Politika dhe mediat italiane reaguan në mënyra të ndryshme ndaj liberalizimit të vizave për Shqipërine dhe Bosnjën. Ndërsa ministri i Puneve të Jashtme Franco Frattini pergezonte per kete arritje, kryetari i grupit te Lidhjes se Veriut ne Parlamentin Europian Mario Borghezio, e cilesoi kete si "nje gabim teper te rende te Europes dhe qe faktikisht eshte nje hapje e dyerve per romet".

Shqetesim edhe nga ana e zevendeskryetarit te Bashkise se Milanos Riccardo De Corato i cili shtron problemin e mbajtjes e rendit ne qytetin e tij ku aktualisht jetojne rreth 5 mije shqiptare.

Ndersa shtypi i majte pershendet liberalizimin, mediat e djathta pasqyrojne një tjeter tabllo. Si per shembull gazeta 'Il Giornale', shume afer kryeministrit Silvio Berlusconi, e cila llogarit se se shpejti ne Itali do te mberrijne dhjetera mijera shqiptare. Por mbase eshte me vend qe forcat politike qe perbejne koalicionin ne pushtet te bien dakort ne qendrimin qe mbajne. E kete element ve ne dukje gazeta 'La Stampa' qe e cileson kete mosperputhje si skizofreni te vertete.

48 Komente

Do te kishte vlere nese peshqit neper Evrope do te sillnin reagime te shfaqura ne media ne vendet ku jetojne. Disa komente lexuesish qe pashe ne Die Welt ishin gjithashtu shqetesuese.

Diskutim i vjeter por me kontekst te ri.

 Ne Hollande Geert Wilders, lider i partise anti-Islam PVV ka sulmuar ashper ministrin e emigracionit pse votoi pro ligjit (PVV eshte parti koalicionit qeverises)... Ministri u mbojt duke thene se ... nuk mund te dilte kunder te tjereve dhe se kishte marre garancite se nese do kete dyndje te shqipatareve ne Hollande do kthehet rregjimi i vizave...

Sinqerisht, mendoj se shqiptaret duhet te veprojne me mend ne koke dhe me kujdes (sidomos ne vitin e pare kur do monitorohemi dhe me ashper) qe tí tregojne botes se jemi popull shekullor dhe me nder e tradite, ashtu sic na e ka hije!

ja die Welt. Lexoni komentet ju lutem.

Disa komente lexuesish qe pashe ne Die Welt ishin gjithashtu shqetesuese.

he? smiley

shqetesuese? m'fal, po why should we give a fukc se ca thote x apo y, sidomos nese keta jane si puna jone, anonime interneti? smiley Se per pak po me duket kjo gje si artiklli tjeter i Topit qe citonte nje luleshites ne Hollande i cili qe dakort me liberalizimin e vizave, a thua se nqs s'qe dakort ai ncuk behej gje. lol

Reagimet jane te pritshme vende-vende, sidomos duke pasur parasysh reputacionin qe na ka paraprire per 20 vjet ne Evrope, po dhe reagimet do kalojne shpejt, ashtu si tabelat e berishes n'tirane. 

edhe nese s'kalojne, aq sa i prishin pune keto reagime bullgareve dhe rumuneve qe pas futjes ne be ne fakt kane te drejte dhe te punojne aty, e shumta aq mund te na prishen pune dhe ne reagimet publike per heqjen e vizave, dmth back to who gives a fukc smiley

xhibo avash er ti se me krahasove me gazetaret e topit smiley.

20 vjet nuk jane pak per tu ekspozuar dhe informuar.

dhe fundja per berishdashesit qe vejne njisha (epo e bere ti xhibo) ky lajm duhet te jete shpresedhenes, qe ne na u vonua liberalizimi kaq shume jo se kemi nje qeverisje te mjere, po sepse s'e donte liberalizimin opinioni publik evropian. pastaj ka dhe nga ata qe mund t'i lidhin keto te dyja, por kjo lidhje studiohet ne klasa me te avancuara.

