Duke ndjekur debatin Berisha - Rama (me disa ndërhyrje të Jozefina Topallit) mbi prishjen e Piramidës, ku njëri thoshte se ai çiban i mallkuar duhet mbuluar me një Parlament demokratik për të zhdukur kujtimin e Enver Hoxhës dhe tjetri se Parlamenti i ri e ka të gjetur tashmë vendin tek ajo shtesa e katit mbi zyrat e Enver Hoxhës, të projektuar mrekullisht nga ndërkombëtarët, më lindi një ide që, edhe pse jo fort në koherencë me ç’kam shprehur në mbrojtje të idesë së vazhdimit të projektit të shfrytëzimit të hapësirës brenda Piramidës për teatër (jo pse me duket më e gjetura, por sepse janë investuar tashmë disa milionë euro të taksapaguesve), shpresoj se lexuesi do ta vlerësojë. Tek e fundit, siç thotë Seneka, “Errare humanum est - sed perseverare diabolicum”.
Dua të them, pra, se jam dakord që Piramida të shpërndërndryshohet përsëri nga brenda (nuk guxoj të them nga jashtë sepse është në kundërshtim me ligjin që e ka shpallur monument kulture). Por mendimi im është që nga teatër e bibliotekë të mos bëhet Parlament, por diçka tjetër. Për sa i përket Parlamentit, gjykoj se deputetëve tanë do t’u shkonte shumë mirë edhe ajo shtesa e katit mbi zyrat e Enver Hoxhës që ka projektuar Rama, deri në një moment tjetër kur t’i vijë radha një parlamenti joenverist. Mirëpo, për këtë do të duhet shumë kohë, e në funksion të kësaj kohe të ardhshme po hedh idenë që vijon.
Shkurt, ideja ime është që Piramida të bëhet “Qendra kombëtare e psikoterapisë politike”. Me këtë kam parasysh një qendër të veçantë psikoterapie për politikanët shqiptarë për pastrim, çhelmim, dekontaminim nga traumat e enverizmit dhe nga sindromat e homo economicus (këto do t’i shpjegoj më poshtë). Jam i bindur se kjo do t’i shërbejë vendit shumë më tepër se Parlamenti dhe teatri. Sepse është e vërtetë që teatri, me një fjalë drama, tragjedia që luhet aty, mund të shërbejnë për atë që Aristoteli e quante katharsis nëpërmjet përjetimit të tragjikes, por, - duke pasur parasysh se politikanët tanë, edhe kur shkojnë në teatër apo shfaqje të tjera, shkojnë atje që t’i shohin, jo që të shohin, - mendoj se një qendër e tillë, e rregulluar me ligj, me gjithë shpenzimet fillestare që do të kërkonte për një vend të varfër si ky i yni, e me gjithë çuarjen në erë të disa milionë eurove të projektit për teatrin, them se do të ishte shumë më e dobishme.
Le ta shtjelloj edhe pak më shkoqur idenë time. E para, le të shpjegoj pak më qartë qëllimin. Qëllimi kryesor të cilit do t’i shërbente një qendër e tillë është që politikanët tanë të fillojnë të provojnë ndjenja të tilla si empatia, bujaria, ndershmëria, besnikëria, turpi apo ndjenja e fajit, të cilat janë që të gjitha ndjenja që burojnë nga raporti i njeriut me të tjerët atje ku ka shoqëri dhe drejtësi, ndjenja këto duket sheshit se këta tanët i kanë bjerrur tashmë thuajse krejt, duke na bërë të dyshojmë nëse mund të quhemi më apo jo shoqëri dhe nëse ka më kuptim të flitet për drejtësi tek ne. Duke pasur parasysh se Piramida është shumë afër vendit të punës së shumicës së politikanëve tanë, Kryeministrisë, ministrive, Bashkisë, Presidencës. Kryesisë së Kuvendit, Parlamentit, por edhe selive të partive, mendoj se Piramida, e kthyer në një Qendër të Psikoterapisë Politike, do të ishte vendi ideal ku, pas mbarimit të punës ose ndoshta edhe në fillim të saj (për këtë mendoj se duhet të merret mendimi i ekspertëve ndërkombëtarë), udhëheqësit tanë të kishin mundësinë të bënin seanca psikoterapie. Nuk mund të rekomandoj në detaje punën e një pastrimi psikoterapik të tillë pasi është punë specialistësh. Di të them se ajo mund të ishte si individuale, ashtu edhe kolektive (në grup siç i thonë), dhe se duhet të kapërcente atë fazën e shkollës frojdiste, e cila, ndonëse të ndërgjegjëson për shkaqet e neurozave, nuk të ndihmon ashtu dhe aq që të mos të të përsëriten ato. Kam parasysh faktin që ka kaq kohë që ne themi “enverizmi”, “enverizmi”, por nuk shërohemi prej