http://www.dw-world.de/image/0,,6209250_1,00.jpg

Në vendimet më të rëndësishme të karrierës, kam bërë edhe gabime shkruan ish-presidenti amerikan, George Bush në kujtimet e tij që janë publikuar në Amerikë, por në fund të fundit nuk kam pse të fajësoj veten.

Për opinionin publik ai nuk e çan shumë kokën, kështu është shprehur disa herë ish-presidenti amerikan, George Bush. Megjithatë në librin e tij "Decision Points" - "Momente Vendimtare" ai kërkon mirëkuptim. Sepse në fund të fundit edhe ai shpreson që historianët kur të vijë dita, ta vlerësojnë si të "suksesshme" presidencën e tij. Kështu në rreth 500 faqe libër kujtimesh, ish-presidenti amerikan shkruan pse ai në momente shumë vendimtare të jetës sij, mori ato vendime që mori.

Këtu para së gjithash Bush pranon atë që ishte provuar prej kohësh: Që Sadam Huseini nuk kishte armë të shkatërrimit në masë, që tërheqja e shpejtë e trupave amerikane në Irak, do të thoshte injorim të realitetit në vend. Por ai pranon edhe se ndihma për viktimat e uraganit Katrina mbërriti me shumë vonesë në vend.

"Waterboarding" ka shpëtuar jetë njerëzish


Edhe për metodën e waterboarding Bush deklaron se ai ka pranuar që ajo të aplikohet.  Kjo "sepse avokatët i thanë që ajo nuk është torturë". Dhe në fund të fundit këshilltarëve iu duhet besuar, sipas Bushit. Mbytja e simuluar ka shpëtuar jetë njerëzish. Pasardhësi i Bushit, Barack Obama e ka ndaluar përdorimin e kësaj metode.

Në librin e tij ish- presidenti amerikan, Bush shkruan se ai mund të dalë edhe mbi opinionet e shtabit të tij këshillues. Kështu në 11 shtator 2001 kundër mendimit të shtabit të tij, ai këmbënguli të kthehej në Uashington. Ai nuk do fshihej në "ndonjë bunker", por fjalimin e tij drejtuar kombit do ta mbante nga Shtëpia e Bardhë, shkruan Bush - megjithëse nuk përjashtohej mundësia e atentati tjetër me avionë.

Air Force One pa sisteme moderne komunikimi


Interesant dhe shokues është edhe një detaj tjetër që sjell Bushi. Sistemi i komunikimit të avionit presidencial, Air Force One ka qenë kaq i vjetëruar, saqë ishte e vështirë, sipas Bushit të ishe gjithmonë aktual. Nuk kishte televizion satelitor në bord, çdo pesë minuta shkëputej lidhja me stacionet lokale. Edhe lidhjet telefonike me këshilltaren e tij për sigurinë, Condoleezza Rice dhe zëvendëspresidentin Cheney ndërpriteshin shpesh.

I zhgënjyer nga kancelari gjerman Schröder

Ndërkohë që për koalicionin e luftës në Afganistan, aleatët dhanë mbështetjen e tyre, për "koalicionin e të vendosurve" për luftën në Irak, nuk kishte shumë mbështetje. Bush përdor librin e tij për të larë hesapet me ata burra shteti, që e zhgënjyen hidhur asokohe. Ish-presidenti rus Vladimir Putin, ish-presidenti francez, Jacques Chirac dhe para të gjithëve kancelari Gerhard Schröder. Ky sipas Bushit "ka qenë më i vështiri për t'u kalkuruar nga burrat e shtetit". Ndërsa për kancelaren Merkel, Bush shkruan se ajo "ishte e besueshme, tërheqëse dhe e përzemërt".

 

Redaktoi: Aida Cama

53 Komente

Presidenca e zotit Bush ka qene nje nga presidencat me te komplikuara,per shkak te vete situatave qe u gjend Amerika pas sulmeve te 11 shtatorit.

E projektuar si nje presidence izolacioniste,qe nuk do te merrej me hallet e botes dhe qe do te sillte shume trupa amerikane ne SHBA,ajo pas sulmeve te 11 shtatorit u detyrua te ndryshoje drejtimin.

