Janë çuar peshë. Janë çuar peshë për "shtëpinë" e Enver Hoxhës, e cila do të...

prishet për t'u ndërtuar Parlamenti i Republikës së Shqipërisë.  E çka nuk thonë! Thonë që është arkitekturë historike! Thonë që është trashëgimi e diktaturës dhe duhet të ruhet, qoftë edhe për t'i treguar brezit të ri se çka qe diktatura komuniste! Thonë se askush në botë nuk i prish këto objekte. Thonë se ky mermer që kërkon të pushtojë qiellin, po të prishet, prish historinë e bulevardit "Dëshmorët e Kombit" e ndoshta të vetë Shqipërisë!


E çka nuk thonë! Thonë se është mëkat të prishet, se po u prish, prishet dëshmia e historisë. Ndonëse ky objekt për atë qëllim për çka u ndërtua, nuk pati më shumë se nja dy a tri vjet jetë, që në të vërtetë nuk qe histori. Ngaqë për fatin e tij të keq, nuk arriti të bëjë histori, mu sepse Regjimi i të "zotit" të këtij objekti, ra shumë shpejt pas ndërtimit të tij.


Nuk kam fort dëshirë që të hyj unë e të argumentoj prishjen apo mosprishjen e këtij objekti. Dhe në fund të fundit, nuk kam dëshirë të hyj. Ajo çka më pëlqen t'i hyj paksa, është pyetja që më lind e fuqishme: Ç'kanë që janë çuar peshë kësisoj për ta shpëtuar këtë objekt, i cili edhe nga ana arkitekturore, përveç vetëmadhështisë mbytëse me të cilën kërkon të të imponohet kur i kalon afër, nuk të ngjall asnjë shije estetike mbresëlënëse? (Përjashto rastet kur sheh duke rrëshqitur fëmijët e guximshëm nga lart-poshtë prej shpateve të kësaj trampoline të pajetë prej mermeri). Sepse, përveç të tjerave, nuk harmonizohet as me stilin zogist ministror të ndërtimeve të atyshme, as me stilin musolinian, as me stilin kremlinian të sovjetizmit tonë.


E çka nuk thonë, vërtet! Duke u hedhur përpjetë vetëm për këtë objekt që as histori nuk arriti të bëjë, as funksionin për të cilin u ndërtua nuk pati kohë ta luajë.


Nuk më pëlqen kurrsesi që në këtë shkrim të përshkruaj se si regjimi ka hedhur në erë kishën mijëvjeçare të Vaut të Dejës e kishën e Zojës; ka prishur xhami e kisha të tjera sa të duash. Ka zhdukur pazarin e Shkodrës që ka pasur 4 000 dyqane. Ka futur nën dhè Pazarin e Tiranës. Ka rrënuar Pazarin e Korçës. Ka hedhur në erë varrin monumental të Nënës Mbretëreshë. Ka flakur eshtrat e At Fishtës në Kir. Ka djegur librat më të vjetër shqiptarë e të kulturës botërore në oborre kishash, jo në kohën e Inkuizicionit, por më 1967 të shekullit XX.


E çka nuk kanë prishur ata, "baballarët" e….


Dhe nuk shoh të hidhet përpjetë askush prej tyre për gjithë këto rrënime të pafund të historisë e kulturës kombëtare. Se edhe sot ia vlen të hidhesh përpjetë për ato masakra që u bënë kundër kulturës sonë të vjetër, të arkitekturës së qytetërimit tonë të lashtë, po dhe modern të asaj kohe. Natyrisht, këtë e bën vetëm nëse je dhe ndihesh shqiptar.


E çka nuk thonë, vërtet!


Dhe prapë pyes: çka kanë që janë çuar peshë për këtë objekt pranë Kryeministrisë, që përveç të tjerave, edhe në aspektin arkitektonik qe ndër objektet e parë me të cilin nisi shkatërrimi i gjithë harmonisë së ndërtimeve dhe stilit tradicional të "Dëshmorëve të Kombit"?


Mbes keq për të marrë një përgjigje apo një domethënie.



2.


Mirëpo, papritmas më duket se megjithatë, e gjej përgjigjen dhe domethënien e gjithë kësaj. E gjej te vendimi për të ndërtuar një stadium të ri, duke shuar Stadiumin Kombëtar. Dhe po papritmas krahasoj:


Janë çuar peshë për të mbrojtur një objekt që në përmbajtjen e tij nuk arriti të jetonte as tri vjet. E aq më pak, të ketë bërë histori Rajshtagu dhe as histori Kremlini. Dhe heshtin, edhe pse kanë marrë vesh që do të prishet Stadiumi Historik Kombëtar për t'u ndërtuar mbi të një stadium krejt i ri, modern, që ndryshe do të thotë se mbi shuarjen e një historie të vjetër, të ndërtosh një histori të re, ose duke prishur një histori të vjetër, tradicionale, të pasur, shumëvjeçare, që ka qetësuar për rreth 70 vjet shpirtin e trazuar të shqiptarëve, të nisësh nga e para një histori të re, që natyrisht do të shpaloset në një arenë krejt tjetër, të re, moderne.


E, tash krahasoni. Hidhen përpjetë për "shtëpinë" e Enver Hoxhës, një objekt që nuk arriti të bënte histori. Dhe heshtin për prishjen e "shtëpisë" së madhe sportive të brezave të shqiptarëve që është Stadiumi Kombëtar, që ka plot gati 70 vjet që bën histori, qysh kur me dekretin e Viktor Emanuelit të III, të dhjetorit 1939, nisi të ngrejë themelet e tij!


Ata nuk ndiejnë mall se po prishet historia. Po ta kishin vërtet këtë mall historik dhe apolitik, siç thonë, më parë se për këtë objekt, do të shqetësoheshin për prishjen e stadiumit që bart mbi supet e tij një histori të jashtëzakonshme që ka kapur shekullin.


E, ai që ka mall këtu, është autori i përvuajtur i këtyre radhëve. Dhe natyrisht jo vetëm ai.


Si ka mundësi që nuk shqetësohen se do të prishet kujtesa historike e tribunave të atij stadiumi, ku është shpallur Shqipëria Kampione e Ballkanit, më 1946? E nuk u vjen keq që do të tjetërsohet aty para tribunës ai vend emblematik ku më 13 tetor 1946, qe vendosur podiumi mbi të cilin lartësohej trupi monumental i Loro Boriçit me kurorën e dafinës dhe Kupën e Kampionit të Ballkanit, madje para gjithë udhëheqësve komunistë me në krye Enver Hoxhën. Po, po, edhe kjo e fundit është histori që duhet të kujtohet e të mos tjetërsohet.


