Gjuhet e disa njerezve te njohur ne Gjermani jane bere pjese e nje fushate publike qe promovon mesimin e gjermanishtes si nje menyre e mire integrimi per komunitetet e emigranteve ne vend. "Fol. Behu pjese e jetes" eshte slogani i fushates. Ceshtja e integrimit ne shoqerine gjermane te emigranteve ishte edhe tema e nje konference kombetare te kryesuar nga kancelarja Angela Merkel. Per fushaten, gjuhet e personazheve publike jane lyer me ngjyrat e flamurit gjerman. Nder personazhet e zgjedhur perfshihen futbolliste dhe artiste te njohur, me origjine te huaj.

 

Burimi BBC.

37 Komente

Keto gjuhe, te cilat dikur erdhen, bashke me trup e gjymtyre, per te punuar e rindertuar Gjermanine, funksionin per bukuri kur nuk llapnin. Nuk u duhej te llapnin, se, fill pas shfrytezimit, duhej te largoheshin, dhe askush nuk do te donte qe flamuri gjerman ta gjente veten mbi siperfaqe te huaja e te qullta.

Integrim leshi; ca s'duan, ca jane gdhe, ca bejne seks per ntegrim, ca bien ne dashuri me llapa ekzotike, e te gjithe kane Frike... Pastaj, c'eshte ky integrimi ne fund te fundit?

ca bejne seks per ntegrim, ca bien ne dashuri me llapa ekzotike, e te gjithe kane Frike... Pastaj, c'eshte ky integrimi ne fund te fundit?

 

Nuk e di c'eshte, por ajo pjesa e te berit seks per integrim them se s'duhet lene pas dore. smiley

 Ketu nuk eshte puna tek gjuha djema, sepse gjermanishten e mesojne brenda vitit te gjithe, por tek perplasja e dy qyteterimeve, atyre turq + lindjes (arab, pakistanez etj) dhe gjermanve, perplasje e cila kohet e fundit po del me ne pah,  kuptohet dhe per shkak te krizes, krise qe ka sjell frike per vendet e punes dhe falimentime masive. 

 Pjer qe te mesosh Gjermanishten nje njeriu qe ka mbaruar universitetin i duhet te pakten 4 vjet qe te ndjekesh Gete Institut ose shkolle tjeter dhe jo me me pak se 30 ore mesim ne jave.

besoj se pjeri flet per aq gjuhe sa duhet qe mos hash vetem donner por te porosisesh dhe ndonje birre simas midese.

Gjermanishtja ? - Gjuhe e poshter, e qelbet, qe kurre se msova dot, sado u perpoqa. Deshtimi im i pare dhe i fundit, ne sferen ntelektuale kuptohet  smiley

p.s. se harrova fare Merkel - kokrra katunares smiley

ahahhaha ruzhdije mendjen per birra dhe donera ne te dyja smiley

une vdes per gjermanishten por 2 here qe e kam nisur s'me ka ecur (me ka braktisur profesori pa pike meshire).

po demek kshu thone pra

great minds think alike

smiley

plaste syri i keq

 

 Nuk quhet deshtim po te mos mesosh Gjermanishten,Gjermanishten e meson ai qe i hyn ne pune,pra nuk eshte si Anglishtja qe te duhet ta mesosh patjeter.

per mu eshte deshtim, kur fut leke, kohe dhe mundim mendor, dhe ne fund nxjerr ose merr nje mut  smiley

Ruzhdie eshte gjuhe e veshtire po e fuqishme. Behet akoma me e veshtire kur nuk ke mundesi per ta praktikuar. Vetem se ska qejf me te madh se p.sh. kur lexon Remarkun ne origjinal.

Nuk zhbehen me fushata dhjetra vjet tradite. Keto jane fjalet e nje forumisti (ndoshta gjerman) ne "Spiegel Online" 

"deutsche gesellschaft war und ist immer noch rassistisch, spiessig und verklemmt"  vazhdon ai me tej.

zonja merkel smiley,

besoj se edhe ju herepashere futeni (pa dashje) te wikipedia. po te gjeni 20 minuta mund te lexoni histori dhe kuriozitete te shumta mbi gjermanet qe emigruan ne shba pergjate shekujve 19-20, sidomos per qytetet, lagjet dhe birrarite e tyre te famshme, ku dominonte gjuha, kultura, dhe ndonje debat socio-komunist tipik gjerman.

ne fakt u futa per t'i thene pjerit me siper: o pjer, e ke vene re qe tek peshku ka edhe plot goca, apo cupa, apo gra, apo femra, si te preferosh t'i quash?

trop, mbase ta ve re ty, se une ia kam thene urte e bute nja dy here, po hic lol.

