Kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Koncertin Festiv me rastin e liberalizimit të vizave tha se sot Shqipëria ndihet si Evropa, është më e lirë se kurrë dhe se ëndrra u shndërrua në realiet. "Sot kemi Shqipërinë pa viza, nesër do të kemi të ardhmen evropiane"-tha Berisha. Kryeminsitri e cilesoi vendimin për heqjen e vizave për shqiptarët si rikthim te kombit në kontinentin, nga i cili për dekada dhe shekuj e ndanë. "Rruga jonë drejt Europës është rruga e suksesit të vërtetë, është rruga e ndërtimit të Shqipërisë Evropiane, për të cilën ne jemi të vendosur të ecim të sigurtë, të sakrifikojmë", u shpreh Berisha.


Duke iu drejtuar qytetarëve të mbarë Shqipërisë, Berisha theksoi se kjo arritje nuk është vetëm liria evropiane e lëvizjes, por vendi është afruar më shumë se kurrë me Evropën e qytetëruar.

"Sot me ne gëzojnë dhe feston cdo i ri kudo që ndodhet, në Shqipëri apo jashtë saj, sot ata ndjehen më të lirë, më të denjë se kurrë në jetën e tyre. Europa nuk është më një tokë e ndaluar për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nuk kemi qënë kurrë më të denjë se sot"- tha kryeministri.

________________

Kronika nga Festa e Vizave mund të shihet ketu

Shenim: Titulli eshte pershtatur. 

110 Komente

Keto jane festa primitive te cilat i perkasin kohes se diktatures. Nuk mund te festojme per dicka te cilete e arritem te fundit bashke me Bosnjes. Levizjen e lire duhet ta kishim arritur shume kohe me pare. Keto festa jane per ju hedhur syte qytetareve barkboshe dhe te papune qe jane pa nje te ardhme. Vizat jane si nje oaz mizor i cili eshte e vtmja alternative e Berishes "Per rinine Shqipetare nuk ka asnje alternative vese te largohet nga vendi!"

Ne te njejten kohe Qeveria duhet te sensibilizoje banoret dhe jo te harxhoje leket me festa stil PPSHLevizja e lire vjen me pergjegjesi fiacjare.

Ketu kam nje rast te nje cifti te moshuarish Shqipetre nga Maqedonia te cilet u mbajten per nje jave ne burgjet e aeroportit te Brukselit(marre nga 24ore lajme)

Një javë burg për 52 euro

Vetëm 52 euro mangët dhe nuk dispononin as biletën e kthimit me vete. Për këto motive cifti Iljazi nga Zhelina e Tetovës u izoluan për më shumë se një javë në burgun e aeroportit të Brukselit.

Dy te moshuarit kishin deklaruar se vinin per te pare djalin e tyre dhe do te qendronin me pak se nje muaj.  Per 27 dite, belget perllogariten se ata duhet te kishin nga 38 euro ne dite secili. Pra, 2052 euro te dy bashke, qe te mund te kalonin kufirin e Belgjikes. Prinderit e gjore te Mehmedit kishin ne xhep vetem 2000 euro.

“E kundershtoj kete vendim sepse ata vijne per te vizituar familjen, djalin e tyre dhe kane te ardhura”, thote Drita Dushaj, avokate e familjes Iljazi.

Sipas avokates se ceshtjes,  38 euro per dite qendrimi, legjislacioni belg i parashikon ne rastet e aplikimit per vize shengen ne konsullate, cfare nuk eshte rasti per shtetasit e Maqedonise, te cileve ju njihet prej nje viti e drejta per te levizur lirshem ne zonen shengen.
 
Edhe pse djali i tyre bleu bileten e kthimit, dhe ofroi parate qe mungonin, zyra e te huajve refuzoi lirimin, me dyshimin se ata vinin ne Belgjike per te bere  bashkim familjar, procedure per te cilen duhej kerkuar nje vize e posacme.

Kthimi i dhunshem ishte percaktuar  te merkuren pasdite por me nderhyrjen e avokates Dushaj ne Bruksel, Gjykata e Shkalles se Pare gjobiti me 15 mije euro autoritetet belge duke i ndaluar te kthejne me force ciftin Iljazi deri ne 15 nentor, ne diten kur po e njejta gjykate do te vendoste per lejimin e tyre ose jo ne territorin e Belgjikes.

Fadil dhe Mazese Iljazi, te cilet per nje jave u mbajten ne kushte izolimi, te ofenduar, vendosen te kthehen vullnetarisht ne Maqedoni, pasi nuk mund te duronin me diskriminimin e autoriteteve belge.

Ne momentin qe nje person ve firmen ne dokumentin e kthimit vullnetar, cdo vendim gjykate qe gjobit per sjellje jo korrekte shtetin belg anulohet. Mehmedi nuk mundi t'i takoje prinderit e tij, diten qe ata u larguan.

”Te gjitha kushtet nuk jane te parashtruara. Nga janari 2010 qytetaret nuk jane te informuar se cilat jane kushtet qe duhen per te udhetuar. Shpresoj qe shteti belg dhe shtetet e tjera te vendosin kushte te sakta”, tha avokatja.

Ambasada e Maqedonise ne Bruksel u akuzua per mosveprim nga cifti Iljazi, pasi nuk mbrojti interesat e ketyre qytetareve. Por kjo ambasade u mbrojt me argumentin se autoritetet belge nuk lejuan diplomatet maqedonas te takojne shtetasit e tyre te mbajtur ne kushte izolimi ne territorin nderkombetar te aeroportit.

 

 

 

 

Aheng i madh qenka bere.  Bravo.

In your face, take that, we win the race Bosnja smiley.

Sa nga peshqit vane, cfare veshet e gjera te ketij lloji smiley.

Sot me ne gëzojnë dhe feston cdo i ri kudo që ndodhet

Paska lexuar Alben KM-ja, fjale per fjale.

Nuk kemi qene kurre me te denje se sot

Pse, s'ishim para nje jave?  Mire Evropi, po na e kane me cdinjitet edhe tanet ...

 Sa nga peshqit vane, cfare veshet e gjera te ketij lloji 

 

Une e piva kafen vetem mbreme, se shoket i kam ne pune shteti dhe duhej te shkonin patjeter.
Pastaj takova njerin qe ne vend te shkonte ne miting, shkoi ne kurs te anglishtes dhe e kishte zene frika se mos i thoshin ndonje gje sot.

Nje pjese e mire...

E mbajti fjalen Sala per vizat, vitin e par te mandatit tha. Te pakten, nuk do te rrine me njerzit ne rradhe neper ambasada per nje vize, kurre me me gomone, ose nga malet. Ta gezoje populli i thjeshte (se keta rrefugjatet qe shkruajn ke peshku lan breket kur iken loool).

 E pavertete. Sala e premtoji kete gjate mandatit te pare por nuk e realizoji. Dhe i mungoji kurajoja politike ta pranonte. Nuk ecet me njerez qe nuk pranojne pergjegjesi politike per premtimet elektorale te parealizuara.

Ne 2009 premtimi ka qene: vitin e pare te mandatit te dyte. Kshuqe e ka majt.

Po ne fakt, dhe me shume dinjitet administrata percillet neper mitingje si gjithnje duke paguar furgonat dhe me detyrim.

Po pse moj administrata punon Vlore,Shkoder apo Kukes qe vijne me furgona po administrata ne Tirane eshte dhe e dyta ata jane te interesuar direkt qe te fitoje Berisha se po erdhi Rama do mbeten pa pune. Keshtu Iris ja ke fut kot o plake.

 Urdhero?? Nuk e kuptova mire ça doje te thoje, mbase nga pleqeria smiley

Po si mo ia fuska kot?! Ne ketu me syte ne balle, vjen e na tregon ti qe nga maja e amerikes a ia fusim kot apo jo? Ke pare ti?

Pa pune mbeten shefat. Punonjesit e vegjel nuk levizen. Vetem Berisha i ka leviz, ne fakt. Dje per shembull u mbush fusha e sportit e qytetit studenti plot me autobusa nga Korca dhe Elbasani. Nuk kaloje dot ne trafik, aq makina kishte qe dilnin nga Tirana, pas mitingut.

Normal
0
unctuationKerning />

aveIfXMLInvalid>falseaveIfXMLInvalid>
false
false

napToGridInCell />

ontGrowAutofit />

MicrosoftInternetExplorer4

ikspi edhe opozita edhe maxhoranca i mbushin furgonet me punonjesit. fat i berishes qe ka me shume 'simpatizantë'. ne protestat e rames e gjithe bashkia le punen dhe del ne proteste. nje dite nje punonjese kishte provim per master u detyrua te conte leter me shkrim se nuk mundej dot te shkonte ne proteste. te dyja e shfrytzezojne kete gje. punonjesit e bashkise ndihmonin dite e nate grevistet per tre jave ndersa paguheshin me taksat e qytetareve te sherbenin ne bashku jo ne protesta. po ashtu edhe Berisha qe linte nxenesit pa mesim pasi mesuesit duheshin ne mitingjet e topallit (nexhmije hoxha) ka qejf me i thene shushkes. na jane bere keta si burri i nenes me baba gjalle. pupupu>>>
>

 

Po mire Irushe, se administrata del jek e jek se tani s'paguan me per viza.  Taksirat qe paguajne per furgonat e mitingjeve, po cer te besh, i ka festa ca harxhe.  Eniuej, do thoshte KM-ja, administrata wins the race smiley.

