Ingo Günther nga ish-RDGJ dhe Fatos Lubonja, që të dy të dënuar politikë tregojnë në mikrofonin e DW për dallimet mes dy regjimeve diktatoriale.

Në kuadrin e Tetorit Gjerman në Tiranë shfaqet filmi "Çdokush hesht për diçka tjetër". Ky film dokumentar në analogji me filmin artistik "Jeta e të tjerëve", trajton çështjen, se sa të gatshëm dhe të aftë janë ish të burgosurit politikë të RDGJ-së për të pranuar të kaluarën.

Në këtë film, i cili është paraqitur në festivale të ndryshme përfshirë edhe Berlinalen, katër ish të burgosur të RDGJ-së të dënuar me disa vite burg për shkak të qëndrimit të tyre të hapur kritik ndaj regjimit komunist (SED) tregojnë përvojat e tyre të asaj kohe dhe të tanishme. Ingo Günther dhe Fatos Lubonja tregojnë për DW kujtimet nga koha e tyre në burg.

"Në RDGJ, pra në periudhën e ekzistencës së saj 1949-1989, ka pasur rreth 250.000 të burgosur politikë. Në periudhën 1945-1949 ka pasur mijëra të burgosur politikë por në këtë kohë territori i RDGJ ishte nën sovranitetin e ish-Bashkimit Sovjetik. Në periudhën 1949-1989 janë dhënë 221 dënime me vdekje, 164 syresh edhe janë ekzekutuar. Numri i popullsisë së RDGJ-së ka pësuar disa ndryshime. Pas përfundimit të Luftës së II Botërore ai ishte 17 milionë banorë, në vitet 1960-1961 numri i popullsisë ra në 15,5 - 16 milionë për shkak të arratisjes së gjermanolindorëve në Gjermaninë Perëndimore, dhe në fund RDGJ kishte rreth 16 milionë banorë." - tregon Ingo Günther në lidhje me numrin e të burgosurve politikë në ish-RDGJ.

"Nuk është dhënë asnjë herë një shifër ekzaktë zyrtare, por sipas të dhënave të ministrisë së drejtësisë e cila është marrë tani me ligjin e rikompesimit të të burgosurve politikë, ekziston një shifër prej 15-20 mijë të burgosurisht politikë gjatë 45 vjetëve." - sqaron Fatos Lubonja.

Sipas ligjeve të RDGJ-së të gjithë ishin kriminelë

A kishte dallim në burg mes një të dënuari politik dhe të dënuarve për krime ordinere?

"Jo, kanë qenë gjithmonë të ndarë dhe dallimi kryesor ishte që për shembull të burgosurit ordinerëve, siç na thonin ata që vinin nga burgjet ordinere në burgjet politike të akuzuar për krime politike, pra ordinerëve u thuhej "ne kemi besim tek ju, në rastin e një lufte, një agresioni ne mund t'ju japim armën ju për të mbrojtur atdheun, kurse ata do t'i qërojmë". - tregon Lubonja.

"Sipas këndvështrimit ligjor të RDGJ-së të gjithë ishin kriminelë, pra nuk kishte ndonjë dallim mes të dënuarve politikë dhe ordinerë. Kështu deri në fund të viteve 60-të me dënime me vdekje janë dënuar edhe kriminelë të rëndë apo persona të dënuar për krime seksuale. Por sa i përket mënyrës së hetuesisë, kushteve të burgimit dhe të hetimit, të dënuarit politikë kishin kushte shumë më këqia se sa të burgosurit për krime. " - sqaron Günther.

