http://respublica.al/foto/20101106081916_fotoart.jpg

(Poster i levizjes Tea Party)

Ka një problem me demokracitë e sotme. Dhe kur them këtë, nuk është se hahem nga meraku mbi zgjerimin e mundimshëm të kufijve të botës demokratike (me këtë gjë merrej Fatos Tarifa në MAPO-n e sotme). Jo, është bash e kundërta. E kam me atë që ndodh brenda kësaj bote; e kam me demokracitë e njohura; me një pjesë sosh, të paktën. Duket, se nuk kanë më eficiencën e qëmotshme, e cila ishte, më së pari, arsyeja e ngadhnjimit mbi të ashtuquajturat demokraci popullore (me frazën tautologjike ‘demokraci popullore’ maskohej një sistem qeverisjeje, që shtypte në mënyrë brutale e nuk prodhonte mbrothësi). Dhe në fakt, ka shumë të ngjarë që një pjesë problemesh, sëmundjesh e papërsosmërish të sistemit të demokracive liberale të jenë theksuar pas (pikërisht për shkak të) fitores mbi sistemin tjetër. Kjo, për shumëkënd, mund të jetë e kuptueshme, ngaqë hë për hë mbeti sistemi i vetëm i pakonkurueshëm (aq sa Francis Fukuyama, në një libër të shkruar rrëmbimthi, u ngut të thosh se një sistem alternativ nuk egziston sot, e nuk do të egzistojë as pas njëmijë vjetësh), gjë që e bëri sistemin “të kapej nga nga demotivimi, squllja e shtendosja që vjen prej mungesës së garës”. Ndoshta.

Demokracia liberale, kështu si e njohim në praktikë, shoqërohet nga disa cene fiziologjike. Fjala vjen, demokracitë nuk garantojnë meritokracinë, që do donim. Paradoksalisht, regjimet e sotme demokratike po bëhen gjithnë e më pak meritokratike. Në një numur rastesh, sharlatanët heqin më pak për të ndjellë vëmendje, konsensus, mbështetje, ndërsa njerëzit qibarë, idealistë, skrupulozë, të ndershëm e vizionarë nuk e kanë të lehtë të ngjiten në kabinën e drejtimit; dhe kur qëllon që ngjiten, mbeten atje më pak se sa sharlatanët.

Përveç kësaj, regjimet demokratike kanë qënë prore oligarkike, e po bëhen gjithnjë e më shumë të tilla. Tjetër? Demokracia, me tolerancën që i vjen e i buron nga rropullitë, s’e ka për gjë t’u japë legjitimitet dhe forcë ektremeve të turlisojshme. Tjetër? Vendimmarrja ngathtësohet, e shpesh herë nuk arrihet, për shkak të një rrjeti e zinxhiri të pafund procedurash, të cilat janë të nevojshme për të balancuar e kontrolluar pushtete të caktuara që kanë prirjen të kalojnë përtej kufijve. Tjetër? Demokracia është një sistem i ngritur mbi lirinë e shprehjes e të informimit, mirëpo bota moderne, në kundërshtim me atë që mund të mendohet, po bëhet gjithnjë e më pak e lirë në këtë drejtim. Fjala vjen, si zor të ketë kuptim të flitet për liri shprehjeje e informimi, sa kohë që në botë egzistojnë tycoon-ë të llojit të Rupert Murdoch-ut, të cilët zotërojnë një fuqi të jashëtzakonshme media-tike. Tjetër? Kompetencën dhe të drejtën për të drejtuar (jo drejtëpërdrejtë, kuptohet) e merr gjithnjë shumica, ndërkohë që në të shumtën e rasteve shumica – sipas meje – merr vendime të gabuara. Tjetër? Demokracia është e asocjuar qysh në krye të herës me kapitalizmin, dmth me iniciativën e lirë dhe me interesin e fitimit, mirëpo ky i fundit, dmth interesi i fitimit, është një gjë që shumë rrallë ecën në të njëjtin drejtim me të vërtetën, me interesin publik, me të mirën e përgjithshme, etj, etj. Të gjitha këto e të tjera janë limite e cene të demokracive liberale, të cilat egzistojnë mbi të gjitha si një kosto që duhet paguar në emër të lirisë individuale për të menduar, për të vepruar, për t’u organizuar, për të patur një pronë, për të ngritur një biznes, për t’u vënë në “the pursuit of happiness”, etj, etj.