Mirëpo, ja që do të prishet tribuna karshi prej ku unë dhe mijëra të tjerë më 17 dhjetor 1967 kemi parë dhe përjetuar me ankth barazimin mitik 0-0 me Gjermaninë - nënkampione e botës në fuqi, si një duel midis Davidit dhe Goliadhit që tronditi krejt Europën.


Nuk do të jetë më dhoma ku në shtatorin 1970, pak muaj para se të dalë kampion i Europës, jam gjendur midis Ajaksit legjendar të futbollit botëror, menjëherë mbas barazimit të bujshëm 2-2 me "17 Nëntorin" e Tiranës, dhe ku kam dialoguar rrufeshëm me trajnerin po aq legjendar, Rinus Michels, të befasuar asisoj prej asaj fushe të zakonshme, prej këtyre tribunave modeste, prej kësaj arene elektrizuese shqiptare.


Nuk do të kem më vendin tim tradicional në tribunën e shtypit prej ku kanë lindur qindra e qindra faqe të shkrimeve e librave të mi. Dhe jo vetëm të mi. Do të zhduket kabina prej ku i paharrueshmi Anton Mazreku u dha jetë qindra ndeshjeve përmes radiokronikave të tij që qenë të një vlere europiane. Do të mërzitem fort kur nuk do të shoh më, atë pjesë të fushës, ku përballë Tribunës së Nderit janë zhvilluar ceremonitë e gati 120 kampionateve e Kupave Kombëtare të futbollit të mijëra ndeshjeve; ku janë ngritur lart trofetë sportivë e janë vënë medaljet e qindra kampionëve të Shqipërisë.


Dhe do të  ndihem tejet i trishtuar se do të më zhduket pista ku janë zhvilluar mbi 60 kampionate kombëtare të Atletikës së Lehtë, dëshmitar pamor i të cilëve kam qenë gjithashtu në mbi nja 50 prej tyre. Dhe jo vetëm unë.


Do të më prishet pedana e kërcimit të Nih Çih Çinit - rekordmen legjendar i botës në kërcimin së larti, ku isha i ulur pranë tij mbi barin e pedanës, ndërsa e intervistoja më 1971, teksa ai pasi do të kërcente 2.25 metra, po kërkonte të thyente rekordin e tij botëror (2.28). Kjo po, është histori që duhet ruajtur fort. Do të prishet kësisoj, pedana dhe pista ku kanë garuar një Ji?í Skobla, një Josef Odložil apo një Vilém Mandlik, të cilët ishin ndër atletët më të mirë të botës. Kjo po, është historia që duhet ruajtur. Do të më prishet pedana ku ka bërë garat e para kampionia e botës, Kampionia e Europës dhe Nënkampionia Olimpike Mirela Manjani, shqiptarja po legjendare që garoi për Greqinë.


Nuk do t'ia arrij të marr më me mend golat e Josës dhe të Mingës të cilët më 1984 mposhtën 2-0 për Kupën e Botës një nga skuadrat më të fuqishme të Europës e të botës të asokohe, Belgjikën e Shifos, sepse ajo fushë, ato tribuna, ai mjedis do të më zhduket sysh përjetë, për t'u ndërtuar stadiumi i ri, që do të jetë diçka krejt tjetër. Nuk do të arrij më të marr me mend as mposhtjen prej Panajot Panos me shokë, të Torinos së Italisë - ato ditë Kampione e Europës. Dhe as të fitoreve të bujshme ndaj Cëltic të Gllaskout apo Austrisë së Vjenës prej Partizanit tim. Dhe as mposhtjen e Kampiones së Europës 2004, Greqisë, prej Kombëtares sime. Dhe kurrsesi nuk do t'ia arrij të marr më me mend tribunën me flamurin gjigant kombëtar të mijëra shqiptarëve atdhetarë të mëdhenj të Kosovës sime, që ndizte Tiranën dhe Shqipërinë e asaj mbrëmjeje të paharrueshme. Natyrisht jo vetëm unë, po gjithë shqiptarët.


Këto po, janë histori për t'u ruajtur me të gjithë monumentin e tyre, memorialin e tyre, që është Stadiumi Kombëtar.


Të gjithë këto histori nuk do t'ia arrij t'i nëpërmend më as si një mirazh. Dhe jo vetëm unë.


Sepse stadiumi i ri padashur do të ma shkatërrojë gjithë këtë histori. Madje do të ma zhdukë.


Nuk do ta kem më aq afër Tribunën e Nderit dhe kështu nuk do t'ia arrij të kujtoj më praninë për herë të parë dhe të vetme në historinë e Shqipërisë (1995) të të dy presidentëve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (CIO), Huan Antonio Samaranch dhe Jaques Rogge.


Ndiej mall qysh tash kur kujtoj se do të më zhduket tribuna karshi, qoftë dhe ngaqë më kujton dekorin gjigant të spartakiadave kombëtare që i thurnin lavde regjimit, ndërsa Enver Hoxhën e kisha 10 metra larg kabinës së shtypit të asokohe, teksa interpretonte dashuri të rreme, me vetëmadhështinë e tij të shfrenuar, të cilën ne, gazetarët po të regjimit, vraponim duke na u marrë fryma për të mbërritur shpejt në redaksi dhe për ta përshkruar deri në patetikën më servile që mund të ekzistonte. Kjo po, është histori, gjurmët e së cilës, për hir të së vërtetës, gjithashtu duhen ruajtur. Sepse është histori e gjallë, e përjetuar drejtpërsëdrejti me të gjithë fasadën e kriminalitetit të saj në këtë tempull sportiv 70-vjeçar që quhet stadiumi kombëtar "Qemal Stafa".


Kjo po, është histori, gjurmët e së cilës do të shuhen me ngritjen e stadiumit të ri europian, që me të drejtë do të ndërtojë Shqipëria e sotme. Për fat, do të ndërtohet duke zhytur në nëntokë historinë e Stadiumit Kombëtar, stadiumit tim shqiptar, stadiumit tonë shqiptar, stadiumit që mund të mos prishet mu për hir të historisë, kur me pak mundim, siç e kam thënë me kohë, i riu mund të ndërtohet diku tjetër. Dhe kështu, pa harxhuar asgjë më tepër, fitonim një stadium më tepër!



3.


Por ata heshtin. Dhe janë çuar peshë vetëm për "shtëpinë" e Enver Hoxhës, e cila do të prishet për t'u ndërtuar Parlamenti i Republikës së Shqipërisë, që në ndryshim nga stadiumi i ri, vështirë t'i gjendet vend më i përshtatshëm.


