Alida Hisku preferon ta rrëfejë në vetë të tretë pjesën më dramatike të historisë së saj, duke lënë të kuptohen arsyet e qenësishme të një sjellje të tillë. Në rastet e tjera është mjaftuar me një retrospektivë të përgjithshme të persekutimit absurd, pa u futur në detajet e përjetimeve nga dit-netët e qelisë. E bindur se ndjeshmëria sensitive e bashkëvuajtsve mund t’i fsheh përfundimisht gjurmët e këtij krimi monsturioz, këngëtarja e famshme e viteve ‘70 zbulon për herë të parë një pjesë të skenave rrënqethëse, duke adresuar dhe një apel për viktimat e tyre. “Kërkojmë të hapen arkivat, por ngurojmë të hapim gojën”, shton ajo duke ju referuar grave dhe vajzave të dënuara, që vazhdojnë të heshtin për inkuizitorët e tyre.



Po çfarë sjellë tjetër Alida Hisku nga skëterra e qelive të diktaturës… Sa kohë zgjatën hetimet në qelitë e Brakës dhe çfarë u provua nga akuza si pjesëtare e grupit armiqësor të Mehmet Shehut?

Akuza fund e krye ishte një marrëzi, por hetuesit e kishin të pamundur të tërhiqeshin. Çfarë nuk përdorën për të zyrtarizuar legjendën e sajuar. Nuk mbaj mend sa dit-netë vazhduan me këtë avaz, sepse gjatë përballjes me ta, në një moment humba arsyen, logjikën dhe nuk e di si rrodhën gjërat më tej. Kur jam kthjelluar e kam parë veten në spital, në një dhomë të mbyllur me hekura dhe dryn, gati e njëjtë me qelinë e Brakës. Nuk e di sa kohë kisha aty dhe në çfarë rrethanash më kishin çuar. Ajo që konstatova ishin gjurmët e injeksioneve të shumta, një pjesë e të cilave ishin nxirë e mavijosur…

E gjithë kjo për ditarin e famshëm

Në fakt, gjatë hetimeve në birucat e Brakës nuk e zunë në gojë historinë e ditarit. E gjithë alibia aty përmblidhej tek përfshirja në rrjetin agjenturor të Fiqirete Shehut. Ditarin, me sa dukej, e kishin kaluar për ta shqyrtuar në linjë partie. Më thirrën e penalizuan për të në komitetin e Partisë së Rajonit Numër Tre. Nga deshifrimi i shënimeve të hedhura aty, konkludohej për demonstrim të hapur të frymës antiparti nga pozita reaksionare mikroborgjeze. Kjo më kushtoi flakjen nga radhët e partisë, çka nënkuptonte pushkatim politik, që niste me dorëzimin e teserës së anëtarësisë dhe persekutimin pambarim në punë, lagje, shoqëri etj.

Në hetuesi nuk u morën me historinë e ditarit që u kishin rrëmbyer fshehurazi në Konispol

Çështja për të cilën ngulmonin aty ishte shumë më e rëndësishme nga përmbajtja e shënimeve të ditarit. Që në seancën e parë, në qelitë e Brakës, hetuesit me akuzuan për përfshirje të drejtpërdrejt në veprimtari armiqësore. Ata vinin si përbindësha, përsërisnin të njëjtin refren dhe iknin duke marrë në nënsqetull dosjet e zverdhura. Futeshin dhe dilnin disa herë gjatë ditës, por edhe natën. I kam në sy fytyrat e tyre dhe më shfaqen si atëherë, të egër, brutalë, të poshtër. Të poshtër te Zoti…

Çfarë kujtoni nga ballafaqimi me ta në qelitë e Brakës?


Në fakt, hetuesit me të cilët u përballa në seancat e hetimeve në qelitë e Brakës ishin dy. Njëri, me sa kuptoja, ishte zyrtar i rajonit ku më kishin izoluar dhe në një farë kuptimi e shtynte procesin si me përtesë. Me të nuk isha takuar kurrë. Tjetri, që shfaqej si i tërbuar, ishte i Policisë Sekrete dhe vinte aty vetëm për çështjen time. Kisha pasur me të dikur një histori të pakëndshme. Më kishte ndaluar disa herë në rrugë e më kishte ftuar për kafe. Pas çdo refuzimi, provoja reagimin e tij në formë presioni, duke më kujtuar faktin që ishte oficer i sigurimit. Ndodhi, që kur ia kisha harruar fytyrën prej kohësh, m’u shfaq papritur në qelitë e Brakës. Mu errën sytë kur e pashë. Më uroi fillimisht me cinizëm “mirëseardhjen” me një “Hë zogu, po tani?” dhe vazhdoi me akuzat për tradhti, rrjet agjenturor, grupazh armiqësor etj. Unë e di ç’kam hequr prej tij. E vetme, e drobitur, në një qeli të errët…

Pra, me njërin nga hetuesit kishit pasur më herët një lloj marrëdhënie

Një farë njohje në kushte të padëshiruara, desha të them. Një tip i tillë ishte i njohur pak a shumë edhe nga shoqet e tjera. Ishte një kategori manjakësh nga radhët e sigurimit asokohe që gjurmonin këngëtaret e bukura, duke bërë të pamundurën për t’i shtirë në dorë. Në fakt, me mënyrën si paraqiteshin duke nxjerrë në pah misterin e detyrës, prodhonin jo pak tundim tek to. Të paktën unë, nga aq sa më kanë treguar koleget, di jo pak marrëzira të kësaj natyre. Në mjaft raste, këto soj mostrash merrnin përgjigjen e merituar flakë për flakë, por jo gjithmonë gjuetia e tyre shkonte bosh. Skifterët me kobure e kollare, siç i quanim atëherë, ishin mjeshtër të artit të shantazhit dhe nëpërmjet tij gjunjëzonin viktimat e tyre, duke u vënë në dukje pikat e dobëta dhe kleçkat në biografi. Pastaj, nëna ime…

Kaq e fshehtë ishte një dramë e tillë


Ata shfaqeshin hapur, por me marifete nga më të ndryshmet. Fillimisht me një ftesë për kafe, për të sqaruar ca rrethana delikate, pastaj direkt te oferta bastarde. Më kujtohet mirë sidomos prania e tyre në ditët e festivaleve në TVSH. Asokohe ato ishin eventet kulturore më të rëndësishme dhe njëherazi shërbenin edhe si sfilata bukurie. Për skifterët me kobure, që nuk i lidhte gjë me muzikën, kjo ishte pjesa më e lakmueshme. Harbimi nga privilegjet pa kufi të garantuara nga regjimi, u jepte guximin e çmendur për të pretenduar një lloj pronësie mbi çdo qenie të bukur. Një histori perverse kjo e asaj kohe të zymtë, që njihet pak në mjedisin shqiptar…

Sidoqoftë, ju keni një histori personale me njërin prej tyre

Ata nuk të shqiteshin kur të vinin në shënjestër. Pak a shumë kështu ndodhi dhe në rastin tim. Shfaqja pasmesnate e atij njeriu të shpifur në birucat e Brakës, kur nuk e dija pse ndodhesha aty, më la të kuptoja se arsyet nuk ishin politike. Në fakt, asnjëherë nuk e mora vesh në ishte rastësi apo pjesë e një operacioni të organizuar prej tij. Përballja me të këtë radhë nuk bënte fjalë për oferta kafesh, apo për biseda intime…

Me një fjalë ai nuk ishte thjesht hetuesi i procesit, por autori i legjendës, protagonisti i kurthit

Për mua kjo ka qenë e padiskutueshme qysh atëherë. Ca më tepër që ky lloj hetuesi-pervers nuk e fshehu asnjë moment qëllimin monstruoz. Kam pritur prej vitesh që kjo çështje të zbardhet në rrugë zyrtare, por me sa shikoj as ka njeri ndërmend të merret me të. Ca më tepër që historia ime nuk është e vetme e këtij lloji…

Pra, në rastin e arrestimit tuaj, arsyet nuk ishin të mirëfillta politike

Mua më penalizuan fill pas arrestimit të Fiqirete Shehut. Ato pak lidhje që kisha me drejtoreshën e shkollës së Partisë, “gjahtarët” e pashpirt i shfrytëzuan si një oportuniteti fatlum për të më futur në kafaz. Aty pastaj duart e tyre ishin të lira për gjithçka…

Që do të thotë?

Drama që kanë përjetuar vajzat dhe gratë shqiptare në qelitë e burgjeve ka qenë nga më të tmerrshmet. Mjaft syresh, për të marrë një leje-largimi nga fshatrat e thella ku ishin internuar për të shkuar në qytet te mjeku, duhej ti nënshtroheshin epsheve të të plotfuqishmit të zonës. Një shëmti e tillë ndodhte po kështu në burgun e grave, ku gardianët horra kalonin orët e shërbimit duke bërë seks të detyruar me të dënuarat e pambrojtura. Të gjorat gra, të ndodhura në një izolim të plotë bëheshin pre e instikteve kafshërore të zyrtarëve hamshor. Me një profil më çnjerëzor shfaqej kjo dramë në birucat e prokurorisë, ku oficerët e Policisë Sekrete përdhunonin vajzat e arrestuara.

Si në rastin e birucave të Brakës?

Diçka bastarde, e paperceptueshme nga arsyeja njerëzore. Hetues përbindësha që vizitojnë pas mesnate qelitë e vajzave të arrestuara. Përballje tronditëse, e frikshme që nis me fyerje e grushte për një vepër penale të pakryer dhe vazhdon me një batanije kokës. Pastaj hienat e natës vërsulen si ujku mbi prenë e tyre të mbuluar. Klithmat rrënqethëse mbyten po aty. Betoni i ftohtë i birucës nuk lë të depërtojë asgjë jashtë. Prej aty mund të dalin vetëm hamshorët. Kuptohet, pasi mbaronin punë…

Ç’ndodhte më tej me viktimat e tyre?

Për ato që rebeloheshin dhe protestonin kishte injeksione e gjilpëra për gjumë, por për të errësuar edhe memorien. Më tej kishte dhe psikiatri…

Me sa dimë, disa kohë keni qenë edhe ju paciente në psikiatri

E shpjegova pak më lart se ende nuk e di si kam përfunduar aty. Mbaj mend gjilpërat e shumta që kam bërë te birucat e Brakës. Emërtimin e tyre as sot nuk e di. Ato m’i injektonin me forcë për të harruar ato çka duhej të harroja. Me vetëdijen time me vonë kam përdorur shumë kokrra qetësuese të llojeve të ndryshme, deri tek morfinat, të cilat i siguroja nëpërmjet miqve të mi besnikë, që punonin në spital. Qysh atëherë kam marrë shume medikamente qetësuese dhe jam shtuar në spitalin nervologjik disa herë. Kështu ma shkatërruan jetën, rininë, familjen, shpirtin…

130 Komente

Si ia behet per nje emer te pervecem? 

emrat e pervecem jane ne arkiva

Br3dh, ketu eshte nje mundesi konkrete.  Alida Hisku mund ta coje kete ceshtje ne gjykate.  Hetuesi x me emer dhe mbiemer.  Ndoshta ne kete menyre vihen ne pune mekanizmat per te hapur arkivat.  

Hetuesi x do plumbin ne koke, por ce do qe Alida nuk paska nje burre ne familje qe ti japi derman ketij problemi!

Alida mund ta vriste dhe vete ne fakt..po s'besoj qe kjo do ishte zgjidhja per te gjitha ato qe ka vuajtur dhe te gjitha ato qe kane vuajtur.