* * * * *

Ka një budallallepsje elektorale që verifikohet gjithandej. Në kundërshtim me atë që logjikisht është pritur, aksesi gjithnjë e më i shtrirë tek një arsimim në dukje gjithnjë e më i plotë dhe më cilësor, nuk ka prodhuar zgjedhës më racionalë e më syçelët ndaj rreziqeve prore iminente (po flas për demokracinë liberale, dhe është e natyrshme që të kapem pas kategorisë ‘zgjedhës’). Ndoshta është faji i begatisë, që i ka squllur shpirtrat njerëzorë, ndoshta është faji i televizionit, internetit, dhe i prurjeve high-tech në përgjithësi, që së pari nxitin izolimin social, së dyti kultivojnë një si analfabetizim kulturor, e së treti nënvizojnë e dramatizojnë si kurrë ndonjëherë problemet egzistenciale të njeriut, ndoshta faji duhet kërkuar diku tjetër, por e vërteta është që bota e sotme është në duart e zgjedhësve të trallisur, shastisur, mendjelehtë e të shkujdesur.

Gazetarja amerikane Elizabeth Wurtzel shkruante këto ditë në The Guardian, se “njerëzit që shkonin pas lëvizjes Tea Party kishin të shkruar në bluzat e tyre, apo nxirrnin nga goja, fraza të llojit ‘presidenti është socialist’, ose ‘reforma shëndetësore është antikushtetuese’, etj, dhe për mua, me këtë sjellje, ata tregojnë se nuk janë gjë tjetër, veçse njerëz që duhet të kenë vështirësi kur vjen puna të nyjëtojnë fjalë që kanë më tepër se sa dy rrokje”. E tepron? Kush e di? E vërteta është, se ajo shfaqej në atë shkrim shumë e pezmatuar me fitoren e republikanëve; aq e pezmatuar sa arrinte të thosh se “Amerika është një perandori e kalbëzuar post-industriale. Mos prisni më keq se sa kaq! Mos prisni se ç’do të ndodhë më tutje! Ne kemi arritur mú në atë pikë, në ‘më tutje’”.

Nuk di nëse Wurtzel ka të drejtë, por të njëjtin shqetësim shprehin dhe një numur europianësh, mes të cilëve po bëhen të zëshme, influente e imponuese parti politike e rryma kulturore të dalluara për racizëm, intolerancë, etj, dhe sidomos një numur italianësh të kallëpit “liberal-progressive”, të cilët nuk po dinë se si të ballafaqohen me dukurinë antidemokratike e antiliberale “Berlusconi”, dhe limitohen ta shpjegojnë mbështetjen në favor të cavaliere-s në të njëjtën mënyrë, dmth me analfabetizimin kulturor, që kultivohet nga mjetet e botës high-tech, sidozot televizioni, dhe ndoshta nga një sistem i tërë edukimi. Demokracia në krizë? Kjo mbetet për t’u parë, por një gjë është e sigurtë: demokracisë i duhet të rishpikë e të ripërkufizojë vetveten në vijimësi, në mënyrë që të mos lejojë Amerikën, Anglinë, Belgjikën, Italinë, …. Shqipërinë, etj, të shndërrohen në - kështu e thotë qysh në titull të shkrimit të vet Elizabeth Wurtzel - lands of the free to be stupid.

