Mbante 40 pasagjerë në bord autobusi që ra në një greminë 250 metra të thellë pranë fshatit Ziaj, në Ballsh.

Sipas informacioneve të fundit, ende të pakonfirmuara, rezulton se një person ka humbur jetën.

Autoritetet lokale njoftojnë se automjeti ishte i linjës Durrës-Athinë dhe se nga hetimet paraprake dyshohet që shkak i daljes nga rruga të jetë bërë terreni i rrëshqitshëm.

Të njëjtat burime shtojnë më tej se autobusi ka targa greke dhe se drejtuesi i tij është një shtetas grek.

40 Komente

sipas nje te mbijetuari, ne autobuz ishin rreth 50 vete nga te cilet 10 femije. Shoferi ishte ne gjendje te dehur dhe kishte gabuar disa here perpara se ta conte autobuzin ne gremine. Deri tani konfirmohet 6 te vdekur, por ka akoma njerez brenda ne autobuz.

ehhh ç'na prishet humorin me kete lajm..smiley

sa me pak viktima,  shpresoj....

 

Shoferi paska qene xurxull. Se mori vesh si hypin keta njerez ne autobus kur e shofin shoferin thum,po ja mir hype po naloni dhe zbritni. Ngushellime, ngjarje e rende.

më vjen shumë keq. ngushëllime për familjet e personat e plagosur.

Kèto po e lexoj shoferi tapè...pèr njè moment u fol pèr njè makinè tè pèrfshirè nè aksident hajde e mere vesh..,e sigurtè èshtè qè ajo pjesè e rrugès anash èshtè greminè e thellè.,flitet pèr mè shumè se 10 tè vdekur..pastaj nuk kuptoj kètè maninè e medias shqiptare pèr tè dhènè emrat e viktimave,copa idiotèsh......

 Ku jane emrat? Shume mire bejne. Te informohen njerezit se mos kane ndonje te aferm. Ku jane emrat?

unè tv po ndjek,dhe 2-3 herè dègjoja qè thoshin gazetarèt emrat e tè vdekurve apo tè plagosurve...dhe kjo èshtè injorancè mè tè paktèn dhe kafshèri e pastèr...njoftimet i jep policia e shtetit ose spitali,ajo vendos kontakt me familjarèt,e jo gazetarèt live nè tv japin lajme tè tilla njerzve,tè mjaftohen me nr......mund tè na thoni emrat e tè vdekurve? pfffffff na e shpifèn...idiotèt!!

Ke te drejt ARB ajo eshte pune e policise dhe me mbas media jep informacioni.Nga sa lexova kan humbur jeten 8 persona dhe disa jan ne gjendje te rende.Emrat i ke te shekulli.

o arb ke investuar shume per te qene kaq idiot??? po si ore e paska mani media shqiptare te jape emra. po cduhet te jape media sipas teje.. mediat informative ndaj jane ore te japin lajmin minut pas minuti. ik beji shoqeri ariut

o preke nè sedèr ti kshu?..mos tè ofenduam gjè profesionin? o e mençur si do tè vinte ty qè tè merrje vesh njè lajm tè tillè nè tv..dhe me çfarè tè drejte i jep lajmin familjes gazetari?big brother èshtè edhe vdekja e dikujt?po nè se lajmi nuk èshtè i saktè nè rastin mè tè keq,por edhe po tè jetè i saktè lajmi..ka mènyra e mènyra pèr tu a thènè njerzve,e jo ashtu copè..tè ka vdek filani..ku e di media se çfarè njerèz ka nè shtèpi i ndjeri?a mban pèrgjegjèsi media e min pas min pèr pasojat qè mund tè sjell njè lajm i tillè.....?qofshi ju qè jeni...ik e bèji shoqèri medias min pas min...

kur media nuk jep detaje thoni qe nuk eshte profesioniste, kur jep detaje thoni qe jane copat e idioteve.. po pse ata familjaret nuk e dine qe kane njerez te autobusi qe eshte rrëzuar??? po pse e mbajne njerezit tv te kanalet e informacionit??? cfare te japin ato kenget e bleona qerretit.. media pasqyron ngjarjen ore.. duhet te marrin ty ne tel media te te pyesi te nxjerre emra apo jo. nese do ishte kaq e deshme nuk do lejohej me ligj dicka e till. dhe ti sje askushi te thuash copa e idioteve per njerez qe punojne.

 duam detaje...!!! herèn tjetèr tè mos mjaftohen me emrat por tè shfaqin direkt fotot apo pamjet e fytyrave tè viktimave...se njerzit mund edhe tè ngatèrohen me emrat!! jep deklaratè pèr shtyp policia apo edhe spitali..aty meren emrat,e jo tè ti thotè polici nè vendngjarje dhe ti ju a plas njerzve nè fytyrè fatkeqèsinè....por nejse..duam detaje!!!! copa e idiotve mbeten nè raste tè tilla ...dhe kjo nuk ka tè bèj me gazetarin qè ndodhet aty apo me punèn e medias,por me njè mendèsi tè pèrgjithshme..i thonè etikè..ose njerzillèk andej nga ana ime!

