http://t1.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcQnfgRjwc53W8d7Y92D94k25FjoTWhpNah0XJ_HBAP8K-VV_qI&t=1&usg=__iE_wEqMSLhaarJyrs2FI-VVQ4rA=

 

Prishtinë, 7 nëntor - Isa Mustafa është kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kështu, sot vendosën  delegatët e Kuvendit VII Zgjedhor të LDK-së. Pas përfundimit të procesit të votimit të fshehtë dhe numërimit të votave, u vërtetua se për Isa Mustafën votuan 235 delegatë, ndërsa për Fatmir Sejdiun 124. 

Që në fillim të  punës së Kuvendit Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që po mbahet sot në Prishtinë, u eliminua dilema e kahershme se kusht do të jetë kandidat për kreun e partisë. Sabri Hamiti, i cili kryesonte mbledhjen e Kuvendit  paralajmëroi delegatët se kandidatë  zyrtarë për kryetarë të LDK-së janë Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafa. Kuvendin e VII Zgjedhor të LDK-së e ka hapur kryetari aktual i LDK-së, Fatmir Sejdiu. Në momentin e prezantimit të emrave të kandidatëve shumë delegatë kanë brohoritur për Isa Mustafën.

Sejdiu ka paraqitur ekipi udhëheqës të Kuvendit Zgjedhor, i cili përbëhet nga Sabri Hamiti, Lirie Kajtazi, Eqrem Kryeziu, Lutfi Haziri, Isa Mustafa, Gazmend Muhaxheri e Fatmir Sejdiu.
Në Kuvendin e VII Zgjedhor të LDK-së nuk po marrin pjesë Bujar Bukoshi, i cili bashkë me Ukë Rugovën, të birin e preisdentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, ditë më parë publikuan Listën "LDK - Ibrahim Rugova".
Pjesa e parë e Kuvendit ishte e hapur për publikun dhe u transmetua direkt në televizionin publik të Kosovës, ndërsa siç njoftohet, pjesa vijuese e Kuvendit do të jetë e mbyllur.

Në fjalimin e tij para delegatëve të partisë, Fatmir Sejdiu ka thënë se LDK-ja kombinon fuqishëm traditën dhe modernen. “Unë personalisht isha i sulmuar me qëllim të dobësimit të LDK-së, por kjo vetëm se do ta forcojë këtë parti” është shprehur  Sejdiu. Ai u ka bërë thirrje bashkëveprimtarëve të LDK-së që kanë braktisur këtë parti që të bashkohen për një qëllim, për fitore. Nënkryetarja e LDK-së, Nekibe Kelmendi, për shkaqe shëndetësore nuk po merr pjesë në kuvendin VII të partisë.
Te ftuar në kuvendin e 7 zgjedhor të LDK-së janë, ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofer Dell, nënkryetari i parë i AAK-së Blerim Shala dhe Zef Morina, kryetari i PSDI-së. Para delegatëve të LDK-së, Blerim Shala ka thënë se Kosovës i duhet një lidhje Demokratike e fortë. "Ju dëshiroj sukses dhe besoj se do të dini të gjeni mënyrën më të mirë për të ecur përpara." Kuvendin e përshëndeti edhe Zef Morina.

Pjesa e dytë e Kuvendit ka filluar pas një pauze të shkurtër me dyer të mbyllura. Megjithatë, sipas burimeve të kohëpaskohshme, që dalin nga Kuvendi, mësohet se që të dy kandidatët kanë paraqitur para delegatëve programin e tyre rreth vizioneve për të udhëhequr partinë, ndërsa në fund të fjalës së tyre, ata kanë i kanë shtrënguar duart njëri tjetrit për të treguar para delegatëve unitetin në parti.

33 Komente

 Te vjen keq kur shef qe ne Kosove, nje parti si LDK qe ka qene edhe ne pushtet per nje pjese te madhe te ketyre 10 viteve pavaresi, e ka nderruar kryetarin 4 here! KATER HERE ne 10 vjet!!! Duhet te na fus ne mendime shume kjo sjellje e politikes se Kosoves kur e krahasojme me politiken ne anen tjeter te kufirit. 