 

(Marre nga ResPublica)

38 Komente

sa pashe titullin mendova: ja dhe mustafa nano qe po i qan hallin amerikes.

smiley

like smiley

une pashe vetem titullin dhe komentin tend smiley

e pasjellshme nga ana ime fjalia me siper. por e kam te veshtire te kuptoj komentet ne gazetat shqiptare mbi zhvillimet boterore te bera nga njerez qe nuk kane asgje origjinale per te ofruar. nje artikull me te njejten problematike do te ishte mire po te vinte i perkthyer nga media amerikane apo evropiane (njerez te mireinformuar dhe gjithe kohen ne ate terren), apo i shkruar nga specialiste shqiptare te diplomacise, politikes nderkombetare, politikes amerikane, etj. perndryshe eshte muhabet tavoline, plako.

 Pak e rende dora jote. Parimisht nuk shoh ndonje problem me faktin qe autori eshte gjeografikisht larg demokracive ne fjale. Gjithesesi, e kuptoj nga nisesh.

Kjo ide e demokracise ne rezik, vite qe qarkullon. Chomsky ka dekada, por sot e gjen tek NPR, nytimes e Glen Beck. Ne kete kontekst do ishte me mire sikur shkrimi te citonte  dicka nga njerezit qe e kishin te paret kete shqetesim, te cilet sot e gjithekohes, shkruajne gjeresisht ne lidhje me te.

Ndoshta eshte stili i yne i te shkruarit ne shqiperi qe autori te beje nje citim, ketu aty, si per t'i dhene kredo fabules se shkrimit. Por shoh qe ne anen tjeter ideja kryesore sillet si teresisht individuale, si zbulese e Shpelles se Platonit - sikur nuk u ngjiz, mekua dhe rrit si ide gjithmone duke lexuar shtypin e huaj. Personalisht mendoj se kur cition nje Hedges a Krugman a ke te duash, vlen edhe pse e vendos veten ne shoqeri te mire.

e kam te veshtire te kuptoj komentet ne gazetat shqiptare mbi zhvillimet boterore te bera nga njerez qe nuk kane asgje origjinale per te ofruar.

 

 Ne  fakt shoku Nano ne shkrim na jep te ripertypur lexime shkrimesh andej kendej , kshu qe mos prit per gjera origjinale.Gjeneruesit e ideve ORIGJINALE  ne nivel global mund te numerohen me gishtat e dores.Te tjeret ripertypin me stilin e tyre dhe kaq. E shumta qe mund ti kerkosh Muc Nanos eshte te citoje referencat se paku per te krijuar pershypjen e tipit te kenduar. 

Megjithate , nuk duhet me i rene shume ne qafe gazetarit kur nuk shikon ndonje diference te madhe ndermjet tij dhe ketij prof. te specializuar per ceshtjet nderkombetare qe ripertyp Fukajamen pa e cituar gjekundi.(Mapo-E ardhmja e demokracise ne bote )

  

Po të niseshim secili për të shkruar ndonjë gjë origjinale o Trop, besoj se dy tre herë në vit do i binim tastierës tek peshku. smiley.

 

 

Aty e ke mire . Perpuqem Trop ! smiley 

Dhe me te vertete po nuk ja shaluam pak Amerikes , Anglise , Kines e Indise , ti fusim nje te kafshuar Gjilbratarit e te dalim ne vise te pakapshme nga Rajhu trete si turiste , pastaj te futemi nen dhe te Pirmidave te Egjyptit per tu ngritur mbi Akropol e muret e Koloseut , me perfundim nga qerpicet e peshtavarit  ne nuk mund te dalim  dot te pika qe na quajne inteliDjente , ne nuk e prishim dot Piramiden smiley

Sidomos pak Fukujama e Kasius Klej , Hajdar e undergraund dhe ja ku eshte gati nje sefertas plot  me fasule te ngopet edhe Bulua qe shpesh i teorizon keto probleme me madheshtine e pamjeve  filosofike te mejtimtareve .

Ja kam fut kot thua ? smiley

Skeptiket e peshkut qellojne perseri qytetarin global smiley.