Amerikanet po prisinin qe presidenti te levizte dhe te mos rrinte duarkryq,ndresa ne Europe dhe Lindjen e Mesme njerezit po kercenin nga gezimi(mendoni ne Greqi psh ne 11 shtator vetem 18% e grekeve u solidarizuan me viktimat,burimin po te doni mund tju a jap),natyrisht qe para presidentit qendronin zgjidhje te veshtira,qe per mendimin tim i kaloi me sukses.

52 muaj rritje ekonomike si asnje here tjetere ne historine e SHBA,me DOW Jones ne rekord historik 14600 jane fakte te cilat asnje nuk mund ti mohoje.

Po keshtu shkaterrimi i bazave dhe celulave islame dhe zbulimi i anetnateve te tjera,ishin suksese te tjera.

Toerturimi i 3 arabeve me waterboarding (qe e majta mundohet te krijoje pershtyjen se cdo arab eshte torturuar) solli vertet informacione te vlefshme.

Per nje gje duhet admiruar zoti Bush,qe ishte i vendosur dhe nuk donte tja dinte per pollet javore,sic bejne politikanet rendom.Ndoshta per kete i eshte dashur qe me felliqesira apo bura-kurva sic ishte punetori i Gazpromit Shreder apo anti ametikani Shirak dhe Zapatero,te mos kishte mundesi te komunikonte.Ndersa me burra te vertete sic ishte Tony Blear,Aznar dhe te tjere komunikimi ka qene shume i mire.

Ndersa per ne shqiptaret lobimi i palodhur per te na futur ne NATO,vizita ne Shqiperi,takimi me shqiptaret sikur ti kishte vellezer dhe nje  vendim per te krijuar dhe njohur shtetin e Kosoves ne kundeshtim me shume fuqi te medha,e bejne presidentin Bush nje njeri shume te dashur per ne.

Thank you president Bush for your service!Historia vertet do te vendose nder presidentet me te mire qe ka pasur ky vend,sic beri me Harry Truman 40-50 vjet me vone.

 aman mer, por dhe me politiken e amerikes me te njejtin fanatizem si me politiken e shqiperise?

Bushi i bie se qenka Sala i amerikes, domethene?

Une per vete i nderuar XP,nuk eshte se jam me Salen ne Shqiperi.Thjesht mendoj se Sala eshte e keqja me e vogel dhe kur mendoj qe ne KM do te vije ai debili Rama,them me mire me Salen se ka edhe me keq.

Ndersa ne SHBA,kam shume vjet qe jetoj.Te flasesh sic flet romaku psh do te thote qe te mos kesh dale nga NYC se vetem ne Harlem dhe ne lagjet gay te NYC do te gjesh komente te tilla.

OK nese Bush e kaloi ameriken ne deficit,kur deficiti ishte nja 500 miliard$,po kete te sotmin qe po na e ke dhe idhull dhe deficiti ka kaluar ne 1.5 trilion si i behet?Edhe ne kohen Reagan deficiti ishte i larte por te gjithe e mbajne per presdent model.Lereni kete loje fjalesh se late nam...

Si mund te quhet Bush redneck,kur shumica derrmuese e hispanikeve votoi per te?Kur i doli kunder partise se tij per te aprovuar nje ligj per emigracionin.

 

 E di, ka hyre ne mode te mos jesh me Salen kur je fanatik i Sales.

I LOVE BUSH

Solido,

Si zakonisht e verteta NUK eshte ne anen tende.. google Bush & Kosovo qe te mesosh rreth qendrimit te tij fillerstar ndaj ceshtjes se Kosoves..

Dru me pre!

 Eh mer Bush mer qafkuq. I cove 2 trilione ne Irak edhe akoma po kerkon per ato WMD. Kerko kerko.  Bere edhe nje ulje spektakolare mbi aeroplambajtese edhe proklamove si femije 'misoni perfundoi'.  E more ameriken me suficit edhe kur ike e le ne krizen me te keqe qe nga 1930. Dordolec.

Tani Bush eshte ai qe eshte, po ama populli i vet e votoi (florida notwithstanding) edhe per mandat te dyte.  Si eshte ai muhabeti i popullit qe ka qeverine qe meriton?

Duhet me e lexu ket librin. Dje ishte te Hannity edhe po tregote nje si tip cave si tip grope te ranch-i vet ku i conte keto liderat e botes me bo muhabet keshtu lirshem.

