Doris Pack braktis mbledhjen e komitetit SA

Debatet mes përfaqsuesve të PS e PD që kanë përfshirë mbledhjen e sotme të Komitetit të Stabilizim Asociimit kanë bërë që eurodeputetja Doric Pack të braktisë mbledhjen që sapo kishte nisur. Eurodeputetja me dy fjale ka shprehur pakenaqesine duke theksuar se ne mbledhje te tilla diskutohen fatet e vendit ndersa ne tryeze vazhdojne te njejtat perplasje mes dy subjekteve politike kryesore ne vend. "E patolerueshme nje gjendje e tille, jam shume e zhgenjyer", tha Pack dhe la mbledhjen pergjysem.

Pas ikjes se Pack, flet Cornelissen: Te isha shqiptare do isha turperuar nga sjellja juaj

Komiteti i Stabilizim-Asociimit, pas largimit te Pack, ne tryeze e flet eurodeputetja Marije Cornelissen: Te isha shqiptare do isha tuperuar me akuzat qe behet ne politike. Këtu duhet të dialogohet, ju vazhdoni ende me akuzat”, ishte dushi i radhës për përfaqësinë shqiptare ne tryezë.

Replikat
Takimi i sotem eshte shoqeruar me shkembime akuzash mes perfaqesuesve te pozites dhe opozites, te pranishem ne takim. Qe ne fillim ka pasur replika mes ministrit te Financave Ritvan Bode dhe deputetit te PS-se, Arben Malaj.
Bode theksoi se këtë vit, Shqipëria përballoi krizën dhe pavarësisht krizës që përfshiu shumë vende, Bode tha se këtë vit ekonomia njohu rritjen me të lartë.

Por ka reaguar menjehere Malaj, duke i quajtur deklarata te tilla loje me statistikat.
"Pavarësisht se qeveria e ka të lehtë të manipulojë statistikat, është e vështirë fshehja e situatës reale. Papunësia e strukturuar në masën 13:8%, deficiti publik eshte shqetësues", tha Malaj, duke i kujtuar ministrit rastin e Greqise.

______________________

UPDATE- Delegacioni i Parlamentit Evropian, në mbyllje të takimit të Komitetit për Stabilizim Asociimin, propozoi ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit, me shumicë nga opozita.

Gjatë një konference për mediat, eurodeputetët e pranishëm në takim shprehën zhgënjimin për situatën politike në vend.

Kreu i delegacionit, Eduard Kukan, theksoi se mes paleve ne fund te takimit nuk u arrit nje konsensus, i cili eshte shume i nevojshem per tejkalimin e krizes.

Gjate takimit, komiteti votoi për propozimin e eurodeputetes Doris Pack, sipas të cilës palët duhet të tregojnë vullnet, të ulen në bisedime dhe të ndryshojnë nenin 178 pika 6 që parashikon djegien e fletëve të votimit. propozimi nuk gjeti miratim, pasi ne fund te votimit rezultoi me numer te barabarte votash, pro dhe kunder.

41 Komente

shuplaka e leshit

atyne ju ka bo faqja sholle

Sala: Mos ik Doris se do te na rrahin..

Bode: ik mi kukumjacke...sa te kem Skenderbeun une...

Isha dje ne nje bicim takimi te ketyre evro deputetve me "shoqnin civile". Te vite t'u vije bombat. Kisha kohe pa pa njerez kaq arrogante dhe te vetekenaqur.

E kishin lene te vinin en 13:15, si perfundim erdhen en 14:35. Sapo hyne, rrembyen ca sanduice dhe u thene te pranishmeve: "flisni shpejt se ne 15:00 duhet te ikim".

Deri ketu, mu duk se po tregonin mungese respekti, po gjithsesi ishte e kaperdishme. Po kur shoqnia civile filloi te fliste, keta vazhdonin e mbllaciteshin, Pack lozte me celular, nderkohe Kukani shihte tavanin se ia hoqen mendjen ato spotet e dritave (ishin te bukura me thon te drejten  smiley  ). Nuk jam ndier nanji here me i fym. Edhe zyshat e fillores kane pas me shume respekt per kalamajt kur flisnin.

Do thoni qe faji este i politikes qe na i ka ul piket, po sido qe te jete, nuk ka justifikim ajo mungese respekti per njerezit.

