256 Komente

tani qe qeveria i ''solli''  kreyeqytetet e evropes me afer se kurre,  shqiptaret duhet ti thone qeverise:  ''po te jeni burra ju,  na paguani dhe biletat...''.smiley

 Pertej cdo politizimi, kjo eshte nje ngjarje e madhe per qytetaret shqiptare. Lamtumire rradha te gjata dhe kontrolle poshteruese. Lamtumire viza te blera me buken e femijeve dhe pasaporta fallco. Lamtumire barqe vaporesh per klandesitine dhe shtigje mali. Ka qene histori e dhimshme kjo e ketyre 20 vjeteve te fundit. Lamtumire.

Me çfarë fluturon ai që shkoka në Zyrih për 1 orë, mo njerëz? Se edhe BelAir-i që e bënte për dy, hoqi dorë... Tell me, pls!

Zürich-u nuk behet per 1 ore, anyway. smiley

Epo thashë, se në vendin e çudirave çdo gjë është e mundur.

 ju ngelet debatikasve te koheve te reja te fillojne dhe te bejne korrigjimet e duhura. smiley 

ndoshta nga aeroporti i kukesit behet me shpejt smiley

Me çfarë fluturon ai që shkoka në Zyrih për 1 orë,

me pras smiley

haha o dreq që slë gjë me ra mtok

Kush tha? Une per vete rashe pertoke me e taku po ajo hiç! Jo vetem me la me ra po as nuk e qethi fare me me ngrejte. hahahhaah

Eshte nje hap qe Ju krijon mundesine shqipetareve per ti mesur se Levizja e Lire ka kerkesa e rregulla qytetarie . Them se keshtu duhet vleresuar dhe vetem ne kete pike duhet vleresuar . Cdo eufori eshte e tepert . Dhe  kur asnjeri nuk e ka provuar praktikisht se c'permbajtje ka si procedure , them se nuk duhet nxituar per ta quajtur arritje . Me shume eshte nje SPROVE !

E per me teper nuk ka asnje dallim nga cilesimi Na Futen ne NATO , Na Liberalizuan Levizjen e Lire me afate , etj etj etj hapa qe do hidhen per tu integruar ne Europe . Do te ishte nje gje e jashtezakoneshme dhe me te vertete shpresedhenese per nje Shqiperi qe BEHET sikur te hiqej fjaleza NA para cdo Miratimi Europian

 

Ah tu befte dita njemije more Sali Berisha ishalla te ruan Allahu, marrç nga ditet...nga tonat jo domethene, po nga ditet e ndonje tjetri...

 Jo po arbitri i mbajti me hater, ne kishim lojtar te demtuar, fusha ishte me gropa, rrushi eshte i tharte etj etj. Po ndonje merite kesaj qeverie do ti japin kush? Kshu thjesht sa per sportivitet, jo per gje...

Kjo qeveri duhet thene se e ka jo nje merite por edhe dy mendoj .

Propozimi i k/ministrit Sali Berisha per miratimin e Ligjit te martesave GAY duke dhene shembellin te paret si KM , nuk ishte gje pa vlere per te mos thene e vetmja gje me vlere e analizuar ne KM ne keto 20 vjet dhe per 20 te tjera qe do kemi ne pushtet sahanlepires e hajdute !Kjo ishte nje .

 Ndoshta ndoshta e barazvlefeshme me vendimin per Importe Plehrash si Bulevardi kryesor nga do kalojne shqiptaret per tu punesuar e pasururar! Dhe me kete behen dy gjera me vlere.

Flas gjithnje per Vendime qe ka marre Qeveria jone te pa kushtezuara nga Europa !

 

Kjo qeveri po shkul nga themelet murin e izolimit

hahahha o mat i ri, kujtoja se ishe i ri per te perdorur citate te tilla, ose ndoshta disa forma s'vdesin kurre.

Për të hënën e bardhë dhe për të martën e zezë  Preç Zogaj | 07/11/2010 |

Ministrat e Brendshëm të vendeve të BE-së do të vendosin nesër datën e heqjes së regjimit të vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën. Sipas njoftimeve që janë dhënë gjatë muajve shtator-tetor, nuk pritën më surpriza. Qytetarët e Republikës së Shqipërisë dhe ato të Bosnjës do të mund të udhëtojnë pa viza brenda këtij viti në hapësirën Shengen. Pas kësaj, në hartën ballkanike të lëvizjes së lirë do të mbetet vetëm një "njollë" e vogël: Kosova. Por edhe Kosova do të bashkohet shumë shpejt me shoqet.

Vendimi për Shqipërinë dhe Bosnjën merret në një kohë kur janë shtuar e ngritur zërat kundër azilkërkuesve dhe punëkërkuesve nga vendet që tashmë e ushtrojnë lëvizjen e lirë. Shqipëria e kishte në disfavor këtë situatë, por Europa nuk mund të ndryshonte rregullat apo të shtonte të reja rrugës. Në këto kushte, Europa e ka parë të udhës të investohet në një formë tjetër për të frenuar dyndjen eventuale të shqiptarëve. Ajo i ka kërkuar qeverisë sonë të ndërmarrë një fushatë të mirëfilltë sqaruese me qytetarët për rregullat dhe kufizimet e regjimit të ri. Këta duhet të kuptojnë se lëvizja e lirë si privilegj ka anën tjetër të medaljes dhe mund të shndërrohet në telash dhe fatkeqësi nëse nuk përdoret drejt.

Fushata sqaruese, që ka njohur si protagonist Ministrin e Brendshëm zotin Lulëzim Basha , ka qenë e dobishme. Shqiptarët, në përgjithësi, e kanë të qartë se çfarë do të përfitojnë nga heqja e vizave dhe ku janë vijat e bardha ku duhet të kalojnë. Shqiptarët do të synojnë të nxjerrin maksimumin nga rrëgjimi i ri i lëvizjes së lirë. Nga ana tjetër, ka pak gjasa që ata të bien në pozitat e shpërdorimit të kësaj të drejte. Ndërkaq, si për të zhurmuar apo turbulluar efektet e fushatës sqaruese, vetë qeveria ka vijuar fushatën e himnizimit të heqjes së vizave. Qeveria është angazhuar ta shesë shtrenjtë në rrafshin politik si arritje të vetën.

Po të besohet rëndësia që i atribuon qeveria heqjes së vizave, shqiptarët do të duhej të niseshin pa humbur kohë për të prekur me dorë këtë mrekulli. Por koha e iluzioneve politike ka kaluar. Shumica e njerëzve e peshojnë drejt këtë zhvillim të ri në jetën e tyre. Ata e kanë të qartë se qeveria e ka me opozitën kur u fryn ashtu, me tepri, borive të fitores. E ka me opozitën ,por e ka mbi të gjitha me...të nesërmen, me ditën e martë, me datën 9 nëntor kur BE do të marrë një vendim tjetër për Shqipërinë, kësaj radhe të hidhur: nuk do të na jepet statusi i vendit kandidat, në përgjigje të aplikimit që ka bërë një vit e gjysmë me parë ne emër të qeverisë kryeministri Berisha. Me tam-tamet e festës për heqjen e vizave qeveria kërkon të mbulojë dështimin e saj për marrjen e statusit.