tij. Jam i mendimit pra, që duhet aplikuar Gestalt-terapia, siç më duket se i thonë, që do të thotë një psikoterapi, e cila niset nga gjendja e të tashmes së pacientit, jo nga ajo e traumës së të kaluarës, që sipas frojdistëve ka përcaktuar ekzistencën e tij. Gestalti frymëzohet nga filozofia ekzistencialiste “L’existence precede l’essence” - sipas së cilës njeriu nuk është i determinuar pashpresërisht për të qenë i keq apo i mirë, por e ka vazhdimisht në dorë të zgjedhë të jetë i keq apo i mirë nëpërmjet akteve të tij në të sotmen, çka do të thotë se enverizmi pra nuk na ka determinuar përfundimisht për të qenë të këqij, se po u kuruam kemi shpresë të bëjmë edhe mirë. Veçanërisht kam parasysh degën e Gestaltit, në të cilën pacienti apo pacientët çohen me ndihmën e psikoterapeutit në gjendjen emocionale të traumës që ka/në pësuar duke zhvilluar p.sh. edhe shfaqje teatrale që inskenojnë traumën. Dhe kjo do ta afronte shumë punën e qendrës edhe me idenë e katharsisit aristotelian të teatrit. Dhe për këtë, ndoshta do të shërbente ajo salla e vogël poshtë, që është në mbarim e sipër. Dhe po ashtu, aty do të mund të punësoheshin edhe regjisorë, si Arben Kumbaro, që kanë punuar që Piramida të bëhet teatër, duke mos u zhgënjyer tërësisht për punën e çuar dëm.
Nejse, siç e thashë, nuk jam ekspert, por, di të them megjithatë se psikoterapeutët duhet të punojnë në disa drejtime që do të thosha se janë shumë, po, shumë të rëndësishme për njerëz të cilët kanë në dorë punët tona publike. Ja dy drejtime dekontaminimi që modestisht po i rendis si kryesorët.
Së pari, gjykoj se prirja e politikanëve tanë për të shkatërruar edhe fizikisht gjithçka që kanë bërë të tjerët përpara tyre, ka brenda edhe elementë të paranojës hoxhiste të njeriut që mendon se ekziston vetëm ai në këtë botë. Në këtë qendër psikoterapie të politikës do të duhej urgjentisht që një grup mjekësh të punonin intensivisht me udhëheqësit tanë, për t’i çliruar nga deliri i madhështisë hoxhiste, me fjalë të tjera, që hap pas hapi të fillojnë të ndërgjegjësohen se nuk kanë ekzistuar dhe nuk ekzistojnë vetëm ata në hapësirë dhe në kohë, por edhe qenie të tjera, të barabarta me ta sipas ligjit apo dhe sipas moralit të trashëguar prej shumë kohësh, i cili thotë se jemi të gjithë të barabartë përpara Zotit. Nga sa kam lexuar, arritja e këtij ndërgjegjësimi mund të ketë nevojë për terapi grupi. Pra, do të duhej që në seanca të merrnin pjesë deputetët p.sh. me grupe parlamentare, ku secili deputet të luante rolin e Sali Berishës apo të Edi Ramës dhe këta të luanin rolin e deputetëve të thjeshtë, duke provuar reciprokisht ndjenjat e skllavit dhe padronit. Edhe ministrat do të duhej të vinin me të gjithë stafin e tyre. Por, e përsëris edhe një herë, nuk jam ekspert, aq më pak ndërkombëtar, e puna në detaje u përket atyre.
Së dyti, duke qenë se politikanët tanë janë për të bërë punë publike, d.m.th., siç thuhet rëndom, për t’i shërbyer publikut dhe jo vetvetes e familjes së tyre, një pavijon tjetër i kësaj qendre mendoj se duhet të punojë që ata të çlirohen nga sindromat e homo economicus. Antropologjikisht, homo economicus karakterizohet si një qenie që vepron i shtyrë vetëm nga motive instumentalizimi të gjithçkaje që e rrethon, për të arritur qëllimet e tij materiale dhe egoiste; me një fjalë, ai nuk bën kurrë një gjë për asgjë si ç’është p.sh. të kënduarit apo të menduarit me vete, shëtitjet në ndonjë park apo bisedat me miqtë e fëmijërisë për të kujtuar të kaluarën e lumtur. Është një qenie që atë mësimin moral të Kantit që thotë “Njerëzit mos i shih si mjete, por si qëllime” e ka të kthyer kokëposhtë: i sheh të tjerët vetëm si mjete për përfitimin e tij material. Dikush do të thotë se kjo është tashmë diçka normale në shoqërinë e konsumit, se nuk është sëmundje. Mirë, por problemi është se politikanët nuk janë biznesmenë, as industrialistë, të cilët, si të thuash, e kanë këtë sëmundje “profesionale”. Politikanët, edhe në të ashtuquajturën botë e konsumit, demokratike, me ndonjë përjashtim sigurisht si p.sh., Berlusconi në Itali, shihen si në shërbim të publikut për çka ky i paguan ata me një rroga jo të këqija, por që s’u lejojnë kurrsesi të bëhen më të pasurit e vendit. Kurse këta tanët janë në garë se cili të pasurohet më shpejt dhe më shumë, sikur të punojnë në Bursë jo në Parlament. Mendoj se puna që këta të kuptojnë se Parlamenti nuk është Bursa, ka nevojë edhe për një trajtim psikoterapeutik.
