Dashuria për Shqipërinë nga kujtimet e babait, ushtar në Luftën e Dytë Botërore. "Kuzhina shqiptare është e shijshme, por nuk ka shërbim të mirë. Femrat shqiptare janë shumë të bukura"


Frekuentuesit e qendrës "Balashe" në Elbasan (qendër ditore për të moshuar e persona me aftësi të kufizuara) nuk do ta kishin menduar që një ditë do të shijonin kuzhinën italiane nga dora e një profesionisti. Ai quhet Tulio Tuleti (Tullio Tulletti) dhe vjen për herë të tretë në Shqipëri.


Ka një lidhje shpirtërore me vendin tonë nga kujtimet e babait, ushtar gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe tashmë vjen me dëshirën që të rikthehet gjithmonë, madje duke bërë edhe bamirësi. Mjeshtër në kuzhinë dhe i apasionuar pas traditës italiane, ai ka gatuar për të moshuarit pica të të gjitha llojeve dhe lazanja tipike, mjaft të preferuara.


Duke sjellë të gjitha produktet për gatimet e tij, vetë Tullio i ka shërbyer të moshuarve dhe fëmijëve me aftësi të kufizuara në një drekë të veçantë për frekuentuesit e "Balashes".


Ai tregon se ka pasur një restorant të vetin ku ka gatuar për shumë vite. Kuzhina është pasioni i Tullios, ndërsa profesioni i tij ka qenë inspektor policie. Ai thotë se do të kthehet shpesh në Shqipëri, sipas tij, vendi me njerëzit më mikpritës dhe me gra të bukura, një shprehje e të atit që tashmë e ka konfirmuar edhe pas 60 vjetësh.


Si erdhi kjo nismë për të gatuar në qendrën "Balashe"?

Unë jam bërë pjesë e "Qendrës Onlus" në Kozencë, e cila është lidhur me qendrën "Balashe". Kur dëgjova që një grup nga kjo qendër do të vinte në Shqipëri, shfrytëzova rastin për të ardhur.


Gatuaj për qendrën "Balashe" për bamirësi. Unë jam vetë pensionist dhe i jam më pranë njerëzve që nuk kanë të afërm që t'iu shërbejnë. Ndonjëherë duhen bërë këto gjëra për njerëzit që kanë nevojë. Edhe në jug të Italisë është e njëjta situatë. Kjo moshë është e braktisur.


Ne kemi Itali të Jugut dhe të Veriut. Jugu është e njëjta gjë me Shqipërinë. Notojmë thuajse në të njëjtën barkë, vetëm deti na ndan. Duhen struktura ku edhe ngrihen vende pritjeje me shumë shërbime. Franca ka qendra polivalente dhe të moshuarit atje trajtohen më mirë se kudo.


Në bashkëpunim me drejtoreshën e "Balashes", Blerinën, vendosëm që një ditë të bëjmë së bashku picat për pjesëtarët e kësaj qendre. Një ditë bëmë pica, ndërsa këtë herë lazanja. Në Itali kam pasur një restorant, në të shkuarën në një provincë të quajtur Mantea, afër detit. Kam gatuar për disa vite.


Jam specializuar në Emilia Romanja për kuzhinë. Kuzhina për mua u bë mjaft e rëndësishme. Kuzhina nuk më lodh, pasi e bëj me shumë kënaqësi. Siç shumë njerëz që kanë pasionet e tyre, unë kam pasion kuzhinën.


Si ju ka lindur pasioni për kuzhinën?


Unë kam lindur në një familje kuzhinierësh. Qysh kur kam qenë i vogël, i qëndroja pranë gjyshes dhe jam tërhequr gjithmonë nga aroma e gjërave që gatuheshin. Çmendesha për këto erëra. Pikërisht kjo më dha shtysën për t'u bërë kuzhinier.


Profesioni im është inspektor policie, ndërsa pasioni kuzhina. Jo të gjithë mund të bëjnë pica dhe lazanja.
Përsa i përket picës, gjërat ndërlikohen. Pica po bëjnë të gjithë në fakt, por të paktë janë ata që bëjnë picën ashtu siç duhet.