E çka nuk thonë, vërtet! Thonë që është arkitekturë historike! Thonë që është trashëgimi e diktaturës dhe duhet të ruhet, qoftë edhe për t'i treguar brezit të ri se çka qe diktatura komuniste! Thonë se askush në botë nuk i prish këto objekte. Thonë se ky mermer që kërkon të pushtojë qiellin, po të prishet, prish historinë e bulevardit "Dëshmorët e Kombit"!


Dhe heshtin për prishjen e Stadiumit Kombëtar me një jetë 70-vjeçare, tempullin historik të shpirtit sportiv të shqiptarëve.


Ashtu siç heshtin tash 65 vjet për atë që kanë prishur ata, "baballarët" e….


Janë naivë. Iu thotë mendja që ne nuk e dimë se "arkitektura është më misteriozja dhe më ushqyesja e ideve" (Guy de Maupassant). E ideve të tyre…

65 Komente

Faleminderit per prurjen

 

Nenshkruhem plotesisht poshte ketyre rradheve. Sidomos pas thenies se Maupassant-it ne fund (tregimtari im i preferuar). Arti eshte ATMOSFERE. Jam partizane e flakte e ketij koncepti. Atmosfera qe krijon Piramida (sa pak per shtat i shkon ky emer ketij objekti) eshte e zymte, madje e perzishme (gjithnje per shijet e mia). Shpresoj te ngrihet atje dicka tjeter, qe do te dije t'i jape atmosferen e duhur ketij qyteti.
 

 lol E zymte thote, le te prishet. Degjuat, popull? Paguani 30 milione euro sepse kesaj vajzes i duket e zymte kur kalon, i bie humori. hahaha, ca s'degjon ketu.

p.s

kam nje fallxhore ne lagje per punen e depresionit pa shkak. E do adresen? smiley

E ke gabim. NUK ME DUKET! ESHTE E TILLE!!!! Nuk mund te jete kjo ndertese emblema e qytetit tone. Nuk je dakord me kete????

Piramida emblema e qytetit? Per cilin qytet po flet?

Eshte e zymte? Sepse e the ti? Qe kur shija jote qenka e te gjitheve?

Mire qe s'te kam komshie, se po te te jepte zymti shtepia ime do t'i vije tritolin ndonje dite. Dmth, logjika jote kjo eshte.

Nuk kemi ne luksin per te prishur gjera e per te bere gjera qe nuk sjellin leke. Ky eshte thelbi. Shko hap vende pune me ato leke, shko rregullo kopshte, shkolla e spitalie, dhe zbutet zymtia. Nuk varet te piramida. Duhet te jesh i zymte ne tru po te te varet humori te nje ndertese ne qender, ku ti kalon apo s'kalon 1 minute rruges.

 

Po flas per qytetin tone, Tiranen. Do, apo nuk do ti, keshtu eshte: Piramida eshte emblema e Tiranes. Dhe si objekt emblematik, nuk me duket ndonje gje per t'u konservuar. Por, ke te drejte: eshte ceshtje shijesh. Sa per tritolin, mos u shqeteso: Une hyj tek Objektoret e Ndergjegjes. Jam absolutisht kunder cdo gjeje te dhunshme...

 Me gjej nje rast qe e kane permendur si emblemen e tiranes. Artikull, cfare te duash ti. Jo raste nga ekstremiste politike. Nga njerez normale.

Por edhe nga ekstremiste, silli. Je e para qe degjoj ta quash embleme te Tiranes.

Emblema e Tiranes ka qene gjithnje sahati dhe skenderbeu.

Ja faqja e pare e fotove ne google pasi shkruan "Tirana." Asgjekundi s'eshte piramida.

http://www.google.com/images?hl=en&q=tirana&um=1&ie=UTF-8&source=og&sa=N&tab=wi&biw=1280&bih=880

100% dakord.

ka ngelur vetem ti gjejme nje mini-me ketij Dizdarit

Nga me interesantet si fakt eshte prishja e xhamive me vlera ne Kavaje ....dhe pas asaj prishja e varrit te nenes Mbretereshe . Dhese fundi i vjen rradha qershise mbi torte , deshmise se pakundershtueshme te pranise fizike te Dizdarit ...hedhjen e eshtrave te Fishtes ne Kir !

Ore me duket mua apo keta per njecike emer e per nje cike karrike po rrk nga i pari tek i fundit.

Sa shume po shtohern Yprit patetike ne ate vend ?

 A bo' mos me e prish as Stadiumin, as Piramiden? 

Stadiumin e ri ta bojne ke stadiumi Dinamo dhe Parlamentin ta bojne anej nga Treni. Ka fusha andej sa t'dushe. M'duket! 

 

P.S.

Ca lidhje ka njona me tjetren i' here? 

 

Sepse, përveç të tjerave, nuk harmonizohet as me stilin zogist ministror të ndërtimeve të atyshme, as me stilin musolinian, as me stilin kremlinian të sovjetizmit tonë

Pikerisht prandaj nuk duhet prishur, eshte e vecante e bukur dhe e krijuar ne Shqiperi nga arkitekte shqiptare. 

Eshte arkitekture me shume shqiptare se sa i cdo lloji tjeter, prodhim cilesor i vendit, por ka edhe nje vlere ekonomike (shume te larte) qe duhet marre parasysh. Nqs prishet shteti humbet nje sasi te madhe monetare te barabarte me vleren e objektit nese shitet sot ne treg. 

Ne fund te fundit nqs Shqiperia ka sasi te teperta parash e te cilat s'di c'fare ti beje, nuk e kuptoj pse nuk fillojne te rregullojne shkollat pa dyer e pa dritare ne jug, qe prindrit mos te detyrohen ti cojne femijet ne shkollat greke ku po marrin kulture greke e po humbasin identitetin shqiptar

Ndertesa ka vlere ekonomike shume te larte? Si e nxorre kete konkluzion? A e eshte vleresuar deri me sot vlera ekonomike e nderteses?

 Nuk e di nqs eshte vleresuar apo jo ne te kaluaren por te pakten vlera ekonomike mund te vleresohet shume kollaj edhe me disa menyra te ndryshme. Me konkretisht,

Mund te vleresohet  me ane te cmimit qe vlen ndertesa nese shitet ne treg,

Me ane te qirase qe mund te perfitohet nese jepet me qira

Nqs perdoret per ndertese ekspozicionsh a teater ose biblioteke atehere me ane te cmimit qe nje ndertese tjeter e te njejtit lloji teater biblioteke etj do te kushtonte te ndertohej nga e para.