Nuk ka ndodhur gjer me sot që një vend aspirant të marrë nga Europa në harkun e njëzet e katër orëve një lajm të bardhë dhe një lajm të zi. Nuk është rastësor ky kombinim. Në të ardhmen do të kemi rast të thellohemi në domethënien e tij. Sot për sot, ndërsa jemi vetëm me këto dy lajme kundërthënëse, duhet të gjejmë mënyrën me të denjë si të sillemi me to, pa u bërë qesharakë në gëzim dhe njëherësh pa u bërë qaramanë apo të ligj në hidhërim.
E hëna është festë për qytetarët shqiptarë. Ka arsye që kjo festë të vazhdojë të martën, të mërkurën dhe në ditët në vijim.

Pavarësisht kufizimeve dhe shtrëngesave, heqja e vizave është një ngjarje me rëndësi të madhe në jetën e çdo individi. Është edhe një lloj medaljeje respekti dhe dinjiteti në familjen e kombeve të lira. Ne e dimë ndërkaq që ka shumë shqiptarë, të cilët e barazojnë heqjen e vizave me hyrjen në Europë. Nuk duam më tepër, thonë ata. Është e qartë se integrimi europian është një nocion politik, kulturor dhe intelektual i gjerë. Nuk mund ti gjykojmë për keq ata bashkatdhetarë që nuk e kanë ende pjesë të formimit të tyre këtë nocion. Por qeveria e di mirë se çfarë përfaqëson heqja e vizave në tërësinë e objektivave të integrimit europian.

Qeveria e di shumë mirë se jo vizat në vetvete, por integrimi na identifikon si popull që aspirojmë të bëhemi pjesë e familjes së madhe europiane. Qeveria i njeh mirë avantazhet që krijon integrimi në rrënjosjen e demokracisë në vend, në zhvillimin ekonomik shoqëror e tjerë. Është kjo dije që e shndërron datën nëntë nëntor në një ditë të keqe për vendin. Qeveria ka arsye të organizojë, të marrë pjesë dhe të gëzohet me masë në festimet për heqjen e vizave. Por qeveria ka detyrimin të shprehë hapur hidhërimin për refuzimin e statusit të vendit kandidat. Bashkë me hidhërimin, të marrë edhe përgjegjësinë.

Qeverisë nuk i lejohet të bëjë sikur s'ka ndodhur asgjë. Qeverisë nuk i lejohet të fshihet apo të bjerë në nivelin e gjykimit të cekët e të pafajshëm të një fshatari apo qytetari të thjeshtë që pandeh se me heqjen e vizave u futëm në Europë. Së fundi, qeverisë nuk i lejohet të ushqejë me iluzione mendësitë apo komentet antiperëndimore në Shqipëri, që sot janë shumë pak, por ëndërrojnë të bëhen me shumë nesër pasnesër.

Duhet ta themi se e marta e lajmit të keq nuk e eklipson të hënën e lajmit të mirë. Në kuptimin e efekteve të menjëhershme në jetën e individëve, heqja e vizave s'ka të paguar. Në kuptimin afatshkurtër e afatmesëm, heqja e vizave konkurron me arritjet kryesore të demokracisë gjatë këtyre njëzet vjetëve. Por vizat pa integrimin nuk mund të na çojnë larg. Prandaj them se qeveria duhet tua lerë festën e vizave qytetarëve-këta le ta zgjasin sa të duan- ndërsa vetë duhet të fillojë të merret qysh të mërkurën me zhbllokimin e integrimit. Si? Duke lexuar me kujdes motivacionin e refuzimit dhe duke reflektuar jo si deri me sot, me demagogji , por me pendim dhe pse jo me një ndjenjë turpi që një vend fqinjë si Mali i Zi pranohet, kurse ne jo.

Sipas informacioneve paraprake nga Brukseli tri janë arsyet e refuzimit të kërkesës së Shqipërisë: Korrupsioni, krimi dhe kriza politike. Vlerësimi i korrupsionit dhe krimit si pengesë e shndërron heqjen e vizave në një dhuratë për popullin shqiptar, pasi edhe te Udhërrëfyesi i famshëm lufta kundër korrupsionit dhe krimit ishin kushte për heqjen e vizave. Duket e çuditshme që Shqipëria i ka plotësuar këto kushte për atë që do të vendoset të hënën, por njëherësh nuk i ka plotësuar për atë që do të vendoset të martën! Shkaku tjetër madhor është kriza.

Pardje qeveria zhgënjeu edhe europarlamentaren Doris Pack që njihej si avokate e saj. Edhe miku më i ngushtë i kryeministrit Berisha do të zhgënjehej kur të shihte se sa të kërkuar e në hava janë argumentet që përdor ai dhe zëdhënësit e tij për të shmangur hetimin. Mjafton të shohim " shtesën" që hodhi në erë propozimin e zonjës Pack. Në emër të PD-së u kërkua të shtohej togfjalëshi " hetim sipas Kodit zgjedhor dhe kushtetutës".

Në pamje të parë duket sikur ky propozim vjen nga një grupim tepër legjitimist. Mirëpo edhe dashamirësja Pack, sapo hyri më brendësi të shtesës, e kuptoi se është një nga ato cicimicet e vogla që e fusin problemin në rrethin vicioz. Replika më e thjeshtë dhe më elementare me këtë shtesë është kjo: hetimi nuk bëhet në bazë të Kodit Zgjedhor, zotëri! Kodi rregullon çështjet e zgjedhjeve, jo të hetimit parlamentar të zgjedhjeve. Hetimi bëhet në bazë të Ligjit organit për Hetimin Parlamentar! Vetëm një korrigjim, vetëm një fjali. Nuk duhet me shumë për të shkuar nga cicmici te zgjidhja. Nuk duhet me shumë për të hequr nga rruga shkëmbin që ka bllokuar transparencën, zgjidhjen e krizës, vetë integrimin.

 Po te turbullojne, Xhib, sepse jane vendosur aty ku jane vendosur tabelat e tjera, qe udhezojne ata qe kalojne neper Tirane, tip... vazhdo ketej per ne Elbasan, ketej per ne spital, ketej per ne durres. Jane vene ngjitur me ato dhe me te njejtat ngjyra, vetem per reklame.  Pak corbe i kemi ne tabelat, shto dhe keto tani. Nuk vendosen reklama neper semafore e tabela rrugore, me ligj. Shto dhe faktin qe politizime te tilla e reklama te tilla vetem ne kohen e Enverit beheshin, dhe Berisha i ben keto reklama per gjithcka, here pas here, jo vetem per Vizat. Qofte per Naton... e di qe ka vendosur nje yll te Natos ne lulishten e qytetit studenti? C'eshte ky politizim keshtu? Edhe nje familjarit tim, demokrat i flakte dhe i angazhuar, ylli i NATO-s ne QS iu duk i tepruar. 