Shqipëri: Dënim dhe internim për të gjithë familjen

Lubonja: "Përgjithësisht, në Shqipëri ka qenë karakteristike që goditja që pësonte dikush shoqërohej edhe me deklarimin e familjes si familje armike, pra identifikimi i njeriut me familjen në përgjithësi, ka patur internime të familjeve, jo githmonë, por në rastet më të spikatura familjet internoheshin që do të thotë dërgoheshin diku, në një fshat. Në rastin e familjes sime ka qenë në Zadrimë, në  Fishtë dhe në Torrovicë. Pra dërgoheshin aty dhe kishin një leje qarkullimi të kufizuar, brenda një zonë nderkohë që nëqoftëse donin të lëviznin për në Tiranë, apo qoftë për të ardhur në burg për të bërë vizita, duhet të merrnin lejen në degën e punëve të brendshme. Numri i këtyre familjeve gjatë viteve të komunizimit ka qenë jashtëzakonisht i madh. Në fillim fare madje ka patur edhe internime që kanë qenë të mbyllur edhe me tela, pra gati si burg për familjet, por më vonë familjet nuk kanë patur rrethim me tela, por kanë patur një zonë të verdhë prej ku nuk mund të dilnin. Kjo zonë e verdhë përfshinte vendin e fjetjes dhe vëndin e punës së tyre, që ishte zakonisht punë fizike, punë nëpër kooperativa." 

Kurse rreth ish-RDGJ Ingo Günther tregon: "Kode të posaçme penale për përndjekjen penale apo internimin e të afërmëve apo të shokëve dhe të miqve nuk ka pasur. Por atyre u duhej të përballeshin me shumë probleme. P.sh. në rast se dënoheshin të dy prindërit, fëmijët nuk kishin të drejtë që të shkonin tek të afërmit, por i çonin nëpër shtëpi fëmijësh në të cilat ata i nënshtroheshin edukimit ideologjik. Në rastet kur njëri nga prindërit, ose të dy arratiseshin, atëhere zakonisht e detyronin prindin tjetër t'i jepte fëmijët për adoptim. Kjo ndodhte edhe në raste kur njëri prej prindërve ishte në burg. Bashkëshortët apo të afërmit dhe miqtë kishin probleme në vendin e punës. Po ashtu problem ishte se mbi ta për një kohë të gjatë binte hija e dyshimit dhe zhvilloheshin hetime nëse dinin gjë për këtë apo atë vepër penale. Dëbime apo internime të familjeve si i njohim nga ish-Bashkimi Sovjetik apo nga Shqipëria nuk kishte në RDGJ."

Problemi i dosjeve

A ju kanë lejuar të shikonit dosjen tuaj në organet e sigurimit dhe të drejtësisë, pas 1990?  

Lubonja: "Në Shqipëri ende nuk ka një ligj që të lejojë hapjen e dosjeve. Unë e kam kërkuar dosjen time, bëhet fjalë për dosjen e sigurimit, jo dosjen gjyqësore dhe hetimore sepse ato janë të hapura në njëfarë kuptimi, ndërsja dosja që mua do më interesonte është dosja e ndjekjes sime, dosja ku mund të gjeja emrat e njerëzve që më kanë tradhëtuar apo më kanë spiunuar. Kjo dosje, e para nuk ekziston një ligj për hapjen e tyre, e dyta nga informacioni që kam unë një pjesë e madhe e këtyre dosjeve janë asgjësuar në vitet nëntëdhjetë, atëherë kur po ndërronte regjimi. Është justifikuar ky akt me heqjen e nenit të agjitacionit dhe propagandës, dhe me heqjen e nenit të arratisjes, që ishin dy nenet kryesore në Shqipëri dhe meqenëse këto dy nene u hoqën, atëherë u tha që të zhduken, u dha një urdhër që dosjet e sigurimit të asgjësohen, dhe me këtë janë asgjësuar shumë dosje, edhe të vjetra, Kjo lidhet sigurisht edhe me një lloj vazhdimësie të pushtetit që nuk donte të kompromentonte njerëz që më vonë u bënë përsëri në politikë të rëndësishëm, qoftë të Partisë së demokratike që erdhi në pushtet, qoftë edhe të Partisë Socialiste. Kjo mbetet një gjë që nuk e di ku mund të zgjidhet, transparenca lidhur me të kaluarën." 

Günther: "Po, kam pasur mundësi ta shikoj edhe dosjen e Stasit edhe atë të gjykimit dhe të dënimit tim. Kushdo ka mundësi ta shikojë dosjen e vet në rast se ka pasur një të tillë."

Mes indiferencës dhe kërshërisë

Cili është qëndrimi i shoqërisë sot ndaj ish-të dënuarve politikë, si reagojnë njerëzit kur u tregoni për kohën e burgut, a u intereson kjo histori?

