Evropa plakë pret rininë shqiptare

Jemi në Evropë me të mirat e këqijat tona. Kontinenti i vjetër, me moshën mesatare dy herë më të lartë se vendet që e rrethojnë, pret së shpejti rininë e freskinë shqiptare, me defektet dhe virtytet që e karakterizojnë. Ne fitojmë lirinë dhe dinjitetin e lëvizjes, por dhe evropianët nuk fitojnë pak, madje fitojnë atë që aq shumë dëshirojnë dhe reklamojnë: rininë, që nuk ka GDP e lartë ta modifikojë.

Plakja e Evropës nuk është vetëm një realitet statistikash, por një situatë e prekshme për këdo që ka kaluar pak kohë në një qytet evropian. Sa energji të reja duhen për të asistuar të moshuarit 80-90 vjeçarë. Në Itali, kërkesa që nuk arrin asnjeherë të plotësohet (edhe pas hapjes së kufijve të Maqedonisë, Bullgarisë, Rumanisë, Serbisë..) është ajo e kujdestarëve të moshës së tretë. Evropa është e pasur, por pa forca për të ecur përpara. Sa energji duhen për të ruajtur mjeshtërinë dhe eksperiencat e rralla që aplikohen nga artizanët e mjeshtërit evropianë: marangozë, punues të xhamit, muratorë, por dhe lulishtarë. Profesione shumë dinjitoze, që evropianët e moshave të reja e mesatare kanë harruar dhe refuzuar t’i bëjnë.
 

Një vit më parë, një shoqatë shumë e rëndësishme e artizanatit italian, me mundime e burokraci të besdisshme, arriti të punësojë në Itali muratorë dibranë, shumë të zotët në ngritjen e mureve me gur, në të thatë. Eshtë e vërtetë që sot për sot nuk mund të qëndrohet më shumë se 90 ditë në një vend evropian, por janë të gjitha mundësitë për të krijuar kontaktet e duhura, për të shkëmbyer eksperienca dhe më pas, për të ndërtuar, sipas të gjitha rregullave, bashkëpunime afatgjata. Një nga industritë më të zhvilluara dhe më të suksesshme italiane, ajo e xhamit, mbahet dhe nga shqiptarët e ish-fabrikës së xhamit në Kavajë, që eksperiencën e tyre e vazhduan në punishtet artizane të Italisë verilindore. Xhami i muranos shkëlqen sot edhe falë frymës së dhjetëra punëtorëve shqiptarë. Po kështu dhe degë të ndryshme të restaurimit, si mozaikët, kanë duart e shqiptarëve, përqëndrimin dhe dëshirën e ringjalljes të së bukurës.

Po veç punës e rinisë, a do të kalojë gjë tjetër? Sigurisht, në mollët e kuqe e të mira, në mes qëllon dhe ndonjë me krimb. Me dhënien e vizave shqiptarëve, të gjithë janë të fituar.

27 Komente

 Car pacavure ky shkrim. Me nje llaf tani qe do vijne keta te rinjte e vrullshem e vitale shqiptare evropa do rinohet e revitalizohet, bile do mesoje nje apo dy gjera nga artizanet tane duararte e famemedhenj. Pfft si i botojne ne gazeta keto mediokritete. 

Ik njehere ti Alba e para si femer e fisme qe je edhe ne thuaj cmenduan evropianet pleq per ty.

Moj Alba truthara, ky liberalizim behet me qellim turizmi apo vizitash biznesi, apo dhe vizitash mjekesore (sa te paguash ketu qimet e kokes dhe prape te mos gjesh karar, me mire keto qime jepja mjekut ne perendim se te ben derman), por vetem kaq. Mbasi ti harxhos ato evro qe do te kesh, apo mbasi te besh adetin tek vellezerit, femijet, apo dhe miqte qe me kohe kane emigruar, duhet te kthehesh, ne menyre qe ti lesh te drejten edhe te tjereve bashkombaseve te tu, qe te dalin dhe ata ne europe kur ta shikojne te resyeshme. Se me keto qe ti thua dhe per dreq i thua ne nje nga gazetat qe lexohet me shume, ben nje propagande ne kundershti me pritshmerine qe ka evropa nga ky proces. Dhe nese ne nuk e respektojme kete pritshmeri dhe bujari te sinqerte te europes, do te duhemi te rimbyllemi prape ne guacken tone. 

 Po pse moj gazetare dashur u dashka te iki rinia shqiptare?? Ne kemi projekte gjigande ketu.Pune te medha na presin: do mbjellim lajthi, geshtenja , kumbulla e pune do kete per te gjithe.