"Rruga jonë drejt Europës është rruga e suksesit të vërtetë, është rruga e ndërtimit të Shqipërisë Evropiane, për të cilën ne jemi të vendosur të ecim të sigurtë, të sakrifikojmë",

 

Sharlatan e demagog i pacipe.  Rruga e suksesit te vertete eshte rruga drejt Shqiperise organike qe ndertohet per te miren e kombit Shqiptar, e jo per te permbushur standartet e Bashkimit Sovjetik te ri.  Komunist i pashprese.

 Berisha eshte i cmendur per te folur kot  neper sheshe, mania e tij per retorike politike ne turm eshte ngjashme me ato te diktatoreve. Realiteti ne vend eshte krejt ndryshe, varferia ne Shqiperi po vret cdo dite shqiptaret, korrupsioni i madh po i mbyt krejt, shqiptaret po behen cdo dite e me te varfer!Sa per levizjen e lire shqiptaret kane levizur me kohe ne Europ kjo nuk mjafton per tu justifikuar, Shqiperia nuk mori statusin si kndidat per ne Europ dhe kjo mjafton qe Berisha deshtoi sic ka deshtuar me kohe.Me BERISHEN Shqiperia eshte shume e vonuar. Shqiperia do te jete e lire kur te largohet Berisha, politikani me aventurier qe ka pare historia e Shqiperise!

Tashti e di qe boll maraz ju vjen shumices ketu po merreni lehte....Nje nder mungesat me terribile te komunizmit,me ne fund mbaroi...Sot edhe une ketu ndihem me e lire,na rritet rrypi si me thane bile mjaft.Kujtoni poshtrimet ne radhaet e ambasadave,kontrollet,genjeshtrat inocente per te marre vize,epikrizat....Ca horr hanesh nepunes ambasadash,delinquente e mafioze,qe tallnin b....e merrnin mijera euro per te dhene nje vize...po mos na e hapni barkun.Sot eshtefeste,nder me te bukurat ne keto 20 vjet.Dru se mos vellaznit tane shume te dashtun kosovare tash po ktheehen e dun o pashosha shipniet o serbiet....

GO BERISHA GO !

Rruga jonë drejt Europës...

Eshte pa mbrojtese dhe autobuzat perfundojne ne humnere. 

Miqt e mi,kur si me ne fund njerez te shkoni ne aeroport(as qe mund te afroheshe jo shume kohe me pare),e te merrni avionet per t'ii çuar ku t'jua dojae qejfi,kujtohuni ndonjehere se sa shume djem e vajza te bukur e me endrra po aq sa tuajat lane jeten telash me gjemba......mendimi im eshte per ta sot.Nuk do me kish shkuar kurre mendja se ka t semure te tille qe as nje gezim te tille nuk arrijne ta shijojne .Gezuar te gjitheve ne Paris ,Londer ,Rome.

Xhelozi  dhe zemerligesi provinciale Zana!

Mos ja u ver re,se tani po pergatiten per protesta dhe kane hallin se si do te therresin njerezit...

 Një nga ata që ( për nga mosha, nuk shijoi gricjen e telave me gjëmba ) por gjithsesi shijoi borën e acartë të janarit në lartësi mbi 1700 m për 7 ditë e 7 netë me radhë, ( në k'të rast unë ) po kthehet të kujtojë Zonjë/Zonjush se, do ta rijetoja edhe 10 herë të tjera të njëjtën aventurë, por jo të shikoja si shkolla e Boboshticës që dikur e hapën njerëz që vërtetë e deshën Shqipërinë, sot, ka mbetur me 5 fëmij, ndërkoh që shkolla greke në krah ka mbi 250 fëmij shqiptarësh që këndojnë hymnin grek në tokë Shqiptare !

http://www.youtube.com/watch?v=5l9TIn5lh8k

Dhe kjo lloj plage, për një si unë që përveç atyre ditëve të borës, ka dhe plot 9 vjet pa parë nënë e babë, është më e rëndë se ato dhimbjet e telave me gjëmba, të të ftohtit të borës dhe buzëqeshja e vizave nuk e shëron dot aspak.

Prandaj, do ishte më mirë si Juve dhe ç'dokush tjetër k'tu që shkruan, jep mendime apo komenton, ashtu dhe e gjith klasa politike shqiptare dhe i gjith populli ( ai me gjak shqiptari ) të mos egzaltohen deri në delir nga një e mirë që u ndodhi duke harruar se kanë dhe shumë plagë të tjera në trup. Ndryshe, do quhej - Dhi e zgjebosur me bishtin përpjetë ! Festë se, ca do shkojnë jashtë shtetit urrrraaaaa - por, po na qorrojnë sytë fishekzjarret me ngjyrat blu të Salës dhe s'po shohim se po humbasim edhe atë që vërtetë na dallon nga kombet e tjera - Gjuhën ! 

Liria e levizjes eshte nder lirite themelore te njeriut.Ndoshta me shume se sa e drejta e prones....Sot qe me ne fund u realizua ky dimension primordial i njeriut nuk mund te them qe nuk ka varferi,ia hodhem ...sa qejf i madh po ikim,shkolla e Boboshtices e ku di une.Sot shte feste e kenge..a e imgjinoni se ç'nuk kan be shqipataret per nje vize,sa pa lumturi ka sjelle pamundesia e levizjes se lire,sa familje u shkaterruan.....Mendoj se shkolla e Boboshtices eshte trishtim....Bej durim keshtu eshte zhvillimi ,nese nuk ka kushte ne Boboshtice do shkoj ne Athine...nuk e di se e do jem e lumtur kur te kem nj femije timin qe kendon hymnin e Mammelit apo ate grek...Do kenohje hymin e atdheut qe ndjen te tijin me ndergjegjen e informacionin e rregullt se ku jane rrenjet e tija.

Liria e levizjes brenda territorit te shtetit eshte e drejte themelore - Neni 13 (1) Deklarata Universale e te Drejtave Humane.

E drejta e levizjes per te lene cdo vend, perfshi tendin dhe te kesh mundesine te kthehesh ne vendin tend eshte po ashtu e drejte themelore - Neni 13 (2) DUDH.  Cfare nuk eshte e drejte themelore ne deklarate dhe jo e permendur eshte liria e levizjes ne cdo vend te duash, kur te duash.  Levizjet jane te rregulluara nga sovranet nen regjime te caktuara.  

Ndersa e drejta e prones eshte e drejte themelore e specifikuar ne Nenin 17.  Pa ekuivok. 

Ca sqarime meqe u ndodhem. 

Sa per vizat, urime shqiptareve, dhe vetem shqiptareve.  Dinjiteti i nje populli ama nuk duhet te peshohet as nga politikanet e as nga nje regjim vizash.

 Nëse liria më themelore e njeriut qënka lëvizja e lirë, sipas Jush, at'here, mësimi i shkrimit dhe leximit të gjuhës amtare është DETYRA më THEMELTARE për një njeri dhe detyra THEMELTARE për një shtet që t'ja u garantoj shtetasve të vetë. 

Po Ju lë juve të bëni vlerësimin se cila peshon më shumë dhe pse jam i sigurtë se, do shpreheni dhe Ju ashtu si tha prifti kur ra kolera në fshat ! Me pak fjalë : Larg bythës time ! dhe Juve ndoshta keni dhe ndonjë master në sirtar dhe s'ju intereson shumë për ata që në vënd të Shqipes mësojnë Greqishten ! Kështu tregoni sa vlerë ka masteri juaj i sirtarit, por mbi të gjitha, se sa atdhedashuri keni ! Dhe mos më tregoni durimin mua - duke më thënë se, nëse nuk ka kushte në Boboshticë, do shkoj në Athinë ! Në Athinë, për ç'farë ? Për të mësuar Greqishten ??? Ja ku po të them nja dy fjalë Greqisht at'here ! Pigene sto diavolo ! 

 Doli Sala i pari tu mbajt fjalim po tironsat sja kuptonin mire dialektin kur ai filloji 'i neruem populli tiranes', prandaj turma filloji tu bertit Cili, Cili, Cili..edhe doli Cilijeta dhe ra rehat mileti. Cili eshte ylli i ri i PD

http://www.youtube.com/watch?v=jhMvb56468w

Deri tani Sala ishte koke m' koke me Skenderbeun tek ajo lista e baballareve te kombit,  po me ket t'funit doli shume me siper. Biles biles kaq poshte duket Skenderbeu tani sa me duket qe edhe ate statujen ne qender ( ne cdo qender ) nuk e merito dhe aq shume smiley

E tani kush kerko hapje kutish, transparence e me the e te thash ti vije turp nga vetja.

Jo, e ke gabim. Unë gjithë jetën time kam dëgjuar shumë muzikë dhe s'kam pse ta privoj veten nga një pasion i hershëm i imi.
Po deri te Lady Gaga?
Po, sepse ajo është e sotme. Të them për Celine Dion? Është edhe ajo. Por nuk e ka më kulmin, se unë atë dua më shumë. Por kjo është sot në kulm, bashkë me Bionce.

