(A ka vlerë mendimi filozofik jashtë problemeve sociale?) 10 Nëntor: Dita Botërore e Filozofisë

http://t0.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcRwSNsp5hIrDSaFUJ5Lu3gW1AqmIU4ShkoAON471BactSz3i3A&t=1&usg=__noy3FH8JtiK4YgDvQ6142ABQ3y0=

Në asnjë kohë tjetër nuk ka qenë kaq e vështirë situata sociale e shoqërisë moderne dhe për pasojë nuk ka qenë kaq i vështirë edhe interpretimi filozofik i dukurive, fenomeneve sociale dhe i problematikës së ndërlikuar të “botës së jetës” moderne. Koha me sa duket i ka komplikuar keq sendet, fenomenet, njerëzit dhe sidomos marrëdhëniet midis tyre. Në këtë përzierje kaotike të senseve dhe fenomeneve sociale dhe njerëzore është bërë i vështirë penetrimi filozofik me një stil më të zhdërvjellët dhe performancë profesionale më elegante. Sepse në kohën tonë për të gjitha dukuritë e jetës sociale dhe materiale nuk është më e njëjta “distance” reale dhe filozofike që ka qenë në të kaluarën midis tyre.

Gjërat në kohën tonë kanë ndryshuar radikalisht. Kjo do të thotë se duhet pranuar disa të vërteta për raportet e reja që duhen vendosur midis realitetit të jetës dhe realitetit të mendimit filozofik. Sepse sipas mendimit tim moskuptimi i kësaj të vërtete të padyshimtë është një nga shkaqet që e ka stepur mendimin filozofik shqiptar në kohën tonë. Madje nganjëherë deri në nivele të tilla sa që të duket sikur mendimi filozofik aktual është në situate të vështirë dhe se prapambetja e objektit të saj në raport me imperativat e kohës dhe problemeve të shoqërisë sonë e ka nxjerrë atë nga rrethi i ideve me “qarkullim intensive”. Pas iluzionit marksist që sundoi gjysmë shekulli në të cilën filozofia ishte midis mbretëreshës apo shkencës së shkencave tani jemi në një situatë të re.

Miti i dikurshëm ka rënë për tokë, por bashkë me të në shoqërinë tonë është cenuar rëndë masa e autoritetit të merituar të mendimit filozofik. Kjo jo e tëra për shkak të kohës dhe tendencës ultramaterialiste dhe anti-filozofike të jetës pragmatiste të njeriut modern, por në radhë të parë të mungesës së angazhimit me aftësi, për të kuptuar se realisht në kohën dhe shoqërinë shqiptare kanë ndryshuar dhe madje janë “përmbysur” shumë gjëra filozofike nga e kaluara të realitetit dhe kanë dalë problem të reja të panjohura, që kanë qenë të panjohura për ne por që medoemos kanë nevojë dhe duhet të pasqyrohen në intensitetin dhe analogjinë sociale të të menduarit filozofik aktual.

Këto ndryshime imperative të jetës moderne në Shqipëri mund të interpretohen drejt filozofikisht dhe filozofia në këtë rast mund të ruajë “pushtetin e saj konceptual” dhe “autoritetin” teorik dhe social, vetëm në se filozofët apo ata që merren me filozofi dhe e kanë profesion atë, kuptojnë atë që ka ndodhur në kohën tonë dhe që në kuintesencën e saj ka të bëjë dhe është domosdoshmërisht e lidhur me ndryshimin e distancës midis fakteve dhe domethënies filozofike e sociale të tyre. Gjërat në shoqërinë shqiptare kanë ndryshuar dhe vazhdojnë të ndryshojnë me ritëm marramendës dhe nganjëherë me paqartësi konceptuale tronditëse, sepse realisht ka ndryshuar thelbi i jetës.

