Në Shqipëri ende nuk janë zbardhur krimet e regjimit komunist. Zbulimi kohët e fundit i një varri masiv me eshtrat e 19 të pushkatuarve ka sjellë këtë çështje në rend dite. Pse deri tani nuk ëshë realizuar ky proces?

 

 

Kisha Katolike në Tiranë

Në Kishën e vjetër Katolike të Tiranës, të ndërtuar më 1865 nga perandori austriak Franz Josef, diku në hapësirën e projektuar për prehjen pas vdekjes të klerikëve të lartë, është edhe një varr bosh... Në pllakën prej mermeri lexohet: " Dom Shtjefën Kurti, 1900 - 1971, i pushkatuar nga regjimi komunist".

 

Pushkatim për shkak të "prashitjes së keqe të misrit"

 

 Pushkatimi i  Dom Shtjefën Kurtit është tipik për krimet e atij regjimi që kanë mbetur pa u zbardhur edhe sot e kësaj dite, 20 vjet pas rënies së tij. I diplomuar në vitin 1918 për teologji në Isbruk të Austrisë, më pas në Vatikan, Dom Shtjefën Kurti filloi karrierën e tij në Arkipeshkvinë e Shkupit, ku u zgjodh nga Nënë Tereza, atëhere 12 vjeç dhe e njohur si Gonxhe Bojaxhiu, për t'u rrëfyer në gjuhën shqipe. Nga Shkupi, në Gjakovë, pastaj në Shkodër, në Tiranë ku u bë kryetar i komunitetit katolik të kryeqytetit. Por fati i tij si i shumë klerikëve të shkolluar në Perëndim ishte i paracaktuar nga regjimi komunist. Ai regjim e arrestoi, e burgosi për 18 vjet, e detyroi pas ndalimit të fesë të prashiste misër në kooperativat bujqësore dhe në fund e pushkatoi me akuzën e dëmtimit te “pronës së popullit nga prashitja e keqe e misrit”. Këto i tregon në mikrofonin e DW i nipi, Nikolin Kurti, i cili prej 20 vitesh kërkon eshtrat e xhaxhait të tij, Dom Shtjefënit.

 

 Nikolin Kurti

“Gjatë këtyre 20 viteve shumë familjarë që kanë humbur njerëzit e tyre, të pushkatuar me gjyq, pa gjyq, të varrosur në vende të mistershme, kanë pritur që shteti të merrte përsipër zgjidhjen e këtij problemi. Por kjo deri tani nuk ka ndodhur pasi mungon vullneti politik”, thotë Nikolin Kurti (në foto).

 

Në këto kushte ai iu drejtua Arkivit Qendror të Shtetit, gjeti me qindra dokumenta, zbuloi dhe hapi varre masive në Malin e Dajtit, por nuk gjeti dot eshtrat e xhaxhait të tij. Përpjekjet e tij individuale nuk sollën asnjë rezultat.

 

 

Mungesë vullneti politik

Ai nuk është vetëm në përpjekje dhe dështim. Në dyert e Arkivit Qendror të shtetit kanë trokitur dhe trokasin shumë familjarë të të pushkatuarve dhe të humburve gjatë regjimit komunist që kërkojnë të dhëna për të gjetur eshtrat dhe për të pasur një varr ku të vendosin lule në përvjetor. A ka pasur kërkesa për të dhëna nga institucione shtetërore?  “Ka patur vetëm kërkesa individuale dhe nuk mbaj mend të ketë pasur qoftë edhe një kërkesë të vetme institucionale”, thotë studiuesi Shaban Sinani (ne foto), ish-drejtor i këtij arkivi. Nikolin Kurti ka gjetur arësyen e vet pse ka ndodhur kështu.

Shaban Sinani

”Të dyja palët, si e majta, ashtu dhe e djathta, në strukturat drejtuese kanë të afërm që janë të implikuar me këto procese”, pohon ai. 