Kristida, do ti qe eshte radha radhe per te blere Bush's Deceptive Points?  Lere fare ate muhabetin e qeverise, pash Zotin. 

Në vendimet më të rëndësishme të karrierës, kam bërë edhe gabime shkruan ish-presidenti amerikan, George Bush në kujtimet e tij që janë publikuar në Amerikë, por në fund të fundit nuk kam pse të fajësoj veten.

hee..... .  okay.

megjithate une kam simpati per Bush. eshte i sinqerte..   thote thjesht ate qe mendon. ashtu si i vjen,  pa u shtirur. pa ''diplomaci''.


Monda, per kuriozitet dua t'a lexoj, po nuk me ben zemra te harxhoj $30 a me shume per kete. Ne fakt muhabetin e qeverise e kisha per faktin se verej qe Bush ka akoma shume admirues ne US, per cudine time. Une shkoj per pune shpesh ne Dallas, ku ai ka edhe nje ranch, jo larg nga zyrat tona dhe po ashtu aq sa kam pare e udhetuar ne 'bible belt', mbeshtetja eshte e padiskutueshme, pavaresisht nga lufterat dhe kriza. Tani bile ka edhe nostalgji.

Per mua ne pergjithesi, kur vjen puna te politika e jashtme, jam dakord me George Friedman kur thote se gjeopolitika eshte si loja e shahut, sa me shume e njeh dhe sa me shume permiresohesh si lojtar, aq me qarte e kupton se ka shume pak levizje te mundshme, pervec momentit shume te rralle kur njerit nga lojtaret i vjen nje ide brilante. Ne kete kontekst Bush dhe kushdo ne ate pozicion, ben ne fakt nje loje gjeopolitike, pastaj te tjerat jane PR per konsum te gjere. Nga Friedman lexova 'America's Secret War' para pak kohesh Flet per luften ne Irak etj. ku spjegon situaten ne rajon para 11 shtatorit dhe rrjedhojen e ngjarjeve me pas. Tani nuk eshte e verteta e kulluar kuptohet, po megjithate jep nje panorame shume interesante.

Kristida, juve s'iu ve faj, se per kuriozitet i lexoni keto speciet matane kufirit. 

Po ne ketej, ose le te themi une, nuk do ma bente as zemra, as mendja te jepja 20-30 dollare per fucine e Bushit. 

 Decision Point do ti beje konkurrence Vizione te Qarta.

Ah, Monda, ka edhe ketej monstra sa te duash, mos ki merak...edhe une nuk i kam teper 20-30 dollare, po mund te kisha lexuar ndonje snippet po te gjendej free 'on the internets' smiley

Po per 15 dollare do e lexoje?

e keshtu me rradhe po per 10, po per 5, po per 4,3,2,1 apo falas fare?

Kot kurioz.

edhe ti do jesh kurioze se pse nuk e lexova une komentin tend deri ne fund, ja ku u beme 1 me 1 smiley sorry..

jom pref me e lexu, memzi po pres.. them se do e lexoj me sh. qejf.  

Presidenti Bush eshte njeri mbi te gjitha dhe nuk eshte mbinatyror. Ashtu sic ka bere vendime te mira ashtu ka bere edhe vendime qe duhen kontestuar.

Per nje gje me pelqen se i thote gjerat troc ashtu sic i mendon dhe ben vendime drastike qe ju qendron besnik deri ne fund atyre vendimeve.

Tani eshte nje cike kapricoz dhe mendjemadh s'kemi c'ti bejme ka qene President per dy legjislatura dhe per kete i heq kapelen.

Vetem per nje gje e kritikoj: Sub prime mortgages qe i inkurajoi dhe e qelbi ekonomine me to. Mori te gjithe ata mafiozat e Lehman brothers dhe i vendosi ne poste kyce drejtuese te organizmave financiare qeveritare qe luanin me shume porta per perfitime te vetat.....

Kush e di se cfare fshihet pas kesaj tymnaje te Bushit..... cdo levizje e figurafe kyce e ka nje qellim te caktuar..... zgjedhjet e 2012 nuk jane shume larg.....