Mbase nuk po e lexon postin tim si nje menyre per hetuesin t'i bej bisht krimit.  Perkundrazi.  Hisku (sipas artikullit) u apelon dhe viktimave te tjera qe "kerkojne te hapen arkivat, por ngurojne te hapin gojen".  Hisku ne te kunderten, nuk ka nguruar.  Po rrefen historine e saj.  Kete histori ta marre me emer e mbiemer e ta coje ne gjykate.  Avokati i saj te kerkoje hapjen e dosjes se saj si e drejte per faktim.  Nje gjyq i tille, sic thashe, duke u bere dhe jehone ne opinion publik mund te vinte ne pune mekanizmat per hapjen e dosjeve dhe arkivave.

Nje ide kjo.

Ndryshe, do vazhdojme te lexojme histori te tilla, por psheretimat e lexuesve nuk e cojne fajtorin ne burg.

Monda ky qe thua ti nuk eshte vetem se nje iluzion. Nuk ka si ta beje Nje Alide ose disa si ajo kete gje. Aresyeja eshte e thjeshte. Ata X-a i ke ne gjykata, prokurori dhe shumica jane avokate. Disa te tjere ne ministri te rendit si specialiste e te tjere me "biznese te forta". Kjo gje behet prej shtetit i cili ne parim e ka pranuar por eshte penguesi kryesor.

E thjeshte fare, ne krye te dy partive kryesore jane ish drejtues te larte ose sekretare partie. Ne Shqiperi perkthehen Inkuizitore. Ti themi qarte gjerat, Ruci i PS dhe Saliu i PD, njeri komandant e tjetri komisar.

Pastrimi ne Shqiperi i halese do te vije pas disa brezash, kur te qerohen fizikisht prej moshes keta inkuizitore. Deri atehere do te qajne Alidat, ne mos i futshin ne rubrikat roze vujatjet e tyre duke u hequr thelbin, qe ti lexoje rinia si ndodhi seksi.

Pastrim natyral?  Po sikur s'ka te njejtin efekt thone.

Mendoj se pikerisht Hisku qe nuk jeton ne Shqiperi (ne mos gaboj) e ka me te lehte te perdore emra te pervetcem.  Nuk ka c'humbet, perkundrazi.  Edhe sikur te censurohen mediat ne Shqiperi, internet ieshte nje platforme shume me e lire. 

Ne mos ne gjyq (duke te dhene ndoshta te drejte ne aspektin qe ky ish-hetues apo te tjere mund te jene ne poste kyce sot) ne opinion publik do familjarizohen keta emra.

Ne kete rast, sic tha dhe Br3dh do mungojne barrikadat (qe ashtu ishte sistemi, ligji etj) sepse kjo kafsheri ishte te pakten ne princip edhe kunder vete sistemit. 

Kam pershtypjen mi Monde se Alida nuk ka per ta bere ndonjere. Paranoja ose mania e persekutimit do ta pengoje perjetesisht. Eshte vertetuar ne BRSS kjo pune prej "psikologeve te zote" te diktatures se Stalinit. Vetem nje komb unik dhe me besim te forte te zoti i tyre, sic ishte ai i ebrenjve e kerkoi pambarimisht dhe sot ka arritur rezultate. Forca dhe dhuna e krimineleve komuniste ishte qe te punonin sot por edhe per neser.

Une kam njohje me disa te persekutuar qe u "kane rene dhembet" dhe aq te gjore jane sa "nuk vene dot as proteza". Nuk kane dallim nga Alida. Ata po vdesin te qete.

e ka burrin gjermon ajo ti plako dhe kto jon ala cik primitive kur vjen puna me mor hak. Monda, pranej dhe mu m'vjen neveri kur degjoj dike qe justifikon kto si "veprime te sistemit...ashtu ishte sistemi...". Sepse edhe sistemi me unik n'bote ndertohet mbi rregulla dhe ne te tilla raste, edhe vete rregullat e sistemit jane thy packa se ato qe i thynin, i benin me dijenine e eprorve e bile, sepse u kerkohej me denu "X' apo "Y". Nuk jam fort i sigurt nqse ligji ka force prapa-vepruse ne ket rast (ose ne cdo rast tjeter). Kto kujtime kane me ngel keshtu, thjesht tregime dhe artikuj gazetash.

Po, tamam. Aq konkretisht eshte mundesia sa vec ca kokrra nga Biroja u denuan per... kafet e teperta. Cuditem qe e degjoj kete prej teje motra, se e di qe ti e di qe ka 20 vjet qe "hapja e arkivave" i tundet popullit para syve si copa e mishit ujkut.

Birucat e Brakes ka qene ne krah te djathte te rruges per ke treni kur shkojshim per ne plazh me cunat. Nje selvi ke dera. Ndertese tipike sigurimse ngjyre gri.

Vije lineare ishte stacioni i policise treshi qe nuk ishte me larg se 100 metra.

Gjith Tirona ishte keshtu,  duke perifrazuar fjalet e te madhit Pipa, gjith vendi u kthy "vec burg e kasaphane".

 

O Bej, kshu si po e shpjego ti, i bi me qene te kryqezimi i rr Mine Peza me rr e Brakes. Po te ai kryqezim, nga krahu i djathte kur u futshe ne brrake per te vajt te treni, ka qene hetusia (pothujse perballe gjelltores) msanej vite nji pallat tre katesh me tulla te bardha, dhe masanej vishin shpijat private. Ku na pska qene kjo vila. Spo me mkujtohet gjall n'bot.

Ne fund te Mine Pezes per tu kthy nga treni.

Ne te majt dyqoni vjeter i bukes edhe shpia e Mira Koncit qe e kom pas ne kopesht.

Ne te djatht ndertesa e pare eshte hetusia me birucat.

Ti qeke i lagjes me cun

 Po me pra, ka qene hetusia dhe jo ndertese e sigurimit dhe mesa di une hetusia ska pase biruca. Birucat kane qene ose te treshi ose te burgu. Ato te treshit i kom pa vete... Nejse, ne treshi na kapte, po nuk jom tamom i lagjes tate.

Meqenese ky shtet i sotem i post totalitarizmit ka vendosur per te mos i hapur per popullin arkivat e pislleqeve te bera ne kohen e diktatures, do te ishte nje gjest shume i mirepritur nese Aida do te bente publike emrin e ketij hamshori qe abuzonte me postin. Mbase ne kete menyre do te nxiteshin dhe te tjere te abuzuar per te treguar emrat e agresoreve te tyre. Beju e forte Aida dhe tregoje emrin, te garantoj qe do heqesh nje peshe te rende qe te mundon vazhdimisht. Nuk ka pse njerez te tille te mos denohen, qofte edhe moralisht, sa jane akoma gjalle! 

Histori qe te ben mishin kokerr, llahtare e vertete. Jam dakort me te gjithe me siper qe duan emrin e "hetuesit" apo "hetuesve". Alida nuk ka c'humb. Duhet dhene nje emer te pakten qe historia te kete efektin e vertete. Bile do thoja qe fare mire Alida mund te jape disa emra. Le te shohim nese dikush nga keta trimat eshte akoma person publik. Por edhe ne mos qofte, boll te dale emri ne faqe 1 te gazetave dhe kjo eshte baraz me poshterimin qe vete Alida ju desh te kalonte.

Plumbi do ishte gjeja me e mire, por harrojeni. Sa viktimave ju shkaterrua jeta nga regjimi dhe asnjehere gjate ketyre 20 vjeteve nuk degjova per ndonje tentative per hakmarrje ndaj mostrave, vertet e cuditshme. Nderkohe nuk e kemi problem ta heqim qafe tjetrin per 1 vije uji, te pamen me inot, ngacmim te dashnores etj.

Alides i uroj parajsen per kusurin e jetes se boll ferr ka pare.

Nuk e kupton qe asaj i kane hequr ate pjese te trurit qe eshte reaguesi. Ajo vetem tregon por nuk ka urrejte se ne oksipital ka nje mpirje qe eshte efekti i pare ka patur rezultati i presionit psiko bashke me drogat.

Jam me Monden. Kjo histori rrenqethese dhe e turpshme kerkon nje emer te pervecem mbi tryeze dhe prej andej duhet te filloje... Koke per koke. Jete per jete. Nuk besoj se ai njeri do kete ndryshuar zanat. Ndoshta do jete ende ne ndonje zyre sigurimi.

Respekt per Hiskun dhe vajzat e tjera si ajo.

te gjithe jurista i ke

...ose prokuror apo kryetar gjykate kushtetuese.

Ndonje ka perfunduar keq, me fantazma qe s'i shqiten ose frike ne zemer se po e vrasin.

Mos u shqetesoni, te persekutuarit kane hequr dore nga hakmarrja, nuk behet lufte civile se nuk jane soji i komunisteve.

Keshilltar te kryeministrit aktual demokrat, punonjes te SHIK-ut, deputet te PD-se ose koalicionit, punonjes Hipoteke dhe Kadastre, Kryetar te OJQ-ve.

Nuk kane rendesi ata te PS se jane te deklaruar, vetem emrin e nenes kane nderruar, ate te Partise.

Kur jam kthjelluar e kam parë veten në spital, në një dhomë të mbyllur me hekura dhe dryn, gati e njëjtë me qelinë e Brakës. Nuk e di sa kohë kisha aty dhe në çfarë rrethanash më kishin çuar. Ajo që konstatova ishin gjurmët e injeksioneve të shumta, një pjesë e të cilave ishin nxirë e mavijosur…

ne cilin spital? ne ate psikiatrik i conin? cili eshte roli i mjekeve ne keto historira?

self, duket shume e ngjashme me nazizmin vetem me ndryshimin qe nazistet nuk kerkonin shale grash (me aq sa di une).

mos e pyet... shumë psikiatër janë larguar nga shqipëria pas 90, sepse me hir a pahir, spitali psikiatrik pranonte njerëz, që rregjimi nuk i donte si puna e kësaj zonjës... të cilat u bëheshin koktejle qetësuesish e antipsikotikësh...

-----

jam tërësisht e mpirë nga kjo histori...

Sa vjec je ti vllai? Pyetje eshte kjo?

Per ty dhe komunickat e reja qe perflakin akoma flamurin me draper e cekan pa ditur gje. ( nuk uroj te besh gjoja) Edhe per ca qe mbajen Ce-ne si mode:

Kundershtaret politike me rrezikshmeri te larte por qe nuk duhej te zhdukeshin fizikisht pasi kishin nje reputacion ne popull dhe nuk ishin te rrezikshem politikisht, trajtoheshin ne nje nga keto menyra. Futeshin ne spitale psikiatrike dhe trajtoheshin me terapi te vecanta drogash dhe elektroshoku per te bere goditje tepjeseshme te trurit dhe per te krijuar vuajte te perhereshme depresive. me kete menyre ata nuk izoloheshin por dilnin perseri ne publik por tashme ishin te transformuar. Kjo i bente ata qe i shikonin, masen, te kishin llahtare frike dhe disa te tjere ti shikonin qe ata tashme ishin figure e  degjeneruar. Sovjetet ishin mjeshtra aq sa prej tyre mesuan edhe hitleraianet ne vitet mbas 30 por keta te fundit nuk kishin kohe  te merreshin me te tilla gjera se nuk u premtonte koha dhe e kaluan ne ekstrem.

Si kuriozitet Spitali psikiatrik( pavioni famekeq 17) ishte prane spitalit te burgut dhe morgut.