Me te treja menyrat po te vleresohet (ose me te tjera) njesoj ka per te dale si rezultat nje sasi e madhe parash, gjithsesi edhe pak para po te ishin prape jane  shume  per nje vend te varfer si ky yni, (dhe e kam fjalen vetem per humbjen e nderteses ) aq me teper kur nevojitet urgjentisht rikonstruktimi  i shkollave qe jane  pa dyer e dritare. 

Shikoji  keto dy reportazhe  poshte dhe nese eshte e mundur me shpjego pak pse kryeministri tallat ne menyre te tille me parate e ketij vendi duke prishur e ndertuar qendra kulturore e parlamente kur femijet detyrohen te shkojne ne shkolla greke pasi s'ka shkolla shqiptare ne Shqiperi ose ato qe jane, jane pa dyer e dritare ?!

Sarande

http://www.youtube.com/watch?v=Rw53qONUFbk

Korce

http://www.youtube.com/watch?v=-DMgOdNl5dM

 

Mos harro se ato menyrat e vleresimit qe permend ti me siper kane te bejne me shume vendin e piramides se sa me vete ndertesen.  Si vend normale qe vlera eshte ne stratosfere se eshte ne bulevardin kryesor te qytetit kryesor te te gjithe Shqiperise.

Do kisha deshire te dija vleren e nderteses vetem, e vleresuar nga nje profesionist.

Ne fakt po flisja vetem per objektin, ndertesen  por mund te flasim edhe per vleren e tokes, megjithese s'ka lidhje fare, toka ne kete rast ishte e shtetit dhe ngelet e shtetit as shkaterrohet e as humbet normalisht. Nqs llogaritim vleren e objektit ne treg, e llogarisim pa e ngaterruar me ate te tokes

Ne fakt ka shume parametra qe duhen pare ne nje evaluation ekonomik e s'mund ti fusja te gjithe ne nje koment. Eshte psh, utiliteti qe ndertesai ju sjell njerezve ose vlera e perdorimit - vlera e trashegimit - e opcionit  ... eksternalitetet positive etj.

Besoj menyra me e thjeshte per ta llogaritur humbjen per mendimin tim eshte ajo e kostos qe nje objekt kulturor tjeter do te kushtonte po te ndertohej sot.

 

Gjithsesi deri tani i ke bere bisht pyetjes mbi shpenzimin e keq te parave dhe mbi shkollat ne jug qe kane nevoje shume me urgjente (jashtzakonisht shume) per fonde  se sa parlamentaret e parlamenti qe sapo jane rikonstruktuar. Kishe ndonje koment ketu ? Ato reportazhet i pe ?? 

Ncuk s'i kam bere bisht asgjeje.  Pyetja ime originale s'kishte te bente mbi keq shpenzimin e fondeve apo gjendjen katastrofike ne shkollave ne jug.  Reportazhet i kam pare me kohe.  Komenti eshte qe, kur kemi nje shtet teresisht antikombetar e qeverisemi nga mbeturina komuniste pa vullnet organik, gjera te tilla nuk jane aspak surprize.

u bo ky muhabet sikur me hudh rrobat e vjetra. Kto çorapet ruji per mballoma, ktyne xhimseve merri zinxhirin, kto brekë i kam per zemer se me kujtohet ... smiley

haha fh nuk e di nese po flet per kohe komunizmi (thone qe nenat tona vazhdojne akumulojne cdo gje prej mungesave te atehereshme) por me duket se eshte edhe shenje moshimi: e kapa veten per te paren here duke ruajtur nje fund mendafshi te njollosur (material per xhibin ky) se do ta beja shall. qe s'besoj se ka per te ndodhur.

meqe i vura njesh artikullit po bej edhe nje koment: krejt pa lidhje ky artikull. kush e di termin e duhur per gabimin llogjik ne analogjine e ofruar? psh a ka lidhje kjo shakaja: 'nje kauboj shkon ne nje bar. e pyet baristja? po ti je kauboj prej verteti? besoj se po, thote ky, gjithe jeten time kam kullotur lope, ngare kuaj, rregulluar gardhe, duhet te jem kauboj prej verteti. po ti yllo nga te kemi? ah, i thote kjo, une jam lezbike, se gjithe diten mendoj per femra, shoh femra, gjuj femra. kur vjen nje cift i vjeter dhe ulet ngjitur me kaubojin. uaaa, kauboj prej verteti je ti, pyet cifti. s'e di, thote ky, gjithe jeten time deri me sot kisha menduar se isha kauboj, kurse tani me duket se jam lezbike.

Mos na prekni stadiumin!

Se stadiumi na ben pune me i mire, se do vejm bythet tona.

Kurse 30 milion euro per bythen e Sales e Jozefines nuk duam me i harxhu.

Une them te prishim ato dy kullat binjake.  Gje me te shemtuar nuk me kane pare syte.

 Stadiumi po te rregullohet sjell leke me bileta, o shoku. Eshte biznes. Stadiumi eshte per ne, do te futemi ne ne stadium, jo Sali Baba dhe 140 hajdutet. Pastaj FSHF-ja ka te ardhura, parlamenti nuk eshte biznes qe te na i jape ato taksa. Ne parlament, po u mblodhen, mblidhen vetem per te na shtuar taksat neve. Dashkan edhe ndertese te re per kete? S'u pelqen ajo qe kane, xixe fare, shume me te re se shumica e parlamenteve te tjera neper bote, me sallen fringo qe sapo e beri jozefina? C'eshte ky krahasim pa piken e lidhjes? Stadiumi eshte mjet i nevojshem, sidomos ne vende si i yni, ku futbolli ndiqet shume e blihen shume bileta. Parlamenti eshte luks i panevojshem.

Sa njerez paska ndermend te ushqeje berisha me leket e tenderave te piramides, mer! s'mbaruakan. S'u ngop Panorama me leket e universiteteve?

Nejse, per Panoramen prisni... edhe pak dhe do te jete armike e betuar e Berishes, sepse shume shpejt Berisha do t'i mbylle universitetet private, sic i hapi. Por jo qe tani, te vjele edhe ca leke tani, pastaj...

Ikspi ke fol si burrat...me pelq ky argumenti yt.