Meqe ra fjala, per Wikin, nuk e kam pare, do thoshte Merkel smiley. Thote gje Wiki per rreth 18 mije amerikane-gjermane ne Midwest ne 1918 qe perfunduan gjyqeve se flisnin gjermanisht ne vendet publike?  

kur te nise turqia luften e trete boterore besoj se do t'i hyje me teper ne pune ky informacion merkelit. dhe pastaj do ta suplementoje analogjine me justifikimin qe te drejtat e njeriut perpara nje shekulli ishin ku e ku me perpara se ato te sotmet. por me mire te behet analogjia qe kontributi i vyer i turqve ne fushen e donerve, ashtu si kontrobuti i vyer i gjermaneve ne fushen e birres, e meriton perqafimin e ketyre grupeve ne vendet emigrantpritese.

Pjeri le te vazhdoje se, une per vete i lyej syte me make-up cleaner, e zhduk cdo gjurme buzekuqi si dhe e pres gershetin kur behem gati per ppu-ne. smiley 

gjermanishten e mësojnë brënda vitit të gjithë

 

hahahahahahahahah

më fal ë, nuk e kam me të huajt, se mos keqkuptohemi

 Ide e cuditeshme per te sjell qyteterimin kjo e gjuhes (se gojes) ne fakt keto Gjermont kane metoda te cuditeshme sepse edhe ministri i tyre i jashtem do me e sjelle qyteterimin me ane te prapanices,por Gjermaneve nuk ua ka fajin qyteterimi i te huajve,qyteterimin me shume duhet ta kerkojne tek vetja e tyre ose e thene me ndryshe kane probleme shume me te medhaja dhe njeri prej tyre eshte se nuk bejne femije qofte prej karrieres qofte prej frikes,dhe ketu qendron dhe thelbi besoj sepse shume femra Gjermane te nivelit te pa arsimuar kane gjetur ngushellimin te martohen me te huaj dhe keta te huajt duken se jane shume hamshore perballe impotences se theksuar te burrave intelektuale,dhe bejne dy tre femije,ketu fillon problemi sepse burrat e huaj jane me potenciale karshi nenave Gjermane dhe i ushqejne femijet me kulturen dhe gjuhen e vendeve nga ato vijne.

 Po ci qan hallin qyteterimit te gjermaneve o burr, e kane treguar ata me shtetin e fuqishem qe kane se sa te afte jane, e kane treguar me filozofi, art, shkence, muzike, teknologji. Kurse keta hamshoret qe vijne aty e tregojne kulturen e tyre me doner dhe qebabp.

 Po jo mor se nuk po i qaj hallin,po me qe ra fjala.

Çok güzel! smiley

turqit me ko-qe do ta bejne Gjermanine turke. Ktu kemi per te qen.

Djema une kam qene ne Gjermani 2 vjet e 2-3 muaj, (1992-1994) dhe pas nja 6 muajsh (ne mos gaboj) fillova shkollen/kursin per gjermanishte. Te mos mburrem kur mbarova kursin, komunikoja me gjermanet pa problem, deri diku kuptoja lajmet dhe filmat, pra tv. Kur u largova nga Gjermania, flisja rrjedhshem gjermanisht, kuptohet jo si gjermanet, por me mire se racat e tjera, dhe kjo ndodhte me te gjith shqiptaret. 

 Edhe kur erdha ne Belgjike (1999) ne fillim komunikoja gjermanisht me flamanget, me vone fillova shkollen per mesimin e hollandishtes, dhe te them te drejten sapo mbarova klasen e pare, flamanget me thonin; "ou, sa mire e flet hollandishten ti, ketu ka emigrante nga 10 vjet dhe nuk e flasin kaq mire gjuhen tone."  Kisha mesuar me shume se 2000 fjale. Dhe kush, une pertaci i gjuheve te huaja, se kish shqiptare qe kishin mesuar me shume se mua. 

Ne emigrantet shqiptare (eshte e çuditeshme), mesojme gjuhen e huaj me shpejt se racat e tjera. 