Mue me ka fol baba per Lady Gaga-n.. Mos me trego ti mue Bioncen..  smiley

Urime shqipove , eshte e vertete se ne kemi lene leshte neper kufij , maleve , detrave etj. etj . Miliarda leke kane shkuar per te blere viza . Komunistet nga ana tjeter nuk kane faj se po ta mendosh qe ne kohen e tyre duhet te merje vize te vizitoje kushurinjte e tu qe jetonin ne ndonje fshat kufitar , besoj se se keni haruar qe duhet te merje leje ne degen e brendeshme , te cilen e vononin disa dit . Kaloje neper postablloqe 20-30 kilometra larg kufirit .

 Feste madheshtore,zemer ligte zemer lige do vdesin nuk ka cfare ju ben as Sala as zoti,shikojeni si i ka ik cerja Kryetarit te opozites,as kokaina nuk i ben me derman.

Sic duket , zerat kundershtare brenda partise po shtohen dhe po e vene me shpatulla mbas murit , se po i genjejn ka nje vit e gjysem se do marin pushtetin me dhune , gje qe nuk mund te behet .

Mendova se kesaj here gezimi do ishte spontan dhe menyra e festimit e natyrshme. Njerez te punsuar ne administrate, qe rendnin per tiu bindur urdhrave te dretjoreve te tyre per te marre pjese ne ne mitingun festiv..Besoj gjykoni vete per keto fenomene..

E majti fjalen; edhe shqipot mund te levizin pa viza.

Rama, nga ana tjeter, keto dite po na premton protesta te papara. Besoj se edhe ky do e mbaje fjalen. 

 Jam i sigurte qe keta komunistet qe nuk e kaperdijne kete kocken e liberalizimit te vizave, do ishin versule me mijera sharje Sales po te mos ishte kry kjo pune. 

Nejse, vari hejbet...Bac u kry! smiley

Ti gezoni vizat motra dhe vellezer, vertet nje ngjarje madheshtore smiley

 A do e bojm dite pushimi apo jo?

akoma ka njerez qe komentojne per ket teme?!

Cdo shqiptar sapo kurseu minimalisht 2000 Evro .

http://www.federicasgaggio.it/wp-content/uploads/2008/10/ancora_scossa.jpg

 

Per ramizin me shoke komuniste, merrne ne .....!

Une keshilloj cilindo shqiptar qe mendon se do te jetoje ne nje vend te BE-se, te kerkoje azil. Franca (vendi ku te pakten jetoj) NUK e ka hequr Shqiperine nga lista e vendeve qe mund te kerkojne azil.

Kerkimi i azilit zgjat midis 5 dhe 8 apo 9 muajsh, pra eshte pershpejtuar (me pare zgjaste deri dhe 2-3 vjet !). Shancet per pergjigje pozitive jane te pakta, por jo pak vete jane sistemuar me ate qe rendom ketu quhet "azil mjeksor", pra "rregullim i letrave" nepermjet prefektures (cdo prefekture ka te drejte te rregulloje me dokumenta ata persona qe e quan te nevojshme (i pais me karta 1 vjeçare). Pastaj i rinovojne dokumentat çdo vit, me motivin - punonjes-. Sa per te futur nje kembe, mire eshte (e drejta e azilit politik, ok, jep karte 10 vjeçare, por sa pa gje...). 

 

shoku zhdanov, te drejten per azil e ka edhe nje qytetar amerikan ne France e kudo.

kishe planifiku te hidheshe pertej oqeanit bule ?

Ja ku e listen

biles ka pas nje tentative te shtohet edhe shqiperia tek lista e vendeve "surs" (te sigurta). Nuk u pranua. 

s'kuptova gje fare aty. Tani nese nuk e di mesoje se te drejten per te kerkuar azil e ka cdo person qe persekutohet ne vendin e tij per arsye politike, fetare bile edhe seksuale etj., qofte ky person amerikan, kanadez e keshtu me rradhe. Arsyet pastaj vleresohen nga vendi ku kerkohet azil. Po te duash te sjell edhe shembuj te qytetareve amerikane qe kane fituar azil ne vende te Europes. Shqiptaret nuk kane arsye te kerkojne azil, do te ju refuzohj me shpejtesi. Nderkohe qe Shqiperia ka marreveshje me shtetet e BE per ripranimin e ketyre azilkerkuesve te refuzuar, pra konsiderohet vend i sigurte. Nuk e prishni dot ju kete arritje te Shqiperise jo! Kuptove shoku zhdanov?

Shqiptaret nuk kane arsye te kerkojne azil, do te ju refuzohj me shpejtesi.

Pse je kaq i sigurt? Punon ne ndonje zyre qe merret me kete pune apo thjesht nga mendja jote? ( ah, pyetja natyrisht nuk eshte ironike )

http://www.albanianews.it/shqip/opinion/...

Psh mik, sikur une te kerkoj azil duke thene qe duan te me vrasin me Kanun, e Shteti shqiptar nuk eshte i afte te me mbroje, mendon se ma refuzojne?

Po moj zemer, po ti po flet per azil politik. E drejte, "nuk kane" te drejte... por edhe kane. Varet gjithmone nga ceshtja dhe si e paraqet. Kumbaroja ne Angli psh, ka nje ceshtje azili politik. Ne te gjitha rastet, edhe pse te gjithe e dine se kush eshte, dhe i eshte vertetuar identiteti, karten e azilit politik ai mund ta perdore kur te doje. Shteti shqiptar nuk e kerkon se ashtu eshte rrjedha e drejtesise. Po te ishte per drejtesi, Berishovici duhej te kish qene rrasur ne burg te perjetshem ose egzekutuar qe ne 97. Prandaj, gjithnje karta e azilit politik eshte funksionale, sidomos per shtete qelbesira dhe langaraqe si Shqiperia.

Nga ana tjeter, ka lloje te tjera azili. Azili nuk eshte vetem per pleqte.

Ka azil territorial gjithashtu, ku ti mund t'u kerkosh autoriteteve te nje vendi leje qendrimi ne ate vend. Sigurisht qe duhet te kesh nje fare ceshtjeje, se pa gje, shteti eshte shtet, ne parim eshte arrogant dhe nuk pjerdh per njerez dhe individe. Gjithsesi, kjo varet gjithmone se nga vjen, ne c'shtet thyen qafen, cfare dhe sa dokumenta ke per te mbeshtetur ceshtjen, etj.

Psh, ka azil humanitar, qe shume veta nuk e njohin dhe nuk e kane degjuar ndonjehere. Por per mendimin tim eshte azili me i kuptueshem dhe me adap per shqiptare apo per individe te tjere qe duan te integrohen apo ngulen ne nje vend perendimor. Sigurisht, ketu duhet pune me nje avokat te mire qe e ben shtetin kacurrel dhe fut institucionet ne sherr me njeri tjetrin; por, mbetet me i llogjikshmi dhe me reali.

Tani, kur vene 30-50000 shqiptare ne France, dhe te gjithe kerkojne azil politik, kjo nuk do mend qe edhe numri i refuzimeve do te jete poaq makaber sa dhe baterdia e numrit te aplikimeve.

PS: ate lloj azili qe permend ti, dyshoj se do te ta refuzonte njeri, ama, duhet te kesh mbeshtetje te mire. te vertetosh disa gjera, dhe pranohesh direkt.

100% te sigurte qe do ta refuzojne

Po do te ta refuzojne se nje nga kushtet e liberalizimit, ishte siguria e shtetasve nga shtetet qe aplikonin. prandaj edhe te gjithe shtetasve te Serbise dhe FYROM ju mohua mbrenda pak diteve.

Stalker, ti po saboton festen a si? smiley.

Malmstrom, Komisionerja e BE ia tha troc qeveriut dhe shqiptareve, po kerkuat azil e pune do penalizoheni.  Ti pse hedh shashka? smiley.

Tani kam filluar ta ndjej veten europian. Eshte asi ndjesie qe te kenaq shume, edhe te ben pak euforik, si tip dehje e vogel por i bejme hall. Europa si bashkim shtetesh ne nje union se pari do te thote heqje e kufijve. E kur hiqen kufijte fizike hiqen edhe kufijte ne mendje. Ketu perjashtohen komunistet me mendesi izolacioniste, me forcat e tyre si njehere e njekohe se keta nuk ndryshojne kurre. Respekt per Berishen e qeverine e tij qe premtimin elektoral e mbajti fjale per fjale. Duan apo jo komunistet pikat kulmore te Shqiperise post-komuniste lidhen me te djathten: Nato, heqje vizash, ndertim i infrastruktures se re e moderne te Shqiperise etj.

(A) mund te thuhet se je nje shqiptar qe e ndjen veten europian ne amerike!(?)

 Ua mor bulevard. Sa modern qe dukesh. nikun, bulevard dhe jo do si do po bulevard europian, mund te thuash edhe champs-elysees tani per veten tende, se vizat u hoqen, je europian i kulluar.

A mo bulevard, ke folur tamam si afrikan nga fisi zulu. Ku i ke komunistet o njeri? Atje ka nje lukuni qe quhet pd, dhe nje lukuni tjeter qe fatkeqsisht quhet ps. Kaq. te miret kane ikur ose kane ulur kokat. 20 vjet bulevardo, te fundit e kavallit. turp e faqja e zeze. qeveria duhet te pergjigjet per vonesat jo te marri kredite nga ca bulevarder qe jetojne ne delire post-komunizem.