Me duket se ka ardhur koha per nje "civil disobediance" te dyte smiley

Pra egziston rreziku qe kur nje shofer shkon tek rrethrrotullimi te kujtoje se rruga e dyte e con ne Belgjike dhe jo ne Babru? 

Politizimi padyshim, plotesisht dakort me ty, dhe kundra politizimit, nga te dy anet. Linku im per ate artiklllin e Topit pikerisht ketu konsistonte, po ne anen tjeter te politizimit. Kanali me i madh televiziv thote (ne emer te nje qytetari) se tabela reklamuese/politizuese e Berishes per heqjen e vizave eshte kunder rregullave te qarkullimit rrugor. Te ben te perfytyrosh ndonje nen tek kodi tip:

Neni 27a: Nje dite para liberalizimit te vizave me Evropen ndalohet rreptesisht vendosja e tabelave me emra qytetesh evropiane afer kryqezimeve, rrethrrotullimeve dhe zyrave te permbarimeve.

Politizimi eshte negativ gjithsesi, por nga ana tjeter eshte i pashmangshem, te pakten deri diku kjo dhe ne vendet e tjera perendimore, ne te cilat vende s'imagjinohet dot te vere kryeministri emrin e vet tek fytyra e Nene Terezes, por ama as imagjinohet dot te mos mundohet te reklamoje/perfitoje nje ngjarje si kjo, apo cdo ngjarje apo arritje tjeter pozitive.

Nga ana tjeter, stuhite me artiklla (ketu e 6 muaj) qe analizonin pasojat negative te liberalizimit te vizave, 95% e te cilave gjenden tek PPU, shume syresh tek 'mos mungoni', jane qesharake; si te analizosh efektet negative qe peson njeriu kur pi uje, po duke patur parasysh qe ky njeri per te cilin ti tjerr lesh, ka tre dite pa uje.

Pavaresisht dhe pertej politizimeve, shyqyr qe erdhi kjo dite qe shqipet me ne fund te levizin si njerez ne Evrope, pa qene nevoja te presen ne rradhe si shkerd*ata dhe te paguajne kursimet e gjithe jetes per nje vize, apo te marren rruget e maleve dhe gomoneve.

Pra egziston rreziku qe kur nje shofer shkon tek rrethrrotullimi te kujtoje se rruga e dyte e con ne Belgjike dhe jo ne Babru? 

Ekziston rreziku qe kur eshte semafori jeshil dhe ti je duke kaluar, nuk ke kohe te lexosh tabelen qe te duhet, sepse me pare syte lexojnw keto. Dhe ligji e ndalon perdorimin e tabelave te qarkullimit per te varur reklama. Sa per artikujt me gjera negative per liberalizimin e vizave, vetem per inat te autoreklames se Berishes, gabim bejne qe i shkruajne, sepse kjo puna e vizave s'ka asgje negative. Per ne si popull eshte pak a shume si te kemi hyre ne BE.Por kjo lloj reklame pa piken e taktit, per cdo gje, na ka ardhur ne maje te hundes. E di sa here ne vit hidhen fishekzjarre nga ndertesa e PD? Sa here qe behet ndonje gje me rendesi per PD, e s'po them per fitore zgjedhjesh, por psh kur u zgjodh bamir topi president, kur miratohet ndonje ligj me rendesi per PD, a ku e di une cfare tjeter. Dhe fishekzjarre qe zgjojne Tiranen ne kembe, jo nga ata te thjeshtit. Po te shkosh te ndertesa e PD-s, gjate dites sheh rregullisht njerez me kostume dy tre numra me te medhenj, qe u varen menget deri te gjuri, floke pa krehur e pa lare, por lyer me xhel, dhe qe hapen bthesh si gjela deti e me dialekt qe s'ka burre nene t'i kuptoje. Berisha duhet ta kuptoje qe Tirana nuk ka vetem njerez si keta, qe hidhen pupthi per cdo gje te PD-s, por ka dhe qytetare normale. Keta, dhe sjellja prej njerezish te tille, nga e gjithe qeveria, ketu te vjen ne maje te hundes.

Mqns qendra e botes per shume peshq eshte Tirana, s'ka efekte negative kjo puna e tabelave, se tironcit dhe ata qe jetojne aty i dine rruget dhe pa pare tabelat. Ata qe s'i dine, ose jane maloke (mire tu behet nese ngaterrojne rrugen nga tabelat e Sales ... pa le qe u bene kta me pas makina!) ose jane refugjate (mire tu behet dhe ktyre se bejne aksidente), se te rretheve nga jugu kane leviz n'tiron qe ne kohen e xhaxhit, kshu qe dhe ata i dine rruget.

nqs njeriu don te gjeje gjera per tu nevrikosur, gjen pa problem kudo, aq me teper n'shqypni. Une gjithsesi s'do shkoja deri tek selia e PD (apo ps)  per te gjetur arsye per tu nevrikosur me nr e xhaketave te tyre smiley

te tjerat, do kaloje per pak dite dhe ky politizim, si cdo tjeter, dhe ajo qe do mbetet thjesht hyrje-dalje pa viza smiley

tashi, duke qene se sic thua dhe ti (dhe sic eshte afermendsh, obvious) qe liberalizimi eshte kaq i rendesishem per shqiptaret, si thua ti, do harxhojme energjite/komentet duke u gezuar per kete gje (ose ne heshtje xhanem) apo duke u ankuar per politizimin e pashmangshem?

une them me mire e para, ose e treta majtas, ajo goca brune

Shiko, eshte shkelje ligji... nuk e ka thene nje qytetar, por rregullorja e qarkullimit. Te vesh ne dukje nje shkelje te ligjit, sic eshte ajo e perdorimit te tabelave rrugore per reklama, nuk eshte te mos gezohesh per vizat. Te ankohesh per politizimin, prape nuk eshte te mos gezohesh per vizat. Te mos ankohesh eshte te mos jesh ne demokraci. Ti mbase e gjykon Tiranen qe atje e nepermjet tipave te peshkut e tipave te lajmeve, por shumica ketu, per keto tabela jane shprehur me t'i pare "ca bene keta, se lane nam." Dhe nuk e kam as me maloket e as me emigrantet, se te dyja palet e kane ne terezi tani per tani.

 Shiko, shume njerez kane nje nevrikosje te thelle per top-channel, por sic e levdonin para se te vinte PD ne pushtet, ashtu do ta levdojne prape kur te jete PD ne opozite. Top-Channel eshte kanal i madh dhe qeverite do t'i sulmoje gjithnje. Kur sulmonte Fatos Nanon, s'ishte kanal i majte. Tani top channel aty nuk ka nxjerre asgje negative per vizat, por thote shkoqur

"Përveç simbolikës dhe gëzimit për lëvizjen e lirë, prania e këtyre tabelave në rrugët kryesore të kryeqytetit mund të shkaktojë paqartësi për qytetarët të cilët lëvizin nëpër rrugët e kryeqytetit me automjete apo për vizitorët e huaj." 

 

 

 

 

Iksi, I don't think you get what I was saying, dmth kuptimin, jo fjalet.

