VLORE -Plas në Orikum të Vlorës. Banorë të kësaj qyteze dhe të fshatit Dukat dje u konfrontuan me forcat e Policisë së Shtetit. Të mbledhur në protestë për çështjen e pronave, pjesëmarrësit në tubim qëlluan me gurë uniformat blu dhe forcat speciale, ndërsa këta të fundit përdorën armët dhe gazin lotsjellës. Përleshja e përgjakshme përfundoi me plagosjen e tre banorëve, disa punonjësve të Rendit, si dhe me arrestimin e 14 protestuesve. Ndërsa u shpallën në kërkim 4 të tjerë, mes të cilëve dhe fituesi i “Big Brother 2009”, Qetësor Ferunaj. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Vlorës, dje bënë me dije se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 25 shishe me lëndë djegëse (bomba molotov). Nga ana tjetër, banorë të Orikumit dhe të Dukatit deklaruan se do të vazhdojnë deri në fund protestat e tyre për pronat. Ata i bëjnë apel qeverisë shqiptare që të zgjidhë kërkesat e tyre dhe të mos iu cenojë pronat që i kanë trashëguar brez pas brezi. Ndërkohë, në orët e vona të mbrëmjes, në zonën e Dukatit mbërritën 3 ekipe të forcave speciale RENEA, të cilat nëpërmjet pajisjeve të sofistikuara bënë monitorimin dhe vëzhgimin e lëvizjeve në zonë gjatë natës.
PERLESHJA
Dje rreth orës 07:00, 100 banorë të Orikumit dhe të Dukatit u mblodhën te Ura e Izvorit, e cila ndodhet në hyrje të qytezës së Orikumit. Pjesëmarrësit në tubim tentuan që të bllokojnë aksin rrugor që lidh Vlorën me Sarandën. Por në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policore jo vetëm nga Vlora, por edhe nga Fieri e qytetet të tjera. Mbi 120 policë u angazhuan për largimin e protestuesve nga segmenti rrugor. Pikërisht ky moment bëri që palët të konfrontoheshin me njëra-tjetrën. Fillimisht protestuesit debatuan me fjalë me uniformat blu dhe më pas nisën t’i godasin ato me gurë. Forcat policore u kundërpërgjigjën duke përdorur shkopinj gome dhe gaz lotsjellës. Gjatë përleshjes mbetën të plagosur 3 protestues, që ndodhen të shtruar në spitalin rajonal të Vlorës, si dhe disa punonjës policie. Por ngjarja nuk u mbyll me kaq. Rreth orës 08:30, një pjesë e të rinjve të Dukatit dhe të Orikumit pasi u riorganizuan, u drejtuan rrugës së Llogarasë për të bllokuar këtë segment rrugor, ndërsa kërkonin lirimin e të arrestuarve. Banorët u drejtuan për tek mali i Dukatit, që ka lidhje me gadishullin e Karaburunit. Por edhe atje u ndoqën nga forcat e FNSH-së, të cilat nuk lejuan bllokimin e rrugës si në gusht të këtij viti. Por edhe këtu përplasja me të rinjtë e Dukatit nuk është shmangur. Banorët goditën me gurë policinë, ndërsa blutë u kundërpërgjigjën me të shtëna armësh.
ARRESTIMI
Sipas burimeve policore, dje u arrestuan 14 protestues si dhe u shpallën në kërkim 4 të tjerë. Personave që ranë në pranga u janë atashuar 5 akuza të rënda, njëra prej të cilave është “organizim, grumbullim dhe manifestim të paligjshëm”. Ndërsa banorët e Orikumit dhe të Dukatit deklarojnë se protesta ishte e ligjshme dhe se policia e Vlorës ishte njoftuar disa ditë më parë për zhvillimin e saj.

23 Komente

Kush ishte qellimi specifik i protestes? Kshu pronat ne pergjithesi, apo kishte ndonje rast te vecante? Thote qe policia ishte njoftuar qe do kishte protesta. Po policia, a i kishte njoftuar ata qe donin te protestonin se kerkesa ishte miratuar?