 Ne anen ketej s'eshte mungese njerezilleku t'i japesh emrat. Informohen njerezit me shpejt.

S'ka asgje te keqe. Po kapesh kot.

ikspi te jesh i sigurt se ky djali me siper kur sheh nje ngjarje me vdekje ne tv mezi pret te shoh emrin e viktimes..dhe kur nuk e sheh mendon por te pakten ta dime kush ka vdek. ka dhe nga ata qe per cdo gje marrin shembuj nga jashte. po te marrin shembuj edhe nga gazetart e luftes qe japin pamje rrenqethese keto jane etike? apo ne nje moment tjeter do thone gazetaret tane sjane gje ata ne bote shkojne ne irak..kur ka vdekje ne mase krijohet nje kaos dhe te gjithe duan te marrin vesh kush ka vdek e kush jo sepse dihet qe u rrezua nje autobus dhe familjaret mezi presin te mesojne dicka sigurisht ne rastin e tyre per mire.

enda...po ç'ngatrron kot muhabetin...nuk qenka shqetèsim apo nuk mè lè personalisht njè shije tè keqe ky lloj veprimi,por paskam inat gazetarèt e median...jo po iraku..media e huaj e lufta.. po kjo tjetra..familjarèt mezi presin tè mèsojnè fatin e tè afèrmève nga tv??apo njerzit duan tè dinè kush ka vdekur..unè mendoj se njerzit duan tè dinè ..si?pèrse? sa? e jo kush??kètu ndahemi bashkè e nuk kemi pèr tu kuptuar...

ikspi.. kur shkruaj andej nga anèt e mia..e kam fjalèn pèr flamurin qè tè del ty,e jo mua kètu tek peshku..dhe ndoshta kohèt kanè ndryshuar,dhe unè gaboj mundet..ndoshta ky èshtè motivi qè nuk u duk si mungesè njerzillèku betoni i hedhur mbi eshtrat e tè vdekurve nè boboshticè...por u fol mè shumè si diçka nacionaliste,demek tè ishin amerikan ata qè e bènè do ishte ndryshe  ..nejse.. pèr mua janè qè ç'ke me tè!!

 arb i duhet me pa patjeter fytyren e policit apo te doktorit ne tv qe te bindesh se emrat i nxjerr polici. shiko te shpjegoj proceduren e rastit konkret qe here tjeter te mos flasesh sikur te kane pjerdh ne vesh. deri ne tre ore pas ngjarjes edhe policet ne vendgjarje nuk e kishin idene per nr e sakte te viktimave sepse behet nje kaos i vertet dhe gazetari ska shanse te marre nje me nje 9 emrat e viktimave e para sepse asnje polic nuk i di per vete e dyta sepse asnje polic nuk flet me gazetaret ne vendngjarje kjo nga frika e shefave te tyre prezent ne vendngjare, sepse u hapet nami se informojne per lajme te tjera gazetaret. keshtu emrat qe ti ke pare mbreme i kane nxjerre televizionet pasi viktimat mberriten ne morg u be identifikimi nga famjljaret e tyre qe mberriten menjehere ne spitale, vendngjarje e morgje dhe me pas zedhenesja e policise e cila mblodhi identitetet e viktimave ua shperndau gazetareve. deri ne oret e vona po ti shihje tv-te skishin as nr e sakte te viktimave por ama asnjehere nuk thane me shume sec ishin dhe as emrat e plote. televizionet informative paguajne shtetin dhe insitucionet shteterore kane per detyre te japin informacione ndaj dhe kane zedhenese. gazetari shkon ne vendngjarje per te pasqyruar ngjarjen ne kohe reale qe ta shohesh ti nga krevati te informohesh dhe jo te hapesh laptopin e ti thuash edhe idiot e pse sepse ti ben si i ditur kur sja ke haber e kesaj fushe.. provoje shko njehere ne nje vendngjarje te tille si gazetar dhe do ta shoh sa prane vendit te ngjarjes afrohesh. kush te lejon ty te takosh polic ne vendngjarje ore. ku ka shanse polici me e gjet emrin e viktimes per te ta dhene ty ne vendngjarje.aty luftohej per te gjetur te mbijetuar dhe jo per ti bere nder gazetarit ti jepnin emrat qe eshte e pamundur. here tjeter thuaj flm gazetarit te kronikes per punen e lodhshme qe ka dhe jo idiot mos e ngaterro kurre me veten. nese do flisnim per lajme politike qe jane kompelt te njeanshme neper televizione te ndryshme ndoshta edhe do te jepja te drejte. ciao