Günther: "Kjo varet prej historisë së njërit apo tjetrit. Ka njerëz nga ish-RDGJ që u interesojnë të tilla histori dhe janë aktivë për përhapjen e tyre. Ka të tjerë që thonë ai e dinte se çfarë e priste asokohe në RDGJ dhe e ka fajin vetë që nuk ndejti rehat. Megjithatë kur jam në perëndim të Gjermanisë, p.sh. në Shtutgart dhe i them dikujt që kam qenë në burg në ish-RDGJ atëhere vë re se kjo nuk i intereson askujt."

Lubonja: "Përgjithësisht brezat e rinj janë indiferentë. Brezat më të rritur kanë një lloj ndjeshmërie, sepse është një histori që i ka prekur në njëfarë mënyre direkt ose indirekt. Por ndjeshmëria është e bashkuar edhe me një heshtjen, me një ndjenjë bashkefajësie ndoshta do të thoja, e cila sigurisht bën që të mos transmetohen problematika tek të rinjtë. Pra në përgjithësi është një çështje që nuk dominon jetën. Duhet t`i shtojmë kësaj edhe problemet e mëdha që ka krijuar e tashmja që akoma më shumë e zhvendosin vëmendjen  dhe preokupimin e njërëzve nga ajo kohë."

Kujtesa historike

Sa trajtohet problemi i ish të përndjekurve politikë nga pikëpamja historiko-shkencore, artistiko-letrare si dhe në muzeume e në shkolla?

Günther: "Ka shumë shoqata të të përndjekurve që merren me atë kohe, përkujdesen për vendet përkujtimore dhe muzeumet e ngritura në ish-burgjet e RDGJ-së dhe sidomos në burgun qendror të hetuesisë në Hohenshënhauzen. Ata shkojnë edhe në shkolla dhe tregojnë për atë kohë. Po ashtu ka edhe institucione që merren nga pikëpamja shkencore me atë periudhë, p.sh. në Universitetin e Berlinit ka një grup historianësh që merren me atë periudhë. Po ashtu ekziston edhe një fondacion i posaçëm që merret me studime, botime dhe përpilimin e informacioneve për atë periudhë. Ky fondacion është krijuar me paratë që ka pasur dikur partia në pushtet në RDGJ, SED-ja, dhe sot mbështetet edhe nga shteti."

Lubonja: "Gjëja që është bërë më shumë dhe më mirë është botimi i librave, që më shumë është botimi i autorëve të ndryshëm që kanë qenë nëpër burgje, kujtime të shkruara prej tyre. Ndërkohë që pak ose shumë pak është bërë objekt i autorëve të rinj që edhe pse muk e kanë jetuar burgun, kanë shkruar ose bërë filma për ta, domethënë për të burgosurit, për persekutimin e njerëzve, përgjithësisht pak. Për sa i përket muzeumeve mund të thuhet për fat të keq se nuk ekziston asnjë muzeum i gjihë krimeve. Ka patur nje pavion në Muzeumin Kombëtar që siç thuhet tani është hequr. Flitet për kthimin e minierës së Spaçit në një muzeum, por janë projekte pa shpirt ose dashuri, shpesh herë të menduar thjesht për të bërë ndonjë para korrupsioni. Dhe ky është një tregues i mirë i asaj se sa vërtet ka ndjeshmëri ndaj asaj të kaluare. Është një tregues që thotë se ata që kanë pushtetin kryesisht nuk e kanë këtë ndjeshmëri, jo vetëm thjesht për fajësinë e të kaluarës së tyre por edhe për faktin se janë të zhytur në korrupsion në një sistem vlerash, ku vetëm paraja dhe pasurimi dhe përdorimi i pushtetit për pasurim ka kuptim për ta. Ashtu sikurse mendoj edhe nëpër shkolla mendoj se është një çështje që trajtohet pak. Nuk ka pra në përgjithësi një mungesë kujtese. Shoqëria shqiptare vuan nga mungesa e kujtesës."