Nuk ja vlen te tjerresh leshin kaq shume per inat te Berishes apo Rames ne nje dite/kohe pozitive si kjo. Sipas meje, anyhow. Dhe une me shume per muhabet me ty e zgjata kaq. smiley

E shumeta mund te besh ndonje koment sarkastik per keto politizimet si disa peshq me lart-e-poshte, se te rrime tani te merremi koment pas komenti me meritat gazetareske dhe guximin e Topit (qe sulmon qeverite, nenkupto antagonistet politike te Rames)  apo me Klanin qe drejtohet nga nje gazetar i hershem i demokracise dhe tani eshte Berisha TV, keto jane pese me hic, ose material per nevrikosje dhe orkester pa lidhje me temen ne fjale.

Them te kthehemi tek vizat, shyqyr u hoqen, rrofte liberalizimi, tushja dhe kutia e saj, poshte dimri dhe akulli ne rruge, rrofte tasqepabi dhe tava e dheut, poshte moj nga cairet e, etj. smiley

Po dhe une, per muhabet smiley Guximi i Topit do te shihet nese vjen Rama ne pushtet dhe se sa do ta qortoje. Per momentin, ngaqe topi eshte ne anen antiberishe, nuk e ka sulmuar Ramen, dhe me kete ka humbur pike. Por nese nuk e sulmon kur te jete ne pushtet, ka per t'i humbur fare. Media eshte pushtet i katert dhe ne raste demokracie shpesh ka kaluar ne pushtet te pare.

Tani normalisht qe gezohemi per heqjen e vizave. Keta shoket e mi po gezojne se moren vesh se ne Greqi ka alamet rumunesh me nga 20 euro... jo jevga te biblioteka. smiley Keshtu qe s'ka mbetur njeri pa u gezuar. Por dhe Berisha qe te rri para hundes ngado qe shkon, vallaj nuk durohet. Jemi popull i sapodale nga komunizmi, dhe jemi delikate me veprime te tilla prej propagande moniste smiley

Fatos Nanon e kane quajtur komunist, por ne tete vjet s'ka hedhur ndonjehere fishekzjarre sa here qe ia fuste Berishes me ligje, s'bente reklama me emrin e vet pa qene fushate. Kaq qytetari e kishte. Qytetari nga perfaqesuesit e popullit po kerkojme, asgje me shume. smiley

Dite e madhe pa dyshim. Urime shqiptareve dhe ishalla kjo gje u shton mireqenien. Lamtumire industri e falsifikimit dhe shitblerjes se vizave.

Atyre qe ua dedikojne kete ngjarje madhore Sali Berishes apo qeverise u rekomandoj nje vizite tek gastroenterologu.

Mendoj se meriten e ka Edvini,

Me greva urie.

                     me protesta,

                      te gjitha per liberalizimin.

E ke ndare ashtu sepse domethene eshte poezi kjo?

Po.

është,

poezi.

O njeriu xp.

nga Mati i ri.

vetëm ashtu si di ai.

Sepse komunizmi që thu ti Zotri.

as vargun

nuk e mbante në liri.

e bënte me rimë,

që për poezinë është vrimë.

E zezë.

Blozë.

Si një vozë.

Me gjizë.

Të prishur.

 

 smiley

Jo er mec, nuk e ka meriten as edvini, as berisha, as nano dhe asnje kodosh tjeter i politikes shqiptare i ketyre 20 viteve te fundit. Eshte thjesht rezultat natyral i evolucionit te politikes, ekonomise dhe strukturave europiane dhe boterore. E vetmja merite e berishes, nanos, rames etj. eshte vonesa, jemi te fundit ne europe, vrima e fundit e kavallit.

Megjithate festoni si te cmendur se aq jua pret rradakja.

 OK. Kjo eshte nje gje e mire per ne shqiptaret qe me ne fund te mos rropatemi maleve dhe deteve.Me ne fund edhe ne do jemi dinjitoze si gjithe te tjeret.

Nje gje une nuk e kuptoj perse nevojiten te shpenzohen gjithe ato leke per parrulla dhe budallaleqe te tilla.Per mua kjo tregon provincialitet dhe nuk eshte dinjitoze ne vecanti per politiken te festoje ne kete menyre.

 

me falni te prish festen: mos valle kosova do te jete tashme getoja e fundit e evropes?

 Kosovaret tani mund te marrin pasaporta shqiptare. Duhet ta kene shume kollaj, besoj. Gje e mire do te ishte. Por kam besim se Kosova do te shkoje shpejt drejt liberalizimit te vizave. 

Mund ti marrin nese debatiksi (dmth demokrati) Pone do ti registroje ne regjistrin kombetar elektronik. Megjithese mbi 30 mije kosovare jane te regjistruar ne kete regjister qe me zgjedhjet parlamentare te 2009-tes. Tani kjo pune kthehet ne biznes, biles shume fitimprures.  

Jo Jo se nuk i le Ditmir (qe vetem dite te keqija pafte) Bushati.

A ma shpjego dot njeri se si mund te jete aq kafshe ai sa te deklaroje se Europa po monitoron proçedurat e "marrjes se KOMBESISE"

O IDIOOOOOOOOOOOOOOOOOT, KOMBESINE nuk ka ngel tua japesh ti SHQIPTARVE TE KOSOVES se e kane fitu gjak.

Kurse ate per te cilen po fliste, SHTETESINE (qe s'arrin ta dalloje nga KOMBESIA), s'e kuptoj se pse ne duhet te tregohemi perhere me te tremburit e botes. Perse te gjitha vendet e rajonit kane bere ligje per dhenien e shtetesise per bashkekombasit e tyre qe jetojne jashte kufijve, kurse ne nuk kemi as guximin ta permendim zbutjen e procedurave per dhenien e shtetesise per Shqiptaret qe s'jane shtetas shqiptarë? Sot nje Shqiptar i Kosoves, ka te njejtat kushte me kinezet kurdet apo ku di une se cfare, per te marre shtetesine shqiptare.

Ky pervecse NJE TURP I MADH, eshte edhe nje PADREJTESI per te gjithe ata qe kane shkruar me gjak historine e ketij KOMBI.

guce po kjo rregullohet me ligj apo mund te pershpejtohet me nje dekret? nese do ligj, a ka mundesi te mobilizohen grupet aty per te 'lobuar' etj? si ke qene ti vete? sa i squt qe je mer dreq, ike nga fronsa ne kohe qe mos te te zinin deren dyndjet e liberalizimit smiley

 Une me "dajoshin", jemi doemos.." nen te njejtin flamur" per kete çeshtjee e merites  per vizat.Nuk i heq asnje presje atyre  qe thote.