Sigurisht, në mollët e kuqe e të mira, në mes qëllon dhe ndonjë me krimb. Me dhënien e vizave shqiptarëve, të gjithë janë të fituar.

Edhe me krimbin kemi fituar te gjithe?

Rrofte krimbi, se ate mollen ajo plaka do e kafshoje edhe ne vazhdim...

Po tè jesh katolik,gjen punè mè lehtè nè itali?

Eshtë e vërtetë që sot për sot nuk mund të qëndrohet më shumë se 90 ditë në një vend evropian, por janë të gjitha mundësitë për të krijuar kontaktet e duhura, për të shkëmbyer eksperienca dhe më pas, për të ndërtuar, sipas të gjitha rregullave, bashkëpunime afatgjata.

kjo gazetarja qeka fantastike. Indirekt ajo i ben thirrje vajzave tona te bukura dhe bishtdredhura te shtojne me pjellje te reja popullsine e plakur te europes. Po si? Ja, fillimisht shkohet si turiste, deri ne 90 dite ke mundesi te lokalizosh gjysem te moshuar perendimore dhe ti joshesh me freskine tende. Pastaj kthehesh ne atdhe dhe i mban kontaktet me ta. Mbas tre muaj ata te ftojne per vizite dhe ti shkon, njihesh me shume si dhe shkemben eksperienca erotike. Dhe pastaj nis rruga e propozimit per martese e ndertuar sipas te gjitha rregullave perendimore dhe pastaj nje bashkepunim/martese e  lumtur dhe me kolopuca ne shtetin perendimor. Ah qe su bera femer, por me 10 femije me shume do ta shtoja perendimin.  

Gjergji, ka edhe për ty, se niveli i lartë i stresit në i Evropë ka shkaktuar dëme në prodhimtarinë mashkullore...

tashi cer halli kishte kjo Alba ,se tani e lexova une

Kjo ka hall se zdapat e shqiperise, ne vend qe te krujne gjithe diten k..qet ne shqiperi , do shkojne te bejne nai kokerr pune ne itali ?

Rusho pak seriozisht per keta daullexhijt e orkestres " Me ne fitojne te gjithe"

Punen jashte keta e kane me te degjuar .Por ne se fillojne pune do shikojne se "as per te varrosur te dashurit " nuk do gjejne kohe.Te gjitha keto "te fituarat" vijne me mendim shqiptar te pa pare e ballafaquar me ate Europian . Do ta shikojne .... Si ndahen ato

USA ----- pune e gjume

Europe ---pune e qejf

Greqi ---qejf o qejf

Shqiperi -- gjume o gjume

Per qejfleshat si Alba , nje sprove e tille eshte bere rreth viteve 65 kur mbreteroret suedeze ml , kerkuan qe te vinin ne Shqiperi si ndozot nja njemije e peseqind suedeska te raja , ne sezonin e plazhit per ........ mbarsje .Motivi ishte per te gjallerruar pak 'moshen" se po plakeshin smiley

Thone edhe sa mbrriti nje kontigjent prej dy sprovuesesh u kthyen me ulerima sa pane portretin e Saliu ( ne duket viti fundit si fshatar me shkolle me valixhe druri ) smiley

 Papritur, shprehja "Mos m'boj t'vi aty se kom per t'a q! plaken" mori sot nje kuptim te ri, fale Gazetes Shqiptare! smiley

Gjone me te bukur ky evenimenti e ka se do lexojme qyfyre nga me te bukurat me brendi , mendime nga me idiotesket   te palexuara e te papara ndonjehere , me c'rast krijon evenimenti .

evenimenti --- fjale e re e MODHE qe po pergatitete ti gjeje vend Bulua ne spichin e Saliut , gjate ulerimave te tij festive me berra hungerites ne kor festiv.

 Artikulli nuk eshte pacavure ne vetvete, por s'ka shume lidhje me faktin qe Shqiperia eshte e re dhe Europa eshte plake, sepse heqja e vizave nuk lejon qendrim te gjate ne Europe. Megjithese nje arsyetim te tille politikanet europian mendoj se duhet ta kene bere. Europa eshte vjeteruar si moshe, probleme me pensionet jane reale, nevoja per emigrante te rinj pertej demagogjive te partive ekstremiste europiane jane reale. Europes i leverdis me shume te vijne emigrante nga Europa lindore se sa nga Afrika apo Azia te cilet jo 10 vjet, por 100 vjet te rrijne nuk integrohen kurre.

