Sipas këtij vendimi, bëhet pothuaj e vështirë që minoritarët grekë në Shqipëri të përfitojnë pensionet që kanë marrë ndër vite, duke filluar nga 250 deri në 480 euro. Qeveria e Papandreut, e ndodhur në kushte të vështira për të menaxhuar financat e shtetit, është detyruar të ndërpresë mbështetjen financiare me pensione.

Vendimi

Vendimi i Institutit përkatës OGA, i cili ka nisur zbatimin nga data 1 nëntor e këtij viti, përcakton që minoritarët grekë në Shqipëri nuk mund të tërheqin më pensionin e tyre me prokurë, siç kanë bërë deri tani. Sipas vendimit, minoritari duhet të jetë banor në shtetin grek dhe nëse nuk paraqitet në 10 ditët e para të muajit, pensioni i digjet dhe nuk i jepet. Deri më sot, pensionistët minoritarë, që mendohet të jenë rreth 25 mijë përfitues, përcaktonin një person me prokurë, i cili u tërhiqte paratë në zyrat përkatëse të pensionit. Por vendimi i OGA-s përcakton se nuk do të jepet më pension me prokurë dhe se pensionisti duhet të paraqitet personalisht brenda 10 ditëve të para të muajit në zyrat përkatëse në Greqi, për të marrë pensionin. Kjo e bën pothuaj të pamundur tërheqjen e pensionit nga minoritarët, pasi u duhet të udhëtojnë çdo muaj për në Greqi.

Në rast se minoritarët përfitues nuk shkojnë të tërheqin pensionin, atëherë ai digjet dhe nuk u jepet. Ky vendim pritet të bllokojë në mënyrë masive dhënien e pensioneve për minoritarët shqiptarë. Arsyeja mbetet kriza greke financiare, e cila është detyruar të ndërpresë praktikën e shpërblimit me pensione ekstra për minoritarët grekë në Shqipëri, e cila shpesh ka pasur akuza se janë përdorur për të rritur numrin artificialisht të minoritarëve në Shqipëri. Vendimi i OGA-s i është shpërndarë të gjitha prefekturave në Greqi dhe u është bërë me dije edhe punonjësve të zyrave të shpërndarjes së pensioneve. "Ju lutem të vini në dijeni të gjitha degët e zyrave të shpërndarjes së pensioneve dhe zyrës së postave për zbatimin e këtij urdhri", thuhet në vendim, me firmën e drejtorit të OGA-s, Stefanos Rizos. Ky udhëzim bën të pamundur që minoritarët të përfitojnë pensionin nga shteti helen, siç e kanë përfituar të paktën këto 15 vitet e fundit.

Rregullat e reja

Tashmë, në bazë të rregullave të reja, pensionistët minoritarë duhet të paraqesin edhe dokumente që vërtetojnë banimin e tyre të përhershëm në vendin fqinj. Këto dokumente mungojnë për një pjesë të mirë të minoritarëve grekë në Shqipëri. Përveç procedurës, minoritarët duhet të plotësojnë edhe një mori dokumentesh. Atyre u duhet të dorëzojnë vërtetimin e kombësisë greke. Më tej duhet pajisja me kartë të homogjenit, deklaratë e autoriteteve tatimore greke nga aplikuesit e rinj. Përfituesit e deritanishëm duhet të paraqiten edhe me shumë dokumente të tjera, që vërtetojnë se përfituesi është me banim të përhershëm në Greqi, se ka një banesë apo një kontratë qiraje, se paguan taksat dhe detyrimet e tjera që paguan një qytetar grek. Kriza ekomomike në shtetin fqinj duket se e ka detyruar Greqinë të jetë më dorështrënguar me minoritetin etnik në Shqipëri.

23 Komente

 Tashi do te shofim tym Kavaje.