Pa perjashtim te gjithe njerezit qe njoh une jane te lumtur qe u liberalizuan vizat. Fatkeqesisht per opoziten, shume njerez te permalluar per te pare te afermit e tyre, automatikisht ja atribuojne Berishes liberalizimin. Kjo eshte dicka qe e cmend opoziten dhe Edi Ramen i cili edhe kur uron per vizat, mban nje fytyre te vrerosur prej majmuni. Nuk diskutohet fare qe PD do mari perfitim shume te larte elektoral dhe kjo do te thote qe automatikisht dhe sistematikisht Ps-ja mos i njohi zgjedhjet as ne 2013 kur akoma sdo te jete zbehur efekti liberalizimit te vizave. Sa per ato persona qe tregohen cinike mund tju them qe jeni thjesht 10 a 20 morra interneti qe nuk ju mer ne llogari njeri keshtuqe vazhdoni lihni.

Po per deshtimin e aplikimit pasneser kujt ja japin meriten?

Kape fillin se te iku kape..

Vertete je aq naiv sa te kujtosh se po i rruhet shqiptareve tek deshtimi aplikimit? Shqiptari eshte pragmatist. Levizja e lire eshte dicka e prekshme. Aplikimi deshton kee vit dhe behet prape vitin tjeter pa merak. Ja sa te fusim pak Ramen ne brazde. Kape ti fillin tani...

hahaha po kush politikan shqiptare aplikoi per heqjen e vizave? Ndersa per statusin kanditat qe "s'po i rruhet kush" jam dakord une po ec i thuaji atij legenit qe shkoi dhe beri foto me aplikimin ne Prage dhe tipat si puna jote na cane trapin muaj rrjesht si Shqiperia u fut ne BE.

Evropa ju thote ju s'keni merit si klase politike, ky palla ben feste.

Armiku kudo, kapi armiqte kapi. Fillin Primo fillin...

 

 Dmth sipas teje, elektorati nuk do i japi merite Sales sepse paska thene Europa qe ska merite klasa politike? Me vjen keq po ja ke fut prape kot. Ke per ta pare ne zgjedhjet lokale efektin smiley

Ato reklamat e agjensive te fluturimit (ne foto) qe jane varur tek shtyllat e Pallatit te Kultures, normalisht dhe ligjerisht jane te ndaluara te vendosen aty. Edhe ne aspektin ekonomik, ato bien ne kundershtim me interesat e qeverise, interesa qe koinsistojne ne mbledhjen e valutes dhe jo shpernarjen/çuarjen e saj ne Europe.  Nese trapi Buall Mavria qe drejton qeverine, nga gezimi i jane errur syte, i bie organeve te tjera t'ia kujtojne se reklamat private jane te ndaluara te vendosen ne tempuj publike. Ne e dime tashme qe kemi nje kryeminister budall, s'kemi ç'ti bejme, por te pakten ata keshilltaret (si te zgjuar qe mbahen) a nuk mund t'ia kujtojne se ka ca rregulla qe e mban ne drejtpeshim shoqerine dhe institucionet.  

 

Preç Zogaj; ".... Pardje qeveria zhgënjeu edhe europarlamentaren Doris Pack që njihej si avokate e saj. Edhe miku më i ngushtë i kryeministrit Berisha do të zhgënjehej kur të shihte se sa të kërkuar e në hava janë argumentet që përdor ai dhe zëdhënësit e tij për të shmangur hetimin..." 

 Buall Mavria, ka zhgenjyer shumicen e atyre qe kane punuar me te, ka zhgenjyer shumicen e popullit, dhe kjo vjen nga karakteri i dobet i tij. 

Po ti or zotni me Precin meresh? Preci perdite vjell vrer e shkruan artikuj sepse duhet te justifikoje "rrogen" qe i jep Rama. Cna citon ketu artikuj te njerezve qe i kane lepire sumen Berishes, Nanos dhe tani Edit.

Besoj se per ty vlejne vetem ata qe ia lepijne sumen vetem njerit?
Ka plot si ata qe ke shkruar. Per precin s'e di, mbase ke te drejte. Por s'eshte e thene. Si preci eshte dhe besnik mustafaj, por ai s'me duket i tille.

Besniku nuk perpelitet perdite ne shtypin ditor duke nxire cdo gje. Besniku ka folur pak e sakte dhe i ka lene yndyre vetes. Per mua Preci po behet edhe me shume karagjoz se Ngjela.

 Si ka mundesi qe Preçi merr rroge nga Rama, kur ai gjer dje e mirrte nga Berisha. 

Pikerisht. Keto njerez qe e nderrojne pronarin shpesh nuk jane te besueshem. Ti mos ja qaj hic hallin Precit, se sapo te testoje nga do anoje varka do shkoje prape ti lepije doren Berishes. Leku eshte i embel dhe ta perthyen personalitetin.

 Ai rreshti i fundit i joti Primo, fatkeqesisht eshte i vertete, mirpo seç dyshoj qe ta kthyer Preçin nga Rama, sepse ai njihet si neutral/i paanshem. 

 Pjer, te shohesh ti se deri ku shkojne fijet e lekut nga te dyja anet politike, do cuditesh. Disa shiten per garazhde, disa per apartamente e disa edhe per me shume se aq, Fatos Nano ne nje liber te Nikolle Lesit ka thene pak a shume dicka te tille per Precin: I dhashe nje cope post atij legenit se mu lepi ne zyre dy ore.

Kur e kam lexuar ne fillim kete gje se besova por duke pare ping pongun e ketyre personave tani nuk kam me asnje fije dyshimi.

Nuk e kuptoni dot ju vellezer qe nen kujdesin e Kryeministrit Sali Berisha Zyrihu behet edhe me pak se nje ore. Na del se eshte i baraslarguar nga Tirana po aq sa edhe Ljubljana (sipas tabeles)

Nga Unaza, rruga për në Paris
07/11/2010 16:10

Nga Unaza, rruga për në ParisNë rrugët e kryeqytetit përveç tabelave sinjalizuese për automjetet, në krahë të tyre janë vendosur edhe disa tabela të cilat tregojnë drejtimin dhe distancën për në qytete të ndryshme të Europës.

Tabelat janë pjesë e fushatës së qeverisë për liberalizimin e vizave, por ato kanë shkaktuar konfuzion tek qytetarët e Tiranës.

“Sipas Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë keto tabela shkelin rregullat e qarkullimit rrugor”, shprehet një qytetar.

Ka nga ata të cilët shprehen se tabelat tregojnë që do hyjmë në Europë, por ka dhe nga ata qytetarë të cilët janë të paqartë për praninë e këtyre tabelave dhe ende nuk e kanë kuptuar qëllimin përse janë vendosur ato.

Përveç simbolikës dhe gëzimit për lëvizjen e lirë, prania e këtyre tabelave në rrugët kryesore të kryeqytetit mund të shkaktojë paqartësi për qytetarët të cilët lëvizin nëpër rrugët e kryeqytetit me automjete apo për vizitorët e huaj.