Jam i bindur se nëse punohet në këto dy drejtime, shumë shpejt do të vihen re përmirësime të dukshme tek politikanët tanë. Ndër këto do të theksoja rizgjimin tek ata të ndjenjës së të bukurës, që bie në sy se e kanë humbur krejtësisht. Dikush do të thotë se ndjenja e të bukurës ka nevojë për edukim estetik dhe jo për kura psikoterapeutike. Unë ngulmoj se diçka anormale ka ndodhur tek ata dhe se kjo e ka burimin tek dy problemet psikike që përmenda. Përndryshe s’kam se si e shpjegoj që Sali Berishës, vetëm pas njëzet vjetësh i duket e shëmtuar Piramida, kurse Edi Ramës, që ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura, i duket një mrekulli arkitektonike shtesa e katit mbi ish-Komitetin Qendror?
Sipas teorisë time, kjo humbje e ndjenjës së të bukurës vjen së pari, nga uni i stërfryrë i politikanëve tanë që i ka bërë të besojnë se e vetmja gjë e bukur që ekziston mbi tokë është vetja e tyre. Mjafton të shohësh se sa shpesh e sa gjatë dalin nëpër televizione. Së dyti, nga homo economicus. Sepse, sikurse dihet, e bukura lidhet shumë me formën: “formë e pastër e paqëllimtë” e quan Kanti artin; lidhet me ruajtjen e trashëgimisë, të kujtesës, të peizazhit, etj., etj.. Kurse homo economicus, me deformacionin e tij, që e bën të shohë vetëm përfitimin material, i humbet këto forma marrëdhënieje me botën që e rrethon. Ai po pa një peizazh të bukur nuk ka aftësinë ta shijojë atë, por menjëherë mendon se sa fitim do t’i sillte ndërtimi i një pallati, i një vile apo i një fshati turistik atje; po pa një plazh të bukur thotë se mbi rërën e tij mund të ngrihet një hotel; po pa një lumë, ai thotë se aty mund të bëhet një hidrocentral; po pa një pyll thotë se nga shitja e drurit të tij mund të fitoj kaq e aq; po pa një vilë të vjetër dykatëshe thotë se kjo duhet shembur sa më parë që të ngrihet një dhjetëkatëshe; po pa një pallat katërkatësh thotë se aty mund të bëhet për bukuri një shtesë kati; po pa piramidë thotë se ajo nuk e shfrytëzon si duhet ajrin mbi bazament, duke llogaritur menjëherë se sa metra katrorë sipërfaqe ndërtimi ka humbur atje. A nuk e keni vënë re se homo economicus ka filluar të ndërtojë në Tiranë piramida me majën poshtë, për të shfrytëzuar sa më mirë ajrin?
Ja pse mendoj se kurat e propozuara do të risillnin ndjeshmërinë për të bukurën tek politikanët tanë dhe do të na e bënin të gjithëve kësisoj jetën dhe ambientin një çikë më të bukur. Po u realizua projekti i kësaj qendre, Piramida, që është si të thuash simboli i diktaturës, d.m.th. i psikikës së sëmurë të individit dhe kolektivit shqiptar, do të kthehej kështu në vendin ku do të fillojnë të çlirojnë potencialet sociale, afektive, etike të “kafshëve politike” të vendit të shqiponjave. Do të ishte një vend ku madje do të mund të vinin për shkëmbim eksperience edhe nga bota. Personalisht, duke qenë se punën që bëj si gazetar e person publik e konsideroj edhe atë politikë, do të nxitoj të regjistrohem ndër pacientët e parë të qendrës, e cila mendoj se herë pas here duhet të jetë e hapur edhe për publikun, i cili duhet të vigjilojë rreptësisht se mos politika korrupton psikoterapeutët.
Përfundimisht, sikurse e thashë disa herë gjatë këtij shkrimi, ky propozim ka nevojë të konsultohet me ekspertë ndërkombëtarë, të cilët do të jenë ata që do të përcaktonin në detaje punën që duhet bërë në Qendrën e Pastrimit Psikik të Politikës dhe e pranoj se, tek e fundit, për këtë do të vendosë Parlamenti.

