Komisioneri europian për zgjerim Stefan Fyle në një konferencë për shtyp rithekson edhe njëherë opinionin e Komisionit Europain, për Shqipërinë, të cilës nuk i jepet statusi i vendit kandidat në BE, pasi nuk ka përmbushur ende reformat. Duke kërkuar të vazhdojë progresin në reformat politike dhe ato ekonomike Fule sqaron se “në vitin 2011 Shqipëria do të jetë pjesë e një tjetër pakete zgjerimi”, ku do të shihet sipas tij përparimi në lidhje me përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit.

 

Opinioni i sotëm i Komisionit Europian lidhur me statusin e Shqipërisë si vend kandidat për anëtarësimin në bllok, ishte një ‘shuplakë’ e fortë për qeverinë shqiptare. Raporti i Komisionit karakterizohet nga kritika të forta ndaj institucioneve të shtetit dhe pamundësisë së tyre për të përmbushur standardet.

Komisioneri europian për zgjerim Stefan Fyle në një konferencë për shtyp rithekson edhe njëherë opinionin e Komisionit Europain, për Shqipërinë, të cilës nuk i jepet statusi i vendit kandidat në BE, pasi nuk ka përmbushur ende reformat. Duke kërkuar të vazhdojë progresin në reformat politike dhe ato ekonomike Fule sqaron se “në vitin 2011 Shqipëria do të jetë pjesë e një tjetër pakete zgjerimi”, ku do të shihet sipas tij përparimi në lidhje me përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit.

Duke e vënë theksin vecanërisht tek situata politike e kohëve të fundit, Fyle sqaroi se ajo ishte një nga arsyet e këtij vendimi për Shqipërinë, ku sipas tij "të dyja palët politike janë përgjegjëse". Edhe për Malin e Zi, komisioneri Fule rekomandoi vazhdimin e progresit për përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit, por u shpreh i gatshëm të rekomandojë “statusin kandidat".

Komisioneri europian për zgjerim Stefan Fule gjatë prezantimit të paketës së zgjerimit për vitin 2010 u ndal të theksonte se cilat janë të mirat që shtyjnë shtetet ti bashkohen unionit. “Njerëzit mund të pyesin se pse ka rëndësi zgjerimi, ai përforcon stabilitetin në Europë, promovon demokracitë dhe liritë themelore në këto vende. Na bën më të fortë për të promovuar interesat tona dhe të vendit tone. Paketa ka të bëjë me 9 vende që janë kandidate për BE. Kjo është paketa e parë e përgatitur pas Traktatit të Lisbonës, i cili ka hequr të gjitha pengesat institucionale",- u shpreh komisioneri.

Në lidhje me opinionin për Kroacinë, Fyle u shpreh se “negociatat kanë arritur në fazën finale, do të përmbyllen sapo të plotësohen të gjitha kriteret”. Askush nuk është i kënaqur me ritmin e negociatave me Turqinë”,- u shpreh Fyle duke theksuar se ky vend nuk pa plotësuar ende kriteret, ndërsa shtoi se "duhet të normalizojë marrëdhëniet me Qipron". Fyle ka kërkuar nga Islanda “më shumë përpjeke që populli të kuptojë se cfarë është anëtarësimi në bllok”.

Për Maqedoninë, Fule u shpreh se “vendi vazhdon të plotësojë kriteret politike, por vendet e BE duhet të votojnë unanimisht që të nisin negociatat”, ndërsa shtoi se duhet “të arrihet një zgjidhje edhe me Greqinë”. Për Kosovën u shpreh se, “sfida të mëdha politike” e presin, ndër këto përmendi negociatat me Serbinë, për të cilën u shpreh se së shpejti do ti dorëzohet pyetësori i BE, ku nuk nguroi të përmendë edhe bashkëpunimin që kjo e fundit duhet të ketë me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, për dorëzimin e kriminelëve të luftës.

RAPORTI I KE

Deri më tani, gjithcka rreth këtij opinioni i është referuar burimeve të brendshme në Bruksel, sipas të cilave rrezikohet që përgjigja për Shqipërinë të jetë negative. E vetmja pjesë e dokumentit të hartuar nga komisioni që ka rënë në duart e një pjese të medias është ajo që analizon situatën në Shqipëri.

Baza e vlerësimit ka qenë përputhshmëria e hapave të realizuar nga vendi me kriteret e Kopenhagenit. Ky dokument referimi përcakton se: “anëtarësimi do të mund të realizohet sa më shpejt kur vendi të jetë i gatshëm t’i përgjigjet detyrimeve të anëtarësimit duke përmbushur kushtet politike dhe ekonomike të kërkuara. Anëtarësimi – sipas kritereve të Kopenhagenit – kërkon që shteti kandidat të përmbushë stabilitetin e institucioneve duke garantuar demokracinë, shtetin ligjor, të drejtat e njeriut si dhe respektimin dhe mbrojtjen e pakicave”.

Sipas draftit, kriteret politike duken se janë ato që lënë më shumë për të dëshiruar.”Efikasiteti dhe qëndrueshmëria e institucioneve demokratike nuk janë përmbushur në mënyrë të kënaqshme. Institucionet dhe procedurat parlamentare nuk funksionojnë si duhet” vëren raporti i komisionit sipas të cilit “Parlamenti nuk ushtron mbikqyrje efektive dhe kontroll mbi qeverinë. Dialogu politik është konfrontues dhe jo konstruktiv, jo vetëm për shkak të ngërcit politik që zgjat që prej zgjedhjeve të 2009”.

Lidhur me zgjedhjet, raporti i përmbahet vlerësimit të OSBE/ODIHR si dhe rekomandimeve të bëra prej tyre, për të cilat raporti konstaton se “nuk janë përkthyer ende në një reformë të kënaqshme elektorale, e nevojshme për zgjedhjet e ardhshme”, administrative që do të mbahen në 8 maj 2011.

Një vërejtje që përsëritet prej vitesh lidhet me administratën publike ku flitet për një “shërbim civil shumë të politizuar, emërime në mungesë të transparencës dhe ndryshime të shpeshta stafesh”.

Raporti vëren me shqetësim situatën në drejtësi, funksionimin, efikasitetin dhe pavarësinë e gjyqësorit. “Mos respektimi nga ana e qeverisë i vendimeve të Gjykatës Kushtetues dhe votimi politik i kandidaturave të Presidentit të Republikës për Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë, përbëjnë shqetësim pasi ato sfidojne parimet themelore si pavarësia e gjyqësorit dhe respektimi i shtetit të së drejtës”, shkruhet në analizën e Komisionit.

Sërish për korrupsionin përdoret termi i përdorur edhe një vit më parë duke e përkufizuar atë si “një problem vecanërisht serioz”.

Komisioni kërkon zgjidhjen e problemeve që “pengojnë hetimet ndaj gjyqtarëve, ministrave apo deputetëve që mbrohen nga imuniteti i pakufizuar”. Në luftën kundër krimit të organizuar njihen hapat dhe përparimi i bërë si dhe vlerësohet i përshtatshëm kuadri ligjor dhe institucional të cilët megjithatë sipas komisionit “mbeten për t’u provuar në praktikë”, ndërsa “hetimet e sukseshme duhet të pasohen edhe nga ndëshkime” nënvizon Komisioni europian.

Ekonomia duket se është sektori që ka marrë edhe vlerësimin më të mirë ku vihet në dukje fakti se vendi ka ruajtur rritjen pozitive pavarësisht krizës financiare globale. Megjithatë ashtu si dhe Fondi Monetar ndërkombëtar ngrihet “shqetësimi për nivelin e lartë të borxhit publik, dobësitë e shtetit të së drejtës që dëmtojnë klimën e biznesit, dhe për problemet që lidhen me titujt e pronësisë”.

Raporti i vlerësimit dhe opinioni i komisionit do t’i dorëzohen në Tiranë kryeministrit Sali Berisha nga drejtori i drejtorisë së zgjerimit Pierre Mirel sot pasdite vonë.

Raporti i Komisionit, një draft të të cilit disponon e perditshmja Gazeta Shqiptare karakterizohet nga kritika të forta ndaj institucioneve të shtetit dhe pamundësisë së tyre për të përmbushur standardet. Raporti i zgjeruar, i publikuar sot ne GSH ka gjithashtu dhe nje kriter tjeter, ku kerkohet qe ne raport me marrëveshjen me SHBA, vendi të zgjedhë Europën.

131 Komente

...Duke e vënë theksin vecanërisht tek situata politike e kohëve të fundit, Fyle sqaroi se ajo ishte një nga arsyet e këtij vendimi për Shqipërinë, ku sipas tij "të dyja palët politike janë përgjegjëse"...

Kur per plotesimin e kritereve duhej vetem qeveria ne i morrem vizat,ndersa kur per plotesimin e kritereve kerkohet edhe opozita ne ketu nuk jemi ne sukseshem.

Me kete opozite antikombetare dhe te papergjegjshme qe kemi,nuk eshte ndonje cudi ky lajm.

Mendoni dhe gjykoni , kjo opozite tani do te filloje protestat masive ne rruge...

...Raporti i zgjeruar, i publikuar sot ne GSH ka gjithashtu dhe nje kriter tjeter, ku kerkohet qe ne raport me marrëveshjen me SHBA, vendi të zgjedhë Europën....

Ne qofte se kjo eshte e vertete dhe Shqiperia e ploteson kete kriter,atehere ky do te jete dhe fundi i Shqiperise si aktore e rendesishme ne rajon.Shpresoj qe qeverite shqiptare te mos e perfillin kete kusht.

Vizat i mori populli, jo politikanet.

Anetaresimi ne BE jane "vizat" e politikaneve. Politikanet nuk i moren vizat.

Keta nderkombetaret e thane qarte qe vizat jane merite e shqiptareve, jo e politikes. Po ashtu, sot e thane prape qarte qe i vetmi problem ne Shqiperi eshte politika. Dhe kete po e thone shqiptaret dite per dite, kudo. 

Reformat e Berishes ja ku po duken. Ky eshte nje hap pas.

Hap shume i madh pas. Jo protesta masive ne rruge, por peticion per t'i burgosur keta qeveritare... kjo duhet bere. Me mire ta leme gjykaten ne dore te BE-se, perndryshe nuk shpetojme nga keta vjedhesh te dhunshem, qe kane vrare per ato poste dhe jane gati te vrasin prape.

 

 Keta nderkombetaret e thane qarte qe vizat jane merite e shqiptareve, jo e politikes.

 

Po kishte ne Shqiperi shqiptare ne vitet 1997-2005?

Merite e shqiptareve ishte edhe 1997-ta, edhe diktatura 50 vjecare e komunizmit, edhe deshtimi i anetaresimit ne BE, edhe Nano, edhe Berisha, edhe Rama, edhe Meta. Te gjitha jane merita te shqiptareve.

Mbase po e pranoni heqjen e vizave si merite te shqiptareve, pse atehere nuk e pranoni edhe Berishen si te tillë?

 

 Eshte si te thuash qe Enveri ishte merite e shqiptareve. Eshte dhuna ajo qe mban gjerat e keqija, jo populli. Populli te veten e beri, ndryshoi mentalitet e sjellje. Politika s'po e ben.

Liberalizim i vizave do te thote ikje pa procedure ne Europe, ndersa te perparosh ne marrjen e statusit te anetaresimit ne BE do te thote ta sjellesh perendimin ne shqiperi! E pra kete duam ne nga politika, por qe nuk po e marim dot se kemi politikane qe na drejtojne per 20 vjet qe jane me te zinj ne shpirt sesa Mali i Zi. Ky i fundit u rekomandua per statusin e kandidatit, ndersa ne "per nje here tjeter".

Si gjithmone na "kenaqin" me lugen bosh. Ky Fule flet edhe per "pakete te re" me 2011 qe do te thote edhe 20 vjet te tjera pritje minimum.

Tregtaret Shqiptare do vazhdojne te mos kene akses tregjeve evropiane, fermeret shqiptare nuk do te marrin asnje euro ndihme per te mbjellat, shqiptaret serish larg tregut te punes, serish neper ambasada per bashkim familjare, serish mijera euro per te rivonuar e marre nje leje qendrimi.

Keta te marrin edhe per budallenj. Fajin e paskan te gjithe, por askush pergjegjes per fajin!

Te dy partite do japin dhe do marrin me kete vendim.  Do bejne lojen e tyre te zakonshme. 

Jashte ketij vendimi, a ka nevoje populli per nje "opinion" nga BE, Fyle, apo kushdoqofte per te ditur si eshte realiteti?  Pertej statusit te kandidatit, apo afirmim si perendimor, jugor, verior a lindor, a jane pengesat per zhvillim universale, te pranuara e te pavarura nga gjykimet e nje institucioni nderkombetar apo tjetri? 

Korrupsioni, gjykatat, qendrueshmeria e institucioneve, politizimi i sherbimeve civile (riciklimi i shpesht bazuar ne nepotizem partiak) ceshtja e pronesise, mjedisi i helmuar etj etj etj.  

Perpjekja per t'i zgjidhur, perpjekja per t'i luftuar keto ngerce qe po marrin zvarr kete komb, duhet te behet jo per hir te nje statusi apo tjetri.  Por per vete-afirmim.  Na mbeten syte dhe shpresat sa nga njeri krah ne tjetrin, kur syte, shpresat dhe veprimin duhet t'i kthejme perbrenda.  

