DURRËS- Tragjedi në një familje në Durrës. Katër fëmijët e familjes Xheka, dy motra e dy vellezër janë gjetur të vdekur ne banesë nga nëna e tyre n orët e para te mëngjesit.


Fëmijët e kanë kaluar natën vetëm, pasi nëna punonte si këngëtare në një lokal nate në Tiranë, ndërkohë babai nuk jetonte me ta për shkak të problemeve bashkëshortore.


Sipas të dhënave të para të policisë shkak i vdekjes dyshohet të jetë bërë asfiksia nga gazrat e shkaktuar nga një zjarr i rënë në një nga qoshet e dhomës ku ndodheshin fëmijët. Vatra e zjarrit paraprakisht mendohet të jetë një qiri i ndezur për ndriçim si rezultat i mungesës së energjisë elektrike.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.30, në një banesë të ndodhur në afërsi të Kantinës së Verës në Sukth.


Nëna e fëmijëve në gjendje shoku, Joana Xheka tregon se ka qenë e detyruar te punojë, pasi kanë vuajtur gjithnjë varfëri ekstreme. "Nuk kishim as bukë të hanim, jam martuar që 15 vjeçe dhe burri ka 4 muaj që është zhdukur"- thotë ajo.


Menjëherë pas marrjes së njoftimit në vend kanë shkuar drejtues të Policisë së Qarkut Durrës, shërbime Policie dhe drejtues të pushtetit vendor. Po kështu të njoftuar nga shërbimet e Sallës Operative në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe shërbime të Zjarrfikësit të qytetit, Urgjencës së Spitalit Rajonal Durrës, Grupi Hetimor vazhdon kryerjen e veprimeve të para hetimore.



Nga hetimet e deritanishme rezulton të kenë gjetur vdekjen shtetasit:

-Robert Besim Xheka, 13 vjec.

-Vilson Besim Xheka, 11 vjec.

-Kasandra Besim Xheka, 9 vjece.

-Nertila Besim Xheka, 6 vjece.

85 Komente

:O  tmerr

Te mjeret femije .Nje fund te tille....

Sa gjynah, e c'ti komentosh? Duhet nje Migjen te komentoj ketu.

Kjo ishte e tmerrshme. Dy tragjedi njera pas tjetres.

Balkan web ka intervisten e te emes.

vertet e tmerrshme...   si mund te lesh 4 femije neten, vetem ne shtepi?!

 ja që mund t'i lesh, që në mëngjes të mundesh t'u vësh gotën e qumështit.

 Shume  e tmerrshme!Cfare te komentosh? Mbi ke ta drejtosh gishtin? Shikoni faktet: 15 vjece e martuar, kater krijesa te pafajshme te lindura ne pese vjet,nje familje e desintegruar, nje grua  e vetme, pa asnje mbeshtetje, pa asnje ndihme, perballe fatit dhe indiferences kriminale nga pushteti vendor e deri lart, aty ku festojne arritje triumfale. Nejse, show must go on...

 tmerr o tmerr... m'u ngjeth mishi

Te ze tmerri kur mendon se kudo ne Shqiperi ka aq shume familje ne situata te tilla te cilat nje fije e holle i ndan nga tragjedi te tilla. Keto jane "bomba sociale" qe jane krijuar prej kohesh e per fat te keq tani kane filluar te shperthejne. Iu prehte shpirti ne paqe atyre engjejve te vegjel e te shpresojme se ikja e tyre do te zgjoje tek te gjithe ne ndjenjat e simpatise per raste te ngjashme. Duket absurde sesi dy realitete kaq te ndryshme nje "europian" e nje "migjenian" te mund te nderthuren kaq dhimbshem me njeri tjetrin.

 Si ishte edhe nje here ajo puna e piramides? Uups me falni, gabova teme.

The welfare state kishte arsye pse lindi, por duket se te gjithe ne perendim jane te gatshem ta harrojne sapo iu preket qesja. Tek ne as qe e permend kush.

Eh tek ne....

Mu më duket o Trop se ne na ka gjujt dikush me llastiqe e na ka hedh gabimisht në shek. 21.

 

 ikni o njerèz...ikni...pèrplasjani nè fytyrè evropès gjithè mjerimin tuaj!!! ju 10-sha statusin pèr vend kandidat....!!!

As mundem ta imagjinoj dot. Të dridhet mishi. smiley(((((((((((((

 

kob i zi

Ato miliona euro qe harxho qeveria per festimet, koncertet e ciljetes per hyrje ne Nato, Viza, 1 Majin (kjo ishte festa me palidhje)... sikur tua shperndante familjeve ne nevoje jam i sigurt qe sdo degjonim sot ngjarje te tilla. Po si do han hijenat e Berishes po nuk u bene tenderat e ketyre festave po kush po pyt me per popull.

jam shume dakort qe shteti ka faj qe nuk pyet per popullin. por kjo nena qenka shume e papergjegjshme. si mund te lesh femjet e mitur vetem cdo nate ne nje kaolle me xhama te thyer. e tmerrshme femijet e asaj moshe kane frike te shkojne deri ne banje kur jane super te siguruar ne shtepi. nuk ishte vetem profesioni kengetare ne lokale naten per te siguruar buken e gojes. pavaresisht ajo ka dhimbjen me te madhe.

Ca flet ti? Ajo per pune kishte dale. Jane kater ata. Duhen ushqyer. E di c'do te thote? Eshte 800 leke vetem buka thate. 

o ikspi por spo thote njeri qe kishte dale per qejf ta hajde dreqi pse me kundertosh sikur nuk e di une sa ben buka. po edhe siguroi femijeve nje te rritur ne shtepi nenen, motren ku e di une. nuk ishte vetem qiriri, por edhe frika nga ndonje manjak, frika nga babai i tyre qe i dhunonte, pasi te gjithe e dinin ne ate zone qe ajo cdo nate nuk ishte ne shtepi.nuk po paragjykoj punen e saj apo daljet ne oret e vona te nates por te siguronte dhe femijet fizikisht te pakten. shteti eshte kurve kete e dime tashi por kjo sdo te thote te mos kemi vete pergjegjesi ndaj femijeve. ka pune boll gjate dites. 