 Nga e gjithe kjo duhet  te kuptosh se ata (evrodeputetet) kane kryer nje formalitet burokratik,  duke takuar kufomen e asaj qe duhej te ishte vertet shoqeria civile. Respekti ofrohet dhe imponohet kur ke perballe partnere serioze. 

(nga keto asnje aludim per integritetin e personit ne fjale, Tironsi, te cilin nuk e njoh dhe s`kam te drejte me e paragjyku.Po flas per fenomenin. )

 Eurodeputet aman, cfare pret prej tyre?! Nuk vlejne asgje, politikisht them, sepse politikat i bejne qeverite e vendeve dhe Komisioni Europian, ku prap zeri kryesor eshte ai i qeverive te shteteve. Eurodeputetlleku eshte pensionim i politikaneve qe nuk vlejne asgje ne shtetet e tyre edhe partite sa per ti mbajtur mire i nisin ne Parlamentin Europian. Nuk kane pike peshe dhe jane te ndergjegjshem per kete, rrogat e dietat i kane marshalla, gjejne ndonje kale te ngordhur si puna jone dhe i bien kokes. Imagjino ti psh sikur nje eurodeputete femer te guxojne ti flasin rende Berluskonit si do ti pergjigjej Berluskoni. Do ti thonte, - Ty as kopshtari im s'begenis ta mbeshtjelli, jo po me vjen e me ngacmon mua.

Shoqeria civile??!!!

Perse egziston ajo ne Shqiperi?

 Si jo, ekziston qe c'ke me te. Te thajne me konferenca, seminare, diskutime, mbledhje, coffee-break, lunch-break, brunch, dreke mireseardhje, darke pune, ballafaqime, prezantime ne powerpoint etj.

 Eshte turp qe publiku mbeshtet dhe voton ata krimba parazitare sic jane politikanet shqiptare. BE do te kishte shume respekt nese publiku me revolucion a vote u hedh ne hale keto krimba, por nuk mund te kesh respekt per nje publik qe lejon parazitet t'ua thithin gjakun...

Edvin, publiku duhet te bej cfare duhet te bej jo per respekt te BE-s.  Po ngrihen duart ne ajer me kete mentalitet (ne pergjithesi, se jo me ty ne vecanti.)

Degjoj/lexoj individe qe merren me ceshtje te mjedisit ne Shqiperi psh per sistem menaxhim mbetjesh, qe thone e vetmja shprese e Shqiperise eshte implementimi i ligjeve/standardeve te BE per sistem menaxhimi.  Meqe BE-ja i ka strikte.  Ja u be legjislatura kopjim per standarte te BE-s.  Cfare behet ne terren?

Lexoj Tiransin me lart qe eurodeputetet kane tall wool-in ne takim me perfaqesuesit e shoqerise civile.  Me thene te drejten une nuk e di si ka ndenjur Tiransi ne ate takim.  Se do kisha hedhur nje shashke e do isha cuar e do kisha ikur. 

Po s'u dhame dum vete halleve tona ne komunitetet perkatese, nuk na mbetet gje vecse te gezojme qe Rinasi ka trafik te rritur nga perfaqesuesit e huaj qe hyjne e dalin.

PS: T'u drejtova ty por e kisha kshu ne pergjithesi "inatin."

Revolucionin e beri publiku ne 90 dhe nje alla komunistce ne 97.

Ne 90 u ndryshua regjimi ne 97 u vune ata qe u rrezuen ne 90en.

Populli u vra dhe u pre.tani populli nuk eshte aq budalla qe te heqe nje Berishe per te vene nje Rame qe nuk eshte me i mire.

Revolucioni behet kur populli ka shpresa se sakrifica nuk do te shkoje kot thjesht per te vene Edushken si kryeminister dhe cdo gje te vazhdoje njelloj ose me keq,vetem me fytyra te tjera..

Cfare revolucioni pret ti?

 Ne 90 nuk ishte revolucion, por thjesht nje kalim nga pushteti i "baballareve" tek kopilet e tyre, Sala, Edi, Fatosi, Iliri and CO. Ne 97 ishte nje zenke e castit mes nekomunisteve Sala e Fatosi, shoke te pandare ne llogoren e tyre komuniste. Prandaj revolucion nuk ka pasur. Dhe pse duhet te kete revolucion per te vene Edin? Apo ai nuk eshte politikan shqiptar? Lexo mire se ca shkruajta ne postimin e pare. 

Pu pu na nxite faqen more derezinj...