 Ky eshte lajm i keq, e prisja paksa por prape ajo qe me cudit eshte se kaq prapa qenka shqiperia ne te gjitha standartet e kerkuara nga KE sa edhe Serbia e Mali Zi qe kane edhe ato 100 probleme te pranohen si kandidate edhe neve jo? Se kuptoj kete, duhet te kete edhe faktore te tjere qe ndikojne ketu qe ne si dime derisa sa Serbia me R. Mlladic akoma te pakapur pranohet ndersa ne jo. Ose Serbia ka gjithcka tjeter ne rregull, ose favorizohet pandershmerisht, ose shqiperia eshte e molepsur aq shume sa nuk ka mundesi te na pranojne. Ose liberalizimi i vizave ka qene nje proces shume teknik(ceshtje doganash, sensibilizmi dhe pashaportash biometrike) qe nuk mund te na refuzonim sidomos kur vetem ne e Bosnja kishim ngelur.

 Serbia ka mlladic e me the te thashe, qe fundja qeveria e justifikon qe ka vene para per ta kapur e s'e ka kapur dot, por partite atje kane pasur koalicion pozite opozite dhe poshtersi te tilla me vjedhje votash s'kane pasur. 

 " .... ngrihet “shqetësimi për nivelin e lartë të borxhit publik, dobësitë e shtetit të së drejtës që dëmtojnë klimën e biznesit, dhe për problemet që lidhen me titujt e pronësisë”..."  

 

Pikerisht keto jane problemet kangrene te Shqiperise keto vite tranziscioni, ku qeverite shqiptare as qe se çajne koken fare. Sikur keto tre pikat ketu te rregulloj qeveria,  ja ku u rregullua Shqiperia.  EU/BE, ketu duhet ti beje presion qeverise shqiptare, qeveri qe sheh interesat dhe xhepin e saj dhe jo te shoqerise shqiptare. 

Juve mund te me ofendoni sa te doni se nivelin e kultures tuaj nga Terbaci tregoni.

Nje gje eshte e sigurte qe mediat e Rames kete lajm e dhane me gezim te madhe ndersa dje po flisinin sikur kishte rene zi.Kjo me tregon shume se me ke eshte opozita.

...Keta nderkombetaret e thane qarte qe vizat jane merite e shqiptareve, jo e politikes. Po ashtu, sot e thane prape qarte qe i vetmi problem ne Shqiperi eshte politika. ...

Politika o i zgjuar ,ka te pakten dy aktore.E dime mire se kush eshte per kompromis dhe kush nuk eshte.Populli e di shume mire kete prandaj nuk ja var atij skyrfyellit tuaj.

...Keta nderkombetaret e thane qarte qe vizat jane merite e shqiptareve, jo e politikes....

Dmth sipas asaj rradakes tende,shkaku qe deri tani shqiptaret nuk kishin viza ishin se fajin e kishte populli?Nese arrihet nje vendim merita eshte e shqiptareve nese nuk behet fajin e ka qeveria.Nese Shqiperia u fut ne NATO merita ishte e shqiptareve nese nuk do te futej faji i qeverise.

Dmth ne maj a qershor 2011 kur ta marrin statusin,do te jete merita e qeverise?Apo e shqiptareve.Jam i sigurte qe juve do te vazhdoni avazin,merita e shqiptareve...

Dmth sipas asaj rradakes tende , shkaku qe deri tani shqiptaret nuk kishin viza ishin se fajin e kishte populli?

Si ashtu ...... qe je qe ne lindje pa dashje ke bere nje pyetje te Madhe .

Fajin e ka Populli dhe askush tjeter .Po duhet te te kishte vajtur mendja qe fajin e ka Populli qe zgjedh Sqeper per ta qeverisur qofte edhe 25% se dihet qe hajdutet nuk e kane per gje 30 % e vjedhjeve ...jo vetem te votave .

Per sa kohe ky popull do zgjedhe te perfaqesohet me keta lloj - lloj Solidaresh Nano -Berisha ne vjedhjen e dhje..jen e Shqiperise , nje fshirje hundesh  do e kesh gjithmone nga Jashte ! Kesaj rradhe qe teshtime me shami perpara !

Raporti i zgjeruar, i publikuar sot ne GSH ka gjithashtu dhe nje kriter tjeter, ku kerkohet qe ne raport me marrëveshjen me SHBA, vendi të zgjedhë Europën.

 

E vertete kjo apo ndonje mufke e GSH-se si gjithmone?

Ti si thua. Mendon me te vertete Evropa ne rast se bajga e kontinentit ka pakez qejf ameriken. Sidomos kur Amerika dhe Evropa jane si b.the e breke se bashku (pra c'fare eshte per te zgjedhur?). Ketu nuk i cahet njeriu trapi ne rast se Serbi ka qejf me bere dashni me Rusine, e jo ta caje njeri koken ne rast se Shqipot jane pro-amerikane.

Nuk e kuptova kete postimin tend.  Kush eshte bajga e kontinentit?

Raporti i vlerësimit dhe opinioni i komisionit do t’i dorëzohen në Tiranë kryeministrit Sali Berisha nga drejtori i drejtorisë së zgjerimit Pierre Mirel sot pasdite vonë.

    Hajt ta mbash me shendet dhe studjoje mire dhe mos shif ondra me sy hap por jep doreheqjen

                                                                                                                                          

Mos marrja e statusit te kandidatit eshte dhurata qe opozita e papergjegjshme, e marre peng nga nje njeri me probleme si Rama i ben gjithe shqiptareve. Nuk kishte ndonje iluzion qe Shqiperia do te merrte pergjigje pozitive sot kur opozita nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve te certifikuara nga nderkombetaret, nuk voton ligjet ne parlament dhe e braktis ate sikur te ishte vend per lojra femijesh te llastuar, paralajmeron protesta te dhunshme per rrezimin e qeverise etj. Interesat e Edi Rames per te mbajtur kreun e PS duke radikalizuar qendrimet dhe konfrontuar me qeverine si menyra e vetme per te ju shmanguar pergjegjesise se humbjes se zgjedhjeve, penalizojne gjithe shqiptaret ne lidhje me integrimin ne Europe. Raporti ne pergjithesi eshte realist, ve gishtin tamam ne plage, ne ngercin e stisur politik. E mira eshte se nese plotesojme kriteret dera eshte e hapur ne cdo kohe per Shqiperine per te marre kete status, nuk ka shtyrje ne kohe pafund apo me afate.

“Mos respektimi nga ana e qeverisë i vendimeve të Gjykatës Kushtetues dhe votimi politik i kandidaturave të Presidentit të Republikës për Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë, përbëjnë shqetësim pasi ato sfidojne parimet themelore si pavarësia e gjyqësorit dhe respektimi i shtetit të së drejtës”, shkruhet në analizën e Komisionit.

Po per ket me siper prape edi ta ka fajin?

 Po si mund te merret satusi me nje kryetar partie qe ka 20 vjet ne krye te Partise, duke menduar ne te njeten kohe se eshte  fyhrer i kombit shqiptar!!??

Sa shume Otoman qe ka ne Shqiperi!!!!!!!

 E di une si meret statusi. Ti fusi nje greve urie Rama me cadra, poshte zyrave te BE-se. Ah harrova. Edi me greva nuk zgjidh gje, vetem se i prish punet me keq.

U bu buuuja. TV po jep Ilsa Zykaj korrenspondeten e Klanit nga Brukseli. Uuuuu mi none po fliste si me i shpjegu klases peste se pse su futem kesaj radhe, POR qe mund te futemi mbas ndoshta tre muajsh. 

Gje qe dihej. Pa u eduku politika nuk te fut njeri ne BE, kta tanet  lujne perdit SAW VI me njeri tjetrin.

Te qeshim se na u hoqen vizat apo te qajme se nuk morem statusin kandidat?

As mos qeshni as mos qani . Merreni thjesht . Kush eshte ne Shqiperi nuk ka se ku te veje . Ne mos sot neser ai e ka vendin ne Europe ORGANIZATIVISHT .

Ne se heqin qafe plehrat aq me shpejt pastrohet rruga per tu futur ! Askush nuk u ze bese kanunoreve , thjesht se jane te pabese ! Shkoni vizitoni  "se Velipoja turistike zotrie " ( O te shpelafte Bulua nga kaka ) , se si eshte e rrethuar dhe e ruajtur me avtomatiksa lagjja e te "ngujuarve !

Mosmarrja e statusit sipas meje eshte kostoja qe duhet te paguajne shqiptaret per postin e kryetarit te PS-se Edi Rama.Ai po e con vendin ne kete derexhe vetem pse duhet te justifikoje para elektoratit te tij mbajtjen e dhunshme te postit te kryetarit.Nje loje te ciles i hyri e nuk kthehet dot mbrapsht por do ta coje PS-ne nga humbja ne humbje dhe atehere nuk do te iki por do ta perzene me gure.

Paturpesisht del Sajmiri i PS-se dhe kerkon doreheqjen e kryeministrit,nderkohe qe raporti thote qarte se pergjegjesia eshte e politikes shqiptare,dhe vecanerisht e mos funksionimit te parlamentit.Po ku e fut PS-ne ky bukurosh nese nuk eshte pjese e kesaj politike?Po parlamentin kush e ka bllokuar?Qeveria u pati premtuar shqiptareve levizjen e lire dhe ja arriti,por me thoni cfare ka arritur ndonje gje te mire per Shqiperine PS-ja gjate "mbreterimit" te saj?Ngjarjet e medha per Shqiperine dhe shqiptaret,duan apo s'duan militantet e PS-se,jane arritur gjate kohes kur ka qeverisur e djathta.Edhe statusi,ndonese i vonuar,i vendit kandidat do te merret me te djathtet.Madje jam i sigurt se edhe pranimi ne BE do te behet realitet me te djathten ne pushtet.

 Gabohesh rende... Berisha e ka per here te dyte kete.

Me gjykaten kushtetuese luajti ne 94-96, dhe Amerika nderpreu ndihmat.

E njejta gje me europen. Gjykata e drejte eshte themeli baze i demokracise. E kunderta e kesaj s'eshte demokraci, por diktature. 
Po te ishte gjykata ne rregull, edhe kutite do te hapeshin, edhe krize s'do te kishte. Ata s'kane ndeshkuar opoziten per gjykaten.  Ja ku ta ka thene... se e ka permendur dhe Gjergji lart... gjykata eshte nr.1 ne demokraci.

Mos respektimi nga ana e qeverisë i vendimeve të Gjykatës Kushtetues dhe votimi politik i kandidaturave të Presidentit të Republikës për Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë, përbëjnë shqetësim pasi ato sfidojne parimet themelore si pavarësia e gjyqësorit dhe respektimi i shtetit të së drejtës”, shkruhet në analizën e Komisionit.

Po te ishte gjykata ne rregull, edhe kutite do te hapeshin, edhe krize s'do te kishte

 

Sa vendime qeverie ka hedh poshte kjo gjykate?

A nuk ishte kjo e hodhi poshte percaktimin e vijes kufitare ne det, dhe opozita e duartrokiti kete vendim te gjykates, pse po kjo opozite nuk i drejtohet edhe per kutite kesaj gjykate, qe ja rekomandojne edhe nderkombetaret?

Apo nuk shkojme dot ne Europe pa u bere Rama kryeminister.

 Nuk shkojme dot ne Europe me Berishen kryeminister.

Vendin e tij mund ta zere kushdo tjeter, edhe nga PD, dhe bejme perpara. S'eshte e thene te jete Rama. Problemin s'e kemi qe s'eshte Rama kryeminister. Problemin e kemi qe s'eshte kushdo tjeter, pervec Berishes.

S'behet gje me maloke te trashe. Kujtojne bota se jemi te gjithe ashtu. smiley

Por,i dashur,nese duam te respektojme gjykaten kushtetuese sikurse thua atehere eshte pikerisht ajo qe duhet te vendose per kutite.Ngerci politik eshte i lidhur me kutite dhe hetimin e zgjedhjeve dhe jo me dekretet.Atehere pse PS nuk e pranoi fillimisht qe verdikti i kutive te kalonte permes GJykates dhe Venecias ?Nese do te kishte bere kete ngerci do te kishte marre fund qe ne pranvere dhe sot do ishim kandidate per ne BE.Atehere me thuaj a eshte fajtore PS?Ketu nuk perjashtohet edhe nje fare kokefortesie e mazhorances se fundi.

Ju lutem qe para se te diskutoni ta lexoni vete raportin dhe opinionin (qe eshte praktikisht raporti i shkurtuar, eshte edhe ne gjermanisht e frengjisht)  pa ndermjetes qe e bejne pis ate:

http://ec.europa.eu/enlargement/press_co...

E bëmë Europën për të vjellë!