S'e kam tamam te shteti. Shteti ka faj, ajo dihet, se nuk lihen kater femije me nje nene e pa mbeshtetje. Megjithate, e dime se ne c'shtet jemi, ne me e varfrin ne europe, pavaresisht rrahjes qe i bejne gjoksit politikanet.
Ato punet qe thua, pra qe mund te gjenden boll gjate dites, jane kameriere, banakiere ose pastruese. Jo me shume se 150 000 leke. E shumta 200 mije, me gjithe bakshish si kameriere.
S'ia del dot njeri me aq, me kater femije. S'ia del dot as me kater qen ne shtepi, jo femije. Besoj se ka qene e vetmja pune qe i ka dhene mundesine t'i mbante te kater. S'e gjykoj dot per punen.  Eshte dhe fakti qe i madhi ka qene 13 vjec, ne moshe per t'u kujdesur per te vegjlit.

ore ikspi se spo merremi vesh.. askush nuk po gjykon punen e saj por thashe se si mund te lihen vetem.??? une per veten time nuk e imagjinoj dot te le ne nje kasolle femijet e vegjel cdo nate vetem kur e di qe sdo kete drita kur e di qe ka drogaxhinj, hajdute, pedofile, nje baba dhunues, etj etj. sigurisht qe nese sdo punonte ajo ata do vdisnin per buke. por ama ti duhet te mendosh nje te keqe me te madhe si vdekja, grabitja e femijeve apo ku e di une para se te mendosh per tu mbushur barkun plotesisht atyre femijeve, thjesht duhet te mendosh per te keqen me te paket ne kete mes. vdekja njehere te vjen. si dje. dhe e perseris prape qe ajo nene ka dhimbjen me te madhe dhe nuk e imagjinoj dot jeten e saj ne vazhdim...

por kjo nena qenka shume e papergjegjshme. si mund te lesh femjet e mitur vetem cdo nate ne nje kaolle me xhama te thyer. e tmerrshme femijet e asaj moshe kane frike te shkojne deri ne banje kur jane super te siguruar ne shtepi.

Kjo qe na thu ti asht pak me than qe asht naive.Ku ka nane qe deshiron me i lan femijet e vet ne at gjenje

Ti po me kujton nje emision per adolishencen nga mesi i viteve 90 ne tvsh.Nje vajze nga katunet e pukes i shkrunte emisionit sr i vetmi mashkull qe shihte gjate dites ishte i jati dhe gjimnazistet e tiranes e keshillonin te shkonte ne kinema...smiley

o kuqi ndaj sduhen lene vetem se ja cfare i gjen. duhet mendu me e keqja sesa nje vakt me pak pa buke. dhe une nuk thashe qe ajo ska dhimbje. lexoje mir

Po mi shoqe po...

Zot, me shkulen shpirtin ata femije  smiley  smiley

Degjova shume komente dje,

komente qe nisnin qe nga e ashtuquajtura "papergjegjshmeri" e se emes (e tmerrshme se si disa njerez i japin vetes luksin te gjykojne nje nene, po mbase per keta pseudomoraliste do te qe me "politikisht korrekt" qe ajo( nena) t'i linte femijet te vdisnin prej urise per te qene ne rregull "me syte e botes" se sa te rraskapitej neper lokale nate per t'u siguruar ushqimin atyre)

degjova dhe disa komente te tjera e kritika nga ca gazetare per vegjetizmin e punonjesve sociale, qeverise, etj etj.

E ndersa i lexoja apo i degjoja te gjitha keto, prita te degjoja apo lexoja ndonje koment mbi papergjegjshmerine e KESH-it... por nuk lexova apo degjova asnje per be...

o flo me qafsh mu ku e lexove ti fjalet 'per te qene ne rregull ne syte e botes' por nuk po fliste njeri per moral ketu more., por per kujdesin ndaj femijeve. te mos lihen femijet vetem me qellim qe ti mbrosh nga e keqja jo se cfare thone njerezit. sepse duke qene vetem ata mund te rrezikoheshin nga shume gjera te tjere. dhe ke lexuar fjaline 'shteti ka faj' ketu perfshihet edhe KESH-i apo e do patjeter fjalen KESH ti. me fjalen papergjegjshmeri nuk thashe se i ka lene femijet vetem se donte ti linte.

me vjen keq, nuk iu referova komenteve te tua, e kisha fjalen gjetkë

tek kjo teme nuk kam lexuar asnje koment pervec artikullit

ok flo. te ktheva pergjigje sepse une pemenda fjalen papergjegjshmeri ne nje koment timin me siper dhe mendova mos iu referove asaj.

Pas sa e sa vjetesh, rikthehemi po ne te njejten pike e kerkush me mire se Migjeni s'mund ta ilustroje mjerimin e tyre. Iu prehte shpirti ne paqe atyre vogelusheve te pafat.  Poema e Mjerimit

Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,

kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi

kur shef ftyra të zbeta edhe sy të jeshilta

që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita

edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin

të tanë jetën e vet derisa të vdesin.

E mbi ta n'ajri, si në qesëndi,

therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,

profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta shkëlqejnë.

E mjerimi mirfilli ndien tradhti.

Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;

asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;

balli që e ka, syt që e shprehin,

buzët që më kot mundohen ta mshefin

janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,

të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës

mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm

me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.

Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,

zhele fund e majë, flamujt e një shprese

të shkyme dhe të coptuem me të dalun bese.

Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.

Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,

mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta

lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa;

kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,

kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta

edhe shuhet uja, dhe fashitet etja

n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.

Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsat

që nesër do linden me na i mbushë rrugat.

Mjerimi në dritzën e synit te kërthini

dridhet posi flaka e mekun qirini

nën tavan të tymuem dhe plot merimanga,

ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,

ku foshnja e smueme qan si shpirt' i keq

tu' ndukë gjitë e shterruna të së zezës amë,

e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,

mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.

Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,

e ama s'e don, por vetëm mallkon.

Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit

ku foshnjën përkundin lott edhe të fshamit!

Mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive

të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,

ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive

kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.

Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet;

don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet,

atij grusht që në gjumë e shtërngon për fytit

kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit

dhe fytyrën e fëmis e mblon hij' e vdekjes,

një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.

Një fryt kurse piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fëmia në bark të dheut mbaron.

Mjerimi punon, punon dit e natë

tu' i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,

tue u zhigatun deri në gjujë në baltë

e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.

Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh

në ditë vetëm: lekë tre-katër dhe "marsh!".

Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,

buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,

trupin përmendore e një tregtis së ndytë,

që asht i gjikuem të bijë në shtrat të vet i dytë;

dhe për at shërbim ka për të marrë do franga

ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.

Mjerimi gjithashtu len dhe në trashigim

jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,

por eshtnat e shtrembta e në gjoks ndoj dhimbë,

mund që të len kujtim ditën e dikurshme

kur pullaz' i shtëpis u shemb edhe ra

nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit,

kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za

plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,

ish zan' i njeriut që vdiste nën tra.