Nqs nuk do e kishte shkruar Nano, por x diplomat, apo x reviste nderkombetare, a qendron ne thelb ideja qe demokracite po jetojne nje moment te keq? 

Ne demokracine peshkore kemi te drejte t'i avitemi nje diskutimi nga kende te ndryshme, gjithesesi smiley.

Une lexova edhe c'ka thene Ruzhdija Laughing

e pasjellshme nga ana ime fjalia me siper... smiley

Udhetonim dikur per ne Vithkuq ne nje rruge tere gropa mbi nje karroceri zis- ulur ne stola . Perpara rrinte Drejtori . U dermuam dhe vendosem ti drejtoheshim drejtorit per "meshire" me nje cope leter ku shkruajtem . 

Drejtor .Thuaj shoferit ta ngase makinen me ngadale se na u bene bythet cope .

Makina vazhdoi me te njejtin ritem por nuk vonoi edhe pergjigja

Kerkesa Juaj , nuk merret parasysh se eshte e pa sjelleshme ( e pa hijeshme ) smiley

smiley

pushteti gjithnji ta fut o idriso

po monda kujton se ka pas rrojt n'demokraci mo perpara , e se tashti po ja shpojne gomen demokracise.

ke pas ma shume leke oj, monde, ja ate ke pas, pa per demokraci.........

ja ke vithkuqin para syve smiley

smiley robi shpreson o monde qe x diplomat te kishte shkruar dicka me informative plus me analitike. per revistat nderkombetare nuk shpresoj, jam e bindur. besoj se jemi dakort pastaj qe mustafa nano frymezimin nga the guardian e kishte marre.

pyetja ime e metejshme eshte: mesove gje nga artikulli me siper? une mesova vetem mungesen e shpreses se gazetares amerikane qe shkruante per nje te perditshme angleze.

E me Ruzhdije ashtu eshte  .Pare pare  , po ama c'kishe fsheh posht Piramides , lesht ke per ti marre . Ku te le i "babzituri" me bo hajer si ajo Gazetarja me e pa Demokracine Mu Ne Kokordhok te synit . Apo nu kngjajne si verdhushka ca sycka smiley

trop, po jo detyrimisht lexohet per informim sepse jo ralle op-eds mund edhe te mos japin informacione te reja. 

Artikulli m'u duk pak si lemsh nga struktura.  Se jane hedhur disa gjera: demokracia, budallallepsja e elektoratit.  Personalisht do te doja te kishte fokusim ne nje ceshtje.  

Por meqe jane ceshtje qe me interesojne ne pergjithesi, dhe qe jane shqetesime jo vetem per Angline, US, Italine por edhe Shqiperine, e mendova te arsyeshme ta sillja artikullin.  Nuk po mbroj vendimin tim per prurjen, thjesht po e sqaroj.  

@ Ruzh, dakort dakort, republike perfaqesuese smiley

Por meqe jane ceshtje qe me interesojne ne pergjithesi, dhe qe jane shqetesime jo vetem per Angline, US, Italine por edhe Shqiperine,...

Mondaaaaaaaaaaaaaaaa...... meshire !

monda edhe une me teper per muhabet po e zgjas. e kuptoj op-edin, por opedimi behet me i veshtire per gjera nderkombetare dhe sigurisht per zhvillime madhore nderkombetare per te cilat pretendohet se perbejne fillimin e nje epoke te re. opedet e nanos per situaten politike, shoqerore, kulturore ne shqiperi, ndoshta edhe ne kosove apo rajon, jane me te mirepritura se sa kjo me siper. minimumi te kishte bere nje lidhje me shqiperine medemek cfare mesimesh mund te nxjerrim ne kopjacet e tmerrshem (kishte ca hapesira per induksion por nuk thuhej qarte).

implusi im kryesor ishte: pse iu vjen zor te perkthejne artikuj me te sakte per kesi lloj gjerash?

