Ambasada e SHBA-së në Oslo ka përgjuar me sa duket shtetas norvegjezë. Kjo u zbulua prej një stacioni në Oslo. Për këtë qëllim janë rekrutuar punonjës të rangut të lartë në polici dhe ushtri, u tha.


http://www.dw-world.de/image/0,,6189360_1,00.jpg

Për burrin enigmatik me kamerë kemi bërë goxha shaka, kujton Godfrey Manoharan. Vitin e kaluar zëdhënësi i një organizate tamilësh në mërgim protestonte gati përjavë kundër luftës civile në Sri Lanka. Si vend për demonstratën e tyre Manoharan dhe shokët e tij zgjodhën ndërtesën e madhe të ambasadës amerikane, jo larg rezidencës mbretërore në Oslo.

Qindra norvegjezë janë përgjuar prej amerikanëve


Ka të ngjarë, që organet amerikane të sigurisë e skedojnë të riun në një database të madh si kërcënim potencial, pasi Manoharan dhe qindra norvegjezë të tjerë janë mbikëqyrur me sa duket prej një njësie speciale të stacionuar në ambasadë.

I përgjuari duket i shokuar në një intervistë me stacionin e Oslos TV 2, i cili e zbuloi operacionin e fshehtë: "E kuptoj, që Shtetet e Bashkuara luftojnë kundër terrorit, por kjo këtu shkel të drejtat e mia themelore, para së gjithash të drejtën për shprehje të lirë të mendimit, që gëzojmë këtu në Norvegji."

Njësia përgjuese e vendosur pranë ambasadës

Në trapazanin e ndërtesës së një firme, ngjitur me ndërtesën e ambasadës amerikane, mendohet se ka operuar njësia e ashtuquajtur surveillance detection unit. Zyrat u zbrazën para pak kohësh me nxitim të madh. Sipas stacionit për përgjimin sistematik u rekrutuan 15 deri 20 specialistë vendas, ndër ta ish-drejtori 71 vjeçar i njësisë anti-terror të policisë norvegjeze dhe punonjës të tjerë të rangut të lartë në organet e sigurisë.

Ndërkohë Ministria e Jashtme amerikane i ka konfirmuar njoftimet përkatëse në medie. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme amerikane tha për stacionin, se njësia po bën dhjetë vjet që punon në Norvegji, por edhe në shumë vende të tjera. Ajo është ngritur pas atentateve katastrofale me bomba ndaj ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani, tha ai.

http://www.dw-world.de/image/0,,6072070_1,00.jpg

Synimi është ruajtja e ambasadës, e rezidencës dhe e institucioneve të tjera amerikane në vend, shtoi ai. Për veprimtarinë e saj, për shembull për verifikimin e targave të automjeteve si dhe për regjistrimet fotografike dhe me viedo të personave të dyshimtë, janë informuar organet kompetente norvegjeze, tha zëdhënësi.

Norvegjezët mohojnë të kenë qenë në dijeni

Por nga pala norvegjeze mohohet çdo lloj njohurie për aktivitetet e amerikanëve. Pas një raundi të parë bisedimesh me ambasadën ministri i Jashtëm Jonas Gahr Støre sheh ende nevojë për sqarim.

"Kuptohet që po merremi me akuzat. Deri tani nuk kemi marrë përgjigje të mjaftueshme. Në rast se janë shkelur ligje norvegjeze, kjo do të ishte një çështje serioze." Asnjë fuqi e huaj nuk ka të drejtë të ushtrojë të drejta sovraniteti në Norvegji, thekson ministri i Drejtësisë Knut Storberget. Ai kërkon të zbulojë me anë të një hetimi të tërësishëm, nëse në organe vartëse ka pasur njerëz që kanë qenë në dijeni apo madje që kanë dhënë leje për aktivitetet të kundërligjshme. Në një njoftim për shtyp zëdhënësi i ambasadës amerikane, Tim Moor, garantoi për gatishmërinë e ambasadës për të kontribuar në zbardhjen e rrethanave. Norvegjia është mik dhe aleat, tha Moor. Asnjë pyetje nuk do të mbetet pa u sqaruar, shtoi ai.

 

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi

4 Komente

Nga Associated Press:

Sweden says US has carried out secret surveillance

STOCKHOLM – People linked with the U.S. Embassy in Stockholm have performed surveillance activities in Sweden without the knowledge of the host nation's authorities, a government officials said Saturday.

The surveillance has been going on since 2000, but Swedish authorities are still not aware of how widespread the practice was, said Justice Minister Beatrice Ask.
"It seems as though we haven't been fully informed and that's not good," Ask said. Ask said it is not clear whether Swedish law has been violated, but that she expects U.S. authorities to cooperate with the Swedish investigation on the matter. She did not disclose who were the targets of the surveillance operation carried out by people who had been "assigned by the embassy to undertake the measures." Ask said the activities "seem to be similar" to those unveiled in Norway earlier this week, which included photographing and gathering information about individuals for surveillance and security purposes. That information was then sent to the United States.
"We welcome that those countries that have a heightened threat risk apply their own measures to reduce the risk for attacks, but of course it has to be done in line of what the Swedish law says and permits," she said.

The Foreign ministry summoned the U.S. Ambassador to Sweden, Matthew Barzun, on Saturday in connection with the surveillance program, said Teo Zetterman, the ministry spokesman. U.S. Embassy staff in Stockholm were not immediately available to comment on the matter.
Earlier this week, Norwegian media reported that the U.S. had systematically monitored Norwegian residents deemed potential security risks to the U.S. for the past 10 years. Similar to the case in Sweden, Norwegian government officials said they had not been informed about it.

_______________________

Oh Big (Orwell) Brother, where art thou?

 ".... Zyrat u zbrazën para pak kohësh me nxitim të madh..."  

 Te "famshit", te "zgjuarit", te "fortet" e CIA-s amerikane, u mçefen si minj. Eh, ç'mban kjo toke. Bufone te fryre nga Hollivudi. 

 Spiunazhi dhe kunderspiunazhi jane zanati i dyte ne bote pas atij te Parit. Nuk e marr vesh kush po cuditet ?! Plus kamerat e vendosura ne ambasaden amerikane normal qe do survejojne c'behet perreth, ndersa nqs keto e kane zhvendosur qendren permanente te pergjimit jashte territorit te ambasades kjo do te ishte idiotesi. Sa per pergjimin e personave te vecante norvegjeze apo cfaredoqofshin nga kunderzbulimi amerikan apo cfaredoqofte, kjo eshte praktike normale dhe e pritshme. Nese eshte bere ndonje budallallek teknik do te pushojne dike nga puna dhe mirupafshim serish nga brima e celesit.

Nuk di nese e keni pare filmin "Mynih"? Film i madh fare i bazuar mbi realitetin e kunderspiunazhit.

kot për t'u krujt:

Shtetet e Bashkuara luftojnë kundër terrorizmit jo terrorit.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).