Kështu nën kambë të randë të zotit t'egërsuem

thotë prifti vdes ai që çon jetë të dhunuem.

Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash

mbushet got' e helmit në trashigim brezninash.

Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.

Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale

të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën

në fyt për me harrue nandhetenand' halle.

E gota e turbull, gota satanike

tu' e ledhatue e pickon si gjarpni

dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,

nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.

Të gjitha hallet skami në gotë i mbyt

kur njëqind i derdh një nga një në fyt.

Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina

dhe bajnë tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.

Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba,

dhimba paduruese që të bajnë të çmendesh,

që t'apin litarin të shkojsh fill' e të varesh

ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.

Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt!

Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,

të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt

i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak

tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' në shplakë.

Mjerimi asht një njollë e pashlyeme

në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.

Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme

ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj

Sot do i festojme ne koncert me vizat.

Te tjere si kjo nene dhe femijet, do mbledhin ca borxhe e do mund te ikin, e te jetojne a te vdesin ne ndonje shtet tjeter.

Nuk do te jene me problemi i qeverise.

Alegria smiley

 amin, ashu befshin! dhe ne "palocot" e peshkut qe do te na keputet serish shpirti se do na hiqet e drejta e levizjes se lire smiley

taman alegria 

M'at ane gardhit asgja te re

Migjeni

Nje vransine si plumbi pushonte mbi qytetin gjithe diten. Jeta zhvillohej e ngathet, disi xvarrisej. Gjethet e para te vjeshtes keputeshin nga dega, zig-zag e bajshin udhen neper ajer e sa perkiteshin token si me thane: qé, ketu asht vendi yne. Por, aty para muzgut, pa-prite, fryni nje ere e rrepte. U shkrepen xhamat nder dritore dhe dyert e nje lagjes mbare; gjethet si te terbueme fluturojshin ne te gjitha anet, deri sa ma ne fund nuk u qetsojshin ne ndoj qoshe. E n'oborr, mbas shtepois' te Selim Mesit teshat e lame, qe gjithe diten shtrie nuk u teren, tashti villuen te valeviten, te rrahen, te fluturojne, te shkrahen neper toke bashke me gjethe. Nje grue e re tue nga e tue ba potere te madhe me ndalla, del jashte e mbas saj, ngadale, nje plake. Shpejt fillojne me mbledhe teshat. Kur e reja, tue mbledhe teshat, mbrrin té gardhi qe ndan dy oborret e dy shtepijave, ndalet, veshtron m'at ane te gardhit nje cope here, e kur mbrrin plaka i thote me za t'ulte: s'ndegjohet gja! ... dhe mbasi kaloi stuhia e reja thoshte qe t'i lane teshat dhe ma n'oborr.
E m'at ane te gardhit asgja te re. Vetem qe nje rreze dielli, e cila kish depertue rete dhe si shifet tue mos gjete vend ma te mire ne bote, kish ra ne pleh. Nje gjel, te cilin e kish zane gjum mbi pleh, u zgjue dhe ja tha kikirikuuun gjate e tingllueshem.
Plaç, he dreq! se me trembe! - peshpriti plaka e cila ish vue me veshtrime m'at ane gardhit - nuk shifte gjelin aty afer mbas gardhit.

TMERR!!!!

Idjotet qe fajesojne nenen duhet te heshtin!

Shumekush mund te thote se eshte shume e lehte qe te fajesojme shtetin, por ketu nuk ka kush te fajesohet tjeter!!

o zot pse jeni kaq fshatare nuk arrij ta kuptoj. po ju mbetet duke marre shembull per cdo gje perendimin ore. po pyet njehere te lejon shteti andej te lesh femijet nen moshen 15 vjecare vetem ne shtepi cdo nate po te vijne e ti marrin direkt. dhe ketu te gjithe e kane fajsuar shtetin ndersa kerkuan pak me shume kujdes per nenen.po provoje njehere ti o chene leri femijet e tu te mitur cdo nate vetem e ik puno. po bleona mata 5 minuta mbeti vetem ore dhe e grabiten direkt e ska as nam as nishan. dihet si eshte vendi ketu ndaj duhet me shume kujdes. shteti ka degju me 100 raste vrasjesh vdekjesh zhdukejsh e asgje seshte bere e si tja bejme tani te leme femijet vetem. po pse jeni kaq fshatare xhanem. nuk e fajeson njeri nene se nuk i vrau ajo.

 Kjo nena , ishte nga nje fshat i Dibres... dhe ishte jetime vete.. ndaj ishte detyruar nga njerezit e fisit te martohesh qe ne ate moshe. pRA skishte as nene e as moter qe te kujdesej per femijet e saj kur ajo punonte.

 ngadale, se kur kemi qene te vegjel, te gjitheve na kane lene vetem ne shtepi. Motrat 13 vjecare zere se i kane rritur motrat e vellezerit me te vegjel. Tani ajo qenka dhe jetime, por ne kete s'e dinim dhe po e heqim si pjese nga debati. Ta zeme pra thjesht se ajo s'ka kujt t'ia lere femijet. C'te beje, te mos punoje? 13 vjec me i madhi, me siguri ia ka besuar atij. 13 vjec nuk quhet i vogel ne ato kushte, edhe pse ne kushte te tjera do te ishte.

