Njeriun nuk e përbën pamja, por karakteri. Në Itali, prej 130 vjetësh ekziston Klubi i të Shëmtuarve, anëtarët e të cilit luftojnë kundër mbivlerësimit të bukurisë. Ndër ta ka edhe njerëz, si p.sh. Xhulio Andreoti.
Klubi i të shëmtuarve
Është e njohur thënia: Bukuria qëndron në sytë e vëzhguesit. Kjo gjithsesi është më se e vërtet në qytezën italiane Piobiko, ku Klubi të Shëmtuarve vepron prej 130 vjetësh.
"Shkëlqyeshëm! Ti je vërtet e/i shëmtuar!"
Kjo fjali mund të merret si kompliment vetëm në këtë shoqatë, dhe ajo është e domosdoshme ta dëgjoni, për të qënë pjesë e saj. Klubi në qytezën e vogël italiane Piobik i themeluar në vitin e largët 1879, tashmë numëron mbi 30 mijë anëtarë. Dhe që të gjithë ata janë krenarë që nuk janë të bukur.
(Ish-kryeministri italian Xhulio Andreoti është anëtar i Klubit të të Shëmtuarve)
Martesa të lumtura prej shoqërisë
"Kur isha i ri nuk isha kaq i shëmtuar!", thotë një anëtar i klubit. "Ndoshta nuk jam aq e shëmtuar, por as ndonjë bukuroshe nuk jam!", thotë kolegia e tij, së cilës nuk i pëlqen të shkojë në skaj të vlerësimit.
Por qëllimi kryesor i kësaj shoqate italiane nuk është vetëm lufta kundër mbivlerësimit të bukurisë fizike dhe nxjerrja në pah e vlerave shpirtërore të njeriut.
"Dikush duhet të brengoset dhe për gratë e shëmtuara. Kështu që, puna jonë është që të mbledhim njerëzit e shëmtuar në një vend, në mënyrë që ata të mund ta formojnë çiftin për martesë", rrëfen një nga anëtarët.
Këtë e vërteton edhe Maria Robaitoni, e cila para 53 vitesh në këtë shoqatë njohu njeriun e jetës.
"Jam e lumtur që jam me të. Herë-herë ia ngjyros flokët, në mënyrë që të duket më i ri", thotë Maria, e cila bashkë me anëtarët e Klubit të të Shëmtuarve na kujton edhe një herë se njeriun nuk e përbën pamja e jashtme, por karakteri i tij.
Autor: Jelena Kulidžan / DW TV/AB
Redaktoi: Auron Dodi
7 Komente
http://www.mingers.com/pD
http://www.mingers.com/4
me ne fund 1 kategori ku mund te konkuroj denjsisht
huray
Duhet te bejme dhe shoqaten ne Shqiperi
jo po e fillojme, cope 2
http://www.google.com/imgres?imgurl=http://www.zemrashqiptare.net/images/articles/2008_12/6018/u1_AstritPatozi.jpg&imgrefurl=http://www.zemrashqiptare.net/article/Komente/6018/&h=254&w=300&sz=14&tbnid=UwVYXOtmBQLkPM:&tbnh=98&tbnw=116&prev=/images%3Fq%3Dastrit%2Bpatozi&zoom=1&q=astrit+patozi&hl=en&usg=__pRhBs6If4i9XytbzaNsTwTxb39s=&sa=X&ei=F_zWTJHREIP98AaAk4GpCg&sqi=2&ved=0CB8Q9QEwAQ
http://www.google.com/imgres?imgurl=http://www.gazetastart.com/fotolajm/mesila_doda1.jpg&imgrefurl=http://www.gazetastart.com/lajme/Politike/21534/&usg=__6wJsp7_7W6VKN-4aadN_wy7aNnM=&h=173&w=200&sz=29&hl=en&start=0&zoom=1&tbnid=D1yA1fFMK4tUTM:&tbnh=117&tbnw=135&prev=/images%3Fq%3Dmesila%2Bdoda%26um%3D1%26hl%3Den%26biw%3D1024%26bih%3D657%26tbs%3Disch:1&um=1&itbs=1&iact=hc&vpx=340&vpy=244&dur=454&hovh=122&hovw=141&tx=79&ty=64&ei=Z_3WTIaDIcmr8AbK9qX6DA&oei=Pf3WTPODH4KKlwfVmdmACQ&esq=3&page=1&ndsp=20&ved=1t:429,r:6,s:0
ti duhet te jesh mo i bukur se kta besoj
Cilat jane kriteret per t'u klasifikuar si i shemtuar?
Psh. Nje hunde e madhe mund te cilesohet si tipar qe e ben njeriun te shemtuar, por nganjehere nje hunde e madhe konsiderohet si nje tipar mjaft pozitiv (sidomos tek burrat!!!)!
tani korano, duam apo s'duam, mire apo keq, impresioni i pare qe krijojme per njrezit ne pergjithesi, eshte pikerisht nga ''tiparet'' e jashtme. sa te kalojme tek ''tiparet'' e brendshme, zakonisht do ca kohe.
keshtu qe do pak durim. por je te gjithe kane durim. ketu eshte puna...