P.S on a personal note, kur policia te kete dy fije kohe, kaloni nje here andej nga Vlora se u be nja ca vjet qe fisit tim i thone ata qe i kane zaptuar pronat 'duku po t'a mbajti dhe i ke kalamajte teper'

Kristi,

me vendim qeverie para nja 1 muaj e gjysem, qeveria beri fakt te kryer dhenien me qira nje kompanie te dhjetra hektareve kullota dhe pyje ne zonen e karaburunit por dhe me gjere deri andej nga palasa me duket, per te ndertuar sipas projektit mullinjt e eres. Kjo do te thote se ligjerisht, kompania ne fjale e ka te hapur rrugen per te filluar punimet (si rruge te brendeshme, krijim sheshesh, prerje pyjesh apo qethje kullotash ne vende te caktuare per ndertimin e mullinjeve dhe ambjenteve te tjera. Ne nje kohe qe po per kete teritor, Dukatasit pretendojne se eshte prone e perbashket e tyrja, per te cilen, pjeserisht kane edhe dokumenta. Agjente komercial te qeverise u perpoqen per ti percare, ne menyre qe kerkesa e tyre te zbehej, por deri tani nuk ja kane arritur.  Nje gje eshte e sigurte, ata e perdorin mire dinamitin dhe nese ben vaki te ndertohen ato mullinjt, kane per tu hedhur ne ere si flluska sapuni.

Kjo proteste tregon se me ne fund u kuptua se keta shtetaret e sotem nuk duan qe shtetasit e ketij vendi te jene pronare, por vete shtetaret te behen pronare duke ja marre shtetasve.

Tani qe u kuptua Dukatasit do ti kene shume shpejt pronat e tyre sic i kane trasheguar ne shekuj gojarisht dhe me toponime (jane mbi 1500 toponime pronash), por tash ne epoken e dixhitalizimit edhe te regjistruara. Basha kur flet kundra dukatasve ngjan mu si nje dordolec per te trembur zogjte.

Me pelqen qe populli Reagon, tymin ti qisin

Paska akoma burra Shqiperia !

 

 

 

Dukatasit kane 100% te drejte . poshte shteti me i eger  komunist .

Agjensia e Kthimit dhe Konpensimit të Pronave ka reaguar ndaj protestës së banorëve të Dukatit në Vlorë për çështjet e pronësise së tokës. Drejtori i kësaj agjensie Elvis Cefa tha se gjatë një vlerësimi paraprak të dosjeve është vërtetuar se shumica e tyre nuk disponojnë dokumentacionin e nevojshëm si pronar legjitim të tokës.Ndërkaq Drejtori I AKKP-së tha se është thirrur një përfaqesi e banorëve të kësaj zone për të diskutuar në lidhje me këtë problem por ata kanë refuzuar ,duke anashkalur zgjidhjen në mënyrë institucionale
 

Kjo thirrja per tu sqaruar eshte si ftesat qe u bente sulltani kryengritsave shqiptare.....Dhe kush binte dakort me pazaret e sulltanit lihej i lire kush ishte kundra i pritej koka. www.youtube.com/watch

dajaku i ligjit ben pune ketu. Kur do ta marrin vesh keta fshatare se me dhune kunder shtetit nuk fitojne gje e as nuk mund te marrin ate qe s'ju takon. Te ndjekin rrugen institucionale. Keq mire, shteti eshte i vetmi qe perdorimin e forces e ka te ligjeruar.

O bole, ska bythe jo ky shtet, por besoj askush ti tregoj dajakun atyre zonave andej, jo per gje!

 Bulo keshtu eshte kur loz,me shtetin tend.Kur ishit ne opozite ndersenit popullin kunder qeverise se kohes!!!!!E mban mend si i ndersenit Niviciotet.Por haroni qe demokracia eshte rotacion.Tani po provoni ato qeu keni bere te tjerve.Nuk eshte kjo e zgjidhjes,Nuk perdoren dy standarte nje ne opozite dhe tjeter ne qeverisje!Kur do te mesoje klasa politike e ketij vendi qe nuk luhet me turmat.

bulevard ajde njehere ketej nga ne se ta tregojme ne edhe ty edhe lul bashes dajakun. pronat e dukatasve nuk i grabit dot zeni dhe luli.