Është e vështirë të ndjekësh recetat rajonale. Në Francë p.sh. bëjnë Karbonarën me shumë pana. Modifikojnë shumë. Jam dakord me variantet, por duhet të jenë në harmoni. Nuk duhet të tentojmë një shije që e bën pjatën të tmerrshme.


Si ju është dukur kuzhina shqiptare?


Më pëlqen shumë të konsumoj kuzhinë shqiptare. Kur vij më pëlqejnë shumë paidhaqet e qingjit, djathrat e ndryshëm, sallata etj. Gatimi është mjaft i mire, por shërbimi lë shumë për të dëshiruar. Vë re që nuk ka një koordinim në restorante, pasi kur porositen gjëra të ndryshme, pjatat vijnë në kohë të ndryshme, gjë që nuk e bën normale një darkë të përbashkët. Po kështu shërbimi, kam vënë re që nuk është në lartësinë e duhur.


Ku e ka origjinën lidhja me Shqipërinë?


Nëse do më krijohej mundësia, doja ta shihja Shqipërinë. Unë doja të vija në Shqipëri edhe pse nuk dija gjë për këtë vend. Doja të vija nga fjalët që kisha dëgjuar prej babait tim i cili në Luftën e Dytë Botërore ka qenë këtu si ushtar. Ai më tregonte për vendet ku kishte qenë në Shqipëri. Ka qenë në Tiranë dhe Durrës.


Qytetet sigurisht që kanë qenë ndryshe nga tani. Ai më tregonte se njerëzit këtu ishin shumë mikpritës, të mirë dhe mbi të gjitha, duke inatosur pak mamanë time, thoshte gjithmonë që femrat ishin shumë të bukura. Edhe unë kam konstatuar se kishte të drejtë. Sepse në këto tre udhëtime që kam bërë në Shqipëri kam parë që femrat janë brune e të bukura.


Jam shumë i lumtur që jam këtu. Dua ta them sinqerisht që më pëlqen gjithmonë të vij. Kur kthehem në Itali them e mendoj kur do të kthehemi sërish në Shqipëri.


Të moshuarit: Do të donim që Tullio të qëndronte tek ne
Dreka në qendrën "Balashe" me ardhjen e kuzhinierit italian është kthyer në festë. Koha e mirë ka favorizuar ngrënien në natyrë. Në sfond është edhe muzika popullore e preferuar nga frekuentuesit.


Që gjithçka të shkojë mbarë, drejtoresha e Qendrës "Balashe" Blerina Kamami thotë se i gjithë personeli ka ndihmuar kuzhinierin për përgatitjen e drekës tradicionale italiane, e rrallë në këtë qendër.


Tullio gjithmonë në lëvizje kujdeset që të gjithë të provojnë pjatën e parë dhe të dytë. Këtë herë ka zgjedhur bizele me fileto mishi dhe lazanja.


Produktet, pijet dhe ëmbëlsirat i ka sjellë vetë me kamionin e tij. Pasi kanë konsumuar drekën e shijshme, frekuentuesit e qendrës largohen një e nga një të kënaqur, pasi kanë mësuar ndonjë fjalë italisht për të falënderuar Tullion. Ata e presin sërish.


Petrit Lumani, një frekuentues i vjetër i qendrës "Balashe" thotë se kur vjen italiani në qendër bëhet festë. "Ne jemi shumë të kënaqur me ardhjen e kuzhinierit italian. Edhe sikur të vijë sërish, mirë do bëhet. Gatimet e tij janë shumë të mira. Të gjitha që gatoi, ishin të mira.


Edhe picat, edhe bizelet apo lazanjat". Dhe një tjetër përfitues ditor, Ismail Lepuri, thotë se kanë mbetur shumë të kënaqur. "Gjellët ishin shumë të shijshme dhe do të ishte mirë të qëndronte tek ne", thotë ai mjaft i kënaqur nga ajo që shijoi gjatë kësaj dreke të veçantë.


Drejtoresha e qendrës, Kamami, fton të gjithë biznesmenët, kuzhinjerët, njerëzit që kanë dëshirë të kontribuojnë për këtë pjesë të shoqërisë duke ofruar vakte, dhurata, çdo gjë për të gëzuar ditët e të moshuarve, të braktisurve dhe personave me aftësi të kufizuara.

