http://www.panorama.com.al/panorama/images/politike/fatosnano1.jpg

Fatos Nano ka premtuar dje rikthimin në politikë, duke marrë rolin e ndërmjetësit mes Ramës dhe Berishës. Sulmon Daden dhe Majkon: Nuk janë Pali Miska e Lenka Çuko. Politikan nuk të bën as shkolla e arteve, as ajo e bujqësisë. Do të kandidoj për president në 2012-ën.

Në prag të çdo fushate elektorale, në prag të çdo sfide të rëndësishme të Partisë Socialiste apo në çdo moment të keq të saj, shfaqet në skenën politike shqiptare ish-kryetari i saj, Fatos Nano. Me një përpikëri për të pasur zili, ai shfaqet në çdo rast për të sulmuar kryetarin e PS-së, por edhe anëtarët e saj. Dje, Nano u shfaq në emisionin "Opinion" të gazetarit Blendi Fevziu, ku dhe përsëriti faktin që do të kandidojë për president dhe se synon që të marrë Partinë Socialiste.


Zoti Nano, si ndiheni politikisht?

Unë besoj se ka edhe vende më të përshtatshme për të stërvitur se sa zyra e kryeministrit dhe kryetarit të partisë.

Thatë që do të kontribuoni. Si do ta bëni këtë kur rrini shumicën e vitit jashtë vendit apo kur sa herë dilni publikisht jeni i ashpër me partinë tuaj?
Më lejoni të theksoj se do të ishte humbje e madhe kohe për njerëzit e thjeshtë, për numrin e madh të njerëzve që nuk po gjejnë hapësirë për të marrë pjesë në politikë, përveçse si zgjedhës në zgjedhje që kontestohen apo mbushësh radhësh mitingjesh. Këto trille dhe telenovela ju e dini pse sillen dhe fabrikojnë. Unë vazhdoj të jem i vëmendshëm ndaj gjitha zhvillimeve në vend. Këtë nuk e bëj duke qëndruar vetëm tre muaj në vend. Këto statistika janë të përcjella nga disa korridore partish dhe disa njerëz që po specializohen për të hedhur në treg të pavërteta që errësojnë vëmendjen e politikës dhe njerëzve, duke pamundësuar komunikim për të vërtetat e mëdha. Kjo është një paaftësi politike dhe dominim interesash të tjera nga ato që politika u kërkon të zgjedhurve nga populli. Unë e kam kritikuar partinë time më shumë se cilido udhëheqës tjetër, unë e kam kritikuar qeverinë time më hapur se kushdo kryeministër tjetër. Kjo është pjesë e filozofisë së paqëtimit të interesave të njerëzve dhe të mospajtimit me të këqijat që në një proces tranzicioni e rrethojnë politikën dhe hutojnë politikanët, veçanërisht kur janë të rinj. Ka periudha të ndryshme të qeverisjeve të majta e të djathta gjatë këtyre 20 viteve që kanë sjellë në fazën e parë një krizë të rëndë ku rrezikoi të shembej shteti, apo përplasje me dhunë që rezultuan grushte shteti të dështuara si në vitin 1998.

Në vitin 2005 dhatë dorëheqje. Por nuk kemi parë asnjë gjest tjetër, as nga zoti Rama dhe as nga zoti Berisha. I vetmi që u larguat ishit ju. A jeni penduar për këtë që bëtë?
Ky nuk ka pse të konsiderohet apo vlerësohet si fund i veprimtarisë politike, veçanërisht për politikanë me eksperiencë në këtë vend. Dua të them se ju keni përpara sërish një njeri që nuk është këtu përballë tyre me ambicie për pushtet, një njeri që nuk ka ardhur të ristrukturojë raportet dhe betejat për pushtet ekzekutiv. Jam këtu për të mos zëvendësuar analistët politikë dhe për t'i ftuar ata të mos bëjnë politikanin. Kur politikanët për arsye amatorizmi që dominojnë skenën e sotme kërkojnë t'i zëvendësojnë autoritetet e vërteta që rikthejnë ekuilibrat me analistë apo njerëz pa profesionin e politikanit që nuk fitohet vetëm me shkolla. Ka shkolla që ta japin, por ato nuk janë të arteve apo bujqësisë.

Zoti Nano, kontributi juaj do të jetë konkret?

Një politike që i mungojnë standardet e krijuara edhe përmes konflikteve nuk mund t'i besohet atributi apo përmbajtja e një politike të re. Një politike që i mungojnë marrëdhëniet e besimit që ushqejnë dialogun dhe kompromiset e mëdha për reformat e munguara që do të zhbllokonin dinamikën e njerëzve progresistë nuk mund t'i besohet atributi i politikës së re.

