http://www.balkanweb.com/foto/37397.jpg

Një orë pasi Parlamenti Europian dha votën pro liberalizimit të vizave për shqiptarët, Kryeministri Sali Berisha në një konferencë për shtyp vlerësoi maksimalisht duke e konsideruar si vendim historik që merret pas reformave të suksesshme që qeveria shqiptare ndërmori për të realizuar kushtet e BE.

“Ndjej krenari në këtë ditë historike, në të cilën Parlamenti Europian votoi për heqjen e vizave për shqiptarët. 7 Tetori do të shkruhet me gërma të arta në memorien e kombit tonë, ngjarja më madhore në rrugën shekullore drejt Europës, ky është zhvillimi më i madh pas shembjes së diktaturës që përjetoi vendi. Ky vendim është edhe kurora më e ndritur e përpjekjet për integrimin evropian të kombit që dy dekada më parë ishte kombi më i izoluar, më i vetmuar, kombi që 20 vite më parë rrëzimin e portës së hekurt do ta shënonte një ndryshim biblik”, tha Berisha.

Duke përshëndetur ligjvënësit e vendeve të Bashkimit Europian që sot votuan pro heqjes së përkoheshme të vizave për shtetasit shqiptarë, kryeministri tha se ky vlerësim erdhi si pasojë e besimit që ata kanë për shtetin e qeverinë shqiptare.

"Ky vendim është edhe votëbesimi më i fuqishëm dhe suprem i përfaqësuesve të 27 vendeve anëtare të BE-së ndaj reformave të suksesshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare. Ky vendim u mor nga lufta me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, Faleminderit BE!”, u shpreh Berisha.

Ai shtoi se ky vendim u mor dhe fale anëtarësimit te Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut, nga zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të 28 qershorit, garantimi i të drejtave të njeriut, respektimi i plotë ndaj të gjitha të drejtave politike. Dy arsyet e tjera sipas Berishës për këtë vendim, janë edhe reformat e gjithanshme si regjistri themeltar i shtetasve dhe përgatitja e pasaportave biometrike si dhe vendosja e kontrolleve të rrepta në pikat e kalimit.

Më tej Berisha garantoi se “qeveria shqiptare angazhohet të plotësojë të gjitha kushtet e BE për këtë process në mënyrë që heqja e vizave për shqiptarët të mos krijojë as shqetësimin më të vogël për shtetasit e BE”.
“Ndaj theksoj se udhërrëfyesi do të vazhdojë të mbetet një program pune për qeverinë shqiptare”, tha Berisha.

3 Komente

7 Tetori do të shkruhet me gërma të arta në memorien e kombit tonë, ngjarja më madhore në rrugën shekullore drejt Europës,

Sot nè darkè derbi i liberalizimit tè vizave...vè bast se Sala ka pèr tè shkuar nè stadium!! mbase do mbaj edhe fjalim pèrpara ndeshjes....

Ja kaloji edhe gjergj kastriotit ky. Shi kur ta kemi ditlindjen e Sals feste kombetare.

 I erdhi vakti vizave dhe ky bertet sikur te jete noi politikan qe sjell gjithe te mirat ne tave te shqiptareve. Si ere per 20 vjet te mos hapeshin dyert shqiptareve?!!

Keshtu e boni edhe me komunizmin, gjasme e rrezoi ky! 

U ftofte ne tajare!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).