14 Komente

e gjeta ,

o Cen, qitu do ta qes i dreke une ty smiley

Ti na qit dreke n'Shiroke masanaj.

smiley

C'na sillni kshu temash ne vaft dreke aman

Profesioni im është inspektor policie, ndërsa pasioni kuzhina.

Ne kemi Itali të Jugut dhe të Veriut. Jugu është e njëjta gjë me Shqipërinë. Notojmë thuajse në të njëjtën barkë, vetëm deti na ndan.

una faca, una raca....... tha

qendra ''Balashe''.....  po kete emer ku e kane gjetur?! si emer lope tingellon.smiley

Jemi lexues(e) interesante, nje shkrimi te tille qe flet per punen vullnetare e te fisshme qe ben nje i huaj ne Shqiperi i japim me pak vleresim (yje) se gomarlleqet me yacht-et e pasanikeve te rinje Shqiptare, po te tjera te atij lloji. Ne vend qe te na vije turp qe ne si Shqiptare nuk e bejme nje gje te tille, te shkojme te bejme dicka per njerezit ne nevoje, tallemi me te huajt qe e bejne.

 ".... Jo të gjithë mund të bëjnë pica dhe lazanja..."  

 

Me gjith respektin qe kam per italianet dhe super respektin qe mu krijua per kete Tulion, ketu ne piken e picez do ta kundershtoja, sepse pica tani mund te beje kushdo qe ka pasion guzhinen.  Ti bej nje pica une ketij Tulios, qe jo te lepije gishtat por ti kafshoj ato nga kenaqesia. Ai nuk e kupton se çdo pasion, krijon dhe fantazine per me te miren, dhe e mira s'ka fund. Guzhina nuk eshte shkence statike por krijuese, dhe njeriu aty mund te beje lloj-lloj kombinimesh. 

Me siguri ajo pica jote shijon me mire ngaqe shoqerohet me ate veren e vjeter smiley

 Dje hapa nje vere te 2001 dhe ngaqe nuk me pelqeu dhe aq fort, e perzjeva/bashkova me nje vere te 2005 qe e kisha hapur javen e kaluar.  ç'te provoje, kryeveper. 

po pse sa muaj e shty ti Pjero me nje shishe vere?     smiley

Dje hapa nje vere te 2001 dhe ngaqe nuk me pelqeu dhe aq fort, e perzjeva/bashkova me nje vere te 2005 qe e kisha hapur javen e kaluar.  ç'te provoje, kryeveper...

perfundimi,...  doli uthull e 2003.smiley   ky eshte i papare...

smiley

Gjergj, nuk pi çdo nate vere, nganjehere raki, nganjehere birre.

Belul, arti i te shijuarit ka te beje dhe me kalkulimet, t'perzimet, fantazine, krijimin, dhe me shkencen e alkimise, ee huu, sa gjojna ka zanati, mos m'boj te maj nje referat ketu per artin e t'shijumes. Ngaiher perzij konjak, fernet, pakez liker, dhe i hudh ca pika esenc menteje ose noi esenc tjeter, ç'te provosh, pije ekzotike,  ehh mor djale sa ka zanoti.  

jo jo Pjer, mos mos me mbaj referat.   jo per gje, po do me heqesh interesin per librit tend ''Vizione te Qarta'' .    dua ti lexoj vete.smiley

Pjer vera e mire eshte gjithshka. perpara nje vere te mire, une braktis te gjitha : rakine, fernetin, konjakun etj. Por ama mbas nje vere te mire duhet dhe nje zenke e vogel me ndonje brune apo bjonde qe te gju me cice turinjeve............

ktu e paske  cik Pjer se nuk le robi 1 jave veren e hapme...dmth, ket mund ta pres prej naj idrisi po jo prej nji si ty...ke humb shume pike me ket

 Br3dharaku, veren e fus ne frigorifer , per ta ruajtur sadopak. Megjithse ne te shumten e darkave pij vere, kjo s'do te thote se ç'do nate pij vere. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).