 Po kur te futet Kina ne Shengen, si i bohet? smiley

jo zemra, nuk ma ben zemra t'i ve 1 nje teme qe e hap ti, pavaresisht se m'duket se pothuajse me quajte berishedashes :O

po ato qi i mendoj i them sic i mendoj, kshu e kam zakon smiley

sinqerisht s'e kuptova pse eshte e rendesishme se ca mendon x apo y person, per sa kohe tashi dhe tushja paska marre pasaporte biometrike dhe ka shkuar te mprehe dhembet per te udhetuar n'evrope pa pike vize n'trup?

p.s. ju t'interesumit shihni mos ka detaje ky olitike&Itemid=457">artiklli i panorames per ceshtjen e pasaportave, meqe tek ne eshte zakon qe informacioni te merret me thashetheme dhe me mundim

 

S'mund t'i vesh shkrimit nje titull qe permban fjalen "debat", kur neper paragrafet qe vijojne ke permendur emra karagjozesh si Borghezio apo tituj gazetash si "Il Giornale". Eshte paradoksale.

Duke lexuar të përkthyera ato komentet e Welt, po më krijohet ideja se ne për evropianët përfaqësojmë njëfarësoj qenieje "mutante". Me "pigmentin e duhur" kur thotë Emo, por realisht jo të evoluar.

 Po pse mo kot bertet Zotrules? smiley

Po he se do e shikojne Europen e vertete dhe Shqiptaret, ky eshte avantazhi i liberalizimit, per ata qe akoma se kane kuptuar! Plus dhe direktivat Europiane qe do jene te detyrueshme per bobat e parlamentit... smiley

Une atyre qe u mprehen te me vizitojne ju thashe te me sjellin noj euro, se leku modh ne Shqiperi, ndryshe te mos nisen fare. 

Unë them që shqiptarët para se të shohin Evropën në sy, do bënin mirë të shikonin veten në pasqyrë.

 Ne fakt, sa me shume te punosh me te huaj ketu ne AL, aq me shume kupton qe shqiptaret ketu kane ndertuar nje mendim te pavertete per te huajt, si njerez ne nivele te larta ne cdo fushe. Une, te huajt qe kam pare, nje pjese kane qene vertet me lart, nje pjese kane qene me keq se ne. Jo vetem italiane e greke, qe ua kemi pire lengun me kohe, por edhe te tjere... s'prisja te shihja gjermane e zvicerane te paafte ne punen per te cilin kishin ardhur. Aq imazh te larte kisha krijuar per ata. Por i pashe. Mbase prandaj i kane sjelle pikerisht ketu, sepse kane qene te paafte e pse te mos merrnin leket e shtetit tone ne tendera. Por fakti eshte qe ishin te paafte. Edhe angleze diten benin gomarlleqe dhe naten vinin tape te flinin ne zyre, zvarre zvarre, as ne hotel jo... ketu kam pare. Ndryshimi i madh qe kam pare, eshte menyra e te komunikuarit... kane dale me shume e dine te sillen. 
Konkluzioni eshte ai qe dihet, qe njerezit gjithandej jane gjithefaresojesh.
Por shume shqiptare nuk e dine kete, dhe kane nevoje t'i japin disa prekje realiste skulptures qe kane gdhendur per te huajt... dhe pse jo, te mos i lene ne piedestal kur s'e meritojne. 

ej qenka gallate kjo mbrojtja e artikullit qe vendos. me e veshtire se mbrojtja e postimit individual.

thashe se do kishte interes te diskutonim edhe anen tjeter te murit te liberalizimit. mua personalisht mu zgjua interesi kur lexova shqetesimin e plot vetave tek die welt se tani do dyndeshin kriminelet shqiptare ne gjermani. me erdhi turp per gjermanet, ndoshta ngaqe kam me shume respekt per ta se per ca evro te tjere.

sigurisht qe turisti shqiptar me t-shirt te whitesnakeve s'ka per t'u bezdisur fort, dhe i befte mire doneri ishalla, po kjo nuk dmth qe s'perben problem frika qe kane evropianet per ne. ka rendesi kjo edhe per te ardhmen e integrimit.