  Eshte asi ndjesie qe te kenaq shume, edhe te ben pak euforik, si tip dehje e vogel por i bejme hall.

Bulo erdh se e shoh qe te ka marre pak dallga . Euforik ne shqip ka kuptimin te fluturosh me presh ne bythe , dhe kjo nuk u lejohet mejtimtarve as per nje moment . Ne na del e mjafton qe  kemi Berishen me ashtu ....Eufori ....dhe qe perpiqet t'ja fuse edhe mitingasheve .

Po sikur nuk me zune syte Yve aty ne rreshtin e Pare te festave. Apo hlbete , ne jemi si puna e prasit imbajme fletet poshte , bythen ja japim ta tunde Udheheqja . Ja do lexohemi se qenke kthyer nga Mitingu !

eshte ironike dekarata per dinjitetin kur me qindra punonjes te administrates, ne dijenine time, jane cuar si bageti ne ate miting, me urdher te drejtoreve..

Urimet per vizat turistike i dhame..

Yep...

 ui von dhe rejs!!!  aahhh gjynah te shkretet shqiptar!

sna u ndane keta rrotat qe " nga mbrapa u vjen historia".

kur do kemi dhe ne nje lider qe ben 'servis publik' jo per tu skenderbeizuar por per te punuar me koke ulur per publikun (te gjithin jo blune apo rozen).  

I pacipe! Shko e jepu viza atyre kater femijeve te vdekur, pastaj hidhu e festo.

Nuk duhet te ishte dite zie kombetare sot e gjithe kete jave? Apo duhet me duru edhe festimet e ketyre kurvave.

 Fjalet jane qe poplli su kenaq sa duhet sot me Ciljeten te mitingu se e zgjati shume fjalimin lideri i madh Sala keshtu qe te djelen do organizohet nje koncert tjeter per vizat, Koncert per Vizat 2.0. Pervec Cilit (qe kete radhe ka kerku 5 mije evro) do kendoje edhe Grupi Ciftelise Tropojs

http://www.youtube.com/watch?v=7rJHOiA-k0M&feature=related

do ta ndjeke anetari i keshillit bashkiak te PD per zonen 10 te Bregu Lumit, vet Ad Sybardhi, mbreti i kenges popullore shqiptare: http://www.youtube.com/watch?v=tI0T0BUbhe8&feature=related

 Lul i ke rene pikes! Per saze  eshte vendi?

Si eshte puna e ktyre komunistave se na bete corap ?

Se mesa po shoh une, te njejtet njerez qe ishin komuniste para 90 te njejtet sot mburren se shkatruan komunizmin dhe hoqen vizat.

I thane mire Sules: Ti per veten tende s'ke pase viz ne kohen e komunizmit , kur shqiptaret vriteshin kufinjve ti bridhje neper evrope dhe beje deshmitarin e rreme gjyqeve.

Kape fillin.. kape se iku..

 Djema kot diskutoni per azilin ne vendet e EU. Qeveria e Buall Mavrise ka nenshkruar per pranimin e çdo shqiptari qe EU do ti ktheje. Edhe sikur ndonje te paraqisi shkaqe mjeksore/humanitare siç u tha ketu, Franca e kushdo, pas nje mbajtje ne kamp dhe vizite tek mjeket, te nis me pretekstin se kjo semundje sherohet edhe ne Shqiperi, ose kjo semundje nuk sherohet as ketu, keshtu qe nisu.

Dakord Pjer. Qe kerkese mund te refuzohet eshte normale, por qe çdo njeri qe ndihet i persekutuar mund te beje kerkese, kete se ndryshon dot askush.

 

Sidoqofte une e imagjinoj skenen. Nje homoseksuale qe kerkon azil politik e B. qe merr ne telefon e thote " Na e sillni mbrapsh se eshte semure, e kurojme ne...eee, ça the...po jam Doktor mer vella..."

Qe kerkesa mund te refuzohet eshte normale, por qe çdo njeri qe ndihet i persekutuar mund te beje kerkese, kete se ndryshon dot askush

 

Lërini ore budallalleqet e mos shkruani sikur jeni ne gazete ! Ky eshte forum i lire !  C'jane keto gomarrlleqe : u ndjeka apo nuk u ndjeka i persekutuar shqiptari !! Eeeeeeeeeee, sa te ndjehet i persekutuar shqiptari, jane djegur jo 4 femije, por 4 miljon shqiptarë ! Apo ja hodhem bythes ne qe jemi çoç më mire kendej, e t'u tregojme ligjin, atyre qe kane mbetur (po m'kujtoni ata qe thone se nuk u duhet dhene lëmoshë atyre qe lypin, se "mesohen keq&quotsmiley.
eh nëne nëne...

Kerkesat per azil kane qene refuzuar edhe para 15, edhe para 10 edhe para 5 vitesh; edhe para 5 muajsh. E do refuzohen. E ç'a pastaj ? Ka 1001 rruge te tjera per te gjetur derman.

Une fola per Francen; Shqiperia ENDE nuk eshte ne listen e atyre vendeve (vende "te sigurta" quhen), per te cilat pergjigja te vjen per 2 jave dhe pothuaj s'ke as te drejte te besh gjyq te shkalles se dyte (recours). Ndofta ne vende te tjera si Italia e drejta per azil eshte pothuaj inekzistente por gjithsesi, 500 mije shqiptare atje, besoj se do ndihmojne te pakten nja 500 mije te tjere per me gjet nje zgjidhje, ne nje forme a nje tjeter (fundja, dhe rregulli kryesor i emigracionit eshte 1+1, pra nje i sistemuar, ndihmon nje te ardhur). 

O feste e madhe o ka sot shqipnia, me bac saliun neve sot gezojme.  Bar te han shqiptaret, ci q temen popllit, te rroje kurrizperkulsi i vicidolit.

 

 

Te ndezim 6600 qira, ne kujtim   te atyre qe nuk paten fatin te kalojne telat me gjemba.

MURI

U shemb ai mur nga themelet,

Ai mur i mallkuar qe ndertoi komunizmi,

Ai mur ku njerzit gjenin vdekjen,

Ai mur tmerri e trishtimi.

 

Nuk do te vrapojme,

Rruge pa rruge, shkrepe me shkrepe,

Jeten tone nuk do ta gllaberoje,

Me dallget e tij, i tmershmi dete.

 

U larguan ato rete e zeza,

Qe na mbajten ne erresire,

Nuk ka mure, bunkere e tela me gjemba,

E gezofshi o shqiptare lirine.

Cfarë patetizmi!

 Gabohesh. ato thirrje prej poeti jane nje krater vullkani qe leshojne tym dhe therrasin ndergjegjet e kalbura te europes qe na tradhtoi pas shpine para nje shekulli, thirrje per permiresime karshi shqiptarit. Ajo poezi ka nje domethenie dhe nje filozofi, nje thirrje qe te kalohet amullia qe krijoi europa duke na percare ne kaq vjet e pasi na ndane nga Kosova, te cilen sot po na e ofrojne si Oaz te zi, me dy flamuj te ndryshem, nderkohe qe ne shqiptaret jemi nje shtet dhe i perkasim te njejtit flamur. Me kete poezi, Mati i ben thirrje Europes qe s'na duhet BE-ja pa u bashkuar si shqiptare dhe qe s'duhet te na krahasojne me Bosnien, pale.

Apo jo, Mato? hehehe

Peseri e tregon qe ti nuk mer vesh nga poezia, ose nuk te pelqen kur shahet komunizmi.Ate mur nuk e ngriti Europa,  por komunizmi dhe E Hoxha.

Bosnja ka pak vite qe nuk kishte viza, kurse ne plot 70 vjet.

Mato, s'e kam shkruar une ate qe lexon aty. lol Po citoj njerin smiley

Sikur e lame qe kjo ishte levdate? lol

 lumidrin, po ku je more djale, kam mbi 10 dite qe te kerkoj. Sa te bera ate pyetjen mbi librin tim, tek artikulli i Fatos Baxhakut (Rubrika; Te zgjedhura) me titull Parku i te dashuruarve,  ne mos gaboj. Tek rubrika; Pyetje, eshte tema; Ka humbur lumidrin. Lexoje, dhe pergjigjiu pyetjes te lutem. Mos u zhduk te lutem. 

Pjer !

Kam qene ne Shkoder.

Me 8 Nenetor  ne 8 te darkes, duke kaluar i vetem ne pijace, nen shi,  ne nje shesh qe ka historin e veçante persa i perket fjales LIRI, i shoqeruar nen tingujt e valzit dyte te Dimitrij Shostakovich , ndjeva se po jetoj nje  moment magjik, magjeps, nostalgji, çfare te them Pjer, per momentin mu duk sikur ishte krijuar vetem per mu, MAGJIA E LIRIS.

Te jesh Edison Ypi nuk ka asgje te keqe, nuk ka vra njeri.

Urrej vetem kriminelet.

 Ypi qenke vertet!!! Hahahaha!

 Ky njeri(berisha) gjithmone flet bullshit.