 Ketu kryetaret kane 20 vjet ne krye. Kane krijuar jo parti po banda rreth kryetareve. Nuk ka forume politike, vetem mbledhje ku kryetaret mbajne fjalime, dhe te tjeret duartrokasin duartrokasin. Nuk ka beteja te mirfillta politike, po vetem disa prapaskena ku vasalet perpiqen te gjithe te ruajne pozitat e tyre ne raport me kryetarin, zakonisht duke shperndare thashetheme per "armiqte" e kryetarit ne parti.   Me beri pershtypje dhe nje gje nga kryetari i ri i LDK, raporti i tij i limituar me median. Per mua eshte sjellje normale, profesionale e nje politikani me median e vendit te tij. Krahasojeni kete me Shqiperine, ku gazetaret sherbejne si korriere thashethemesh per kryetaret te cileve ata ju sherbejne. 

Respekte Kosova! Shume surprizuese kjo e sotmja. Kam shume shprese se eshte shenje e integritetit te anetareve te LDK-se.

Megjithate, si shqipe Shqipnie qe jam, nuk mund te mos me shkoje mendja dhe te dyshoj se mos edhe aty eshte zbatuar parimi nje pallat-nje vote  smiley 

Thjesht dyshim, nuk kam asnje te dhene smiley 

Sejdiu e pa qe partia po rrezohej dhe po ndahej ne shume fraksione, dhe e nxori Mustafen si "figure unifikuese"...

 Rendesi ka qe karta "Uka" nuk punoi!

Se vallaj, fryke kisha qe robt do shkojshin mbas cunit te Ibrahimit.

Çuna te Ibrahim Rugovës janë te gjithe shqiptaret e Kosoves. Askush ne Kosove nuk e ve ne dyshim se Ai eshte Baba i Kosovës së pavarur. Rri pa fryke, mrrokell.

Uka, ishte karta e ndryshimit ne LDK, dhe dje ne Kuvend funksionoi per mrekulli.

Kij durim, dhe shih deshmite ne 40 ditet e ardhshme.

 Si shumë po merr përsipër ore shoq, me folë n'emër t'tanë shqiptarëve të Kosovës. N'tu past ndalë ty filmi te Brahim Cerca, plot shqiptarë të tjerë ka mâ shumë se 13 vjet që kanë dëshmuar që ai film  nuk i entuziazmon mâ.

 Ok, tomaras, me lejo te korrigjohem:

"...duke perjashtuar lpkisto marksisto enveristet".

... jo duke përjashtuar, por duke përfshirë edhe shumë nga këta të apostrofuarit e tu, sepse disa syresh i ka ndalë ldk-ja për me i shartue me titista dhe me e prodhue kombin kosovar.

 Çuna te Ibrahim Rugovës janë te gjithe shqiptaret e Kosoves. 

 

Ncuq, s'ma ha menja! 

Nejse, mu m'u bo qejfi qe robt nuk shkune yyy mbas f'mise biologjik te Kryetarit. Kaq.

Fryka ime ishte qe mos vendoset ky precendenti qe cuni merr Partine e Babes, si n'Kore t'Veriut. 

Per mo shume, vallaj nuk di shume nga politika e Kosoves qe t'jap xhevap.

 

 "Ne shqiptaret e Kosoves kemi pasur fatin e madh qe, si popull, nuk kemi qene asnjehere te infektuar me ideologjine komuniste. Dhe sa i perket perceptimit te demokracise dhe politikes populli i Kosoves gjithmone qendron nje hap perpara politikes dhe ne politikanëve". Ibrahim Rugova

 Ideologjia komuniste, ne fakt, nuk e ka pas perqafu lidhjen biologjike midis T'parit t'pare dhe t'parit t'dyte!

Ky zakon monarkik (pa monark me nje fjale) eshte shnosh si shega ne Azi. KV eshte rasti i fundit qe po rref telat e internetit. 

Une personalisht ne fakt i trembem me shume shtegut  Sirian se sa atij Korean.

  Jepi mrrokell, jepi, se paske hyre ne tripa te forta sirikoreane.

Une te citova shume mire faktin qe populli i Kosovës eshte aq i pjekur politkisht sa te mos lejoje veten t'i jape dikujt merita vetem pse na paska qëlluar cuni i filanit.

Per me teper kjo do te fyente edhe vete parimet e Rugovës.

Po ti vazhdo, ngjit syreta, fol për fshisa dhe vendos paralele të paqena, lirisht.

