Lideri historik i PS-së pritet të shpallë ambiciet për rikthim në politikë

Ish-kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano pritet që së shpejti të shfaqë ambiciet e tij në lidhje me një rikthim të mundshëm në skenën politike shqiptare. Këtë herë nuk bëhet fjalë për ndonjë skenar të brendshëm për rrëzimin e Ramës si kryetar partie, ashtu siç është folur rëndom, por për një sfidë të drejtpërdrejtë të zgjedhjet lokale. Burime pranë ish-liderit historik të së majtës thanë për “Metropol” se javën e ardhshme pritet që Nano të bëjë publike platformën e tij për një përballje në zgjedhjet lokale me kandidatë të pavarur. Pra, për një ambicie e drejtpërdrejtë që përkrahësit e tij të futen si forcë opozitare në zgjedhjet e ardhshme lokale. Të njëjtat burime shprehen se Nano do të paraqitet me kandidatë potencialë në të gjitha bashkitë dhe komunat e vendit.

Kursi politik

Kjo deklaratë e Nanos pritet të sjellë një kurs të ri të politikës shqiptare, sidomos asaj të opozitës. E para, sepse e majta s’mund të kërcënojë më me moshyrje në zgjedhje dhe e dyta, sepse pritet një tjetër rrjedhje e elektoratit me këtë veprim të ish-kreut socialist. Për një bashkim forcash mes Ramës dhe Nanos hëpërhë s’mund të bëhet fjalë, pasi ky i fundit e ka bërë të qartë synimin e tij për të nxjerrë nga skena politike zëvendësin e tij, i cili menjëherë pas ardhjes në krye të PS-së e shfaqi hapur kundërshtinë ndaj ish-kreut të partisë dhe kryeministrit deri në vitin 2005. Në një intervistë të dhënë para disa kohësh Nano u shpreh se do të përdorte të gjitha mënyrat, qoftë dhe atë të kandidimit për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Duhet saktësuar se një platformë e tij, pra kandidimi i Nanos me mbështetësit e tij si kandidatë të pavarur në të gjithë vendin, do të bënte që shumë nga votat e të majtëve të kalonin drejt kandidatëve të tij. Një ndarje me përmasa më të vogla solli humbjen e së majtës dy herë rresht në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në vitin 2005 de në vitin 2009 nga kandidimi i LSI-së më vete. Kjo diference votash mes së djathtës dhe së majtës do të thellohej edhe më tej në një rast të tillë. Gjithsesi, në ndryshim me herët e tjera, duket se këtë herë Nano e ka seriozisht kërcënimin e tij, pasi zgjedhjet lokale dhe humbja e tyre nga ana e PS-së do të ishin një goditje jo e vogël për kryetarin socialist dhe mund të shkaktonin dhe një shkëndijë edhe brenda PS-së për largimin e tij si lider i së majtës. Duket se këtë herë shahu politik do të luhet në fushën e së majtës.

Deklarata

Në emisionin "Opinion" të Blendi Fevziut para një viti vetëm pak ditë para se Edi Rama të rikandidonte për kreun e PS-së Fatos Nano ka deklaruar së ishte i gatshëm që të garonte për postin e Bashkisë së Tiranës, me qëllim largimin e Ramës në çdo mënyrë. Ai pohoi se do të përballet me Edi Ramën në çdo nivel, edhe për Presidencën. “Masoni i pasuruar Edvin Rama nuk po ndalet nga askush. Një parti e anëtarësuar në Internacionalen Socialiste nuk po e ndal dot Ramën. Ai po bën shantazhe të turpshme ndaj institucioneve të këtij vendi, pasi zgjedhjet janë certifikuar. Jam i gatshëm të përballem me zotin Rama apo me çdo element të shpurës së tij për t’i dhënë fund aventurës së tij, që po cenon standardet demokratike të këtij vendi”, - tha Nano. Sipas tij, në aventurën e tij politike Rama po ndihmohet edhe nga krerë të tjerë të lartë, të cilët e kanë marrë PS-në peng.

19 Komente

 Me perziehte, kur e ndjellin Nanon  ..Lideri Historik i PS.." Se lideri historik i asaj partie eshte Enver Hoxha.... jo Nanua.Pse bejne harresen ?

 Ai eshte pleher jo historik.Por te futet ne gare,e te mbledhi mendjen qe ka mare rrugen e.....

 Enver Hoxha ka qene lider i PPSH jo i PS.

pse sjane e njejta gje? pksh u kthy me ppsh, pastaj ppsh ne pssh, pastaj pssh ne pertej te majtes dhe te djathtes ... tani u be g99. shkurt muhabeti, lideri i pare i g99 esht enver hoxha. se vertet edhe pksh dhe ppsh nga emri ndryshojne, por themelimi i ppsh ishte data 8 nentor 1941 e jo dita e nderrimit te emrit

 Nuk jane e njejta gje, lexo programet ta kuptosh, PPSH ka qene per lufte klasash, monopartitizem etj, PS eshte per sistem social etj. Tjeter gje se ne mendjen tone ne vazhdojme i besojme prozave qe na vijne pas midese sone sdo te thote qe ke te drejte.

Ketu po qe ke folur me vend grava.

Nano,shurra ne mutin e madh te politikes shqiptare...smiley

Kur flitet qe  mund te kthehet Nano, e kuptoj fare mire sa vari leshte eshte Edi Rama....  shtoji dhe Salen nga  ana  tjeter... dhe e kupton qe na kane pushtuar psikopatet.

Jo o vlla, këtu në shqipëri jemi si në spital psikiatrik. Kemi sherrin mes pacientit skizofren dhe doktorit të vet po aq skizofren. Na mungonte vetëm drejtori i spitalit, edhe ky po vjen shpejt.

Nano President!

 Mos e luaj...!

 Dhe per kete ,fajin Sali Berisha e ka?

PUPUPUPPUU

vura sot bast me nje kolegun tim se nano sdo kandidoje. 5000 leke te reja

 O goce kandidimi i Nanos kuotohet me 1.25, dhe mos kandidimi me 7.45,cjane keto baste qe vini,lezojini ndonjehere komentet tona para se te vini baste.

 me duket se nano do beje aleance me berishen ha ha

Kjo qe shkruan Metropol edhe ben vaki. Gjithe ata shalqij qe prodhon Nano , sikur vetem nje Hektare ta mbjell me farashuk dhe ta shperndaje ne zona te ndryshme faren....merre me mend cfare prodhim me kandidate  TE PAVARUR siguron

Vetem ne zonat veriore ku eshte Berisha nuk can dot . Atje shalqini nuk piqet  prandaj mbillen e rriten kunguj . Metropoli mund te kete idene dhe te argumentoje se jane te te njejtes familje . Edhe kjo e besueshme eshte . Gjalpi ne lakror !

Hajt mo u shtofshin farashuket!

ja se do na e thote fevziu te enjten ne darke ne opinion..

AM-TR; ".... vura sot bast me nje kolegun tim se nano sdo kandidoje. 5000 leke te reja..."

 

Pu pu pu ç'ke bere, i ke te humbura. Shko shpejt vur nje bast tjeter qe Nano do humbi, qe te kompesosh humbjen.  

hajd se e shofim - mu kesi bastesh me dalin zakonisht

ua jap me 100% garanci qe sdo kandidoje

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).