Shqiptaret edhe me liberalizimin e vizave nuk ndihen dinjitoze sepse nuk kane ne krye te puneve te shtetit te vet njerez dinjitoze.Shqiptaret do enden Evropes duke kerkuar pune ne te zeze(dinjitoze e quan ti kete mo).Shqiptareve nuk u thuhet paster qe me  keto viza ata nuk mund te punojne si njerez dinjitoze.Shqipe mos shisni bageti e katandi e tia mbathni ne evrope(kete do berisha).Evropa eshte ne Shqiperi pamvaresisht se ky njeri me Pali Misket e tij e ka kthyer ne prone te veten.

p.s sa mire do ishte qe ato 2-3 milione eurot e shpenzuara per koncerte(vetem koncert nuk mund ta quash)te ishin shpenzuar per disa femije te tjere si ata te sukthit qe jane te shumte ne rrethinat e qyteteve tona dhe qe vuajne per buken e gojes.TURP

Ah te pllenofte gjithe Serbia fisin dhe sojin, o felliqesire Tropoje!

 Mbaj mend qe kam pare nje si kjo per Enverin, kur kam qene kalama, ne pogradec. Po rrinim buze liqenit andej nga oktapodi, kur papritur u ndez nje projeksion qe fliste per jeten e Enverit. 

lumidrin u zhduk prape. Djema me ndihmoni ta gjej.  

Nuk e di nëse i duket ndonjë tjetri njësoj, po kjo punë që bën ky, po mban shumë erë 96'-97'. Se ashtu e bëri edhe atëherë... filloi fushatën me koncerte milionash të shpenzuara. U prish me Amerikanët më pas. Filloi rëndshëm demagogjinë "me ne fitojnë të gjithë", kush e mban mend?

Kështu vazhdoi, derisa i plasi shteti në dorë, si shashkë.

Ketu jam dakort me ty. Kjo ndodh jo se ai do qe te behet keshtu (per te folur nje te vertete), por sepse kur thote frengu, "c'est plus fort que lui", s'ka ç'ti beje, eshte më e forte se tek vete ai kjo gje. 

Ne mase te madhe, mendimi im eshte se kjo vjen nga njohja tmerresisht e keqe qe Berisha ka per realitetin. Nuk di nese te kujtohet dikush qe komentonte perpara 7-8 muajsh tek "xha xhai" (me duket nen pseudonimin politicus) dhe qe ka qene njohes i mire nga afer i Berishes (biles edhe sot e gjithmone, ne komentet e tij ka qene me se shumti perkrahes i tij), dikur ka leshuar diçka te vertete dhe te drejtperdrejte : Berisha e njeh shume keq realitetin.
Duke patur parasysh se cili e shkruante ate opinion, dhe se autori ishte dhe mbetet me se shumti i atij krahu, imagjino se sa frikshmerisht e vertete duhet te jete nje gje e tille (dhe jemi vetem ne fushen e raporteve shtetar-realitet ! Nuk po i futemi atyre te ideve...  ).

 

Për mua, është aritmetikë e thjeshtë, Stalker. Që mund të përmblidhet me një frazë të vetme: Shqipëria sot, është shtet piramidal.

Kuptimi i demokracisë, është të kënaqë shumicën e popullit, që të fitosh kredon politike - pra zgjedhjet. Po të analizosh gjithë hapat që ka ndërmarrë ky, ka patur gjithnjë tentativë për hapje, për bymim. Hapu shalësh gjithandej, merr kredi pa kufizim, hap fronte gjithandej. Ja shiko psh... po të fillojmë që nga formimi i koalicionit të këtij. Ky përfshiu brenda çdo lloj subjekti, çdo parti "familjare" duke u premtuar nga një post (drejtor nëndrejtor, zv ministër etj). Direkt pas zgjedhjeve, kishte vajt nr i drejtorëve dhe drejtorive në një shifër në mënyrë absurde shumë të madhe. Aq sa ishte bërë edhe temë këtu. Më pas, "liberalizoi" universitetet sa të paturit diplomë shkolle të lartë, u bë aq qesharake vlera e saj, njësoj sikur dikush të ketë patentë.

Pastaj, në mënyrë manjake, ky dhe kabineti i vet, iu sulën pronës dhe administrimit publik. Zhvat ça të zhvatësh. Jeto sot për nesër. Ku rrafsha, mos u vrafsha.

Pas këtyre veprimeve, tregu u ngop shpejt. Dhe unë nuk e besoj që ky të ketë në dorë resurse të tjera. Sepse ne si shtet, nuk prodhojmë gjë. Ky lloj kapitalizmi i këtij, është kapitalizëm parazit. Nuk ka forcë prodhuese, punëtore etj.

Në rast se në 96', firmat piramidale ishin iniciativa private, Sal 2.0 e ka kthyer gjithë shtetin në sipërmarrje piramidale.

E gjithë kjo, për mendimin tim, është një flluskë e madhe. Ka për të plasur prapë...

flasim më 15 dhjetor... 

interesante eshte se kane fillu ti bien mendjes dhe "ca" qe u shiten per "dy aspra" :   smiley)

Berisha shmang Metën nga festa e vizaveNga Tema

Berisha shmang Metën nga festa e vizave

Meta qëndron pas disa raporteve ndërkombëtare denoncuese për familjen Berisha dhe ministra të PD, të përzier në afera korruptive. Tema boton sot një raport të plotë, të porositur nga Meta

 

 

Kryeministri Sali Berisha u shfaq dje në koncertin festiv nën moton "Pa viza në Europë", pa aleatin e tij kryesor, Ilir Metën, që ka deklaruar se kishte një agjendë të ngjeshur takimesh. Berisha u shpreh i lumtur për festën duke thënë se Evropa nuk është më tokë e ndaluar për shqiptarët. “Sot me ne gëzojnë dhe feston çdo i ri kudo që ndodhet, në Shqipëri apo jashtë saj, sot ata ndjehen më të lirë, më të denjë se kurrë në jetën e tyre. Evropa nuk është më një tokë e ndaluar për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nuk kemi qenë kurrë më të denjë se sot”,- u shpreh kryeministri Berisha. Duke e quajtur, këtë vendim si rikthim në kontinentin e vjetër evropian, Berisha foli për mundësitë që iu ofrohen të gjithë shqiptarëve pas këtij vendimi.

 

***

 

Gjatë kohës kur Ilir Meta hyri në një grevë urie për të kërkuar më shumë përfaqësim në procesin zgjedhor, një institut i huaj dhe disa analistë pranë saj u shfaqën pranë tij. Ata e vizituan Metën edhe në Tiranë në atë kohë duke shprehur mbështetje. Bëhej fjalë për një institut me qendër në Slloveni, që quhet IFIMES. Instituti u bë krah i Ilir Metës dhe në analiza të tjera që pasuan. Shkrimet e përgatitura në anglisht nga ky institut përktheheshin e shpërndaheshin nga vetë LSI. Para disa kohësh, Meta ishte i ftuar në një aktivitet të këtij instituti. Bëhet fjalë për periudhën kur ishte kryediplomat. Por ishte bërë kohë që në inbox-in e gazetarëve nuk kishte mbërritur ndonjë analizë nga ky institut. Ata u bënë të gjallë dje, kur nisën një analizë të gjatë kundër kryeministrit Sali Berisha dhe një institucioni specifik, pikërisht Entit Rregullator të Energjisë. Mbrojtësit e Metës, të porositur, duket se kanë nisur një betejë në prag të zgjedhjeve lokale. Bëhet fjalë për një institucion që ka lidhje me punën e re të Metës, d.m.th ERE, por edhe për sulme që i bëhen Berishës se po privatizon meritat për vizat, ndërkohë që merita shumë të mëdha ka vetë Meta. Më poshtë është teksti i plotë i kësaj analize, që flet për përçarjet e para mes Metës e Berishës.

 

 

A i ka privatizuar Sali Berisha institucionet e shtetit?

 

Nga Bakhtyar Aljaf

dhe Zijad Bećirović*

 

Instituti Ndërkombëtare për Studimin e Ballkanit dhe Lindjes së Mesme (IFIMES) me qendër në Ljubjana, Slloveni, analizon rregullisht ngjarjet në Lindjen e Mesme dhe në Ballkan. IFIMES ka përgatitur një analizë të situatës aktuale politike në Shqipëri nisur nga vendimi i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian më 8 nëntor për të hequr regjimin e vizave për qytetarëve e Shqipërisë dhe Bosnjës dhe nga dështimi i negociatave mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste me ndërmjetësimin e Parlamentit Europian.

 

Bashkimi Europian ka korrigjuar gabimin e bërë në vitin 2009 kur dështoi në heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe të Bosnje- Hercegovinës, edhe pse këto dy vende nuk ishin në një pozicion më të keq se Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia, të cilave iu hoq regjimi i vizave para më pak së një viti. Liria e lëvizjes është një nga të drejtat themelore të njeriut dhe ambicia e Bashkimit Europian është të bëhet një lider në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kështu që ky vendim rregullon në mënyrë thelbësore padrejtësinë e ushtruar ndaj qytetarëve të këtyre dy vendeve. Megjithatë, Bashkimi Europian nuk ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës akoma dhe për momentin kosovarët janë vendi më i izoluar në të gjithë Europën.

Qeveria aktuale e Shqipërisë, e përfaqësuar nga Sali Berisha i Partisë Demokratike, do të përpiqet me të gjitha mjetet që të marrë kreditet për heqjen e vizave, dhe duke bërë kështu, ajo kërkon të tërheqë vëmendjen publike nga negociatat e pasuksesshme mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, që kanë sjellë edhe ndërhyrjen e Parlamentit Europian dhe Eduard Kukan, president i Delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore si dhe ish- ministër i Punëve të Jashtme i Sllovakisë.