Kam degjuar per sovietet, por nuk e kam ditur qe kane qene aplikuar keto metoda edhe ne Shqiperi. Kjo eshte hera e pare qe e shoh spitalin te permendur publikisht.

Po a ishim miq me Sovietet deri ne '60? Nga mendon se i mori mesimet Sigurimi?

Llahtara nuk mbaronte me kaq per Aliden & Co. Propaganda e fshehte ishte aq efikase sa edhe njerez qe nuk kishin komuniste ne familje e konsideronin Aliden si pa moral dhe kurve. Eh, zot o zot cfare tmerri ka qene.

Jo, kurve jo! Never! Per Hiskun jo. Me sa di vete, flas, gjithnji.

Puna e Alides na mbeti shume mister (flas per doren time), u peshperit per nje ditar ne te cilin paskesh thene qe "kur mbyll syte me shfaqen skenat e medha te Perendimit" - se ajo vertet mbyllte syte kur kendonte. Kaq me vjen ne mend qe kam degjuar. Edhe mbaroi puna, askush nuk mund te kerkonte te dinte pse e qysh. Fjalet "veprimtari armiqsore" ishin te mjaftueshme per te mbyllur cdo zhbirilim apo kuriozitet. Nuk hynte te kengetaret qe une i kisha qejf, por flitej se ishte "people's sweetheart" ngaqe vinte nga klasa punetore. Ne mos gaboj ka qene ne shkollen e Partise kur ka ndodhur kjo. Pervec Vace Zeles qe ishte absolute konstante, kjo ka pas konkurruar me Ema Qazimin ne domainin e muzikes se lehte. Ishte dhe Lili (Kondakciu), por pak me pas dhe anash... tjeter gje ajo.

Per c'thote, duhet emer. Dhe duhet rivendos denimi me vdekje se gjasa qe keto jane te verteta me eshte shume shume shume e larte. Gjithfare figurash te lyrshme te sigurimit te shtetit duhet te kene bere nga keto pislliqe - pershkrimi i saj i delirit te pushtetit nga ana e tyre duket jashtezakonisht i sakte dhe real. Puna eshte qe te arrijne te dokumentohen gjerat. Ajo duhet te thote nje emer, ne mos e paste thene deri tani. Dhe nuk di, por nje jete ka njeriu dhe motra kemi te gjithe. Vetgjyqsia eshte vec nje shot away.

Keqardhja per vuajtjen e tjetrit eshte nje ndjenje " e pandergjegjshme" apo e "ndergjegjshme" ?

 

Forca dhe dhuna e krimineleve komuniste ishte qe te punonin sot por edhe per neser.

I ke rene ne koke kei.  Kjo thenie vlen per disa persona ketu qe thone rendom qe edhe pse ishte diktatura me e tmerrshme e europes lindore, jetohej gjithesesi.  Duhet te jesh jashtzakonisht naiv dhe mos ta kesh fare idene se cfare ndodh, te thuash te tilla gjera kur 1 ne 3 persona ne Shqiperi ne ate kohe ishte hetuar nga sigurimi.

 

Interesant reagimi i shume vetave ketu qe preken e indinjohen me te drejte me barbarite qe jane kryer ndaj Alides nga qente zagare te komunisteve.  Them interesant, sepse kur kam folur ketu ne peshk per dekomunistizimin e munguar te shoqerise Shqiptare shume me kane sulmuar si hakmarres e i mbushur me mllefe, e me kane permendur ata parrullen 2 lekshe per bashkefajtore e bashkevuajtes e ndjekur me disa gjepura te tipit qe do shkaterronin shoqerine Shqiptare masa te tilla.  Ngjarje si kjo e Alides por jo vetem, jane arsyeja qe duhet bere cmos per hapjene dosjeve te komunizmit qe te vertetohen felliqesirat qe kane bere te tilla barbari e te gjykohen si kriminele kunder njerzimit e te kalohet nje ligj lustrimi qe s'do i linte te tille persona te beheshin as pastruesh zyrash te shtetit e jo me te beheshin deputete, prokurore, gjykates, avokate, ministra e drejtore.  Nje veprim i tille do bente goxha progres ne pastrimin e politikes shqiptare dhe clirimin e saj nga shantazhet e ndyra qe bejne njerez si Berisha me shoke.  Nuk mund te qetesi dhe normalitet ne shoqerine Shqiptare deri sa e verteta te zbardhet dhe drejtesia te vihet ne vend.  Emrat e pervecem merren vesh me hapjen e pakushtezueshme te dosjeve dhe me kalimin e nje ligji te ri lustracioni.

Pas  diskutimeve te shumta qe jane bere per eterit, kur eshte folur per krimet e komunizmit, me shume se pyetja: A eshte gati Alida te thote emrin?, me vjen ne mendje pyetja: A jemi gati ne te dime emrat?.

thanks

Po dhe po.

Ketyre monstrave ju duhet bere gjyqi nje sahat e me pare, para se te fillojne te skadojne ne forma natyrale.

Te marrim shembull nga hebrenjte qe po i kerojne nazistet e fundit me qiri neper bote para se te vdesin vete. Kurse ne i kemi plehrat midis nesh, madje dhe ne pushtet sic spekulohet nga shume veta me siper...

hebrenjte po kerkojne nazistet

p.s: pak me poshte Dija ka sjelle nje shembull, pikerisht per kete.

Histori e dhimbeshme,lufte klanesh dhe intriga nomeklaturash midis sigurimit te shtetit dhe te afermeve te familjes Shehu,por qe nuk ka aspak lidhje me krimet e sigurimit te shtetit dhe komunizmit kunder shtreses antikomuniste te aso kohe.

 Ka qene nje kjo, kengetare e zonja.

Tamam, kjo histori nuk ka aspak lidhje me krimet e sigurimit te shtetit dhe komunizmit kunder shterses antikomuniste te asaj kohe....

Tani nja dy fjale per ato qe dun emrin e hetusit. ja u be i ditur e po pastaj. Kush do e denoj? Mbi cbaze? Pse do denoka ky, kur te tjere qe kam bere 100here me shume e kane honger pensionin per qejf, apo vazhdojne ta hajne per qejf, apo jane neper pozita dhe me lidhje me qeverine si ai kokep.. i 55's

 Prinderit e mij ma kane vene emrin per hir te kesaj kengetareje smiley un  nuk e kam para ndonjehere gjate femijerise sime .. qenka zhdukur nga sistemi..ajo qe me ben te revoltohem ne raste te tila eshte HESHTJA,  kam frike se veç te tjerave, prapa saj ka akoma luften mes mos identifikimit te brendshem te viktimes me agresorin..  pikerisht kur ne nje kohe dhe kur dhunoheshe seksualisht fajin e kishte viktima.. it keeps going on rrofshin dosjet e djegura!

 Pse kaq me vones Alida? Kane kaluar 20 vjet!

 

 Artian po me habit, dmth me mire te mos fliste fare dhe tani pas 20 vjetesh.. me e keqja eshte se serish nuk ka folur.. dhe me e keqja eshte qe ne akoma e gjykojme nese i bejme pyetje te tilla..

 ..shiko,perdhunimi eshte nje akt shume i rend, dhe nuk besoj qe nje njeri ta mbaj kaq gjate, (20 vjet)brenda nje shpirti, nje plage qe e mundon cdo dite, pa bere perpjekjen me te vogel per tu sheruar,denoncimin! Ne mos ajo vete te afermit mund te mernin emrin dhe ta denanconin personin qe ka bere perdhumin.Ajo shkone me tutje kur thote se ne ate burg beheshin perdhunime, masive, simbas konceptit te Alides!

Kaq femra te denuara duhet te kishin bere shembull njerin te pakten.Cpersin me? Ai/ajo qe eshte frikacak, eshte i humbur dhe jo i fituar!Ne rastin konkret ky shkrim do te ishte thjesht nje retorik imagjinare e nje personi per kredo politike ose ekonomike>

po poplli yne eshte fukara gjakprishur more. Mire athere, po tashti ke nigju noi krisme per sa e sa vajza jane grabit dhe derguar rrugeve te evropes ?

Mu kujtu nje rrefim i nje te persekutuari, e kam permend dhe here tjeter. Te persekutum qe ne djep keta , i kishin kerku i here llogari dhe babes qe demek  pse nuk u oarganizuat ngritet krye ndaj diktatures ne ato vite. E baba vet i kish thene :  'Po qysh tja bonim o bir, aty ku ishim, dhe ne ate gjendje ku ishim, na dilshin leket vetem per te shku me tren gjer ne rrogozhine. As leke per bilete per Tirane skishim'

E njikshu eshte dhe puna e revoltes se ktyre , qe sot e ke te sigurte sju ka njel nam e nishan, as prona, as taraf. Ato kokrra qe kane mbijetu, o jane akoma neper bodrume, o i ke jashte shtetit me kuc e me mac.

nuk i ve dot faj asaj se pse nuk u mor me t'kalumen se ka dash me rekuperu kohen e humbme dhe me mendu per t'ardhmen e vet e te femijve...masanej, ti vet e shan mbare e prapsht sistemin e drejtsise ne Shqiperi kur nuk mbron voten e opozites; si mendon ti se ky sistem drejtsie e mbush me kto ish-hetusa do kish von drejtsine ne vend per A. Hiskun?

E ka hallin ne tjeter vend artian o Bredharake.  Artiani do te thote qe meqe s'paska thene gje, me siguri qe genjen e s'ka ndodhur gje.  Para ca kohes sec gjeti nje artikull ku thoshte qe qeveria kompensoi familjaret e 760 vetave te pushkatuar gjate komunizmit, e donte ta shishte kete gje si prove qe gjate asaj periudhe ka pasur vetem 760 te pushkatuar.

Persa kohe Alida dhe te tjerat/tjeret rrefimet i kane pa emra, ata qe kane kryer keto monstruozitete jane fitues. Kjo eshte fatkeqsia me e madhe, edhe me e madhe se vete fatkeqsia qe i ka ndodhur Alides smiley

Nuk i ve fare faj Alides qe nuk ka folur deri tani. Sic thuhet ajo eshte perpjekur t'a zgjidhe kete privatisht dhe meqe e ka humbur durimin e s'ka gjetur zgjidhje po e ben publike. Ka qene edhe e preokupuar me sherimin e vetvehtes per te ardhur deri te pika ku mund te perballet me te kaluaren e vet. Po ashtu, megjithese per te ardhur keq, eshte e kuptueshme qe pas gjithe atyre qe ajo ka hequr, te kete akoma komplekse 'viktime' pra frike nga pasojat, aq me teper nqs ndonje emer i pervecem ka akoma fuqi e pushtet sot qe nuk do me cudiste fare. Njerezit mbushin nje dhemb qumeshti kur jane 5 vjec dhe kane akoma frike nga dentisti kur jane 50. Eshte e qarte se ajo megjitese tashme jeten e ka diku tjeter dhe fatmiresisht me fat me te mire, paqe nuk ka gjetur akoma, prandaj edhe flet per c'ka i ka ngjare. Une mendoj se e vetmja gje qe duhet bere per te eshte t'i jepet mbeshtetje dhe patjeter te inkurajohet te tregoje me gisht autoret, pra te perdore emra. Por ajo duhet mbeshtetur pavaresisht nga kjo. Fundja boll degjuam se ku i kalon pushimet Ciljeta dhe ke ka dashnor Inisi.

me sa di une, Alida Hisku ka shkruar nje liber keto kohet e fundit, (ne gjuhen gjermane me duket).

patjeter qe  ne kete liber, Alida jep akoma me shume te dhena. ndofta edhe emra hetuesish.....  shpresoj.....

mbase kjo eshte arsyeja (dhe eshte e kuptueshme),qe ne kete interviste,Alida tregohet pak e kursyer....