 ikspi kam pas respekt per komentet e tua por kesaj here po me habit vertet. kete ngjarje e kam ndjek vet nga afer dhe po te plotesoj ose korigjoj pak. i madhi nga femijet ishte djale dhe 13 vjec ndersa vajza e madhe ishte 11 vjece. ata femij pervecse ishin cdo nate vetem edhe gjate dites sorrollatesh dhe hanin ku te mundnin. sigurisht qe kjo per shkak te varferise pavaresisht perpjekjeve maksimale te nenes se tyre. ti mos merr shembuj veten sepse ka qene kohe tjeter atehere. une nuk e kuptoj cfare ka per te kundershuar te ajo qe them une qe duhej pak me shume kujdes. me shpjego nje gje. si mund ti besosh nje djali 13 vjecar i rritur ne skamje tre femije te mitur cdo nate ne nje kasolle te vecuar??? cfare do ti bente ai nje hajduti cfare do ti bente ai nje manjiaku cfare do ti bente??? sa i pergjegjshem eshte nje djale i moshes 13 vjec per orendite e shtepise. por ju jeni te medhenj mo dhe harroni hekurin vene nje gjelle ne sobe apoku ta di une. nga vendi eshte shume lehte te gjykosh kundershtosh ikspi por provojeni ju njehere ikni cdo nate dhe lini femijet vetem ne nje kasolle po sju ze vendi i punes ore...se mendoni a fjeten a hengern mos jane zene mos u ka shku ndonje drogaxhi etj etj.nata eshte frikshme. nuk po fajesoj nenen absolutisht por mbase duhej vetem pak kujdes. te pakten duhet apeluar per nenat e tjera te tregojne me shume kujdes se dihet qe shtetit nuk i rruhet. dhe mbase ty te ka rritur motra 13 vjece por jo cdo nate dimer e vere dhe me drita e pa drita dhe me buke e pa buke. se te ka mbajt disa ore ajo motra ty gjate dites nuk quhet rritje apo se te ka marre nga kopeshti se kishe prinderit ne pune. kur them ty e kam fjalen per te gjithe ne s"kam gje personale. dhe nena e ketyre femijeve ishte rritur pa baba ndersa kishte gjalle nenen dhe vellezerit. dhe te shtoj nje fakt edhe me trondites. ajo vuante per ti rritur sakrifikonte cdo nate dhe ne fund familjaret e ishburrit nuk e pranonin ne varrim aq sa prania e saj u shoqerua me forca policia dhe ajo u bind nga i vellai. pra ka vella dhe ky vellai lejoi kunatin qe nuk ishte kujdesur kurre per femijet qe ti varroste ne fshatin e vet dhe per me teper qe sdonin as nenen tu shkonte ne varrim. si? qysh? ikspi asnje nene nuk do vdekjen e femijeve te saj por ka nena qe jane shume te kujdeshme pak te kujdesshme dhe aspak te kujdesshme. une plasa duke ju mbushur mendjen te keni kujdes per femijet ju me viheni kunder ika tani dhe vrisni veten se me cmendet.

 Enda, me duket se nuk po me kupton dhe po e merr personale. S'kam gje kunder teje, thjesht po diskutojme. Tani, mbase une dhe ti kemi qene ne kushte te mira e s'ka qene nevoja te na lene naten vetem, as nevoja te vuajme per buke. Prandaj thashe... "ne ato kushte." Ne ato kushte eshte i rritur. Une e kuptoj qe ti je rritur ne kushte te tjera dhe une si ty e mendoj, s'do ta lija kurre femijen vetem. Por NE ATO KUSHTE, fshataret i lene femijet vetem me lope, shume larg shtepise, me ore te tera, buze rruges ku kalojne qindra makina, dhe me te vegjel se ajo. Ne ato kushte behen shume gjera.

Ajo qe dua te them une per nenen e ketyre, eshte se ne fund te fundit, eshte e vetmja qe s'i ka braktisur ata femije. Nese burri i ka braktisur, mamaja e burrit duhej te vinte te kujdsej per niperit e vet, jo t'i linte vetem naten. Mamaja e gruas, motrat e vellezerit, duhej te vinin e ta ndihmonin. Ne mos mamaja e burrit, motra e burrit, vellai i burrit... a ku di une. Ose, nese e la gruan dhe mendon se gruaja ka faje, prandaj s'i afrohen gjithe fisi, atehere merruni me femijet. Pse ia lini te katert nenes? Nje nene me kater femije dhe gjithe fisi braktis dhe femijet sepse s'dashkan nenen? Tani, sic e lexon, ajo i paska lene vetem, por fqinj ka qene dhe xhaxhai. Une s'e di c'telashe kane pasur, s'e ve ne dyshim qe mund te kene pasur probleme dhe prej nenes, megjithate, di te them qe ajo nene eshte e vetmja qe i ka qendruar prane atyre femijeve, deri ne fund. Te tjeret s'jane. ME KAQ SA DUKET NGA LAJMI. 

 

 

'Ajo qe dua te them une per nenen e ketyre, eshte se ne fund te fundit, eshte e vetmja qe s'i ka braktisur ata femije.'

ishte nena e tyre sigurisht qe nuk do ti braktiste se nuk i gjeti ne rruge dhe te thuash ishte e vetmja qe nuk i braktisi. nje shrehje thote 'babai me bythe te ze me bythe te do' te me falesh per shprehjen. kshu qe numerohen me qindera raste kur baballaret ikin nga shtepia e sduan t'ia dine per femijet ndersa jane raste sporadike te nenave qe braktisin femijet. gjithesesi jam dakort me ty kur permend kushtet dhe rastet e fshatareve e drejte ka shume te tille qe detyrohen te ruajne lopen maleve apo ku ta di une. por keto kushte kane ekzistuar dhe do ekzistojne perhere. vetem nje shpjegim nuk i dhashe dot kesaj ngjarjeje megjithese e ndoqa vete nga afer. sesi eshte e mundur qe ishte e vetmja nena qe kujdesej, asnje ndihme nga burri nga familjaret e burrit dhe ne fund ata i moren trupat e te vegjelve dhe i varrosen ne fshatin e tyre. ajo kishte vellezer te kundershtonte tua perplaste ne fytyre indiferencen e tyre qe shkaktoi kete tragjedi. ne fund te fundit te pyetej nena ku do varroseshin dhe me polici te plotesohej deshira e saj. nejse keto pak rendesi kane tragjedia kish ndodh nderkohe.

 

Nuk di cfare t'i komentoj ketij tmerri, as qytetarisht, as fshataresisht ...

Eshte gjynah i madh kur femijeve u ndodh nje gje e tille - nuk e meritonin te iknin keshtu. Ata ishin vec femije, dhe nuk ishte kohe e tyre. U qofte dheu i lehte engjejve! Eshte tejet e trishtueshme ...

nuk dyshoj se ajo nene fatkeqe do donte te kish vdek bashke me femijet e vet; 1 eshte dhimbje e madhe po te 4t eshte dhimbje qe e pakta, te cmend.

Sinqerisht, nuk di se si ka mund me dhene interviste dhe nuk di se si mund t'i pergjigjet cfaredolloj pyetjeje me llogjike te ftohte.

Nuk m'habit fakti se te shteti do drejtohet nji pjese e fajit; mgjte, pakujdesia mund te ndodhi me cdo gje, si prej qiriut, ashtu dhe prej hekurit te rrobave...

Ashtu edhe prej fabrikave te bombave ne Gerdec.

Gerdeci eshte krim Lulian po kjo nuk mund te sherbeje ty si rast me perdor ket tjetrin; ky do ishte abuzim. Gerdeci eshte prova se sistemi i drejtsise ne vend nuk funksionon po nuk ka lidhje me ket, mendoj une

Shoh fytyrat e ketyre femijve ,Zot sa t'bukur....Mjer ata ..

