TIRANE- Banka e Shqipërisë do të stimulojë bankat e nivelit të dytë që të kreditojnë më shumë ekonominë, nëpërmjet hartimit të një rregulloreje të re, e cila të mos jetë shumë e rreptë në drejtim të mbikëqyrjes së tyre.

Gjatë një takimi të zhvilluar midis Bankës së Shqipërisë dhe drejtuesve të bankave të nivelit të dytë u diskutuan ndryshimet rregullative që do t’i propozohen Këshillit Mbikqyrës të Bankës Qendrore, në mënyrë që sistemit bankar t’i krijohen kushtet e duhura për të mbështetur me financime ekonominë e vendit.

Në përgjithësi ndryshimet synojnë që të lehtësojnë mbikëqyrjen e rreptë që Banka e Shqipërisë vendosi mbi sistemin bankar pas krizës financiare globale.

Nga të dhënat rezulton se niveli kreditues është ngadalësuar ndjeshëm. Kështu, gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti kredia është rritur vetëm me 4.6%, rritja më e ulët në 12 vitet e fundit.

7 Komente

ah lene. ma spjegoi berberi smiley

Në përgjithësi ndryshimet synojnë që të lehtësojnë mbikëqyrjen e rreptë që Banka e Shqipërisë vendosi mbi sistemin bankar pas krizës financiare globale.

 

pra thjesht do te rikthehen tek regullorja qe kane pasur perpara krizes, pra perpara 2 viteve. E thjeshte, apo jo?

duhet te jene duke ulur perqindjet e rezervave te detyruara. jo se fajin e ka bsh-ja per ngadalesimin e kreditimit, por ata mund te japin njefare impulsi pozitiv, edhe per t'u shfaqur aktive. por nuk e di c'behet me kredite e keqija dhe provigjionet, se duhet justifikuar edhe ulja e rreptesise.

berbero, besoj se ti je dakort qe nuk ka rendesi vetem niveli, por edhe ndryshimi.

o sa me kishte marre malli dreq!

kredite e keqija vazhdojne te rriten, gje qe nuk i nxit bankat per te kredituar. por ajo qe do te ndodhe me siguri  eshte nje terheqje e qeverise nga emetimi i bonove te thesarit ne leke, si rjedhoje e borxhit te mare nga emetimi i eurobondit. gjithmone sipas qeverise, rreth 2/3 e kesaj shume do te shkojne per shlyerjen e kredise per rrugen e kombit, ndersa pjesa tjeter rreth 100 milion euro me siguri do te kthehet ne leke per financimin e shpenzimeve operative, duke ulur kerkesen per para nga bankat e nivelit te dyte dhe BSH. Pra, mendohet qe bankat tregetare do te kene teprice lekesh dhe ndoshta do te detyrohen te risin kredidhenjen !!!!!!!!!! Ketij skenari te mundshem kerkon ti paraprije Fullani me gjoja ndryshimin e regullave apo zbutjes se mbikqyrjes, ne menyre qe te mare ai flamurin e suksesit nese bankat tregetare risin kreditimin nga halli se nuk kane se ku ti cojne tepricat e likuiditeteve ne leke. Te shohim, por gjasa me e madhe eshte jo rritja e kreditimit, por blerja e me kurs te volitshem e ketyre eurove qe do ti ngelen teper qeverise dhe investimi i tyre overseas.

ate e kane bere tashme, kane blere bond ne vende te tjera, them se ka per tu rritur cmimi i euros dhe rreth 100 m euro nuk do dalin ne treg fare .....

 Le te flasi sa te doje Fullani, sot bankat kudo ne te gjithe boten tregojne kujdes ne dhenien e kredise. Pa garanci, s'jep mo njeri para, aq me teper sot ku kudo ne te gjitha vendet perendimore eshte sofistikuar memorizimi dhe informacioni kur jeper kredia. Sapo nje banke, supermaket, fond etj, jep kredi nje klienti, te dhenat shkojne automatikisht nje qendre studimi e memorizimi ne banken nacionale/qendrore. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).