Shqiptarizmi do t'shpalitet edhe 2 here pa droje

ç'kane per ta mallkuar ''Peshkun'', keta ''homogjenet'' qe perfitonin pensionet...smiley

jo per gje, po ''peshku'' kishte kohe qe ishte bere ''promotori'' i levizjes:  ''Greqia t'u heq pensionet minoritareve ne Shqiperi..''.smiley

nga ana tjeter, minoritaret  do gjejne prape menyra per ti terhequr keto pensione.  nepermjet  djemeve e vajzave te tyre qe jetojne e punojne ne Greqi pershembull.. pra kane per tu regjistruar si banues te rregullt ne banesat e femijeve te tyre.  dicka me thote se Janina ka per tu bere ''qendra me e dashur'' per te banuar (per adresa).   per minoritaret qe duan te terheqin pensionet..smiley

nga ana tjeter, minoritaret  do gjejne prape menyra per ti terhequr keto pensione.  nepermjet  djemeve e vajzave te tyre qe jetojne e punojne ne Greqi pershembull

Belul, nuk i terheqin dot ndermjet femijeve.  Rregulli kyc eshte se duhet te paraqiten personalisht.  

"Mora rrugen per Janine" kenge e bukur, por nuk e di a ia vlen te kendohet muaj per muaj per raport harxh/pension. 

A do ndahet shapi nga sheqeri me kete ligj, dmth ne minoritare vs jo-minoritare?  Ben vaki, ama me ate krize therrime-pensionesh qe kemi ne Shqiperi, sa eshte gati shteti yne te kompensoje humbjet, mbetet per t'u pare.

Monda, meqenese, e njoh Greqine (kam jetuar vete atje), njoh pak a shume dhe nenpunesit e shtetit Grek.  pra sa te korruptuar jane ata. (prandaj e thashe ate mesiper).keta jane problemi i atij shteti... rregullat dhe ligjet i kane ne rregull ata,(tamam si Shqiperia jone), vetem kur vjen puna te zbatimi........,a ha. aty calon gomari...

megjithese ti ke te drejte.  per nje pjese te mire te minoritareve, ketej e tutje do te behet e pamundur terheqja e pensioneve.

Kojshit i kane shpallur lufte korrupsionit me ashper se ne smiley.  Fitojne?  S'di gje, po kane pas edhe nje damar te keq qe cofnin te 300 per inat llogoresh smiley.

Pertej shakave, se sa me rigorozitet do zbatohet ligji e dine ata.  Nuk e kam idene sa jane shtrenguar rripat.  Ta zeme se duke pasur parasysh krizen dhe te bekuarat "austerity measures", rregullat do ndiqen me rreptesisht, besoj se disa njerez do ta ndiejne efektin (pervec te vdekurve qe permendi Irisi.) 

Per pensionistet qe merrnin rreth 200 euro ne muaj, nuk do ia vlente as te venin ne greqi, ku standarti eshte me i larte, qiraja etj, edhe sikur te kene njerez atje.  Pra ne nje menyre ose ne tjetren pergjegjesia tani i mbetet shtetit tone per nje numer te konsiderueshem.  Tani, te presim pasojat. 

Te kompesoje humbjet?????

Ata edepsezer i kan pas mor edhe leket e Shqipnise edhe te Greqise. Tani do kthehen te 100 mije lekshi. Per c'humbje e ke fjalen?

Ate thuaj.  Edepsezet, cfare u duket vetja qe s'jetojne dot me 100 mije leke? N'dac per ilace, n'dac per buken e gojes, n'dac per faturat; llupesit, te babeziturit qe duan me teper ...

Nuk eshte kjo ceshtja qe po diskutonim. Ti the qe duhet te mbaje kosto shteti yne. Une them asnje kosto nuk duhet te mbaje. Gjithnje per kosto shtese e kemi fjalen se 100shen do e marrin si gjithe fakirat e tjere.

Deri sot, keta nuk eshte se moren ato pensione e zune fytin, po na cane trapin duke u hap bytesh si greker per ate 200 eurosh te qelbet qe merrnin nga andej. Tani mos duhet edhe t'ua kompensojme ne meqe s'po ia u jep me patridha? Shiten shpirtin per 200 Euro, neperkemben dinjitetin e vendit, e per me teper s'kane lene presion, shantazh e marifet pa bere mbi komshinjte e bashke qytertaret/fshataret qe nuk pranuan te shiteshin si ata, e sot duhet te alarmohemi pse nuk po marrin me para per t'i bere keto? Akoma s'kane ngordhur per buke!