45 Komente

I bashkohem menjehere propozimit:

Piramida të bëhet “Qendra kombëtare e psikoterapisë politike”!

smiley 

PIRAMENTI  smiley

Lubonja e shtron problemin e Politikaneve sikur keta te ishin te semure. Derisa problemi eshte patologji e kemi me te lehte te pranojme shtremberimet qe i bejne shoqerise klasa e politikaneve..

Me bezdis ideja se ajo hapsire publike qe ka qene deri me sot Piramida, te katandiset ne nje burse, sic e ka quajt autori. Per mendimin tim eshte agresion qe i behet ndergjegjes se kesaj shoqerie.

ore di gje njeri se ku gjindet ai peticioni on line per mosprishjen e piramides se dua qe ta nenshkruaj!

 

thanks

po ai IPI nuk ka shkru asgja akoma per kete qeshtje, edhe sa do presim ???

lene lene, e pash para nja 2 ditesh tuj ece buze nje trotuarit me nje kemishe te zberthyer dhe te shkundur mbi pantallona, me nje xhakete te zhubravitur, ecte si me qene dejshem dhe fliste me vehte duke cakerdisur syte. Sic duket nuk i bojne mo efekt ilacet. Kaq e pati.

mllac mllac mllac.....

piramidha le te behet ndonje muze...car te keqe ka te kesh nje hapesire te tille ne mes te tiranes?

sa i bukur ky shkrimi, mua me pelqeu shume per vete.

 

Piramida” Arkitektët: Shembja, gabim që do i kushtojë shoqërisë  Shembja, gabim që do i kushtojë shoqërisëTIRANE- Artitektët e Shqipërisë njëzëri kërkojnë mosshembjen e Piramidës. Sipas tyre, vendi ku sot ndodhet Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Pjetër Arbnori” mbart jo vetëm vlera arkitekturore urbanistike, pasi qëndron në harmoni me Bulevardin Dëshmorët e Kombit, por në të ndodhet të ekspozuara memorje historike. 

Sipas artitekteve më në zë, Enver Faja dhe Maks Velo shembja e Piramidës është një gabim që do i kushtojë shumë shoqërisë. 

“Në rast se ne i heqim bukurinë një objekti të arkitekturës është njëlloj sikur ti heqim njerëzimit këngën, vallen, muzikën. Ky objekt i ka këto vlera pozitive, është një formë që ndryshon nga pjesët e tjera, është një formë interesante” u shpreh arkitekti Enver Faja. 

Në gartimin e një projekt/rezolute ku kërkojnë mosshembjen e Piramidës, Shoqata e Arkitektëve fton klasën politike shqiptare që vendime të kësaj rëndësie të mos merren pa opinionin e profesionistëve. 

 Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Pjetër Arbnori” mbart jo vetëm vlera arkitekturore urbanistike, pasi qëndron në harmoni me Bulevardin Dëshmorët e Kombit, por në të ndodhet të ekspozuara memorje historike

Cilat vlera arkitekturore urbanistike?

Cilen memorje historike?

Në rast se ne i heqim bukurinë një objekti të arkitekturës është njëlloj sikur ti heqim njerëzimit këngën, vallen, muzikën. 

Firmosur Arkitekti Enver Faja

Shuuuume i bukur. Me teper se i bukur, i mrekullueshem.

 

 

Hane Shan, hane Bagdat, ja fut Lubonja. Ka mistrecllekun dhe paburrerine  qe mos e pranoje hapur me nje JO te forte, mospsrishjen e piramides. Stambolli digjet, lubonja ben lojna fjalesh. Shkon nga nje cep te tjetri dhe rrotullohet e rrotullohet.

 

Te dashur peshq, thuajini JO, malokerise, cmendurise, megallomanise. Thuajini JO, inatit te njerezve te vegjel me semundje psiqike  te pasherueshme. Thuajini JO, talebaneve shqiptare.

 

Firmosni peticionoin ju lutem.

Peticion per Shpetimin e Piramides/ Saving the Pyramid Petition ...

Lubonja merr piramiden si shkas per te thene ate qe do te thote per klasen politike shqiptare.  Tjeter problem pastaj se ti e ben ceshtjen si "o me ne o kunder nesh"...

 po, po i pakapshem, ashtu eshte sic thua ti dhe ekselenca e tij, lubonja.  futja edhe ti hane shan, hane bagdat tani. jane ca situata ore i pakapshem qe '' o me piramiden , o me prishjen e saj: ''that is  the question'' per tani. Kur te prishet piramida, vazhdo ti edhr lubonja bashke, tregoni lloqe kavaje.

Pastaj mos u be avokati i lubonjes here tjeter. Ate qe fshihet pas tij e ka thene qarte ne kete shkrim bashke me paburrerrine dhe mistrecllekun...