Turpi/Kryesocialisti shpërndan qarkore nëpër të gjitha bashkistë socialiste, që asnjë zyrtar të mos marrë pjesë në festimet për heqjen e

 

Nesër pritet vendimi përfundimtar për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë. Duke u konsideruar një ngjarje e rëndësishme historike, qeveria ka marrë masa që kjo të festohet sikurse e meriton. Përpos kësaj, Edi Rama, mësohet se prej ditësh ka shpërndarë një qarkore në radhët e anëtarësisë së partisë që drejton, sipas së cilës “udhëzohen” anëtarët e PS-së, që asnjë të mos marrë pjesë në festimet për heqjen e vizave.
Edi Rama, i njohur për paranojën e tij, atë të mosgëlltitjes së sukseseve të qeverisë për sa i përket integrimit në NATO e në BE, pasi u mundua të sfumojë anëtarësimin në NATO me protesta në ditët e kësaj vendimmarrje të rëndësishme, pasi prej muajsh me radhë u investua në shpifje dhe gënjeshtra mediatike “për mos-heqje vizash”, pasi këtë gjë prej disa ditësh po e bën edhe me “marrjen e statusit kandidat”, i ndërgjegjshëm se ai nuk ka aspak forcë të frenojë këto zhvillime, tenton të vetëkënaqet me urdhra që shpërndan ndër vartësit e partisë së tij, duke i ndaluar ata të bëhen pjesë e festimeve të këtyre ngjarjeve të rëndësishme historike. Kaq ka në dorë, pse të mos e shfrytëzojë këtë mundësi.
 

 nuk arrij takuptoje pse duhet te dalim te festojme se po hiqen vizat.ok te gjitheve na behet qejfi por qe te dalim ta festojme me koncerte me duket e eksagjeruar.edhe pak dhe do shpalin feste kombetare!nuk kam kuptuar as per naton c'ishte gjithe ai gezim

mua me ra ne sy qe distancat kohore shkruhen: 1:00'. Me duket mua apo apostrofa e minutave (') pas 1:00' eshte e tepert? Kjo menyre e te shkruajturit te kohes (1:00), me sa di, e nenkupton qe shifra para dy pikave (ne kete rast 1) tregon oret dhe shifra pas : tregon minutat. E shumta kjo menyre e te treguarit te kohes shoqerohet me fjalen ore (1:00 hrs, psh), por jo me '. Apo jo?

Self, vetem zoti e di se kush merret me krijimin e ketyre tabelave. Llogjika e thjeshte ta thote qe eshte dikush qe ka edukim dhe intelekt shume poshte mesatares, zakonisht tipar i militanteve kokegdhe.

smiley ose ose i ben zoti vete smiley

dajosh, tabeleberja, posterberja, etj, jane biznese shume fitimprurese ne shqiperi - sigurisht me lidhjet e duhura. nuk i bejne militantet, posteraxhinjte s'jane ne sherbim te qeverise, por qeveria ne sherbim te tyre.

Kuptova trop, bottom up business driven strategy, makes a lot of sense. smiley Po pse kot u mahnit Steve Forbes me gjeniun Berisha??!!

hajt vafshim te gjithe ne te europes smiley

 Po pse ne 8 nentor xhanem? Sa komuniste qenka keta te BE .Boo kush feston prape 8 Nentorin tani. smiley

e kan bo kastile me i bo qejfin Sali mjekercjapit, se atij i eshte mbush mendja qe edhe themelimi i PKSH -se ne 8 Nentor ka qene veper e tija.   smiley

he tashi pse genjen, mu psh me kishte marr malli shum te festoja 8 nentorit smiley

kam edhe 1 bluze ne shtepi me shkronjat "8 nentor" siper. ti fus nje te ngjyrosur blu e behem fiks

FUNDI I BURGUT QE PREJ 1479. PAS 531 VJETESH.

QOFSHI TE BARDHE, si thote populli jon.

sa qejf, do ngelen pa pune ato kurvat dhe ata koqet qe punojne ne seksionet konsullore, o ca qejfi qe vdekshin ishalla.

PS. Me perjashtim te Artit 

o swedo, po more vesh per ndonje nga ato k..... qe ka ngel pa pune, hudhe kenej nga une se e punesoj menjehere! 

Kush eshte kjo Arti se me bone kurioz? 

Eshte ai cuni qe punon te seksioni konsullor te ambasada hollandeze. i vetmi qe edhe kur te thote qe nuk e merr vizen, te sqaron me aq profesionalizem, qetesi e dashamiresi si ti plotesosh dokumentat heren tjeter, saqe te duket si kur je ne ndonje zyre konsulence ne Islande. 

Se harrova, ato si ha as qeni mer se jane mortje dhe nga pamja pergjithesisht, ku do me i cu? smiley

ama ke ajo ambasada e qelbet hollandeze ku dun 3 muj me thene e merr apo se merr mre.

te 10sha dhe artin pra , megjith pytjet e sterzgjatme qe bon

hajt ne te europes dhe arti smileysmiley

ai s'lu anej se osh tek pull smiley 

Do kenë prapë punë dhe ata, me studentët, me stazhierët...

E keqja eshte qe ata frymoret qe puneson amabasada britanike do vazhdojne t'ja shpifin robve. Njerez me te ndyre sme kan zene syte, do kete vuajtur goxha ambasada britanike ti gjej aq te ligj.

Pavaresisht dhe pertej politizimeve, shyqyr qe erdhi kjo dite qe shqipet me ne fund te levizin si njerez ne Evrope, pa qene nevoja te presen ne rradhe si shkerd*ata dhe te paguajne kursimet e gjithe jetes per nje vize, apo te marren rruget e maleve dhe gomoneve.

 

Ishte nje kohe xhib, para se vinte ne pushtet shoku Tarrasi me shpurren e tij te kuqe e para se ai te pasohej nga kelyshet e tij te ndare ne dy parti, kur banoret e shtetit Shqiptar kishin mundesi te leviznin mese te lire ne Europe, me dinjitet e rrespekt, pa u rropatur maleve, mbytur deteve apo poshteruar konsullato-ambasadave.  Kete mundesi e shfrytezoi dhe shoku Tarras ne 1930-ten ku i veshur kreko, mori pamporin e zbarkoi ne Bari si zotni pa e rrahur ndonje karabinier e pa e futur me ndonje kamp, e mbasi u drekos e darkos dhe u cplodh tek antizogistet e Italise (te cilet me vone do ti qeronte nje nga nje), fap u hodh per ne Montpeljer.  U deshen 65 vjete qe kjo mundesi t'iu jepej perseri shtetasve te shtetit Shqiptar, dhe eshte nje gje shume pozitive ama te mendosh qe sot ne 2010-ten ngrejme ne qiell dicka qe gezohej prej atyre shqiptareve para elektrifikimo bonifikimo c'analfabetizimit komunist eshte dicka shume e deshperueshme.

Qartesisht. Mendojne se fillon historia e shqipareve me historine politike te tyre. Dikush shkruan qe pas 1470 me ne fund shqiptaret.... Dengla!

Harrojne qe shqiptaret kane levizur te lire me shekuj. Stambolli, Bukureshti, Kajro, Sofia, Selaniku kane qene qytete te tyre ku jo vetem kane levruar tregetine te lire por edhe ushtruar intelektualizmin e tyre.

Nen mbreterinee Zogut pasaporta Shqiptare ishte nje lehtesi kalimi po aq sa edhe ajo Austro Hungareze e Franceze. Tregetaret e cdokush kishte mundesi finaciare kalonte pertej detit e kufive tokesore me nderin qe i jepte shteti i vet.