nuk e provojme as une e as Luli, e provon ligji dhe e pate sa ju vlente lekura. Ne mbrojtje te ligjit pastaj jemi une, Luli e cilido qytetar. Ligji nuk eshte i Lulit e Berishes por kontrate e shoqerise. Nese dikush tenton ta shkele kercet dajaku. Pse nuk e bllokuat rrugen? Ka shtet e ligj sot qe mbron rendin e publik e kushtetues edhe pse Edvin Rama ju ka organizuar per te shfrytezuar cdo incident fshataresh apo qytetaresh duke aktivizuar edhe njerez me precedente penale, kontigjent i krimit per t'u konfrontuar me policine. Provojeni perseri ju cunat e Rames se te njejtin rezultat do keni. Toka qe nuk ju takojne nuk marrin as dukatasit dhe as njeri tjeter. Sipas vleresimeve te Agjencise shumica e tyre nuk i kane dokumentet per tokat qe pretendojne dhe kullotja e bagetive ne nje mal a koder te caktuar nuk te ben pronare. Keshtu privatizohen gjithe malet e Shqiperise.

Po pse malet e shqiperise sipas teje jane pa zot, dhe cdo rrugac qe e katapultojne ne pushtet paska te drejte te beje cte doje me to? Ik ore mbushu... Shqiperia e gjitha shqiperia eshte e shqiptareve, dhe i takon shqiptareve te gjithe shqiptareve dhe jo te privatizohet nga disa rrugace e egersira per interesa te erreta, sepse spaska pronar ligjor me letra, te 10-sha letrat. Eshte vendi i shqiptareve, ja kjo i jep te drejten legjitime cdo shqiptari te rebelohet kunder rrugacerrise, erresires dhe dhunes anadollake te ketij pseudo-shteti qe nuk respekton as ligjet qe ben vete, por aty ku i intereson kerkon nga populli ti respektoje. More vesh o bulo?

si paske pire ilaqet sot e? Pirdhu mer fshatar qe edhe pse komunist enverist flet me sloganet e Ballit, "shqiperia e shqiptareve, vdekje tradhetareve". Sot o fshatar pronare jane ata dhe ato te cilet e meritojne ne baze te ligjit, ka ikur koha e babait tend Hoxhes qe shpronesonte e pronesonte njerez si puna jote.

 o fshatar pronare jane ata dhe ato te cilet e meritojne ne baze te ligjit, 

Bulevard, po ata verioret qe kane zaptuar toka ne Tirane, e meritojne sipas ligjit? Do t'ua legalizoje Sala, apo genjen sa per vota? Sepse ua ka lene ngrehur... dhembet, deri tani.

Kush ta tha qe jam komunist, se jo per gje por i ke rene ne koke, e vetmja gje e vertete qe ke thene. Une mendoj qe pronare te fshatit te dukatit qe shtrihet nga fshati deri ne karaburun dhe lart ne llogara jane vetem dhe vetem dukatasit, ose me mire te them zoter te asaj toke, ashtu sic cdo fshat dhe cdo centim toke ne shqipri e ka nje zot, pavaresisht ka apo jo nje pronar, more vesh o koqe? Ashtu edhe ai deti qe donte te falte berishovici nuk ka pronar me tapi, por ja qe zot ka, dhe i doli kur qe nevoja. Keto pastaj perrallat me komuniste dhe ediste jane pordhet e injoranteve qafleshe qe mbeshtesin berishen, se une psh nuk pjerdh as per enver dhe as per berish, dhe kam vetem nje babe, babane tim, dhe e provojme kur te duash sa babe ke ti o bole, ja psh une , q. robt mu ne enver e sali e ca karaputane qe i bie ne qafe ktij populli, more vesh, tani eshte rradhe jote te thuash qe i q. robt mu ne sali e mu ne fazllic, por se thu dot se te thyejn koken ty, se i ke ne qafe si qeni te zone e te hedhin na nje kocke te vish e te na cash trapin neve ketu.

hahahahaah kush mo Luli, ai hajduti eshte ne mbrojtje te ligjit?

Maleve te shqiperise, u ka dale pronar, Fazliç. Ky eshte ai tipi qe kumandari i Bules e ka mik shpije.

