmuneve vegjetariane me keto teorite

Meat-eating was essential for human evolution, says UC Berkeley anthropologist specializing in diet

By Patricia McBroom, Public Affairs

BERKELEY-- Human ancestors who roamed the dry and open savannas of Africa about 2 million years ago routinely began to include meat in their diets to compensate for a serious decline in the quality of plant foods, according to a physical anthropologist at the University of California, Berkeley.

It was this new meat diet, full of densely-packed nutrients, that provided the catalyst for human evolution, particularly the growth of the brain, said Katharine Milton, an authority on primate diet.

Without meat, said Milton, it's unlikely that proto humans could have secured enough energy and nutrition from the plants available in their African environment at that time to evolve into the active, sociable, intelligent creatures they became. Receding forests would have deprived them of the more nutritious leaves and fruits that forest-dwelling primates survive on, said Milton.

Her thesis complements the discovery last month by UC Berkeley professor Tim White and others that early human species were butchering and eating animal meat as long ago as 2.5 million years. Milton's article integrates dietary strategy with the evolution of human physiology to argue that meat eating was routine. It is published this month in the journal "Evolutionary Anthropology" (Vol.8, #1).

Milton said that her theories do not reflect on today's vegetarian diets, which can be completely adequate, given modern knowledge of nutrition.

"We know a lot about nutrition now and can design a very satisfactory vegetarian diet," said Milton, a professor in the Department of Environmental Science, Policy & Management.

But she added that the adequacy of a vegetarian diet depends either on modern scientific knowledge or on traditional food habits, developed over many generations, in which people have worked out a complete diet by putting different foods together.

In many parts of the world where people have little access to meat, they have run the risk of malnutrition, said Milton. This happened, for instance, in Southeast Asia where people relied heavily on a single plant food, polished rice, and developed the nutritional disease, beriberi. Closer to home, in the Southern United States, many people dependent largely on corn meal developed the nutritional disease, pellagra.

Milton argues that meat supplied early humans not only with all the essential amino acids, but also with many vitamins, minerals and other nutrients they required, allowing them to exploit marginal, low quality plant foods, like roots - foods that have few nutrients but lots of calories. These calories, or energy, fueled the expansion of the human brain and, in addition, permitted human ancestors to increase in body size while remaining active and social.

"Once animal matter entered the human diet as a dependable staple, the overall nutrient content of plant foods could drop drastically, if need be, so long as the plants supplied plenty of calories for energy," said Milton.

The brain is a relentless consumer of calories, said Milton. It needs glucose 24 hours a day. Animal protein probably did not provide many of those calories, which were more likely to come from carbohydrates, she said.

Buffered against nutritional deficiency by meat, human ancestors also could intensify their use of plant foods with toxic compounds such as cyanogenic glycosides, foods other primates would have avoided, said Milton. These compounds can produce deadly cyanide in the body, but are neutralized by methionine and cystine, sulfur-containing amino acids present in meat. Sufficient methionine is difficult

to find in plants. Most domesticated grains - wheat, rice, maize, barley, rye and millet - contain this cyanogenic compound as do many beans and widely-eaten root crops such as taro and manioc.

Since plant foods available in the dry and deforested early human environment had become less nutritious, meat was critical for weaned infants, said Milton. She explained that small infants could not have processed enough bulky plant material to get both nutrients for growth and energy for brain development.

"I disagree with those who say meat may have been only a marginal food for early humans," said Milton. "I have come to believe that the incorporation of animal matter into the diet played an absolutely essential role in human evolution."

Milton's paper also demonstrates that the human digestive system is fundamentally that of a plant-eating primate, except that humans have developed a more elongated small intestine rather than retaining the huge colon of apes - a change in the human lineage which indicates a diet of more concentrated nutrients.

Cdo gje kur e moderuar, eshte OK. Raporti mish/perime (sidomos gjethore) mire eshte te shkoje ne favor te te dytave ndersa mosha rritet dhe metabolizmi ndryshon. Eshte pune metobolizmi para cdo gjeje tjeter.

Arugula dhe blueberry thone qe jane great. Blueberryt i iku stina dhe cmimi mbase eshte jo OK per shume, por ka nje kompani qe prodhon leng 100%-sh, quhet Lakewood.

Ky vendi ketu per NYC ka nje reputacion te mire - per mishin e kom fjalen, por jo vetem.

se c'mbaka nje ere deficense ketu...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).