Korrupsioni në rritje

Krimi dhe korrupsioni përbëjnë akoma gangrenën e shoqërisë shqiptare. Kryeministri Sali Berisha po sulmon korrupsionin më shumë se të tjerët, por vetëm sa i përket pasojave e jo origjinës. Sipas raportit të organizatës “Transparency International” për vitin 2010, niveli i korrupsionit në Shqipëri (Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2010) e rendiste këtë vend të 87-tin mes 178 vendesh, njësoj me Indinë, Xhamajkën dhe Liberinë (në vitin 2008 ishte në vendin e 85-t&eumlsmiley. Vetë “Transparency International” i është drejtuar me shkrim kryeministrit Sali Berisha në lidhje me format e ndryshme të korrupsionit dhe presionit të ushtruar nga autoritetet.

ERE në duart e Sali Berishës

Keqfunksionimi dhe jo- eficenca e institucioneve në shtetit shqiptar është e ilustruar mjaft mirë në rastin e Entit Rregullator të Energjisë (ERE), e cila dukshëm nuk kujdeset për përgjegjësitë e kompetencat që i janë besuar asaj me ligj me qëllim promovimin e konkurrencës së lirë në sektorin e energjisë elektrike, mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për të gjitha procedurat e blerjes së energjisë për të mbuluar humbjet që ka sistemi i energjisë në Shqipëri, nga kompania e privatizuar së fundmi OSSH (Operatori i Sistemit të Shpërndarjes).

Pavarësisht faktit se ishte Enti Rregullator i Energjisë që ka krijuar kuadrin ligjor në vitin 2008 dhe në vitin 2009, qe duhet të rregullojë operimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes pas privatizimit të 76 për qind të aksioneve nga kompania e mëparshme shtetërore e shpërndarjes drejt kompanisë ceke CEZ Group, dhe pavarësisht rrethanave se të pestë komisionerët e ERE janë zgjedhur nga parlamenti shqiptar, në mënyrë specifike nga anëtarët e Partisë Demokratike të Berishës, ERE është krejt indiferente dhe e jo-eficente në zbatimin e funksioneve kryesore çka e bën atë një shembull të qartë të keqfunksionimit të institucioneve shtetërore.

Një shembull shumë i qartë është tenderi për furnizim me energji i bërë në shtator të vitit 2010, për të mbuluar humbjet nga sistemi i shpërndarjes së energjisë në Shqipëri, që ka ndryshuar emër dhe quhet CEZ Distribution.

Pas hetimit të procedurave të seleksionimit të ofertuesve u gjetën parregullsi dhe shkelje, gjithashtu dhe dhunime të hapura të rregullave dhe procedurave të prokurimit të energjisë nga OSSH sh.a, që janë pranuar nga ERE në maj të vitit 2009, me synimin e qartë për të parandaluar shkeljet e mundshme. Pavarësisht faktit se ERE pati një qëndrim të qartë gjatë privatizimit të OSSH sh.a se të gjitha procedurat që do të ndiqen nga OSSH sh.a sa i përket blerjes së energjisë për të plotësuar humbjet në sistemin e shpërndarjes duhet të jenë të ndershme e transparente, në përputhje me ligjet e praktikat më të mira, për shkak se të gjitha kostot e blerjeve të tilla bien direkt mbi konsumatorin duke u rritur tarifat; pavarësisht kësaj detyre, ERE ishte dukshëm e painteresuar në vëzhgimin e zbatimit të këtyre standardeve në praktikë.

Pavarësisht faktit se në këtë rast këto tendera publike prekin direkt tarifat e energjisë elektrike për konsumatorët finalë në Shqipëri, ERE nuk u mor me transparencën e procedurave dhe zbatimin e rregullave të paracaktuar për blerjen e energjisë dhe toleroi shkeljen e rregullave të miratuara nga ajo vetë.

Sipas një media lokale (revista “Monitor”, numri i nëntorit, faqe 8), ERE i miratoi rezultatet e këtij tenderi të realizuar nga OSSH, pavarësisht shkeljeve të dukshme në procedura, që krijojnë dyshime të arsyeshme në pavarësinë dhe besueshmërinë e vendimeve të këtij institucioni shtetëror dhe që justifikojnë pyetjet e ngritura për korrupsion të mundshëm.

Përveç kësaj, ERE me një aktivitet të tillë si një “tigër prej letre”, po pengon konkurrencën në tregun shqiptar dhe nga ana tjetër po mundëson fitime të mëdha për disa kompani në shpinë të qytetarëve shqiptarë. Analistët paralajmërojnë se humbjet në rrjetin e shpërndarjes në Shqipëri arrijnë deri në 30 për qind të të gjithë konsumit vjetor dhe kostot paguhen direkt nga qytetarët shqiptarë, duke arritur në terma absolutë 100 milion euro në vit.

Analistët konsiderojnë, bazuar në efektet e shumta negative në zhvillimin e tregut të energjisë elektrike në Shqipëri, si dhe duke marrë parasysh pasojat negative në të gjithë ekonominë shqiptare, por mbi të gjitha duke pasur parasysh mosmbrojtjen e konsumatorit, që mban edhe të gjithë barrën financiare për shkak të aktivitetit të dobët të ERE-s, që të ketë një monitorim më të fortë mbi ERE-n, për të evidentuar në mënyrë të qartë të gjitha parregullsitë që kanë qenë prezent për një periudhë të gjatë kohore. Për shkak të kompleksitetit të problemit dhe fondeve të larta financiare, është thelbësorë që të sigurohet përmbushja efektive dhe e vazhdueshme e fuqive statusore dhe përgjegjësive të ERE-s si një institucion i pavarur rregullator shtetëror, si dhe të sigurojë transparencë të kënaqshme për aktivitetet e saj, përfshirë dhe faktin që pavarësia dhe eficenca e këtij institucioni të monitorohet nga institucionet e Bashkimit Europian përveç policisë dhe zyrës së prokurorisë, për të përcaktuar përgjegjësinë e këtyre komisionerëve të ERE-së dhe rolin e kryeministrit Sali Berisha.

Për shkak të parregullsive të evidentuara në tenderin e sipërpërmendur në shtator të vitit 2010, siç dhe është raportuar nga mediat lokale, të pranuara edhe nga ERE, është qartësisht e dukshme se tenderi duhej të ishte anuluar dhe të shpallej një tender i ri, që duhet të zhvillohet në zbatim të ligjit e në kushtet e transparencës. Për më tepër, parlamenti shqiptar duhet të nxitet që të iniciojë më tej nisjen e procedurave për zgjedhjen e komisionerëve të rinj të ERE-s.

Instituti ndërkombëtar IFIMES do të vazhdojë të kërkojë dhe të analizojë punën e institucioneve individuale të shtetit shqiptar dhe të gjitha procedurat e mëtejshme që do të ndërmerren në ERE, dhe të informojë shqiptarët dhe opinionin publik për zhvillimet.

BE duhet të rrisë monitorimin e institucioneve shtetërore

Gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare, Partia Demokratike e Sali Berisha ka fituar shumicën e vendeve, duke u premtuar qytetarëve se do të reduktojë krimin e korrupsionin, të forcojë ekonominë, të arrijë zhvillime demokratike dhe të përshpejtojë hyrjen e vendit në Bashkimin Europian.

Megjithatë, dy vjet pas zgjedhjeve, situata sa i përket krimit dhe korrupsionit është shumë më ndryshe. Edhe analistët që janë pranë politikës së djathtë të Shqipërisë, konsiderojnë se nuk është bërë aq sa duhet.

Disa ministra të Partisë Demokratike dhe anëtarë të familjes së Sali Berishës janë të angazhuar në afera korruptive.

Nëse Shqipëria dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Europian, është e qartë se autoritetet shtetërore duhet të veprojnë plotësisht brenda ligjit, përfshi këtu edhe institucionet e pavarura rregullatore, të përjashtuara nga sfera politike, siç është rasti i ERE-së, të cilat prekin reputacionin dhe pozicionin e Shqipërisë në qarqet e BE-së.

Fushata elektorale për zgjedhjet lokale ka nisur

Situata aktuale në Shqipëri është e lidhur me zgjedhjet e shpallura lokale në pranverën e vitit 2011. Qëllimi i Partisë Demokratike është që të përmirësojë pozicionin e saj përpara zgjedhjeve lokale duke u treguar qytetarëve se ka meritat kryesore për heqjen e vizave duke zvogëluar kontributin e rëndësishëm që është bërë në heqjen e vizave ish- ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri Ilir Meta.

Gjithashtu, Partia Demokratike do të vazhdojë të përballet me Partinë Socialiste në mënyrë që të mobilizojë elektoratin përpara zgjedhjeve lokale.

Instituti ndërkombëtar IFIMES konsideron se në kushtet e një Shqipërie të polarizuar politikisht (mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste), Lëvizja Socialiste për Integrim si partia e tretë, luan një rol kyç në mbajtjen e një profili të lartë politik dhe në përfaqësimin e interesave të qytetarëve shqiptarë brenda e jashtë vendit.