 

Daniel, sa per rekord, kane qene demokratet ata qe qysh ne '93-'94 kane miratuar nje ligj ne Kongres qe i detyronte bankat te jepnin 50% te kredive shtresave te mesme e te varfera. Ishte pikerisht kjo nderhyrje prej shtetit qe paravendosi fatin e subprime mortgages. Edhe ne vitet e mevonshme kur efektet negative te kesaj politike po beheshin te dukshme, demokratet kane mbrojtur pikerisht praktikat e dhenies se kredive me shume risk dhe bankat huadhenese te tipit Fannie Mae and Freddie Mac. Shih p.sh reagimet e Frank Barney-it kur republikanet kerkonin te nderhyhej per te kontrolluar praktika te tilla. Nuk mund te them se faji ka qene vetem i demokrateve; republikanet kane pjesen e tyre ne te. Por guximi me te cilin demokratet ia veshin tere fajin Bushit  per kete krizen e mortgages eshte me te vertete i  paturp. Faktet jane me kokeforte se fjalet.

 Kjo eshte pikerisht keshtu. Subprime mortage ishte democartic ne koncept.

Jam dakord qe Sub prime mortgages ishin qe ne kohen qe kishin presidencen demokratet, por Bushi nuk beri gje per ta permiresuar gjendjen por eci ne ate rruge derisa shpertheu situata si tullumbace..... Pastaj une me shume e kisha qe i perkrahu ato nisma me emerimet qe beri ne administaraten federale me njerez qe kishin lidhje direkte dhe pasuroheshin nga subprime mortgages...... nje Zot e di se si jane mpleksur nyjet e interesave politike apo ekonomike.....

 Problemi me ameriken, mendoj, eshte dizinformimi! Shembulli konkret eshte Fox-News.

President ishte Clinton! Ne kohen qe ai ishte ne pushtet "asnjerit" nuk ja mbante te kruhej me Ameriken.

Pasi ne pushtet erdhen Bush me Cheney, ameriken e fundosen dhe treguan qe superfuqia boterore ka gjithashtu pika te dobeta duke i nxjerre ato ne pah njera pas tjetres. 

Obama eshte me mire se Bush por jo se Clinton, flet shume, plus naiviteti dhe idealizmi i tij vetem do e dobesojne akoma me shume ameriken ne syte e botes.  

Amerika ka nevoje per nje president tjeter si Billi: Karizmatik, i zgjuar, qe nuk i ben syri terr!

Per Bushin mendoj se mund te kuptohet me shume po te degjosh fjalimin e pilotit te Air Force One "Col. Mark Tilman" mbi ndodhite ne diten e 9/11 ne amerike se sa te lexosh çfare thote Fox-i mbi te apo CNN. 

Link

Per te kuptuar kush eshte Fox-News dhe per te njohur paksa me mire Clintonin shikoni kete videon. Te degjosh presidentin e Amerikes te thote "I tried to kill him" nuk eshte shaka, nuk ka perdorur fjalet politically correct "donim ta eliminonim", "neutralizonim" por "Une doja ta vrisja"!

 Link

Puna eshte se ne si shqiptare do jemi pro si Republikaneve apo Demokrateve kedo te zgjedhin, per fakte qe tashme jane te shkruara ne histori. Dhe kjo eshte arsyeja e vetme qe duhet te mjaftoje per europen neser (nese do kerkojne qe te favorizojme politiken europiane jo ate amerikane) ameriken e kemi "shok" se na u gjend prane ne moment nevoje, europen do e kemi "koleg pune", se donte te na zinte vendin e punes qe na takonte! 

Sidoqofte kjo nuk do thote qe nuk duhet te jemi te informuar mbi "shokun", duhet qe te gjithe te kemi nje vizion te qarte mbi çfare po ndodh ne amerike dhe te dime mire se cila eshte e verteta.

...President ishte Clinton! Ne kohen qe ai ishte ne pushtet "asnjerit" nuk ja mbante te kruhej me Ameriken....

Ndoshta ky disinformim qe behet ne Europe,te ka lene komplet te paditur.

Ne kohen Clinton pati 4 atentate te medha terroriste kunder Amerikes dhe dhjetra atentate me te vogle, dhe te gjitha vendet arabe tallnin menderen me SHBA, plus pati edhe nje terheqje te turpshme nga Somalia.Lexo lajmet dhe kronikat e kohes dhe do te shohesh qe te kane disinformuar komplet.

Te kujtohet WTC 1993?

