Petrit Dalipi është 58 vjeç dhe për të jetuar rregullon biçikleta. Një profesion të cilin e ka mësuar për të mbijetuar, pasi e larguan nga puna në Uzinën Enver në fillim të viteve '90.


Në një qytet si Tirana, rrugët e së cilës gëlojnë nga makinat rrallë herë sheh njerëz, që për të lëvizur preferojnë biçikletat. Sot çdo ditë e më shumë qytetarët po priren drejt përdorimit të makinave, qoftë edhe për të shkuar tek dyqani i bukës. E ndërsa Bashkia e kryeqytetit shpesh deklaron se në prioritetin e saj është edhe stimulimi i lëvizjes me biçikleta apo me mjete të transportit publik, kjo edhe duke ndërtuar korsi të dedikuara në rrugët kryesore të kryeqytetit, numri i atyre që përdorin këtë mjet të thjesht lëvizës po pakësohet gjithnjë e më shumë. E bashkë me ta po shkon drejt zhdukjes edhe zanati i atyre që rregullojnë biçikletat.


Petrit Dalipi është një zanatçi i tillë. Çdo ditë në orën 8:00 të mëngjesit ai del me karrocën- biçikletë në rrugën "Ali Demi", për të nisur si kushdo ditën e punës. Bankën e punës, një ndërthurje mes karrocës dhe biçikletës, Petriti e përdor si mjet transporti dhe vend pune njëkohësisht. Aty ai ka vendosur, ndonëse jo me një rregull të caktuar gjithçka i duhet për një ditë të zakonshme pune, çelësa, bulona pjesë të ndryshme metalike apo edhe goma të plota biçiklete.

Gjithçka duhet për të rregulluar një biçikletë e gjen aty. E këtë e dinë të gjithë ata që kalojnë çdo ditë para vendit ku punon Petriti, madje edhe nxënësit e shkollave të cilët prindërit u kanë premtuar që do t'u rregullojnë biçikletën e prishur në fundjave, por nga padurimi pasi dalin nga shkolla vrapojnë drejt kësaj mini kioske me fjalët "Xhaxhi Petriti më duhet një si kjo (duke treguar diçka te karroca) për biçikletën time". Megjithëse të tillë fëmijë kalojnë aty çdo ditë ustai i biçikletave thotë se klientët e tij janë njerëz më të mëdhenj në moshë. "Fëmijë nuk vijnë shumë",- thotë 58 vjeçari, "Pasi prindërit nuk u blejnë biçikleta për shkak të merakut që kanë nga makinat. Klientë që vijnë janë të rritur në moshë".


Në një ditë të mbarë pune ai mund të rregullojë deri në pesë biçikleta, por kjo rrallë ndodhë. Ka dhe ditë të këqija kur mund të rregullojë vetëm një biçikletë ose më pak. Megjithatë të ardhurat që arrin të sigurojë nga kjo punë nuk janë asnjë herë të mjaftueshme. "Me vështirësi arrij të nxjerrë muajin" tregon Petriti, pasi ai është i vetmi që punon në familjen e tij prej katër personash. Bashkëshortja e sëmurë nuk është në gjendje të punojë, ndërsa dy fëmijët, djali dhe vajza mund të gjejnë vetëm punë të përkohshme. Kjo është arsyeja se përse Petritin e gjen çdo ditë në të njëjtin vend, duke mirëpritur klientët e rastit.

 

"Nuk ka qenë gjithmonë kështu" i përgjigjet pyetjes se sa kohë ka që rri në këtë rrugë. "Deri para 20 vitesh kisha një punë, isha metalurg në uzinën Enver. Por më pas erdhi demokracia dhe na nxorën në rrugë. Me diçka duhej të merresha",- tregon. Dhe atëherë i duhej një punë. "Bujk nuk mund të bëhesha dot në mes të Tiranës",- tregon, "Hekurat me kanë tërhequr gjithmonë dhe kështu nisa të rregullojë biçikleta",- thotë Petriti. Në fillim me ndihmën e një të njohuri dhe prej disa vitesh ka ngritur "biznesin e vet". Një biznes që do të vazhdojë të jetë burimi kryesor i të ardhurave, për këtë familje, për sa kohë policia bashkiake apo ndonjë tjetër polici do ta detyrojë Petritin të largohet nga rruga.

15 Komente

Petrit Dalipi është një zanatçi i tillë. Çdo ditë në orën 8:00 të mëngjesit ai del me karrocën- biçikletë në rrugën "Ali Demi", për të nisur si kushdo ditën e punës. Bankën e punës, një ndërthurje mes karrocës dhe biçikletës, Petriti e përdor si mjet transporti dhe vend pune njëkohësisht.

Nuk ka qenë gjithmonë kështu" i përgjigjet pyetjes se sa kohë ka që rri në këtë rrugë. "Deri para 20 vitesh kisha një punë, isha metalurg në uzinën Enver. Por më pas erdhi demokracia dhe na nxorën në rrugë. Me diçka duhej të merresha",- tregon. Dhe atëherë i duhej një punë. "Bujk nuk mund të bëhesha dot në mes të Tiranës",- tregon, "Hekurat me kanë tërhequr gjithmonë dhe kështu nisa të rregullojë biçikleta",- thotë Petriti. Në fillim me ndihmën e një të njohuri dhe prej disa vitesh ka ngritur "biznesin e vet".

kam respekt te vecante per njerez te tille qe megjithe veshtiresite, punojne ndershmerisht per te mbijetuar.

Ka dhe ditë të këqija kur mund të rregullojë vetëm një biçikletë ose më pak.

ksaj i thone me t'fut n'koke matematiken

kam respekt te vecante per njerez te tille qe megjithe veshtiresite, punojne ndershmerisht per te mbijetuar.