Problemi qendron sa mban uje pilafi , pa i prekur gjermanet deri ne ashte ...me sa duken gjasat pjesa e tolerances se unit pa prekur instiktet genetike dhe te ligjit xhungles ka shkuar ne ekstremet e limitit  ... po ti rikthehemi histrorise gjithe Europra lodronte ne shfrenimin e qefeve sybylluzari ndaj realitetit te ri gjerman ne fillimet e ngjizjes se prapaskenave para luftes se dyte boterore ...

Te gjithe shtetet me te zhvilluara Europiane Anglia , Gjermnania , Franca qe kane qene vendet me intensitetin me te larte te huajve ...kane ndertuar dhe luftrat ....

Koha do tregoje nese rraca njerzore eshte zhvilluar aq shume sa duhet per te pranuar globalizmin dhe multikulturalitetin ...Mos jane turqit ne kohet e sotme te pozicionuar si judet.....???!!!!

http://www.youtube.com/watch?v=gQQU3tahEm8

 

Te nderuar bashkellafazane,

 

Pasi lexova artikullin shava nga shpia autorin, me pas ju futa komentareve dhe shava veten qe ju lexova. U rrukullisa njehere faqe me faqe dhe nga merzia qe te jep e djela dola ne perfundimin se me mire me llapaqenet se sa i mencur edhe vetem! ..jo edhe aq vetem se gruaja Gjermane mu ka mbyll n'guzhine duke bo byrek smiley

 

Artikulli ne fjale nuk jep nje shpjegim te qarte se ne cfare rrethanash politike dhe debatesh nderkulturore ndodhet Gjermania keto dite. Mungesa e kesaj pasohet edhe me mungesen e djenise qe vet-lexohet per proceset politike e sociale ne Gjermani nga publiku Shqiptar -nga ku rrjedh, edhe ky debati shterpe dhe pa asnje produkt te hajrit qe mund te priteshe nga PPU-ja.

 

Gjermania eshte, ashtu si Shqiperia, nje shtet Evropian dhe me nje kulture te konsoliduar qe edhe krijuar natyrshem me procese ndikimi nga jashte dhe te brendeshme. Si krahasim te kundert mund te marrim shtetet USA, Australi e Kandada qe kulturen dhe shtet-perberjen i a detikojne historise se krijimit e zhvillimit te sotem nga faktoret migrues qe prodhuan multi-kulturen si baze, te tashme dhe te ardhme te detyruar.

Ndersa jetojme epoken e diktatit ekonomik dhe cdo hallke shoqerire po vihet ne kandarin e analizes kohore, eshte evident perplasja "e qyteterimive" ne interes te atij qe di te mbrohet, dallohet e shnderrohet per mire a per ke do ta faktoje koha... Ne Gjermani ashtu sikurse edhe ne Evropen perndimore, tashme kane dale ne pah te fuqishem perplasjet dhe mos-pajtimet midis elementeve baze te popujve sic jane Kultura, Ndergjegja, Psikologjia, Temperamenti e Interesi i Rracave njerezore me karakter nderkombetar. Kjo eshte nga njera ane produkt i rezultatit te Lufte se Dyte Boterore dhe ndikimi i saje politik e shoqeror (qe sigurisht ka bazen e saje te kuptueshme) dhe nga ana tjeter rezultat i Globalizimit te Ekonomise e Shoqerive Boterore ku lindin edhe perparesite a problemet qe lidhen me zgjerimin a zhvendosjen e interesave/pushteteve/produkteve politike e ekonomike ne mbare Boten. Kjo ben qe Shoqerite popullore (deritanime te ndertuara a nen funksionin e traditave qe u krijuan ne baza historike) te perballen me ndryshimet thelbesore fizike, fizionomike e psikologjike qe shkaktojne EDHE frike e pasiguri tradicionale.

 

Pasi rroka perciptaz natyralitetin e Gjermanise/Evropes perendimore dhe ate te USA(Kanada/Australi shohim se, kemi dy sisteme psikologjike te ndertuara paralelisht qe ne shkallen politike, ekonomike, kulturore i diktojne njera-tjetres dhe luftojne (konfrontimi i gjithanshem i blloqeve politike nuk exziston me per shkak te deshtimit te brendshem te socializmit) per ideologjine e Shoqerise "perfekte" te te ardhmes! Pra lufta per pushtet Boteror shkakton njesoj si ne mesjete tek rivalitetet kolioniste, ferkimet e hallkave qe perbejne shoqerite nacionale per tu perfeksionuar, pershtatur e ri-vleresuar pozicionet a aftesite sociale te secilit, gjithnje ne interes mbijetues a sundues.