Nuk eshte e lehte te denosh nje ngacmues apo perdhunues. Drejtesia nuk zbardh dot raste qe kane ndodhur dje per sot jo 20 vite me pare. Fatkeqesisht.

Tmerr!!!!!! Histori rrenqethese!

ca me komentu robi ktu  smiley

kto lloj historish mos i renshin kujt per hise, mos te renshin se .....kot me fol se cdo beja une a cdo benit ju.

Une si kam jetu ato kohe, me te nigjume e te rrefyme i kemi.  Kush di, ben mire te tregoje. Venia  e gishtit tek keqberesit nuk eshte aq e lehte per tu bere.

Bota ime u permbys nje dite, kur prindi im, me tregoi se babai i dhembshur e i dashur, njekohesisht dhe xhaxhai i perkujdesur, i shoqeve te mija tek te cilat hyja e dilja ne shtepi, i perkedhelur nga pushteti i atyre koheve ,ne vitet e rinise se vet, kish perdhunuar sistematikisht koleget e reja te pambrojtura apo te persekutuara.  Ai njeri me te cilin une kisha bere shaka e muhabete kushedi sa here mu peshtiros per jete te jeteve. Cka bera une, ishte qe i kallzova ne konfidence vec 2 miqve te mi te ngushte qe gjithashtu e njihshin. Kaq.

Nuk eshte ceshtja a hapen apo mbyllen dosjet, kjo qendron por eshte dicka anesore, e rendesishme eshte qe Sigurimi, dmth. punonjesit dhe bashkepunetoret e tij duhet te ndalohen me ligj nga postet ne administraten shteterore. Hapja e dosjeve pa kete ligj eshte kot, vetem mund te behet shkak per ndonje vetgjyqesi. Ja i morem vesh emrat (qe une psh. di shume spiune te Sigurimit), po pastaj? Duhet ligj qe mese paku t'i ndaloje te na qeverisin apo bejne pjese ne administraten publike qe merret me ceshtjet tona. Kjo cfare tregon Alida Hysku eshte nje tmerr, ashtu sic ishte tmerr edhe mbytja ne gropen e fekaleve te dy prifterinjeve nga dy sigurimsa te tjere ne Shkoder (keta jane me emra). Ketu kemi te bejme me bande kriminelesh, qe nuk njeh asnje rregull, qofte edhe rregulla e ligje qe kane vendosur vete. Kjo eshte tirania ne veprim dhe prokuroria mund te gjeje material per te filluar hetimet. Te gjithe keta sigurimsa, hetues, prokurore apo gjykates te ceshtjeve politike sot jane perseri ne institucionet e shtetit demokratik shqiptar. Pa u hequr keta nga keto poste nuk mund te kete drejtesi dhe as denim moral apo ligjor te ketyre krimeve. Eshte koha qe hetimet, parlamentare ose nga prokuroria duhet te fillojne per krimet e kryera nga komunistet ne Shqiperi, qe ne kohen e L2B dhe gjate periudhes 44-91 (duke ditur qe ligji per krimet kunder njerezimit dhe genocidit i 95-es eshte ne fuqi). Nuk mjafton vetem hetimi per Masakren e Tivarit, duhet hetuar me shume.

Me fal qe po t'a cpoj tullumbacin (e di kete shprehje besoj, meqe jetoke ne Amerike), por sinqerisht eshte hipokrizi te degjosh ket nga ti. A mund te me thuash sa vite gjate ketyre 20 te fundit ka qene idhulli yt ne pushtet? Cfare beri ai idhulli yt per te nxjerre ligjin? Cfare beri per te sjelle njerezit pergjegjes para drejtesise? Turp t'ju vije!

 Kjo eshte nje liste e perfolur e ish-agjenteve te Sig vertetesia e te ciles mbetet seriozisht per tu verifikuar:

LISTA E DYSHIMEVE 

Jemin Gjana – I vogli 

Shaban Memia – Qukapiku 

Jozefina Topalli – Dizenjatorja 

Spartak Poci – Inxhinieri 

Prec Zogaj – Ciftelia 

Servet Pellumbi – Rraketa 

Astrit Patozi – Alfons Balshaj 

Ekrem Spahia – Drita e kuqe 

Ridvan Bode – Financjeri 

Besnik Mustafai – Shkrimtari 

Edi Paloka - Kermilli

Ndre Legisi - Fryma

Diana Culi - Konja

Nard Ndoka - Kronometri 

Vili Minarolli – Profesori 

Mark Marku - Korija

Moikom Zeqo - Harku

Teodor Laco – Dragoi 

Arben Imami - Guacka

Ylli Pango - Violina

Leonard Demo – Murrizi 

Fatmir Mediu - Ferra

Frrok Cupi – Llulla 

Genc Pollo - Perkthyesi

Anastas Angjeli - Mjalti

Abdi Baleta - Stilografi 

 me falni per naivitetin por po talleni me kete liste apo ka dhe ndonje perqindje sado te vogel vertetesie..

 Nuk te jap dot pergjigje te sakte por kjo liste ka vite qe qarkullon neper analet e medias shqiptare. Vertetesia e saj zbardhet vetem me hapjen e dosjeve. Por me duket se politika ne Shqiperi nuk deshiron akoma te merret me ceshtjen e dosjeve. Me mire vone se kurre por ama po u hapen shume vone bie rendesia e tyre.

 me duket e pabesueshme si liste.. smiley te pakten preferoj ta ndiej kesisoj..

nuk eshte pergenjeshtru naihere o Alidea smiley

 ..pra na udheheqin spiunet..Ruzhdije smiley, dhe ne kampin tjeter ka spiune dhe bij spiuneshsmiley mjere ne thuaj!

Kjo nuk do te thote asgje.  Nuk provohet gje nga mos pergenjeshtrimi i qarkullimit te nje liste thashethemexhie.  E vetmja menyre qe provohet se kush ka qen oficer apo bashkepuntor i sigurimit eshte me hapjen e dosjeve.

Kjo liste mund te jete e veretet, per hater te zotit !

Ke harruar nje "hallke", po ashtu edhe media komuniste.

Ne zgjedhjet e '96 , kandidatet per deputet kane kaluar ne komisionin Bezhani, dhe kush doli i "ftohur" iku nga politika, nuk po them emra se njihen, ka pasur edhe nga ato qe nuk e prisinin qe e emri tyre te jete ne dosjen e bashkepunetoreve te sigurimit, me justifikimin se kane pasur probleme me sigurimin shqiptar, kane firmosur letra, por nuk kane pasur dijeni se bejne pjese ne familjen vellavrasese siç ka qene sigurimi shqiptar.

Pse socialkomunistet e hodhen poshte ligjin per lustracionin ?

C'lidhje ka ligji i lustracionit me dosjet e Sigurimit? Meqe i bie kshu pyet njer pse Ambasada Amerikane dhe Evropa ishte kunder ketij ligji? Apo dhe ata social-komunista?

ligji i lustracionit hapte dosjet per deputetet dhe funsionaret e larte. PS-ja e kundershtoi fuqishem. Dihet pse.

 Po Cacit pse mjalti? ai osht zeherr.

are you serious? Jo se preudonimet kon tregus autenticiteti te papam.

Pikerisht prandaj edhe une dyshoj se duken si pseudonime te sotme. "shkrimtari" - pse mer, vec nje shkrimtar kishte ne rradhet e Sigurimit keshtu? Sa kot.

 Rajmpnda Bulku - Bulkthi

Sali Berisha - Lahuta

Pjeter Arbnori - Katoliku

Azem Hajdari - *ari

Fatos Nano - Tavlla

Ed Rama - Lakuriqi

Ilir Meta - Kokelopa

Ekrem Spahia – Drita e kuqe

po ky, pronar bordelloje ka qene....smiley

 

 Normalisht jam kunder censures adminesh, po kur ne nje teme kaq delikate lexoj idiotlleqe me lista emrash e pseudonimesh me duket sikur je ne nje spektakel opere dhe idioti i radhes, qe e ka zene gjumi, fillon e gerhet me te madhe. 

P.S. 

 

Ruzhdija - 1 Nën 2010 - 11:39pm - # 

nuk eshte pergenjeshtru naihere o Alidea

Ky po qe eshte argumentim!

 

ky romaku eshte nga njerezit me te ulet qe te bie rasti te ndeshesh. Nuk ndalet para asgjeje vetem te beje politike. Edhe para nje historie te tille. Po nese e do keshtu me lista punistesh pse nuk nxjerr edhe emrin e Edi Rames qe perflitej se spiunonte shoket e skuadres? Mos te harrojme qe Alida Hysku nuk po flet per bashkepunetoret e Sigurimit, por per oficeret e Sigurimit. Keta i benin perdhunimet e torturat.

Bulo listen se kam bere une e solla meqe ka pak relevance me temen. Por nese edhe Rama ka qene spiun le te zhduket edhe ai, te zhduken te tere nje nga nje qe te pastrohet vendi. Po nese ke info per Ramen sille ta shohim ne qe se dime. Se kuptoj pse nervozohesh kaq shume. Nuk i kemi babe e nene ato njerez ne liste qe te na zere meraku.

hahahahahahahahah -edi paloka - kermilli- hahahahahahahhahahahahaha

po ja pra jo se keto jane lista thashethemesh per te mbuluar spiunet e vertete. PD-ja miratoi ligjin e lustracionit qe hapte dosjet per deputetet e funksionaret e larte, deputetet e saj PD i ka kaluar ne site qe heret. Psse e kundershtoi PS-ja ligjin e lustracionit nese keta emra qe permenden qenkan spiune?

Si i fute ne site ti deputet e PD-s kur s'ke pare dosjet e Sigurimit se jam kurioz ta dij? Lere qe dosjet kane vite qe jane zhduk, duke filluar me dosjen e Sules te paren.

Po i ka pare Berisha pra se arkivat i ka pasur te gjitha ne dore.

Komunizmi ne Shqiperi pati anen e tij te erret.Ne emer te Shqiptareve u bene krime ndaj Shqiptareve.. Kjo s'mund te falet, kur degjon qe keto kane ndodhur pas viteve 80 eshte akoma me rrenqethse.

Ajo qe me ka habit duke lexuar historite e njerezve qe jane gjalle ende ishte egersia e sistemit ndaj njerezve "te vet".! Me shume vuanin dhe torturoheshin njerezit e thjeshte qe ishin me tesere partie dhe punonin si kafshe ne ate kohe se te tjeret qe ishin te skeduar si armiq

Kur mendon qe sot me 2010 rrugacet e sigurimit dhe pjellat a tyre jane ne pushtet eshte perdhunimi i dyte i njerezve te pafajshem.  Pse duhet te mbahen sekret emrat e atyre qe shkatruan jeten e kesaj kengetares sot ne vitin 2010? Mos harroni qe sipas ligjit edhe ne ate kohe perdhunimi dhe tortura ishte krim dhe mbaje pergjegjsi penale. Ata qe e kane torturuar duhet te pergjigjen para ligjit dhe te mbajne pergjegjsi penale.