Nga Enton Palushi

Nuk bëhet fjalë për festimet e paguara nga qeveria në Tiranë. As për faktin se kryeqyteti është veshur si në një ditë dasmash me flamuj e pankarta. As për qëndrimet e politikanëve tanë se kjo është dita më historike në vend. Këto na kanë bërë ne për të vjellë.
Europianët i ka bërë për të vjellë mendimi që duhet patjetër të kenë në kontinent këtë shtet e këta shtetarë. Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, duke folur për mediat pas vendimit për heqjen e vizave Shqipërisë dhe Bosnjes, tha se kishte votuar pro vetëm pasi ishte vendosur mekanizmi i kontrollit, një rast i paprecedent në Europë. Edhe pse kishte marrë këtë garanci, Maiziere tha se votoi pro me një ndjenjë nervoziteti në stomak. D.mth atij i është përzier kur ka imagjinuar se kush do hyjë tani lirisht në Europë. Ndoshta është e tepruar, por të trazosh stomakun e një ministri është ca e rëndë.
Megjithatë me fyerje të tilla jemi të mësuar. Nuk mund të jemi politikisht korrekt, thonë disa media të tjera, duke theksuar se vërtet druhen nga fluksi i shqiptarëve që do të pushtojnë Europën. Nuk janë nga ata ekstremistët si Gert Vilders i Hollandës, janë media pranë kreut të qeverisë së Italisë, që pretendon se ka bërë fushatën më të madhe që ne të fitojmë liberalizimin e vizave.
Politikanët na thanë dje se tanimë hymë në Europë. E në fakt tani do jemi më shumë se kurrë delet e zeza në Europë. Do udhëtojmë të paragjykuar, të superkontrolluar, të supermonitoruar, të veçuar, të terrorizuar. Ajo çfarë ka ndodhur është se në Europë është rritur më shumë ndërgjegjësimi për valën shqiptare. Dhe ne do na duhet të udhëtojmë siç thotë EurActiv me Shpatën e Damokleut mbi kokë. Fabula është e vërtetë. Sado që do na duket kënaqësi dhe arritje kjo gjë, shpata do na qëndrojë mbi kokë duke mos na lënë ta shijojmë atë.
Ndërkohë një tjetër shpatë na ra mbi kokë të martën, ndërsa vendi mësoi se nuk do ketë mundësi të marrë statusin e vendit kandidat, pa le për të folur më pas për hapjen e negociatave për anëtarësim. Vendi hyri në histori me këtë vendim negativ, ndërsa kryeministri Sali Berisha u shfaq në një konferencë për shtyp i zymtë dhe me pak fjalë. Por nuk la pa kujtuar se vendimi historik ishte ai i të hënës për lëvizjen pa viza të shqiptarëve. Si për çudi, të dyja datat, ngjitur me njëra- tjetrën janë domethënëse për shqiptarët. Më 8 nëntor fituam lëvizjen e lirë pa viza, në ditën e themelimit të Partisë Komuniste Shqiptare. Më 9 nëntor, ditën e shembjes së Murit të Berlinit dhe rrëzimit të komunizmit, humbëm rrugën për në Europë.

Nje handikap i madh qe ka Pd dhe ndjeksit e saj,sipas meje eshte se veten e barazojne me vatanin.Kjo ka qene fryma qe kane percjell,politika qe kane ba,argumenti me te cilin mbrohen paturpsisht.Per cdo kontestim te opozites per palacolliqet elektorale te Sali Berishes e paraqesin si levizje antikombtare te Edi Rames.Nese ka njeri qe per karriken e bythes se vet i vuni flaken ktij veni,ky asht Sali Berisha.Dhe bash per te njejten arsye vazhdon te mos hape rruge dhe per kte e paska fajin Edi Rama.

 Ne qefte se kemi perqafu ket rend e sistem,baza e tij,sikur e menoj une ,jane zgjedhjet e lira dhe i vetmi interes madhore kombtare duhet te jete zhvillimi i ktyne zgjedhjeve taman te lira dhe per t'ia mbrritun ksaj pune duhet qe njerzit te fillojne me pas pak respekt per veten.(ka shume gjasa qe dhe ky tjetri krejt hallin e ka per bythen e vet,po ja qe zgjidhja per te, perkon me hallin e te gjithve ne ksaj rradhe)

Statusi i Bashkimit Europian, peng i PSPas konferences per shtyp ku prezantoi opinionin per Shqiperine komisioneri per Zgjerimin Stefan Fule zhvilloi nje mbledhje ne anetaret e Komisionit Parlamentar te Jashtem te Parlamentit Evropian. Eurodeputetet kane shprehur qendrimet e tyre per opinionin e komisionit Evropian per Shqiperine dhe kane theksuar se problemi kryesor qe ka ndikuar ne dhenien e ketij opinioni ka qene situata politike. Por ne menyre me te drejtperdrejte ata kane fajesuar opoziten si penguese te integrimit te vendit. Deputeti i pare qe e ka marre fjalen ka qene eurodeputeti Elmar Brok, i cili ka qene ish-kryetar i Komisionit te Puneve te Jashtme te Parlamentit Evropian. Ai ka thene ne menyre te qarte kritika per opoziten. "Vendimi per kalimin e Shqiperise dhe Bosnjes ne listen e bardhe Shengen ishte vendim shume i mire dhe ky eshte shembulli i duhur i inkurajimit te vendeve te rajonit. Duhet vazhduar me bashkepunimin rajonal. Pyetja qe ngre eshte se deri kur vendet aplikante do te mbesin peng i opozites se tyre", ka deklaruar Elmar Brok. Te njejten gje ka thene dhe Eduard Kukan, i cili eshte shprehur se me keqardhje duhet pranuar se ngerci politik jo vetem nuk eshte zgjidhur, por eshte ne nje faze ngrirjeje. "Ne thame gjate takimit nderparlamentar se Shqiperia ka bere shume progres, por ne piken e ngercit politik qe ekziston ne vend qe prej nje kohe te gjate tashme eshte krejtesisht i ngrire tashme dhe nuk ka asnje shenje qe mund te ndryshoje shpejt", u shpreh kreu i delegacionit te PE per Shqiperine, Eduard Kukan gjate fjales se tij. Tone kritike per situaten politike ne vend ka dhene dhe eurodeputetja Marie Scalie. "Ajo qe pame me Shqiperi nuk ishte aspak e hijshme dhe mund te them qe negociatat per anetaresim mund te fillojne vetem kur te jete kapercyer ky ngerc. Ne po e percjellim kete mesazh ne menyre te qarte", tha ajo. Gjate shkembimit te mendimeve mes komisionarit Fule dhe anetareve te komisionit te Jashtem Parlamentar, komisioneri per Zgjerimin Fule ka theksuar se shanset per Shqiperine jane pozitive nese gjendet zgjedhje per situaten politike. Fule ka thene gjate takimit se Shqiperia mund te marri statutin e vendit kandidat dhe po ashtu hapjen e negociatave vitin tjeter. "Fakti qe ne nuk po i rekomandojme tani keshillit dhenien e statusit te kandidatit Shqiperise, kjo s'do te thote qe Shqiperia te jete ne te njejtin vend me Malin e Zi vitin tjeter. Pasi varet nga vet vendet", u shpreh Fyle. Disa eurodeputet kane propozuar gjate takimit qe Bashkimi Evropian te perfshihet edhe me tej ne zgjidhjen e ngercit politik ne Shqiperi.

Shumica e anetareve ketu ne peshk e ndajne klasen tone politike ne PD e PS, ne te majte dhe ne te djathte, gje e cila per mendimin tim eshte gabim. Sic eshte shkruajtur ne shume artikuj nga Kajsiu apo Saktivista programet e ketyre dy partive nuk ndryshojne shume nga njera tjetra. Tashme me blerjen e levizjen e deputeteve majtas e djathtas kjo edhe u zyrtarizua. Po te krahasosh menyren e qeverisjes se Berishes si kryeminister (dhe kryetar opozite dikur) me ate te Rames si kryetar bashkie (dhe kryetar opozite tani) nuk ka diference te madhe. E njejta mungese transparence i shoqeron te dy. E njejta kokefortesi per te anashkaluar ligjin dhe per te vendosur rregulla loje te reja. Dhe jam me se i sigurte se anetaret e tjere te ketyre partive nuk jane me te mire se kryetaret. Kushdo qe te ishte ne krye te Shqiperise do vepronte njesoj. Ashtu sic po njesoj vepron Presidenti, Gjykata, Prokuroria, Media, OJQ-te. Korrupsioni, kokefortesia, hajduteria, mosdenueshmeria e krimeve eshte pjese e shoqerise sone tashme. Jam i sigurte qe ka nje pakice politikanesh qe jane me te ndershem se te tjeret, por fakti qe keta bashkejetojne me pjesen e ndyre i ben keta po aq fajtore, ne mos me teper, se te paret. Cdo shqiptar ne pergjithesi e toleron korrupsionin kur i intereson per vete, per familjen apo per rrethin shoqeror dhe ankohet kur po me ane te korrupsionit e peson. Le ta pranojme qe jemi hipokrite.

E gjitha vjen nga mosndeshkimi i shkelesve, jo se jemi hipokrite, jo se e kemi ne gen. Peshku qelbet nga koka. Po te kene kryeminister qe s'lejon korrupsion, ministrat s'lejojne drejtorite, drejtoret s'lejojne shefat, shefat s'lejojne stafin, stafi s'ben korrupsion. E njejta gje per drejtesine qe s'i ndeshkon. S'ua terheq njeri veshin.
Populli eshte i fundit ne kete rast. Ne dore ka vetem voten dhe protestat. Voten ua vjedhin. Protestat i provoi. Mbetet ne dore te politikes. Tamam tamam, mbetet ne dore te nderkombetareve, na pelqen s'na pelqen neve. 

Sic thane qe per universitetet do te vije nje komision gjerman per te bere selskionimin e atyre qe e meritojne te jene te akredituar, ashtu te behet dhe me gjykatat...  Po qe se gjykata denon te korruptuarit, bie korrupsioni.
Pikerisht kete po perpiqet te beje BE, por Berisha s'i lejon... edhe sikur te nderpritet hyrja ne BE, prape s'do t'ia dije. Lerja gjykaten ne dore BE-se, nese do te hysh ne BE, dhe e shikon, bie apo nuk bie korrupsioni ketu. Ne jemi po ato shqiptare qe ne kohen e Enverit e zbatonim ligjin, nga frika e ligjit. S'po them terror, por ligj. 
 

 Se fundmi Qeveria Berisha deklaroi knej e tutje do te kete parasysh vrejtjet  e Komisionit Europian per te marr statusin e kandidatit per ne BE!!!!!

Akoma Berisha ne vend te dorheqjes kerkon te qendroje ne pushtet deri sa te plotsoj kushtet!!!!! Nuk u ngop ky ne politik per 20 vjet?!!

 politike kopilash! Po pse e mbajne Greqine qe nuk permbush asnje pike, po Bullgaria dh Rumania?

Pse nuk e ndihmonje Shqiperine me milliona Euro sic po ndihmojne Serbine, Bullgarine dhe Rumanine? Po te ishim mire politikisht dhe ekonomikisht si Norvegjia apo Zvicrra nuk do kiishim nevojen e politikes te bere nga kurvat pro serbe

 Nuk me habisin sa thote Berisha.Me habisin emisaret evropiane,  me llogjiken qe :  "Jane te dy  palet fajtore.."! Ne nje ngerç(vetem per ngerç aty nuk behet fjale) e s`mund te jete thjesht ngerç, pasi kemi mosfunksionim te legjislativit, te shtetit vete.Por le ta marrim si dhe e thone ata. Nuk kam degjuar gjykate(arbiter) ne bote qe te japi te tille definicion, te tille verdikt. Ne se nuk jane arbitra, pse detyra ahere?Kane ardhur dhjetra here dhe na servirin nje gatim as prej mishi e as prej peshku..Nuk dine apo nuk duan.Apo paguheh, per te mos  thene,  ate qe te gjithe ne e dime kush eshte.Fshehja e vjedhjes masive.Nuk don me  kallauz kjo pune..Dhe  bejme fjale per  ..DEMOKRACI..!

  Nuk me intereson Rama apo  njemije si Rama.Me intereson  ndeshkimi i hajduterise.Sepse demokraci me hajduteri, ky vend nuk ka per tu bere kurre.Dhe une e di mire fare si funksionoi hajduteria... 

Nuk me habisin sa thote Berisha.Me habisin emisaret evropiane,  me llogjiken qe :  "Jane te dy  palet fajtore.."!

 

Pse vetem njera pale ka faj.?

Ngerci eshte te hapja e kutive te votimit.

Berisha edhe nderkombetaret i kane thene opozites drejtohu GJ.Kushtestuese.Nderkombetaret me se nje here i kane thene opozites se bojkoti nuk eshte i dretjte.

Pse opozita nuk i voton disa ligje te rendesishme per integrimin e vendit, por mbi keto interesa jetike ve interesat e ngushta partiake te z Rama.A eshte GJ.K qe kundreshtoj dhe hodhi poshte caktimin e vijes kufitare dhe shume mire beri. pse opozita ka frike nga GJ.K.?

 Pse genjen, Mati?

NDerkombetaret sapo i thane te hape kutite, por Berisha e votoi kunder piken e Doris Pack. Ishte shansi i fundit dhe ai e refuzoi.

Kutite qe tha Pack Berisha i ka propozuar muaj me pare por Rama nuk do zgjidhjen.Ai do me cdo kusht qe te mbijetoje personalisht si kryetar ne kete vorbull.Politika e qete nuk i pelqen sepse e nxjerr ne ane.

 Ca flet? Po flet pa lidhje.

Po ta kishte propozuar Berisha, pse e votoi kunder kutine e Packut?

Hajd hajde se ne 2011 do ta haje edhe njeher derrin Edvini, sic e hengri ne 2009. Te shohim ca justifikimi do nxjerr tani psikoja: te hapen kutite prap, apo ma futi Tosi?

Ore frymor lexo me poshte dhe na thuaj se pse nuk e votuan demokratet ket propozim te Pack

barbiere - 6 Nën 2010 - 7:57pm - # 

Propozimi i Pack

 

Amendamenti i Doris Pack

Thirrje Parlamentit Shqiptar për të krijuar një komision hetimor të kryesuar nga opozita dhe me shumicën e anëtarëve të Partisë Socialiste, në respektim të Rezolutës së Parlamentit Europian të 8 korrikut, për të parë në materialet zgjedhore, ndërsa për çështjen e kutive të votimit mund të vendoset vetëm nga Gjykata Kushtetuese.

kete amendament te propozuar nga Pack-u pjesemaresit e PD-se nuk e votuan. Eshte per tu pergezuar pasi eshte hera e pare qe deputetet e PD-se dalin kunder liderit te tyre, mbretit Sali Ram Berisha i Pare.