bravo...5'''''!! ti jo vetèm qè di se çfarè dèshiroj unè nè tè vèrtet,por edhe se çfarè kam parè e dègjuar mbrèmè...duhet tè dish me siguri edhe orèn e saktè apo kanalin tv dhe gazetarin idiot e medias idiote qè jepte emrat e tè vdekurve qè nè orèn 10:30'   ... qenke figurè ti...urime e tè shkuara...veshit....dukesh qè flet sikur je e infektuar keq ,por tè garantoj nuk èshtè vdekjeprurse!! END muhabetit se paska qenè kohè e humbur..

ok. do filloj te ndryshoj mendim per gazetaret se deri tani me dhimbseshin te shkretet. une humba me shume kohe se ty. tung

Enda nese media te vendeve te zhvilluara qe veprojne sic thote Arb jane idote atehere ke te drejte. Por ne tere boten e qyteteruar emrat jepen vetem pasi Policia ose Spitali ka kontaktuar familjaret me pare.

Nuk uroj te kesh nje fatkeqesi te tille ne familje por medno si do te te vinte te shikoje ne televizor emrin e babajt, nenes, motres, burrit, vellajt apo femijes tend ndersa ti je duke ngrene darke apo gatuar suflaqe ne guzhine. Po te jesh me median e kuptoj injorancen tende, ndryshe ........

Toko une skam lidhje me median e para dhe e dyta si kujton ti se gazetari ka shku dhe i ka pare karten e identitetit viktimes??? qe mori vesh emrin e viktimes dhe e transmenton ne media?? policia jep emrat ore dhe kjo disa ore ekzaktesisht 3 ore pas ngjarjes. aman mo kur beni ju sikut merrni vesh nga te gjitha fushat te hapni barkun. ne cdo artikull komentoni dhe perdorni edhe sharje.

Enda nese media te vendeve te zhvilluara qe veprojne sic thote Arb jane idote atehere ke te drejte. Por ne tere boten e qyteteruar emrat jepen vetem pasi Policia ose Spitali ka kontaktuar familjaret me pare.

Kush te tha qe lajmet i kane dhene pa u njoftuar familjaret me pare?Nese e vure re, ne fillim dhane lajmin per "mendohen te jene te pakten gjashte te vdekur." Pa emra.
Pastaj, me vone, thane gjashte te vdekur. Pastaj thane emrat e atyre qe u moren vesh pasi u njoftuan familjaret. Pastaj u bene nente.Enda e ka mire. Ju eshte tiposur se dini gjithcka sepse shihni mediat e huaja dhe flisni per gjera ku s'keni kompetence, dhe me shume bindje, pa denjuar me pare ta konfirmoni ate qe thoni.S'del njeri kunder normave me raste vdekjesh ketu, mos ki merak. S'jane njerezit aq kafshe.

 Jam 100% dakot me arbin. Te japesh emrin e viktimave menjehere eshte mungese  etike. Se pari duhen informuar familjet nga policia dhe pastaj te behen publike emrat. Nuk harroj nje nate, lajmet po mbylleshin kur Reis Cico ja ben, - "Na falni, na falni shume, kemi nje lajm te momentit te fundit. Sapo ka mberritur lajmi i nje vrasje qe ka ndodhur ne Tirane, vetem para 5 minutash te rruga.... Emri i viktimes qe ka vdekur nga plaget e shumta eshte Filan Fisteku" Tani imagjino te shoqen, femijte qe e marrin lajmin nga tv ne kete menyre. Turp.

C'ti besh, kjo eshte gazetaria shqiptare dhe gjithmone e justifikojne medemek ne emrin e "lirise se shtypit" Po cfare pret me shume, kur nuk e kane problem te shkruajne qe "vajza 13 vjecare me emrin Fisteku Filan u dhunua nga i pandehuri me inicialet A.N." Kulmi, japin emrin e plot te viktimes te mitur dhe per agresorin japin vetem inicialet.