dhe njehere, jo se ky eshte lajm i ri, por eshte rast i vecante perballjeje per imagjinaten evropiane.

te isha ndonje anri sala do beja ndonje video me kete rast smiley

mua personalisht mu zgjua interesi kur lexova shqetesimin e plot vetave tek die welt se tani do dyndeshin kriminelet shqiptare ne gjermani. me erdhi turp per gjermanet, ndoshta ngaqe kam me shume respekt per ta se per ca evro te tjere.

mvaret nga niveli i gjermaneve qe kane shkruajtur per kete teme. pamvarsisht respektit qe kemi per Gjermanine dhe gjermanet,  te qenurit gjermane, nuk i ben ''automatikisht'' te gjithe qytetaret e atij vendi te zgjuar, inteligjent etj.smiley

ndersa argumenti qe perdoret (jo vetem ne gjermani), per gjoja dyndjen e ''krimineleve shqiptare'', eshte argumenti me kot e i pabaze qe thone.

kunderargumenti eshte i thjeshte: kriminilet nuk deshirojne kurre te jene legale.  sepse veprimtaria e tyre nuk eshte legale, gjithashtu.  aq me teper qe u duhet te perdorin pasaporta biometrike. pra me shenja gishtash etj. 

 

 Hajde nam qe na ka dale, hajde. Po te bazohesh ne ato komente, te vjen te mos ikesh fare, ose te ikesh hunde e buze, ose te ikesh e ta fshehesh qe je shqiptar. Sado qe, normalisht, kushdo qe iken sheh punen e vet, dhe ai vendasi qe has atje sheh punen e vet, keto komente duhen pasur parasysh, qe atje ka plot njerez qe mendojne si shkruesit e tyre... edhe po nuk e shprehen, dhe disa mund te arrijne deri ne ate pike sa ta shprehin... s'i dihet. Ja c'ben hapja e burgjeve e lenia e lire e krimineleve, mosndeshkimi i tyre, dhe pastaj ilegaliteti, emigrimi i paligjshem, klandestiniteti ne 20 vjet.  Dhe Berisha ben feste. Plehra. Ia ka nxire faqen ketij vendi. Sikur te mos e kishte shkaterruar shtetin dhe ligjin ne keto 20 vjet, jo vetem qe do te ishin liberalizuar vizat qe para 10 vjetesh, por edhe pa u liberalizuar, s'do te na trajtonin si kafshe neper ambasada... 

 ej qenka gallate kjo mbrojtja e artikullit qe vendos. me e veshtire se mbrojtja e postimit individual

 

Mind the timing, tha! 

Po kjo vle me shume per qeverine e Peshkit, me thone te drejten. 

Ka no' i' koment shtypi evropian per party-poopers

P.S.

Party-pooper-i i pare qe kam njoft, "literaly", ka qene, sa kishte vdek Enveri,cuni i xhajes se plakut, qe i thoshte kunatit (anetar partie ky i fundit): T'a dhefsha Partine e Punes, ta dhefsha! smiley

 

mroklle mund te kem edhe une probleme me gezimin, dmth me ka humb e s'po e gjej, por te pakten te jesh i sigurte qe nuk eshte qellimi im te poop ne party-n e sales. s'e kuptoj pse nje moment i ketille politik duhet te jete vetem moment vizionesh me kulle eiffel.

edhe sepse sinqerisht mendoj qe nuk do te ndryshoje gje per shqipot me vizionet me kulle eiffel. sa per lehtesimet burokratike, dmth anen teknike, besoj se me e rendesishme ka qene ngritja e qkl-se. ana simbolike eshte ajo qe ka me shume rendesi tashme, dhe ajo qe pranon argumente nga te gjitha kendet.