Ky drizari ska si te mbushi faqet e shkruan pacavure. a pastaj se qenka historike stadiumi duhet te privohemi per te pasur nje stadium me te madh modren si ne te gjithe boten..drizar eshte shtu popullsia shqiptare, te rinjte sportedashes jane trefishuar qe nga vitit "70 e te gjithe duan te shkojne ne stadiu po ku??? se ai stadiumi historik qe permened ti eshte tmerresisht i vogel.. pse u dashka qe te mos bejme nje stadium te madh modern qe te sjelle edhe fitime per futbollin shqiptar vetem se ty dhe ca nostalgjikeve te tjere u kujton dhomen se ku rrinte x apo y futbollist. keta futbolliste te medhenj kane medalje, kane kupa etjetj qe i ruhen diku tjeter ska nevoje te mbajme dhe dhomen ku zhvisheshin ata per te na i kujtuar..

ky "rregullimi" i stadiumit do te thote zvogelim te pistes me qellim rritje te kapacitetit. Kjo dmth "lamtumire" gara atletike ne te vetmen piste zyrtarisht te njoftme. Nuk rregullojme dot nji gjo pa prish nji tjeter?

jo, jo, pista do te behet nga ana e jashtme, rreth e rrotull stadiumit...thuhet smiley

Mua me thane, nga burime te brendshme, qe pista do shkoje pergjate unazes se re te Tiranes, do kaloje nga Kodrat i Liqenit, ne Farke.... e do t'i vije per lak Tiranes. madje, do te behet posacerisht per maratona nderkombetare! Tie! Na marrte te keqen maratona e Nev jorkut, pastaj! smiley

Dashkan edhe ndertese te re per kete? S'u pelqen ajo qe kane, xixe fare, shume me te re se shumica e parlamenteve te tjera neper bote, 

 

Ja nje ide e re, qe ja vlen me u shpernda me cdo mjet! 

Bravo dude, m'pelqeve. 

Se kjo idea qe na duhet parlament i ri per qinvjetor kaloi pa asilloj kritike nga t'menchmit e Tirones!

I lchoi Sala k@rllikun e rradhes "te prishet Mauzoleumi i Enverit" dhe yyy t'gjithe! 

Vreni, kur t'boje Sala "kompromis"! Piramida nuk do prishet, po parlament i ri PATJETER.  

Tenderin do e fitoje ai ustai qe ka bo Pallatin me Birila! Perfaqsuse juridike do jete i' goce shume e zonja! smiley

 

Autori i këtyre radhëve të imponon për autonominë e mendimit të vet. Sepse, fundja cfarë është gazetaria (që për hir të së vërtetës, është zhanri që më tërheq më pak nga cdo lloj zhanri tjetër i shkruar). Po ta përkufizoj shumë thatë: është relacionimi/raportimi i realitetit. Realitetit që njohim. Raportimi i sjelljeve, fenomeneve, ngjarjeve, etj. Cila duhet të jetë cilësia kyce e një gazetari të shkëlqyer? Autonomia e mendimit. Si krijohen mendimet? Mbështetur në gjykimin tonë të realitetit. Si ndërtohet gjykimi? Mbështetur në perceptimet. Cfarë janë perceptimet? Perceptimet janë konkluzione. Si vijmë në këto konkluzione? Duke ia nënshtruar ndjeshmërinë arsyes. Këto janë dy elementët bazë të formimit të gjykimit. Ndjeshmëria dhe arsyeja janë të brendshme. Të panënshtruara. Në momentin që i nënshtrohen një autoriteti të jashtëm, janë të yshtura, nuk janë më autonome. Ndjeshmëria vjen nga shqisat dhe i korrespondon sensit të së bukurës. Arsyeja vjen nga ndërgjegja dhe i korrespondon sensit të së mirës. Për mendimin tim, të dyja janë të koduara tek njeriu. Ato janë të brendshme, dhe ai i zbulon në kontakt me realitetin.   Madje do të guxoj të them që janë në ekuilibër të plotë. Në momentin që ky ekuilibër prishet, prishet edhe paqja e brendshme e njeriut. Kjo që shkrova më sipër, është për të të thënë, që fatmirësisht jam në gjendje të kuptoj një qëndrim autonom nga një qëndrim të ndikuar. Tek ne, vetëm pak gazetarë (numërohen me gishtat e njërës dor&eumlsmiley e kanë këtë cilësi. Prandaj, kam kënaqësinë t’i përshëndes dhe t’i mbështes, kur vjen rasti.

 Ti me siguri qe e ke msu gazetarine te instituti, do kesh vazhdu edhe nonji kurs spezializimi ne Kore t'Veriut. Pse nuk mundohesh me shkrujt nonji gjo te 55'sa. Edhe nonji lek e fito edhe neve nuk na ca drasa ketu.

 

Autonomi gjykimi bazuar ne menyra vetjake te perceptimit te realitetit ka dhe nje serial killer, o Lirka. Por s'do te thote qe ka te drejte. Se c'kam nje parandjenje qe edhe po te prishet piramida e ne vend te saj te montohet nje cope parajse vetem per ty, ti prape tip i zymte do te jesh.

Ikspi,

Greket e lashte thoshin se "melankolia eshte mekati me i rende".. Deri diku, e mbeshtes kete filozofi dhe botekuptimi im eshte larg te qenit i zymte. Lidhur me sa kam shkruar, do te lutesha, te mos i deformoje shprehjet e mia. Kam thene qe perceptimi vjen si rezultat i nenshtrimit te ndjeshmerise arsyes (ku e para nenkupton te bukuren dhe e dyta te miren, qe do te thote e dyta ka epersi mbi te paren). Nuk hyj dot ne mendesine e nje serial killer-i, por nuk me duket se zoteron asnjeren prej te dyjave....

Gjithsesi, faleminderit per vemendjen qe me kushton dhe te uroj gjithe te mirat

 Lirka, s'te kuptova. Dhe jo se s'kuptoj une, por je ti e pakuptueshme. E ngaqe s'do te te marre vesh njeri po vazhdove keshtu, s'do te kesh me ke te flasesh e prandaj do te mbetesh e zymte. Ketu e kisha fjalen, hakshe-hakshe.

Ky gazetari ja fut kot. Nuk eshte cudi se gazetaria shqiptare vetem gazetari qe s'eshte sepse sben kurrfare investigimi. Nuk u ve faj edhe komentuesve se aq dine aq thone.

Merreni pra vesh te verteten: Stadiumi jone kombetar ka rrezik te shembet , dhe eshte objekti me rrezikshmeri me te madhe ne vend. U be 4 vjet qe dihet kjo dhe i mbahet sekret publikut dhe UEFA/FIFA-s se perndryshe nuk do te linin asnje ndeshje te zhvillohej aty dhe medet ku do ti luante ndeshjet kombetarja jone? Nderkohe qe nqs ndodh tragjedia kush do te pergjigjet? Skandal ne kete vend plehrash.