Cdo gje do ta kisha besuar por qe PD te votonte kunder propozimit te Doris Pck? Ajo ka qene me e thekur se Zhozefina Topalli ne mbeshtetjen e Sales. C'i thua kesaj? I doli kallaji edhe ketij muhabeti. Me jepni nje pergjigje ju qe mbeshtesni Salen dhe PD ne kete problem: pse nuk votuan propozimin e Doris Pack?

 

Qe te mos na zhgenjejne.

 Shume e thjeshte pergjigja.

Nuk e votuan sepse se bashku me zonjen Pack keshtu kishin rene dakort qe perpara mbledhjes.

Meqe i ha meraku ketyre per popullin shqiptare, po ju kujtoj nje thenie te ketij popullit "C'te mbjellesh do te korresh"!

E tha mire Ruzhdija, atyre ju eshte bere fytyra si sholle kepuce, ku ndjejne gje ata.  

 Refuzimi aplikimit, vizat me kusht, liri me kusht ..etj. etj. Te  gjitha e kane nje shpjegim: Shqiperia, rast i vecante. Ne Komunizem dhe ne Demoautokraci.

 Pas ikjes se Pack, flet Cornelissen: Te isha shqiptare do isha turperuar nga sjellja juaj.

__

C`fare eshte turpi se ne e kemi haruar fare!!

Ndonjehere, me arrogant se keta te zgjedhurit tane, me duken keta eurodeputetet qe vijne e na trajtojne si njerez te prapambetur.

Berisha njeri i prapambetur eshte, nga ta kapesh. Degjoje kur flet. Shih cfare ben.

Po t'i hapesh rruge, te ben hatane. Po te mos i hapesh rruge, duhet te jesh tip i nivelit te tij dhe te jesh edhe ti i prapambetur. Shkurt, eshte qelb muhabeti.

Lajmi nuk eshte i plote .

Replikat qe thote shekulli jane perqendruar tek " kushtetutezimi" i çeshtjes, te cilen  nuk e permend.

Doris Pack ka ike e pakenaqur, por nuk zgjidhet nje krize per te hapur shume kriza te tjera.

Eshte e natyrshme qe BE-es, nuk intereson emocionet politike te shqiptareve, mjafton qe palet te bien dakort, gje qe nuk eshte e lehte.

Te kerkosh te respektohen ligjet, nuk do thote te jesh kunder misionerve te BE-s.

Te votosh kunder sugjerimit te komisionereve, eshte kunder komisionereve. Ata s'vijne te sugjerojne gjera te paligjshme. Ligjet shqiptare jane perkthime te ligjeve te atyre, s'eshte se i kemi shpikur ne ligjet.

Qe te zgjidhet kriza, Edi Rama duhet t'i premtoje Berishes qe s'ka per te bere burg pasi te numerohen votat.  Te mos pranosh te numerosh votat, pas kaq shume debatesh e problemesh, eshte si te thuash hapur: "Po, kam vjedhur." Tani nuk ka mbetur me njeri qe beson qe votat s'jane vjedhur. Por te pakten te mos vidhen me.

Edi Rama duhet te vendose si kusht qe votat te numerohen vetem pak muaj para zgjedhjeve te tjera. Keto qe vodhi, t'i mbaje Sala, por te pakten te mos vidhet me. Keshtu edhe salen s'e heq njeri qe tani, dhe pse meriton burg per vjedhje, dhe PD e heq hajdutin me doren e vet, per t'u bere parti moderne europiane, dhe jo bande malokesh si ata qe u zene prite kosovareve ne tropoje, kur vijne per pushime ne vere.

 

Per te qene me te qarte, nuk e kuptoj pse nuk jepet intervista e eurodeputetes, si edhe ajo qe eshte diskutuar ne kete takim.

Jemi mesuar te lexojme fjale per fjale e germe per germe debatet midis pozites e opozites , qe jane krejtesisht pa interes, e nuk arrijme te kemi nje lexim te sakte te asaj qe eshte thene ne kete mbledhje europolitikane.

Ajo qe sjell shekulli, me ate qe sjellin gazetat e tjera nuk perputhen as 50%.

Eshte e parendesishme se interesat e kujt mbrojne mediat, nuk me intereson, me intereson lajmi i sakte. Tek ne vazhdon te kete mbivlere injoranca, e cila mbeshtetet tek "slogani" Berisha eshte me mire se Rama, Rama eshte me i mire se Berisha, me kete menyre masmedia e ka krijuar  moçalin e vet per tu ushqyer.