 Ky eshte nje mjerim i madh i kujdesit per femijet,ne nje shtet qe kerkon te hyje ne Europ! Indefernca e shtetit vlen shume per te dishiruar, askush nuk eshte arrestuar per kete tragjedi, askush nuk mban pergjegjsi! Ata femije mund te ishin shpetuar ne qoftese do te kishte ligje konkrete per mbrojtjen e femijeve dhe kujdesin e tyre.Po ne nje shoqeri primitive ku kryetari i qeverise pretendon se eshte gati te hyje ne Europ pa krijuar te gjitha kushtet ne vendin e tij, keto tragjedi do te ndodhin edhe ne te ardhmen. 

Me erdhi  shume keq kur pashe lajmet.

t'kam thon njiher qe je gjynof; kam rast me e rikonfirmu mendimin tim

 Po pse o bredho flet sikur jeton ne afrike, dhe jo ne kanada qe eshte shembull i kujdesit per njerezit.  si nuk ka faj shteti? C'ben shteti, vetem 30km larg tiranes? Pale neper male c'behet? Ka bashki, komune a sherbim social ne ate cep te europes qe therret per dite kemi rritje ekonomike. Qe uluret e bertet qe njerzit jane te lumtur dhe amerika dhe vendet e tjera duhet te marrin shembull nga shqiperia. Shtet zeza, keto te shikoje, te ndihmoje te varfrit, se te pasurit dine vete. Po sic duken bathet, ky shtet vetem per te pasurit ekziston.

o Lira, a je n'terezi apo jo? se je t'u fol si do fliste gjyshja ime ose jotja.
E them, shteti mund dhe duhet te marre masa te menjanoje ksi ngjarjesh po eshte gjeja me e lehte te drejtosh gishtin te shteti per cdo gje dhe shof njerez si ky artani qe nuk lejn rast pa bere ket gje...sikur une te ankohesha ktu ne ppu se makaronat qe gatova dje ma shpifen, ky tipi do kish per borxh me shkruj shpejt e shpejt nja 2 fjali ku te bente shtetin fajtor...hidhi nji sy te shpejte cdo komenti qe ka shkrujt ky. Ky shtet qe eshte sot ne Shqiperi eshte larg perfektit dhe cdo njeri e di sa gjera duhen bere prej tij po deri ne 2005 dritat i kishin me "tallon" dhe sot vrapojne me bertit se "mungesa e dritave ishte shkaku i fatkeqsise". Dritat ikin kudo, edhe te ty ne Amerike ose ktu ku jam une; te njoftojne (ka raste edhe kur nuk njoftojne sepse mund te jete defekt); ca do besh ti nqse ndez qiriun dhe i ve flaken shpise?! do besh fajtor shtetin? e thashe dhe me lart, po nqse shpija do kish marre flake si pasoje e hekurit te rrobave ose dickaje tjeter aksidentale?

Faji, nqse kerkon me insistim me e gjet fillon qe te fakti i papergjegjshmerise qe ky prind i ri dhe i papergatit per jeten pati me sjelle ne jete 4 femije...quaje si te dush...mosha e re; injoranca etj, pak rendesi ka. Fakti tjeter ka te beje me ate qe kjo nene u braktis prej babait te femijeve...shteti nuk mund t'i dali garant cdo skenari fatkeq social si ky. Pastaj, harroni se ky shtet sulmohet me cdo menyre te mundshme sa here ben perpjekje serioze te veje ne vend ligjin. Psh, ceshtja e regjistrave te shitjes u instrumentalizu politikisht si cdo gje tjeter thjesht per kapital politik. Eshte e pafalshme per nji politikan ose parti qe te kundershtoje nje ligj ose nen qe synon dokumentimin e te ardhurave dhe qe con ne arketimin e taksave ne baze te ligjit. Jane nga kto taksa qe fillon plotsimi i vrimave te shumta...e keqja jone eshte se i kerkojme kto po mundsisht pa pagu asnji qindarke prej xhepit tone

per krahasim, lexo nji ngjarje te ngjashme si kjo, po jo ne Shqiperi. Do isha kurioz nqse artiani e ka ngrit zonin per ket meqe ka ndodh ne Angli

 O bredho, je ne terezi apo si? Se je tu fol si.... nuk e di kush. Ti leme shakate.

Tani o bredh, mos me co nga artani tek anglia dhe tutje-tehu. jemi ne sukth, 30 km larg tiranes. Kesaj nene nuk i eshte ofruar sherbim social. ka sherbim social ne shqiperi? ka ligj? ka punonjes sociale? keto jane gjerat qe e ofrojne shqiperine me europen, jo diskot. Pra sherbimi social nuk ekziston as rreth e rrotull tiranes. pra jemi si ne afrike. mire qe jemi, po dhe nuk bejme perpjekje ta njohim problemin dhe te luftojme per ta rregulluar.

 

p.s. dhe nje gje tjeter bredho: mos ngaterro  nje aksident ne angli a kudo qofte,  me dicka qe eshte bere plage e shoqerise shqiptare.

leri o bredh te flasin se ketyre ja u ka fajin qeveria edhe kur i tradheton gruja a burri. Kur keta arrijne te bejne propagande me njerez te vdekur, prit edhe me keq prej tyre. Arsyetimi me ta, si psh. qe nena e tyre eshte nje e papergjegjshme dhe shteti ketu po, ka faj qe nuk ja ka marre femijet kesaj gruaje qe shkon e punon naten si kengetare dhe le 4 femije vetem, eshte i kote.

kete po themi bulevardo, qe shteti i zuluve nuk ka ngritur strukturat e nevojshme per te parandaluar tragjedi te tilla. 

p.s. e shikon bredho, je ne nje korsi me bulevardin. 

I kote eshte, por jo vetem, eshte edhe i ndyre. Mire qe "ketyre" ja u ka fajin qeveria edhe kur iua dredh burri apo gruaja, por ty nuk ta ka fajin qeveria edhe kur nje nene e vetme detyrohet te beje lloj lloj punesh, te sakrifikoje gjithcka per femijet. Si kujton ti se ushqehen kater kalamaj? Mos duhet te mos punoje ajo qe te rri gjate gjithe kohes me femijet. Ja dakord qe nuk duhet te punoje e mos i lere femijet vetem, as diten, as naten. Po pa ma llogarit pak cfare asistence te jep shteti? Apo shteti nuk ka per detyre as te jape asistence?