 

Ne USA/Kanada/Australi pretendohet politikisht (dhe eshte bere sistem shoqeror tashme) se Shoqerite perfekte te te ardhmes mund te dalin nga perzierja e kulturave e rracave njerezore sepse keshtu eleminohet rreziku i luftrave kulturore e ideologjike ndermjet popjve te Botes. Kjo lindi dhe ushqehet nga vete fakti sepse ne keto vende, tradicionaliteti dhe boshti rracor nuk ka nje tradite qe i detikohet X apo Y populli por eshte produkt i kontributit te te gjitheve (nen moton sallate+mish+banane+oriz+dhalle jep ushqimin perfekt sepse ne nje tenxhere jane te gjitha kalorite e duhura -ose hajde te prodhojme tabletat e ushqimit universal!?)

 

Ne Gjermani/Evrope ky lloj mish-mashi nuk eshte i duhur sepse cdo gje ka nje zanafille dhe emertim qe lidhet me vete popullin autokton qe biles, me ane te aftesive te tije eshte edhe furnizuesi kryesor i Botes. Ka edhe nje xhelozi a pretendim qe buron edhe nga mekanizmat vetmbrojtes natyral te cdo populli qe nuk pranon nje shperfillje a tjetersim te tille te shoqerise se vet ne keto permasa e shpejtesi qe po i "diktohen" nga globalizimi apo Kampi Amerikan.

 

Te rikthehemi edhe njehere atmosferes Politike e Sociale ne Gjermani ne lidhje me te huajte qe po na jep percipaz artikulli:

 

Gjermania, ne vitet e ri-mekembjes ekonomike dhe (nen diktatin politik te USA) te transformimit te shoqerise Naziste ne nje shoqeri te hapur demokratike ndermori jo vetem hapa pozitive/produktive por edhe hapa qe ne kohen e sotme rezultuan te gabuara ose te pamatura mire. Njera nga keto hapa ishte thirrja e krahut te punes nga vendet me kuture JO-evropiane dhe toleranca e egzagjeruar e te drejtave te tyre kulturore deri ne anashkalimin e plote te kultures e jetes Gjermane vendase, duke shkaktuar padashje edhe kantonizimin kulturor e social brenda Gjermanise me ndikim te madh ne shoqerine e sotme. Ky konservim dhe tolerim i kulturave te lloj lloj rrace pa rrenje Evropiane rezultoi jo pozitiv ne aspektin e nje shoqerie me te mire apo ndac "perfekte" qe pretendoheshe te arriheshe. Sot ne Gjermani shoqeria eshte e konfrontuar me mish te huaj brenda vetes qe anashkalon/ironizon/perjashton pjese te tera te shoqerise qe duhet te bashkejetonte e funsiononte paqesisht e ne harmoni. Ketu mund tia veme fajin edhe gjermanit vete per neglizhencen e labilitetin qe e karakterizoi ne vizionin fillestar shembullor por edhe vete kulturave (Turqit, Arabet) internacionale qe nuk jane te afta apo te gacme te intergrohen, respektojne a pranojne kulturen e vendit mik-prites!? Sot ne Gjermani po behet nje analize e pergjithshme e kane lindur pyetjet serioze qe duan pergjigje te shpejte rreth zhvillimit e te ardhmes se shoqerise Gjermane. Keto frymezohen nga statistikat, gjendja sociale e prektshme ne te gjithe hallkat e shoqerise dhe nga oratore me guxim si psh. Sarazin me librin e tije te fundit rreth problemeve sociale dhe gabimeve te vertetuara ne te kaluaren. Kjo nuk ka te beje fare me ri-kthim te Gjermanise ne nje shoqeri Naziste sic mund te konceptojne disa mendjeshkruter por me nje analize te shendoshe dhe kerkimi te zgjidhjeve paraprake e te dobishme ne etapen e rradhes se nje shoqerie. Gjermania eshte nje nga Shtetet qe kane nje tradite te forte te strukturimit filozofik e psikologjik te shoqerise se saje nga ku ka rrjedhur edhe shume nga ajo cfare sot ne Bote dhe lavderohet si arritje kualitative te Shoqerise.