P.S. S'dua ti heq merita autores, as insinuata, por nje artikull shume te ngjashem e kam lexuar para disa ditesh te Corriere della Sera, vetem se perballe Europes trajtohej Turqia, jo Shqiperia.

por nje artikull shume te ngjashem e kam lexuar para disa ditesh te Corriere della Sera, vetem se perballe Europes trajtohej Turqia, jo Shqiperia.

Sikur vetm kardashet e fushes se Anadollit , e nja caze kardashe ne kufi me Kurdistanin qe bejne si jnja 5 Meleone e te gjithe extra large smiley , ti leshosh neper Latini , per nja 10 vjet nuk ka me race Italiane .

Po shqiptare ?????? kur per me teper k/mullahu u thote europianeve se me Liberalizimin e Vijave do njohin vlerat e qyltyres shqiptare ?

Pse me kulturene nje meleoneve me kuc e me mac  do e rinosh Evrone zotrote ??? smiley

strategjia kombetare: "young and full of ***"

 

 Lock Up Your Wives T Shirt

 Telegramet shkojne e vine

Nga Kota gjer ne Smokthine,

Gjenerali me zabine, 

Qysh bo bejme une e tine,

Qysh do bejme une e tine,

Se shqipetaret mberrine! smiley

smiley

do vene djemeria ne evrope "wearing just a smile and a condom"...oops, me vrime ky i fundit. smiley

 AH, fara e kesaj edepzez-haneje eshte hedhur qemoti. smiley

 

Ne Europe s'lash vend pa pare 
kuplarate i mora mbare 
Shijova bjondet gjermane 
meskeputurat persiane 
rreth e qark iu solla botes 
po ne France lash ment e kokes 
Kush te doje ta provoje e mernin mikun ne goje
 
ne Stamboll mos shkofsha kurre 
bashkohej burri me burre 
Thone se eshte ves i shemtuar 
ah, do vdes pa e provar 
se tani kjo pune e pati 
u mplaka, me la takati 
Te qaj hallin xhan o grua 
nuk ke faj qe s'fle me mua 
te jap fjalen, te betohem 
se neser do vizitohem 

Artikulli i Albes me vuri buzen ne gaz.  

 He, ky shkrimi me kujtoi nje barsalete qe tregohet ketej nga Torontoja jone.

Vjen njeri emigrant shqiptar nga Greqia dhe ze pune ne Pape (lagjja greke) ne nje restorant grek. E pasi punoi ca vjet e zuri ca leke hapi edhe ai nje restorant te tijin. Megjitheate donte edhe grekut qe e punesoi ne fillim t'i bente nje dhurate qe te mos dukej kacidhjar. 

Edhe vete shqiptari, e mer qirjo Janin ne makine dhe fillon ta sjelle verdalle neper Toronto teksa mendohej cfare peshqeshi t'i bente. Edhe mendonte me vehte, "ti ble kostum, ky ka kostume sa te duash, ti ble ore, ky i ka nja njezet cope, ta coj per darke ne restorant te shtrenjte po ai ka vete restorant. Epi une nuk do ti ble shtepi grekut te qelbur bre," hahej me vehte shqiptari. E pasi i beri nja dy ore me makine, nderkohe qe greku nuk po e merrte me vesh se ku po shkonin, shqiptari ndalon rrugen ne nje lagje cope-cope mes erresires dhe i kthehet grekut te habitur:

- Hajde qirjo Jani. Dil nga makina, zbathi breket e per te gjitha nderet qe me ke bere, do te te bej nje tegel te tille nga mbrapa, qe nuk ke per t'ia harruar lezetin gjithe jeten!

uhmm.. si nuk i vajt mendja ndonje binesmeni te shfrytezoje krahun smiley e lire te punes ne shqiperi - "spit IN the cup"

ahahhaha

Une nuk e di se sa e vertete eshte kjo e rinise apo e vitalitetit te vendeve si Shqiperia.

Mua me duket se dhjetevjeçarin e fundit kemi patur rritje demografike po aq sa Evropa.

Pastaj nga ç've re,brezi i pare i emigracionit ka mbuluar nevojat per isa lloje punesh,te dytet jo.Jne njesoj si bashkemoshataret e tyre jo shqiptare.Nuk ka vajze apo djale i yni qe te aspiroje apo "te ule kurrizin" e te beje punera te tilla si asistence pleqsh apo gra sherbimesh.E mbase eshte edhe e drejte lkeshtu...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).