Tashmë rezultatet e zgjedhjeve për senatin e kongresin amerikan janë shpallur. Demokratët humbën shumicën në Kongres, ndërsa arritën që të ruajnë shumicën në Senat, megjithëse me diferencë të ngushtë. Për ne shqiptarët pak rëndësi ka se kush fiton, pasi si Demokratët, ashtu dhe Republikanët janë mbështetësit e dëshmuar të shqiptarëve si komb.

Por këto zgjedhje kishin si risi pjesëmarrjen në garë të Joe Dioguardit, këtij amerikani me rrënjë shqiptare, i cili ka më tepër se 20 vjet që e mbron çështjen shqiptare në metropolin e politikës botërore Washington D.C.
Në faqen elektronike të garës për Senatin Amerikan, tashmë Joe Dioguardi e ka pranuar fitoren e kundërshtares së tij, për të vazhduar me sfidat që e presin.

Nëse do të kishte fituar, ish Kongresmeni Joe Dioguardi, që njihet si lobisti më i famshëm dhe më suksesshëm i shqiptarëve në Washington D.C., do të hynte në histori si Senatori i parë me rrënjë shqiptare në Senatin Amerikan për të përcjellë aty zërin e shqiptarëve dhe mbrojtur çështjen shqiptare.

Mua si gazetare dhe si fanse e Joe Dioguardit dhe bashkëshortes së tij Shirley Dioguardi, më mbetet të sqaroj opinionin publik shqiptar se gara e Joe Dioguardit ishte shumë sfiduese. Joe Dioguardit iu desh të garonte së pari në vetë partinë Republikane. Sfida e parë e Dioguardit ishte kur fitoi në zgjedhjet primare si kandidati republikan për Senatin Amerikan, pas një gare të fortë që zgjati rreth 6 muaj.

Duke iu referuar rezultateve, senatorja demokrate Kirsten Gillibrand ka fituar me 58.5%  ndaj kandidatit Republikan Joe Dioguardi i cili mori  38.6%, kur pjesëmarrja në votime ishte rreth 40 %. 

Për Demokraten  Kirsten Gillibrand ky është mandati i saj i parë që ka fituar direkt në zgjedhje, ngaqë ajo vendin e senatores e trashëgoi prej Zonjës Clinton, pasi kjo u zgjodh Sekretare e Shtetit në Janar 2009. Hillary Clinton u zgjodh senatore në vitin 2006, duke i fituar zgjedhjet me 67 %. Kirsten Gillibrand u emërua në janarin e vitit 2009 prej Governorit  David Paterson që të trashëgonte vendin e zonjës Clinton.

Në titull kam thënë që Joe Dioguardi i fitoi zgjedhjet, të cilat i humbëm ne shqiptarët. Për t'i bindur shqiptarët se kam të drejtë po sjell disa argumenta.

Së pari, Joe Dioguardi për vendin në Senat kishte hyrë në garë në New York, mandatin e të cilit në zgjedhjet e mëparëshme e kishte fituar Hillary Clinton, pra nuk ishte shaka. Këtë vit gara ishte edhe më e egër, nisur nga fakti, se nga sondazhet e bëra dihej se Demokratët do të humbisnin, dhe për ta bërë këtë humbje sa më pak të dhimbshme, Demokratët, ishin koncentruar në fushatën për Senat, me qëllim që të mos humbnin këtu kontrollin. Në fushatën e këtyre zgjedhjeve siç dihet u përfshi edhe vetë Presidenti Obama.

Së dyti, në zgjedhjet amerikane kanë rëndësi fondet e mbledhura. Është e qartë se sa më tepër të holla të kenë kandidatët, fushata bëhet më e mirë. Në këto zgjedhje kundërshtarja e Dioguardit, Kirsten Gillibrand, sipas të dhënave të publikuara, kishte mbledhur rreth 12 milionë $, ndërsa kandidati republikan, Joe Dioguardi kishte mbledhur vetëm 3 milionë $, duke mbetur gjysmë milioni borxh. Pra Kirsten Gillibrand kishte arritur të mblidhte rreth 4 herë ose 9 milionë $ më tepër se Dioguardi. Nuk po i zgjas komentet në këtë pikë sepse shqiptarët e kuptojnë vetë rëndësinë e këtij fakti.