Kjo ka bërë që filozofët tanë të jenë të detyruar që të kuptojnë së pari ndryshimet dhe thelbin e tyre dhe pastaj në funksion të tyre të vënë (sa më shumë të jetë e mundur) edhe interpretimin filozofik të situatës, i cili nuk mund të bëhet në të njëjtën mënyrë, në të njëjtën formë dhe me të njëjtat mjete si më parë. Kjo në esencë do të thotë, që mendimi filozofik shqiptar duhet të ndryshojë nga që me sa duket pozita në të cilën ndodhet është tregues i qartë dhe diagnozë e sigurt për atë që ai ka nevojë të riorientohet dhe të bëhet kompatibël me nevojat e realitetit tonë, duke u lidhur studiuesit e filozofisë sa më afër teorikisht dhe shpirtërisht, me interpretimin e domosdoshëm, të “drejtpërdrejtë” apo në “distancë” të dukurive të reja shqetësuese të modernitetit të jetës sociale në shoqërinë tonë. Kjo duhet kuptuar si çështje imperative e kohës dhe e mendimit filozofik nga që me sa duket, nuk ka të ardhme filozofia në shoqërinë tonë, nuk do të kenë as autoritet profesional studiuesit e saj në se nuk kuptojmë ndryshimet që kanë ndodhur në shoqërinë tonë.

Unë mendoj se sot në Shqipëri është shumë më intensive se sa e mendojnë studiuesit e filozofisë problematikën filozofikë të kohës sonë. Por për të kuptuar këtë realitet të ndryshuar me sa duket duhet të ndryshojë koncepti filozofik tradicional dhe klasik i vlerësimit të realitet social dhe pastaj edhe i interpretimit filozofik të të vërtetave të reja të jetës. Kjo është ajo që e ka detyruar mendimin filozofik edhe në botën moderne, që ndryshe nga më parë kur distanca filozofike me jetën ka qenë më e madhe, sot kërkohet që mendimi filozofik dhe filozofët e saj të jetë të përfshirë në “valët e jetës”. Ky është bërë kusht i ditës në mënyrë që mendimi filozofik të mos mbesë në periferi të problemeve të vërteta ontologjike dhe fenomenologjike të saj. Sipas mendimit tim, në se vlerësojmë realitetin e mendimit filozofik të parë në këtë aspekt dhe të vlerësuar me këtë optikë, duket qartë natyra e tërhequr, timide e mendimit filozofik shqiptar.

Kjo është e lidhur së pari me faktin se ajo ende nuk është në qendër të problemeve filozofike të jetës së ditës, sepse ajo artificialisht dhe në mënyrë kokëforte qëndron larg problemeve të jetës, dhe akoma nuk është futur si duhet në problemet filozofike dhe debatet konceptuale intensive që po zhvillohen në të gjithë fushat e jetës në vendin tonë. Mendimi filozofik në se nuk ndikon në to, në se nuk përpiqet të intervenojë teorikisht dhe të sjellë qartësi konceptuale, atëherë “puna filozofike” nuk ka për të qenë me vlerë as teorike, as utilitare dhe ca më tepër me vlerë sociale. Koha moderne është e ndërlikuar, madje ontologjikisht e tillë që nuk ja ofron njeriut të zakonshëm lehtësinë e të konceptuarit dhe të kuptuarit të dukurive sociale në këndvështrim filozofik.

Koha moderne edhe në shoqërinë tonë është bërë kohë që i “fsheh” ose i deformon të vërtetat e saj. Ndaj është koha më e vështirë për të kuptuar filozofikisht të vërtetat e jetës sepse gjërat, sendet, njerëzit, marrëdhëniet midis tyre shpesh kanë të dhënë “dukjen” por kanë të fshehur “thelbin”, ose ato duken dhe shfaqen me mirazh teorik, që i bën të vërtetat të shfaqen ndryshe nga ç’janë në të vërtetë. Me kohë këtë çështje e ka trajtuar filozofi pragmatist amerikan Xhon Djui, i cili ka konstatuar me mprehtësi se në kohën modern është gabim të mendosh se “…faktet e kanë kuptimin të shkruar në ballë.” (Xhon. Djui, “Publiku dhe problemet e tij”, faqe 25) Shoqëria jonë realisht dhe filozofikisht ka shumë probleme, paqartësi, dilema, çështje konceptualisht të komplikuara, kontradikta të thella të njeriut me “veten”, të “tjerët” dhe shoqërinë, për të cilat mendimi filozofik nuk mund të jetë as sehirxhi as indiferent.