Autor: Pandeli Pani / Vilma Filaj-Ballvora
Redaktor: Aida Cama

6 Komente

Per mua nje vecanti e diktatures shqiptare qe e dallon nga diktaturat e tjera si-motra eshte progresioni i zhdrejte i njerezve normale,,,, kundrejt enveristave ulerites qe qarkullojne tashme lirshem jo vetem kur eshte hene e plote.

Normalisht jetegjatesia e nje diktature staliniste si ajo e shqiperise nenkupton qe  me kalimin e kohes armiqte e saj rriten shumefish.

Ne fakt nuk eshte keshtu: Illogjikisht numri i adhuruesve te dhunes se dikurshme eshte gjithmone e me shume ne rritje. 

Hec aty

 Jo, mendoj se e ekzagjeron pak. S'jemi aq rende sa te shtohen. Sado qe jane te rrezikshem adhuruesit e dhunes se komunizmit qe thua, jane gjithnje e ne zbritje. Lere cfare sheh ne forume qe e mbrojne me shpirt, por ne jeten e perditshme Berisha ka shume pak militante aq te zjarrte. Shumica bejne gjoja sa per ndonje vend pune, por e nderrojne pllaken me t'u nderruar njerezit ne krye.

E ke teresisht gabim. Militantizmi nuk eshte vetem per nje vend pune. Mase e madhe e te shperngulurve, si levizje anarkike, prej zonave rurale, malore ne zonat e ulta dhe ne qytete ose prane tyre, ka bere qe qeverite( partite) ti favorizojne me mos vendosje te ligjeve qe rregullojne levizjen dhe pronesine. Kjo eshte bere per te fituar elektorat abuzivisht duke perdorur demagogjine.

Eshte e njejta gje qe bene komunistet me ndryshimin e madh, ne 46-53-shin, levizjen e kontrolluar te ruraleve ne qytete dhe shfrytezimit te varferise se tyre per ti perdorur ne besnike.

Mentaliteti ne Shqiperi eshte perseri mentalitet Enverist (jo thjest komunist).

Me shume degjohen ata qe shajne dhe perhapin lloj-lloj pislleqesh per ish-te perndjekurit se sa te perndjekurit vete. Edhe kur keta te fundit tregojne per te kaluaren e tyre vetem denigrohen si nga ate plehrat qe jane ne pushtet si nga bijte e bllokmeneve ne opozite. Te pakten ne Gjermani, njerezit jane indiferente ndaj tyre.

Shqiperia nuk eshte ndare akoma nga e kaluara enveriste. Mjafton te hedhesh nje sy ketu tek peshku...

 

 

"ne kemi besim tek ju, në rastin e një lufte, një agresioni ne mund t'ju japim armën ju për të mbrojtur atdheun, kurse ata do t'i qërojmë". -

 

Gjera te tilla te lene pa fjale.  Gjera te tille jane edhe shpjegim per qendrimin e mbeshtetesve dhe simpatizanteve te atij sistemi, sot e kesaj dite, biles edhe ketu ne peshk.  Qendrimi ultra agresiv ndaj kundershtareve te tyre, qe per ta jane vecse armiq per t'u shfarosur.  Kjo shpjegon dhe gjuhen e turfellimit, sharjes, talljes e peruljes qe keta persona perdorin ndaj cdo kujt qe nuk bie dakort me ta.  Gjithashtu shpjegon qendrimin mohues, minimizues apo hapta aprovues te trajtimit te kundeshtareve politike te komunisteve nga regjimi komunist.  Ky eshte njeriu i ri, trashegimia me e madhe e 50 vjecarit te errte.

 

Lubonja: "Përgjithësisht, në Shqipëri ka qenë karakteristike që goditja që pësonte dikush shoqërohej edhe me deklarimin e familjes si familje armike, pra identifikimi i njeriut me familjen në përgjithësi, ka patur internime të familjeve, jo githmonë, por në rastet më të spikatura familjet internoheshin që do të thotë dërgoheshin diku, në një fshat. Në rastin e familjes sime ka qenë në Zadrimë, në  Fishtë dhe në Torrovicë. Pra dërgoheshin aty dhe kishin një leje qarkullimi të kufizuar, brenda një zonë nderkohë që nëqoftëse donin të lëviznin për në Tiranë, apo qoftë për të ardhur në burg për të bërë vizita, duhet të merrnin lejen në degën e punëve të brendshme. Numri i këtyre familjeve gjatë viteve të komunizimit ka qenë jashtëzakonisht i madh. Në fillim fare madje ka patur edhe internime që kanë qenë të mbyllur edhe me tela, pra gati si burg për familjet, por më vonë familjet nuk kanë patur rrethim me tela, por kanë patur një zonë të verdhë prej ku nuk mund të dilnin. Kjo zonë e verdhë përfshinte vendin e fjetjes dhe vëndin e punës së tyre, që ishte zakonisht punë fizike, punë nëpër kooperativa." 