Ndoshta nuk jam shprehur qarte.  Nuk e kisha fjalen per kompensim tekstualisht te ketyre individeve.  Dhe patjeter qe s'kane se si edhe te duan t'i thone shtetit shqiptar qe meqe s'marrim dot pensionet andej, na i jepni ju ketej. 

Ceshtja qendron ne pergjithesi me pensionet qe jane therrime krahasuar me cmimet, standartin e jeteses.  Dmth shtetit i shtohen disa goje me shume qe do presin therrimet.   Do thuash ti iu be vone shtetit se kontraten sociale me shtetasit e vet e ka shkelur dhe vazhdon ta shkele si i do qejfi, cfare u be per ca goje me shume.  Qendron dhe kjo.

Tirons, a ka individe qe kaluan proces trushpelarje?  Ka, nuk them se jo.  Por dashuria per "patridhen/atdheun" sec kam nje pershtypje qe kalon nepermjet stomakut, mireqenies.  Njoh njerez qe marrin, ne fakt merrnin pension, dhe ta them me sinqeritetin me te madh qe faktori ekonomik eshte kyc.  Flasin shqip, kendojne shqip, qajne shqip, ama nuk u dalin te hane shqip. 

O Monda po sa veteve nuk u del me "henger shqip" sic thua ti? Une mendoj se ka shume me teper njerez qe s'u del ne zona te tjera, se sa ne ato zonat ku i intereson grekut te japi pensione.

Se me kete llogjike, i bie qe edhe per korrupsionin ne te mos ankohemi se eshte evidente qe rroga e nje nepunesi te thjeshte nuk i del per te jetu. As ai polici, qe rri ne rruge ne shi e diell, nuk merr aq sa meriton per ate pune e po te kete familje nuk i del qe te ushqeje si duhet femijet.

Lizander, nuk po u "qaj hallin" ketyre ne kurriz te te tjereve.  Thashe, i shtohen problemit te pensioneve. 

Me te njejten llogjike, duhet te ankohemi edhe per korrupsionin, edhe per rrogat. 

@ Tironsi, c'qylaxhi e dembel eshte 60 e ca, 70 vjecari? 

Pastaj jetojne edhe ne qytete e jo vetem ne fshat.  Njoh konkretisht dike ne mes te Tiranes, me pension copa copa, qe ka kaluar operacion te keq, qe eshte me nje dynja me ilace per zemer, diabet, tension e cfare te duash ti.  Nuk i dalin mer xhan i Mondes.  Ky pension i hequr eshte lifeline.  Do me thuash qe ja eshte nje.  Ate njoh une, por ka dhe te tjere. 

Ketu jemi dhe kemi diskutuar edhe per varferine ne palce te shqiptareve te tjere, me asistence sociale tallese, fyese ne dhimbje.  Dmth jane plage te gjithanshme te popullesise.  Dhe kjo heqje pensioni, te pakten per disa, dhe nga kjo perspektive shpresoj te jete numer i vogel, eshte gjithesesi plage. 

Monde, ne ket pike nuk jam fort i ndjeshem, sorry. Une nuk kam nevoje per leket e grekut (faleminderit Zotit), po kam pas nevoje deri tani per karten se me jepte mundesi me leviz. Kam pasur mundesi ta marr, por nuk e kam marre. Kam preferu me mire te rri nenepr dyer ambasadash, sesa te numerohem per grek.