Po ti Mati me ke je me Berishen apo me keta qe votuan kunder amendamentit Pack?

A nuk behet fjale per kutite e materialeve zgjedhore?Kjo ka qene nje oferte e kahershme e te djathtes.Freskoje kujtesen.Por atehere Rama pati frike se nuk do te kishte cte thoshte.Nderkohe paketa e zonjes Pack kishte ca gjera te tjera qe shkelnin vendimet e gjykatave.

 Po pse pra e votoi kunder PD?

Berisha eshte si Zogu. Tjeter gje thote, tjeter gje ben smiley

ok atehere Rama pati frike, po tani pse demokratet paten frike te votojne ate qe tha Saliu ma pare dhe qe e ripropozoje Pack disa dite me pare? Cfare gjerash kishte paketa e zonjes pack qe shkelnin vendimin e gjykatave se spo te kuptoj tani. Ajo e tha troc se per kutite e votave palet ti drejtohen gjykates kushtetuese dhe socialistet ndryshuan qendrim dhe e pranuan. Ndersa Demonet jo??????? pseeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee pyes une?

po ti kur nuk di ske pse te pergjigjesh ore frymor. Por mos fol roma per toma.

O ju bashkekombas, qe ndonjehere kur degjoj shume prej jush, me shkon ne mendje te aplikoj per t'u bere shtetas i Taxhikistanit ose Turkmenistanit.

Vizat t'i gezojne ata qe i kane pasur fiksim te madh qe te shkojne dhe te harxhojne pare te Evrope. Nqs ne mendje u ka shkuar te behen te pasur duke bredhur dyerve te Evropes, per ata qe s'e kane provuar, le te behen gati per zhgenjimin e rradhes se jetes se tyre. Mund te fajesojne Berishen dhe Ramen per kete, ose prindit, fisin dhe rracen e tyre, nejse ky lloj viktimizmi eshte histori e perseritur.

A ka bere njeri pyetjen pse Evropa ka filluar te tregohet "dashamirese" kohet e fundit, pasi per 20 vjet ju ka poshteruar si askend tjeter? Se me thene te drejten, te pakten keto 10 vjet punet ne Shqiperine tone kane ecur pak a shume pa zigzage. Pergjigja me e mire qe une mund t'i jap kesaj pyetje eshte: Evropa ka marre te tatepjeten, dhe projekti i Evropes se Bashkuar ne mireqenie eshte ilaci per budallenjte dhe motoja e burokrateve te mirepaguar te Brukselit, te cilet po nuk shiten kete utopi nuk do kishin pune tjeter, sepse jane njerezit me te pavlefshem te ketij planeti.

EU sot nuk eshte me diamanti i mireqenies dhe zhvilimit ekonomik dhe social te para 20 vjeteve. Hapni syte dhe degjoni lajmet, me perjashtim ndoshta te Gjermanise, me thoni 1 vend te EU-se qe sot i ka punet mire. Paraja dhe kapitali sot po perqendrohen tek ata qe para 20 vjetesh ishin me te perbuzurit e kesaj bote. Nuk e di nese termin BRIC (Brasil, Russia, India, China) e keni te degjuar? Dhe parashikimi per EU eshte me i zymte.

Endrra evropiane e Shqiperise...!! Idiotizem me te madh nuk kam degjuar. Nuk e di per ju, po une nuk kam asnje deshire t'i bashkohem klubit GIPSI (Greece, Ireland, Portugal, Spain, Italy), klub i cili ne pak vitet e ardhshme do beje jeten e gypsys (jevgjeve), pra do te jetoje me mbeturinat e te tjereve. S'e s'kane ku te shkojne, nuk jane te vlefshem per asgje, por duan gjithe mireqenien e botes.

Kete prirje "integruese" une vetem mund ta shpjegoj me kompleksin e inferiorit qe mbreteron ne eliten tone politike, kompleks te cilin EU e ka ushqyer me kujdes, dhe te cilin ne, votuesit apatike e pranojme si te vertete universale. Une pyes veten: per cfare me duhet Evropa? Do me beje te ndjehem me mire me veten (JO)? Do me beje te ndjehem njelloj me te tjeret? - Une nuk dua ta barazoj veten me ata derra qe vegjetojne ne EU. Atehere per cfare?

Prirja integruese ka te bej dhe mentalitetin komunist te politikes tone, qe kerkon me cdo kusht te bej pjese ne  superstrukturen e radhes transnacionale sic benin pjese njehere e nje kohe ne bllokun komunist ku kombi Shqiptar te filloj te tretet prap nden integrimin Europian qe s'eshte vecse asimilim e homogjenizimin. Prirja integruese ka te bej dhe me falimentimet e medha te politikes tone per permiresim ekonomik, social e kulturor te vendit.  Prirja integruese ka te bej dhe me shterpesine ideologjike te politikes tone.  Prirja integruese ka te bej dhe me mungesen e politikes te jashtme kombetare nga elita jone politike, qe ne vend te afirmoje interesat kombetare Shqiptare per bashkimin e trojeve dhe popujve shqiptare te ballkanit ne nje shtet organik, vesh kostumin euro-integrues te dhuruar nga xhaxhi Brukseli e flet per bashkepunim rajonal e faktor stabiliteti paqeje.  Prirja integruese eshte legjitimimi i politikes shqiptare, jo nga sovrani te cilet duhet ti bindet, por nga burokracia e BE-se duke mbuluar ne te njejten kohe korrupsionin, paaftesine, nepotizmine e despotizmin e kesaj politike.

 Goldi per cfare Brazili e ke fjalen? Brazili ka ecur perpara por sa e ka gdp ne krahasim me evropen? Sa e ka jetegjatesine, nivelin shkollor, ndotjen e mjedisit, standartin e jeteses, nivelin e korrupsionit etj etj qe jane mates se zhvillimit te nje shteti? Po ta kontrollosh eshte shume prapa ne krahasim me nivelin EU. Ky argumenti bric behet nga ata qe tek evropa historikisht kane pare shohin e do te shohin renie. Evropa eshte si ajo zonja e vjeter vella, perhere shkelqen.

Sipas teje te vazhdojme te rrime vetem te paintegruar? E di ti qe ne 20 vjet shqiperise i jane dhene 2.5 miliarde $$ ndihma nga evropa? Pa ato para shqiperia do ishte mocal...as mundesia e komunikimit ne PPU sdo ekzistonte besoj.

Apo ti do te behemi pjese e ndonje grupi lindor sic ka bere Rusia me taxhikistan e bjellorusi?

Romak, mund t'i hyjme nje diskutimi se si duken financat e GIPSI ne krahasim me BRIC sot qe flasim, po ndoshta kjo do e bente debatin shume teknik. Sidoqofte te siguroj qe shkelqimi i zonjes se vjeter (ose me mire i k**ves se vjeter) eshte ne nje renie te pakthyeshme.

Ato $2,5 miliard qe ti permend, me shume se 80% ka shkuar ne asistence teknike, qe do me thene ato para kane shkuar ne asistence teknike, pra jane paguar rroga per ca burokrate te pavlefshem. Pjesa tjeter ka shkuar ne kontrata qe i kane marre po kompani nga EU. Me pak fjale, vetem ca therrime kane shkuar ne xhepat e shqiptareve.

Ate ndihme qe na ka dhene, ne Evropes ia kemi paguar shumefish dhe vazhdojme t'ia paguajme me importet tona nga EU.

Per ate nivel mireqenie qe kemi sot, qe duhet thene nuk eshte shume i larte, ne nuk kemi nevoje t'ia dime per falemnderit askujt.

Na paskan share europianet Zhozin. smiley

http://top-channel.tv/artikull.php?id=197206&ref=fp

Gjate kane thene

"Pozita e kryetarit të parlamenit është keqpërdorur, në veçanti nga ushtrimi i ndikuar disproporcional mbi proçesin e bërjes së axhendës legjislative nën imponim të shpeshtë të vendimeve afatshkurtra në kundërshtim me vendimet e marra bashkërisht në konferencën e kryetarëve 

 

Ndersa shkurt kane thene qe kryetari i kuvendit s'eshte post druvaresh.

Në Parlamentin Europian kanë nisur kritikat për vendimin administrativ të Brukselit, i cili po penalizon Shqipërinë, për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të Edi Ramës. “Deri kur Shqipëria do të mbetet peng i opozitës”, ka pyetur dje publikisht Elmar Brok, kryetar i komisionit të PE-së për Çështjet Kushtetuese, ndërkohë që europarlamentari Eduard Kukan, kryetar i delegacionit parlamentar për Shqipërinë, ka vënë pikat mbi “i”, duke theksuar se “protestat e paralajmëruara të opozitës po e lënë Shqipërinë pa marrë statusin e kandidatit”

Ah po Mati i Ri e ka marrë këtë thënie nga "manuali i aspirantëve për legenë". Gazeta 55.

Mati, posto dhe burimin e artikujve, kur i sjell këtu. 

 

 C'rame, o njeri

ja c'kane thene

1- Cilësia e ligjeve

"Cilësia e legjislacionit që kalohet nuk ka qenë gjithmonë e një standarti të duhur", thuhet në raportin e komisionit.

Në mënyrë të detajuar, kritikohet ashpër mënyra e funksionimit të Kuvendit.
 
2- Parlamenti

"Pozita e kryetarit të parlamenit është keqpërdorur, në veçanti nga ushtrimi i ndikuar disproporcional mbi proçesin e bërjes së axhendës legjislative nën imponim të shpeshtë të vendimeve afatshkurtra në kundërshtim me vendimet e marra bashkërisht në konferencën e kryetarëve 

Pavarësisht dispozitave kushtetuese, ka mungesë të mbikqyrjes efikase të parlamentit mbi ekzekutivin dhe Kuvendi nuk funksionon si institucion i pavarur. Interpelanca e seanca pyetjesh përdoren rrallë, ndërsa pyetjet me shkrim zor se janë dorëzuar ndonjëherë.

Ekziston një kulturë e fortë e politikës partizane duke polarizuar qendrimet në parlament, çfarë pengon funksionimin e duhur të Kuvendit dhe komisioneve të tij. Komisionet hetimore kanë qenë shpesh forume grindjesh partiake, në vend që të ishin instrumente për mbikqyrjen parlamentare, dhe rrallë kanë prodhuar ndonjë rezultat, për pasojë ndikimi i tyre ka qenë i kufizuar në politikat e qeverisë. Ka pak konsensus mes partive në parlament në lidhje me standartet dhe funksionimin e tij", shprehet për funksionimin e Kuvendit në raportin e tij komisioni. 
 
Qendrimi partiak në parlament vlerësohet se është thelluar për shkak të ngërçit politik të krijuar që pas zgjedhjeve të qershorit 2009.  
 
3- Qeveria dhe opozita

"Partia Socialiste opozitare bojkotoi punën parlamentare për periudha të gjata që pas zgjedhjeve, duke bërë thirrje për transparencë dhe hetim të parregullësive në zgjedhje. Qeveria nga ana e saj nuk ka treguar gatishmëri për kompromis mbi propozimet për kapërcimin e bllokimit politik të bërë nga Partia Socialiste. Si rezultat, dialogu politik është përkeqësuar me tej, duke u bërë më shumë konfrontues dhe joproduktiv", thuhet më tej në raport.
 
4- Ngerçi 

"Ngërçi politik po dëmton funksionimin e demokracisë në Shqipëri dhe po lë në hije reformat e rëndësishme, që janë të domosdoshme për progresin e vendit në integrimin europian dhe për shtetin ligjor", vlerëson komisioni.
 
 
Në dokument përmendet fakti se Presidenti i Republikës nuk ishte në gjendje të përmbushte rolin e tij kushtetues për garantimin e konsensusit, por në anën tjetër vlerësohet si shqetësuese politizimi i votimit për emërimet e Presidentit për Gjykatën Kushtetuese.  
 
"Mungesa e transparencës në financimin e partive politike, e cila mundëson influencimin jo të duhur në politikë, është një problem i konsiderueshëm", thuhet në raportin e detajuar.

5- Gjyqësori, shëndetësia, ekonomia...

Në sistemin gjyqësor vlerësohet se ka korrupsion, mungon transparenca dhe përgjegjshmëria në shumë proçedura dhe efiçenca në përgjithësi për sistemin e drejtësisë.

"Zbatimi i duhur i kuadrit ligjor është shqetësues dhe shërbimi publik është shumë i politizuar. Ka mungesa të trasparencës në emërime dhe përkufizohet me zëvendësime të mëdha të stafit.
 
Fushat që përbëjnë shqetësim të veçantë janë ato të korrupsionit në gjyqësor dhe në lidhje me sistemin e kthimit dhe kompensimit të pronave si dhe ryshfetet e përhapura gjërësisht në sektorin e shëndetësisë.

Dobësia e shtetit ligjor dëmton klimën e biznesit, transferimin e pronësisë dhe njohja e të drejtave të pronësisë mbetet një problem serioz. Sistemi arsimor mbetet i paaftë për të pajisur krahun e punës me zotësite e duhura për t'iu përshtatur ndryshimeve në treg. Infrastruktura kërkon investime të mëtejshme dhe hapa rregullatore e institucionale nevojiten për të garantuar një furnizim të qendrueshëm me energji. Ekonomia informale mbetet sfidë e rëndësishme", përfundon raporti i detajuar i komisionit.

Në vlerësim përmendet dhe pavarësia e medias, e cila  përdoret si instrument për propagandë politike apo influencohet nga bizneset. Vendimet e gjyqësorit për gjoba selektive dhe jo proporcionale ndaj medias për çështje që lidhen me politikanë, përbejne shqetësim sipas dokumentit të komisionit për Shqipërinë.