Eshte per te ardhur keq qe i keni thene ndergjegjes kaq hik e pirdhu. Nuk eshte puna ne e ka fajin kjo qeveri apo tjetra, e majta apo e djathta. Kjo eshte ceshtje ne princip. E ka fajin qeveria dhe pike, cilado te ishte. Nuk eshte ceshtje propagande. Eshte ceshtje sociale, e cila duhet adresuar nga qeveria ne menyre qe qeveria te quhet legjitime. Perndryshe eshte qeveri e ndyre, dhe cdo argument qe i del ne mbrojtje eshte po aq i ndyre.

Lulian, nuk bohet fjale me mbrojt majtas ose djathtas; per mu nuk duhet me politizu cdo gje dhe gjithmone se bohet bajat dhe ka rrezik e nuk merret n'konsiderate as kur eshte per t'u mor. Nuk paragjykova punen e saj e as nuk pata nerva me lexu intervisten me thon te drejten e as nuk kam nder mend me e lexu sepse sic e thashe me lart, eshte shume e dhimbshme ajo qe ka ndodh mjafton e tepron me tregu dhimbje. Ngjarje si kto duhen me ndergjegjsu shoqerine krejt e jo thjesht me sherby si kontorno elektorale e demagogji politike. Nji shtet si ky nuk eshte i fuqishem me suportu cdo njeri ne nevoje dhe per fat te keq, kto jane shume e ne nuk shquhemi per naj vend te pasur ku sherbimet sociale jane te vlefshme per kedo. Te jemi te sinqerte, cilado qeveri te ishte, qofte dhe ti nuk kishe me mor masa me parandalu cdo fatkeqsi te mundshme; as kishe me asistu cdo njeri ne nevoje...eshte praktikisht e pamundshme. Prandaj fillohen nga hici dhe dikujt do i ngelet kjo barre; e mira eshte te mos minohet cdo perpjekje serioze ne ket drejtim. Per fat te keq une shof qe politika provokon cdo ndodhi per qellime te ulta klanore dhe aspak ne interes te atyre poshte. Ket gje e bente Sala kur ishte ne opozite; ket gje ja bejne dhe Sales kta te opozites sot. Po u vazhdu ksisoj, nuk pres ndonje ndryshim qofte me Salen, qofte pa Salen

te akuzosh ne pergjithesi, pa u ndalur ku duhet eshte propagande me te vdekurit qe mund ta bejne vetem ata qe i terheq era e kufomave. Njerez qe jetojne ne luks per vete dhe qe nuk kane as kontributin me te vogel personal ne ndihme te nevojtareve dhe qe nuk shqetesohen shume per ta por per propagande. Ti marrim me rradhe: Kjo nene nuk duhet te punonte naten dhe te linte femijet vetem (eshte papergjegjshmeri e madhe kjo), nese nuk gjente pune diten duhej te trajtohej me ate asistence monetare qe jep shteti nepermjet bashkise apo komunes. Nese kjo e fundit ka deshtuar per te ja dhene kete ndihme monetare te shoqerise atehere hajde shkojme tek bashkia Sukth dhe ta veme para pergjegjesise. Kete mundesi ka aktualisht shteti shqiptar. Edhe mua do te me pelqente qe te kishim welfare state si ne Kanada apo vendet nordike e angli po per njemije e nje arsye nuk e kemi. Welfare state ne keto vende ka filluar apo eshte konsoliduar ne vitet 40 te shekullit te kaluar ndersa ne pervec se jemi te patakat financiarisht kemi edhe pak pervoje ne kete. Propagande bejne te gjithe, po cila eshte alternativa qe ofroni, gjithmone ne kushtet e Shqiperise per njerezit ne nevoje? Nese thua qe eshte komunizmi, kete harroje. Dicka tjeter nese ke. Une psh. zgjidhjen e shoh tek zhvillimi ekonomik dhe punesimi, mundesite per te ecur perpara ndersa ndihmen sociale si dicka te perkohshme dhe ne raste qe vijne duke u ulur se kjo nuk eshte zgjidhje.

keto jane gjerat qe e ofrojne shqiperine me europen, jo diskot.

Po pra, Lira, por ketyre sikur t'u kishte share artiani baben, jane hedhur perpjete sikur cfare ka thene.

o artian,  nje keshille keshtu miqesore. kur shkruan komente, rilexoi njehere para se ti postosh.  bile 2 apo 3 here do thosha....

pershembull, cfare do te thuash me kete:

Ata femije mund te ishin shpetuar ne qoftese do te kishte ligje konkrete per mbrojtjen e femijeve dhe kujdesin e tyre.

domethene, cfare ligji duhet te jete ky qe do te mbroje njerezit nga aksidentet. kur vdesin njerzit ne rruge nga aksidentet automobilistike (ne Shqiperi e gjetke...),  apo shperthimet e sistemit te gasit etj etj, ndodh per shkak te  mungeses se ligjit, sipas teje ?!

kjo qe u ndodhi ketyre femijeve, eshte fatkeqesi e rende artian. ku natyrisht shteti, ka ''gjynahet'' e veta..  po kjo nuk do te thote qe ne ta shfrytezojme pikerisht kete fatkeqsi,  per te thene traplleqe vetem e vetem se jemi kundershtare te qeverise..  domethene,  pak respekt per kujtimin e ketyre femijeve....

p.s  ka tema te tjera ketu sa te duash, qe te shash Saliun,  qeverine e ke te doje qejfi ty..

 

me fal se nuk dua t'ju prish rrjedhen e debatit, por togfjaleshi gjynahet e shtetit nuk duhen futur ne thonjza...jane reale dhe shume te medha ne kete rast.

korigjim i drejte....

por nuk mund ta redaktoj dot me.

Aman ki perendi e mbylle se ta shpif...Ik e shkruj nder tema te tjera.....

Mjerimi ta shpif, te acaron, dhe le te mbetet mbi te gjitha jetim:

http://www.panorama.com.al/panorama/images/aktualitet2/tragjedi%20e%20tmerrshme.jpg

Keto jane kushtet nen te cilat jetonte kjo familje.

Kjo femer, e martuar 15 vjec, qe per sa kohe ishte e martuar rrihej vazhdimisht, nuk vazhdonte dot me dhe kerkoi divorc.  Kemi diskutuar ketu shpesh here mbi dhunen ndaj grave, dhe pamundesine e tyre per t'u larguar nga ai ambient per shkak te faktoreve ekonomike, sidomos ne shtresat e varfra te popullesise.

Megjithate, pati guximin dhe kerkoi divorcin, dhe femijet i mbajti vete.  Nga ana tjeter, gjykata nuk e detyroi burrin, nje tjeter te papune, te paguante per femijet.  Bashkia i mohoi, me gjithe kerkesat e saj, asistence sociale.  Tani, une nuk e di cfare kujdesi kishte ne dore kjo femer aktualisht dhe s'beri kujdes.  Nqs shteti s'eshte fajtor, shoqeria s'eshte fajtore, nena s'eshte fajtore, kryefamiljare qe kane djegur veten e kane vrare veten se s'kujdeseshin, s'ushqenin dot me femijet etj etj etj Kush eshte Fajtor?  