 

Kurse Shaban Sinani mendon se ka një mungesë të vullnetit politik nga të dyja palët. "Është një çështje që hapet dhe rihapet sa herë që midis palëve në konflikt politik në Shqipëri ka çështje më të rëndësishme për të diskutuar dhe ashtu si hapet edhe mbyllet”, thekson ai. 

 

 

Shqipëria ende nuk i ka plotësuar standardet ndërkombëtare për zbardhjen e krimeve të komunizmit

Zbulimi kohët e fundit i eshtrave të 19 të pushkatuarve në një varr masiv, përsëri pranë Malit të Dajtit, e ka rihapur çështjen e zbardhjes së krimeve të komunizmit. Vonesa në këtë proces u kritikua javën e kaluar nga i dërguari i Kombeve të Bashkuara, në Shqipëri për të drejtat e njeriut Philip Alston (ne foto).Philip Alston

“20 vjet pas rënies së komunizmit,” tha ai në Tiranë, “ ky nuk është një tregues pozitiv për Shqipërinë, që ka mbetur pas vendeve të tjera dhe nuk ka plotësuar standardet ndërkombëtare lidhur me detyrimin për të hetuar vrasjet masive”, tha Alston.

 

Opsione për ndryshimin e situatës

 

Por hetimi i tyre dhe zbardhja e krimeve të regjimit të kaluar mund të realizohet pa humbur kohë thotë studiuesi Shaban Sinani. Hapi i parë është ”krijimi i një regjistri kombëtar të të gjithë qytetarëve të këtij vendi që nga 1945-1990 që  janë dënuar me gjyq. Dokumentacioni është i hapur, është Fondi i Presidiumit të Kuvendit Popullor që ndodhet edhe në Arkivin Qendror. Presidiumi ishte si një Gjykatë Supreme. 16 anëtarët e tij dhe Presidenti duhet të votonin për çdo pushkatim dhe dënim me vdekje. Kjo shoqërohej nga një dokumentacion i hollësishëm. Të gjitha janë në këtë fond. Pastaj janë edhe arkivat e Ministrisë së Brendshme. Nuk ka asgjë sekrete qoftë për individë qoftë për institucion pasi ka kaluar afati i rezervimit të dokumentacionit.”

Kurse Nikolin Kurti beson se vetën një institucion ndërkombëtar i pavarur, si Komisioni Ndërkombëtar për gjetjen e të humburve,( International Commission for Missing People)  me qëndër në Sarajevë, i krijuar nga ish-Presidenti amerikan Bill Clinton, që po gjen të humburit në Kosovë, Bosnjë - Hercegovinë, Kroaci dhe vende të tjera, ka mjete financiare dhe ekspertizë për të gjetur eshtrat e të pushkatuarve dhe zbardhur krimet e regjimit të kaluar në Shqipëri. Ndërkohë qeveria Berisha ka premtuar ngritjen për këtë qëllim të një "task foprce" në Ministrinë e Brendshme dhe të një Instituti të posaçëm.

 

Redaktoi: Bahri Cani

11 Komente

 duhet qe me ne fund dikush t'a pranoje!!!

Ne nuk duam t'i zbardhim krimet e komunizmit. Arsyet jane te shumta. Dikush se i ka bere, dikush se ka patur te afermit qe i ka bere, dikush se i ka duartrokitur, dikush se s'i plas trapi hic. Te permbledhura i bie qe jemi nje komb legenash qe qeveriset prej 20 vitesh nga disa kokrra legenash, qe ne fund te fundit, jane dukshem me te mire se ajo qe meritojme.

 

Keta te DW, si duket s'kane patur me se te mbushin programin....

Absolutisht gabim kjo lloj pranese defatiste.

e kuptoj qe ky "dorerzim" vjen kryesisht nga zhgenjime te panderprera qe kane pesuar perpjekjet shqiptare per te verteten ne pergjithsi, dhe per ket ceshtje ne vecanti.

Po ku e len kjo lloj pranese pergjesine individuale te secilit.

Kjo perpjekje eshte kryesisht nje levizje e te drejtave te njeriut. Regjimi i te drejtave te njeriut ka perparuar shume duke anashkaluar edhe sovranitetit e shteteve shume me te rendesishme sesa Shqipnia.   