 A ke ndonje link per keto qe sjell ketu ti soli?

 Ja ku doli dhe Fyle tek Klani dhe tha qe ne nentorin e vitit tjeter, mund te meret statusi kandidat. Pra nuk ka asnje aresye per tu qare. Njerezit do shijojne vizat nderkohe. Nderkohe Rama le te filloje prape protestat po kam hall se trecereku popullit socialist do jete jashte shtetit per vit te ri. Gjithsesi i uroj Rames pune te mbare ne rrugen shume shume shume te gjate drejt pushtetit. Me kismet nga 2017.

 Jo more, s'ka gje per t'u qare. Malit te Zi ia dha, neve jo.

Neve s'na tha jo, Malit te Zi s'i tha po. Hic s'ka per t'u qare.

Vetem Berisha te rroje sa malet. Heil Berisha. 

Konkluzioni: tia japesh Mali te ZI dhe neve jo, do te thote se kete qe na drejttojne gjoja per ne Europe (pra frymori Sali dhe frymoren Zhosefin) jane me te ZI se Mali i ZI.        smiley

Me thene te drejten or Xp home edition smiley, te vetmit njerez qe po shoh duke u qare me lot jane Rama dhe disa militante te thekur socialiste. Pjesa tjeter qofte socialiste qofte demokrate qofte edhe njerezit pa parti te gjithe i degjon te bejne plane per jashte. Ne fisin tim psh e kane lene qe te piqen te gjithe ne Paris per krishtlindje etj. Pra ju vazhdoni qani. Me zor jashte nuk ju nxjerr njeri. Te jete per mua Rames dhe atyre militanteve duhet ti hiqen njerit pashaporta diplomatike dhe atyre te tjereve pashaportat biometrike. Le te qendrojne ne Tiranen europiane te Edit.

 Ke ngaterruar teme. S'eshte ajo e vizave.  smiley

 Pa merak Xp se sjam ngaterruar aspak. Te kjo teme, po nxirret inati i marjes se vizave prandaj nuk jam aspak jashte teme smiley

 

Behu burre dhe pranoje, qe kapitali votues qe do i shtohet PD-se, ju ben qe te plasni. Rama eshte cun i zgjuar dhe e kupton qe do digjet perfundimisht ne zgjedhjet lokale prandaj eshte i detyruar te ulerasi dhe te beje alarm te madh. Duhen se sben protesta e rremuja dhe kesaj rradhe sdo ta kene te veshtire te bejne rremuje sepse jane te nxehur nga marrja e vizave smiley

Eshte e cuditshme qe flet per votues per Berishen, kur ai e vertetoi qe votat i vjedh,  nuk i fiton.

Berisha s'pati shumicen e popullit ne numer votash per koke as ne vitin 2005, kur Nano e kishte llier fare, e jo me tani. Berisha ka fituar vetem ne 92-shin, kur ende s'njihej mire c'ishte. Ne 94 humbi, ne 96 vodhi, ne 2005-en i rrofshin aleancat e copetimi i PS-s, ne 2009 fitoi vjedhja e votave dhe Meta. Mua me vjen keq qe Berisha e ka katandisur ashtu PD-n, me gjithe ato figura qe ka pasur ne fillim dhe me gjithe ate besim qe i dhane njerezit ne fillim. E mbaj mend edhe sot ate posterin e madh me ngjyra ne dhome, siper krevatit, me nje dore me dy gishta lart, andej nga 1991. lol Posteri tjeter me i zakonshem ishte ai me logon e PD-s dhe ai i flamurit te Amerikes. Por ate qe s'beri Ramizi kur i iku pushteti ne 92-shin, e beri Sala ne 97-en... keshtu qe keta njerez nuk i harrojne ato. Mos ki merak. Kjo sjellje e Berishes, "merr sa te mundesh" duke ngritur taksa gjithandej, eshte shenje e sigurt qe po zhduket nga politika. Po perpiqet te mos zhduket para 2013-es, kjo eshte e gjitha.

 

 E di ku eshte problemi? Vazhdon te permendet 97 edhe mbasi kane kaluar gjithe keto vite. E vetmja gje qe mund te beje opozita eshte te permendi 97. Po cfare eshte 97-ta? Ti flet per 97-ten sikur e beri vete Sala per te hedh veten nga pushteti. Kaq naiv je? Ju vete thoni qe Sala iken nga pushteti vetem me arme dhe nga kjo ane keni disa specialiste te mire per organizime luftash. Seshte nevoja te permend emra sepse disa nga keto specialistet i ka akoma PS-ja dhe e terheqin prej hunde xhaxhi Edin. Une i ve nje faj te madh Sales qe nuk ja kerrciti me plumb kokes atyre te cilet cenuan rendin. Nese do i kishte futur plumbin qe ne fillim sdo kishte ikur Shqiperia per lesh e te vdisnin qindra vete, miq e shoket tone. Tani rikthehemi ne kohet e sotme. Une te garantoj ty dhe po ta jap fjale burrash qe me ate Edin qe keni ne krye skeni per te pare pushtet. Edit i pelqen ta haje torten te gjithe vete dhe jo te ndaje pjeset dhe kjo lloj psikologjie qe ka pasur gjithmone do ta coje ne shkaterrim. Faktikisht ai qe tani eshte shkaterruar komplet por ju se kuptoni. E fundit fare Sala eshte si eshte por te pakten eshte burre dhe jo si Edi te cilin e mbajne me dhune nja 2 ose 3 vete, te cilet nese ti je i brendshem ne PS,besoj se i kupton se kush jane e seshte nevoja te permend emra. Kryetar partie qe ti thote deputeti vet qe "mos e rruaj k... per njeri sa te me kesh mua" ne mbledhje partie une vetem Edin kam pare.

 Une i ve nje faj te madh Sales qe nuk ja kerrciti me plumb kokes atyre te cilet cenuan rendin. Nese do i kishte futur plumbin qe ne fillim sdo kishte ikur Shqiperia per lesh e te vdisnin qindra vete, miq e shoket tone. 

Fiks keshtu thone komunistet per ramizin. Ku ndryshon ti me ata?

 

 

 E di ku eshte problemi? Vazhdon te permendet 97 edhe mbasi kane kaluar gjithe keto vite. 

 

Ja si bini me kembet tuaja. Enveri ka vdekur dhe ju vazhdoni ta permendni, dhe kohe ka kaluar edhe me shume. Sala eshte gjalle e ne pushtet. Nuk e di sa vjec je ti, por une 97-en e mbaj mend mire.
Sala lejoi firmat, i perdori per fushate, vodhi votat, rrahu gazetaret dhe opoziten, mbylli firmat me leket e popullit dhe kur populli u cua ne vlore e lushnje, sala hapi depot e qyteteve te tjera duke armatosur popullin e duke u thene "po na sulmojne vlonjatet." Kete e kam perjetuar vete. 97-a permendet sepse Sala eshte ende aty. Ne 97-en duhej te ishte dorehequr dhe PD te europianizohej. PD ka mbetur komuniste dhe vetem njerezit me mentalitet komunisti e mbeshtesin salen dhe per 97-en. smiley

Burre ishte dhe hitleri, dhe Enveri... demokracia s'behet me burra, por me konsensus dhe vota te lira. Une s'e di si eshte Edi, s'e kam pare. Di vetem qe e keni share nga mami. SAlen e kam pare dhe eshte fiks sic ke pershkruar ti Edin smiley 

kalofsh mire.

Sa per saktesi, depot e para u hapen ne Vlore andej nga fund shkurti fillim marsi...

Eshte absurde te mendosh qe jemi nje shtet europian kur sheh dhe degjon Topallin. Do thoja qe per nga niveli bie me poshte edhe se vete berisha (me poshte s'mundet). Mua personalisht me vjen turp kur e shoh ne konferenca te perbashketa shtypi me politikane europiane. Eshte kokrra e injorantes dhe kokeboshes se paskrupullt. Por shyqyr qe kto palluqet e europes me ne fund dolen nga rutina roze e buzeqeshjeve pa hesap. Eshte e pamundur te ece Shqiperia perpara kur kryetarja e parlamentit tek Opinion i para ca diteve i pergjigjet nje gazetari qe e pyet:

"Znj. Topalli, a mendoni se eshte bere ndonje gje gabim gjate ketyre viteve ne pushtet?

- Po tashti edhe t'meta ka.

Po a mund te me jepni nje shembull?

- Po si shemull munt'jap.....(pasojne ca sekonda heshtje se Jozi po shtrydh trunin)....jo, nuk ka asnji t'met, asht perrfekt, cdo gja asht ba perrfekt."

Si mundet nje njeri qe nuk arrin te shikoje asnje difekt tek puna e vet, te beje te ece perpara nje komb i tere!?

 Jo jo ajo tha....po ka ndoshta duhet qe lufta kunder kancerit te jete me e intensifikuar...

 

Se mos eshte vetem Topalli. GJithe administrata jone calon. Une per vete te gjithe ata qe mbrojne e votojne PD dhe PS (te mos flas per Salistet, Ramistet, Iliristet e Nanoistet) i klasifikoj ose injorante ose hajdute ne varesi te agresivitetit qe shfaqin gjate mbrojtjes.

Me keq se kaq nuk ka si shkruhet per nje vend qe pretendon se ka regjim politik demokratik. Si ka mundesi qe ky frymori qe na drejton qeverine nuk iken nga syte kembet mbas ketyre konstatimeve ne raportin e djeshem. Lexoni disa nga keto:

Në një analizë të hollësishme mbi gatishmërinë e vendit për të fituar statusin kandidat, Komisioni vlerëson se në Shqipëri nuk ka funksionim të duhur të demokracisë.

 

1- Cilësia e ligjeve

"Cilësia e legjislacionit që kalohet nuk ka qenë gjithmonë e një standarti të duhur", thuhet në raportin e komisionit.

Në mënyrë të detajuar, kritikohet ashpër mënyra e funksionimit të Kuvendit.
 
2- Parlamenti

"Pozita e kryetares të parlamenit është keqpërdorur, në veçanti nga ushtrimi i ndikuar disproporcional mbi proçesin e bërjes së axhendës legjislative nën imponim të shpeshtë të vendimeve afatshkurtra në kundërshtim me vendimet e marra bashkërisht në konferencën e kryetarëve

Pavarësisht dispozitave kushtetuese, ka mungesë të mbikqyrjes efikase të parlamentit mbi ekzekutivin dhe Kuvendi nuk funksionon si institucion i pavarur. Interpelanca e seanca pyetjesh përdoren rrallë, ndërsa pyetjet me shkrim zor se janë dorëzuar ndonjëherë.

Ekziston një kulturë e fortë e politikës partizane duke polarizuar qendrimet në parlament, çfarë pengon funksionimin e duhur të Kuvendit dhe komisioneve të tij. Komisionet hetimore kanë qenë shpesh forume grindjesh partiake, në vend që të ishin instrumente për mbikqyrjen parlamentare, dhe rrallë kanë prodhuar ndonjë rezultat, për pasojë ndikimi i tyre ka qenë i kufizuar në politikat e qeverisë. Ka pak konsensus mes partive në parlament në lidhje me standartet dhe funksionimin e tij", shprehet për funksionimin e Kuvendit në raportin e tij komisioni.
 
Qendrimi partiak në parlament vlerësohet se është thelluar për shkak të ngërçit politik të krijuar që pas zgjedhjeve të qershorit 2009.  
 
3- Qeveria dhe opozita

"Partia Socialiste opozitare bojkotoi punën parlamentare për periudha të gjata që pas zgjedhjeve, duke bërë thirrje për transparencë dhe hetim të parregullësive në zgjedhje. Qeveria nga ana e saj nuk ka treguar gatishmëri për kompromis mbi propozimet për kapërcimin e bllokimit politik të bërë nga Partia Socialiste. Si rezultat, dialogu politik është përkeqësuar me tej, duke u bërë më shumë konfrontues dhe joproduktiv", thuhet më tej në raport.
 
4- Ngerçi

"Ngërçi politik po dëmton funksionimin e demokracisë në Shqipëri dhe po lë në hije reformat e rëndësishme, që janë të domosdoshme për progresin e vendit në integrimin europian dhe për shtetin ligjor", vlerëson komisioni.
 
 
Në dokument përmendet fakti se Presidenti i Republikës nuk ishte në gjendje të përmbushte rolin e tij kushtetues për garantimin e konsensusit, por në anën tjetër vlerësohet si shqetësuese politizimi i votimit për emërimet e Presidentit për Gjykatën Kushtetuese.  
 
"Mungesa e transparencës në financimin e partive politike, e cila mundëson influencimin jo të duhur në politikë, është një problem i konsiderueshëm", thuhet në raportin e detajuar.

5- Gjyqësori, shëndetësia, ekonomia...

Në sistemin gjyqësor vlerësohet se ka korrupsion, mungon transparenca dhe përgjegjshmëria në shumë proçedura dhe efiçenca në përgjithësi për sistemin e drejtësisë.

"Zbatimi i duhur i kuadrit ligjor është shqetësues dhe shërbimi publik është shumë i politizuar. Ka mungesa të trasparencës në emërime dhe përkufizohet me zëvendësime të mëdha të stafit.
 
Fushat që përbëjnë shqetësim të veçantë janë ato të korrupsionit në gjyqësor dhe në lidhje me sistemin e kthimit dhe kompensimit të pronave si dhe ryshfetet e përhapura gjërësisht në sektorin e shëndetësisë.