Po verej qe cdo teme qe nuk flet vetem per brohorima gezimi,  u quakerka domosdoshmerisht deshire komuniste per te mos u liberalizuar vizat dhe sulm cinik ndaj Berishes. Si ato skenat ne dasma, qe ty s'te kercehet e te kapin per krahu ato hallat e tezet plaka "Po cohu kerce." 
Vetem se nuk kercej, s'do te thote qe s'po kenaqem e qe s'jam i lumtur per ciftin. S'ka arsye qe te festoj me fanatizem, vetem te duartrokas pa pushim liberalizimin e vizave. Idjea "mos diskutoni detaje, vetem duartrokisni" me duket shume fanatike.

 Artikulli i "Die Welt" e paraqet procesin ashtu sic eshte dhe kujton eksperiencat e keqija qe BE kishte me liberalizimet e vizave me Maqedonine dhe Serbine, Gjithashtu tregon per masat qe pritet te mare BE nese raste te tilla perseriten nga Shqiperia e Bosnja.

 Reagimet e komentatoreve jane gje tjeter, gjithsesi jo fare pa rendesi. E para sepse ato perfaqesojne reagimet ne pergjithesi negative te publikut (une lexova vetem nje koment pozitiv dhe qindra te tjere negative) por edhe sepse lexuesit e "Die Welt" nuk jane thjesht "publik" por nje klase me e larte shoqerore qe marrin pjese aktive ne politikeberjen gjermane. Gjithsesi, vendimi tashme eshte marre. Reagime te tilla me teper vlejne per te treguar kujdes, fundja keshtu kane llapur edhe per Polonine, Bullgarine, Rumanine, Serbine etj. Do vi dita kur gjerat te normalizohen dhe keto llapaqenje do harrohen. 

ajo qe une parandjej ne te gjithe kete pershtjellim, eshte rivendosja e regjimit te vizave ne krye te 6 muajve te pakten per shqiperine. Biles, sensibiliteti ne rritje ne mosaprovimin e ketij vendimi politik nga populli i europes ne pergjithesi, s'ben gje tjeter vecse mobilizon ne mase te gjithe shqipetaret e shqiperise qe kane ndermend te azilojne apo te qendrojne gjate ne perendim, per te shpejtuar ne zbatimin e kesaj vendimarrje nisur nga frika se mos rikthehet regjimi i vizave.

S'eshte cudi qe shume shpejt te perhapet ne popull mendimi se duhet ikur sa me pare sapo te hapen kufinjt, pasi nuk i dihet se cmund te ndodhe mbas disa muajve.

E ke shume gabim. Kush ka dashur te ikte, ka ikur. Ata qe jane ketu s'kane ikur sepse s'kane dashur, jo sepse s'kane mundur. Ka ikur nje e treta e popullsise, ca do me?  Keta njerez qe s'kane ikur sivjet, s'kane ikur ne situata edhe me te renda qe ka qene Shqiperia, ndaj s'kane pse te ikin tani. Pastaj, nese ke 90 dite kohe per te qendruar atje, pse duhet te kerkosh azil? Ne ato 90 dite, gjej nje pune dhe thuaji punedhenesit te te beje kontraten, dhe ja ku u zgjidh. Kthehesh ne shqiperi, te vjen kontrata, te nxjerr punedhenesi vizen dhe ja ku u be. 
E di qe atyre qe jane antiberishiane ne menyre te kote dhe ekstremitet te palogjikshem, thelle-thelle do t'u behej qejfi qe te ndodhte kjo e t'ia ngjeshnin Berishes, por dhe sikur te ndodhe vertet kjo qe thua ti, Berisha s'ka faj se populli ben nje gje te tille.

 

e para, kjo parandjejne e imja nuk ka lidhje fare me Berishen. e dyta, mos haro se tek ne jetojne rreth 300 mije Rome dhe Egjyptian, nje kontigjent mjaft vunerabel per ta provuar njehere se nuk kane se cfare te humbin. Ke me qindra familje te tjera qe jane te ngujuara per aresye te gjakmarrjes dhe qe kete mundesi do ta shikojne me te vertete si "rasti i jetes". Ke po ashtu me mijera familje te varfera, te pastrehe, pabuksa, papronesa, qe do te dynden. Keto dite neper qendrat e aplikimit ka mizori njerezish, kuponat per pagesen e pasaportes neper sportelet e postave kane mbaruar. Shumica e atyre qe po aplikojne tani jane njerez mese te keputur qe edhe ket 6 mije lekeshin e kane marre borxh.  Tani ke per te pare shqiperine e vertete, por qe fatkeqesisht do ta shohim nepermjet kronikave perendimore.   