 

  

 

 

ke te drejte, por mos haro se sot perdhunohet akoma me shume. Sot te perdhunojne duke te joshur me para, sot te perdhunojne duke te kercenuar me lenien e vendit te punes, sot te perdhunojne per te te dhene dipllomen apo nje note kaluese, sot te perdhunojne duke te ofruar nje vend pune, sot te perdhunojne thjesht duke te treguar sesa te pasur jane bere brenda disa viteve. Pra nuk eshte ceshtje sistemi por ceshtje geni. Ka frymore ne kete bote qe per te realizuar epshet e tyre ligeshtore perdorin cdo mjet pa e menduar gjate sesi do ndiheshin nese dikush tjeter do te bente te njejten gje mbi ta.

interesant eshte pseudonimi i astrit patozit - alfons balshaj!!!!!!!!!!! Cfare i ka shtyre shefat ta matrikullonin me kete pseudonim qe ngjason me nje emer normal? Prandaj duhen hapur arshivat se ka hapesira te shumta per studime dhe analiza. 

 Te qenit agjent i sigurimit te shtetit mendoj se ndoshta nuk te ben menjehere fajtor. Po nese ishe ne bordero te sigurimit te shtetit per ceshtje te sigurimit kombetar? Po nese ishe aty per kunderzbulim? Po nese ishe aty ne sektorin kunder UDB apo Asfali? Po nese jepje thjesht info per abuzuesit e prones shteterore? A ka nje dallim te qarte mes informatoreve qe fabrikonin pandershmerisht informacion politik dhe atyre qe i sherbenin interesave jopolitike te shtetit? Se edhe sot SHISH ka agjente edhe nuk mund te fajesohet cdo njeri qe punon per organet e sig te shtetit. I bej keto pytje per tu qartesuar me mire se ne cfare lloj kapaciteti rekrutoheshin dikur bashkepunetoret e sig.

keta frymoret e kesaj liste, nuk ishin agjente, por informatore, ose fuksa vullnetare. Detyra e tyre ishte te spiunonin te tjeret per cdo gje qe ju dukej armiqesore apo antiparti etj etj. Sesa mire e kane bere punen kjo gje besoj se nuk do te meret vesh kurre, ...........

 Prec Zogaj e ka pranuar publikisht qe eshte rekrutuar padeshire ne sigurim ndonese kurre nuk ka ofruar ndonje info inkriminuese per ndokend. Kjo deshmi e Precit kombinuar me natyren e tij paqesore dhe elokuencen e mendimit qe ai manifeston hedh poshte bindjet kallpe te krijuara per figuren e sigurimsit si 'komunist i poshter e i devotshem, i afte per cdo pabesi'.

Jo po te ben engjell!  S'e paske idene me duket se cilat ishin funksionet kryesore te sigurimit. 

Sigurimi origjinen e tij e ka qe ne fillim te 1943-shit, dhe vete Enver Hoxha e ka thene me gojen e tij qe ka qene mese i dobishem ne ardhjen ne pushtet te komunisteve dhe fitoren mbi grupet e tjera te rezistences.  Pra thelbi i funksionit te sigurimit ka qene shtypja e revoltes dhe opozites ndaj regjimit komunist.  Pra aktivitet e sigurimit kane qene pergjithesisht te drejtuara kundra rreziqeve politike dhe ideologjike qe mund ti paraqiteshin regjimit komunist. Sigurisht kjo do te thote qe rigoroziteti i rekrutimit te oficereve te sigurimit ishte me i madh se rekrutimi i ushtareve te Liebstandartes SS.  Komunistet me te eger, me besnik e me militatnte dhe njerzit me te besuar te Enverit dhe regjimit komunist. Oficer sigurimi beheshe vetem me rekomandimin e sekretareve te partise te rretheve (gauliterit e PPSH-se), krytareve te deges se punes se brendshme te rretheve ose te tjere zyrtare te larte te PPSH-se.

Miri - ferra- hahahahahahahahhahahhah ja kon gjet tamam, ai tamom si ferre eshte kur te ngjitet e te bo muhabet se nuk di me pushu. Mark marku -korija- edhe ti Mark? po pse nuk e ke pranu si shoku jot poeti Zogaj? Pranej je bo ti bodigardi stoik i nismave idiote te Berishesh! Ah Mark, mark duhet te ma kishte mare mendja me pare qe ti vetem keshtu mund te mbijetoje ne ate kohe, por edhe sot, per fat te keq.

Leonard Demo – Murrizi  Mos behet fjale per Leonard Demi depudet i PD-se dhe kryetar i komisionit te mbrojtjes?

e mer boll

maji frenat a thu se ke pa shpirtin e shenjte dhe ti

nje liste gazetash alla kac myftari eshte

http://www.youtube.com/watch?v=YQWbiDYExIw&feature=related

http://www.youtube.com/watch?v=a8YH_flP-mg&feature=related

http://www.youtube.com/watch?v=utBVMgDey3s&feature=related

Sa per ata qe kerkojne emra, akuza, gjygje, demaskime, duhet te dine QE ALIDA NUK MUND TE PROVOJE ASGJE NGA ATO QE THOTE. Hapja e dosjes do te tregonte absurditetin e hetimit, por NUK mund te provoje asgje per gjithe mostruozitetin e ngjarjes.

Kush nuk e ndien kete histori, mire eshte qe te kursejne humorin per tema te tjera. Pak respekt, per grate ne pergjithsi dhe ato shqiptaret ne vecanti.

Te pakten ne kte teme, disa nga ata qe flasin per "mrekullite e 45-90" , paskan patur perulesine ose drejtgjykimin per te heshtur. Aferim!

kush tha qe do heshtin mor

ja prit se sonte ka dale tema

zere se kane ardhe dhe ta kthejne permbys

Pak veshtire Ruzhdie.

Ne kte histori nuk hyn kerkund Sala( pra nuk mund flitet per "mullatizem", "ma len ti mue se e di uneeeee" dhe te tjera shaka te tilla)

Alida nuk ka pas lidhje me Mit'hat Frasherin ose Sami Rrepishtin apo Anton Harapin  "Qe lepijne bythen e fashisteve dhe duan te japin edhe mend"  Prekundrazi, Alida ishte bije e Partise,e devotshme per t'u pranuar ne rradhet e saj. Dhe Alida, Ruzhdie, si rrjedhim, ishte edhe ajo pjese e atyre fitimtareve, ashtu si Fiqiretja(Shehu) te atyre qe e "shkruajne historine", bashke me Mehmetin, Beqirin, Kicon, Fecorin, Sejfullain, Lirine ...etj, Qe te gjithe "Fitimtare" qe shkruajne historine.

E nder to, edhe ALIDA, QE PO SHKRUAN HISTORINE E SAJ , por tashme si FITIMTARE E VERTETE!

Qofte edhe pa emrin e pervecem te atij mostres, qe ose eshte ne "drejtesine e kulluar aktuale" ose ka marre ndonje pashaporte amerikane dhe nuk esht cudi te leje edhe ndonje koment ketu. ! 

Ke per t'a dallu nga fjalori edhe nga idete.

 

U ngute o bari.  Shiko poshte...

I Pakapshem tha dje (1 Nentor 2010):

ca po thoshe ti bari?

smiley

kam pershtypjen se Alida Hisku nga njera ane kerkon te ribehet personazh publik nga ana tjeter ka frike te hyje ne detaje te historise se saj se mos hapet "Kutia e Pandores" dhe kush e di se cfare del...

kam pershtypjen se Alida Hisku nga njera ane kerkon te ribehet personazh publik

e kam thene ne nje postim me siper.  Alida Hisku ka shkruar nje liber...

keshtu qe eshte normale te kerkoje publicitetin. ose dhe e kunderta ne fakt.  publiciteti  ta kerkoje ate...

Po me ben pershtypje titulli qe i shton "maniakeve " edhe sigurimin ... Ata jan thjesht maniake pavaresisht se ne cfare sherbimi jane .Nje rast  i ngjashem i te njejtes familje por me i zbutur si me thene Krokodili me Zhapikun eshte edhe Ylli Pango . Vetem se zonja qe e denoncoi u quajt KURVE dhe gjyqi i Shqiperise sot i tha shqiptareve se Pangos i ishte cenuar Privacia !!!!  Eshte e cuditeshme kur lexon  llapa3qensit e PPU qe jane edhe antikomuniste smiley , por edhe shukkaret pertej se mires e se keqes , pertej komunisteve e ballisteve smiley dmth gure mulliri qe bluajne pa bereqet brenda !

Seriozisht !

Do ti bente sherbimin me te madh jo vetem vetes shoqja Alida ( tani zonja), por ne rradhe te pare Shqiptareve per te demaskuar e provuar kete kriminel qe te behet e mundur nje shembulll  . Qe te hidhet nje HAP Real e pa Ulerima e fishekzjarre! Kjo do te jete edhe si shembell qe te gjithe keta zvaranike thashethemexhij e mburavece qe hiqen si antikomuniste e trima, te pervuajtur e te shkateruar me jete tek PPU , po nga ky lloj Hetuesish e kjo lloj Hetuesie te marrin nje mesim te mire dhe ti lene BAJGERIMET . Krimineli ti jepet Drejtesise jo me thashetheme!

Ec Alisa aty ! Mos u frigo! Te pakten ketu tek PPU ke plot njerez te sinqerte qe jane me TY , te qendrojne prane shpirterisht ne dhembje dhe te japin kurajo te vazhdosh rrugen e Drejte!

Se po merakosesha dhe une , si ka mundesi qe spo flisje per kete teme , qe ke kaq shume per te thene se ja di radhen .

 Me duket se te gjithe peshqit po notojne ne nje got me uje.Duhen ndare vija dhe direktiva politike,nga karakteri njeriut.Baba Zoti thoshte, kur kishte ndonje feste. qe te denojme 12 veta nga armiqt e klases,qe kongresin ta kalojme bukur dhe te tjeret te rrine urt,Kjo ka ngjare dhe kjo eshte politike.Ketu bjeri ti biem jam dakort.Por nuk thuhej qe te ''punojme''kaq femra apo kaq bura.Bile ndothte tjetra qe kur behej shume gili vili te marrtonte partia!Ky ishte morali i kohes.Tashti abuzime ka pasur sa te duash,dhe gjith se kush shfytezonte postin qe kushte.Brigadieri ditet e punes,shefi per mos bindje te conte me tre turne,pedagogu te ngelte ne klase,drejtori festivalit me skualifikimin e kenges,doktori lagjes me rraporte mjeksore,Ai hetusi te bente presion me burrg.Besoj qe te gjitha te poshtra dhe te denueshme.Tani cmund te themi per Berluskonin qe ka krijuar harem.cmund te themi per Klintonin qe e ''punoj''Levinskin tek tavolina ovale,? Plast ai qe nuk e do te bukuren.

Tamam e ke thone sikur ta ka bo corap koken rakia.

Ajo jep shembullin e saj per te pergjithsuar vuajtjet e femrave me te cilat abuzohej fizikisht dhe psikologjikisht jashte ligjit. Edhe atij ligji famekeq inkuizicional sic ishte agjit-prop e te tjere.

Ajo fikson jeten e saj duke thene qe shkaterrimi i nje njeriu totalisht ne ate sistem nuk kishte normativa por ishte anarkik dhe varej prej individit psikoman qe fillonte nga gardiani i burgut, tek hetuesi, prokurori e qe pasi lengezohej me shoket kerkonte te shfryhej ne burg si ndaj grave ashtu edhe burrave duke i dhunuar.

Por ngjitja ishte vertikale dhe psikopatia e individit pervers shkonte deri ne maje. Mos harro qe per Mbretin makaber ka plot fytyra edhe sot qe jetojne plot krenari e kane qene pasardhes jo fajtore te epsheve te tij me sherbetoret dhe guzhinieret.