Qarkullojnë zëra për një listë, Nano në zgjedhjet lokale...
Unë nuk mund të ndërmarr iniciativa kaq të vogla që do të dëmtonin jo vetëm partinë në të cilën jam rritur si politikan, por do të rëndonin edhe më tej klimën e sotme të përjashtimit të palëve nga njëra-tjetra. PS, sot me analiza që i keni bërë të njohura edhe ju, po ecën në mënyrë kokëfortë dhe të dhimbshme drejt vetëpërjashtimit të plotë nga sistemi politik në vend. Bojkot këtu, mospjesëmarrje atje apo kushtëzim mbi zgjedhjet e kaluara dhe më në fund largim nga përgjegjësia dhe pesha e përgjegjësia që ka në vendimmarrjet e mëdha.

Po thoni se nuk do të krijoni një formacion politik?
Ka kaq shumë amulli në konfliktet e sotme politike. Ka kaq pak forca politike të vërteta saqë çdo ngacmim i mëtejshëm i kësaj gjendjeje do të ishte dëmprurës. Çdo ide arriviste apo revanshiste për të fragmentuar spektrin politik do të ishte e padobishme jo vetëm për kampin që cenohet, por për përmirësimin e klimës. Pra, unë nuk jam as sot dhe as nesër në vëmendjen e publikut për t'i bërë dëm partisë që më ka rritur dhe e kam ushqyer. Nuk jam për t'i shtuar asnjë atom kontribut dhe nerva konflikteve të sotme. Jam këtu për t'iu kërkuar të gjithëve të ulin gjakrat, të pranojnë njëri-tjetrin dhe të mësojnë nga përvojat pozitive të këtyre viteve. Nëse pjesa më e madhe e aktorëve të politikës së sotme do ta refuzojnë këtë kontribut, atëherë do të arsyetoj ndryshe nga sa po flas. Nuk më rezulton që pjesa dërrmuese e aktorëve dhe faktorëve të Shqipërisë së sotme të jetë e painteresuar për këtë që po flas.

Çfarë, po ofroheni konkretisht?

Një eksperiencë e madhe nuk bëhet dot e vogël. Një gatishmëri për një kontribut të madh nuk mund të zvogëlohet në një tangenciale që sjell më shumë pasiguri dhe rrëmujë në skenën politike. Edhe kjo që po bëjmë edhe një kontakt me të gjithë për tu kujtuar mendjeve të nervozuara të vendimmarrjes së sotme se duhet të qetësohen dhe janë qeliza të tyre që duhen ringjallur. Nuk po flas nga jashtë shteti dhe as jashtë politikës, pavarësisht se gjërat duken të larguara e të munguara.

Gjithë këtë analizë që ju e bëni. Pse nuk shkoni t'i thoni në forumet e partisë apo në zyrën e kryetarit. Pse nuk ia thoni në sy Ramës, por e sulmoni nga studiot televizive?
Nuk besoj se kjo që ju thatë e shkëput ciklin kaq të gjatë të komunikimit tim dhe tuajin me publikun. Kjo nuk e shkëput sjelljen time nga ajo e 20 viteve të fundit. Këto që përmendët kanë qenë dhe mbeten pjesë e veprimtarisë sime politike. Po ju kujtoj se si një profesionist i politikës së dialogut kam respektuar jo vetëm zgjedhësit që më kanë mbështetur për të drejtuar PS-në në 15 vjet dhe për ta bërë forcën qeverisëse të gjysmës së tranzicionit, por edhe të respektoj forumet që në ditën e parë apo vitet e para të transformimit nga PPSH mungonin. Asambletë, statutet, pjesëmarrja e gjerë e militantëve dhe të zgjedhurve në gjithë territorin janë krijuar në vite, por, për fat të keq, janë zhbërë në vitet e fundit. PS ka qenë deri para pak kohësh partia më e madhe demokratike në Shqipëri. PS e sotme nuk është më demokratike dhe nuk mund të flas me institucione që janë likuiduar, pasi nuk jam njeri formal. Nuk flas me autoritete false dhe pa i kapërcyer zgjedhësit dhe masën e madhe të anëtarëve të PS-së nëpërmjet një partie që është kthyer në kazerme që është G99-zuar. Nëse mungoj në mbledhjen e grupit, po ju kujtoj se s'jam deputet. Të mos krahasojmë prishjen e sotme të të gjitha mekanizmave të kontrollit mbi drejtuesit në PS, me mbretërinë e lirisë që ekzistonte më parë.