Po njerezit qe hidheshin si popcorn ne Ambasadat Amerikane ne Kenia dhe Tanzani?

Po USS Cole?Po peshterimi ne Somali?

Apo nuk i raportojne keto ne Europe.

Ne vazhden e ketyre ndodhi pastaj edhe 911.

...Amerika ka nevoje per nje president tjeter si Billi: Karizmatik, i zgjuar, qe nuk i ben syri terr!..

Kjo eshte fjali per Reagan dhe jo per Billin.

 Solidarnosc WTC 1993 ka ndodhur me 26 shkurt 1993, presidenca e Clinton ka filluar ne 20 Janar 1993 (apo kaq, 1 muaj kohe ju duhet terroristeve te planifikojne nje atentat dhe ta egzekutojne?). Nuk mund te mbash pergjegjes Clinton per ate atentat por baben e Bushit ndoshta qe kishte 12 vjet ne pushtet.

Njerezit atehere hidheshin si popcorn, por jo brenda ne "amerike" (U.S.A) se pastaj do me thuash qe territor amerikan eshte dhe ambasada. Ketu eshte me vend ajo barsaleta e "ambasadave amerikane". 

Pastaj ato poshterimet qe thua ti, ishin pergjigjia minimale qe ato vende mund te benin, duke ju pergjigjur asaj qe amerika po bente (por une jam i mendimit qe nese nuk do kish qene amerika ne keto konflikte do kishte qene Kina apo Rusia, pastaj do e kish pare bythen e bubit europa). 

Sdq Solidarnosc une mbetem i mendimit qe ne amerike Fox-news/Murdoch & CO, po bejne lavazhe truri te popullsise, ashtu si ne itali po e ben Berlusconi me popullin e tij. Ti vazhdo me mendimet e tua. 

Sa per paditurine, oreksi vjen duke ngrene Solidarnosc, nuk e kam me ngut. 

 

o Br3dharako, falemnerit robo per librin; biles, po t'i nis $10 me paypal dhe i boj thirrje dhe ktyne te tjerve qe e shkarkun me t'nis kush 5, kush 10

(ja kshu e shkarkonin robt dhe librin e Pjerit)

Dini gje a ka shkruar ndonje gje per Shqiperine dhe Kosoven,ne ate liber zoti Bush?

as une nuk munda me e besu duke dit qe ne jemi n'qender perfekte jo vetem te tokes po te krejt sistemit planetar. Kosoven e permend vec 1 here kur bo nji si bilanc te politikes se jashtme

Shiko cfare ka thene felliqesira e Gazpromit dhe sot i mohon:

Former German Chancellor Gerhard Schroder said Tuesday that former President George W. Bush "is not telling the truth" in his new memoir "Decision Points," according to the German magazine Der Spiegel.

 

Schroder, who lost power in 2005, takes issue with a passage in the book in which Mr. Bush describes a 2002 meeting between the two men. The former president writes that when he said he was considering the use of force in Iraq, Schroder said, "'What is true of Afghanistan is true of Iraq. Nations that sponsor terror must face consequences. If you make it fast and make it decisive, I will be with you.'"

 

Mr. Bush writes that he "took that as a statement of support. But when the German election arrived later that year, Schroder had a different take. He denounced the possibility of force against Iraq."

Schroder ultimately opposed the invasion of Iraq. Mr. Bush writes in "Decision Points" that though he continued to work with the German leader on some issues, "as someone who valued personal diplomacy, I put a high premium on trust. Once that trust was violated, it was hard to have a constructive relationship again."

 

He also writes that he was "shocked and furious" that a German official (then-Justice Minister Herta Daubler-Gmelin) compared him to Hitler for what she cast as trying "to distract people from his domestic difficulties" through war.

Per te arritur deri tek pendesa, duhet te vesh ne levizje mekanizmin e komplikuar te se ashtequajtures "mase gri". Kam pershtypjen se kjo e fundit eshte nje materie e panjohur per kafken e Bushit.

Cudi se dhe Blair nuk ka shfaqur pendese.Per mua eshte Blair majtisti me i mire qe ka njohur bota dhe do te njohe per shume kohe.Me nje fjale ishte burre dhe jo bure-kurve sic jane koleget e tij politikanet ne Europe si Shreder,Shirak,Zapatero dhe plehera te tjera.Ndoshta sepse ato qe bene Bush dhe Blair  ishin te drejta prandaj nuk ka vend per pendese, dhe ska te beje fare me materien qe thua ti??