Per Nanon s'mund te pergjigjem, por nga perpjekjet e mia te pakta e kam pranuar dhe rikonfirmoj qe nuk perkthej dot.  Me gjithe deshiren, me gjithe artikujt qe has perdite dhe qe mendoj se ia vlen te ndahen ketu psh, s'e bej dot.

Per artikullin per se, po, biem dakort qe fokusimi ne nje ceshtje edhe pse globale (se nuk jemi ishull de) mund te shtjellohej me mire dhe te behej induksioni me Shqiperine.  

po pse ti o monda, pse nano, 'redaksia', e kam fjalen per politikat redaksionale.

nejse, po dal une njehere te thith kete ajrin demokratik te ketushem smiley sa pa u qelbur fare. have a great one.

Redaksite bejne ndonjehere.  Ka pasur edhe ketu perkthime te artikujve nga The Economist etj ne gazeta te ndryshme.  Para pak ditesh ishte ketu artikulli nga Newsweek i perkthyer. 

Me duken ceshtje te ndryshme, perkthime vs op-eds.

Nejse, vazhdo, llafosna, have a great one smiley.

Qyqja bre Idris, po s'te lidha mo pas artikullit a pas posteve.  Mos vuj kaq shume smiley

po lene mi se eshte dite e shtune

do jete tuj la edra carcafet dhe e ka nxjerre nga dhoma matane

smiley

 Ore sdo me thene qe cdo artikull do mesojme dicka te re, ca artikuj jane thjeshte ofrim informacioni per ata qe nuk e njohin mire ameriken. Nano ben mire qe e zgjeron spektrin e shkrimeve te tij.

Edres time i vini rrotull ju vetlla heqmet . I ka lesht...... ke vetlla me trem dhe Liburneshen . Mu m'qit me t'pame jasht jo mo me t'folme smiley

Po ti je si Sala qe turbullo ujrat .Pa le c'te ka bo Cheti dhe hudhesh ke Edra ime smiley

Nje perpjekje per shtjellim

ndoshta faji duhet kërkuar diku tjetër, por e vërteta është që bota e sotme është në duart e zgjedhësve të trallisur, shastisur, mendjelehtë e të shkujdesur.

Po marr kete fjali duke pasur parasysh edhe lidhjen qe ben Nano ne vijim me artikullin e Wurtzel ne guardian.

Sa eshte ne te vertete bota/demokracia ne duart e zgjedhesve, elektoratit?

I hope we shall crush in its birth the aristocracy of our monied corporations which dare already to challenge our government to a trial of strength, and bid defiance to the laws of our country. (Thomas Jefferson 1816)

I believe that banking institutions are more dangerous to our liberties than standing armies . . . If the American people ever allow private banks to control the issue of their currency, first by inflation, then by deflation, the banks and corporations that will grow up around [the banks] . . . will deprive the people of all property until their children wake-up homeless on the continent their fathers conquered . . . The issuing power should be taken from the banks and restored to the people, to whom it properly belongs.  (Thomas Jefferson 1809)

____________________

Shkruar 200 vjet me pare, keto ide rezonojne sot me shume se kurre. 

Korporatat jo vetem qe kane sfiduar shtetin (ne US) por e zoterojne.  E zoterojne ne menyre legale nepermjet lobbying.  E zoterojne duke financuar fushata elektorale me politikane te blere e te paguar qe te bejne politiken e tyre dhe jo te votuesve.  E zoterojne me se fundmi edhe me ligj "suprem", ku Citizens United vs. FEC u konfirmoi te drejta te barabarta me individin pa ekuivoke. 

E zoterojne ne media, sic eshte permendur edhe nga Nano.  E zoterojne pa dallime partiake, sic eshte dhe shembulli i Healthcare Reform.  Reforme qe kishte aprovim 70% te publikut per Opsion Publik e qe perfundoi ne mandate (antikushtetuese, pavaresisht se c'mendon Wurtzel) qe detyrojne individin te bleje siguracione nga kompani private, ndryshe gjobe.  Meqe ra fjala, ne Massachussets u votua per here te dyte per nje propozim jo-detyrues (non binding proposition) qe kongresi i Mass te shqyrtoje mundesine e single payer option.  