Eshte perjegjsia e secilit, me sa ka mundesi kuptohet, qe te mundohet te perparoje kete sistem sa me shume.

Shqipnia nuk mund te vazhdoje te heci gjithmone kundra rrymave te jurispudences dhe moralitet nderkombetar.  

Sa per DW, une mendoj se duhet pergezuar pamase se ka bo me shume per kete ceshtje sesa te gjithe ne te marre se bashku. 

Shqiperia humbi nje mundesi per t'u marre si duhet me sistemin komunist ne Shqiperi qe ne 91-in. PPSH-ja duhej nxjerre jashte ligjit dhe pastaj nje parti me orientime te majta mund te formohej e re, pa peshen, pergjegjesine dhe lidhjet me PPSH-ne (si propozim origjinal i Edi Rames). PPSH-ja vetem nderroi emrin ne PSSH pasi ne te vertete ajo parti ishte e njejta qe ishte themeluar nga jugosllavet me 200 petrita ne 41-shin dhe mbajti gjithe organizimin e lidhjet qe kishte bere e konsoliduar ne periudhen gati 50 vjecare te sundimit te saj. Trashegimia e PPSH-se shtrihet edhe pertej peshes politike te PSSH-se. Kjo trashegimi kontrollon ne mase te madhe edhe kapitalin, mediat, shtepite botuese por edhe ojf-te e ndryshme. Te gjithe keta mundohen me mundesite jo te pakta te tyre qe cdo perpjekje per zbardhjen e krimeve te komunizmit dhe denimin e tyre, shoshitjen e indoktrinimit dhe shkaterrimin e individit shqiptar, ndarjen nga trashegimia dhe simbolika komuniste ta ndalojne apo shtyjne pa limit. Nje perpjekje serioze per denimin e krimeve te komunizmit u be ne vitin 95 me ligjin e genocidit, ku u denuan me burg shume funksionare te larte dhe te mesem apo vegla te tyre per krimet e komunizmit. Pak me vone pasoi 97 dhe ardhja ne pushtet e PPSH/PSSH-se qe kete ligj e beri te paqene. Jo vetem qe ata qe ishin denuar dolen nga burgu por fituan edhe demshperblim per denim te padrejte. Nderkohe qe shume te persekutuar nuk kane marre demshperbilimin e tyre Ramiz Alia fitoi disa milione leke per denimin te padrejte. Megjithate Shqiperia eshte e orientuar nga Perendimi dhe domosdoshmerisht me te kaluaren komuniste do t'i duhet te merret si duhet. Komunizmi si ideologji, ne te gjitha derivatet e tij eshte i vdekur. Kjo eshte e rendesishme. Pastaj trashegimia e tij qe kerkohet te ruhet per inerci duke perdorur maska me kalimin e kohes nuk do te mund te ruhet.

perse nuk e shton ne kete arsyetimin tend edhe faktin se edhe partite e tjera qe u krijuan nga e para si PD-ja kishin ne krye te drejtimit ish PPSH-ista apo bijt e tyre? Apo kjo gje nuk te duket interesante?

MERIMANGA

Jetuam
     nje jete
           te mbyllur
                 neper bukere,

Punuam
      nje jete
       te stermunduar
                    si skllever,

Kerkuam
      driten
          e lirise
                   se munguar,

Ate liri
     qe e vrau
                diktatura.

E mbylli
        neper burgje
                  internime e kampe,

Per ate liri
        u vrane
           qindra burra e gra

I vrane
       e varret
           nuk e dime
                 se ku i kane,

Kjo merimange
              akoma
                           end fije,

E mban te gjalle
          rrjeten e saje
                         akoma
                             na ndjek pas
                                              si hije.