Mire, faji le te mbetet jetim.  Por per sa kohe qe faji mbetet jetim, s'do flasim dot as per zgjidhje. 

monda sa per te konfirmuar dicka. cifti nuk kishte bere divorc. pra gjykata ska ti te detyroje burrin te paguaje per femijet kur nuk eshte bere divorci.

Po ky burre qe i thote vetes baba nuk kishte ndonje pergjegjesi per ata kater femije qe kishte sjelle ne jete? Apo kjo lloj shperfillje ishte nje menyre per t'i bere shantazh te shoqes "qe ti s'ke per t'ia dale dot pa mua dhe prape ketu ke per ta sjelle koken!"

Per mua, ajo grua qe pat guxuar te arratisej nga dhuna e te shoqit dhe e vetme rrekej te mbante e te ushqente femijet me buke eshte heroine! Fatkeqesia dhe makthi i saj, me vjen keq ta pranoj, sapo ka filluar!

Ska rëndësi mjerimi. Rëndësi ka që sot ne ia futëm Bosnjës me festë. In ur face Bosnja.

 

 Lulian, fajin e ka qeveria po aq sa e kemi ne te gjithe. Ne e kemi zgjedhur cdo qeveri, aq i kemi mundesite tani per tani, shqiperia eshte akoma e varfer dhe fatkeqesisht ngjarje te tilla do te kete akoma. Ndaj para se te akuzohet qeveria per gjithcka duhet te shikojme njehere veteveten. Qeveria eshte reflektim i stadit tone aktual si shqiptare.

 Tmerr i vertete. Fajin e ka sa nena po aq dhe qeveria apo pushteti lokal qe nuk i kish lidhur asistence. Njerez qe vuajn per buken e gojes ka me mijra ne Shqiperi dhe faji kryesor per kete gje i bie qeverise. 

o Pjer, po prindi a ka naj pergjegjsi ne ket rast? se tek e fundit, ca mesazhi po jep, qe lindni femije edhe kur nuk keni kushte se shteti garanton rritjen e tyre?! ky nuk eshte shtet social dhe shtet social nuk mund te jete nji shtet i varfer si Shqiperia, t'i lejm batutat - ky eshte realiteti.

 Eshte gjeja me normale te fajesosh shtetin per nje ngjarje qe mund te ishte shmangur sikur shteti te kishte qene shtet si ne ato vendet ku ka shtet. Kur thuhet ky shtet ka faj, eshte fjala edhe per ata qe kane qene perpara Sales. Ndersa ti e sheh boten vetem qe nga prapanica e Sales, dhe qe aty vetem karrigia e Sales duket. Dhe per ate karrige te djeg dhe nis te kruhesh ketu,  dhe arrin te gjesh fjale te fajesosh nje nene qe ka humbur kater femije. Vetem per karrigen e Sales, se kushdo te ishte tjeter ne pushtet, do ta kishe share edhe ti si te tjeret... Mjaft folet nga prapanica e Sales. Eshte nje ngjarje e rende qe ka ndodhur kryesisht per shkak te mungeses se nje shteti te rregullt, jo sot, por qe para 100 vjetesh e deri me sot. Prapanica e Sales le te rrije e qete, me gjithe tipat qe mban brenda. S'e kuptoj se sa perfitim duhet te kete njeriu nga nje qeveri, qe te arrije te perflase nje nene qe ka humbur kater femije. Boten te me jepte nje qeveritar, s'do ta ulja kurre veten aq poshte per ate qeveritar. Me mire s'do te flisja fare.

boll lakove 'prapanica' o trap me zile. Mos lidh cdo gje me kuq e blu, jo me mu t'pakten se une e kam lidh jeten jashte prapanices te ngrohte te njonit apo tjetrit. Nqse nuk rri dot pa ju referu, referohu n'veten e pare njejes. Une po flas objektivisht i pandikum prej njonit ose tjetrit. Nqse ke gjo me thon, fol ne ket linje, mos bej derr-derr per sali e edvin

 Une kam debatuar shume normalisht me te tjere nga pikepamja sociale.
Ty sa te shane shtetin, kerceve perpjete. Njeriu eshte njeri e duhet vene ne plan te pare. Kur te behesh prind do ta kuptosh se c'do te thote te akuzosh nje nene qe i kane vdekur kater femije, vetem per te mbrojtur nje politikan. Kjo teme s'ka vend per politizim, eshte mekat. Ne kete gjendje i kane lene fshataret te gjitha qeverite, qe nga zogu e deri te Fatos Nano, dhe e njejta gje do te kishte ndodhur dhe po te ishte Rama ne pushtet... sepse ne mentalitetin tone mbizoteron korrupsioni... por te pakten mos u bjer ne qafe atyre qe e pesojne. Sado te perfitosh nga nje qevertar, dava lekesh jane te shkretat. S'duhet te bjere njeriu kaq poshte.

 po si mer bredharak ka pergjegjesi prindi? ku ka kohe te menoje per mesazhe ajo kur duhet te punoje per buke e me burrin qe eshte zhduk? jeni a sjeni njerez. ca beni kshu, boll tema keni per te mbrojt kta politikane qe po lene robt te vdesin rrugeve prej kaq vitesh. i keni nxi gjithe temat e tjera me politike e idoltari. ikni vazhdoni nxijini anej. mbajeni veten sa per te kjo teme, sa per njerzillik.

merr fryme njiher; lexo prape ca kam shkrujt dhe mundohu t'kuptosh gjysmen e asaj te pakten para se me m'u drejtu. Se eshte shkrujt ne shqip dhe jo aq e komplikume. Une them qe shteti mund dhe duhet te beje me shume po individi nuk mund te zhvishet nga pergjegjsia thjesht sepse i ka rene fatkeqsia. Ktu nuk eshte ceshtja a tregohemi te mallengjyshem apo jo; nuk ka njeri te mos jete. Po une e ti te pakten mund te jemi dhe pak objektiv, ndryshe prej kesaj nenes qe i ra kjo fatkeqsi ne koke. Vere veten ne vend te saj...je pa shkolle, shume e re per me qene nene por lind 4 femije...burri te braktis dhe cila eshte zgjidhja? oh po, shteti...si ato dhjetra lajme qe shof ose degjojme perdite: familje e varfer - shteti duhet te mendoje!; femije qe ka nevoje per operacion te kushtushem jashte - shteti, kush tjeter?; rreshqet toka dhe demton shtepine, hopa!, shteti duhet ta rindertoje! per mos me kalu te ato me qesharaket kur fermeri jep interviste te tch se shteti duhet ta demshperbleje per prodhimin e munguar sepse privati i shiti faren e keqe te misrit etj. A kuptoni sa naive eshte kjo pergjigje?