Tani gjasme do te bejne stadium modern dhe justifikojne kete, pa bere transparence.

 

 

 

 

ore besnik i partise,

krahasimi qe perpiqesh te besh midis kerkeses per prishjen e piramides dhe kerkeses per prishjen e stadiumit Q.Stafa nuk ka lidhje. Stadiumi kombetar Q, Stafa (70 vjecar) jo vetem qe eshte amortizuar gradualisht, por sic dhe mund ta dini me mire ju, ka mangesi serioze ne plotesimin e kushteve teknike sipas kerkesave te UEFA-s dhe FIFA-s. Qe te ta mbyll me dy fjale, atje mezi ka 2 hale te qelbura per te dhjere lojtaret, ndersa per tifozet/spektatoret as qe behet fjale. Nga ana tjeter ketij objekti nuk do ti tjetersohet qellimi, pra prape stadium do te behet, por modern dhe me kapacitet me te madh. Gjithashtu i dashur besnik i partise, pjesen me te madhe te kostos per ndertimin e ri do ta mbuloje (rreth 85%) me fondet e saj FIFA dhe Federata jone e futbollit dhe shume pak nga fondet tona publike dhe qe Saliu ka qejf ti quaj si te vehtat. Hajt pra se nuk ja vlen me u zgjat me teper me ty.

 Po nuk mund te ndretohet dhe nje tjeter ,por vetem me prish.Kaq vend i pasur jemi!!!!

Jam per ndertimin e stadiumit te ri e jo per prishjen e atij te vjetrit. As per kthimin ne pallat te kompleksit sportiv Partizani. As per prishjen e Piramides. As per ndertimin e atij pallatit para Sheratonit ne mes te sheshit. As per ndertimin e pallateve nga Liqeni. As per kalimin e Unazes se madhe nga Liqeni. Nuk jam as per ndertimin e fabrikave te cimentos ne vend te pyjeve. As per ndertimin e termocentralit ne Vlore, as per tjetrin ne Durres. As per pallatet ne Durres kalapic rrenojave antike. As per betonizimin e Sarandes.
E kupton xhaxhi Dizdari qe te gjitha duhen ruajtur? E kupton qe duhet te shkruani perdite per masakrat qe i behen Tiranes dhe qyteteve te tjera vetem per te perfituar ne kurriz te te gjitheve? E kuptoni qe perdite duhet bere demonstrate, sepse hajdutet punojne nate e dite? E kuptoni qe po nuk dolet ne demonstrata do hani pluhur e dhe neser ose do emigroni si ne te tjeret? E kuptoni qe pasuri 2 milion euro si ajo e deklaruar nga ish-Ministri i Ekonomise (jam i sigurte qe ndertuesit e lidhur me Bashkine e Tiranes kane me teper se aq) nuk krijohen dot me pune te ndershme brenda nje viti nga hici nga nje person? Qe per te arritur shuma te tilla keta njerez gjejne menyra te ndryshme per te vjedhur cdo dite?

 

Po nuk shkon o xhaxho, nuk ka rime - i thane ato vajzat atij plakut kur perdori ate shprehjen banale. S'ka gje - tha xhaxhua- e fus me zor une.

Aq me zor e ka futur dhe Dizdari kete piramiden ketu, sa ai e di. Jo per ndonje gje po nuk eshte as sfere e lemuar qe te rreshqase, po piramide tere maja te mprehta.

 Nen shembullin e prijesit te madh autori behet edhe arqitekt edhe historian edhe tifoz atletikes se lehte edhe.... edhe harron to japi pergjigje pyetjes "Pse heshtet për prishjen e Stadiumit Kombëtar"

Ja se po i pergjigjem une:  Po smo marrim dot fryme me cudite e Sules o RRK. Pa u maru historia e detit fillo ajo plehrave, pa maru ajo e plehrave fillo ajo e pyjeve, pa maru ajo e pyjeve fillo piramida. Sa fillojne njerezit me diskutu per piramiden, tak e ngre greku i kryq tjeter pa leje ne Boboshtice. Vje ti masnej si derri mac dhe fillo e na flet per stadiumin. Ik o ....

 100 edhe me yll .Te pakten per kete vleresim  .Po ke harru Ullijte dhe Mullijte e eres .Edhe shtepite me  qerpic qe do restauroje min.kultures pasi te bjere eshtrat e I.Qemalit dhe k/mullahu te restauroje xhamite e Kavajes ......

Po ketu tha nuk eshte njeri dhe  i bejme derman . Keta jane  me Tufa ore me Tufa.Mjereai vend thuaj ne dore te kujt  ka  rene .  

Stadiumin do e ndertoje uefa. Kusht per kete ishte kalimi ne perdorim i kesaj prone publike nga shteti te federata. E tha vete platini, dhe veç ne dalt edhe ai piramide, do kemi nje stadium fantastik.

Sa per piramiden: Piramida do prishet, pa diskutim. Dhe do zoti nuk i bi ne vesh qe shtepia e lindjes se enver hoxhes ne gjirokaster, eshte shtepi muze e mbajtur me paret e shtetit. Se sapo ta marri vesh, kazmen do i veje edhe asaj. Madje po te duan katnaret edhe vete Gjirokastres dinamitin, se edhe ai qytet muze eshte. Te gjitha ne ere do hidhen, vetem dosjet mos ia kerkoni t'i hapi se s'ka per ta bo kurre.

 Ik ere Dizdar se te ka ngel ora te viti 1956. Vetem se ti je mallengjyer duke intervistuar Cin Cun Caon kur donte te thyente rekordin e kercimit duhet te mbajme stadiumin me rrangall te evropes? Ate stadium jashte cdo standarti minimal  ku iku energjia elektrike ne ndeshjen me madridin, ku iken uji i ngrohte neper dushe e lahesh me uje te ftohte, ate stadium karakatine qe ska parkim makinash, ate stadium brenda te cilit mund te gjesh fushe futbolli, pike Eurolloto, lokale, bare, palester force, klub nate, konvikt sportistesh etj etj te behesh se je ne supermarket jo ne stadium. Ik ere Dizdar o plak matuf se rob si ty e lene prapa shqiperine, relike te fosilizuara, ndaj televizionet sot  me kollaj e kane te ftojne Shakohoxhen ne studiot sportive sesa ty se ju vjen turp.