Ne nje atmosfere te tille, fushatat elektorale te financuara nga lobet, nuk jane vecse teater.  Apo nje pseudo-beteje midis dy pseudo-partive, ku votuesit kujtojne se vota e tyre do sjelle ndryshim, por qe ne prizem te gjere asgje nuk ndryshon.  Shfrytezimi eshte perpetual.  Obama nuk humbi nga cajniket (Wurtzel), por humbi sepse nje pjese e konsiderueshme e bazes qe e votoi ne 2008 ishin te zhgenjyer kur pane te njejten vije politike.  Por baza e zhgenjyer do vazhdoje te zhgenjehet sepse nuk eshte nje individ qe mund te sjelle ndryshime, por eshte sistemi qe duhet ndryshuar.  Duke filluar nga financimi publik i zgjedhjeve.  E me radhe.  

Citimi tjeter i Jefferson per bankat, nuk besoj se ka nevoje per shume koment, duke pasur parasysh krizen financiare qe krijuan dhe "bail-out" qe vijoi. 

______________________

Kaq per momentin.  Artikulli ngre ceshtje te rendesishme por qe ka vend per te thene me shume. 

Monda: me te vertet me pelqen menyra se si ti i qasesh ketij problemi .

Sa per shkrimin e M Nanonos per mu eshte ne pergjithsi pozitiv dhe per kte ka disa arsye .

- S'pari opinioni  ne Shqipri nuk ka mundesi komunikimi dhe informimi ( flas per pjesen e me te madhe ) te dije se c'fare mendon Chomsky apo c'fare debatesh ngre The Guardian , NYT apo media te tjera dhe forume informimi/debati ne demokracite e konsoliduara . Me e pakta e arsye e ktij mosinformimi jane barrierat liguistike , gje qe nuk eshte e vogel gjithsesi . Pa llogarit te tjerat si deficitet kulturore , sociale etj...,etj...

Se dyti ne Shqipri demokracia ala nuk eshte implimentue, thjesht ka aspirata dhe perpjekje per tu ba demokraci .

Dhe se treti njeriu mesatar ne Shqipri eshte shum ma i stresuem dhe i pasigurt se "avarage citizen " ne demokracite e konsolidume.

Te gjitha kto dhe te tjera qe un nuk i thashe e bajne shkrimin e M Nanos pozitiv dhe indicje per te debatu dhe nxjerr mesime. Ama nuk edshte se e vendosin M Nanon ne rolin e nje gjeniu . Eshte tjesht ftes per debat qe ia vlen .

Imagjinoni ca serviret ne Shqipri si arritje e madhe:- marrja e vizave shengen ne 2010.

Korporatat jo vetem qe kane sfiduar shtetin (ne US) por e zoterojne.  E zoterojne ne menyre legale nepermjet lobbying.  E zoterojne duke financuar fushata elektorale me politikane te blere e te paguar qe te bejne politiken e tyre dhe jo te votuesve.  E zoterojne me se fundmi edhe me ligj "suprem", ku Citizens United vs. FEC u konfirmoi te drejta te barabarta me individin pa ekuivoke. 

 

Konkluzion i gabuar. Te thuash qe korporatat sfidojne apo zoterojne shtetin do te thote qe ka nje konspiraci mbar-korporative per te zoteruar boten. Gjerat ne fakt jane ndryshe. Fakti qe korporatat  e ndjejne te nevojshme te lobojne afer shtetit dhe qeverive dmth qe shteti i ka te gjitha kartat ne dore. Shteti ne demokracite e zhvilluara nuk eshte politika, as qeveria e as partite politike, por shteti dhe institucionet, te cileve u nenshtrohen dhe binden te gjithe sipas ligjeve, edhe korporatat, sado te medha dhe te fuqishme te jene. Nje shtet demokratik nuk ka perse ta shohe veten ne armiqesi me korporatat dhe bisnesin privat, dhe ne anen tjeter nuk ka bisnese private qe ndertojne strategjite e tyre ne kundershtim me interesat kombetare te vendeve ku zhvillojne bisnesin e tyre, perkundrazi shpesh e mbeshtesin strategjine e zhvillimit ne perputhje me politikat dhe interesin kombetar te shteteve ne fjale.