 

Pra, me dy fjale shkurt se u be Byreku dhe Gruaja ka shtruar tavolinen, Gjermania e sotme ka nje problem me Turqit e Arabet qe nuk duan e nuk jane ne gjendje te intergrohen sepse jane pikerisht ajo rrace e shpifur qe i mbajtem ne kurriz ne Shqipot per 500 vjet me rradhe! Gjermania nuk jane Shqiperia qe jane han e hale per te gjithe, Gjermania eshte e vetedijshme per historine, gjeografine, kulturen e kontributin vet ne Bote dhe nuk e sheh te udhes te beje nga shoqeria e shteti i vet nje vend pa identitet e rrenje sic jane USA/Kanada/Australi. Ajo, me te drejte kerkon qe te respektohet, verehet dhe te jetoje brenda dhe nga jashte ashtu sic ka jetuar gjithnje si Zonje mes Zonjave secili ne kufinjte e vet. Ne Gjermani ka arritur deri aty sa Gjermani vete perjashtohet e diskriminohet nga Turqit e arabet si mish i huaj. Kjo gjendje eshte pikerisht shembellimi i mentalitetit gjysem hene (flamuri gjysem hene ka kuptimin e zmadhimit dhe mbreterimit ne rritje te myslimanizmit ndaj popujve jo-myslimane) qe mbartin keto kultura. Gjermania kerkon te korrigjoje dhe japi nje sinjal te forte se te japesh doren nuk do te thote te marresh krahun a me teper. Keto zhvillime ne BE duhet te jene sinjal per eliten Shqiptare te rrezikut te Shoqerise Shqiptare qe i vjen nga hapja e dyerve nen petkun e ndihmes Islamike!

 

Kev

 

 

 

 

 

 

 Edhe per mendimin tim, tere problemi mund te permblidhet ne ato rreshta qe permend Pjeri.

 Kevi...me duket se nuk i thone 'detikim' por 'dedikim' dhe jo 'gacem' por 'gatshem'.

Ne fakt dhe  ameriqent i kemi perkedhelur ca si shume ....do blej Nokia javes tjeter jo i Iphone ....hahaha...

Merkeli e tha troç, kena dështu me integrimin e të huajve. Tani mbeten të marrin hapat alla-Sarkozy. Javash-javash.

Po shifsha "Band of Brothers" maratone kete fundjaven qe kaloi dhe mu kujtua dicka.

Gjuha gjermane me duket shume melodioze kur ajo flitet nga nje person nen tyten e nje arme duke u justifikuar se ai nuk eshte nazist...

hahaha...per t'saten here e pe?

Une e kam pare copa-copa dhjetevjecarin e fundit. Po kete weekend qe shkoi u ngula e i pashe te gjitha episodet njeri pas tjetrit.

Ky serial duhet te jete i detyruar per femijet e shkollave ne Gjermani, qe t'ju kujtoje se c'kane bere parardhesit e tyre...

Kurse ne plako na takon te vejme lulekuqen mbi xhakete ketu ku jemi per rrespekt te atyre qe kane rene ne cilindo kontinent gjate WW2.

vallaj, cik e zorshme per mu me e von ate, do m'dukej vetja si hipokrit kur s'kam shum qe kam leviz (mgjse, edhe mas 10 vjetesh prape nuk kam me e von)

merkeli nuk ka te drejte plotesisht per mendimin tim. Ne radhe te pare eshte besoj mentaliteti i prapambetur i shume popujve emigrante ne gjermani para se te themi deshtimi i shtetit gjerman ne integrimin e tyre.

Per mendimin tim , kur dikush emigron  dhe mendon te jetoje ne nje vend tjeter do te thote qe ai do te behet nje nga  ata qe jetojne ne ate vend, pra rrjedhimisht atij do ti duhet te lere menjane nje pjese te vetes se tij se meparshme dhe te perfitoje e pervetesoje zakonet dhe mentalitetin e vendit ku rri dhe ku mendon te vazhdoje te jetoje.