I vetmi burg i tyre ka qene 1945-1990. Dhe keto 20 vjet ishin pasoje e lirimit te te burgosurit te cilin pasoja e kishte degraduar sa nuk arrinte te kuptonte qe ishte ne burg e mbahej prej te veteve.

Sot nuk behet asgje, vecse u thuhet shqiptareve "jeni te lire, te nderuar po aq sa ishit para 1944-es".

 wow tani e pashë atë reportazhin e Topit për tabelat. Sa të forta paska! Katunarllik i paparë! Me vendos tabelën tek semafori. O none thuaj.

 

Europë për të tërrë oreeee Jul!!!!

E kishin mush bllokun sot ne mnjes me tabela, mrroklla e cinglamingla "europiane". Do e bejme beli ne qe jemi katunare, delenxhinj, e budallenj

po he mo ju qe jeni atje tani te pakten, inkurajoni evgjiterin ti shkul e ti shes per skrap, se na turperuan keta qafleshe europianiste nato-ist, me mitingje e tabela, lame koqen e namit.

edhe bullgaret, edhe rumunet festuan. Ne s'duhet te festojme hee? Hajde mendje hajde, kush le te festojne. Pastaj, eshte plotesisht e normale qe heqja e vizave te shfrytezohet politikisht. Ka apo ska qejf noi njoni, vizat gjate qeverisjes Berisha u hoqen.

Me kta esht dhe pune m.. se po ti marr ti shkul bashkia tani ato tabela qafleshesh injorant, e akuzojne direkt si anti-natoiste, anti-europiste, ate duan, e pike e zeze ce ka gjet ate popull me injorancen, paska qene gjeme e madhe.

                MURI

U shemb ai mur nga themelet,

Ai mur i mallkuar qe ndertoi komunizmi,

Ai mur ku njerzit gjenin vdekjen,

Ai mur tmerri e trishtimi.

 

Nuk do te vrapojme,

Rruge pa rruge, shkrepe me shkrepe,

Jeten tone nuk do ta gllaberoje,

Me dallget e tij, i tmershmi dete.

 

U larguan ato rete e zeza,

Qe na mbajten ne erresire,

Nuk ka mure, bunkere e tela me gjemba,

E gezofshi o shqiptare lirine.

Hajd o Mat pa ta dije ti c'dmth liri !!

Nese shenjat me te pastra te komunizmit qe ka mbetur ende mes nesh, ndiqni postimet e Matit. O shoku, iku komunizmi. Jemi ne vitin 2010. Mos bej me vjersha "Xhaxhi Enver, i ke duart me sheqer" e ta zevendesosh fjalen Enver me Sali, se s'ka ndryshim ne thelb. Ose te pakten bej poezi prej verteti. Ose te pakten me rime. lol I paska vene dhe titull.

Po c'mur o Mat?

Une i paguj rrreth 700mije leke ne muj taksa e sigurime shoqerore ketij shteti idiot. Per te mos fol per 20% tvsh qe me ndjek hap pas hapi qe kur blej uje e deri te letra e bythes. UNe ngushellohem se them do behet dicka e mire. Keta mi marrin e mi bejne rrush e kumlla per te bo propagande te tipit 1 Maji ne kohe te xhaxhit. Kjo s'durohet fare!

Te vjen per te vjelle te lexosh disa komente te cilat perpiqen te zhvleresojne sadopak kete ngjarje nga me te medhajat per popullin shqiptar.Keto mendje diabolike nuk shohin dot me tej se selia e partise se tyre ish komuniste dhe jane gati qe t'i quajne tradhetare te gjithe shqiptaret qe se afermi do te jene te lire te kalojne kufirin si qenie njerezore dhe jo te percmuar.Une personalisht nuk shoh nje tjeter ngjarje ne historine e Shqiperise qe t'i ngjasoje kesaj te sotmes.Hapja e kufijve eshte nje enderr e cila ende nuk po besohet se eshte arritur pa pickuar me pare veten per te vertetuar se eshte nje realitet i mrekullueshem.Nuk kam per te dale me vrap jashte shtetit,madje edhe kur te dal do te qendroj vetem disa dite sepse nuk e kam te nevojshme me shume,por kjo nuk me ndalon ta perjetoj sikurse eshte kjo ngjarje.Ky vendim qe merret sot na ben te ndihemi qytetare te barabarte me qytetaret europiane.Ky vendim jua heq armen e percmimit ca ambasadoreve dhe konsujve qe u shenderruan padrejtesisht ne sheike me paret e hallexhinjve shqiptare.Ata nuk do te kene me luksin te na i kthejne pasaportat bosh edhe pasi paguanim taksat per vize.Arta na vidhnin dhe kete nuk do te mund ta bejne me.
Urime gjithe shqiptareve!

Ora, Ikspi, Tironsi, pse po ju vjen kaq keq qe shqiptaret po fitojne lirine e levizjes se lire? A nuk ju vjen keq per gjithe ata qe kane gjetur vdekjen nga ikja ilegale neper male, neper skafet e vdekjes, nga plumbat e ushtareve greke.

Per te gjithe ata mijera shqiptare te pushkatuar nga regjimi komunist pa gjyq, per arratisje e tradheti ndaj atdheut.

ORA me vjen shume keq, qe  nuk e kupton ti fjalen liri, ti qe po jeteton ne nje nga vendet me demokratike.Nuk ta di as moshen, as si e ke perejtuar ti diktaturen me te eger komuniste qe kaloi populli shqiptar.

Nuk ka ikur komunizmi i nderuar Ikspi, ai perfajqesohet nga ish ministri i mbrendshem i Ramizit qe ne vitet 1990-91 urdheronte vrasjet pa gjyq ne kufi,  ky eshte           G Ruci qe i ben thirrje popullit te ngrihet ne revolucion komunist.

Ne kapitalizem shteti mbahet me taksa, ne komunizem mbahej me punen vullnetare te popullit qe cfrytezohej si skllav. C'lidhje kane vizat me taksat e tua.

700 mije ne muaj? bravo te qofte paske goxha bisnes, te uroj suksese.

 Mua, meqe me ke permendur, me behet shume qejfi per vizat dhe eshte nga arritjet me te medha si popull. Gje per t'u dukur para botes duke festuar nuk shoh, duhej te ishte bere me perpara dhe jemi shume vone. S'ka gje per t'i falenderuar europianet qe s'po na poshterojne me. Nder vetes po u bejne ata, qe te mos u shkojme me ilegalisht. 1\3 e popullit shkoi, me apo pa viza.
Jo po hajde te dalim si me Bushin, te leme nam ne gjithe boten duke bertitur si karagjoze. Komunizmi nuk ka ikur vertet, duket te propaganda e stilit komunist e te mendjet komuniste qe bejne rreshta idiote qe i quajne vargje. Taksa paguaj dhe une si Tironsi, ne mos 700, 200 ne muaj i jap bashke me bashkeshorten. Dhe nuk i jap per idiotesi. Kapitalizmi mbahet me taksa. Jo te shperdorohen taksat per freskun qe i ben Berisha vetes. Ai eshte arsyeja qe u vonuan vizat. Ai eshte i pari qe s'ka gje per te festuar. Pa Berishen, vizat do te ishin hequr qe ne vitin 1998. Per ata qe shkuan maleve ilegalisht, nuk me vjen dhe aq keq. Ilegalisht. Dihen rreziqet. Prej tyre s'na jepnin viza ne te tjereve qe aplikonim si njerez te ndershem. Ketu s'po vdisnin per buke. 