Nuk di te te them, nese do e pranoja qe ta merrte pensionin ime më, nese do ishte pensioniste e une nuk do isha ne gjendje ta ndihmoja. Por nje gje di ta them. Edhe po ta kisha marre, nuk do veja neper mbledhje OMONIE e nuk do pranoja te perdoresha nga greket per t'i bere dem vendit tim.Dhe ky "vendi" nuk eshte nocion abstrakt. Jane njerez me te ciet une kam jetuar e jetoj dite per dite. Jane te aferm, miq, shoke te cilet demtohen drejtperdrejte sa here qe nje gjoja minoritar del e pellet per "te drejtat" e tij qe gjoja po i shkelen, e nga gjithe shejtanlliqet e tjera qe u pjell mendja ketyre.

Monda, keta pension marresiit jetojne neper zona shume me te pasura se mesatarja shqiptare. Himariotet nuk mund te me thuash qe jane me te varfer se bulqizaket qe vdesin neper miniera per 2 pare. Fshtrat e jugut ku jep greku pensione, nuk jane kurre me te varfer e me me pak mundesi se zonat e Shqiperise se veriut apo edhe te Tepelenes a Ersekes qe nuk i marrin. Keta (flas gjthmone per greket fallco) jane qylaxhinj, qe per te mos lodhur bythen, e per rehatine e tyre, jane gati te shesin edhe mumen e vet e jo mo mumen Shqiperi. Megjithate, pensionet nuk po ia u pres une, as nuk po gezoj qe ia u prene. Por nuk mundem, edhe sikur te dua, te shqetesohem sesi do ia bejne tani e mbrapa. Kembes le ti bien!

paraja lidh, paraja zgjidh.

 Interesi dhe Frika leviz njeriun, - tha Napoleoni

Mire bejne, derisa kane terhequr pensionet njerez te vdekur prej muajsh.

po pse ci gjeti te shkojne 1 here ne muaj ne janine apo selanik  2 ore rruge eshte ndersa sa per dokumentat ata i kane perderisa kane nxjerre pensionin.sidoqofte pa u bere regjistrimi i popullsise  pensionet nuk priten pasi qellimi i tyre nuk jane minoritaret [ata i kane ne xhep]por shqiptaret kandidate per minoritar[vetem ne shqiperi perben favor te qenit minoritar]

 Hajde se e shoh qe do e rregullojme... smiley Jane popull krijues shqiptaret dhe prap do ja fusin grekut po he!

 ehe, bjeri ku i dhemb (ne qese dmth) smiley

 Autori, ben nje gabim ketu (me dashje ose padashje) kur thote se do u nderpriten pensionet.... kujt... minoritarve. Se pse autori i mshihet te vertetes, kjo nuk dihet. Ne vend qe ai te thote te verteten, pra qe pensionet po iu nderpriten shqiptarve, ai mçifet duke u sperdredhur. Te pakten fjalen; minoritaret,  ta kishte futur ne thojza; "minoritaret" . Ne fakt rregullat per parate po shterngohen gjithandej, veçse greket u zgjuan me vonese, siduket nga muzika uniforme/e njejte. 

Nje mendimtar i vjeter me mjeker te gjate dhe pak tullac qe besoj se peshqit e squt e njohin ka thene nje dicka te tille "Ceshtja kombetare lind atehere kur zgjidhet ceshtja ekonomike!"

Kjo thenie e sqaron pse greket dhane pensione tek te tjeret jashte kufijve shteterore greke kur ata mendonin se Greqia po lulezonte ekonomikisht, dhe pse po i nderpresin keto pensione pikerisht ne kete kohe!

As simple as that!

po 1914 apo 1940 te zgjidhur e kishin ceshtjen ekonomike greket? ata edhe ne '30-ten edhe ne'70-ten do kishin dhene pensione apo 'ndihma' te te gjitha llojeve po te kishin mundesine dhe sa per pensionet nuk jane prere  thjesht jane shtrenguar pak kriteret burokratike per te luftuar korrupsionin e brendshem

   Normale situata.Ja u dha.... shqiptareve... gjer sa i regjistrovi si greker dhe ja u heq kur ka mbaruar punen me ta. Se mos ishin pare greke.Kot ka thene ai  "greku i pare":... "Mos i beso grekut edhe kur te jep dhurata..."!?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).