 O Lira mos je Artan Lame me nick femre ti? smiley

 O Lira, kur ta hedhim ne toke (dhe qe do ta hedhim ne toke as diskutohet, ka mbaru ai muhabet) deshiron ti ruaj nja 30 kile suvatim e pllaka graniti si kujtim? smiley

hunter, po gjete naj remote control (stacionndrronjësi me bateri) per televizor samsung, çoi llaf Brad-it.  smiley

 Tallu ti, Brad-it i doli mire. Vodhi Samsung ai. Kur une me disa tjere dolem per te vjedhe ndihmat e italianeve, shoket e mi vodhen pako me makarona, vaj extravergine e parmigiano, kurse une ja vura syrin nje pako te madhe, plumb e rende, qe ishte mbush vec me sapuna ngjyre gri smiley . Syri i madh....

Qe do ta hidhni ne toke s'diskutohet, se e ka lli muhabetin ai kushoja i Saliut qe kishte marre tenderin 6 milion euro per rikonstruksion.

Thjesht doni me u duk se e keni hudh vet, jo sikur ju rrezua nga paaftesia.

Jo moj ca avokati i tij behem une, ai eshte mjaft elokuent dhe i qarte ne qendrimin e tij e s'ka nevoje t'i behet njeri avokat.  Une thjesht ve ne dukje absurditetin e kritikes tende.  Cfare eshte JO-ja e forte?  Perderisa ka nje propozim (edhe pse satirik) per kthimin e nderteses ne dicka tjeter, eshte e qarte qe nuk kerkon te prishet. 

Absurditeti qendron se ti kerkon te krijosh nje dikotomi false dhe me kete dikotomi te radikalizosh ceshtjen.  Ke menduar ndonjehere se ka njerez qe jane apatike ndaj prishjes apo mos prishjes se piramides? Apo ne boten tende kjo gje nuk eshte e mundur, sepse qendrimet duhet te jene o pro o kunder.

Shume patetik kjo tentativa per ti korridorizuar ceshtjen ne drejtime te tilla, per me teper duke akuzuar autorin per paburreri.  Burreceria qendron pikerisht e kjo qasje...

Ke menduar ndonjehere se ka njerez qe jane apatike ndaj prishjes apo mos prishjes se piramides? Apo ne boten tende kjo gje nuk eshte e mundur, sepse qendrimet duhet te jene o pro o kunder.''

Do te te pergjigjem me thenien e dikujt, i pakapshem , i kapshem:

 

MARTIN NIEMOLLER ''They came first for the Communists,and I didn't speak up because I wasn't a Communist. Then they came for the trade unionists,and I didn't speak up because I wasn't a trade unionist. Then they came for the Jews,and I didn't speak up because I wasn't a Jew. Then they came for meand by that time no one was left to speak up.''   Ja kjo eshte situata i dashur. Dhe duhet ti ndash gjerat ne mendjen tende: ne gjera qe mund te mos nderhysh, se nuk u be qameti, dhe ne te tjera qe po nuk u prononcove, jane fatale. Kete po mundohen me vite te bejne njerezit me mend ne kete bote. Te ndergjegjesojne ndaj te keqes. Ta bejne indiferentin te shikoje me larg se hunda e tij.Edhe komunizmi triumfoi ne kete bote sepse disa ishin indiferente ndaj vuajtjeve te te tjereve. Kembanat, sot bien edhe per ty i pakapshem. Per hunterin:  Nuk do i leme konviktoret te shkaterrojne Tiranen, hunter. Piramida nuk do prishet. Hiqeni nga mendja kete delir qe ju ka zene. Ka ilace plot, kerkoni ndihme ju lutem. Per Primon: Po primo e ke gjetur. Kam frike nga ty, te cfaqem me emrin tim.

 

 

Po pra po, po nuk u prononcove per piramiden athere kjo gje ka per te te cuar ne venien e diktatures totalitare qe do vi dhe per koken tende lol...  Dramatizim dhe tjerrje leshi e tepert, qe nuk kompenson per mungesen e llogjikes ne argumentin tend.

 Per hunterin:  Nuk do i leme konviktoret te shkaterrojne Tiranen, hunter. Piramida nuk do prishet. Hiqeni nga mendja kete delir qe ju ka zene. Ka ilace plot, kerkoni ndihme ju lutem. 

Jo, nuk i duam ilacet, duam tritolin, na pelqen deliri. Jemi ne parajse te ndriçuar nga flaket e ferrit!

Po e gjete kush dhe ku e ka thene ke edhe 30 kile tjera smiley

 per ty hunter: Keni nje gje ju konviktoret, merrni super xhiro. po na ben dhe profesorin tani.  Me ca pyetje tamam konviktoresh. 

Ty i pakapshem nuk do te pergjigjem se ti po fillove nuk mbaron. Vazhdon pafundesisht.

 

Si rrjedhim: piramida nuk do te prishet. Kilet jane vetem ne mendjen e hunterit, fatmirsisht...

 pse ti? edhe mos me thuaj qe ate poezine e niemoller nuk e ke vene ne fb...