Edhe nëse,

pse do të ishte kaq tragjike? Secili person ka rrugën e tij, karrierën. Pse nuk po e sjell rastin Xhorxh Bushi plaku, dhe Xhorxh W. Bush i riu? Ke ndonje gje kunder? A eshte rast i ngjashem me korene e veriut?

... dhe kjo vlen sidomos për relacionin popull-rugova. Populli i Kosovës, në mënyrë intuitive, ishte, jo një hap po me vjet drite para shakaxhiut të pavarësisë.

 Eh more filozof, ç'u përzie leshi e nuk po i biem n'fije kush mbetën çuna t'Ibrahim Rugovës, kush jo!? Ose ata çunat e partisë së tij që u qëndroi n'krye një kohë të gjat, ose ata çunat e shpisë së tij që po ia shajnë çunat e partisë. Ke qysh ke, 'shtirë me ta besua kush mbas sotit që të gjithë në Kosovë janë çuna të Ibrahim Rugovës.

 

Kur disa "peshq" flasin me kompetenca per zhvillimet ne Kosove, kane shume pak ndryshim nga "kompetenca" me te cilen flet Muc Nano per problemet e Amerikes... 

 

Na sqaro pak me pra, se s'po e kuptoj fare ca ka ndodh.

 ka ca peshq qe per hir te punes qe bejne ose per arsye te tjera, e njohin Kosoven e sotme me mire sec e njeh ti nga paraleli 47

Vallai, ketu ne Prishtine s'ka mbet njeri pa e kuptu se Isa solli ndryshimin ne LDK. Ndryshim i madh fort, Sejdiun e beri president nderi, Lutfi Hazirin vazhdon ta mbaje prane (si njeri te Thacit qe e ka akuzuar me pare), dhe nderkohe pretendon se eshte "kritik" ndaj ish-qeverise duke i mbajtur gjithe ish ministrat.

Gjithe muhabeti i LDK-se eshte nje loje aq e dobet sa s'te vjen as per te qeshur. Po perpiqen te krijojne imazhin e rikthimit te LDK-se tek ajo cka ka qene ne kohen e Rugoves, pra 20 vjet me pare (E hapur ndaj Shqiperise e ndaj Serbise, as mish as peshk). Ceshtja eshte se dikur ka patur nje lloj dramaticiteti brenda LDK-se, sot vetem komedi ka.

Sa per Uken, s'di se si shqiptaret arrijne te mendojne se mjafton me qene djale i filonit per te qene i vlefshem...

Per mua kjo parti eshte e vdekur, gjithsesi ka per te qene nje kungull ne sqetullen e Thacit.

 Asgjë e re, thjesht shkruan ne mos nga karriga atehere nga preheri i hashim thaqit dhe neomarksistoenveristëve të Kosovës.

LDK eshte partia e parë antikomuniste e themeluar, jo vetem ne trojet shqiptare. 23 Dhjetor 1989. Përderisa kritikohet nga disa që ende vazhdojnë të kruajnë me lezet byçen në majën e piramidës së xhaxhit faraon.

Të hapur ndaj serbisë e ke sot Kosovën nën qeverisjen e pdk-së së thacit, tre vite pa asnjë tentativë për vendosjen e ligjit në veriun e kontrolluar tërësisht nga qeveria serbe.

Se cili do të jetë ndryshimi që sjell Isa Mustafa, pyet pdk-në e hashim thacit se si ka kaluar në secilat zgjedhje ku e kanë kruar me Isën. Fatmir Sejdiu tashmë është i vdekur politikisht dhe moralisht, bashkë me njerëzit me të cilët e ka dhunuar LDK-në për hesap të thacit. E bashkë me sejdiun ka vdekur edhe ëndërra e thacit për të mbetur në pushtet.

edhe pdk-ja e hashim thacit keq i ka punet. sidomos tani qe do te detyrohen te shpallin te vertetat per privatizimin e ptk-se dhe kek-ut, per "dosjen" e Limajt edhe per negociatat me serbet qe Thaci ka per t'i filluar qe ne janar.

Gabim e ke or niqe, nuk rri ne prehrin e askujt une, ti qenke rehatu ne preher...

Mos e bej kot militantin, se do ia largosh mbeshtetesit partise tende "te moderuar". Hajt e gezofshi aeroportin "Adem Jashari" qe ju lidh me evropen!