 Harron qe te pastrehet e pabuksat duhet te kene para ne banke qe te ikin. Kur s'kane para per 6 mije lekshin e kuponit, imagjino te ikurit ne perendim. Megjithate, eshte e vertete qe disa do te kerkojne azil e disa do te abuzojne. Por ajo qe dua te them, eshte se s'ka per te qene ne mase aq shqetesuese sa per te hequr vizat pas gjashte muajsh e as per me vone. Kane per te qene jo me shume se ata nga serbia e maqedonia.

do zoti qofte ashtu sic thu ti, ene vari lesht parandjenjes time. Megjithese mu gjithmone me dalin keto dreq.     smiley 

Po shqiptare normal ka aty ore ?

 

thashe se do kishte interes te diskutonim edhe anen tjeter te murit te liberalizimit. mua personalisht mu zgjua interesi kur lexova shqetesimin e plot vetave tek die welt se tani do dyndeshin kriminelet shqiptare ne gjermani. me erdhi turp per gjermanet, ndoshta ngaqe kam me shume respekt per ta se per ca evro te tjere.

 

Ca interesi ka te diskutojme opinionet e disa injoranteve anonim te internetit?

po meqe jane dora jone thashe, o i pakapshem.

Anonimet injorante qe thone qe do kete dyndje kriminelesh shqiptare qekan dora jone?

Le te mbrojne Europen sa llapin kot e merren me shqiptaret ... degjova qe BE ka cuar trupa speciale ne Greqi per te mbrojtur kufirin me Turqine  nga klandestinet ....te na ruajne dhe ne se heret a vone do cenohemi nga klandesitnet nga Azia ....

Debate ku???

As Corriere della Sera , Repubblica apo Ilsole24ore nuk ka thane gja, te tjeret duke perfshi edhe keto tonet te hane m... sa te dune.

 Edhe kryetari i komunes se Buleskut ne nje fshat te Rumanise shprehet shume i shqetesuar per liberalizimin e vizave per Boshnjaket dhe Shqiptaret,nder te tjera ai shprehet se djathi nuk na del per vete dhe ka fshehur oren e dores.

Megjithe parashikimet e zymta te cave nga ana jone dhe nga ana e ovropianve, asgje e pazakonte nuk do ndodhe. Dyndje nuk do te kete, kush ka dash me ik e ka gjet menyren dhe ka ik. Kriminelet shqiptare zakonisht kon pare kshuqe nuk e kon pas problem vizen. Hajdutet ordinere nuk ikin se humbin rrugen po dolen jashte unazes. Edhe ata qe kon bertit me t'modhe "ah vetem sa t'hiqen vizat, nuk rrihet ktu" tashi kon me ra squk se kaq ishte orgazma, vizat u hoqen, eksitimi mbaroi. Me ik n'perenim duhen pare dhe ven mo t'mir me jetu pa pare se shqipnia nuk ka.

trop, mos ma merr per ters smiley po mire bere qe e solle smiley.

Me thene te drejten s'me habit reagimi, nga steriotipizimi i europianeve kemi ca kohe qe vuajme.  Deutschet, qe iu cofte Pauli i ri francez-lindur, nese kane fryk nga ca shqiptare, i kemi steriotipizuar edhe ata cik si teper.  

Ndersa talanot ... dy eksperienca te shemtuara steriotiplleku ne Europe, nga talanot i kam qe te dyja.  

Do ia bejme si do ia bejme.  Do ia bejne si do ia bejne edhe ata te frikesuarit nga dyndja barbare e shqiptareve ne Europe qe do iu shkaterroje civilizimin europian.