Pse nuk thoni zoti Nano, ku është Ramiz Alia, Pali Miska? Mos kemi të bëjmë me një rinovim brezash?
Ku Pali Miska e ku Pandeli Majko. Ku Lenka Çuka e ku Arta Dade. Mos ma thoni këtë. Unë po flas në emër të një procesi politik që do të krijojë përtëritje, do të ketë rinovim e do të sjellë talente e përkushtime të reja dhe njerëz të rinj. Por, nuk mund të likuidonte njerëz me kontribut 15-vjeçar me listën e atyre që u caktuan para zgjedhjeve të vitit 2009. Nuk mund të arsyetoj edhe në forumet e sotme rezultanten e reformave dhe përpjekjeve 20-vjeçare të së majtës dhe partisë më të madhe të tyre, të qeverisjes së të majtës në dobi të vendit dhe kontributet e saj në ndihmë të ndryshimit të proceseve politike. Nuk mundet që këto të zëvendësohen me deklamimet nga foltorja e hollit të PS-së.

Ju paraqiteni sërish në zgjedhjet presidenciale 2012?

Nuk e kam përjashtuar asnjëherë dhe me lejoni ta konfirmoj.


Marre me shkurtime nga Opinion

24 Komente

do zoti qe ne zgjedhjet e ardheshme presidenciale te votoje populli dhe jo hajvanet (parlamentaret) ne menyre qe te kem mundesi te mos votoje per ty, mbeturine e Benxhes perzjere me pak Sali!

 E pashe te fevziu nanon. Me njeri cinik, demagog e te paqarte nuk gjen. I tha njeri nga salla....kur ka tango duhen dy veta apo jo..

Nano: se degjova mire..tanga apo tango

barbon

po si shpjegohet qe ti ne amerike dhe e kap TV klan, ndersa mu ketu n'tiron e nuk e shof dot?  smiley

romak, nano ngaterroi bashketingelloren e pare, jo zanoren e fundit. smiley

tango

bango

nango

rango

pango

Nano eshte llumi i llumrave. Me poshte nuk shkohet dot..........ok, ndoshta eshte berisha, aty - aty jane. Po sa i shemtut qe esht bo mer jahu, tamom shkarravine.

 Ne ka me rrugac se ai,Mjer ky popull per kujt eshte drejuar.

Tosit j'u deshen 5 min me mbaru fjaline e pare...hapi nja 10 paranteza sa here i shkonte mendimit afer fundit po nuk dorezohej pa e zgjat fjaline prape (edhe Rama ket stil te folme prej Tosit e ka trashgimi). Nejse, n'pergjithsi u mund me u tregu babaxhan dhe se e ka mendjen te hallet e popllit dhe se do pajtoje politiken per hir t'popllit. Eh, sa gjona bohen n'emrin tat o popull...

 Kur a pash ket adoleshent 60vjecar te klani, thash me vete po  ja bokan hyzmetin per ta riciklu prap.... Ta shpifte legeni kur u mundote me bo humor, apo kur fliste si pickedhie.

Ky eshte baba politikes. Ky ka per ta cu Ramen e vogel ne azil.

hahahahahah baba i politikes, me pelqen ironia juaj.

me ironi pa ironi, ky o baba politikes mer dak! Ky i rrotullo te tjeret si ti do byca! Ja keni me e pa, ka me e lon Ramen prap ne opozite e vet ka per tu bo president. Keni me e pa. Ky o puro politikane, se Berisha e aq me shume Rama jane politikanorucer pa ktij.

 smiley problemi me keta politikanet tane nuk eshte se nuk kane kapacitete. Jane oratore te medhenj Nano, Rama, etj ( - B). Besoj dhe nga ana kulturore dhe inteligjenca nuk u mungojne shume gjera (si gjithmone heqim menjane B.) Problemi eshte se jane cinike deri ne palce. Nuk shkojne asnjehere me larg se oborri i tyre. Krekosen neper studiot e televizioneve e u japin mendje te tjereve, por asnjehere nuk eshte pare ndonje ne autobuzet urbane te Tiranes, duke terhequr certifikaten tek bashkia, duke pushuar ne parkun Rinia apo duke bere pushim ne plazhet publike te vendit. Kujtojne se per te qeverisur mire nje vend mjafton te japesh ndonjehere doreheqjen, te lesh ekonomine te qeveriset nga dora e padukshme apo te tolerosh mendimin e tjetrit. Nuk duhet ricikluar nje prej tyre. Me teper per ti dhene mesim te tjereve qe per nje gabim ne krye te vendit merr ndeshkim te perjetshem.

 Prap Nano?!! Nuk e di se sa kredibilitet i ka ngelur,megjithe ate ne shqiperi cdo gje ben vaki,njerzit nuk i hedhin  kollaj  rrobat e vjetra!Popull qe rehet me nje karamele!