Ka probleme sociale me natyrë dhe thelb ekzistencial që shfaqen përmasa kritike dhe që realisht kanë sjellë “tërmete sociale”, “tronditje filozofike”, “dilema konceptuale” të thella në jetën e njeriut dhe shoqërisë tonë sot. Të cilat së pari kanë nevojë të konceptohen drejt teorikisht dhe filozofikisht, në mënyrë që njerëzit dhe shoqëria të gjejnë drejtpeshimin e duhur jetik dhe ekuilibrin e nevojshëm ekzistencial të qëndrueshëm. Problemet sociale, vakuumet ekzistenciale tashmë në shoqërinë tonë janë të thella, të komplikuara, të gjithanshme dhe të vështira. Ato kanë çoroditur edhe njeriun individualisht por dhe shoqërinë shqiptare si tërësi sociale. Ato janë çështje që qëndrojnë përtej mundësive të trajtimeve teorike dhe empiriko utilitare vetëm të sociologjisë, psikologjisë nga që janë dukuri në përmasa përtej fenomenit të shkencave “psi”. Fenomenet sociale janë bërë të interferuara, të lëvizshme, me shkaqe dhe arsye polivalente, që nuk janë as vetëm materiale por as thjesht shpirtërore. Në jetë po përvijohet një aliazh i frikshëm filozofiko konceptual dhe socio-psikologjik i problemeve sociale me të cilat përballet sot njeriu dhe shoqëria jonë.

Ka realisht një përzjerje e çuditshme në botën moderne, një interferim kontroversal, pa ontologji të përcaktuar që ka bërë që të duken gati të përmbysura marrëdhëniet tradicionale të materjes me ndërgjegjen, trupit me shpirtin, botës materiale dhe vlerave morale, njeriut dhe shoqërisë. Pozita pritëse, qëndrimi këmbëngulës i qëndrimit të mendimit filozofik vetëm në rrafshin historik dhe tentativa për të qëndruar filozofikisht larg të “vërtetave të jetës”, kontradiktave reale të “botës së jetës”, largimi artificial (nga pamundësia apo paaftësia) nga beteja e vështirë konceptuale dhe interpretative e problemeve të kohës dhe shqetësimeve të shoqërisë, e ka bërë mendimin filozofik shqiptar të drojtur, pa autoritet dhe ndikim social në shoqërinë tonë.

Kjo do të thotë se është koha e duhur që na detyron të ndryshojmë optikën e angazhimit tonë teoriko-filozofik, duke e lidhur me çdo kusht me problemet reale të jetës, jo vetëm për çështje autoritative dhe mbrojtjen e dinjitetit të filozofisë në shoqërinë tonë, por edhe për të garantuar dhe zhvilluar bazat ekzistenciale të saj. Ajo që do të dëshiroja të ndaja me kolegët e mi të fushës së filozofisë, është fakti që në se duam të mbrojmë autoritetin e disiplinës sonë, në se duam që atë ta futim në “lojë” dhe ta bëjmë aktive në konceptimin dhe zgjidhjen e problemeve të “hullisë së jetës” sonë, kërkon që me patjetër duhet t’i afrohemi “qumshtit të ëmbël të të kundërtave” të jetës sonë të vërtetë dhe të përfshihemi si filozofë në debatet e sotme sociale. Sepse sipas mendimit tim ka shumë probleme që nuk konceptohen drejt filozofikisht në shoqërinë tone, dhe për pasojë shoqërohen me kontradikta ekzistenciale, të cilat nganjëherë kanë një bazament inekzistent.

Shoqëria dhe njerëzit në këtë fazë të mungesës së stabilitetit social, moral dhe individual kanë nevojë për ide të vërteta dhe interpretime madhore filozofike, për argumente ontologjike dhe epistemologjike që mund t’i ndihmojnë ata të gjejnë brenda vetes dhe në shoqërinë e tyre stabilitet të qëndrueshëm ekzistencial, duke shmangur boshllëqet, vanitetin, përtacinë mendore, semplifikimin e të vërtetave të jetës, shtrembërimin e realitetit social dhe individual, të cilat sic po duket kanë sjellë pasoja të mëdha në jetën e shoqërisë tonë. Ato nuk mund të zgjidhen pa praninë e shtuar të mendimit filozofik në fushën e debatit social.

Njerëzit tanë po kalojnë momente të vështira të bindjes, besimit dhe optimizmit personal dhe social për të sotmen dhe të ardhmen e tyre. Të paqartë janë shumë njerëz me atë që po ndodh sot, akoma më të çoroditur janë me të papriturat e asaj që mund të ndodhë nesër. Këto dilema filozofike janë ekzistenciale. Do të ishte e tepërt që të sillja fakte të tjera për të vërtetuar këtë tezë, sepse ato janë të shumta në shoqërinë shqiptare e cila është zhvilluar vërtet materialisht dhe është modernizuar nga pikëpamja e demokracisë sociale, por është në një situatë të gjerë të kaosit ekzistencial dhe konceptual, të cilat janë të thella dhe nganjëherë të duken filozofikisht të papërballueshme.