Ua, more hunter. pas profesorit po na ben dhe sigurimsin tani. U sa kam qeshur. po pse o hunter, poezia e tij eshte domen i im? Po ka miljona njerez ne kete bote ore i uruar qe e dine dhe e pelqejne.  Ke humor te pakten... 

aha, te paskam friend. po te gjeta kush je kam me ti ul ca kile

 I papam Lubonja. Te forte e beri kur i tha atij nepunesit te qeverise A. Zhejit qe po mbronte prishjen e piramides 'mos na be kot gjethen e fikut per qeverine...po mjaft na mallengjeve...po ku ke mendim ti mer Zhej..po car mendimi ke ti po lere se te kane nxjerre ketu si gjethe fiku e qeverise ku sherben..'. Edhe e de gjeneroji fare Zhejin e shkret i cili ne fakt eshte i pergatitur.

R. Bulkut ja dhjeu e keq kur i tha...'o Monda po car flet brockulla...po ti doje teater te piramida duke thene qe ne la Edi Rama pa teater ne artisteve...tani qe te urdheroji partia thua le te prishet teatri e le te behet parlamenti'.

Monda: "ti themi faleminderit Sali Berishes qe na beri me parlament...thuaji feleminderit Sali Berishes qe po te ben me parlament'. 

Bulku:..po pse more Lubonja do ta mbash ate piramide..ti ke vuajtur nga ai sistem..

Lubonja: po une deri tani dhashe shume argumente..nese ti se kupton sta ndryshoj dot koken.. (ihihihi)

Bulku: ste shkon te flasesh keshtu..sidomos ti

Lubonja: po lere mjaft na mallengjeve me kete antikomunizmin tend..mjaft se na hape barkun

 

 

Po kot merreni me QNK se e ka vendos Sala me e prish edhe nga zona nga ai vjen se kan zakon te diskutojne per nje gje qe e kan vendos me koken e tyre te forte si shkembi i shpelles dragobis.

Puna eshte se edhe stadiumit qe do prishet Qemal Stafes do ja heqin emrin komunist kur ta bejne te ri edhe do ja vejn Qemal Vogli (se ky ka qene antikomunist). Gjene mire qe do i lejne emrin Qemal te pakten.

Vallahi, ky këtu është nga momentet e pakta (të paktën aq sa kam kuptuar un&eumlsmiley, ku Lubonja del mbi veten e vet. Hallall.

 

 pardon, c'fare thashe per lubonjen. nuk e kisha pare opinionin e fevziut.

Fatos Lubonja, ish-i persekutuar, i burgosur nga Enver Hoxha, i torturuar - KUNDER PRISHJES SE PIRAMIDES

Maks Velo, ish-i persekutuar, i burgosur nga Enver Hoxha, i torturuar - KUNDER PRISHJES SE PIRAMIDES

Enver Faja, ish-i persekutuar, i burgosur nga Enver Hoxha, i torturuar - KUNDER PRISHJES SE PIRAMIDES

Shoqata e te perndjekurve politike - KUNDER PRISHJES SE PIRAMIDES

Te vetmit pro prishjes se piramides: Sali Berisha, Mark Marku, Artur Zheji, Rajmonda Bulku dhe Nexhmije Hoxha (kjo e fundit, me kusht qe t'i dorezohen sendet e Enverit para prishjes).

Gjejeni, a jane enveristet apo anti-enveristet ata qe kerkojne prishjen e muzeut te Enverit?

Ke harruar kryesorin pro prishjes: Fahri Balliun. Jazek te qofte!

eshte hera e pare qe do te kemi nje ballafaqim midis shoqerise civile te emacipuar dhe qeverise per prishjen apo jo te piramides. Ky konflikt midis qeverise dhe shoqerise civile po thellohet dita dites dhe kjo e fundit dita dites po e pershkallezon perpjekjet per sensibilizimin e opinionit publik. Te shikojme sesa i forte do te jete Saliu perball kesaj shtrese intelektuale te popullsise qe politikanet e sotem i ka bere lanet.

 

Ububu sa i eger berberhonja. Sala nuk pordhi per kryeintelektualin e Shqiperise, koken e protestave boterore Edi Ramen e jo me "shoqerine civile" qe e terheqin te dyja palet nga hundet per 300 mije leke ne muaj.

E mira e ketij blogu eshte se ka arshive te prekeshme ne cdo kohe, keshtu qe keto qe themi ruhen dhe si te tilla edhe vertetohen me kalimin e kohes. Ketu do jemi inshalla dhe te shohim se kush ka pasur te drejte.

 Vallai berberhone po te hapen arshivat, vetem ti ke thene nja 300 here gjate protestave qe edhe kaq dite edhe Sala do iki, qeveria do bjere etj etj. Realisht ka ndodhur e kunderta. Opozita ka shkuar lesh e me lesh dhe do vazhdoje te shkoje. Piramida do shembet dhe asnje hata sdo ndodhi.

me behet qejfi qe je kaq i vemendshem karshi meje. Njeriu edhe gabon, aq me teper kur duhet te parashikosh se si do te reagoje nje frymor qe nuk eshte as njeri, e as kafshe. Sidoqofte, fakti qe kam gabuar 300 here, tregon se me ka ardhur radha te mos gaboje me.