 Italia dhe disa politikane te saj, kot shqetesohen, sepse nga ata qe do dalin tani, jane prinderit apo familjaret e emigranteve, qe duan vetem nje here te shohin se si jetojne femijet, vellezerit e motrat e tyre, me kete rast shohin dhe perendimin aq shume te deshiruar, por qe shum shpejt do merziten nga koha e keqe kendej dhe nga ftohtesia e njerzeve, keshtu qe do kthehen me shpejt se do nisen. Pjesa tjeter e njerzeve qe do provojne fatin per pune, kuptohet qe do jene pjesa e vogel e atyre qe do dalin, 30% maksimumi, dhe keta e dine qe pas 3 muajsh duhet te kthehen, keshtu qe ky grup njerzish do provoje fatin ne bujqesi, muajt mars, prill, maj, qershor. Sektoret e tjere, si ndertimi dhe restoratet, qe ç'o ku marrin nga nje pa letra si puna e bujqesise, tani nuk para marrin me per shkak te krizes dhe renies se xhiros. Keshtu qe ngelet bujqesia, po ku. Kuptohet atje ku di gjuhen e huaj, dhe shumica dine italishten. Pra rrofte Italia e jugut, e cila ka nevoje akoma per puntore sezonale. 

Ata qe kishin per te ikur, ikin maleve e gomoneve, eshte me romantike.. nuk u shijon kjo ikja si zotri me pasaporte bio, keshtu qe asnje dyndje barbare nuk do kete

te paret jane ata qe nuk kane pare toke te jashtme me sy, sa per te hequr merakun dhe mos ngel mbrapa bote..

 

Sot KE i dha statusin "kandidat" Mali te Zi, Qeverise se Shqiperise i tha "nje here tjetrer". Pra jemi akoma me Zi se Mali i Zi. Haram buka qe hane dhe parate qe marin duke qeverisur kete vend.

 ore po si s'dha gje klani per kete?

priste orjentime nga lart!    smiley

mua personalisht mu zgjua interesi kur lexova shqetesimin e plot vetave tek die welt se tani do dyndeshin kriminelet shqiptare ne gjermani. me erdhi turp per gjermanet, ndoshta ngaqe kam me shume respekt per ta se per ca evro te tjere.

Po sigurisht, Trop, që është interesante të përcjellësh mendimin e evropianëve në këtë çështje. Të paktën më interesante se lajmet që na vijnë nga sheshi i "festimeve", me ditën më "historike" e maskaralliqe të tjera. Këto reagime përmbajnë një këndvështrim real, të domosdoshëm për tu marrë parasysh.

Këto reagimet këtu të disa komentuesve, se këta janë "rob koti", është një me një me atë shprehjen që thotë Lame tek ai artikulli tjetër që perëndimorët preferojnë të përballen me problemet, ndërsa ballkazanasit i INJOROJNË ato.

Dhe shif këtu çfarë injorimi i fuqishëm u bëhet nga disa peshq ballëgjerë.

Këta njerëz nuk janë injorantë. Janë shumë të ndërgjegjësuar politikisht. Ata duan të përballen me një problem real dhe social të vendit të tyre. Problem që vjen nga emigrantët ilegalë. Kryesisht argumentet e tyre politike që shprehnin ishin: emigrantët ilegalë nuk kontribojnë në shoqërinë gjermane, nuk paguajnë taksa, krijojnë një treg pune të pandershëm, nuk konsumojnë, nuk përshtaten me kulturën gjermane etj. Këto janë probleme reale, peshq të dashur. Ata gjykojnë se këto probleme do të rriten në rastin e liberalizimit të vizave.

Edhe ata gjithashtu janë aq të mençur sa të dinë t'i japin dum kësaj pune. Më shumë se një herë, pashë komente që thoshin vetëm këtë: na thoni cila parti merr përsipër të heqë Gjermaninë nga EU, dhe unë atë do votoj.