Moçali qe ka krijuar masmedia eshte me shkaterruesi per ambientin shqiptar, sepse nuk arrijme te kemi nje pamje te kthjellet te politikes e te drejtesis, dy shtyllat e demokracise, me e then me shqip, masmedia eshte nje kenete gjigande dhe perdite na tregon moçalet e politikes e te drejtesis, ku eshte shume e veshtire te dallohen, ateher vjen pyetja "PSE, nuk arrime te marrim vesht se çfare thote masmedia?".

http://mentore.files.wordpress.com/2008/09/applausi2.jpg

Lumidrin, tek te gjitha faqet, pd-ps, citimet e te intervistuarve, pack, kukan, beja, leskaj, jane njesoj, fjale per fjale. Votimin kunder e dha PD, PS dha kunder votimin e pikes pasardhese, me argumentin qe po s'u votua kjo, s'ka si te votohet tjetra. Dmth, doli kunder PD dhe PS s'kishte si te vazhdonte pro. Normale qe s'e merr vesh ti kur shahet Berisha. Kur shahet rama e merr vesh shume mire. Ne kete rast, problemi eshte me ty, jo me mediat. 

  Ikspi flm per sqarimin, sipas komentit punoke gazetar.

Ke mundesi te na sjellesh pike per pike debatin e kesaj mbledhje, si edhe filmimin e konferences per shtyp qe dhane keto eurodeputet.

Pse gazetaret nuk i kane drejtuar pyetjen ( me kembengulje) kur eurodeputetja thote " do kisha turp te isha politikane shqiptare", a kujt cilesi politike i drejtohet, sepse persa i perket debatit , eshte larg mendsh, debati eshte kuptimi i mirfillte i demokracise, nuk mund ta besoj pse politikanet kane debatuar, Pack ka humbur qetesin.

Dmth, lal, problemi eshte ketu

PS - Po na kane vjedhur votat.

Eurodeputetet e ketij timit - Po e dime po neve kjo nuk ka intereson, kena muhabet tjeter ketu.

Nje duartrokitje per demokracine evropiane!

Dështimi i deklaratës së përbashkët, për hetimin e zgjedhjeve dhe fatin e kutive të votimit, ka ardhur pasi Partia Socialiste ka refuzuar që në këtë propozim të eurodeputetes Doris Pack të përfshihet fjalia “të respektohet kodi zgjedhor dhe kushtetuta”.
 

 Te cilen e kundershtoi dhe Doris Pack smiley PS dhe europianet votuan pro, PD votoi kunder nenit te packut. smiley

Amendamentet e PE që rrëzoi opozita

 

1-Mirëpresim me kënaqësi faktin se Shqipëria ka punuar fort për përgatitjen e opinionit, komisionit për aplikimin e saj për anëtarësim në BE: theksohet rëndësia vendimtare e procesit të liberalizimit të vizave për procesin e integrimit të vendit në BE dhe kjo është shprehur edhe me përkrahjen e fuqishme dhe të vazhdueshme të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë e shprehur me votën e tij në tetor 2010.

 

2-Mirëpresim përmirësimet e bëra në kuadrin ligjor dhe administrativ lidhur me procesin zgjedhor. Referuar raportit të OSBE-ODHIR-it, zgjedhjet e qershorit të vitit 2009 përmbushën standardet më të larta, por mbetet ende punë për të bërë. Në këtë kuadër, theksohet se duhet të plotësohen të gjitha rekomandimet e OSBE-ODHIR-it mbi reformën zgjedhore. I bëjmë thirrje të gjitha partive politike të ndjekin një dialog konstruktiv politik për të evituar këto probleme me anë të një marrëveshjeje bipartizane, në shërbim të zgjedhjeve të ardhshme, përfshirë këtu edhe zgjedhjet lokale të vitit 2011.