Historia e Alidese kerkon drejtesi! Eshte DETYRE e nje shoqerie normale te koheve tona te kerkoje drejtesi per ata qe nuk kane ze ta kerkojne vet!

Vetem emrat e pervecem te krimineleve do te hiqnin ate mjegull te qellimshme te fajit kolektiv!

Bari,

Salltaneti me i madh i "te djathtes" sot eshte kolektivizimi i fajit ne nje pike te vetme, "te perbashket", te quajtur komunizem. Ujku mjegull do, dhe ujqerit e sotem i kane lare e i kane shplare dosjet sipas qefit.

Tmerret qe tregon Alida Hisku ne rrefimin e saj jane vetem nje pike ne oqeanin e madh te krimeve monstruoze te komunizmit dhe levave te tij te verbera.Gjithashtu zyrtaret e regjimit te shkuar kane qene te pamoralshem ne shumicen e tyre sepse imoraliteti ishte ne gen dhe nje strategji e nenshtrimit te vlerave njerezore qe i degdisen kenetave e minierave.Nuk ishte aspak i nevojshem ky rrefim rrenqethes per tu perdorur si argument per hapjen e dosjeve.Dosjet duheshin hapur atehere kur brenda tyre gjendeshin tmerret e verteta te kmereve te kuq dhe jo tani qe me shume gjasa dosjeve u kane ngelur vetem kapaket.Gjithse si monstart duhen zbuluar me emra ndonese jane shume e shume prej tyre edhe te pushtetshem.Secili prej nesh ka te drejte te njohe veten dhe te tjeret.Nuk eshte e thene qe Alida te permende emra sepse emrat eshte shume e lehte te gjenden nese prokuroria hap thjesht dosjen e Alida Hiskut dhe evidenton hetuesit e saj.Vetem kaq mjafton per te ngritur ndaj tyre,ne mos akuze penale per arsyen e thjeshte se krimet e tyre kryeshin pa deshmitare,te pakten akuze publike per tu hequr te drejtat e pakufizuara qe mund te kene sot.

...pa i ron asnjonit ne qafe dhe me respekt per ata qe vertet kane qene disident mendoj qe  shume nga keta ishe persekutuarit fryen  e llapin kot me kot....si kjo femna psh qe ka qene edhe e njohur (edhe me Fiqereten)....

.....atehere kur e ka honger kjo bucisnin gjymnazet nga Beatles e stonsat, kengetare si puna kesaj ka pas me kile dhe me te bukra...sdu me i ron ne qafe se nuk ja di historine, por nese si puna kesaj kane fol atehere qe ta fusnin si te donin tani eshte demokraci e le te flasin kush i ka ra ne qafe..... perndryshe keto jane perralla....

sdu me i ron ne qafe

Vajhalli te doje ti bije ne qafe, ça do thoje!

...do thoja se atehere nje goce ne rruge po nuk te provokonte me veshje me sy etj asnjeri ska guxuar ta ngacmoje.....sot nuk e di se jam shume larg

per t'ngacmu, ngacmonin robt o vlla...sentimentalizmin nuk e ndalo dot. Biles, nqse do me dit, ai kufizim qe ju bo n'ate kohe polli kto pasojat e pas '90s.
minifundet qe dolen per nji kohe te shkurter u ndalun periher anej ka mesi i viteve '70...tani, per ca lesh provokimi n'veshje e kishe llafin ti grupo se masanej ne u bom t'gjith si kineza (model flokesh e rrobash)...anej ka mesi i viteve '80 dilshin t'famshmit gershonaxhinj qe t'prisnin pantallonat e gjera ose t'ngushta...

Me habit qe shumica e ketushme kerkojne "hapje dosjesh".

Cer dosjesh keroni te hapen? 

Dosjet e sigurimit te shtetit u dogjen me urdher direkt nga Ramizi ne 92.  Kjo si me thene ishte dhurata e fundit kundrejt kriminielave duke ju dhene nje mundesi per te filluar nga e para, dhe per tu dhene vazhdimesine e pushtetit qe gezojne dhe sot...

 

..s'kom koment, mungon nje "Like" button ketu.

ardi, meqe s`e di se je larg.... sot te kapin gocat me zor po ia lujte no njones.

Palle, nuk flitet per gjujtje rinie, por per venie batanije ke koka ne qeli dhe seks me pahir, flitet per droga deri ne cmenduri per te humbur gjurmet e perdhunuesve dhe barbareve, qe kishin qene barinj deri para pak kohesh kur e benin ne pyll me delet se me njerezit ua kepusnin koken.

E kur deficentet e maniaket arrinin te zbrisnin ne qytet e beheshin pastaj me shkolle partie e ishin besnike deri ne vdekje te idealeve komuniste e te sekretarit te pare, i benin hetues e prokurore qe dinin te "qendisnin akuzat".

Personalisht , vleresoj Aliden per kurajon qe ka gjetur te rrefeje kete ngjarje te tmershme , sa per emrin apo emrat e funderinave qe i shkaktuan kete tragjedi , mire do ishte qe te diheshin , por dikush duhet ta binde Aliden se do e coje kete ceshtje deri ne fund , ndryshe , me mire te heshtet .

Drejtesia shqiptare , e mbushur plot me keta funderina , nuk premton aspak per zgjidhje .

 Ajo lista ketu me pseudonimet e bashkpuntorve te sigurimit eshte 75% + -  e sakte, mirpo e keqja nuk qendron tek keta, aq me teper qe ka patur bashkpuntore qe nuk kane bere keq, as nuk kan prekur njeri, apo qe jane bere bashkpuntore nga trysnia. E keqja ka qendruar pikerisht tek disa hetues, sigurimsa apo prokurore qe kane kaluar caqet e njerzillikut, qe kane nderhyre ne tortura apo kane abuzuar me detyren duke perdhunuar te burgosurat, siç e permendi ish kengetarja ketu. Kjo pune me keta njerez, qe kane shkelur ligjin e asaj kohe (sepse me ligj dhe athere nuk lejohej tortura), rregullohej me ngritjen e nje komisioni me avokate te pavarur dhe me integritet qe do te ndiqnin ankesat e ish te burgosurve per tejkalimet e caqeve njerzore dhe ligjore. Dhe ketu nuk flitet per ftese per kafe, bashkpunim, trysni, presion psikollogjik (se ne ate kohe nuk denohej presioni psikollogjik), por per perdhunime e tortura qe denoheshin nga ligji, dhe pikerisht keta njerez qe kane kryer keto palaçolliqe, abuzime dhe torture, duhet te denohen nga ky komision kur provohet fakti, ose te pakten edhe kur nuk provohet fakti (pra e kundershtojne), te mos lejohen ne poste publike e politike.  

...e di cfare.....njehere ne ate kohe doli moda qe njerez normal (me shume medioker te artit e sportit), cuna e goca - spo permen emra se ka shembuj sa te duash - gjunin femijet e familjeve te byrose politike....nuk kishte rendesi shume njeriu apo pamja, mjaftonte te futeshe ne familjet e tyre).....mirepo disave ju eci, disave ju ngeci...dhe shume nga keta te fundit sot e shfrytezojne rastin per te dale fucking heroj....

ata komuniste qe verte i binin ne qafe njerezve ( pa e krrujt bothen ste gjute njeri jo) ishin 10 %....te tjert ishin njerez te ndershem, por kokeulur dhe te bindur pa e dit se cishte komunizmi...dhe jo budallenj....

.....ata qe "guxuan" e hongren....kurse ata qe ja u futen ketyre qe e hongren jane ne krye sot dhe prap po na e fusin por me me lezet qe nuk nihet shume.......

 Nje gje ju them me siguri.Antaret e partise  nuk mund te beheshin agjente sigurimi. As rezidente as  format e tjera.Cilido komunist e kishte per detyre te "informonte"  ne rrugen qe u ishte udhezuar, pa qene nevoja e antarsimit.Themse kendova me larte emrin e Servet Pellumbit , nje nga komunistet, veterane te PPSH-se .

Sa per ata hetuesat, kur  te mbanin neper birucat, ka pas  prej tyre edhe shtaze edhe njerez.Mua me ka pat  Dilaver Bengasi.Korrekt, shume njerezor me mua  Por shefi i tij nje Koço, ishte me shpirt  zi se Himleri.  

 Po ju tregoj nje  ndodhi tronditese.Nje nate, ora  1.30(se ahere te merrnin ne pyetje) hyn ne senacen ku me kishte marre Dilaveri nje hetues me emrin... Pelivan.Me i shkrurter se Dilaveri,  qe ishte ngritur ne kembe, se me sa mendova do te ishte me me pozite, Pelivani, u ngrit ne maje  te kepuceve dhe i foli,  medemek si ne vesh...por qe mund te degjohej gjer tek banjat.Ndoshta qe  lehtesuar nga veshet .Kush dereqin e di!

 " E more vesh per Beqon.."?(B.Ballukun)

-Jo pse  çare ?

-Nga goditjet me shufren e thanes  tek ..culaqi, ju enjet ai maluli sa nje kopaçe. Le qe ju be i zi sterre. Nuk ja nxinte me oturaku dhe  i kishte bere bixhamat  gjithe shurre.."!..(qeshte me te madhe)Por  Dilaveri ishte krejt tjeter njeri.Nuk beri as buzen ne gaz.Si iku Pelivani ai mbylli dosjen gjithe nervozizem dhe me shpuri ne.... "ashef"... pa thene gjysem fjale.

...Une e  degjova te gjithe humorin e Pelos dhe  e merrni dot me mendje sa kam "gezuar"..? Paska ardhur  te me vere ne djeni.... se ashtu do ma bejne dhe mua, mendova.E kuptoni ?

   Kishim ne dhome  oturake te atille, qe i prodhonte porcelani .Te burrave  ishin me bark poshte e me nje gryke  e kthyer  siper,  sa per te futur....Ate qe i kishin goditur Beqirit

   Ate nate, une doja me gjithe shpirt..... te me kishte bere mema vajze.  

  E kam pare bnje mesnate Beqirziun, (ne nje shikim rrufe kur  hetuesi hapi deren) te shkonte ne koridot, me skafander ne koke me zinxhire ne kembe e duar  dhe dy police, zene ate  per krahu, qe e shpinin ne banje....Ishte tretur i teri.Nuk e di si mbahej...Ish anatri  i Byrose Politike dhe miku i Enverit..

"Nje mu...mu...-ti..!!?

Une duhet me te taku ty I her.

Se c'me kujton nje figure publike ky Pelua qe thua ti grava, por qe s'kam deshire t'ja permend emrin se s'dua te ndy atmosferen. Ka pasur njaca shkrimtare shume te mire qe kan folur per disa karakteristika te shpirtligut....... por qe spo i permend mos ma merr ndonjeri per ters, sepse nuk eshte pune vertetesie shkencore, por mballosje letrare me shume....

Nejse qe thua ti, keta tipa duheshin hequr zvarre publikisht, mbas nje gjyqi korrekt, ahere sa kishim ala ne fuqi ate ligjin e varjes ne mes te sheshit. Por c'ti besh qe potika i beri keta zagare pjese te bashkevuajtesve dhe bashkefajtoreve duke i holluar ne ujrat e popullit aq shume krimet e tyre shtazarake sa behen krime te padenueshme, si te derdhesh nje shishe gjak ne det te hapur, nuk do e bej te kuq apo jo...