Krahasojeni këtë mënyrë të argumentuari, të ndërtuar pastër mbi parime, me mënyrën e të argumentuarit të peshkut mesatar.

Më interesante akoma, është se ballkazanasit peshq, projektojnë veten e tyre tek këta votues. Sidomos kur thonë: këta nuk i pyet njeri. Jo ore, me vërte? Po kryeministrin e këtyre nuk e quajnë Sali mor të nderuar. Këta dhe komentues si këta, me rolin e votuesit, e kanë shumë të mundur të ndikojnë në politikat e shtetit të tyre. Kanë 10 fish më shumë të drejta të vendosin dhe të ndërmarrin veprime politike. Pushtetarët e tyre, i pyesin këta njerëz. Kur thoni psh "e kush i prdh këta".... ok pasi e keni thënë mbajini erë një herë ambjentit dhe shifni se mbase u duket erë e njohur çka do nuhasni.

Oranje te me falesh qe s'te komentoj dot me gjate, por besoj se fobia ndaj te huajve, apo ndaj nesh dhe boshnjakeve konkretisht, nuk ka te beje aq me marredheniet dypaleshe se sa me ndjenjat me te pergjithshme ndaj zgjerimit te be-se dhe emigracionit nder vite, nga shume vende. Per rastin e Gjermanise selfi po thoshte qe eshte hapur se emigracioni eshte bere ceshtja e dites si dikur ne Zvicer. Dhe nuk e di se sa te keqintegruar jane shqiptaret ne Gjermani, po t'i krahasosh per shembull me shqiptaret e Kosoves ne Zvicer qe shpjegonte dikur Selfi, pra si qendron e verteta ne terren pertej asaj imagjinare te fryre nga politika.

Ja dhe nje input i vogel francez: http://www.lemonde.fr/europe/reactions/2...

Ketu mesojme se mekanizmi i nderprerjes se liberalizimit, qe u vu si kusht shtese per Shqiperine dhe Bosnjen, do te jete i vlefshem edhe per vendet 'e liberalizuara' para nesh; s'mund ta akuzojme Evropen per favoritizem smiley dhe ndonje do kenaqet qe ua futem edhe serbeve smiley edhe sepse sipas qeverise serbe fajin do ta kishin gjithsesi preshevaret.

ps: po jam krejt dakort qe duhet edhe me reflektue mbi cfare kemi ne per te ofruar dhe sigurisht, duhet te kuptojme qe ne fakt pertej premtimit te hyrjes se ballkanit en bloc ne BE, jemi ne nje gare, dhe garojme te tretet nga fundi (pas te shkretes Kosove, qe megjithate nuk i dihet ndoshta e shesin krejt e shpejt ata politikane pisa dhe i sigurojne ndonje bilete evropiane, dhe Turqise qe e ka me mire te vazhdoje nga lindja). me kete enlargement fatigue, shpejtesia ka shume rendesi.

Këta njerëz nuk janë injorantë. Janë shumë të ndërgjegjësuar politikisht. Ata duan të përballen me një problem real dhe social të vendit të tyre. Problem që vjen nga emigrantët ilegalë. Kryesisht argumentet e tyre politike që shprehnin ishin: emigrantët ilegalë nuk kontribojnë në shoqërinë gjermane, nuk paguajnë taksa, krijojnë një treg pune të pandershëm, nuk konsumojnë, nuk përshtaten me kulturën gjermane etj. Këto janë probleme reale, peshq të dashur. Ata gjykojnë se këto probleme do të rriten në rastin e liberalizimit të vizave.