 Edhe kesaj rradhe do gabosh ta kesh te sigurte smiley 

Ça arkivi mo Berber. Po ti s'e ke kuptuar, se këta janë rob njëpërdorimsha mor burrë. Po t'i duhet ndonjë prezervativ Salës për me fak mendtë e popullit, përdor kta. Ku ka vlerë fjala e ktyre?

 

pra ti thu qe Sala e ka caktu Primon mbrojtes qe te me markoj mua? hahahaha nuk me kishte vajtur mendja. Megjithate, une jam tip Mesi qe as nje skuader e tere nuk me markon dot. I mys me gola hahahahahahahahaha

 Primon mbrojtes qe te me markoj mua...

Me fal barbiere po me duket se nuk e ke lexuar mire smiley

Te markoje perdoret ne sport ...mu me lexohet se e kishte thene troc rrolin e tyre ...prezevativ te Saliut 

Une do shtoja edhe nje vleresim te vjeter por te pershtatur per kohen.

Cdo vartes qe  e mba ne goje ...idene e shefit , kuptohet eshte i perdorur si peshqir per te fshire duart shefi .

Me nderhyrjen e me siperme keta duhen kuptuar si peshqir per te fshire k...Saliu 

Kurse homo economicus, me deformacionin e tij, që e bën të shohë vetëm përfitimin material, i humbet këto forma marrëdhënieje me botën që e rrethon. Ai po pa një peizazh të bukur nuk ka aftësinë ta shijojë atë, por menjëherë mendon se sa fitim do t’i sillte ndërtimi i një pallati, i një vile apo i një fshati turistik atje; po pa një plazh të bukur thotë se mbi rërën e tij mund të ngrihet një hotel; po pa një lumë, ai thotë se aty mund të bëhet një hidrocentral; po pa një pyll thotë se nga shitja e drurit të tij mund të fitoj kaq e aq; po pa një vilë të vjetër dykatëshe thotë se kjo duhet shembur sa më parë që të ngrihet një dhjetëkatëshe; po pa një pallat katërkatësh thotë se aty mund të bëhet për bukuri një shtesë kati; po pa piramidë thotë se ajo nuk e shfrytëzon si duhet ajrin mbi bazament, duke llogaritur menjëherë se sa metra katrorë sipërfaqe ndërtimi ka humbur atje. A nuk e keni vënë re se homo economicus ka filluar të ndërtojë në Tiranë piramida me majën poshtë, për të shfrytëzuar sa më mirë ajrin?

Ja kjo eshte nje nga perlat qe shkruan Lubonja. Ketu e ke edhe Berishen edhe Ramen, Meten, etj. ketu eshte karikatura edhe e idiotesise se mases, mbase edhe e gazetareve ose mafiozo gazetareve analisto-biznesmeno-ndertues si Fevziu, Frangaj, Rakipi, etj. Edhe karikatura e corapeberesve arkitekte te paafte, e ndertuese mafioze.

Diku Lira thote "JO" ka rendesi shume me te madhe se nje mendim analitik. Shume gabim. Une do ta vleresoja mendimin kunder me shume se dhunen ose veprimin pa analize. Kjo e Piramides eshte nje ceshtje e intelektualizmit dhe vleres me prishjen dhe shkembimin. Pra mendimit me perfitimin. Shtresat e ulta, ato ku gjen deri tani politika pasuesit symbyllur, qe i emertojne militante, nuk ka se si ta diskutosh mendimin. Per ta vlen komandanti, dhe pike. Gjykimi eshte ceshtje personaliteti, e kjo ndodhet ne klasat e inteligjences dhe e asaj te mesme, ska rendesi, ashtu sic eshte, edhe e gjymtuar.

Me vjen keq qe edhe Lubonja, nga te paktet intelektuale mendjekthjelle ne Shqiperi, ka rene ne kurthin e ngritur nga Berishe&co. dhe i fryn akoma nje debati te shterpe, qellimi i vetem i te cilit eshte heqja e vemendjes nga ceshtje shume me shqetesuese dhe kanalizimi i energjive ne ceshtje, te cilat e ulin nivelin e debatit intelektual nen zero. Me shqetesues eshte fakti, qe nuk po e kupton njeri, se si punon Berisha&co. Kur del ne drite nje fakt dhe problem shqetesues ne lidhje me te, ai e hedh nje shashke dhe te gjithe rendin me vrap pas tymueses se rradhes, duke i harruar gjithe gjerat e tjera. Keshtu bene me Gerdecin, po ashtu edhe me Fazllicin, te njejten gje edhe me zgjedhjet.