Dobësia e shtetit ligjor dëmton klimën e biznesit, transferimin e pronësisë dhe njohja e të drejtave të pronësisë mbetet një problem serioz. Sistemi arsimor mbetet i paaftë për të pajisur krahun e punës me zotësite e duhura për t'iu përshtatur ndryshimeve në treg. Infrastruktura kërkon investime të mëtejshme dhe hapa rregullatore e institucionale nevojiten për të garantuar një furnizim të qendrueshëm me energji. Ekonomia informale mbetet sfidë e rëndësishme", përfundon raporti i detajuar i komisionit.

Në vlerësim përmendet dhe pavarësia e medias, e cila  përdoret si instrument për propagandë politike apo influencohet nga bizneset. Vendimet e gjyqësorit për gjoba selektive dhe jo proporcionale ndaj medias për çështje që lidhen me politikanë si ish Ministri i Kultures Rinise dhe Sporteve, përbejne shqetësim sipas dokumentit të komisionit për Shqipërinë.

Fyle, file, film,  filo.  Filokomunistet po na marin me qafe bre burrat e dhjeut!

Ka ndonje link ku mund te shohim raportin origjinal te komisionit evropian? Ata s'ma ha mendja se e kane bere raportin ne shqip dhe, nga pervoja e kaluar, gjate perkthimit behen shume gabime "pa dashje." Eshte e veshtire te mos jesh skeptik kur sheh se kush i perkthen e kush i interpreton keto raporte.

 lol

XP, ti p.sh., nga e ke marre ate pjesen qe ke postu ketu me siper? Sado qe e kam te madh respektin per ty, keq me vjen te te them se jam skeptik per origjinalitetin e ketyre pjeseve te raportit qe ke cituar.

Pastaj, une pyeta per ndonje link te raportit origjinal, jo per prezantime. smiley

Ka rrezik të mos jetë e vërtetë se na kanë refuzuar statusin, në fakt. Duhet kontrolluar edhe kjo.

 

 nuk e vija ne dyshim skepticizmin tend, prandaj qesh

mediat luajne me interpretimin e atyre qe jane thene, jo me perkthimin e atyre qe jane thene. Kushdo qofshin. Sado kaotike, ka nje cak minimal rregullash qe s'i kapercen dot. Citimi ne lajm nuk leviz asnjehere. Interpretimi behet sipas nevojes.

Po he pra, pse s'na e thoni nga e keni marre lajmin atehere? Une mbaj mend nje raport tjeter te komisionit evropian qe e komentoi i perndrituri Rama: ishte kryekeput ndryshe nga c'thoshte raporti. Fjalet qene shtremberuar me qellim dhe perdredhur ne ate pike se ishte ndryshuar komplet kuptimi. Tashti, pyetja ime ishte e drejtperdrejte: a mund te shohim origjinalin? Ne se s'keni pergjigje, nuk e kuptoj pse merrni mundimin te pergjigjeni.

Tch eshte media me e madhe dhe ne video ta ka nxjerre dokumentin edhe ne anglisht, me shume ngadale, ku lexohen dukshem fjalet e nenvizuara. Eshte faji im qe diskutoj me njerez qe kane mungese informacioni per shkak te largesise me mendje dhe me cdo gje tjeter, dhe u bie ora ende te viti '90. Te kerkoj ndjese qe harxhova kohen time. klm

Thank you, XP! Dhe me thene te drejten do te ta dija me teper per nder ne se e mban fjalen dhe nuk harxhon me kohen duke m'u pergjigj mua.

 As mos e ver ne dyshim. Uroj ta gjesh ne Amerike nje idhull te cilit t'i falesh per gjithcka, sic ta kerkon trupi. Mbase me ndonje sekt fetar, ndonje fanclub... 

Bobo, keshtu e mban fjalen ti mo?

Permetar, me raport mjeksor apo pa raport mjeksor, a qendron diagnoza?  A nuk jane diskutuar keto probleme te shoqerise shqiptare 1001 here ketu?  Sheherezadja ka te tregoje edhe 1001 e s'e vrasim dot. 

Mua s'me habit partizanlleku me te cilin po trajtohet ky raport, por dreqi ta marre le t'ua leme politikaneve kete "e lagu s'e lagu."

Personalisht, ne djall kandidatura per BE, e kam thene dhe me lart.  Tani qe u liberalizuan vizat, ceshtja e levizjes lehteson (pakez) enthuziazmin popullor per BE-n.  Verejtjet e raportit, edhe sikur ta zeme qe jane lost/manipulated in translation, t'i shohim si verejtje qe duhen zgjidhur per NE, per dinjitetin TONE, e jo per te qene te denje per nje kandidature. 

A nuk kemi folur per arsimin e larte qe s'i pershtatet tregut te punes, qe prodhon inflacion diplomash?  A nuk kemi folur per korrupsionin pandemik?  Nepotizmin? A nuk kemi folur per pronesine qe mban peng zhvillimin, duke filluar qe nga agrikultura e me tej?  Meqe ra fjala e pronesise, a nuk kemi folur (jo mjaftueshem) per femrat ne veri qe s'marrin dot as pronat qe u takojne sipas ligjit edhe pse i cunguar, sepse ligji eshte i verber e i paafte te mbisundoje Kanunin?  A nuk kemi folur per gjakmarrje? A nuk kemi folur per rryshfetet ne spitale dhe gjendjen e mjerueshme te shendetesise?  A nuk kemi folur per varferi te skajshme dhe asistence sociale tallese, qe ka vrare kryefamiljare?  A nuk kemi folur per median e kontrolluar, roberuar interesash e politizuar?  A nuk kemi folur per ngercin politik qe asnje ane s'jep dot nje centim sikur per hir te nenshtetasve qe thone se perfaqesojne?  Sharlatanizmin e ketyre politikaneve tane?  A nuk kemi folur per katastrofen mjedisore? Shpyllezimi pa fre, ndojtje e tokes, ajrit e ujit? 

Te zgjatem me do shkruaja kushedi sa faqe me shume se Raporti i BE-s. 

Bashkimi Europian ne keto momente po kalon edhe nje enlargement fatigue.  Irlanda eshte gati te falimentoje.  Sot europianet gjeten arsye te tjera te vene kujen mbi fondet e dhena greqise, ku 150 milione euro te akorduara per kerkime shkencore ne universitet te greqise, u shperdoruan nga akademiket grek per te blere objekte luksi.  Bejne mire qe vene kujen per eurot e shperdoruara, edhe pse objektet e luksit ishin porshce gjermane, e mallra konsumi te prodhuara ne vende te tjera te BE-s. 

Sidoqofte, apo pavaresisht cfaredo aspekti interesash gjeopolitike qe BE ka per Ballkanin, ky raport nuk ben gje tjeter vecse u perplas ne fytyre politikaneve tane ato qe populli i di por qe sharlatanet tane nuk kane guximin etik, moral e ligjor t'i pranojne, pale me t'i zgjidhin.  Kaq vlere ka per mua ky raport.  Asnje gram me teper, e as me pak. 

PS: Permetar, t'u drejtova ty, por ishte ne pergjithesi ky post. 

Monda, meqe kjo qe ke shkruar me lart eshte nje "shfryrje" keshtu ne pergjithesi, edhe une po te kthej nje pergjigje aspak personale por ne pergjithesi per ato qe thua me lart.

E para, eshte e veshtire te argumentosh kunder dikujt qe pozicionohet mbi palet politike dhe per me teper kur flet ne emer te vegjelise, qe zakonisht quhet popull. Ne kete pike une ndodh qe te bie dakord me ty. Reagimin e komisionereve evropiane une e kuptoj si reagim ndaj nje ngerci politik te tejzgjatur, menyres skandaloze se si politikanet tane "merren vesht" midis tyre, dhe se sa te papergjegjshem jane ata ndaj elektoratit te tyre dhe shqiptareve ne pergjithesi. Megjithate, duke fajesuar ne mynyre indiskrete, nuk besoj se shkojme shume larg. Nuk besoj se pyesin shume ata (politikanet) nga prekjet e sedres me drejtime pergjithesuese.

E dyta, ne Shqiperi njerezit jane pothuajse te gjithe te pozicionuar ne njerin apo ne tjetrin krah te politikes. Pjesa e te pavarurve/snobistave eshte fatkeqesishte e paperfillshme.  Ne se mesazhet/kritikat e derguara jane pa drejtim te percaktuar, ka shume te ngjare qe secila pale ta kape t'i interpretoje ato si "shigjeta" ndaj pales tjeter, duke mbajtur gjalle militantizmin ne grupet perkatese. Pra, ndryshe nga ty, une nuk mendoj se populli e di te "verteten" dhe nuk ka nevoje t'ia thone evropianet. Ne fakt, e verteta e "popullit demokrat" eshte e ndryshme nga e verteta e "popullit socialist" dhe ne kete situate, partive u vete shume per shtat te manipulojne me disinformacionin. 

E treta, nuk e kuptoj se c'ka te bejne problemet e arsimit, nepotizmit, korrupsionit, pronesise etj me diskutimin ne fjale. A s'ka probleme arsimi ketu ne Amerike? Sa te duash. Per mua, problemi i arsimit ne Shqiperi nuk eshte ai i zgjerimit apo qe nuk i pershtatet tregut: eshte pikerisht menyra se si tregu i punes reagon ndaj arsimit. A s'ka nepotizem apo cronyizem gjetke? Sa te duash. Kushdo qe vjen ne pushtet i zgjedh njerezit me te cilen do bashkepunoje ne baze te lidhjeve apo marredhenieve te vjetra qe ka, jo ne baze te vlerave e virtyteve. Merr p.sh. njerezit qe ka mbledh Rama rreth vetes. Nje pjese e mire e tyre jane aty ku jane vetem sepse dikur kane luajtur basketboll me Ramen. E vetmja vlere tjeter qe mund te kene eshte se dine te shajne mire kundershtaret e tyre politike. Asgje me teper. Kam pare disa emisione ne tv me deputete qe fyejne ne menyren me skandaloze te mundshme, madje edhe pa filluar mire diskutimi. Eshte turp per ata qe i votojne te tillet ne parlament. Deputete qe nuk kane as standartin me elementar te etikes. Kjo, kam frike, eshte edhe ajo prej se ciles jane skandalizuar komisioneret evropiane: mostoleranca/militantizmi ne ekstrem dhe mungesa totale e etikes ne komunikim. Politikaneve tane ne pergjithesi, dhe sidomos atyre te opozites (Balla, Tahiri, Shalesi, Beqaj etj) u mungon aftesia kryesore e te qenit politikan: aftesia per te negociuar e zgjidhur konflikte. Megjithate, une te kuptoj ne se ti sheh dicka ndryshe nga c'shoh une.

 

Permetar, une nuk vecova asnje ane, bile as edhe me "sidomos". 

Pozicionimi menjane, problemet e shtruara nga raporti, por edhe ato pyetje qe ngrita me siper jetohen nga populli perdite, pavaresisht pozicionimit militant te nje pale apo tjetre per te hedhur fajin. 

A manipulohet votuesi, apo populli "socialist"/"demokrat" ne kundershtim te interesave te tyre?  Patjeter.  Por kjo nuk hedh poshte kushtet ne te cilat jetohet perdite. 

Sa per krahasimet me vendet e tjera, jo se s'eshte nje argument qe s'ia vlen, por me thene te drejten s'me duket konstruktiv.  Pse ka ne US 18-20 vjecare qe nuk shtojne dot bakshishin ne karten e kreditit pa perdorur gishtat apo celularin si makine llogaritese nen shprehjen e bukur "oh, I'm not good at math" kjo s'do te thote qe lehteson problemet me arsimin ne Shqiperi.  E njejta gje per nepotizmin: meritokracia eshte nje vlere universalisht e lakmueshme. 

E treta, nuk e kuptoj se c'ka te bejne problemet e arsimit, nepotizmit, korrupsionit, pronesise etj me diskutimin ne fjale.

Keto rezerva jane vene ne pah ne raport.  Si nuk ka lidhje me diskutimin?  Une shkova me tej per te thene se me apo raport, a jane probleme te shoqerise shqiptare? 

Keto rezerva jane vene ne pah ne raport.

Monde, meqe e ke lexuar raportin, a mund te na japesh ndonje link ku mund ta lexoj dhe une? Thanks in advance!

Po ja nje permbledhje shpejt e shpejt qe eshte ne peshk:

Stefani i Fyejve

Përtej kësaj, unë shoh të tjera sfida thelbësore, prej të cilave, në rast se përmbushen, qytetarët shqiptarë do të përfitojnë shumë: duhet forcuar shteti i së drejtës, duhet luftuar në mënyrë efikase korrupsioni dhe krimi i organizuar, duhen respektuar plotësisht dhe duhen mbrojtur me ligj të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pronës. Kam parë përparimin e bërë në miratimin e ligjeve, por ky është vetëm hapi i parë. Sfida e radhës për Shqipërinë është të demonstrojë kapacitetin e vet për të zbatuar legjislacionin dhe për të aplikuar në mënyrë të qëndrueshme standardet dhe praktikat evropiane.

Sorry, te te bezdis perseri, po ate problemin e arsimit nuk e pashe as ne permbledhjen me siper. Eshte gjekundi ne raport, apo ishte thjesht i identifikuar prej teje si problem i shtruar per zgjidhje? smiley

 Eh mer permetar kot ska thon poplli 'permetari ska bel ku ta kapesh'. U perpoqe sa u perpoqe te sillesh si njeri i virtytshem qe sheh pertej voglesirave dhe maskaralleqeve te momentit po ne fund s'durove dot po e hodhe helmin. Balla, Tahiri dhe kompani mund te jene zuzare ne politke po jo aspak me shume se rrugacet Paloka, Bogdani, Strazimiri, M.Doda, Olldashi. Te vetmin deputet qe shpalos nuanca qytetarie PD e ka menjanuar fare, Oketen e shkrete. E kane menjanuar se perci deles e ka zet aromen e parfumit ne mes dhe Oketa nga filozofia politike dhe toleranca eshte vite drite perpara garnizonit te deputeteve te PD.