 Ndoshta shume njerez e kane harruar se cfare gabimesh ka bere ne qeverisje Nano. (Duke jetuar me gafat e perditshme te pasardhesit te tija demokratikas nuk ka si te jete ndryshe). Mua me kujtohen tre gabime qe nuk mund te falen e as te justifikohen: TEC-i ne Vlore, shitja e Albtelekomit per nje kafshate buke dhe dhenia e ekzluzivitetit te aeroportit ne Rinas per 20 vjet. Nqs ndonje nga keto gafa e ka bere ndonje kryetar tjeter kerkoj falje per ate pjese.

tjeter gje eshte te besh gafa dhe tjeter gje eshte te besh krime. e pra Nano perpara Saliut ngjan si engjellor, por ama nuk vlen per president se une e krahasova me njeriun me te keq nder shqipetaret.

Asnje nga ato nuk eshte gabim.

Rinas 20 vjet ekzluzivitet: pse, mendon se brenda 20 vjeteve shqiperia do bente aeroport te dyte, kur akoma me zore ka rruge dhe nuk ka tren. Cili qytet ne nje pellembe vend ka nevoje per aeroport, kur me rruge te sakta, vete nga rinasi ne c'do cep brenda 3 ore e gjysem. Apo prisje Kukes International Aeroport, aeroporti i nje fshati me 10000 njerez te sillte interesimin e kompanive ajrore.

Dhe albtelekomi, po ashtu per nje kafshate bukeje do shitej. Atehere kishte vetem linja telefoni e jo celular, dhe e dime qe linjat e telofonite po bien ne popullaritete jashte vendit nga celulari, e jo ne shqiperi ku nuk u ndertuan nje here ne vend te pare.

Dhe TEC i Vlores ide e mire qe ne ate kohe, meqenese realizimi nuk pati suksese. Kaq shpejt harrove qe nuk kishim drita.

 Nano ka mision dhe urdher nga Doktorri ti marre Partise socialiste ne cdo pale zgjedhje jo me pak se 15 mije votues dhe per kete cdo here do marre leket,ja sa e thjeshte qe eshte.

 ".... Më lejoni të theksoj se do të ishte humbje e madhe kohe për njerëzit e thjeshtë, për numrin e madh të njerëzve që nuk po gjejnë hapësirë për të marrë pjesë në politikë, përveçse si zgjedhës në zgjedhje që kontestohen apo mbushësh radhësh mitingjesh... "  

 

Po a nuk jeni ju  z. Nano dhe politikanet e tjere te vjeter  (te skenes e te prapaskenes, te pozites e opozites)  qe nuk po i leni hapsire njerzeve te thjeshte per te marre pjese ne politike. A nuk jeni juve (te tere shpura e vjeter) qe po i leni vetem si zgjedhes, njerzit e thjeshte.  Ju, te ter ujqerit e politikes, do te benit mire te largoheshit, sepse vetem keshtu i hapet rruga njerzeve te ndershem, te paprovuar dhe ideve te reja. 

As PS s'ka per te rinovuar ky dhe as president s'ka per tu bere ndonjehere. Kerkon te faktorizohet per te marre pjesen e vet te fitimit. Eshte thjesht nje prostitute politike qe nuk i intereson se me ke sh*erdhehet, po sa plot e ka xhepin klienti. Sa here ka biznes politik ketu shikojme fytyren e tij te qelbur. Merr parate qe i duhen per alkool dhe kumar dhe zhduket pastaj ne gjirizet e Vjenes.

Me mender e me zhgarravin eshte bo ky fejvziu,sepse ky eshte korrieri i njerzve te zinj me fytyre te felliqur nga imoraliteti. Ky eshte kronisti qe  ben gjithmone perpjekjen ti ridimensionoje dhe t'ja pastroj fytyren gjithe mut , njerzve te piset.Me pas vlen te flitet per nanon ,si nje pacavure e degraduar qe vjen gjithmone kur e therrasin meta me berishen. Jane bo si ato shkabat e kermave. Ma peshtiros kur e shoh nanon me ato denglat dhe findet  pa fines. C'fare turpi ,se ne dore te kujt  kemi rene. Laj thaj dhe kemi reporterin e te felliqures qe na i rrisjell ne skene , me gjasme te permalluar nga opinioni per ti pare. Po a harrohen keto fytyra te urryera? Bejn c'bejne dhe na riciklohen po  keto fytyra. Ne ndarje thua se do vriten me njeri tjetrin, dhe inskenohen dhe mbajne per shpatulle njeri tjetrin sa here qe jane ne buze te gremines.

Fantomasi shqiptar, qe me nje tallje te ndyre ben sikur i ve ne pozite keto mbeturina komuniste por sic thua ti vetem i'u jep platformen per te pastruar fytyra e tyra te ndyra.

 KY S'KA NEVOJE PER MASKIM DITEN E HALLOWEEN-IT! =))

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).