Bravo dukatasve, se po e bejne kete perpjekje per te gjith shqiptaret pavaresisht se disa nuk e kuptojne akoma kete perpjkje me te vertete te sinqerte popullore ne dobi te gjith popullit shqiptar, qe ka heq te zit e ullirit per ate cop toke. Ky shtet langaraqesh e rrugacesh ti vere gishtin kokes se populli me te vertete eshte i duruar por i drejte, dhe di ta ndaje shapin nga sheqeri.

Nuk ekuptoj ku e gjejne te drejten disa rrugacer analfabete qe i kan vendosur ne instanca te larta te shtetit shqiptar ti japin vetes kontrata per hidrocentrale  e me the e te thash neper lumenjte dhe kullotat e shqiptareve, qe jane toka qe ju kane lene te paret me nje mij sakrifica qe nga koha sa mban mend njeriu. I kerkojne edhe shqiptareve tapi keta zagare per kullotat, lumenjte dhe token e te pareve. Edhe ajo toke qe ska tapi ne shqiperi dihet se e kujt eshte, kujt fshati i takon, dhe vetem populli ka te drejte te vendos per ate toke, jo disa legene kurrizperkulsa. Dine shqiptaret si ndahet toka shume mire fshatce, dhe menyre tjeter s'ka. Nuk mund ti kerkosh nje populli qe ka qene ter jeten nen administrim pushtuesish e komunizmi tapi per cdo centim toke, dhe ta kthesh me ligje artificiale argat ne token e tij stergjyshore, argat i te huajit ne atdheun e vete. Kesaj i thone ti japesh kompanive te pepinove tokat e dukatasve per nje euro ne menyre qe pepinot te punesojne pastaj djemte dhe vajzat e dukatit ne kompanite e tyre me ato rrogat e famshme rrobaqepse ( sipas rrobaqepsive te ndertuara nga prinderit  e atyre qe punojne sot ne to dhe te shitura tek pepinot per nje dore leke nga legene te korruptuar), tamam argate ne tokat  etyre. Shtet palaco. Turp

 çeshtja eshte pak e nderlikuar persa i perket Karaburunit sepse ajo toke ka qene kullot/gerxhe per bagedite e fshatit Dukat e ndoshta dhe e fshatrave te tjere aty rrotull. Karaburuni ka favorin se aty fryjne erera te medhaja qe e favorizojne zhvillimin e turbinave me ere. Shteti apo qeveria me sakte, mund te beje nje kompromis me banoret aty, per energjine apo punesimin, apo kalimin e taksave qe do paguaje kompania ne drejtim te fshatarve. Ka menyra plot per zgjidhjen e problemit, perveç asajt te dhunes qe eshte fjala e fundit. Mirpo fatkeqesisht, ne Shqiperi, qeveria, si fjale te pare ka dhunen. 

Pjer, nuk eshte e sakte ajo qe thua, banoret kane dokumentet e regjistruar ne arkivat turke qe nga 1832. Qeveria spo don te zbatoje kushtetuten e 1999, dhe banoret kane te drejte ta shperfillin kete shtet qe spo njeh as veten e vet. Skemi per ti dhene 30% te tokes Zenit, ta harroje

Toka e Karaburunit nuk eshte truall, por per interesa te perbashketa kullote, pra si biçim toke komunare. Pra i njihej Dukatit si toke e tyre e perbashket ne mos gaboj.  

@Pjer Jo, nuk eshte ashtu. Sejcili ka dokumentin e vet. Nuk ka qene aspak toke komunare.

Sa me Bulevardin as qe ia vlen te merresh. Nqs ke TV aty ne USA shiko ca i kane bere policise dukatasit, dhe edhe trupave speciale qe me aq fraktura ne koke sa kane marre sbesoj se kane fuqi te ngjisin prape malin.

Dukatasit jane me prejardhje pothuaj te tere nga ushtaret e Skenderbeut qe lane Krujen plus kombinim me leberit keshtu qe eshte goxha mix/remix.

O Bulevard ajde sa me shpejt ne parajsen qe ka bere Fyhreri ketu, ca dreqin kerkon ne ameriken komuniste te Obames.

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).