 Faleminderit. Ta gezoni edhe ju teatrin e operas dhe baletit!

Une jam turist nga Tirana, po i gezohem me shume "zhvillimit" te arritur nen "qeverine" PDK & LDK dhe nen "opoziten" e famshme e memece AKR&AAK.

Hajde Niqe, ta gezosh dhe aleancen me te re te LDK me AAK, shume bukur po shkon "qytetaria" e vjeter bashkuar me "katunarine" e re. PDK-ja po merr AKR-ne, lum Kosova per "niqet" qe ka. S'di ke te zgjedhe populli i shkrete midis gomereve te shfaqur si mafioze dhe gomereve te shfaqur si snobe...

 Vazhdo pra tutje ne veri, ke djepin tend shpirteror beogradin, c'i do gomerët?

s'kam ndermend qe per hater te gomereve te braktis bashkatdhetaret. Kete beje ti. Ose vazhdo kullot me gomeret, qe meqe ra fjala jane dhe perfaqesues te denje te beogradit me bizneset e tyre "importuese" dhe me qasjet e tyre "negociuese".

A keni ne plan me mbyll dhe aleance me thacin prape qe t'ua tregoni te gjitheve se "jeni nje".

Hajde niqe hajde... LDK-ist i Velanise

 Te ishte per gomerë, vetevendosja dhe albini do mbushnin sheshet me qindra mijera te tille. Packa se kane mbetur te presin perkrahjen e gomerëve turistikë nga "mamadhiu pa viza".

haha probleme apo jo shoku jugosllav? po te vjen keq kur ka shqiptare kosova, e do plot me jugosllave si vetja? Mos u nxef bre niqe, te thashe qe ti s'di mire shqip, do ia ulesh perkrahjen LDK-se meme.

 Po ky Sejdiu si u tret kshu ?? kishte dy pale spaleta-hem president e hem  kryetar e tash perfundoi si ushtar. Na ftillo ndonje gje rreth kesaj se gjithcka u duk si puc i vogel po doli pun e madhe fort kjo. 

S'u tret hic, aty eshte. Pa qe po rrezikonte rrudhje te partise per shkak te kostove qe mori gjate qeverisjes, dhe vendosi te bente nje "gare te pavarur" ku t'ia kalonte kryesine Ises, partia te vazhdonte pa u percare, pushteti e paraja te mbetej aty ku ishte, imazhi te permiresohej, e Sejdiu gjithsesi te mos mbante asnje faj mbi shpatullat e tija prej burri shteti.

Vallai,nese Isa e rregullon LDK -ne sikur Prishtinen,mire i kena hesapet.

Hiçja çikat e bukura dhe jeten e nates,Prishtina te duket si Rripi i Gazes.

Para 3 dite mbeta me shume se dy ore i ngujuar ne mes Lakrishtes e Fushe Kosoves.Ja bana hallall, pasi me  thane se ka ardhe Taipi prej Turqise,eskorta e te cilit numeronte ma shume se 200 vetura policie.

Taipi shkoj andej nga kish ardhe,ndersa mua prap mu deshen plote dy ore rruge nga Prishtina per ne Aeroportin e  Sllatines.Edhe kesaj rradhe ja bana hallall, aeroporti kishte nje emer te ri.

Ah...,sikur edhe Filharmonia e Kosoves te quhej Komandant Gjarperi! 

12 Dhjetori nuk eshte larg.

edhe jeta e nates vallai banale eshte bere... sheherlinjte e kane humbur dhe kreativitetin ne ket fare apatie te pergjithshme FER-iane.

Hiçju FER-it Sol o,kuadro Harvardi jane ata,ndersa kreativitetin mos e kerko ne lokale ku rri Demaçi.Jepja nje "dever" Prishtines e shmangju qebaptoreve.

Ca po thote Albini,per kend done me votu kinezet e Vranjefcit?

nuk i njof kinezet, une po rri ne tingell tangell tu pi raki e tu bo fora. hajt suksese me te gjithe kuadrot qe i kini. lum kosova si eshte e si do te behet smiley

Isa dhe Fatmiri, bene nje pazar. sma ha mendja se kane per te qullosur gje, vazhdimesi  e kote. per mua ka nevoje per ndryshim per nje zhvillim te ri.  Thaci eshte 1 ne ks

kis e ki haver smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).