 

Dikush qe qe mendon se liberalizimi i vizave do sjell dyndje kriminelesh ne vendin e tij, nuk eshte vecse injorant.  Eshte injorant, nga vete fakti qe perdor fjalen dyndje, qe nenkupton qe elementi kriminal ne vendet ku u implementua liberalizimi i vizave eshte me i larte se ne vendin e tyre dhe si rrjedhoje keta kriminele ne masa gjigande kane per te vershuar ne Gjermani.  Eshte injorant, nqftse mendon se kriminelet paskan pritur deri tani per te udhetuar ne Europen perendimore e per te ushtruar veprimtarite kriminale atje.  Eshte injorant nqftse e lidh imigrimin ilegal me liberalizimin e vizave, proces qe eshte mese i rregulluar e i kontrolluar dhe qe parashikon denime goxha te renda jo vetem individuale per njerzit qe i thyejne rregullat por edhe per vendin nga ku keta njerez vijne.  Tropi me siper na thote qe paska nje mekanizem qe mund ta nderpresi liberalizimin i vizave ne kushte te caktuara.  Pra gjykimi se liberalizimi i vizave per t'iu dhene mundesine shtetasve te Shqiperise per te udhetuar e ndejtur per nje periudhe te caktuar ne nje vend te Schengenit, pa pasur te drejte punesimi a shkollimi e pa pasur te drejte aplikimi per azil e me nje sere garancishe te tjera per te mundesuar kete udhetim, do rrisi problemet qe sjell emigrimi ilegal eshte komplet i gabuar.

Unë kam vetëm një pyetje të vogël për ty: Ti si mendon, a do ta shfrytëzojnë shqiptarët liberalizimin në masë, për të kërkuar punë, për të studiuar dhe jetuar në Evropë?

 

Pa dyshim qe do ta shrytezojne ne menyre legale per te krijuar lidhje jo vetem punesimi e shkollimi por dhe te tjera.

Lajm pa lajm, dhe krejt idjot.

Ne itali qeveria dhe koalicioni jane te djathte. Kaq. Nuk ka cfare mendjeje te beje koalicioni qeverises kur ministri i tyre vete dhe e pergezon heqjen e vizave. Qe italianet jane raciste, kjo nuk eshte gje e re. Ashtu kane qene dhe nuk ka pse te habitemi; po mos na e beni dhe gje kaq te madhe, se nuk eshte vetem italia ne BE, dhe nuk na plasi trapi aq shume per ta, jo.

Mirembrema miq.Si perfundim a ka filluar aplikimi i levizjes pa viza apo jo?

Ky Borghezio i lega nord eshte nje idiot e i pakulture sa nuk behet.Po krejt le te themi.Para ca vitesh nja dy shqiptare e kopazdrypen ne autobuz ,e me pas dikush tjeter ne tren.

Une nuk mendoj se do kete dyndje per vete aresyen se ne nuk kemi numra dyndjesh e megjithate kush ka patur nder mend te levize nga Shqiperia per pune a shkolle nuk ka pritur heqjen e vizave.do kete nje numer fiziologjik ,pa krijuar problem per askend.Me ne fund ...po kmbrrijme si zhvillim ne vitet 30-te smiley

tani varet se ca kupto ti me dyndje. Nese me dyndje kupton apo nenkupton ate qe ndodhi me shqipetaret ne vitet 90-te, ku u largua rreth 1/3 e popullsise, sigurisht qe nuk do te kete. Por, pa frike nja 300 mije vete do te ikin me synimin per tu stabilizuar jashte shqiperise.

Rumunet jane 26 milion,shqiptaret te gjithe ne Shqiperi nuk di nese behen 3 milion.Nga keta hiq pleq e plaka e over 50 qe nuk mendoj se duan te ikin.....Po te tjere qe megjithate jetojne e punojne te qete ne Shqiperi.Nuk mendoj madje se edhe niveli i kenaqshmerise se shqiptareve te jete ai i viteve 90-te.Jo mendoj se pas nje "çudie"te ndonje muaji gjithçka do jete e qete e pa probleme.

Nuk ka patur asnje debat ne itali per liberalizimin e vizave. Ministri i rendit (ai vete u fsheh e nuk shkoi ne bledhje por ka deleguar tjeterkend me duket) eshte i te njejtes parti rraciste me borghezion e gjore (ish fashist tani legist) dhe nuk ka bere llafe fare, edhe pse ksenofobia eshte i vetmi kapital politik qe kane.

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).