Perifrazimi i mësipërm jo rrallëherë ka gjetur interpretim për vende të ndryshme të botës, duke ndryshuar, përshtatur apo shtuar ndonjë pjesëz të fundit për të vënë në dukje me mendjemadhësi ose jo, një cilësi a normë kulturore që bart nën vehte ose identifikohet një popull. Për shembull: Gjermanët janë të famshëm për pilotimin e makinave, e Shchumacher i përfaqëson më së miri, (7 herë kampion bote në Formula 1, duke vendosur rekordin e të gjitha kohërave), rusët shquhen në mbarë botën për Vodka-n e tyre, italianët për stilistët e për mënyrën e veshjes, Franca, vendi i romances, për puthjen pasionante, e përbotizuar tashmë, “French Kiss” etj, duke renditur kështu një mori vendesh që kanë tiparet e veta dalluese apo mënyrën e tyre të jetesës.

 

Nëse do ti merrnim të mirëqëna të gjitha çka citohen në togfjalëshin e mësipërm e do vendosnim ta vazhdonim me Shqiperinë, çdo të shkruanim? Padyshim, do të kishte vend për shumë e shumë fjalë, qofshin këto të mira apo jo fort, (varet se si e sheh çdokush nga ne gotën e mbushur përgjysmë) dhe mund ta gjenim veten duke vënë në dukje një cilësi të mire apo jo që na karakterizon. Në morinë e të gjitha gjërave që më bluajnë në kokë, rastësisht vendosa ta vazhdoj me: ”Ushqehu neoshqiptarçe” apo shqiptarçe në kohët moderne. Kjo për shkak se kemi përqafuar kulturën Fast – Food, epokën Mc Donald.

Nga mania për ti ushqyer më mirë fëmijët, disa prindër padashje i bombardojnë ata me çokollata, biskota, pizza etj, ushqime që nuk janë fort të shëndetshme jo vetëm për një fëmijë. Grupmoshës tjetër, pak më të rritur se këta të fundit, përvec krepit, donerit, sandiuiçit, byrekut, pizza-s, i shtohet edhe ndonjë dyorësh i shpenzuar në lokal apo bar (kohë kjo, e shenjtë, kushtuar shoqërisë). Pak më të mëdhenjë se këta të mëdhenjtë që citova më lart, kanë edhe angazhime të tjera në punë. Efekti “Kohë” githashtu, na ka kufizuar edhe menunë tonë ditore. Nëse ngutemi për diku, nuk kemi kohe e jemi të urtuar, do mbajmë frymën në Fast – Food-in më të afërt që na shohin sytë, të përtypim diçka, të vazhdojmë të punojmë apo të vazhdojmë me aktivitetin tjetër të ditës. Të ulesh e të konsumosh një vakt “vënçe”, të kushton kohë, gjë për të cilën e kemi me tepricë për ta shpenzuar në një kafene a bar, e nga ana tjetër me kët, për punë e gjëra të tjera të këtij lloji. Si rezultat i kësaj mënyre të të ushqyerit, apo sjellurit ka lindur fenomeni i obezitetit apo mbipeshës trupore.

Obeziteti e mbipesha vazhdojnë të fitojnë terren në shoqërinë tonë edhe për shkak të një jete sedentare gjithnjë e në rritje që shoqëria shqiptare vazhdon të përqafojë përditë e më shumë. Shpenzohet më shumë kohë në sedilje makine, karrige lokali, poltronë zyre etj, sesa ecje në këmbë, vrap, aktivitet sportiv. Pikërisht, kjo mënyrë e re dhe shkujdesur ushqimi, nga një faktor apo një tjetër, ka sjellë një problem të madh obezitetin, i cilësuar ndryshe si vrasësi i kohëve moderne. Obeziteti e mbipesha, kanë të bëjnë me një mori problemesh shëndetësore si, sëmundjet e zemrës, kanceri i gjirit, kanceri i prostates, stresi, depresioni, ankthi, diabeti, tensioni i lartë dhe infertiliteti. Statistikat flasin frikshëm për vendin tonë. Sipas një studimi të pak kohëve më pare të ISHP, në Shqipëri 4%e fëmijëve 8-10 vjeç janë obezë, ndërsa rreth 16 % prej tyre janë mbi peshë.

Duke ju referuar togfjalëshit të titullit, pavarësisht se në njëfarë mënyre jemi edhe pak ”gjermanë” në rrugë, “rusë” në pije, ”italianë” në veshje, “francezë” në puthje do të ishte më mire të ishim pak më jo neoshqiptarë (referuar problemit), duke vendosur një tjetër “neo” për të përmbysur “neo”-n e kultivuar.


 

13 Komente

Nëse, "Drive german, drink russian, wear italian dhe kiss french", nuk ma merr mendja se t'ka ngelë me pas probleme me ushqimin smiley

ja ke fut kot plako! edhe ne e kemi nje te vecante: jemi njerez te beses; vecori qe e ka vetem kombi shqipetar me shumice. Kemi dhe nje vecori tjeter, por nuk po e them se do filloni te me shani pastaj.

Megjithse edhe pa e thone une, ju ket gjo e dini se e keni ne gen! 