Por ky nuk është argument që filozofia jonë të largohet dhe të fshihet përballë betejës së vërtetë të jetës. Filozofët e këtij vendi kanë detyrë jo të merren dhe të bëjnë luftë me “mullinjtë e erës” së kaluar, por të përballen, të ndeshen dhe të orientojnë njerëzit përballë “demoneve të frikshëm” të modernitetit që kanë sjellë kaq shumë kaos ekzistencial në shoqërinë tonë. Të gjitha faktet materiale të jetës, të gjitha shqetësimet e thella shpirtërore të njeriut të kohës sonë (ankthi, dëshpërimi, pesimizmi, frika nga ndryshimi, deprimimi, etj) mund të kenë shkaqe material, psikologjike dhe sociale, por në instancë të fundit dhe në thelb të tyre, ato janë pasojë e konceptimit filozofik jo të drejtë të tipologjisë së jetës dhe ndryshimeve të thella konceptuale në marrëdhëniet sociale në shoqërinë shqiptare.

Këtu nuk është fjala që filozofët të bëhen “inventarizues” të fakteve sociale. Jo kjo nuk është detyrë e tyre. Ka të tjerë që merren me këtë punë në shoqërinë tone. Dhe megjithë të metat nuk po e bëjnë edhe aq keq. Por pas fakteve që “duken” dhe që mund të jenë të numëruara, të vlerësuara nga pikëpamja psikologjike, ekonomike dhe sociale ka disa domethënie e shkaqe, që nuk shfaqen nga që nuk janë në sferën e “dukjes fizike”. Ato janë në thelb, janë probleme metafizike të cilat kanë nevojë për rolin e filozofit për të bërë interpretime të gjëra elokuente të thelbit dhe jo të dukjes së tyre. Ky është misioni i filozofisë dhe roli i filozofëve tanë në kohën tonë. Ndryshe kriza konceptuale që është në zgjerim në shoqërinë shqiptare, duke mbetur e braktisur nga ata që e kanë detyrë dhe mision, mund të kthehet në krizë ekzistenciale dhe profesionale për vetë filozofinë dhe filozofët tanë. Ka ardhur koha që përgjegjësinë për këtë situatë të spostuar nga aksi social të mendimit filozofik shqiptar, ta kërkojmë tek vetja dhe jo tek të tjerët. Autoriteti i mendimit filozofik jashtë problemeve të jetës moderne dhe shqetësimeve të thella të njeriut që ndihet i paqartë, i çoroditur, i bombarduar nga pabesitë, dredhitë, të papriturat dhe të paparashikuarat e jetës moderne, është i pamundur.

Kriza e jetës nuk mund të zgjidhet me indiferencën apo mungesën e angazhimit të vërtetë dhe të vendosur të mendimit filozofik. Koha moderne ka vënë në provë çdo gjë. Ne kemi nevojë që të zhvillojmë më shpejt filozofinë sociale, e cila siç thonë filozofët e modernitetit, ka aftësi të “zbulojë hendekun e madh midis fakteve dhe doktrinave”. Pra thelbi i krizës është me sa duket ekzistenca e idesë konservatore që qarkullon në mendimin tonë filozofik, për të rendur dhe gjurmuar të vërtetat e vjetra të kalendave greke dhe të doktrinave historike, duke mbetur larg nga shqetësimet e “botës së jetës” dhe problemeve filozofike të realitetit tonë social. Përballë kësaj të vërtete, duhet të gjejmë forca profesionale që me elegancë teorike të vëmë në vendin e duhur autoritetin e filozofisë, pa e mohuar vlerën e historisë së saj, por edhe pa shenjtëruar doktrinat që dikur kanë qenë me vlerë historike, por që sot kanë dalë dhe janë bërë më periferike.