 Gjithmone shoferi ose koha e keqe e kane fajin. Jo or jo e kane ato rruget e amortizuara pa asnje lloj bordure mbrojtese ja kush e ka fajin, infrastruktura mesjetare qe akoma kemi dhe merr jet njerezish te pafajshem si keta fakiret e gjore, skane fonde as te pajisin rruget ekzistuese me bankina sigurie, ngushellime. 

Nqs rruget jan keq ec me kujdes, jo tape topi, dhe duke folur ne telefon, kur ke ne pergjegjesi edhe nja 40 jete te tjera, apo jo.

Nga c'degjova une nga shoket ne memedhe, ky shoferi grek paska qene edhe tape dhe duke folur ne telefon kur ndodhi aksidenti.  Ky eshte pohimi i te mbijetuarve te aksidentit.  Nqftse kjo eshte e vertete, edhe sikur te ishte duke ngare autobuzin ne infrastrukturen me te shkelqyer dicka kishte per te ndodhur.

Kte rruge e bej mjaft shpesh. Nuk besoj ate qe thote se shoferi grek ishte i dehur. Te frenosh papritmas ne kte rruge nuk eshte ndonje gje e rralle (duke pare makinat qe dalin mjaft here papritmas ) dhe sidomos nuk mund te jete kriter i dehshmerise se shoferit. Nqs vinte era alkool, fliste percart etj ndryshon puna.

Per dijeni, shoferet grek nga frika, e bejne rrugen 1-2 ore me shume se shqiptaret. Rruget, shenjat, gardhet mbrojtese, te gjitha keto jane faktore. Edhe shiu. Po kush e ben kte linje e di se kujdesi i shoferave eshte percaktues. Dhe po ju them qe ky (kujdesi) eshte ne nivelin nen zero. Mjaft here udhetojn vetem, nisen perseri pas pak oresh qe kane mberritur, me mendjen vetem tek leket extra qe do nxjerrin me zarfat apo paketat, te shfrytezuar ne maksimum nga kompanite. Imagjinoni konkurrencen, aq sa bileta ka shkuar vajte-ardhje 45 euro. Kjo kerkon pastaj ulje kosto, si rrjedhim shrytezim cnjerezor te shoferave. Plus ato te tjerat me lart, duhet thene mire si nuk ka ndodhur me pare. 

Pushofshin ne paqe ata fatkeqe ! 

Nuk e di nga bie fshati Ziaj por mbaj mend qe kthesat e Ballshit perhere kane qene te rrezikshme.

Nuk eshte te kthesat e Ballshit Gjemb> Eshte diku me larg dhe dalja nga rruga ka ndodhur ne rruge te drejte.

Ne spitalin e Fierit dje ne darke, kishte njerez qe thonin se shoferi ishte i pire apo qe po fliste ne telefon. Po ne raste te tilla duhet pasur shume kujdes se nga mania per te bere si kopetente njerzit bejne supozime dhe t'i servirin si te verteta te pakontestueshme.

Shyqyr qe u shtyne festimet e parashikuara per vizat se do ishte turp qe me tere kete tragjedi te beheshin koncerte.

Duhen falenderuar forcat e policise dhe mjeket per punet FANTASTIKE qe bene mbreme ne ato kushte aq te veshtira.

 Emri i fshatit eshte Bejar, por kjo nuk ka shume rendesi.

Ajo rruge eshte teper e amortizuar. Eshte i vetmi segment i rrugeve kombetare, Fier-Ballsh-Tepelene qe nuk eshte vene dore.

Bej cudi si nuk kane ndodhur aksidente te ketyre permasave tere keto kohe.

Fatkeqesi tronditese smiley

Paska shkuar ne nente numri i te vdekurve.

Dikur nga vitet 95-96 kur beja rrugen e Greqise me autobuzin e linjave greke shpesh u caheshin gomat e disa here prishej autobuzi. Shoqerite e autobuzave ishin cope cope. Por e mira qe qe kishte dy shofera, e ndrroheshin. Me sa shoh tani e paskan kthyer me nje shofer. Tirane - Athine eshte afer 750 km ( afer 20ore) e udhetimi kryhet kryesisht naten. Propabiliteti i rrezikut me nje shofer rritet 50%.

per mua fajin e ka ministria e transporteve (dhe jo vetem kjo e sotmja), policia rrugore e administrata perseri. Nqs do ndertonin rruge me standarte normale (dmth me shenja te qarkullimit rrugor), nqs do vendosnin rregulla te qarta per firmat e transportit te linjave te largeta dhe nqs do kontrollonin vazhdimisht shoferet keto tragjedi mund te evitoheshin pa problem. Dhe nuk mendoj se ky problem do zgjidhet nese nuk u behet presion nga OJQ e shoqeria civile.