TUBEROZE

Zbuluan kafka pa emër,
në arën e përtejme mbjellë me patate,
ajo s’bëri kurrë, tokë urthi,
lëngjet acide i ngjiten në ulçerat
e kuqe të dëllinjave me shkëndija të marra,
e mbjellim me forcë dështimi, jo zakoni,
zakonet janë jetë e jeta na duhet
vetëm për vdekjen, tuberet i gëlltiti
me dinakëri të shogët (qerosët lëvduam),
sarkazëm argjili - nxori zhardhokë të vonë kafkash,
nxiu jeshili,
klorofil i murrmë
prej algash gjeologjike;
jakat tona i ngrin niseshte e huaj,
në dantella pajash mban erë dherash të tjerë,
tanët vetëm meitët po kemi,
dashuri e tokës, e hidhur,
mishin ua hëngri, por kockat ua ruajti,
ua hoqëm fashat
ngjitëse
të argjilës
dhe zumë me to
muret e shembur me qerpiçë të zemrës.

KOMUNIZMI VJEN TASH SI PYETJE

Adoleshentësh që fjalën “party”
E përdorin në kuptimin e dëfrimit.
Skelet dinosauri nën sy turistësh,
Montuar gabim,
Ngatërruar kockat,
Nofullat,
Barngrënien,
Gjymtyrën ngjitur s’kitsch
Me jakitë e shekullit
Arrogant
Si gjithë shekujt më të rinj.
Një krah i ngjitur gabim
Dhemb më shumë se thyerja vetë,
Tmerr nga çasti
Kur do ta ringjisin së mbari
Me dhembje të reja -
Rithyerje
Trrak!
Nën fasha shartimi dhe kalluse të gjaktë.

Të bulurijë do, si dikur, por s’mund
Sepse pejzat e zërit i janë tharë.

Çfare kerkohet te zbardhet nga krimet e komunizmit, kur komunizmi ka bere vetem gjera te mira, i dashur me popullin, gju me gju me popullin, mish e thu me popullin, ku  ka krime qe paska bere komunizmi ????

Kush eshte Deutsche Welle, nje mut muti eshte.

Avantazhi yne kundrejt perendimit eshte se jetuam 60 vjet nen komunizem, nje pervoje qe atyre i mungon.

Papapapapapa, po na shajne komunizmin, ku gjejm ne nje si komunizmi, si enveri, si alia, si shehu, si peristeri, si pali, kadriu, hekurani, stefani, lenka, ruci, zabiti, hamiti, manushi, koleka, jakova, spahiu, balluku, kapo, araniti (pu,pu,pu, sa i mire ka qene) lleshi, etj,etj, lista e kriminelave eshte e gjate, si kufiri qe masnim me pushke dite e nate.

 Duhet te behet kjo zbardhje po puna eshte se vitet kalojne dhe kjo ceshtje nuk eshte me akute si dikur. Problemi tjeter eshte se ata qe mund ta bejne kete zbardhje jane vete shumica te perlyer ne ate sistem, me koke e mend. Njeri sekretar partie, tjetri sekretar uzine e keshtu pafund.

 lumalas

vazhdoje listen me ata qe jane ne kuvend e qeveri sot se ata po na e fusin sot, mos u merr me kriminelat e vdekur...

PERSE NUK DENOHEN KRIMET E KOMUNIZMIT NE SHQIPERI

http://www.youtube.com/watch?v=vYrdHWR2wMY

Zvarrisja dhe përdhosja që shqiptarët i bënë diktatorit, jo për së gjalli por vetëm shtatores së tij, qe' një punë e lënë në mes. Një hall i madh që do ta vuajmë të gjithë, një sëmundje pa sherim te shpejte,nje mekat qe nuk do ta shlyejme dot per nje kohe te gjate......

 "....PERSE NUK DENOHEN KRIMET E KOMUNIZMIT NE SHQIPERI..." 

Pikerisht se eshte Buall Mavria ne drejtimin e puneve. Te ishte per ta zgjidhur kete problem, ai po te donte e zgjidhte menjehere. Tani nese ai i jep drejtim kesaj pune (ku njerzit te gjejne eshtrat te pakten), ai ka per ti dhene drejtim nga presioni i brendeshem dhe i jashtem, por jo nga deshira. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).