Kjo duhet bërë që të rifitojmë autoritetin e merituar filozofik dhe social, duke ndihmuar orientimin e atyre që merren, apo që pretendojnë të merren me filozofi, në këtë kohë sociale të vështirë për njeriun dhe shoqërinë tonë. Për të gjitha këto arsye pa mohuar disiplinat themelore historike të mendimit filozofik tradicional, koha e kërkon një angazhim të ri të filozofëve tanë, për të kontribuar në debatin e zgjeruar dhe intensiv të “botës së jetës”në shoqërinë tonë. Për këtë qëllim është koha që më së pari të zhvillojmë me ritme ambicioze filozofinë sociale, jo vetëm si doktrinë por edhe si mjet, që nuk do t’i lërë filozofët tanë të margjinalizuar në raport me sfidat e jetës publike…

10 Komente

 Filozofet tane....

Erdhi koh e Arberit!

epo ty s'ta mbushte mendjen baxhoxhiu smiley

mua kur shikoj emrin gezim tushi me pervijezohet nje buzeqeshje idiote. monda aman mos ma merr per ters.

Po jo mi zemer, si te ta marr per ters smiley.  Tushin s'e njoh, dhe as buzeqeshjen s'ia kam pare ndonjehere.

Shkrimi i adresohet kolegeve filozofe te Tushit, qe te jemi korrekt.  Keshtu qe disi jashte kontekstit prurja, se nga filozofia s'ia them profesionalisht. 

Qelloi qe e hasa kete artikull, e lexova nja dy here dhe pata veshtiresi ne kapje filli, ndaj dhe thashe ta ndaj me ju smiley.

 Kujdes me fjalen,zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri...       smiley

Gjithsesi, pertej buzeqeshjeve, ke nai gje me konkrete ti dhe Monda si pruresja me e pare ?

Tani me kujtohet ajo qe thoshte si refren A.Cani ne Zone e Lire sa here qe prezantonte A.Fugen: i vetmi filozof i ketij qyteti." I ketij qyteti"-shume cinike kjo por shume e drejte sepse pertej Tiranes (dhe kjo brenda unzes) ka vetem frymemarrje dhe as behet fjale per mendim , qofte dhe si marre.

Po lexoja nje shkrim te Fuges ne Standart (standard ) ca arsyetime rreth aplikimit/refuzimit te kerkeses se qeveriut per kandidat ne BE.Mjeshterisht e sterholluar ideja se qeveriu beri nje levizje te duhur ne kohen jo te duhur dhe mjaft elegant nenteksti se e gjitha ishte nje bllof elektoral.

Pra nje penetrim filozofik me nje stil te zhdervjellet dhe perfomance profesionale elegenate smiley

Xh.Djui ja ka fut pak kot sepse disa fakte e kane te shkruar ne balle se cfare jane.E, ne kete kuptim, filozofet na duhen pikerisht per eufemizmin e tyre elegant. 

pertej Tiranes (dhe kjo brenda unzes) ka vetem fruymemarrje dhe as behet fjale per mendim , qofte dhe si marre.

Po po, aty e keni djersitur mendimin filozofik...jepini çike ajer tani.smiley

 Nuk po flasim per polemos se e di qe vlonjatet te marrin gjak ne vetell smiley

 

Shkrimtar i dobet dhe i vaget. Cfare eshte teza mor zoteri? Qe filozofia duhet te jete filozofi? E ca pastaj? C'filozofi mund te presesh nga dikush qe nuk di te lidhi, me nje minimum korrektesie, gramatiken e vet:

"Unë mendoj se sot në Shqipëri është shumë më intensive se sa e mendojnë studiuesit e filozofisë problematikën filozofikë të kohës sonë."

Nuk ka asgje te thelle ne kete pohim, thjesht pakujdesi totale. I gjithe shkrimi duket sikur eshte perkthyer nga diku me google-translate dhe perkthyesi nuk ka pasur durim as ta editoje. Nese kjo eshte forma qe therritka mendimin filozofik, mjere filozofia. 

Por me qesharake ne gjithe kete, eshte qe i eshte dhene kreu i faqes. Mos humbisni? Kete as pacaure nuk e ben dot, se eshte pacaure vet.

p.s. "Xh.Djui ja ka fut pak kot sepse disa fakte e kane te shkruar ne balle se cfare jane.E, ne kete kuptim, filozofet na duhen pikerisht per eufemizmin e tyre elegant."

Thenie dite, megjithese jam katerciperisht kunder.