Sikur komuniteti shqiptaro-amerikan në SHBA, që është rreth 1 milionë të ishte angazhuar seriozisht në këto zgjedhje, duke i siguruar Joe Dioguardit paratë e nevojshme për fushatë, ashtu si pala tjetër, Joe Dioguardi sot do të mund të ishte Senator në Senatin Amerikan, pasi fushata do të ishte shtrirë për të tërhequr sa më tepër nga përqindja e atyre votuesve që kanë abstenuar.

Së treti, rezultati i Dioguardit do të ishte i ndryshëm nëse komuniteti shqiptar në New York jo vetëm që nuk do të abstenonte masivisht, por do të ndikonte duke ushtruar ndikimin e vet edhe tek abstenuesit e tjerë amerikanë që të votonin pro Dioguardit.

Në prononcimin e saj telefonik gazetarja Mimoza Dajçi, e cila ishte njëkohësisht edhe anëtare komisioni për këto votime në një qendër të Bronxit, nga të paktat shqiptare që kanë qenë nëpër qendrat e votimit në rang Amerike, mësuam me keqardhje se pjesëmarrja e shqiptareve ishte e pakët kur dihet që sipas statistikave nga Bashkia e New Yorkut në Bronx jeton komuniteti më i madh i shqiptarëve krahasuar në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Sipas Dajçit, ndërgjegjësimi i tyre për të dhënë votën për ish-kongresmenin me origjinë shqiptare Joe Dioguardi, ishte për t‘u dëshiruar. Mimoza Dajçi po ashtu, si anëtare komisioni nënvizoi kulturën zgjedhore demokratike të votuesit amerikan që e bën procesin zgjedhor të ndershëm, të lirë dhe të pa kontestueshëm. Kjo shihet qartë në faktin se Dioguardi e njohu menjëherë rezultatin zgjedhor.

Së katërti, një mangësi esenciale që u vu re në këtë fushatë ishte indiferenca totale nga klasa e politikanëve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, duke shtuar këtu edhe indiferencën totale të mediave elektronike, të cilat do të luanin një rol sensibilizues të pazëvendesueshëm si për mbledhjen e fondeve, ashtu edhe për të tërhequr sa më shumë votues. Sa për klasën politike ajo mori notën zero. Për më shumë se 20 vjet rresht Joe Dioguardi ka sjellë me dhjetëra delegacione nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia në Washington D.C., dhe ka bërë gjithçka për të mbrojtur çështjen shqiptare në Kapitol Hill, Kongresin Amerikan, ndërsa politikanët shqiptarë të cilët i shohim në çdo sekondë nëpër ekranët e shumtë të televizioneve të panumërt, në vend që të mbështesinin Joe Dioguardin, vazhduan diskutimet të mbushura me medioktitet.

E pesta, duke krahasuar numurin e votuesve, në garën me Kirsten Gillibrand, për  Joe Dioguardin votuan rreth rreth 1 milionë e gjysmë Amerikanë, ndërsa për kundërshtaren e tij rreth 2 milionë e gjysmë.

Duke i krahasuar me votimet në Kosovë e Shqipëri, Joe Dioguardi ka fituar rreth 8 herë më tepër se e gjithë PDK-ja, që i fitoi më 2007 zgjedhjet në Kosovë, ku si parti kishte fituar rreth 195 mijë vota për rreth 37 vende në Parlament.

Edhe po të bësh krahasim me fituesit e zgjedhjeve 2009 në Shqipëri, përsëri Joe Dioguardi ka fituar të paktën 2 herë më shumë se shumica aktuale, e cila përfaqësohet në parlament me më tepër se 70 vende nga zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009 që u mbajtën në Shqipëri.

Pra Joe Dioguardi si individ ka fituar disa fish më tepër vota se partië dhe alencat qeverisese si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.

Një gjë dua të them në fund, sikur Joe Dioguardi të ishte me rrënjë joshqiptare, por serbe për shembull, ai sot patjetër do t'i kishte fituar zgjedhjet në Senatin e SHBA.

Në fund të këtij vështrimi më mbetet të shpreh edhe një herë keqardhjen jo për Joe Dioguardin, por për ne shqiptarët, që e humbëm edhe këtë sfidë, pasi deri më sot nuk kemi mundur të kemi në Senatin Amerikan një Amerikan me rrënjë shqiptare. Joe Diogaurdi do të ishte i pari në histori nëse ne të gjithë së bashku do të bëheshim njëherë të përgjegjshëm.