O romako, leri budallalleqet me theniet e popullit per permetaret qe vec ti i ditke. Se jo per gje, por do te te zemrohen shume permetare te tjere ne kete faqe qe  dun shume Edin e  ty bashke. smiley

 Mua me duket se ne fakt ky 'ngerci politik' nuk e shqeteson aq shume evropen sa ce shqeteson mosfunksionimi sic duhet i institucioneve, nenvarja e tyre nga pushteti politik qeverises, moskonsolidimi i gjyqesorit dhe mosfunksionimi i gjyqesorit, sundimi i korruspionit, mangesia e trajtimit me drejtesi te pronesise se tokes si dhe ajo qe ata e quajne 'kuader ligjor i pranueshem' por ama 'i pazbatueshem'.

Keto jane probleme kronike te shqiperise dhe e kam te veshtire te shoh si mund te zgjidhen ne 1 apo 2 vjet.

Po si e pati guximin frymori dhe me nje qetesi te frikshme prej krimineli te lindur tha ne mbledhjen me frymoret e tjere se kritikat e raportit te KE-se do ti konsiderojme per te permiresuar punen e qeverise. Po keto nuk jane kritika per punen, keto tregojne se ju nuk keni punuar fare por vetem keni vjedhur dhe mashtruar. Ne vend qe ti afroheni, i jeni larguar evropes me shume ne keto 5 vjet qeverisje. Prandaj duhet te ikni nje ore e me pare faqezinje. Jeni bere si talebanet e ballkanit.

Ky opinion negativ ishte i paralajmeruar, e ne fakt BE e beri te qarte ne nje fare menyre qe kur "keshillonte" fuqimisht qe edhe kerkesa te mos dorezohej atehere kur u dorezua. Sigurisht qe Kavalieri i Vicidolit pasi e pleqeroi kete pune mire e mire me....veten e tij, i "ra deres me shqelm" ne Prage mu perpara zgjedhjeve qe te mos kishte asnje dyshim se kush duhet ti marre meritat e kesaj pune. I vetmi mesazh pozitiv qe do te mund te shikonte BE atehere, ne ate gjest te nxituar, do te kish qene rikonfirmimi i vullentit shqiptar ne procesin e integrimit dhe ne reforma. Per fat te keq koha tregoi se edhe ata qe kishin pasur dy fije optimizem se gjerat mund te shkonin si duhej ishin plotesisht gabim. Kavalieri e tregoi veten qe eshte po aq i huaj ndaj konceptit perendimor te qeverisjes sa c'ishte e vazhdon te jete ndaj notit smiley.

Fakti qe mbetet eshte ai qe Shqiperia perben rastin e pare te refuzimit te nje kerkese per hapjen e negociatave, nje arsye me shume per tu ndjere keq.

Padyshim, qe faji do i kaloje opozites packa se une nuk kam lexuar ndonjehere ndonje raport qe te jete kaq i qarte ne percaktimin e fushave ku po calon reforma ne Shqiperi dhe 80% jane vullnet i vetem i shumices.

Kur do mblidhen shqiptaret ta heqin kte murtaje me emrin Sali Berisha?????

kur te futemi ne ne  be te tjeret do te fillojne te dalin,,,.kryeqytet e perandorive  ku ne me deshire kemi marre pjese apo duam te marrim qe nga stambolli moska pekini e tani brukseli jane shume larg per lypsaret[ata qe luten nuk i do njeri]

Qe raportet zyrtare per Shqypnine, Opinioni dhe Analiza. Tek e para, qe eshte dhe me e shkurter, tek faq 10 keni konkluzione dhe rekomandime.

Qe dhe intervista e Klanit me Fylen me loaded question, per ti bere "balance" raportimeve nga mediat e majta. 

Detajet dhe lojerat e fjales s'e ndryshojne shume verdiktin; po per heqjen e vizave, jo per eurokandidatllikun. S'eshte "jo" por "jo per sivjet" thote Klani/Evropi. Njesoj do quhej dhe nqs verdikti i vizave do ishte "jo", do thuhej "s'eshte 'jo' per gjithmone, vec per sivjet, permot mund te behet 'po'".

Bottom line, qitetarit ordiner s'i intereson aq shume kandidatlleku sa levizja e lire pa viza, pasi kete te dyten e ka vuajtur mbi shpine ... p.sh. berberi ka kohe qe enderron te shkoje me nje prosti te huaj, dhe tani enderra e tij e leshte behet realitet me ne fund, plus karrikohet per protestat e ardhshme.

Po kjo s'do te thote qe kandidatlliku s'eshte i rendesishem, pasi sic thote dhe Monda tregon, pervec permbushjes se kritereve per hir te evropllikezimit, gjendjen aktuhale.

Having said all this, na qisni ndonje teme me poezi a tregime letrare, a dicka qeter qe te ule ca nivelin e peshkaciditetit. smiley

Rrofsh, Xhibi!

 

Shqipëria nuk plotësoi kriteret për anëtarësim

___

Kush do ta paguaj koston e ketij deshtimi? Dorheqja e Berishes do te ishte nje gjest europian civilizimi.,sepse deshtim me te paster per nje qeveri nuk ka! Nese nuk ndodh kjo gjesti me europian eshte protesta masive e popullit per largimin e kesaj qeverie nga pushteti, pasi ky popull eshte mashtruar!

Ne se nuk ndodh edhe kjo, athere antarsimi ne europ do te jete shume i larget.Ky eshte opinioni im!

Dialog një djalë me një vajzë.

Djali: Do ma japësh?

Vajza: Naaaaah! Jo sot. Duku një herë mot. Në fakt... dil nga shtëpia ime nesër, se pres një çun tjetër. Po të jap çelësin, futu në dollap dhe shiko si bëjmë seks. Mbase mëson ndonjë gjë edhe ti. Po pas 90 min duhet të dalësh nga dollapi, se më vjen babi në shtëpi dhe më rref po më pa me çuna të huj...

 

Pèrveç faktit qè mua ky Fule..mè duket sikur fle nè kèmbè,nuk e di por sa herè e dègjoj qè flet pèr shqipèrinè duket sikur nuk e ka idenè hiç se pèr çfarè flet,ose nuk ka dèshirè tè flas ose e lodhim aq shumè sa nuk ka mè...mjafton tè shikosh uniformèn e policit shqiptar nè hyrje-daljet nga shqipèria e kupton pèrse tè ka hequr vizè evropa........nejse..dihej ky muhabet qè kur nisi si ditè historike...efekti qè mè shkaktoi ky lajm èshtè se mè bèri mè shumè kurioz se kur, tè di se çfarè ka brenda kutive tè votimit tè 2009?...qè nuk lèshon pe Berisha sikur edhe perèndia tè zbres nga qielli..e jo mè Fule(dreq,e paska Fule e jo FYLE),Pack e shokè...

'Ngërçi politik' shkak për refuzimin   Stefan FuleFule kërkon që vendet kandidate të bëjnë maksimumin për të përmbushur kriteret  Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Stefan Fule, thotë se nuk beson se ajo që është bërë e njohur si 'lodhja nga zgjerimi', do t'i pengojë vendet e Ballkanit që të anëtarësohen në BE.

Komisioneri Fule i tha BBC-së se shpreson që të paktën dy vende të anëtarësohen në bllok gjatë katër viteve të ardhshme.

Kroacia me gjasë do të jetë e para, ndoshta që vitin e ardhshëm.

Të martën Komisioni rekomandoi që Mali i Zi t'i shtohet listës së vendeve kandidate për anëtarësim

Por Shqipërisë nuk iu dha statusi i vendit kandidat që kishte kërkuar pas aplikimit të saj një vit më parë.

Albana Kasapi foli me Komisionerin e Zgjerimit dhe fillimisht e pyeti për shkakun e refuzimit të kandidaturës së Shqipërisë.

Fule: Është mospërmbushja e njërit prej kritereve kryesore politike, kritereve të Kopenhagenit dhe është shumë i lidhur me ngërçin politik, i cili po ndikon në (punën e ) institucioneve demokratike si parlamenti. Kjo është një përgjigje e gjatë për pyetjen tuaj. Përgjigja e shkurtër do të ishte; po, në një përqindje të madhe.

BBC: Pozita dhe opozita në Shqipëri po fajësojnë njëra-tjetër për këtë...

Fule: Përgjegjësia bie mbi të dy palët, si në çdo demokraci. Kjo është prëgjegjësi e atyre që janë në qeveri, por dhe e atyre që janë në opozitë.

 Mos i nxirr fjalet nga konteksti. Fule thote qe 'njeri nga kriteret' eshte impasi politik. Atehere pse genjen dhe keqintrpreton nje deklarate te qarte? Pse nuk te duket kriter i pranueshem 'niveli i korrupsionit', 'mosfunksionimi i shtetit ligjor', 'varesia e institucioneve nga politika', 'niveli ne rritje i borxhit te jashtem', 'tjetersimi i pronesise se ligjshme', etj etj? 

Se kuptoj si ka akoma njerez te verber qe ne mes te dites tjetersojne nje deklarate shume te lexueshme.

xhibi shume flm per linket.

Nga t'ia fillosh:

The position of parliamentary speaker has been misused, in particular by
exerting disproportionate influence on the process of establishing the legislative agenda by frequently imposing short-term decisions as opposed to joint decisions of the conference of chairmen.

Dmth, jo se s'dihej por s'qenka as "lost/manipulated" in translation.

xhib, rrofsh.

monde, po sikur t'ia fillosh nga rekomandimet psh aty ke "needs in particular to meet the following priorities etc.. 1.

- parlamenti

-ligjet e paaprovuara te mbetura ne parlament

-avokati i popullit (ska vota)

-modofikimi etj, etj i ligjit te zgjedhjeve

kot si pune sygjerimi kjo, se edhe ate muhabetin evjeter te marrveshjes bilaterale per gjykaten nderkombetare e lexova (sa per detaj)

fh, jane 120 faqe.  Po hec se do vemi ngadale ngadale deri aty. 

Raporti s'eshte vetem per gjera te nje viti, per ngercin politik qe s'la me pa u lakuar. 

Nejse, gjera qe dihen e jetuar xhanem tranzicion-alisht ...

ashtu de.. kemi netë te gjata dimri perpara, me qetësi, jo me stuhi.

ta lexojmë i herë, them unë, si hap i parë, pastaj e marrim faqe me faqe...

 Ajo shoqata "Diaspora dhe Elita" (apo ishte "Elita e Diaspores"?) qe thonte Pjeri do te bente derman per analizen. Por i kemi bere parate e kuotave te anetareve rrush e ku... (kumbulla), Beluli e ka fajin.

Monda, me sa duket e harrove ate thirrjen qe beje me lart per te lene pozicionimin menjane...

Tani per kete qe ke sjelle, duke lene menjane opinionet personale per speaker-en e parliamentit, une nuk i dija se probleme te tilla ekzistonin. Dhe me behet qejfi qe komisioni evropian e ka identifikuar nje problem te tille. 

Po ashtu, une nuk thashe qe te gjitha ato qe jane perkthyer jane "lost/manipulated" ne perkthim. Kjo pjesa me lart, jam dakord qe nuk ishte. Por, shih kete tjetren: "Në dokument përmendet fakti se Presidenti i Republikës nuk ishte në gjendje të përmbushte rolin e tij kushtetues për garantimin e konsensusit, por në anën tjetër vlerësohet si shqetësuese politizimi i votimit për emërimet e Presidentit për Gjykatën Kushtetuese. " Ne raport thuhet vetem kaq:

He has a constitutional role as a guarantor of consensus, promoting party dialogue and compromise. However, on some of the major issues of public debate including the political stalemate since 2009, the effective role of the President of the Republic has remained limited. In 2010, some of the President's proposed appointments for the Constitutional Court and the High Court failed to receive the consent of  parliament.

 

Perkthimi i pjeses se pare se "presidenti nuk ishte ne gjendje te permbushte rolin e tij kushtetues" eshte i pasakte, dhe pjesa tjeter se "eshte shqetesues politizimi i votimit per emerimet" eshte teresisht inekzistent. Ne raport vec permendet si fakt se disa nga kandidaturat e propozuara nga presidenti deshtuan te aprovoheshin ne parlament. Asgjekund nuk eshte shprehur se ka "shqetesim per votimin politik te kandidaturave" si e shton kot perkthyesi i TCH/Rames.