... Unë mendoj se sot në Shqipëri është shumë më intensive se sa e mendojnë studiuesit e filozofisë problematikën filozofikë të kohës sonë. Por për të kuptuar këtë realitet të ndryshuar me sa duket duhet të ndryshojë koncepti filozofik tradicional dhe klasik i vlerësimit të realitet social dhe pastaj edhe i interpretimit filozofik të të vërtetave të reja të jetës. Kjo është ajo që e ka detyruar mendimin filozofik edhe në botën moderne, që ndryshe nga më parë kur distanca filozofike me jetën ka qenë më e madhe, sot kërkohet që mendimi filozofik dhe filozofët e saj të jetë të përfshirë në “valët e jetës”......

  Ah more zoti Tushi qe me je lodhur kaqe shume, duke tjerre llafe  e kokolepsur ide me shqetesimin se tek neve nuk qenka vene ne binare filozofia dhe filozofet. Te kuptoj qe na e hedh  llafin si ai qe  ie ftonte malulen per ti bere ate palopunen "tek Mullaret e Barit"( ai ja thoshte shqip dhe açik, kurse ajo i ktheu pergjigjen:..." E more vesh ku ma hidhnje llafin....)Keshtu dhe  djersitja Juja.

   Do keshe harruar se  per te tilla raste, populli yne i mençur me kohe ka thene nje shprehje qe une kam deshiren t`ja u sjell ne vemendje:Nga qepas njezet viteve  del ndonje si puna juja dhe  ze e na ben  tjerrje ideshe per filozofine dhe mentalitetin mbi kete shkence.

   Ky sistem more mik eshte sipas  asaj shprehjes qe ju permend: "Gjer sa te mendohet i mençuri( edhe filozofi, sigurisht) "budallai" ka mbaruar pune.Se  ju,  te mendimit te larte filozofik,  pritet si gjate perte na dhene idete e filozofise te "shqerise te  re ".Por shume djem, bilez pa asnje shkolle te larte brodhen me trasta kraheve  e pare neper to dhe me sakrifica9nuk mohoj qe edh  me te gjitha rruget e te gjitha mjetet e mundesite)  arriten te behen te pasurit e pare.E dini ju qe nga milionerte e sotem shqiptare  vetem nja dy tre jane me shkolle te larte? E dini Ju qe asnje prej Akademikeve dhe "mendimtareve te medhenj te filozofise" nuk eshte ne radhen e tyre?

    Valle mos degjuat gje ndonje mendim  fiilozofesh te shkences se ekonomise apo te ekonomise politike, te kete folur per rrezikun e piramidave...?

   Nje jevge me emrin Sude  "diti" shume me teper se   140 intelektualet e Akademise se Shkencave ! Ke marre gje vesh, se nje kapter gazermimi, me emrin Vebi, u be "feldmareshali"  ku te gjithe Juve(nuk e di per Juve personalisht) intelektualet e ditur, prisnit ne radhe t`ju priste "feldmareshali Vehbi"   per nje sponsorizim ?Pika  filozofise se madhe! rrini ore urte se  kenimbetur ne  bisht te situates.Filozofia e sotme, qe na mungon une e permbledh me  dy fjale:Kjo, Toka jone, eshte e afte te prodhoje gje? Eshte e afte te  pjelle apo e kemi shterpe ? Per te tjerat,  bej nje ze nga penxheria se te pergjigjen qe.... nga Bari

  Filozofia e ketij sistemi more mik eshte ajo qe ka qene qe kurse lindi prona private.E ketu Marksit une se paku nuk i heq asnje presje. Rikendoje! 

 ..Dhe nje plotesim te vogel, per ate .."qumeshtin e embel te te kundrertave"..

   Mirepo  Piko dela Mirandola(1463-1494), mesonte se .."Ç`do njeri  duhet te  arrije te percaktoje  lirisht fatij e tij.Se nuk eshte  rangu, Ai,  qe ne zinxhirin e Qenies, percakton veprimin e njeriut, por jane veprimet dhe realizimet ato qe e bejne ate, te jete ai  qe eshte...."   

 

lexova fjaline/paragrafin e pare: "Në asnjë kohë tjetër nuk ka qenë kaq e vështirë situata sociale e shoqërisë moderne dhe për pasojë nuk ka qenë kaq i vështirë edhe interpretimi filozofik i dukurive, fenomeneve sociale dhe i problematikës së ndërlikuar të “botës së jetës” moderne.

kjo eshte si te thuash, "asnjehere nuk ka qene femijeria ime me e bukur se atehere kur isha femi.." Duuuuhhh!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).