Te beses...........?????????????? Nuk e di sa e vertete eshte por une vetem kete qe nuk e shikoj fare nder cilesite e tanishme te Shqiptarit. Nese flet per periudhen e Mujit dhe Halilit jam dakord.

o danielo, kuptoi dhe ti pak gjonat. Po ta kisha thone ndryshe sic e mendon ti, do me hudheshin e do me shanin. Keshtu te pakten edhe e kuptojne se ja kom me hile, por prape nk kane se ca te thone.    smiley

ja ke fut kot plako!

Nuk e ke shume gabim smiley Eshte interesant zakoni qe kemi te kapim ndonje shprehje tek-tuk ne gjuhe te huaj e t'a fusim neper shkrime - se domosdo, ajo tregon "kulturen" dhe erudicionin (s'e di fjalen Shqip per kete te fundit). E para e punes, ajo shprehja "drive German" s'ka te beje me shoferet por me makinat gjermane, pra "ngit makina Gjermane".  E dyta, fenomeni i mbi-ushqimit s'eshte aspak vec Shqiptar, nuk e shpikem ne (ashtu sic nuk kemi shpikur korrupsionin), edhe pse eshte i pranishem ne Shqiperi dhe po merr permasa alarmante.

Qellimi i shkrimit (alarm per mbi-ushqimin) eshte shume i mire, por realizimi mjaft i dobet.

"drink russian" my foot.  C'i kane punuar ruset vodkes, harram kamaradeve.  E kane shitur sapunin per vodke, tekstualisht.  Iknin barrelat me sapun te lengezuar nga doganat e neo-jorkit, dhe kur arrinin ne Rusi, i hidhnin ca miks-kimikate te tjera e shitej per vodke.  

"drink polish" dhe je m'rregull.  

Per artikullin, dakort me gjembin. Artikull standart 5 paragrafesh, rene rreth e rrotull si me qene Schumacher ne Formula One, dhe per problemin qe eshte vertete shqetesues, shume pak avitur.  

Heren tjeter me mire Renato smiley

C'obezitet leshi ka ne shqiperi, ia fusin kot keta. Icik te te rritet barku, s'gjen me rroba ne dyqan. Vetem te ato me rroba te perdorura nga amerika mund te gjesh. Shqiptaret kane mesatarisht strukture te tille, qe burrat kur shendoshen, vene vetem bark. Grate po perpiqen gjithnje e me shume te ruajne linjat, sidomos ato nen 40 vjec. Ke 40 vjecare qe duken si kukulla adoleshente. As te femijet s'me eshte dukur problem... palestrat sa vijne e shtohen e plot jane gjithnje. Shto dhe faktin qe shumica e shqiptareve ecin ne kembe. Artikulli ia ka futur kot.

Mbipesha n'fakt eshte semundje globale,  edhe ne Hindi e Kine qe gjer dje ishin te dobet (si shqiptaret), tani po shtohen te shendoshet dhe semundjet e ndryshme si diabeti e semundjet e tjera qe autori i permendi ketu. Kjo vjen ne rradhe te pare ngaqe femijet po rrine gjithnje e me teper para tv e kompiutrit, kuptohet edhe ne mungese gjithnje e me teper te fushave te lojrave. Pastaj vijne ushqimet fast-food, limonatrat,  buka e bardhe, birra per te rriturit etj. Shtoi ketu edhe çmimet e larta te perimeve e zarzavateve, ku njerzit friksohen ti blejne, natyrisht ç'a do bej ai njeriu, i fut nje doner 100 leke e nje birre 50 leke dhe ja ku u ngop. Iku gjysma e dites me 1 euro e 20 cent  smiley 

ka nje rradhe obeziteti si faktor risku ne semundjet, tek diabetet me shume dhe te tjerat me pak. Nuk do qe keq te fusje ca referenca endokrinologesh qe trajtojne obezitetin, se qe ne pergjithsi shqiptaret ushqehen keq e dine dhe qente e plehrave te lagjes time..Por dhe qe ky nuk eshte tipar ekskluziv i shqiptareve dihet..

 Shyqyr qe u hoqen vizat dhe tani filluan te dalin prape keto barsaletat "ishte njehere nje shqiptar, nje kinez, nje gjerman dhe nje amerikan...." ku shqiptari del qe eshte gjithmone me i zgjuari ose e ka me te madh se te tjeret. smiley

Ah se harrova edhe dicka tjeter: sic duket fjala "trendi" ne Shqiperi tani qeka "neo...."

  In a speech before the students have held in the region of Hasan I always explain that the decadence of all civilizations have led the extreme polarization of society (the obese and kockaliqer), lacking morality, female and male fornication, mental poverty of the majority of population. E. ... Albania was in the middle  of dirty humanity area, thing which pretend new and rich albanian class.

Keshtu fliste Zarathustra  (nga zoroastrizmi filogjenetik i qefin qenefit Sali Sapori, mbret i madh pas Artakserksit persian)

Sa shume qenka perhapur kjo shprehje ...para disa muajsh e publikova te peshku...smileyRIVE GERMAN , DRINK RUSSIAN , WEAR ITALIAN, KISS FRENCH.....BE ALBANIAN...!!!

http://www.youtube.com/watch?v=Ev6VZUWJxuA&feature=player_embedded

ps. Shqiptaret ne teresi po tentojne te perfshihen dhe pse nuk e kane misheruar akoma ne vetvete  ndjesine e te qenit europian ... ( MULTITRADICIONAL , POR JO MULTIKULTURAL )

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).