Imagjinoj qe te dyja nuk prishen. Imagjinoj edhe kete skene pas 150 vjetesh, sternipi tashme i plakur i besnik dizdarit nxjerr nipin 10 vjecar ti tregoje qytetin, kalojne te piramida dhe i tregon qe kjo ishte planifikuar si mauzoleum i njeriut me gjakatar qe ka njof historia e shqiperise, i fut ca argumenta per arkitekturen totalitariste nga ato te pedros etj. ecen, kalon te tvsh, te aba center, dhe arrin te stadiumi, i thote nipit "ketu ben llaveshi i ka bo gol beligjikes. edhe vazhdon nga liqeni per i kafe te "tirana rocks"

Dhe aty tek "tirana rocks" nese kafja eshte ne katin e fundit fare dhe koha eshte e bukur, ai do i hedhe syte njehere nga bregu perballe dhe te shohe se cfare behet andej nga "gjiri kurvave" dhe do te kujtoje kohen kur njohu ............ smiley

Hera e fundit qe isha ne stadium, mu duk per turp, aspak funksional dhe i leckosur, per me teper iken dhe dritat gjate ndeshjes..

Vetem arkietekture nuk mund te quhet ai stadium..

Un jam i mendimit qe te lene nje cope piste te paprekur, ne menyre qe ky autori qe i dhimbset pista, te shkoje tu falet here pas here..Meqe i qaka xhani per sportet, perse nuk e ngre zerin per zhdukjen e te gjitha terreneve stervitese sportive, per diskriminimin qe i ben qeveria sportisteve, dhe mos edukimin e brezit te ri me sportet, e qindra problemeve te tjera qe shqetesojne boten e ndjere te sportit ne shqiperi..

 Dizdari eshte si ata ish-partizanet e ushtrise kuqe qe i falen cdo dite atyre dekoratave pafund te akorduara nga presidiumi sovjetik si ushtar heroik, punetor duararte, qytetar model, prind shembullor, komunist i devotshem etj etj. Ti japim i cop tartan ketij edhe nje foto me Chin Cun Caon qe te mos na caje me trapin.

 kushedi si e ka hallin lumadhi..Ndoshta shperblehet me ndonje ofiq qeveritar per keto shkrime..

 Mire more Besnik Dizdari qe na sjell shakterrimet e pushtetit komunist, po ky shkaterrim i pushtetit "demokrat" a nuk eshte i njejte? Pastaj, ok le ta shakterrojne meqe eshte komuniste piramida, apo e shemtuar (ketu ka mjaft pohime), por mos te ndertojne asgje mbi te! Ta kthejne park ashtu sic ka qene para se ndertohej piramida. 

Nuk dua qe kepucet e ndyra te funderrinave qe quhet politikane shqiptare te shkelin aty e te hane e pine leket fondet tona publike. Nese do te prishet, te prishet me leket private te deputeteve, e te mos guxojne te ndertojne parlament aty. Parlamenti i atyre kafsheve duhet te ndertohet o ne Bathore, o ne Paskuqan o ne Kombinat. Aty le te rrine bishat me njeri tjetrin. 

Ah... po... do te prishet edhe stadiumi...

Me vjen ne mendje ai interpretimi i famshem qe Walter Benjamin i ben "Angelus Novus" te Paul Klee... Engjelli i historise me veshtrimin e drejtuar prapa, drejt germallave te se shkuares dhe ajo era e parezistueshme qe e shtyn drejt te ardhmes, drejt progresit.

E nejse...

Nqs. do te egzistonte nje version shqiptar i kesaj pikture, ka shume mundesi qe engjelli i Paul Klee te ishte i ngjashem me kete personazhin e piktures tjeter te famshme te Edvard Munch:

The Scream.jpg

 

 Te lumte, ke studiuar Thirmen e Munch. Nota 8, ulu. 

P.S. c'lidhje kishte me prishjen e stadiumit?

Hic, kot. Me erdhi ne mendje.

P.S.: C'lidhje kishte komenti yt me komentin tim? Apo keshtu hic kot edhe ti?

 Stadiumin po e prishin,piramiden po ashtu,por me rrugen Ksamil Butrint cpaten,pse po e prishin,e mire ishte rruga 2,5 m e gjere dhe plot me gropa,e mor Dizdar paske ik per presh.

 Nga menyra e te shkruarit, duket qe Dizdari ka shkarkuar emocionet, veç pa kontrroll nga llogjika. Nese UEFA apo komisionet ndertimore t'kontrrollit, thone se ka rrezik ai stadium, dhe eshte shum i amortizuar, athere i bie kot te flasesh e te besh politike siç ben Dizdari. Nese stadiumi eshte ne rregull nga parametrat e ndertimit dhe nuk ka rrezik, ketu terhiqem, i jap te drejte Dizdarit te bertasi, dhe te kerkoje te ruhet ai stadium, kuptohet pa u marre shume me palen tjeter te piramides, qe eshte nje çeshtje krejt tjeter. 

 Car eshte kjo?! Po kur hodhen ne toke stadiumin me te famshem te botes Wembley Stadium dhe e rindertuan, car eshte eshte gjithe kjo nostalgji per nje stadium te qelbur si gjithe stadiumet shqiptare? Dhe qe do ti heqin pisten e atletikes shume mire bejne, ne stadiumet e futbollit me pista atletike ndeshja shihet keq. 

Ne te s'emes me piramide e me stadium. Si po vazhdon kshu, do te ngrihet ndonjeri te protestoje "Pse na prishen vendstrehimin e lagjes, se ka vlera shpirterore pasi ne 1980 aty kam kapur nje shoqe lagje" 

jo qellimi eshte se nuk flet kush per stadiumin, por per piramiden e E. Hoxhes. Nese keta qe hidhen perpjete tani per piramiden e kane hallin tek vlerat historike atehere ai stadium me histori te gjate ka vlera qe nuk i ve kush ne dyshim ne krahasim me nje mauzoleum ne forme piramide qe nuk ka asnje vlere. Nese na pelqen te kundershtojme, ta benim per stadiumin se pari apo per shatervanin ne qender qe e prishi Rama (qe per mua beri shume mire). Por per kete nuk flet kush sepse motivimi i kundershtimit te prishjes se piramides eshte ideologjik. Disa e kane ne subkoshience, disa e bejne me ndergjegjie te plote. Mire qe ra piramida se nuk do ta besoja kurre qe simbolika e E. Hoxhes dhe komunizmit mund te kishte kaq nostalgji tek njerezit. Nderkaq, ndertimi i Shqiperise do te ece, sic behet ne gjithe boten. Stadiumin SHEA ne NY e bene rrafsh me token dhe aty vune vetem nje pllake perkujtimore sa per te thene qe dikur aty ka qene stadium. Bota e qyteteruar i ka kaluar me kohe keto.