Ja dy pjese te vogla nga c'thote Tony Blair per Bushin ne librin e tij te fundit: 

One of the most ludicrous caricatures of George is that he was a dumb idiot who stumbled into the presidency. No one stumbles into that job, and the history of American presidential campaigns is littered with the corpses of those who were supposed to be brilliant but who nonetheless failed because brilliance is not enough ...

To succeed in US politics, of that of the UK, you have to be more than clever. You have to be able to connect and you have to be able to articulate that connection in plain language. The plainness of the language then leads people to look past the brainpower involved. Reagan was clever. Thatcher was clever. And sometimes the very plainness touches something else: a simplicity that is the product of a decisive nature.

Ah, the plainness ... I want the president to be smb I can have a beer with.  Well, hell, all the happy-go happy hour dudes would qualify. 

Ne nje zhvillim tjeter te kesaj natyre, Bristol Palin do fitoje "Dancing with the star". 

cke me birren? birra ndihmoi prezento-presidentin te mbareshtroje dialogun ndër-racial...në bahçè, apo jo?  smiley 

 Bush ziuuuu! Ulu se te pa kalaja! Nje pune e bere te mire, qe e vrave armikun e Babes, te tjerave varu hejbet. Po nuk qe akoma i qarte per bemat, merr Ameriken qe gjete nga Klintoni, zbriti Ameriken qe le kur ike nga Presidenca, dhe shife ne cfare drejtimi ke ec.

Ja arithmetika PF ta jep shume mire Dow Jones.

Ne kohen Clinton Dow Jones ishte rreth 8 mije me nje kulm 10 mije.

Ne kohen Bush Dow Jones arriti 14600 rekord i papare dhe kur u largua ishte tek 11,000.

Shifrat jane kokeforte,por interpretimi varet nga njerezit.

Secili le te shohe kuleten e tij.

Personalisht ne kohen Clinton sa kisha ardhur ne SHBA dhe nuk mund te them qe isha mire dhe kjo jo per faj te presidentit.Ne kohen Bush zura pune te mire dhe jam mire.Natyrisht qe e mira nuk ka fund por nuk mund te qahem.Edhe ne kohen Obama nuk qahem se ka edhe me keq.

Pra varet si ta shohesh.Po ta shohesh personalisht,shume shqiptare kane ardhur pas 97 ne SHBA,keshtu qe nuk e kane pare mire kohen Clinton por kane pare vetem kohen Bush.

Nese sheh shumica jane me shtepi dhe makina dhe shume pak jane ne borxhe.Tani ka nga ata qe thone qe nuk jemi mire se nuk jetojme si tek filmi Dinastia ,keshtu qe interpretimi eshte relativ.

Nga sa kam degjuar koha Clinton dhe Bush nuk ka qene ndonje e ndryshme per shqiptaret,pasi jemi komunitet qe punojme shume dhe kursejme.Po keshtu nuk eshte se jemi shume fetare.Ndryshime per keto kohe mund te thone vetem ata qe i ndjejne vertet dhe i prekin keto,pra zezaket,hispaniket,gayt dhe evangjelistet fetare.Shqipteret nuk futen ne asnje nga kjo shtrese.Keshtu qe edhe kur flasin, flasin ekperiencat e te tjereve jo te veten.

Prandaj me bejne per te qeshur shqiptaret kur diskutojne kohen Clinton dhe Bush.

Kush i mban mend perlat e Bush-it neper fjalime smiley

Top Ten Bushisms

10) "Families is where our nation finds hope, where wings take dream." —LaCrosse, Wis., Oct. 18, 2000
9) "I know how hard it is for you to put food on your family." —Greater Nashua, N.H., Jan. 27, 2000
8) "I hear there's rumors on the Internets that we're going to have a draft." —second presidential debate, St. Louis, Mo., Oct. 8, 2004
7) "I know the human being and fish can coexist peacefully." —Saginaw, Mich., Sept. 29, 2000
6) "I remember meeting a mother of a child who was abducted by the North Koreans right here in the Oval Office."—Washington, D.C., June 26, 2008
5) "Too many good docs are getting out of the business. Too many OB-GYNs aren't able to practice their love with women all across this country." —Poplar Bluff, Mo., Sept. 6, 2004
4) "They misunderestimated me." —Bentonville, Ark., Nov. 6, 2000
3) "Rarely is the questioned asked: Is our children learning?" —Florence, S.C., Jan. 11, 2000
2) "Our enemies are innovative and resourceful, and so are we. They never stop thinking about new ways to harm our country and our people, and neither do we." —Washington, D.C., Aug. 5, 2004
1) "There's an old saying in Tennessee — I know it's in Texas, probably in Tennessee — that says, fool me once, shame on — shame on you. Fool me — you can't get fooled again."