 

3-Konstaton se të dyja palët politike shqiptare mbështesin rezolutën e PE-së të datës 8 korrik, e cila përfshinte opinionet e Parlamentit Evropian dhe shqetësimet mbi situatën politike pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. Inkurajon qeverinë dhe opozitën të bashkëpunojnë plotësisht dhe të bëjnë të gjitha përpjekjet në arritjen e një marrëveshjeje në kuadër të respektimit të Kushtetutës dhe respektimit të parimit të transparencës. Kujton kontributet e shumta të Parlamentit Evropian, Komisionit dhe Këshillit Evropian për të nxitur dialogun midis të dyja kampeve politike dhe në të njëjtën kohë thekson se marrja e statusit të kandidatit për në BE është tërësisht në dorën e forcave politike. Nga kjo, varet jo vetëm zbatimi i reformave, por edhe zbatimi i të gjitha kritereve të Kopenhagenit, përfshirë këtu edhe stabilitetin e institucioneve për të garantuar demokraci, shtetin e së drejtës, respektimin e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve.

 

4-Vlerësojmë marrëdhëniet e mira të Shqipërisë me vendet fqinje të saj, vlerësojmë kontributin e saj në paqen dhe stabilitetin e Evropës Juglindore, faktor që është vendimtar për ecurinë e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor dhe përshëndesim pjesëmarrjen aktive të vendit në nismat rajonale.

 

5-Konsiderojmë se reformat në sistemin e gjyqësorit, në luftën kundër krimit të organizuar si dhe korrupsionit janë parakushte kryesorë të procesin e integrimit. Nënvizojmë rëndësinë e madhe që ka një gjyqësor transparent, i paanshëm, efikas dhe i pavarur nga çdo presion. Pranojmë progresin e bërë për këto fusha dhe bëjmë thirrje për reforma të mëtejshme.

 

6-Mirëpresim faktin që Shqipëria ka ruajtur rritjen ekonomike, pavarësisht krizës globale financiare dhe në të njëjtën kohë theksojmë rëndësinë e sigurimit të disiplinës fiskale dhe vazhdimin e reformave makroekonomike dhe zhvillimin e infrastrukturës, sektorin energjetik dhe turizmit.

 

Ku eshte amendamenti me pikat qe duheshin votuar?
Sepse s'ka gje per hetimin e zgjedhjeve. Nuk eshte amendamenti, mati. Kjo eshte thjesht deklarate. 

gjete dhe ti Matin per tia kerkuar kete gje. Po lere te shkretin rehat se eshte i lumturuar per sa kohe Saliu mbreteron!    hahahahahahahahaha

Fjalori i deputeteve Europian ka sinonime te nderuar;

Mungese transparence = qorrsokak ku vjedhesit nuk shihen.

Korrupsion = vjedhje nga Pushteti

konsensus = aftesi per tu marre vesh

Dialog = bisedime per punen qe duhet bere

Aplikim ne BE = deshire per tu bere si Ne (europianet)

Liberalizim vizash = deshire per tu njohur me mire reciprokisht

i paanshem =  me mend ne koke

Tju vije turp = Ju jeni te 10jere

 Te isha shqiptare do isha turperuar nga sjellja juaj, = O shqiptar te kane 10jere.

Kini parasysh qe keta e ONU pa pike turpi arriten me thene edhe qe zgjedhjet ne Afganistan kane qene transparente. Shqiperia u duket lule!

Ore do dale prape "plake shterpe " ajo Dorisi nga keta Lumasijte e PD-se ?Pejetje e kisha smiley

Se Doris Pack zotnie , se Demokracia zotnie..

Le ta gjuaj kopetenti !Le ta gjuaj kopetenti ....dhe pasi humbi pealltine ..kopetent te q...motren ! smiley

Po kur lexon dhe Ikspi-n te sqaroje dhite dhe sqeprit me gjuhe te artikuluar , e mendim normal njerezor ........ Me te vertete dicka nuk shkon !

Propozimi i Pack

 

Amendamenti i Doris Pack

Thirrje Parlamentit Shqiptar për të krijuar një komision hetimor të kryesuar nga opozita dhe me shumicën e anëtarëve të Partisë Socialiste, në respektim të Rezolutës së Parlamentit Europian të 8 korrikut, për të parë në materialet zgjedhore, ndërsa për çështjen e kutive të votimit mund të vendoset vetëm nga Gjykata Kushtetuese.

kete amendament te propozuar nga Pack-u pjesemaresit e PD-se nuk e votuan. Eshte per tu pergezuar pasi eshte hera e pare qe deputetet e PD-se dalin kunder liderit te tyre, mbretit Sali Ram Berisha i Pare.

Po ti Mati me ke je me Berishen apo me keta qe votuan kunder amendamentit Pack?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).