Kujt i intereson tani, se cfare nxorri nga goja Prifti? Po per skandalin e shitjes se truallit te ish-ekspozites nen vlere, po per korrupsionin galopant qe ka plasur ne nenpunesit e Berishes, i cili behet edhe hapur dhe me arrogance te paturpme?

Aq me keq, kujt i kujtohet akoma, ceshtja e importimit te pleherave, ne kohen qe italianet perseri nuk e dine, se ku ti cojne malet me plehra te tyre ne Italine e Jugut?

Jo, gjerat e rendesishme jane fundosur nen debatin shterpe, nen tymuesen e rradhes, te leshuar nga Berisha.

Po qe se ka njeri ne kete bote, qe arrin akoma te manipuloje njerezit per qellime obskurre, ky eshte Sali Berisha. Ose me mire, keshilltaret e tij diabolike.

Dhe me e keqja eshte, qe jane intelektualet ata, qe duke u marre me cicmice dhe debate shterpe, ndihmojne akoma me shume ne manipulimin e opinionit publik.

Sigurisht Pedro, që kjo është një mënyrë perverse të qeverisuri. Madje kjo as është qeverisje fare. Megjithëse hyn në "meritat" e Berishës si politikan, në sy të militantëve. Atyre rr.k-ve që u bëhet zemra mal me aftësitë e liderit për të mbajtur veten në pushtet.

Po nuk ke se çfarë t'i bësh. Pika kritike është pushteti. Po u bë tjetri prift, hajde e rruaja mjekrën po deshe.

Unë nuk di të jetë e mundur që të gjendet zgjidhje për një perversitet të tillë. Ai është në pushtet, hedh shashka sa t'i dojë trapi, përderisa e ka këtë luks.

Të mos flasësh fare, ai shkon edhe e prish piramidën. Po të flasësh, e di që ke harxhuar mund dëm, për një shashkë, por ngelet gjithnjë ideja se diçka mund të shpëtosh prej anadollakut.

E keqja e këtij, është se ka një ushtri injorantësh pas vetes, që çfarë do të thotë, nuk e vënë në dyshim.

Unë habitem ndonjëherë me këta prishësit; gjithë këto ndjenja kaq të forta ndaj piramidës, ku matin i kishin fshehur edhe i nxorrën tani në mezat?

 ".... Qëllimi kryesor të cilit do t’i shërbente një qendër e tillë është që politikanët tanë të fillojnë të provojnë ndjenja të tilla si empatia, bujaria, ndershmëria, besnikëria, turpi apo ndjenja e fajit, të cilat janë që të gjitha ndjenja që burojnë nga raporti i njeriut me të tjerët atje ku ka shoqëri dhe drejtësi, ndjenja këto duket sheshit se këta tanët i kanë bjerrur tashmë thuajse krejt,... "

  Kjo eshte e forte dhe e vertete  smiley  

 

".... Së pari, gjykoj se prirja e politikanëve tanë për të shkatërruar edhe fizikisht gjithçka që kanë bërë të tjerët përpara tyre, ka brenda edhe elementë të paranojës hoxhiste të njeriut që mendon se ekziston vetëm ai në këtë botë..." 

  Ketu do ta kundershtoja pakez te nderumin Lubonja per vete faktin se objektet kryesore te fashizmit italian, E.Hoxha i ruajti dhe nuk i prishi.  

 

".... Pra, do të duhej që në seanca të merrnin pjesë deputetët p.sh. me grupe parlamentare, ku secili deputet të luante rolin e Sali Berishës apo të Edi Ramës dhe këta të luanin rolin e deputetëve të thjeshtë, duke provuar reciprokisht ndjenjat e skllavit dhe padronit. Edhe ministrat do të duhej të vinin me të gjithë stafin e tyre..." 

  Ketu une do te sugjeroja qe ata te loznin dhe rolin e qytetarit qe interesohet per dokumentat, çertifikatat, dhe sportelisti te mos jua jepte me pretekste te ndryshme, dhe ne kohen qe ata (Berisha, Rama, ministrat tashme ne rolin e qytetarit) do kerkonin qe te dilnin nga kjo seanse/skeç per te shkuar ne punerat e tyre institucionale, regjizori te mos i linte te dilnin nga piramida pa marre dokumentin. Athere do ta kuptonin ata seç heq qytetari nga burokracia e shkaperlyer shqiptare. 

 

".... Unë ngulmoj se diçka anormale ka ndodhur tek ata dhe se kjo e ka burimin tek dy problemet psikike që përmenda. Përndryshe s’kam se si e shpjegoj që Sali Berishës, vetëm pas njëzet vjetësh i duket e shëmtuar Piramida, kurse Edi Ramës, që ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura, i duket një mrekulli arkitektonike shtesa e katit mbi ish-Komitetin Qendror?... " 

  Psiqika e tyre si duket komandohet nga emocionet negative dhe jo nga llogjika, gjersa te dy bejne budalliqe politike qe bien ndesh me interesat e Shqiperise dhe shoqerise shqiptare. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).