Ne rast se ky vend nuk i jep atij mundesite dhe barazim ne shkollim, ne punesim, e ne te gjitha fushat e jetes , atehere mund te quhet deshtim i shtetit ne integrimin e ketij personi. apo grupi shoqeror. ( shume shkurt)

Fatkeqesisht, kjo nuk ka ndodhur, pra shteti gjerman i ka ofruar kryesisht te gjitha keto te huajve pa perjashtim. Fakti eshte shume emigrante, te ardhur  nga lindja si psh polonia, sllovakia, ukraina, rusia, bjellorusia, hungaria, cekia etj, si edhe te gjithe ish BRSS me origjine gjermane ( mbi 1 milion) , kane nje shkalle shume te larte integrimi. Problemi qendron me rracat jugore, si portugez, spanjoll, italian, grek, turq, ish jugosllavet (serb-kroat-boshnjak-maqedon-kosovar dhe pak fare slloven lol; italianet ne gjermani kane qene nga italia e jugut). Nga keta, turqit per shkak te numrit te tyre me te madh kane deshtuar me shume se te tjeret ne integrimin e tyre, sepse ata kane vazhduar te jetojne me te njejtat zakone dhe mentalitet si ne Turqi.

Pra per mendimin tim , fajin nuk e ka gjermania, sepse gjermania ia ka dhene shansin ketyre popullsive emigrante per te punuar dhe jetuar ne gjermani, fajin e kane ata qe nuk e kane rrokur kete mundesi dhe te ndryshojne veten dhe mentalitetin e tyre te prapambetur , ( ballkanas apo turk apo europiano-jugor)

Dhe afermendsh, nese dikush e le shtepine e tij atehere rrjedhimisht atij i bie barra me e rende per tu pershtatur me mikun  qe te leshon nje vend ne shtepine e tij, ku ky-dikush do jetoje .

Gjermania, mund te bente dicka me mire, duke futur metoda te ndryshme , detyruese apo stimuluese per ata qe tregojne qe kane marre provime te gjuhes gjermane brenda nje kohe te shkurter, qe kane nje njohje te historise gjermane dhe tradites gjermane, apo jane pjese aktive e shoqatave civile e qytetare gjermane e shume te tjera te njgashme me keto qe kane te bejne me aspektin social-kulturor gjerman . keto jane ca shembuj qe i kam degjuar ne vende te tjera perpara dhenies se shtetesise.

 ecpxz; ".... si edhe te gjithe ish BRSS me origjine gjermane ( mbi 1 milion) , kane nje shkalle shume te larte integrimi..." 

 

Keta me "origjine" gjermane, e di si jane, si shqiptaret ne greqi qe thone jemi vorios, per te marre dokumentat.  Me shume se 70% e rusve qe vinin ne Gjermani gjoja si me origjine gjermane, vinin me dokumenta fallco. The gjithe puro rus, muzhik.  

  Aty djema nuk eshte puna e gjuhes, se dhe turqit e flasin gjermanishten, por tek ashpersia, distanca qe mbajne ndaj njeri-tjetrit keto dy pale. Eshte ashtu siç e permendi dhe Kevinjon, gjermanet ndihen si te huaj ndaj turqeve. Eshte tamam si me konfliktin belgj-maroken dhe hollandez-belgj, ngaqe kan ndodhur dhe shum rrahje te autoktonve nga alloktonet. 

Grava, flm per komplimentin. Veren qe kaloi nuk u puqem, shpresoj kete veren qe vjen. Do te qeras une, si me i kaluar. 

pjer,

ata jane vertete ashtu, shume por shume te rusifikuar, vetem  damari i gjyshit mund te jete gjermansmiley

po kam frike se tre breza turqish nuk kane mjaftuar per tu integruar, deshtim total brez pas brezi apo jo?

ecpxz, brezi i trete i turqeve eshte integruar shum mire, biles e flasin gjermanishten me mire se emigrantet shqiptare dhe te tjere, punojne ne sektore te mire, punera te mira, perveç budallave qe i kan lene shkollat pergjysem (t'mesmen apo dhe filloren). E keqja aty eshte tek mic-micet me njeri-tjetrin, konfliktet e vogla ku turku s'perton  ia fut me shpulle gjermanit, i kerkon llogari, nderkoh qe gjermani rri si pule,  turku i mballos gruan e pastaj e tall gjermanin, nderkoh qe ky i fundit kerkon veç pak respekt nga turku. Pra ky/kto jane problemet atje qe kane arritur ne ferkime me te medhaja, dhe gjermani ha veten me dhembe. E njejta gje eshte dhe ketu ne Belgjike e Hollande me marokenet, ne France me algjerianet dhe afrikanet, ne angli me pakistanezet, e kudo ne te gjith Europen me nje pjese te emigranteve.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).