Chomsky e te tjere mashtrues e njerez psikopate pa pike morali jane tjeter pune, dhe kush ka bagazh do i sygjeroja ti qendroje larg ketyre mashtruesve dhe trushplareve, intelektuale te dores te pare me moral te dores te fundit.

Dite e djele, dhe xhetsat dhe te qeshurat me trop jane prioritet per momentin. 

Ja te te le me kete artikull: Our Banana Republic te NYTimes.  Nuk eshte analize e ngarkuar, edhe s'thote gje se si u sosem ketu.  Thjesht merret me pasojat. 

Sa per ke lexojme, secili te lexoje mashtruesit e vet smiley.

Me vjen keq ne u shpreha gabim, ti lexoje Chomskin sepse kupton shume, se edhe une e kam lexuar qe kam ardhur ne konkluzionin se eshte nje intelektual krye i shemtuar, nuk eshte se kam ndonje urrejtje patologjike kunder tij. Tani nuk e di per ty, por une lexoj por nuk mashtrohem, mund te krijoj edhe opinione te gabuara, por gjithmone sipas mendjes time, me ato qe perceptoj vete nga realiteti, e jo me c'me thote Chomsky apo tjetri, dhe jo me tu them edhe te tjereve tha ai ashtu e tha ai keshtu.

Ora, lexo kete te duash dhe nxirr cfaredo konkluzionesh qe deshiron ti.  Une do jem e fundit te them mos lexo kete, apo mos pertyp ate. 

Ne postin me lart, m'u pergjigje duke permendur Chomsky-n te cilit une nuk i jam referuar. 

Kaq.  Sa per te tjerat, duke qene se jetoj ketu, flas si e perceptoj une realitetin ketu.  Do thuash ti sic the qe e ke gabim.  Mire. 

Ora, lexo kete te duash dhe nxirr cfaredo konkluzionesh qe deshiron ti.  Une do jem e fundit te them mos lexo kete, apo mos pertyp ate. 

Se mora vesh kete, te akuzoi njeri keshtu?

Kaq.  Sa per te tjerat, duke qene se jetoj ketu, flas si e perceptoj une realitetin ketu.  Do thuash ti sic the qe e ke gabim.  Mire. 

S'te marr vesh, je ti qe the qe secili lexon mashtruesin e tij. Shume kot si postim ky, V.L mnjf, por jo e famshmja V.L, e famshmja tjeter.

Se mora vesh kete, te akuzoi njeri keshtu?

Aspak, rikonfirmova ate qe ke shkruar ti, qe lexoj x dhe mendoj y. Dhe te thashe pak a shume qe nuk imponohem.

The me lart:

me ato qe perceptoj vete nga realiteti

Po ashtu t'u pergjigja dhe une.  Prape rikonfirmim. 

S'ta marr vesh pezmatimin, mire une qe po me humbin xhetsat. 

PS: Mos u mashtro nga metaforat, mos i merr kallep smiley.

PPS: pa problem per vl-n. 

Muci duhet ta shkoqisi me mire, cfare nenkupton me bote moderne, ndikimin e high tec ne masa, lidhjet, zgjidhjet, te ndaje shapin nga sheqeri..Duket sikur faktorizon neverine qe ka ai per high fuc.king tec etj, kur eshte vetem subjektive..disa shkarje tipike muciniane..

Muci nuk eshte analist.. e ka pranu dhe vete, ndaj shkrimet e tij duhen marre lehte, por dhe nuk duhen injoruar pasi mund tu shpetosh ndonje gje tek tuk, aq me teper qe jane copy paste te debateve te pranishme prej kohe tashme..