Analistët kanë theksuar se roli i Ilir Metës si ministër i Punëve të Jashtme ishte kyç në ndërtimin e një imazhi progresiv dhe pozitiv të Shqipërisë në BE dhe në botë. Sali Berisha dhe Edi Rama nuk kanë moralin, por as të drejtën politike për të shkatërruar këtë imazh.

Problemi i Sali Berishës dhe Partisë Demokratike është se ata nuk kanë një platformë politike të plotë e të detajuar për të zgjidhur problemet më të cilat po përballet Shqipëria. Në vend të kësaj, Shqipëria ka nisur t’u ofrojë votuesve fraza që ringjallin komunizmin, por në fakt Berisha po bën gjithçka për të mbetur në pushtet dhe ai nuk heziton të bëjë gjithçka është e nevojshme për këtë gjë.

Abuzimet me retorikën e tij po bëjnë që të thellohen ndarjet mes shqiptarëve. Berisha në vetvete po vepron sikur është në një betejë të fortë me dilemën: komunizëm apo demokraci?

Instituti ndërkombëtar IFIMES konsideron se nuk është e arsyeshme që Sali Berisha të shpenzojë kaq shumë energji për tu përballur me parti të tjera politikë e liderët e tyre për çështje që nuk luajnë ndonjë rol në Shqipëri.

Ndryshimet në politikën e brendshme e atë të jashtme janë të dukshme. Shqipëria po ndryshon, vetëm Sali Berisha e Edi Rama kanë mbetur të njëjtët.

Zgjedhjet lokale të majit 2011 do të tregojnë nëse qytetarët shqiptarë janë të lodhur nga ndarjet e konfrontimet politike dhe do të zgjedhin të ardhmen e tyre me parti politike që ofrojnë politikë progresive e të qëndrueshme, që mund ta çojë Shqipërinë përpara, jo mbrapa.

*Drejtorët e institutit IFIMES

Tani kuptohet fare mire pse Grande Capo e kishte vene qeverine ne diete... Per te kursyer per koncertin e fundit me madheshtor... me falni te parafundit, se i fundit pritet te jete ai, qe do te na coje drejt... Evgropes.

nje gje ishte e sigurt, mbreme ishte nje nga ditet, ku mund te rrije ngrohte-ngrohte ne shtepine tende, me nje liber per te lexuar dhe s'beheshe pishman fare qe s'kishe dale per te pire ndonje gje me miqte.

Ptu kaministe, pranej bojshe sikur flejshe ti kur te mora una. (apo te kom more te shtunen m'darke?)

Hej per Otellon nuk besoj se bohem te merkuren se me kismet du me ik me pa Kombtaren ne Korçë.

Kshu jeni ju demokratet... mire gjumin qe ta prishni, por t'i kerkoni ftesat, pastaj... t'i lini ne dore! smiley

Po kombetarja c'dreqin kerkon deri ne Korce?

 

 Berisha e njeh shume keq realitetin.

Me shqip i thone Ai s'di gje fare jo njeh keq

Me i afert per njohje realiteti duket mendimi i Oranje ...Po qe per Berishen ai nuk e njeh fare REALITETIN. Ai ecen me tym kot se koti per inerci , pa ditur fare ne se eshte  Shqiperi apo jo .

Vireni ku te doni nje tip te tille brenda ca kornizave qe jane te detyrueshme dhe te detyruara per cdo Shtet ne kete situate nderkombetare dhe do te shihni nje surrogato , biles nen nivelin e atij Presidentit Bullgar ( bo bo J.Bregu ) "shokut te tij " ne vitet 92. Ai vetem pellet!

 Vetem se  nje gje ja  kane  mesuar mire . Rezevat qe i la ish sistemi i meparshem si materiale edhe monetare i dilnin per te vjedhur ne mase dhe te diferencuar per  te themi nja 25 vjet per te krijuar nje situate euforike "bolleku" .  Shtoi kesaj edhe vjedhjeve te ndihmave e kontrabandes si vend tranzit ( qe ai nuk di gje fare po fare ama si behet ) plus rrolit si "lavatrice parash" dhe ja ku keni nje "Goodmorning Albania "me nje kal qe hingellin nga mengjesi ne darke per fitore e meza qe ngazellehen dhe hedhin vickla festive per fitorjet e Berishes .

E tille ishte dhe kjo Fitorje e te djathtes ku Bulo Mejtimtari i nderuar i PPU ,  kishte nje vend te vecante  ne Tribune duke qeshur prane konstruktorit te fluturimeve me presh .......

 

Nen tingujt triumfues te Modern Talking - Win The Race Smile

Ne e fituam garën!

SALI BERISHA

Jemi mbledhur të ndajmë së bashku, gëzimin, nderin, kënaqësinë e shndërrimit në realitet të ëndrrës sonë më të bukur, të ëndrrës së lirisë evropiane. Me ne gëzojnë dhe festojnë, çdo i ri, çdo e re, çdo djalë dhe vajzë shqiptare kudo që ndodhen, në Shqipëri apo jashtë saj, sepse sot, ata ndihen më të lirë se kurrë në jetën e tyre, më të denjë se kurrë në jetën e tyre dhe se vendi i tyre, është sot më i lirë dhe më i denjë, në të gjithë historinë e tij.

Ne së bashku duhet të përulemi me nderim të thellë, para atyre qindra e qindrave, djemve dhe vajzave të kësaj toke, që sakrifikuan gjithçka, jetën dhe së bashku me të ëndrrat më të bukura, rininë e tyre, vetëm e vetëm për të gëzuar atë liri që ne gëzojmë sot.

Sot, ne së bashku duhet të shprehim nderimin tonë më të madh, të rinjve dhe të rejave të këtij vendi, të cilët 20 vjet më parë, do të mbushnin rrugët dhe sheshet e Tiranës me thirrjet që ju buronte nga shpirti dhe zemra e tyre "Shqipëria si Evropa".

Sot, Shqipëria është si Evropa vend pa kufi, Evropa nuk është sot një tokë e ndaluar për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Sot, me ne së bashku gëzon çdo nënë shqiptare, e cila nuk do të ndihet më kurrë e ndarë për së gjalli me bijtë e saj, por mund t'i takojë, t'i përqafojë ata, kudo që ndodhen në çdo vend të Evropës. Sot, me ne gëzon, çdo gjyshe, çdo gjysh i këtij vendi, i cili do të mund të përshëndesë, do të mund të takojë fëmijën e vet, nipërit dhe mbesat kudo që ndodhen. Kurrë ndonjëherë më të denjë se sot, nuk kemi qenë.

Nga ky shesh në emër tuaj, le të shprehim mirënjohjen më të thellë për të gjitha qeveritë e vendeve të Bashkimit Evropian, për besimin e tyre të madh, besimin e jashtëzakonshëm që dëshmuan ndaj nesh dhe t'i sigurojmë se, vendimi i tyre fisnik do të jetë një mirësi e madhe, të cilin ne do ta ndajmë me secilin prej tyre.

Vendimi për heqjen e vizave për shqiptarët, përbën gjithashtu risinë e vërtetë të këtij kombi, në kontinentin nga i cili dekada dhe shekuj e ndanë, e veçuan pabesitë e mëdha, sot, të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë, burrat dhe gratë e saj do të kenë mundësinë, si qytetarë të lirë të vizitojnë, të njohin, të shijojnë, vlerat, thesaret e çmuara të kulturës dhe qytetërimit tonë evropian Perëndimor.

Ky vendim është gjithashtu vendimi i Shqipërisë pa kufi. Shqipëria do të jetë gjithnjë e më shumë e preferuara e qytetarëve të Evropës dhe të mbarë botës, për thesaret e saj mahnitëse, për bukuritë e saj përrallore, për miqësinë e saj, për mikpritjen e saj, më të mirën, më sublimen, më madhështoren, më jetësoren, që një komb mund të ketë në shpirtin e vet.

Rruga jonë drejt Evropës, nuk është dhe nuk ka qenë një rrugë e lehtë, nuk ka qenë si bulevardet e këtij qyteti, por rruga jonë drejt Evropës, është rruga e suksesit të vërtetë, është rruga e ndërtimit të vlerave të saj në qytete dhe fshatra, brigjet malet e Shqipërisë, është rruga e ndërtimit të Shqipërisë evropiane, për të cilën ne jemi të vendosur të ecim të sigurtë, të sakrifikojmë dhe ta ndërtojmë atë, gjithnjë e më bukur, gjithnjë e më mirë, ta ndërtojmë atë si shtëpi e të ardhmes sonë të sigurtë.

Ne mblidhemi sot, pasi kemi arritur jo vetëm lirinë evropiane të lëvizjes sonë, dinjitetin evropian në lëvizjen tonë, por, pasi jemi afruar më shumë se kurrë me Evropën e qytetëruar. Lajmi i heqjes së vizave për Shqipërinë vjen me lajmin e shpalljes së Shqipërisë, si njëshi i botës për vitin e ardhshëm turistik. Këto lajme janë merita juaj e madhe, janë vepra e të gjithë shqiptarëve, janë mundi dhe djersa e çdo shqiptari, janë dinjiteti juaj. Ndaj dhe ne le ta festojmë së bashku për Shqipërinë evropiane, do të kemi një Shqipëri pa viza, nesër Shqipërinë evropiane, nesër të ardhmen tonë të plotë evropiane.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe flamurin e saj

Zoti e bekoftë rininë shqiptare

http://www.rilindjademokratike.com/RD%2013%20nentor/editorial.htm

Kjo javë ka qenë historike, madje tronditëse për perspektivën e Shqipërisë në BE, duke pasur më shumë në fokus liberalizimin e vizave dhe më pak, opinionin e Komisionit mbi aplikimin e Shqipërisë për statusin e kandidatit. Duhet të ndodhte e kundërta. 