 Kur te duash ore miku im.Aty do me keshe

 Po une kam nje tjeter, xhevahir fare.Me ka denoncuar "i biri i botes", ish perkthyes ne shtyp.....(i frengjishtes ) dhe sot eshte dep.... i......

  Dhe e dini ça fjale  denoncoi..? Nje shaka te  thene  prej meje.Degjojeni se mesoni nga e shkuara jone.

   Kishim pire nja dy shishe vere, me salçiçe, ne kembe tek  ish Peza(Veve Grupi sot)Aty ishte banakiere, nje grua e shkelqyer prej Permeti, Teta Ollga  i flisnim.Mua me donte si djalin e vet.Ato kohe ishte perfole se Kino Buxheli(Shefi i furnizimit te  dyqaneve te udheheqjes , qe sikurse e dini beri dhe ca dite burg) kishte sjelle veshje, per grate e  bllokut dhe ato qe furnizoheshin ne ate dyqan.Mes tyre dhe  çizme te bukura grash.Meret me mendja se  si ishin, per kohen qe bej fjale.Une kisha  vetem nje pale kepuce qe nja tre here u kisha vene shuaj.Ime shoqe  kishte sandalle kauçuku  te Durrsit.Nje komshie qe kishim u thoshte  sanalle allçuku.dhe emeri nuk u dihej mire.Ama rrija krek, sa  kush me njeh e di si e mbaja vehten.Doja te kisha, por  ku ti gjeja.Dhe ashtu lind zilia, xhelozia, more dhe urrejtja.Me gerryu  kur tregoi Pavllo, se kishte pare ca çizme grash  te mrekullushme tek miku i vet Konoja. Aty per aty, si  dhe i ngrohur qe isha ja keputa:

-Te gjitha ato qe veshin çizme, jane putana..!

Tavolinen e pushtoi nje heashtje varri. Arshini shifte nga dritaret, se medemek nuk e kishte mendjen aty.Pavllo, si qeshi pake me ktheu :"Vetem tek  Beogradi e mba televizorin ti? Une u bera esell, por aha!  Me kishte ikur.Se  ato lloj llafesh  delnin prej nje mllefi.Kur do iknim, Teta Ollga me tha: "Te keqen  biri i nenes,  mos se merr vehten ne qafe.."!.Une kujtoja se asaj i kishte ardhur rende, qe perdora ate llaf te piste me ze ne kupe te qiellit  kur ajo, me mire se mendja ime, me keshilloi. Do kalonte nje vite e dy muaj, kur hetuesi,  Dilaveri, me vuri perpara  shprehjen qe kisha thene. Ne fillim  u pertypa ta pranoja, por mu be sikur  po e thoshja ate moment.Eh ! Kur te ze frika, prej nje te vertete,  si te duket bota.Sa nje koqe arre!

-Mos u mundo ta mohoshe se e ke nga shoket e tu.Donte ti biem?-me tha duke me pare drejt e ne koqe te syrit.

Po... e kam thene me ..

-Me syte qe te te dalin! Ç`te hyn ty ne b... çizmet e grave te botes? Qe e more me medje zotrote  se te gjitha qenkan putane, vetem e bvetem se mbathin  çizme!.Çizme ka dhe gruaja ime, si pastaja..?

Dreee! I fole vehtes.Vrafsh vehten more,  si ja ke hequr..me gisht te kembes.Dhe çizmet e grave kishe mangut.Pastaj ne te qintat e sekondes sillja neper mendje arreyet, pse  une e kisha nxjerre perfundimin, qe prej  çizmeve delkej morali ... putana.Ama e merrja me mendje qe ishte "material mbushes..." Ngushullohesha se  si do me denonin, per pune çizmesh grash..! Keto i flisja me ate zerin e brendshem, qe te vjen matan gjuhes, kur e shikon vehten  ngushte e me ngushte.

-He more fol ! Si e ke thene ?

Po nuk e kam thene per grate e bllokut, por...

-E paske thene per te tjereve..?

 Mua fap e me erdhi ndermend...  Aja pyetja e Pavllos.......E kisha thene ate shprehje,...  per femrat qe kisha pare tek TV Beogradi.....

 Dilaveri e shkroi  si thashe une,  ne procesverbalin  rreth atij  denoncimi, ku behej fjale se une, si element armik paskisha   marre  ... neper goje grate e udheheqjes. 

    Ai qe me kishte denoncuar  ate shprehje te vertete timen, ishte nje i ri  qe tre vite kishte tek neve.Kur e kishin bere te tyre, more qe  i marrte si i mori?Engjell djale ishte.Nuk fliste kurre ndonje fjale, por vetem miratonte me koke sa thosh ai apo ky. Per "Sheleg Perendie", mund ta merrte cilido.Une nga qe ishte nden moshen time dhe e dergoja e na merrte ndonje gjysem panine me  qofte tek teta Ollga.Vinte pa kundershtuar.Per mua nuk shpifi, nuk genjeu.Tha ate qe e kisha thene une.Nuk e di e kishte te shtyre, apo .."detyren" apo bindjen e tij,  se.....   une  paskisha demtuar vijen e partise, duke cenuar qellimisht  moralin e shoqeve te udheheqjes. Ky e kishte ruajtur....

 Ka vite  e vite qe kur piqemi,( kur nuk ka ku shmanget),.... sa nuk mi ben qull te dya faqet,  me te puthura.Ne fakt eshte njeri i mire.

Ja,  ky te mbetet fajtor  faj apo.... goja ime ? He pa me thoni !

 Falemnerit shume qe e ndave ket' me ne.

Respekte! 

admina, ju lutna vejeni i çik në një vend më të dukshëm kte me siper smiley flm.

une ket e kam te nigjume

ose grava e ka thene here tjeter ne peshk

ose...ku di une

..... Kinua(korrigjim)

@ grava.  Mesa ma mer mendja mua ti ishe futur ne listen e zeze dhe po te mos qe gjetur muhabeti i cizmeve do qe gjetur ndonje muhabet tjeter.  Nuk diskutohet qe ky miku qe te ka kallzuar nuk ka qene shkaku i vertete.  Megjithate une them se eshte mire qe ky emer te behet publik, sepse nuk eshte e drejte qe te tille njerez qe i kane sherbyer sigurimit me hir apo me pahir te kene poste drejtuese.  Fundja sigurimi edhe kur rekrutonte njerzit me pahir mundohej te mos zgjidhte njerez me integritet.

Mos harroni qe sipas ligjit edhe ne ate kohe perdhunimi dhe tortura ishte krim dhe mbaje pergjegjsi penale.

 

"Gjemat e komunizmit ne Shqiperi" nga Agim Musta, faqe 263-267:

Ne Muzeun Historik Kombetar ne Tirane, ne pavionin e gjenocidit, ne nje tabele numerohen 20 lloje torturash fizike, qe perdoreshin ne burgjet e diktatures enveriane:
1. Jeleku i tortures.
2. Demtimi i organeve gjenitale.
3. Kamzhiku dhe druri.
4. Lenia pa buke, pa uje, pa gjume ne kembe per dite te tera.
5. Perdorimi i korrentit elektrik, deri ne humbjen e ndjenjave.
6. Varje ne qafe te zinxhireve me peshe te rende.
7. Varje prej krahesh, te lidhura mbrapa ne nje dritare ose ne cengel ne lartesi te tilla qe vetem gishterinjte e kembeve te preknin token.
8. Mbushje plot e gojes me kripe.
9. Dergimi gjoja per pushkatim, zbrazje armesh dhe ngritja ne trekembeshin e varjes.
10. Futje me koke poshte ne fuci me uje.
11. Djegje e mishit me cigare, ose me hekur te skuqur.
12. Hedhja e alkolit ne duar apo ne floke dhe ndezja e tij.
13. Thyerje kockash dhe shkulje e mishit me dare.
14. Dhenie gjelle te kripur dhe me pas lenia pa uje.
15. Futje ne uje te ftohte e te denuarit dhe lenia lagur e tij ne dimer.
16. Pakesim gradual i ushqimit, per te shkaktuar vdekje pas nje kohe te caktuar.
17. Perdorimi i lendeve kimike per ngacmimin, apo demtimin e sistemit nervor.
18. Helmeta te posacme ne koke, qe i burgosuri te mos vetvritej.
19. Lidhje me pranga duar e kembe, per nje kohe te percaktuar.
20. Perdorimi i zgjojeve te bleteve ndaj te burgosurve te zhveshur.

Ne kete tabele jane "harruar" te renditen edhe torturat e poshteshenuara:
1. Tortura e izolimit pa afat. Ajo ka shkaktuar shkaterrimin fizik te ndaluarit, qorrimin, deri ne humbje e te folurit.
2. Dollapi dhe arkivoli i hekurt.
3. Futja deri ne fyt ne gropen e fekaleve (kjo torture eshte perdorur ne kampet e bonifikimit).
4. Lidhja ne shtylla betoni ne vende te ekspozuara me diell, deri ne vdekje.
5. Tortura me shtrengimin e prangave gjermane, qe ka shkaktuar paralizen e duarve.
6. Perdhunimi i pjestareve te familjes ne syte e te ndaluarit.
7. Kafshimi me qen kufiri ndaj atyre qe tentonin te arratiseshin (kjo torture behej ne postat kufitare).
8. Krevati i hekurt (te burgosurin e shtrinin lakuriq mbi krevatin e hekurt, qe e nxehnin gradualisht).
9. Futja e maces ne tumanet e grave dhe ngacmimi me shkop per t'iu demtuar organet gjenitale dhe pjeset e tjera te trupit.
10. Fryrja me pompe nepermjet anusit.
11. Tortura dentale (thyerje dhe heqje dhembesh e dhemballash pa mpirje).
12. Hedhje ne trupin e zhveshur te vajit te djegur.
13. Vendosja e vezeve te zjera ne sqetulla.
14. Heqja e thonjeve me pinca.
15. Thyerje arrash, ne koken e viktimes.
16. Carje e mishit me thike dhe mbushje me kripe.
17. Ecja zbathur mbi prushin e ndezur.
18. Futje ajer neper vena me anen e injeksionit, e cila shkaktonte tek viktima semundje e hemobolise, qe i shkaktonte te arrestuarit dhimbje te padurueshme deri ne vdekje.
19. Ngacmimi i plageve te shkaktuara nga plumbat, me shufren e hekurt te pushkes (perdorej nga forcat e ndjekjes ndaj te arratisurve te plagosur ne perpjekje).
Pervec torturave fizike, ndaj te burgosurve perdoreshin edhe torturat psikologjike, per te shkaterruar personalitetin e viktimes.
Po permendim disa nga torturat psikologjike qe perdoreshin rendomte ne qelite dhe burgjet e diktatures.
1. Privimi - Kjo torture konsistonte ne privimin e viktimes ndaj ndijimeve shqisore: nga gjumi, kontakti me njerezit, drita natyrale dhe artificiale. Privohej nga larja si dhe per kryerjen e nevojave fiziologjike. Tortura e privimit i shkaktonte viktimes depresione nervore dhe halucinacione.
2. Kercenimi - Viktima kercenohej vazhdimisht me tortura, vrasje dhe asgjesim te familjareve dhe te miqve te tij.
3. Poshterimi - Viktima poshterohej nga hetuesi duke e tallur e share me fjale nga me te rendat, jo vetem ate, por edhe te afermit e viktimes. Ata detyroheshin te pinin urinen dhe te hanin fekalet e tyre. Torturat psikologjike ishin te shumellojshme dhe te panumerta.
Torturat fizike dhe psikologjike te permendura me lart, jane vetem nje pjese e torturave qe jane perdorur ndaj viktimave gjate 45 vjeteve te diktatures komuniste. Gjate hetuesise viktimat i torturonin jo vetem per te marre informacionin e duhur prej tyre, por edhe per t'i shkaterruar fizikisht dhe menderisht. Me mijra te ndaluar, per t'i shpetuar tortures pranonin "faje", qe s'i kishin bere kurre. Me dhjetra te tjere, kur kishin mundesi, benin vetvrasje per t'u shpetuar torturave. Me qindra te ndaluar, kane dhene shpirt gjate torturave, ose kane humbur aftesine mendore per gjithe jeten.__________________
 

 ani, e ça fitohet more burre? Ai eshte vertete njeri i mire.Dosja ime u be me gati  3oo faqeQe te gjitha  po tikendoshe sot jane kryekeput budallalleqe.Jo ka thyer normat e moralit aty e  i ka thyer me ate...Jo shkuar me ate e jo ka shkuar me kete.Dhe pastaj  konkluzioni...(si per te gjithe fakiret) eshte element me rrezikshmeri te larte shoqerore.Nj .. m une as mekishin shkuar nder mendje ato qe thouheshin.Pra nuk kam qene fare element armik.Nuk me pelqenin  shume gjera ose te gjitha gjerat qe ishim te detyruar te benim por vetem aqe.Bilez, sa per te mesuar ju me te rinjte ser deri ku arrinte idiotesia e atyre qe kapnin elementin armik...nga shprehjet qe buronin prej pakenaqesive. 