Pervec kesaj, ne pergjithesi, procesi i zgjedhjes se pasazhave qe "te vine pas midese," njihet si fenomeni i "cherry-picking." Per mendimin tim, me serioze nga te gjitha per mospranimin e statusit te anetarit te Shqiperise, dhe ndoshta problemi me akut ne politiken shqiptare eshte mungesa e tolerances, komunikimi skandaloz ndermjet paleve, dhe polarizimi ne ekstrem i politikes. Kjo eshte shprehur fare qarte ne raport: 

Normal
0

unctuationKerning />

aveIfXMLInvalid>falseaveIfXMLInvalid>
false
false
oNotPromoteQF />
EN-US
X-NONE
X-NONE

napToGridInCell />

ontGrowAutofit />
plitPgBreakAndParaMark />
ontVertAlignCellWithSp />
ontBreakConstrainedForcedTables />
ontVertAlignInTxbx />

MicrosoftInternetExplorer4

mallFrac m:val="off" />
ispDef />

efJc m:val="centerGroup" />

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:"Table Normal";
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:"";
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin-top:0in;
mso-para-margin-right:0in;
mso-para-margin-bottom:10.0pt;
mso-para-margin-left:0in;
line-height:115%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:"Calibri","sans-serif";
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:"Times New Roman";
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;}

The opposition Socialist Party has boycotted the work of parliament for long periods since the elections, calling for transparency and investigation of alleged irregularities in the elections. The government for its part has not shown readiness to compromise on proposals for overcoming the political deadlock made by the Socialist party. As a result, political dialogue has further deteriorated, being highly confrontational and unproductive or else outright nonexistent. The political stalemate and obstruction of parliament amplifies the existing weakness in parliamentary oversight. The two opposing camps consisting of the government parties and the Socialist Party have more than one year after the elections not yet overcome their disagreements. This despite involvement from many parties, including the major parties in the European Parliament and the international community, aimed at paving the way for a solution.

 

The political stalemate is damaging the functioning of democracy in Albania and hindering important reforms, which are necessary for the country’s progress on the path towards EU integration and the rule of law. Key pieces of legislation requiring a qualified majority (three fifths of all votes) could not be approved. Electoral reform necessary in view of upcoming local government elections is substantially delayed. This political situation risks a profound and lasting polarisation of the political class with serious consequences in terms of its capacity for compromise and finding consensus on key reforms. Constructive cross-party dialogue is necessary to ensure a smooth functioning of Parliament based on its rules of procedure.

 

Po me gjete nje post ku kam pergezuar punen e paqme (+/- sarkazmen) te Kryetares se Parlamentit, dhe ndryshova mendim tani se u "pozicionova", po them vetem qe s'me ke lexuar, dhe nuk ta ve re dhe as qe mund te ta marr personalisht smiley.  Po ashtu, nuk mund te ta ve re qe s'i dije cfare ben Kryetarja, se ndoshta ke fatin e mire te mos ndjekesh bemat qe jepen ne shtyp. 

Sa per pjesen e gjate qe ke cituar, ka edhe pjese te tjera per votat, apo votimin avdall ne Shqiperi.  Plus ngerci, ehhh ngerci.  Aty do mbetemi nga 126 faqe.   Une do thoja te leviznim pak prej andej. 

some of the President's proposed appointments for the Constitutional Court and the High Court failed to receive the consent of  parliament.

Cherry-picking do behet gjithe diten e gjithe naten sic po behet.  Raporti, nga ana tjeter, per te interesuarit eshte aty.  Por ca gjera s'jane ne raport ama.  Sa blihet posti i gjykatesve te larte e me the te thashe.  

Por aq sa jepen per gjyqesorin, per te gjithe institucionet e gjykatave te cdo shkalle del e tepron.  Per me shume per presidentin duhet ta lexoj vete, e flasim, por jam me kohe te kufizuar per momentin, keshtu qe llafosna me vone.  smiley.

Thame se mos kishte genjyer gazeta shqiptare:

Albania maintains the 2003 bilateral immunity agreement with the United States, granting exemptions from the jurisdiction of the International Criminal Court. This does not comply with the EU Common Position on the integrity of the Rome Statute or with the related EU guiding principles on bilateral immunity agreements. Albania needs to align with the EU position.

 Mbas dhjetra mish-masheve që janë bërë k'tu, me shkrime të flakta nga të djathtë dhe të majtë që s'të kujtojnë gjë tjetër përveçse të njëjtat kacafytje që bëjnë politikanët mes tyre dhe në rastin më konkret kupton se nuk e kanë fajin politikanët që kacafyten, porse, jemi ne si popull, rracë kacafytëse (fatkeqsisht) doja të shtoja diçka fare të thjeshtë për të kuptuar nga ç'do krah i politikës që qëndroni : - Jeni pak më resalist, aq më tepër juve që shkruani nga EU apo nga USA dhe pranoni faktin se, Shqipëria, ende nuk është në nivelin e duhur për dhënien e atij statusi, dhe me pak më shumë sinqeritet ( nëse duam për një çast të jemi vërtetë të sinqertë deri në fund ) edhe vizat janë hequr ca si herët.

Dhe gjith kjo, jo për fajin e Saliut apo Edit, jo për fajin e PDsë apo PSsë, por për faj të një populli të tërë. Përvet faktin e thjeshtë se, si PD, apo PS , si Saliu apo dhe Edi, të gjitha janë produkt i të njëjtës fabrikë, popullit Shqiptar. Për fat të keq, mjafton të kthehesh pak mbrapa në histori dhe të shohësh rrjedhat nëpër tê cilat kemi kaluar dhe kupton se jemi njerëz pa vizion, pa karakter dhe dritëshkurtër. 

E di që shumë nga ju s'do jenë dakort dhe do fillojnë të replikojnë, por, koha ka treguar k'to që theksova dhe duhen pranuar si të vërteta edhe pse e vërteta kur është e tillë është e hidhur !

Mjaft më me kacafytjet ! Kontribuoni në gjetjen e dialogut, se ndryshimi duhet filluar nga ne së pari, dhe kur të kemi ndryshuar ne, do ndryshojë dhe politika e politikanêve që kemi zgjedhur vetë ne.

Mbrëmje të këndshme të gjithëve ju uroj!

E verteta  eshte se komente dhe gjykime te tilla nuk i sherbejne Shqiperise. Nuk ka debat midis te majteve dhe te djathteve ne Shqiperi.

Nuk ekziston e djathta ne Shqiperi, ndersa njeriu me i djathte ne Shqiperi eshte kryetar i Partis Socialiste, ate qe mendje ngushtet e quajne te majte!

Eshte debat tjeter, shume tjeter. Mos u beni si media shqiptare qe komenton, jep lajme dhe ben reportazhe "te pa aneshme" per popullin e vete si te jene media kineze, jo shqiptare! Leruani burokrateve dhe te korruptuarve te BE te bejne te tilla komente. Vendoseni gishtin tek plaga qe leshon gjak. Shqiperia do ju doje me shume.

 

 

 Nuk kam si te jem me teper dakort me ty Marlboro (lights apo red smiley ). Per mendimin tim peshkupauje dhe saktivistat bashke me blogosferen perreth mund te bejne me teper se vec te komentojne. Kam pershtypjen qe ka shume shqiptare qe jane shume larg PD e PS, qytetare, por kujtojne se jane pak e s'mund te ndryshojne dot asgje.

 Jane bere boze komentet "E ka fajin populli."

Populli ndahet ne te mire e ne te keqij. Nese te keqijte mbizoterojne mbi te miret, eshte sepse kane marre pushtetin duke shfrytezuar kushtet kaotike. Kushte te tilla kemi pasur boll. Te mireve, qe t'i heqin, u mbetet vetem te diskutojne, te votojne dhe e fundit, te protestojne. Nese te keqijte s'bien as pas ketyre, do te thote qe s'eshte demokraci dhe populli eshte i shtypur, por jo qe e ka fajin populli.

S'mund te fajesosh popullin. S'ka popull hipokrit, te mire apo te keq.

 

Malboro, pertej raportit, venies se foljes ne fund te fjalise, dhe faktit qe cigarja te ben dem, hasa kete poezine tende dhe me pelqyen keto dy vargjet:

Dhe gjumin, ngadal e djeg me cigare

Me mungesën tënde, shpatullave mbuluar

Me pak fjale, turp te kete fh (po pse jo dhe etal) nese s'ben nje bejte me rastin e liberalizimit e moskandidimit!

smiley

P. S. Per raportin e antaresise ne BE, mos u nxitoni te jepni gjykimin perfundimtar para se te prononcohet Tushja.

 Rrofsh Xhibo se i paskam anashkaluar a harruar keto bejtet vjet! Fantastike. Me ngeli ne men ajo e solit akoma bashkohore: Seks, droge dhe integrim!

Di gje njeri se nga behet Koth-i . Ka disa kohe qe ka munguar ketu dhe sigurisht qe i ndjehet mungesa.

 Statusi i kandidatit

 

1. Ia thane more te shkretet qe te mos e dorezonte kerkesen. Si prisnit te reagonin?!

Mos donit te thonin se ata gaboheshin dhe sala/shqiperia kish te drejte?! Do tu duhej te kerkonin falje atehere (ose te jepnin doreheqjen ata qe e thane - po kujt ia thane).

2. Problemet qe paskan renditur ne raport qendrojne te gjitha dhe askush nuk habitet (por te njejtat gjera mund ti shkruajme edhe per italine po te duam). 

3. Ne thelb, ne kemi nje shumice BOLSHEVIKE (ne jemi shumice bejme c'te duam!!!!!!!!!!) dhe kemi nje opozite qe sillet si doktorr i tromaksur dhe e le plagen te qelbet (protestat i filluan vone, ishin nje grusht pambuku ne doreze mendafshi dhe i mbaruan shpejt). Ceshtja eshte parimore dhe pesonale. Ashtu si do mbahen mend e do te shenohen ne librat e historise te gjithe ata qe votuan pro shitjes se detit greqise, ashtu duhet te kete nje akuze personale mbi cdo deputet qe eshte kunder transparences se zgjedhjeve. Opozites i njihen privilegje ne menyre qe te marre persiper pikerisht kete barre e pikerisht ne keto momente.

 

 

Te njejtit peshq qe propgandonin qe ska cna duhet evropa tani fajesojne qeverine per situaten e krijuar . Sa qesharake behet skena kur shikon te gjithe pikturen .

 Jo per kundervenie, por depot e para jane hapur ne Vaikan te Fierit....

Dicka me ben pershtypje me peshkun.....sa here qe ka nje lajm pozitiv per Shqiperine (i.e. NATO, Liberalizim i vizave etj.) nuk hapet asnje teme qofte edhe per te bere debate kundra.....sa here qe flitet per shembull qe j'u vodh ora Bushit, apo statusi i kandidatit etj etj gjithmone ka supertema....a eshte rastesi, apo meqe nuk ishin socialistat ne pushtet per NATOn e Vizat, ne t'semes shqiptaret?????

 Eshte rastesi, eshte pa keqdashje. Thjesht raporti eshte 1:3.

Nje lajm pozitiv per anetaresimin ne NATO - 3 lajme kunder pse anetaresimi ne NATO eshte kot (burimi Shekulli, Balkanweb, Top Channel)

Nje lajm pozitiv per rritjen ekonomike - 3 lajme kunder pse rritja ekonomike eshte kot (burimi Shekulli, Gazeta Shqiptare, Gazeta Shqip)

Nje lajm pozitiv per liberalizimin e vizave - 3 lajme kunder pse liberalizimi i vizave eshte kot (burimi Top Channel, Gazeta Shqip, Shekulli)

Ka nje logjike ne kete mes, gjithnje 1 me 3. Numri 3 eshte numri perfekt, numer me simbologji hyjnore.

  Mqrf te NATO. Ca fitimesh konkrete, pervec atyre shpirterore, morem nga NATO si popull? Thane qe do te hapnin vende pune e do te rregullonin infrastrukturen. Di vetem qe NATO na ka kerkuar nje cope te madhe te GDP. Tjeter gje? Jo per gje, se u ka vene nje yll te NATO-s Berisha studenteve, mu ne mes te lulishtes te qytetit studenti. Cfare fitimi ekonomik kemi pasur deri tani nga NATO? U beme me te forte me fqinjet? Greqia po tall bizhdilet me ne. Bllokojne rrugen greket e himares, s'ben gje qeveria. Bllokojne rrugen shqiptaret e orikumit, del gjithe policia e ngjitet ne male per te bllokuar shtigjet. 

Te akuzosh opoziten per mosarritjet ne luften ndaj korrusjonit dhe problemeve serioze me gjykatat eshte si puna e strucit qe fsheh koken ne rere. D

Per mua kjo qeveri ka deshtuar dhe vazhdon te luaje me politiken e demagogjise. Rinia Shqiptare eshte pa asnje te ardhme

Ke shume te drejte : me ardhjen ne pushtet te qeverise berisha , rinise shqiptare iu shkaterua e ardhmja e ndritur qe qeveria socialiste i kishte pergatitur me aq perkujdesje .

Nuk po bej avokatin e Socjalisteve por Berisha e ka pasur pushtetin keto 8vjetet e fundit plus edhe nja 6vjet te tjera, keshtu qe atij i bie me teper pergjegjesia. Socjalistet kane pergjegjesine e tyre natyrish por tu hedhesh fajet per deshtimet e kesaj qeverie eshte absurde.

Mos haro se klausola e llumit te vjeter eshte bere si Sacra Corona Unita e Shqiperise. Berisha&Nano&Meta

Mesa shikoj une ti tere diten dhe naten shkruan e shkruan , por si mund ti besoj une ketyre qinra mijera postimeve te tua , kur ti nuk ben dot nje llogari te thjeshte matematike ?!

Qe nga viti 2005 deri ne vitin 2010 si i llogarit 8 vjet ti ? 

Ndoshta edhe per kete e ka fajin Berisha , Meta , Nano , dhe aspak ti dhe Rama ?

Te paska vene byroja qendrore detyren e propagandes ty mo mistrec. a e puth fotografine e te ladishmit Shokut Sali para se te flesh? smiley

Juve per cdo gje qe beni vete akuzoni te tjeret , ta them qe ta dish se e ka mare vesh tere dynjaja pervec juve smiley

Une nuk jam militant dhe nuk mbaj krah politik te askujt....Po per mua Berisha eshte perfaqesuesi i injoraces dhe prapambetjes.

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).