E, tash krahasoni. Hidhen përpjetë për "shtëpinë" e Enver Hoxhës, një objekt që nuk arriti të bënte histori. Dhe heshtin për prishjen e "shtëpisë" së madhe sportive të brezave të shqiptarëve që është Stadiumi Kombëtar, që ka plot gati 70 vjet që bën histori, qysh kur me dekretin e Viktor Emanuelit të III, të dhjetorit 1939, nisi të ngrejë themelet e tij!-

________

SKQM,..70 vjet qe ben histori..,hiqi vitet e luftes,plus edhe keto 20 vjet ngelen ngelen afersisht 50 vjet histori sporti shqiptar!E cudutshme i gjithe ky shkelqim ne kohen e Enver HOXHES! Une jam i shqetsuar kur do te filloje shkelqimi  perseri i sportit shqiptar?!!

Me prishje jemi mbytur deri ne grike!

eshte shume e peshtire kjo loja me emrin e enverit, e turpshme qe keta fare soj individesh, megjithe vjedhjet, mashtrimet, dhunimet, shpifjet, akoma kane nevoje per te kujtuar enver hoxhen per te ngelur ne pushtet.

peshku po mbytesh ne sekretarlleqe partie, nuk e di si do t'ia besh per te pastruar atmosferen.

Ore me tere mend tani, si ka mundesi qe Saliu insiston te prishe piramiden qe i ka "sherbyer" vetem 2 vjet diktatorit dhe nga ana tjeter kujdeset per mirembajtjen e shtepise se tij ne Gjirokaster ku ai lindi dhe u rrit dhe u formua si diktatator? Kjo tregon se Salua prishjen e piramides nuk e ka per ceshtje parimore te zhdukjes se kujtimit te diktatorit, por per ceshtje fitimi . Thone se ai merr 21% bakshish per cdo leje te dhene per ndertime publike. Keshtu shuma qe ky malukat mendohet se perfiton nga rruga e kombit eshte rreth 252 milion dollare amerikane. Thone qe nje pjese te kesaj shume e ka mare kesh ne dore me kartmonedhe me prerje 1 milioneshe.

Mirpo vone e morri vesh se ato jane kartmonedha nomizmatike dhe nuk kane kurs ligjor.

 Po c'te prish ai ore . Ai po prish nga trute nje popull te tere me bajgerime e sizofreni tere diten qe prej 20 vjetesh (  i kishte ulur dy vjet ,  dmth retushuar Buloooooooo ) sa here qe shfaqet ne ekrane.

Po jane dengela . D.E.N.G.G.E.L.A qe ngazellejne vetem Bulon  dhe nonje b...le qe kerkon "dekomunistizime " me shkatrime dhe shperdorime e vjedhje ashiqare te lekeve te hallkut .

Thirrje Vuvuzeleve Berishiane !

Po shkoni  prishni HC qe po permbyt bastionin e Demokracise Shkodren dhe po turperon Jozeferen ate zv k/llapaqenen.

Shkoni ore shkatroni HC e Ulzes qe po i ben karshillek veprave te shquara te NM Tij Ymer paste .

Shkoni prishni Telekomin qe ndertoi Enveri me shoke te flase Saliu sot nga nevojtoret e k/ministrise.

Po si nuk kane cipe  ata te Europes ti dalin popullit e ti thone ballazi shqeto 

Mos e besoni .Eshte krye HAJDUT. 

Ai nuk prish gjera qe i  sjellin para atij, familjes se tij dhe "miqve te miqve"si vepra komuniste per te dekomunistizuar vendin per bebushe sharlatane ,qe i mjel si Lopet

 Sikur vetem rritjen e eksportit  smiley ( o hapu dhe te futesh )   pas nja njeqind daulleve e trumpetave te RUlajve , permend KROMIN qe dhe aq sa ka vlere cfrytezimi e ka  se e trashegoi nga Enveri me  te gjithe kollajlleket.  Shqiptaret nen Udheheqjen e kesaj Partie Megahajdutesh , te paafte ,  servile e puthadore e Parallijve do mbetet ne Histori si IMPORTUESI I KASHTES.Ai e ka shndruar  ate vend ne nje Hale gjigande qe shume shpejt do shpertheje .Po si gjithnje ne MUT do zhytet Populli !

O shoku Dizdar... edhe Wembly u prish dhe te tere ishin dakord dhe ne 2007 u hap nje i ri madheshtor.

Ai stadium ka 100 here me shume histori se Qemal Stafa jone.

Jam dakord per stadiumin e ri aq me teper me paret e botes.

Po ta prishnin kuvajtjanet apo arabet piramiden dhe te benin dicka fantastike do isha po ashtu dakord por ta prishin ne qe nuk kemi breke ne by.. ky ehste kulmi smiley

Ore shoku Dizdar harron qe u prish Wembly i famshem dhe ne 2007-ten u be nje stadium i ri???Apo ka me shume histori Qemal Stafa yne se Wembly???

Aq me teper qe do prishet dhe do rregullohet me leket e botes.?!

Une jam dakord te prishet stadiumi kurse per piramiden po ta prishi ndonje sheik dhe te beje dicka fantastike te tipit DUBAI do isha dakord por ta prishin ne qe nuk kemi breke ne by.. dhe duam parlament te ri kur per bukuri eshte ky qe kemi me duket absurde.

 

Askush nuk po thote te prishet shtepia ku lindi Enver Hoxha.Ajo vertet ka ndoshta vlera muzeale sepse aty ka lindur nje moster,por ajo shtepi nuk u ndertua per te prodhuar mostra,rasti e solli qe polli nje te tille.Ajo shtepi u ndertua me parate e paraardhesve te Enverit dhe ne fund te fundit eshte pjese e trashegimnise kulturore te Gjirokastres.Por cfare perfaqeson piramida ?Shtepine ku lindi rastesisht nje moster mund ta ruash ,por monumentet e ngritura per nje moster nuk ka asnje arsye te na shoqerojne gjithe jeten,te bashkejetojne me ne.Duhet te kemi me shume respekt per veten dhe per ata mijera viktima qe shkaktoi faraoni qe cuditerisht kerkon te behet i perjetshem permes asaj shemtie dhe kembenguljes stoike te shpures se te dashuruarve pas kujtimit te tij.

Zot,na ruaj!

Zoti te ka harruar. Ik, po pate leke, prishe me leket e tua e nderto c'te duash.

Jo me te miat.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).