Kur e paska thene kete te paren nr1 se nuk u mbaka mend edhe spaska as date qe te na e rifreskoje pak kujtesen, ato te tjerat mbahen mend se kane qelluar o dite te marte o dite te premte.

 

I LOVE BUSH

 Doli prap Bush Karabushi. 

Boje ne shumes ate 'karabushi" dhe vuri nje T ne fund , me sqaruese nga Vucidoli ose kryeqyteti i karabusheve !

Tani per mua nga jeta e Bushit mbahet mend vetem reagimi qytetar pasi e qelluan ne "kepuce " ne Irak . Sepse qene ne kontrast te jashtezakonshem me solidaret qe e masakruan fatkeqin si zakonisht pasi kreu veprimin !?

 

Sot fjalorit nderkombetar te te keqijave te kesaj bote u shtua dhe nje fjale:

Saliban.

bushi i vertete per mu eshte ai i harold & kumar escape from guantanamo !!

po ate punen e ores se dores qe ja rrujten ne fushe-kruje a e ka shkrujt tek kujtimet?

Mund te gjykojme gjere e gjate e larte e poshte per Bush-in si president, mund te themi qe nuk ka inteligjencen e Obama-s por disa gjera duhet ti themi sic jane:

1. Bush-i ka qene nje president me principe (te mira apo te keqija ka vend per diskutim) dhe qe kishte leadership

2. Nuk pyeste shume se cfare thoshnin sondazhet dhe intelektualet majtiste te NY, WDC kur duhet te merrte nje vendim.

3. Nuk flet keq per presidentet e tjere dhe as per Obama-n, perkundrazi tregohet elegant kur shprehet qe mbeshtet presidentin aktual dhe ia njeh veshtiresite e postit.

4. Eshte nje njeri i drejperdrejt dhe nuk ka frike (se mos bie ne sondazhe) ti thote troc dhe ne sy gjerat qe mendon.

5. Para se te behej president nuk premtoi toke e qiell dhe kur iku si president nuk ia hodhi fajin presidenteve te tjere per deshtimet e tij

Personalisht si shqiptar qe jam nuk mund ta ndaj respektin tim per Ameriken ne republikan apo demokrat, por ne aspektin e vlerave dhe te principeve jam me afer me Bush se me Obama-n.

I LOVE BUSH

Vlonjat ke te drejte,shume amerikane e duan Bushin pikerisht per ato pika qe permende ti,prandaj e votuan dhe per heren e dyte.

Dje Bush ishte ne interviste me O'Reilly.

U mundua Billi me te gjitha menyrat qe ti nxirrte nje fjale te keqe per Obamen,por smundi.Ne fund pas nja 10 pyetjesh te tilla, Bush i tha:

Degjo Bill mos me bej pyetje te tilla se nuk kam per te folur keq per Obamen ndonjehere.

Billi i tha qe popullariteti te eshte rritur.

Bush ju pergjigj Ok I am happy por ti e di qe une nuk i shikoj sontazhet.

Foli dhe per Irakun dhe per fushaten anti Bush qe mbreteronte tek shtypi i majte dhe per kete te fundit Bush tha.

Une nuk mund te ul veten qe tu pergjigjem atyre.Po ata te bene balte ty dhe te demtuan tha Billi.Jo tha Bush kur thashe une,kisha parasysh institucionin e presidences jo veten time.Nese institucioni i presdences hyn ne debate me njerez te tille,eshte ulur ne nivelin e tyre.

Po keshtu u tregua me principe kur nuk e fali ndihmesin e Cheneyt se po te donte e bente.

Ka qene nje interviste shume e mire dhe informative.Mund ta gjeni tek faqja e Bill O'reilly.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).