Ajo rruge eshte vertet shume e keqe. E kam bere nje here ne kthim nga Saranda per Tirane kete vere dhe ishte krejt e shkaterruar. Kur mora vesh lajmin, ngriva se po dje ne mengjes ishte nisur daja im per ne Athine. Duhet te jete shume e tmerrshme per njerezit qe kane perjetuar ate tragjedi dhe per familjaret e tyre. Ngushellime per ata qe s'jetojne me dhe sherim te shpejte te lenduarve.

@keiendi :Kompanite dhe cilesia e autobuzave nuk eshte se kan ndryshuar shume.

Per te thene te verteten, mungesa e shoferit te dyte do te ndikonte nga fundi i udhetimit. Por ky sapo pat kaluar Greshicen(1/3 e pare te rruges) !!!!

 Po t'i bejne ato rruge nderkombetare, dreqi ta haje. Si lihen rruget ashtu? Kemi 20 vjet, akoma s'kemi rruget ne rregull. Te pakten riparimet e ketyre qe jane. Sa rrine e harxhojne leke me parlamente, te harxhojne atje ku vdesin njerez, qe te mos ndodhe me. 

 Ngushellime familjareve te viktimave dhe sherim te shpejte per te plagosurit! U prehshin ne paqe ata qe nderruan jete!

Ne keto tema nuk eshte per te komentuar shume, se ne fund te fundit zija nuk do fjale, por eshte per te bere edhe njehere apel per kushtet e sigurise neper rruge dhe per kontrollet mbi mjetet e drejtuesit dhe sidomos atyre te transportit publik.

P.S. Heren e fundit qe me ra rasti tí jepja makines naten ne Shqiperi ne Tirane-Pogradec kam ecur me 40-50 km/ore pasi nuk isha i sigurt se ku do te ishte kthesa (ne fund te fundit aq duhet te jete limiti). Kuptohet qe kishte pilota sa te duash dhe mes tyre dhe nje autobis pasagjeresh me targa greke (me beri shume pershtypje por mendova se i jepte siguri njohja e rruges)...

E para, ngushellime familjeve te viktimave, qofte me kaq. Per mua eshte mrekulli qe ka patur vetem 9 viktima duke konsideruar faktin qe lartesia ka qene kaq e madhe dhe rripat e sigurimit nuk jane perdorur.

E dyta, persa i takon fajit, duket qarte qe ka qene i shoferit te pire e bere tape. Rruga nuk ka hic faj. Me mire nje rruge e keqe ku dihet qe duhet ecur me syte kater sesa nje rruge e mire pa sinjalistike dhe me nje polici rrugore qe vetem dredh tabelen e ndalimit si dikur zinxhirin.

 

Eshte nje ngjarje me te vertete shume e dhimbshme.Perfitoj nga rasti te shpreh ngushellimet e mia te sinqerta per familjaret dhe sherim te shpejte te plagosurve.Sa per paragjykimet ne shqiptaret e japim verdiktin para policise dhe gjykatave.Shoferi nuk ka qene aspak i pire sipas policise ndonese eshte fajtor per mungesen e vemendjes.Por nuk mund te akuzohet per kriminel edhe pse eshte grek.Eshte njeri dhe perfundoi ne humnere bashke me pasagjeret.Mund te ishte nder viktimat.Atehere cfare do te thoshim dhe ke do te akuzonim?

Gjithsesi kerkohet me shume kujdes.

Nderkohe qe nje ngjarje e tille e trishte hodhi nje vello trishtimi mbi gezimin e ligjshem te sshqiptareve,liberalizimin e levizjes.Berisha beri shume mire qe e anuloi koncertin ,madje une do te thosha se nuk eshte fare i domosdoshem qe te behet.

Ngushellime familjeve te viktimave.

_____

Qe jane rruget jo standarte ne rastin konkret kjo nuk ka dyshim.Pashe lajmet dhe kroniken.Ruga ose vendi ku u rrezua autobuzi, ishte pa bordure, pa tabele rreziku,thjeshte jashte standartit, per linja inter-urbane!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).