 Ne, intelektualet, se me dhane, pas hetuesisve te drejten te rifutesha ne radhen e tyre, benim informacionet politike.Nje dite, ndersa rrija ne krah te nje shkencetari e intelektuali te rralle ne nje salle mbledhjesh,  Zef Rrakacollit,ku sekretari i partise Institucionit nje dogmatik  i veçante prej Berati, po na bente zberthim te direktivave te Plenumit te Trete.Une e verja ne loje me shoket  kur ai nuk ishte aty se i merrej goja.Dhe kur thoshte K.Q I PPSH. Filloi ky qe  qe...q.... K. E PPSH me kishte shpetuar plot here.

   Kishte ardhur  ne Geqe situata ekonomike.Kur sekretari per ta bere te qarte situaten e cila ardhkej (sipas atij mavrise)... nga qe  kishte plasur lulezimi i tregut te zi.ne fakt  cafshatare  kishin zene e delnin me nga dhjete koqe veze ne Tirane dhe ky sipas Tij, ai "treg i Zi " po hidhte ..(me bythe perpjete sistemin; kjo eshte e imja) ne hava  sistemin..

 -He! Si thua ti shoku .."Grava",per Tregun e Zi? -mu drejtua 

-Sa marrvesh une, o shoku I...,  kjo mund te ndodhe dhe do te ndodhe sa kohe qe njerezit kthehen duar bosh...nga" i ZIU TREG",me  shpetoi dhe iku pergjigja, pa e kontrolluar dot.

Sekretari u zverdh.Pastaj e mblodhi dhe ja nisi:

-Ja kjo eshte gjithe e keqja jone.Se intelektualet, nuk jane ne pozitat e partishme.Bilez, bilez... "

 U desh nderhyrja e Zefit, aftesia e tij qe me justifikoi ashtu sikur mua as nder mendje nuk me kishte vajtur.Por edhe  miqesia qe ai kishte me sekretarin, qe  e hodha dhe ate dreq tregu. Nja dy vjet ma mbajti ate si kenge.Sa me takonte  me drejtohej:

-'Ke akoma ca lakra ne koke ti i...i ke..Asnje here nuk u ul te pinte kafe me mua.Dreqi e pruri (se keshtu me ka ndjekur sherrine jete(nga femrat e kam patur te keqen) e  une u miqesova me vajzen e  deputetes se Gjirokastres, Vitori Çurrit.Ra ne sy se rrinim bashke.... duke kaluar kohen.Ndodh qe te jeshe edhe "dhi e zgjebosur edhe me bisht perpjete".Po ku i shpetonte syrit te Partise gje! Ai e thirri kocezezen dhe si i paskej bere portretin tim, me dosjen xgjyre  e keshilloi te largohej nga une se isha..ai qe me dinte sekeretari.E merrni me mend sa e degjovi ajo, se ndryshen nuk do ta kisha marre vesh une, por  ku i linte ne mes partia "problemet e b..."  Arriti e i tha te jemes.

I thashe keto, qe te kuptoni se sa ne themel te  nje (shume e qiuajne sistem ate qe vate) prove per shoqeri te organizuar zhvilloheshin proceset reformuese.Dhe sa vlera kishte individi .Nje mizeri idiotesishe  per nje shfaqe aqe te shkurter.Ç`vetmi perreth  "studimeve frytdhenese"! Dhe sa te  dobeta  jane  shpirterisht  qeniet  njerezore, me ca lloj muskuj   e shpatulla qe shkaktojne admirim ! Por ajo eshte e kaluara jone, historia jone, me dhimbjet e pake gezimet e saj.

  Une gjithenje kam menduar e mendoj se ajo qe na nevoitet me shume, si ta pertrypim e ripertypim qindra here, mire e mire, duke u stervitur keshtu, trupi jone do te jete i afte te  duroje (si dhe po duket)   te tjera goditej, shqelma e grushte, ne diell e llohera, stuhi dhe furtuna, qe na vine nga me  shume ane se ahere, te shume "kundershtareve e armiqve"(papunesi, pasiguri, varferi, mungese kujdesi nga shteti, krim, korrupsioni, keqqeverrisjet e ku di sa ) them se ne pritje te plotesimit te shpreses( jo duke  kaluar kohen duke mallkuar te shkuaren, si shume edhe ketu, por duke patur shikimin perpara)  do ta kemi shume me te lehte  te na kalitet shpirti, ne menyre qe te mund te na ngrihet  larte... se ate dhe vetem ate ...e kemi te shtrire per toke...

Tung

Edhe shefi i Deges Brendshme  ne qytetin x (TH.) dridhej para Zylyftar Ramizit, hetuesi  (M) para shefit e me radhe... te pakte ishin ata punonjes/njerez... flitet ne prag viteve '90...

Histori aq te dhimshme,  sot tingellojne qesharake...

 

@ grava.  Ka shume fisnikeri ne qendrimin tend.  Une mendoj se shqiptaret kane shume nevoje te mesojne se krimi denohet dhe nuk shperblehet. Fatkeqesisht kjo ka ndodhur e po ndodh shpesh ne Shqiperi.  Edhe perderisa prokuroria eshte vetem nje institucion qesharak, te pakten qytetaret duhet te bejne publike ato qe kane pare dhe provuar.   Njerzit mund te kene qene te detyruar te behen spiune por ama tani duhet te terhiqen dhe te mos drejtojne shtetin. Sigurimsat nuk duhet te perzjehen me politike nqs duam vertet te permbysim komunizmin.Deri tani kemi ndryshuar vetem emrat dhe flamuret po nuk kemi ndryshuar asgje nga menyra e te menduarit.

 ani, degjoje dhe nje fjale.Po te hapen dosjet (shume jane hapur e qethur prej mjeshtrave qe sot qeverrisin, apo qe presin te na qeverrisin)..... e te kendohen nga populli, politikanet dhe  deputetet do ti kerkojme.... nga   radhet e çobaneve.Se ju te rinjve nuk u qas njeri.E keni pare sa barriera keni  ne MASH, per  te unifikuar diplomat ? Kam qene ca kohe keshilltar i M.Ars. dhe jam skandalizuar prej  programeve te hartuara per unifikimin e diplomave te   intelektualeve  te pergatitur ne Universitetet jashte. Nje  rronxho ponxho  te vendos e te te tevaturise,  per ate diplome, qe me gjak e ke marre ,atje ku dine  te japin diploma.Mbaron djali apo vajza Oxfordin dhe duhet ta  miratoje Myqua me komisionet e tij Diplomen e marre...E  tashti te  kerkojme cilet kane qene sigurismsat apo bashkepuntoret e tyre.Per dite me ta e neper ta jetojme.I njohim e na njohin, biles  ca me shume na qeverrisin dhe nuk e rr...fare se ja u dime te shkuaren.Biles na buzeqeshin dhe ne ja u kthejme.

  Jane shume ore burre ! Ta leme me kaqe, se me kaqe e kane lene  ustallaret.Te shohim perpara se po na zihet drita, e nxihet jeta(mua jo,  si dita te eci, Idrizi e di fare mire kete qe pohoj, por shume  shokeve te mi, PO).... sot me shume.Keshtu mendoj...

@grava.  Dje sapo degjova qe nje shoqja ime u kthye ne Shqiperi dhe per 6 muaj nuk konvertonte dot diplomen.  Me qesharake ishte se edhe pasi pagoi $300 dhe diploma u konvertua prape nuk gjente dot pune se kishte shume konkurence nga te diplomuarit me "master" dhe "PHD". I vura ne thonjza se disa nga keta tipat i njoh personalisht dhe s'kishin tru as per te kaluar gjimnazin.

Sa per ate qe do t'i kerkonim udheheqesit nga radhet e cobaneve,  une them se e kemi kaluar ate faze.  Ne udheheqesit i kemi edhe cobane edhe spiune.  Po hajt mo ke te drejte kur thua se me inat nuk shtyhet.  Thone qe inati eshte menyra me primitive per te shprehur ndjenjat.

 

 Eeeeh!Unifikimi...Kush po pyet. Tani pa viza dhe si dikur...TUTJE O BURRA!...."  Buke e kripe e RR.T.M"!Ne vend qe te  mobilizohet  i gjithe mendimi pjellor se si te bejme vendin qe te kthehen te ikurit, gezojme e festojme se ja arritem...qe    te ikin plot. Arritje e madhe eshte, por jo Objektivi strategjik, qe ben vendin Evrope...Ky eshte thelbi

   E di kuptimine asaj shprehjeje, thene prej  vlonjateve, ne vitet 1982 ? Kishin filluar, qe "me kanaçet" t` u merrnin televizotret nje stacion... "RR.T.M"... Jepte  pornografi dhe sex.

Po te hapen dosjet (shume jane hapur e qethur prej mjeshtrave qe sot qeverrisin, apo qe presin te na qeverrisin)..... e te kendohen nga populli, politikanet dhe  deputetet do ti kerkojme.... nga   radhet e çobaneve.

 

Pse keta qe kemi tani nga cilat rradhe vine, rradhet e shkenctareve?

"Buke e kripe e RR T M".  E di e di.  Ama lule RR T M perpara Big Brother apo perpara grushtave ne parlament.

 .. Eshte shume e qarte per keta qe kemi dhe nuk di pse nuk arrin "ta kapesh".Nga radhet e ish bashkepuntoreve i kemi

Normal qe i kemi nga radhet e ish bashkepuntoreve komunist, prandaj jane dhe te cilesise me te ulet.  Kuadrot e partise.  Te privilegjuarit per shkollim te larte sepse vinin nga familje me moral politik te forte apo nga klasa katundaro-puntore.  Te mbijetuarit e kanibalizmit komunist; servile shembullore.  Ku ta gjeje te ishin nga rradhe cobanesh, se do kishin nje sense mbikqyrjeje dhe kujdesi qe ka cobani per dhente por keta vine nga rradhet e hajduteve te dhenve...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).