Nuk pati 'ngadhnjim'. Pati thjesht renie te demokracive popullore. Revanshi ne amerike ishte i prekshem kur leviza atje ne vitin 1994. Mospasja e nje armiku modern qenka tragjike. Tash te gjithe duhet te ballafaqohemi me nazimin e ri. Nacional Islamizmin.

Duket, se nuk kanë më eficiencën e qëmotshme, e cila ishte, më së pari, arsyeja e ngadhnjimit mbi të ashtuquajturat demokraci popullore

Se ç'ka qene njeri qe ka pas thene qe ne shek e XIX  qe "horizonti i demokracive liberale eshte Lufta". 

E ashtuquajtura Demokraci Liberale perendimore, ka shum te meta, ndonse autori e zbuste me fjalet ; cene.  Jo cene M.Nano, por difekte, te meta te renda qe prekin dhe kane deformuar te drejten e individit. Merr median, skandal i vertete. Merr shtypin/gazetat, dhe shif a ka ndonje gazete perendimore rubrike; Reagime nga lexuesi. Thuajse shum pak gazeta e kane, per te mos thene asnjera. Tani ç'o ku kane filluar disa gazeta ( ne shekulli 21) ta hapin kete rubrike ne internet, por jo ne gazete. Edhe ato gazeta qe shfaqin ne gazeten e tyre mendimet nga poshte, i seleksionojne, redaktojne, sakatojne, dhe nxjerrin nje pjeseze te vogel te mendimit te popullit. Shih tv, ku po e budallepsin popullin. Nuk sheh kurre qe te nxjerrin mendimet e popullit, qe dhe kur nxjerrin (nepermjet intervistash) e nxjerrin te kontrrolluar njesoj si ne kohen e E.Hoxhes dhe Stalinit. Intervistojne po te njejtet njerez, po te njejtet fytyra, po te njejtet kallep, tamam si ne fabrikat ku dalin prodhimet njesoj, te stampuara e amballazhuara njesoj. Dhe ketu flas per perendimin dhe jo ish vendet lindore, qe deri diku po hecin me mire me demokracine se perendimi.

Edhe ne muzik skandal (flas per radiot e tv muzikore), po te njejtat muzik, po te njejtat kenge, nuk jepet fare muzik nga vendet e tjera qe populli, degjuesi te njihet dhe me rrymat e tjera. Nuk ndigjon fare kritiken muzikore, letrare etj, a thua se çdo gje eshte mire, njesoj si ne kohen e nazismit dhe te socializmit, megjithse ne kete kohen e socializmit ç'o ku ndigjohej kritika.  

Duhet te kuptosh qe media terhiqet nga masa jo cilesia, ashtu si c'do industri ne shoqeri kapitaliste. E mira e demokracise eshte qe ka vend dhe le vend per te gjithe. Individi s'ka pas kurre te drejta si ne demokracite sot.

interesant.

Po i them dhe une dy fjale : "shpëlarje truri". Këtë po mundohet të bëj dhe muçi me këtë shkrim.

Në gjithë analizën e z. Nano nuk gjej arsyetimin se nuk ka asgjë njerëzore ideale. Gjithçka që është njerëzore ka cene, ka të meta, ka boshllëqe. Si vazhdim logjik i kësaj, as demokracia nuk mund të jetë perfekte. Për më shumë, duke qenë një koncept politik mjaft i ndryshueshëm, për mos të thënë fluid, demokracia merr trajtat e shoqërisë së vendit përkatës.

Përveç faktit që z. Nano gjithë shkrimin e ngre mbi një këndvështrim të një mendimtareje amerikane, gabimet drejtëshkrimore dhe këmbëngulja për të argumentuar mendimin e tjetrit, nuk është hiç "qibare".

Dehja nga popullariteti dhe vetëkënaqësia e "opinionistëve" shqiptarë është tashmë në dëm të vet atyre dhe shoqërisë. Por, edhe kjo, gjithashtu, është njerëzore.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).