Kultura e trashegume nga socializmi se shteti mendon ne vendin tone ka hedh rrenje thelle. Plus, vej re se te ne mungon nji kulture per rolin e shtetit dhe ekziston nji papergjegjshmeri e skajshme e individit per veprimet e veta. A je e ndergjegjshme ti dhe te tjeret se nji shtet me i pergjgjshem social do te thote se individi duhet te paguaje me shume taksa por se edhe kjo nuk do mjaftonte? se prape do kish nji vakuum qe kerkon perfshirje te vete individeve te organizum ne shoqata joqeveritare me mision social dhe jo pseudoshoqata qe synojne vec me vjedh fonde, dmth kerkohet ndergjegjsim para se gjithash. Ca idolatrie shef ti ktu? apo e perdor si fjale me tingllim te vecante? Mos lexo komentin tim permes atij qe ka shkrujt xp se nqse varej prej meje as berisha e as rama nuk jane modeli i politikanit qe ka nevoje ai vend, biles bindem gjithmone e me shume se jane pikerisht kta te 2 ne vecanti qe jane bo pengese. Personalisht, nqse do duhej me zgjedh mes politikes sot dhe saktivistes fjala vjen, votoja per kto te fundit, jo perj ideologjise sesa prej idealizmit.

ti xp, ik e var nji gur te rond n'qafe dhe perdore n'menyre te dobishme diku n'liqen ose det.

 ..qe bredharaku eshte cop mishi kjo dihet,sepse nuk kupton qe kjo ngjarje ka lidhje me shtetin, gjithmone kur flasim per nje shtet qe ka nje administrate fuksionale ne te gjithe teritorin e vet,qe nga qendrat e deri tek periferite ku banojne shtetasit Shqiptare.

Djegja e femijve zbulon  menyren se si jetojne shumica e  njerzeve ne periferite e qyteteve "te zhvilluara"

Nena me 4 femije jetonte ne nje kasolle lopesh thjesht,per komunen e Sukthit, si numer, pa as nje vlere sociale.

Ndoshta vetem per ti grabitur asaj nje vote ne kohen kur behen zgjedhjet.

Per anen sociale komuna nuk mban as nje pergjegjsi per jeten e banoreve qe ka ne administrim. Per cfare eshte Komuna, cfare fuksioni ka komuna? Nje familje jetonte ne kasolle lopesh! Eshte e drejte qe femijet te mos kene as nje ndime financiare nga shteti?.

Per cfare duhet shteti ?Per tu pasuruar pusht-tetaret? Pse Shteti nuk ndihmon femijet financiarisht kur prindrit kane probleme me papunesisne ose pamjaftueshmerine e te ardhurave? Faktet tregojne se papunesia eshte ne rritje dhe divorcet pershkak te saj jane ne rritje gjithashtu.

Te shkret erdhen nga Dibra ne Sukth per nje jete me te mire, dhe gjeten vdekjen, ne vendin e bollikut!

"rrofte" Sali Berisha dhe bredharaket!

Ke shume te drejte! Une them qe komuna duhet t'u bleje te gjitheve shtepi tek Rolling Hills!

 Komuna nuk ka nevoje te bleje ka nevoje te kontrolloje teritorin e vet sic ben Rolling Hills dhe tragjedite nuk ndodhin!

Si propozoni juve qe duhet t'a kontrolloje komuna territorin e vet?

 ore bredh dhe ti bulevard. e merrni vesh qe jeni duke folur sikur ne po kerkojme sherbimin social me te lartin ne bote. po pse o njerez, aq keq eshte shqiperia per te paguar nje  dhe vetem nje, punonjes social, qe te mbuloje raste te tilla (varferise jo vetem ekstreme por edhe single-parent) ne disa fshatra bashke. Mos e merni politike, se nuk po iu shan njeri partite. shteti ore zoterinj, shteti shqiptar, c'ben? Ka ligj? Se ka 20 vjet qe behen ligje.  po s'pati ligje per femijet dhe kete kategori njerezish, c'shtet rrumpalle eshte ky?

Vijme ne konkluzionin qe keta qeveritare nuk cajne koken ( jo se nuk ka mundesi qe te behen ca gjera). 

 

C'tmerr!

Dhe ato pseudo meshkujt me mustaqe qe s'lejojne te emen as te iu hedhe nje grusht dhe siper. Ato mustaqexhinjte qe kane vene ligjet e tyre shoqerore anadollake para mireqenies te kater shpirtrave te pafajshem, marrin dhe guximin te shkojne te pervetesojne ato trupa te sterkequr nga varferia te iu ngele ne dere nderi mesjetar. I mbulofte turpi!

po prandaj nuk behet shqiperia se jane keta mustaqexhinjte qe mbajne Salibanin ne pushtet, jane keta qe jo vetem tia liberltizosh levizjen per jashte vendit, por dhe sikur ti sponsorizosh per nje udhetim turistik, nuk te levizin nga vendi, se nuk ka pastaj kush tua laje kembet me uje te ngrohte per nate.  

   Tmerr. Mos i rafte njeriu per hise. kush esht ai baba qe i le kater kalamaj nje gruje qe ska buke me mush barkun. Habitem se qysh ka rob qe i ven fajin ksaj nene  per te mbrojt ket fare te qelbur politikanesh qe na pijne gjakun prej vitesh. 

O admina, ka mundësi ju lutem ta mbyllni fare këtë temë? Është gjynah të përdhoset kujtimi i atyre fëmijëve në këtë mënyrë. Mbyllini komentet më mirë. Këtu nuk komentojnë njerëz.

 

Edhe i japim te drejte qe shajne qeverin per indiferencen , kane vdekur kater femije te vegjel , faji i fukarallekut.

Po pse perdorin shprehje te marra nga krimineli e ajo kurva Parti  ?

Sa ju ka qa zemra per Anen kater vjeçe kur plumbi  i mitralozit 12.7 i çau zemren.

Zemra e Anes ishte sa nje grusht femije.

Po pirdhnu more kriminel e femije kriminelesh.

Mnjf perfundimisht ti i ke vene vule vetes. Ti nuk hyke tek njerezit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).