(Marre nga Bota Sot)

14 Komente

...rezultati i Dioguardit do të ishte i ndryshëm nëse komuniteti shqiptar në New York jo vetëm që nuk do të abstenonte masivisht, por do të ndikonte duke ushtruar ndikimin e vet edhe tek abstenuesit e tjerë amerikanë që të votonin pro Dioguardit.

Eh, shume e vertete. Me vjen vertet cudi me apatine politike te bashkombasve te mi. E kuptoj deri diku kur vjen fjala per te dhuruar para, por indiferenca ndaj ketyre votimeve dhe politikes ne pergjithesi eshte vertet gabim. Per me teper kur behet fjale per vendin me te fuqishem dhe me influencues ne bote.  

E pesta, duke krahasuar numurin e votuesve, në garën me Kirsten Gillibrand, për  Joe Dioguardin votuan rreth rreth 1 milionë e gjysmë Amerikanë, ndërsa për kundërshtaren e tij rreth 2 milionë e gjysmë.

Duke i krahasuar me votimet në Kosovë e Shqipëri, Joe Dioguardi ka fituar rreth 8 herë më tepër se e gjithë PDK-ja, që i fitoi më 2007 zgjedhjet në Kosovë, ku si parti kishte fituar rreth 195 mijë vota për rreth 37 vende në Parlament.

Edhe po të bësh krahasim me fituesit e zgjedhjeve 2009 në Shqipëri, përsëri Joe Dioguardi ka fituar të paktën 2 herë më shumë se shumica aktuale, e cila përfaqësohet në parlament me më tepër se 70 vende nga zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009 që u mbajtën në Shqipëri.

Pra Joe Dioguardi si individ ka fituar disa fish më tepër vota se partië dhe alencat qeverisese si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.

Ket hesapin e fundit nuk e mora vesh fare.

Me vjen keq edhe mua qe nuk fitoi, por nuk mendoj se komuniteti shqiptar ne amerike ka aq vota sa te beje ndryshimin. Ne Bronx jetojne megjithmend shume shqipo, po pjesa derrmuese jane pa letra ose e shumta me green card. Kritika per klasen tone politike eshte me e vlefshmja. NUk thane gjysem fjale per kete mundesi qe ne kishim "per t'u perfaqesuar" ne Senatin Amerkian. Le me te jepnin ndonje lek. Sa hedh leke per shembje priramide e rikonstruktime parlamenti, me mire t'i jepte nanji leke Xhoit  smiley  

Kta Bucpapajt vetem talente nxjerrin, shum fis i squt paskan qene. Ky shkrim eshte nje idiotsi koke e kembe.

 

Dioguardi fitoi, shqiptaret humbën

 

pasi lexova edhe pershkrimin (pas titullit natyrisht),mu kujtua ajo batuta qe thoshim kur ishim te vegjel... 6-7 vjec.

-o ba, beme nje gare sot ne shkolle, dhe une dola i dyti....

-ooooo, bravo te keqen babi, talenti i babit.... na mere kete 10 lekshin... po nuk me the,  sa veta ishit ne gare...

-po ja, 2 veta ishim, o babi....

si ta kuptosh kete shkrimin e kesaj. cfare vlere ka.   tip ''ngushellimi'' per Dioguardin.  dmth,  humbi.  por me dinjitet...

 

 Bota Sot? BOTA SOT?

Peshki ja ka nise me sjelle artikuj nga Bota Sot? smiley

Ani pse b'e? 

 

 Shkrim, por  aty fije gazetarie informuese,  pa le me konkluduese,  nuk ka...Nuk e marr vesh, cili eshte qellimi ?

Edhe une pres pergjigjen e pyetjes se Mroklles.

Seriozisht megjithate, komuniteti shqiptar i Nju Jorkut eshte aq i perfolur e i keqperdorur nga "kokat" e komunitetit, saqe njerezit kane frike te mblidhen ne grupe me shume se tre-veteshe e te japin para "per atdheun".

Per mua Dioguardi pati disa te meta ne fushate, me aq sa e kam ndjekur.