Do shkruaja pikerisht kete smiley

historia e Petritit me kujtoi dike ne Vlore.(me pas u beme te njohjtur). edhe ai pothuaj ne te njejten situate ndodhej.  i marrtuar, me 2 vajza te vogla gruan pa pune. kishte qene dikur kepucar,por punishtja ishte mbyllur.  keshtu pra,kishte sajuar vete nje ''kepucari mobile'', nje bango me kuzhineta me nja 2 rafte te vogla me kapak, ku mbante veglat e punes. dhe dilte cdo dite ne pune (nga ora 8 i mengjesit deri pothuaj ne oren 6-7 mbasdite),te nje cep pallati diku te lagja Partizani pergjate rruges qe te con te spitali.

raste te tilla ka ne te gjithe Shqiperine,natyrisht. keta jane me te vertete heronj. ''heronj te heshtur''.

di njeri te me thote ku tamam del ky zotria se kam tre muaj qe kerkoj ku te coj te rregulloj bicikleten e sime bije

ore ke pare keshtu ti.  i kushtojne nje reportazh te tere zoterise dhe meazallah se i bejne nje çik reklame.

domethene, te thone tamam vendin ku ai punon e ndonje hollesi tjeter. keshtu e ndihmone vertet ate. se per simpatine tone ska nevoje ai. 

epo te jene debila fare keta gazetaret......

E shkaterroi kryetari i bashkise popullin e tiranes, buke me hanger nuk kane te shkretet.

Te ishte kryetar bashkie Berisha , ky do ishte duke ngritur ndonje hidrocentral tani, tek Lana.

 

 Bashkëshortja e sëmurë nuk është në gjendje të punojë, ndërsa dy fëmijët, djali dhe vajza mund të gjejnë vetëm punë të përkohshme. Kjo është arsyeja se përse Petritin e gjen çdo ditë në të njëjtin vend, duke mirëpritur klientët e rastit.

___

Kjo eshte nje lloje pune me lypje, ne mes te rruges, pa dyqan, pa pron, thjesht aktivitet i paligjshem, nga halli. E vetmja prone eshte Karroca dhe talenti i Petritit. Tirana dhe e Gjithe Shqiperia keshtu punojne. Me kete lloje menyre. me zanatcinje te tipit te viteve 30!

Ajo qe shqetsonn eshte e ardhmja e familjes se Petritit dhe e shume Petritave te tjere.Imagjinoni se cfare halli madh eshte mbi shpatullat e Petriti

"Deri para 20 vitesh kisha një punë, isha metalurg në uzinën Enver. Por më pas erdhi demokracia dhe na nxorën në rrugë. Me diçka duhej të merresha",- tregon. Dhe atëherë i duhej një punë. "Bujk nuk mund të bëhesha dot në mes të Tiranës",- tregon, "Hekurat me kanë tërhequr gjithmonë dhe kështu nisa të rregullojë biçikleta",- thotë Petriti.

Po kush del mo me biciklete ne Tirane? Aty u bojshin makinat garrumull dhe t'vike fryke me kalu rrugen nkom. 

Nejse, mu sepse mu kujtun kto pikat e rregullimit te bicikletave njehere e nji kohe. Tgjitha me ka nji flamur te Tirones dhe me ca fotgrafi te Tirones reth e perqark. Mos me fol masanej per dollapet personale....

Po bicikletat me qera ? smiley

Po cere bahej ke Qemal Stafa m`dit futbolli ? smiley Si i mate men ai mer qe i rrute te gjitha se te kujt ishin ? I forte vallai.

Koth-e, nje shoku im nga Tirana me ka terguar dikur nje te forte fare,per kete tipin qe ruante bicikletat te Q.Stafa te djelave kur luhej futboll.

qe thua ti, si gjithe dynjaja, kishte lene dhe njeri bicikleten te ky per ta ruajtuar.  ky e bente kete pune per 5 leke te vjetra,me sa di une.

nejse,pas ndeshjes, shkon ky per te marr bicikleten te vendi, mirepo bicikleta nuk ishte me aty. si duket gjate rremujes se pasndeshjes e kishin vjedhur.

i pikelluar ky i thote,ketij tipit,rojes se  bicikletave pra,(nuk ja mbaj mend emrin). ku eshte bicikleta ime. ti je pergjegjes.  te kam paguar.

po mor vella dakord.  ke te drejte. thote ky roja.  na 5-lekshen qe me dhe. u shplame bashke.smiley

"Deri para 20 vitesh kisha një punë, isha metalurg në uzinën Enver. Por më pas erdhi demokracia dhe na nxorën në rrugë.

 

Kete shprehje me siper ne bold e kam degjuar shpesh keto 20 vitet e fundit, a thua se demokracia eshte shkaku i te keqjetuarit te nje pjese te madhe te popullsise. Dhe e thone sikur te ishte dicka e mbinatyrshme qe nuk varret nga dora e njeriut, si psh termetet apo stuhite.  

 Kur te kuptojne shqiptaret se cfare eshte demokracia, ekonomia e tregut, sindikatat e punetoreve dhe mbi te gjitha fjala bashkepunim apo bashkepunetor(e) atehere do vertetohet teoria e evolucionit.

se kam lexu shkrimin

por meqe shof se dikush thote se nuk del njeri me biciklete ne tirane, i them se e ka gabim.

gjithe miqte e mi, te fiksum pas maqines, kane fillu me lviz me biciklete

amen !

Vallai, une para nja tre javesh isha atje ne spashe njeri mbiciklete, as ne rruget kryesore dhe as neper rrugicat e lagjes.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).