Kurse rreth ish-RDGJ Ingo Günther tregon: "Kode të posaçme penale për përndjekjen penale apo internimin e të afërmëve apo të shokëve dhe të miqve nuk ka pasur. Por atyre u duhej të përballeshin me shumë probleme. P.sh. në rast se dënoheshin të dy prindërit, fëmijët nuk kishin të drejtë që të shkonin tek të afërmit, por i çonin nëpër shtëpi fëmijësh në të cilat ata i nënshtroheshin edukimit ideologjik. Në rastet kur njëri nga prindërit, ose të dy arratiseshin, atëhere zakonisht e detyronin prindin tjetër t'i jepte fëmijët për adoptim. Kjo ndodhte edhe në raste kur njëri prej prindërve ishte në burg. Bashkëshortët apo të afërmit dhe miqtë kishin probleme në vendin e punës. Po ashtu problem ishte se mbi ta për një kohë të gjatë binte hija e dyshimit dhe zhvilloheshin hetime nëse dinin gjë për këtë apo atë vepër penale. Dëbime apo internime të familjeve si i njohim nga ish-Bashkimi Sovjetik apo nga Shqipëria nuk kishte në RDGJ."

Cfare ndryshimi ne egersi! Te besh hesap qe Gjermania lindore ishte e pushtuar drejt per drejt nga BS-ja dhe influenca Sovietike atje ishte ku e ku me e madhe se tek ne.  Komunistet Shqiptare u bene me katolik se papa.  Enveri i jepte leksione Marksizem Leninizmi Hrushovit ne Moske..."Ligjero Shoku Enver"...

 

Lubonja: "Në Shqipëri ende nuk ka një ligj që të lejojë hapjen e dosjeve. Unë e kam kërkuar dosjen time, bëhet fjalë për dosjen e sigurimit, jo dosjen gjyqësore dhe hetimore sepse ato janë të hapura në njëfarë kuptimi, ndërsja dosja që mua do më interesonte është dosja e ndjekjes sime, dosja ku mund të gjeja emrat e njerëzve që më kanë tradhëtuar apo më kanë spiunuar. Kjo dosje, e para nuk ekziston një ligj për hapjen e tyre, e dyta nga informacioni që kam unë një pjesë e madhe e këtyre dosjeve janë asgjësuar në vitet nëntëdhjetë, atëherë kur po ndërronte regjimi. Është justifikuar ky akt me heqjen e nenit të agjitacionit dhe propagandës, dhe me heqjen e nenit të arratisjes, që ishin dy nenet kryesore në Shqipëri dhe meqenëse këto dy nene u hoqën, atëherë u tha që të zhduken, u dha një urdhër që dosjet e sigurimit të asgjësohen, dhe me këtë janë asgjësuar shumë dosje, edhe të vjetra, Kjo lidhet sigurisht edhe me një lloj vazhdimësie të pushtetit që nuk donte të kompromentonte njerëz që më vonë u bënë përsëri në politikë të rëndësishëm, qoftë të Partisë së demokratike që erdhi në pushtet, qoftë edhe të Partisë Socialiste. Kjo mbetet një gjë që nuk e di ku mund të zgjidhet, transparenca lidhur me të kaluarën." 

Günther: "Po, kam pasur mundësi ta shikoj edhe dosjen e Stasit edhe atë të gjykimit dhe të dënimit tim. Kushdo ka mundësi ta shikojë dosjen e vet në rast se ka pasur një të tillë."

Prove qe komunizmi ne Shqiperi nuk u rrezua, por u riciklua (copyright Hasimja)...

 

shume interesante perqasja.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).