1. menyren e te folurit. Patosi i zjarrte per veten nuk ka ngjitur kurre me njujorkezet cinike.

2. programin e paqarte per shqiptaret e kombesite e tjera te Nju Jorkut. Vertet loboi goxha per Kosoven njehere e nje kohe, e vertet rrihte gjoksin se ishte arberesh, por cfare beri per Kosovaret ne NY me vone?

3. nuk ishte bjond dhe nuk ishte femer. Shih Kristianen, shih Xhozefin, per ke do te votoje?

Sikur komuniteti shqiptaro-amerikan në SHBA, që është rreth 1 milionë

Nga dolen keto numra?!

A duhet te ndihmonin me shume Shqiptaret ne NY? Ndoshta po, ose ndoshta edhe kane ndihmuar nderkohe aq sa kane mundur. C'eshte me kryesorja, gojet e liga thone qe ne fakt DioGuardi e ka perdorur komunitetin Shqiptar per nevojat e tij personale (financiare). Gjithashtu gojet e liga kundershtare i nxorren edhe kete apo edhe nje ceshtje gjyqi tjeter ku nje cift pretendon qe i kishte dhuruar ciftit DioGuardi aksione per t'i shitur qe parate te perdoreshin per kerkim (research) mjeksor por ishin zhdukur.

tashi ti the se ishin 1 miljon shqiptar ne USA, e se JOE mori nje miljon e gjysem vota e kundershtari  dy miljon e gjysem... dmth sikur te kishin voto per JOE-n gjith shqiptart, prap se kishte te marrme....

shqiptart jan pragmatiste, duke e bo ket hesap than zaten se bojm dot me fitu, sja vlen as me shku me votu!

Sa shqiptare te amerikes nuk i ze gjumi naten per kosoven dhe shqiperine?

 

 Per Diguardin kam respekt te madh, veç nuk e kuptoj se pse duhej te kanditonte ne Njyjork kur dihej qe aty eshte bastioni i Demokrateve, dhe pse nuk kanditoj ne nje shtet tjeter ku dihet qe mbeshtesin tradicionalisht Republikanet. 

Ajo qe nuk kuptoj nga sistemi i votimeve ne USA eshte se pse nuk i organizojne votimet diten e djele siç i organizojne shumica e vendeve ne bote, por i organizojne diten e marte ku njerzit punojne. 

Sepse eshte nga NYC dhe nuk mund te kandidoje diku tjeter pa jetuar aty se paku 1 vit.

Ajo qe nuk kuptoj nga sistemi i votimeve ne USA eshte se pse nuk i organizojne votimet diten e djele siç i organizojne shumica e vendeve ne bote, por i organizojne diten e marte ku njerzit punojne.  

Arsye fetare

Jes ef kors. Cfare u ofroi ndryshe ose me shume Dio Guardi amerikaneve sesa kandidatja tjeter?

Nga ana tjeter:

Nuk po i zgjas komentet në këtë pikë sepse shqiptarët e kuptojnë vetë rëndësinë e këtij fakti. (parate)

Sigurisht qe e kuptojme; ca shqiptare si puna ime, psh, kuptojne vetem nje gje me kete; qe votuesit amerikane, jane aq debile sate votojne per prom queenin e pare qe u flash cicat para syve, pavaresisht se ne c'hale ka per program t'i coje. Dhe nuk e kam fjalen vetem per amerikanet, se nuk eshte se ata jane me ndryshe nga kopete e bagetive ne vendet e tjera... Por qe gjithsesi, mbetet fakt, qe zor, zoooooooooooor se ka ndonje ketu apo aty ne ameriqi qe ma mbush mendjen qe ne nje fushate apo zgjedhje ka fituar kandidati I DUHUR apo me I MIRE. (kjo pastaj mbetet subjektive, sepse nese ka fituar njeri, atehere nuk ka patur mundesi te provohej tjetri - humbesi - ne te njejtat kushte apo situate).

PS: Te shqiptaret dhe kontributi i tyre kishte mbetur Dio Guardi? Dmth? Po pse nuk vjen te zgjidhet ne Shqiperi atehere; meqe te gjithe platformen e paska per dhe per dhe PER shqiptaret dhe amerikanet nuk qenkerkan gjekundi...

Bull dung o Elida. S'na the gje ti, vetem sa kakarite kot.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).