1. Edhe pse e kuptoj simbolikën e thellë që ka për shqiptarët gëzimi dhe lumturia e tyre për lirimin nga vizat për vizita afatshkurtra, gjithashtu mendoj se rëndësia që po i jepet e ka kaluar masën. Është e vërtetë se lëvizjet tashmë do të bëhen shumë më të volitshme meqenëse do të rritet liria për të vendosur se kur do të udhëtohet. Por kjo nuk i jep të drejtë të pakufizuar çdo shqiptari për të hyrë në Europë, sepse ka rëndësi të kuptohet se ndërsa kontrollet janë lehtësuar, kërkesat thelbësore për të hyrë në zonën Shengen nuk kanë ndryshuar. Liberalizimi i vizave nuk është një kalim i lirë në Europë sikurse mund të jeni prirur të besoni kur shihni të gjitha tabelat e reja të trafikut në Tiranë. Padyshim, shumë shqiptarë ka të ngjarë, të ndeshen me një surprizë jo të këndshme ndërsa do përpiqen të hyjnë në zonën Shengen. Nëse ata nuk do të tregojnë se kanë një biletë kthimi apo fonde të mjaftueshme etj., ata do të kthehen mbrapsht. Por shumë më tepër shqiptarë se tani, do të jenë në gjendje të udhëtojnë. Dhe kjo është një gjë e mirë, si dhe është një arsye e mirë për të festuar.

2. Ngjarja e dytë e kësaj jave, Opinioni i Komisionit mbi aplikimin e  Shqipërisë, për statusin e vendit kandidat, lë shkas për çdo gjë tjetër përveçse jo për të festuar. Është me të vërtetë një dokument shumë trishtues rreth situatës në Shqipëri. Ju rekomandoj ta lexoni atë. Pjesa më e madhe e tij nuk duhet të përbëjë surprizë për asnjë. Shumë nga çfarë kritikohet është thënë për vite me radhë, në mos prej dekadash nga ndërkombëtarët. Dhe është injoruar gjerësisht për kohë kaq të gjatë nga klasa politike. Megjithatë, opinioni nuk është punë e zakonshme. Është përgjigjja e provimit të parë real të Shqipërisë për anëtarësimin në BE. Ndryshe nga raportet e progresit vjetor, të cilat ndjekin ndryshimet nga viti në vit, opinioni i komisionit është një përmbledhje e plotë që përmban atë çka është arritur deri më tani. Gjithashtu, është një vlerësim i asaj se çfarë ka të ngjarë të arrihet në një aftat të shkurtër apo të mesëm, nga mënyra se si ecin gjërat. Është një dokument i cili do të lexohet nga një auditor shumë më i gjerë sesa ai i raportit të progresit vjetor. Përfundimi i tij, gjithsesi do të arrijë shumë më tepër.

Dhe fatkeqësisht, Shqipëria mbeti në provim. Ajo çka është edhe më shqetësuese është se komisioni sheh pak perspektiva për Shqipërinë që të kalojë provimin e hyrjes në një afat të shkurtër apo të mesëm. Në disa fusha të caktuara, si mjedisi, termi afatgjatë duket se është e vetmja perspektivë realiste. Kështu që nuk ka bazë për të nisur negociatat apo për të dhënë statusin e kandidatit. Ndryshe nga Mali i Zi i cili mori një po të diskutueshme, Shqipëria mori një Jo të fortë.

Kjo është keq. Për disa arsye: Është keq, sepse shumë shqiptarë i kishin shpresat e tyre të ngritura për anëtarësim shumë më shpejt sesa ai tashmë ka të ngjarë të ndodhë. Është keq, sepse investitorët e huaj dhe qeveritë kishin besim se Shqipëria ishte në rrugën e duhur drejt BE-së. Me fjalë të tjera: Përgjigjja e provimit thyen pritshmëritë jorealiste dhe imazhin që Shqipëria është përpjekur t’ia paraqesë botës së jashtme.

[...]

 S'ka problem. smiley Do te rregullojme edhe ate, dhe kur ta rregullojme kukuvajkat do te vazhdojne te vajtojne njesoj si tani.

Ne fakt ate hall kemi, se mos vazhdon te qaje kukuvajka Jensen.  

 Pse kerkon te me fusesh ne nje debat qe s'ka shume lidhje me temen?

Mos repliko po deshe, nuk je i detyruar smiley.  Dhe une s'e marr aspak personalisht.  

Per mendimin tim ka lidhje me temen, ka lidhje me fjalimin, ka lidhje me festen.  Ty te duket jashte teme, shume mire, e leme me kaq.  

Teknikisht teknikisht, mund te vazhdohet edhe tek cepi tjeter ku eshte ky artikull, por jo me zor smiley.

 Pa te keq. Do te shkruaj te tema tjeter qe ke postuar.

Ai post im me siper eshte fjalimi qe eshte mbajtur ne koncert dje. Plus qe mbi te gjitha, me pelqen ti bej te plas komunistet e ppu kur shohin Sali Berishen. smiley E kane si djalli, ujin e bekuar.

hunter, tani e pashe ndryshimin e postit.  

E de, fjalimi.  Edhe ai i Jensen fjalim eshte.

Po de, beji kamunistet e ppu-s te pellcasin.  Po sikur halli s'eshte te kamunistet e ppu-s, personat virtuale, por te daullet qe pellcasin ne Shqiperi, ke parasysh, kur behet aheng smiley.

Nejse, se llafosna.

"Nen tingujt triumfues te Modern Talking - Win The Race "

 

Me ke e fitove garen? Ne ishim te fundit qe i morrem vizat.

 

Me gomarin qe kishte ne Vucidol e kishte garen Saliu?

 Berisha me ke eshte ne gare? 

 Sa e kane ul nivelin ca duke ne sjell RD. Ne fakt se dija qe vazhdonte te botohej akoma. Po ajo si gazete eshte shume e parashikueshme. Ja psh neser do kene me siguri nje artikull me titull...Me ka fol baba per Vizat..

we win the race, we win the race, we win the race... kjo qe shume e forte smiley koqe eshte per bese ky!

 vi vin dhe rreiz...vi vin dhe rreiz

Si ka mundesi qe komunistet qe e permendin pa pushim faktin qe ne perfituam liberalizimin e vizave te fundit , te kene "haruar" faktin qe ne rezuam komunizmin te fundit ?!

Thua ti qe kemi rrezuar komunizmin !

Komunizmi eshte aty, ne qoshe( opozita) e gatshme te vij ne pushtet.

Ne e nxorem ne pension, nuk e rrezuam mor mistrec.

Ne fakt une do thoja qe komunizmin e shnderuam ne kapitalizem te tipit mafioz , por nese , fakti qe keta bejne sikur harojne qe shqiperia e "rrezoi" komunizmin e fundit ka te beje me perkujdesjen e tyre qe ky vend te dhunohet maksimalisht ne cdo drejtim .

 mistrec, mos u mundo t'ia mbyllesh gojen dikujt duke i thene komunist. Nese dikush eshte komunist atehere ai me shume duhet ta adhuroje Berishen. Nje pyetje: a nuk te erdhi turp kur e shikoje se si festonte dhe me sa zemer e kish marre? Edhe Maqedonise vjet i'u liberalizuan vizat, por u mblodhen ca shoqata joqeveritare dhe festuan ne Shkup. Ndersa ne Shqiperi u festua sikur u futen shqipot ne Eu ose ose sikur u çlirua Shqiperia nga komunizmi i rradhes (lexo: sali berisha dhe edi rama).

Jo nuk e pashe , por e kam parasysh berishen , te ve ne nje siklet te pa pare , kjo nuk me ben qe te mos perkrah politiken e tij pro evropiane .

Une jam e mendimit qe entuziazmi i politikaneve tane krijon pritshmeri te gabuara te shqiptaret: nuk mund te thuash nga njera ane qe "Sot, Shqipëria është si Evropa vend pa kufi, Evropa nuk është sot një tokë e ndaluar për Shqipërinë dhe shqiptarët" dhe nga ana tjeter te njoftosh perdite (me spote televizive, gjate vizitave te ministrave neper shkolla e konferenca te ndryshme) - me kerkese edhe te autoriteteve europiane - qe liberalizimi i vizave nuk do te thote qe mund te shkojme e te jetojme sa te duam ne Europe, siç mund te bejne te gjithe shtetasit e vendeve anetare te BE-se. Pa e reduktuar aspak rendesine e liberalizimit te vizave, me duket sikur ka diçka qe nuk shkon ne kete mes... Me pelqeu kendveshtrimi i Shkullakut qe i pyetur nga nje gazete shqiptare ne Itali thote: "Herët a vonë shqiptarët do ta kuptojnë sa larg Europës janë në të vërtetë"

http://www.shqiptariiitalise.com/compone...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).