Komunizmi nuk ka ikur vertet, duket te propaganda e stilit komunist e te mendjet komuniste qe bejne rreshta idiote qe i quajne vargje.

 

 

 

Mendimi im personal eshte se politiken shqiptare ka 20vjet qe e udheheq PPSH, e ndame ne dy pjese PD dhe PS.

PD u krijua nga intelektualet liberale ne bashkepunim me studentet.

PS vetem ndryshoi emrin ne kongresin e 10 te PPSH-se me idene e Ramizit qe donte te qendronte perseri ne pushtet.

E DJATHTA, nuk ekzistonte ose ishte e minimizuar, e djathta u burgos u vra e u shkaterrua nga diktatura.Edhe ato parti te djathta qe u krijuan ne radhet e tyre infiltruan ish sigurimsat.

 

Nuk jane idiote ato vargjet qe shkruajta, idiote jane thirrjet e opozites per demostrata e revolucione komuniste, idiote ishin thirrjet e Rames kur thonte se mos aplikoni per karta identiteti se do ti bente falas kur te vinte ne pushtet.

Cila nuk eshte e vertete ne vargjet e mia, a nuk shkonin maleve ne te ftohte shqiptaret? A nuk jane mbytur ne dete qindra shqiptare?A nuk jane vrare ne kufi me urdher te R Alise dhe ish minisrtit te mbredshem G Ruci ne vitet 90-91?

 

A i ben falas grvat e demostratat E Rama?

 jam shume dakord me ty

Kjo eshte dite shume e madhe Mato, nuk po thote njeri gje. Une jam shume i gezuar. Sinqerisht! E di qe nuk beson kollaj sepse ju ka hyre dyshimi ne gjak, po qe te ta mbush mendjen, po te them qe kjo eshte pothuajse e gjithe merite e Sules. Dhe bravo i qofte, e hallall i paste votat qe do i marre me shumice besoj une pas kesaj. Por kjo nuk i jep te drejte te shperdoroje fondet e buxhetit per kesi palacolliqesh qe ndikojne vetem per keq, si ne Shqiperi ashtu edhe per syte e europianeve. Mendo se si do reagoje ti sikur ne t'i hiqnim vizat Moldavise bie flaja de te shihnim qe ata festonin per kete. A nuk do t'i percmoje ti ata qe gezojne me dajre e tam tame se t'i po u hap deren? Une thjesht po kerkoj me shume dinjitet, kaq. Me kete nuk dua fare te zhvleresoj kete arritje. Zhvelersimin e bejne keta qe sajojne keto metoda reklamimi per veten.

Sa per taksat, nuk kam biznes, por bej dy e nganjehere edhe tre pune, prandaj me dhimbsen. Taxat nuk kane lidhje me vizat, por ato banderola e tabela idiote jane bere me leke. Ato leke une i jap me deshire (nganjehere edhe pa deshire fare smiley  ) per shtetin tim, po jo qe te veri Sula cingla mingla neper rruge. Po me duket vetja si ne fillore kur mesueset na detyronin te blinim ato fletoret me ngjyra per te zbukuruar klasen me raste festash. Eshte turp te sillesh keshtu me njerezit.

Megjithate, mbase une kerkoj nje dinjitet qe ne tek e fundt nuk e kemi e s'kemi pse shtiremi. E fundi i fundit ne do mileti te festoje le ta beje, por edhe festa e ka nje limit. Te shohesh ti sot se c'kane bere neper rruge, edhe vete do thoshe e paskan tepru.

 

+1.

kur u ktheva dje ne Tirane, duhet te shpija nje porosi ne rrugen Andon Zako Cajupi... po ku ta gjeja se, vija rrotull neper Tirane, po te gjitha rruget me conin ne Rome, ne Madrid, ne Amsterdam.... po asnjera atje ku doja une... meqe ra fjala, ku bie rruga A. Z. Cajupi?

S'dilka direkt. S'do ky Rama qe poplli te levizi lirshem smiley 

Eshte rruga sa kalon shkollen 11 janari, kur je nisur per te Emin Duraku

Rrofsh, tirons.

 

 Diku prane stadiumit Dinamo...

 

He mer dhe ju, sa te cuditshem qe boheni mer jahu. U coroditet me i llaf nga ato tabelat qe do rrine 3 dit aty! Serjozisht e keni? LMAO

Problemi qe kane peshkistat qe konsiderohen te majte me peshkaret qe jane te djathte, eshte se kta te funit nuk gezojne per vizat,por per suksesin e qeverise...smiley

Me ne fund pa viza drejt EU

U hoqen

Vizat, BE heq vizat për Shqiperinë e Bosnjën Vizat, BE heq vizat për Shqiperinë e BosnjënTIRANE- Këshilli i Ministrave të Drejtësisë dhe Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian miratoi sot në mesditë liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën. Vetëm pak orë para marrjes së këtij vendimi që cilësohet historik nga autoritetet e vendit, Tirana u vesh me flamuj, banderola dhe tabela që njoftojnë ngjarjen e shumëpritur për shqiptarët.

Në takimin që filloi ne Bruksel sot në orën 11.30, ministrat votuan unanimisht "pro" vendimit të shumëpritur për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Megjithatë vendet e Bashkimit Europian të cilat bëjnë pjesë në zonën Shengen kanë marrë siguri nga Komisioni Europian se Brukseli do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në këto vende, që përfitojnë nga heqja e vizave. Liria me viza do te jete per 3 muaj, me pas per shtetasit qe shkelin rregullat do te kete penalizime. Levizja do te jete per cdo shtet te zones shengen, pervec Britanise dhe Irlandes.
Komisioni i BE-ja i ka kerkuar te Tiranes dhe Sarajeves tua bejne te qarte qytetareve te tyre se udhëtimi pa viza nuk është një biletë për azil ose qëndrimi në BE, pas problemeve qe u perball Europa me azil-kërkuesit të Maqedonisë vitin e kaluar.

Tirana pret vendimin me feste
Pa dyshim qe vendimi per liberalizimin e vizave po pritet me feste ne Tirane. Kjo kuptohet edhe pasi nje dite para vendimit, kryeqyteti shqiptar eshtë zbukuruar në pritje të vendimit për liberalizimin e vizave që u mor sot nga ministrat e brendshëm të Bashkimit Europian.
Përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur banderola dhe tabela që njoftojnë ngjarjen e madhe dhe të shumëpritur nga shqiptarët me emrat e kryeqyteteve kryesore të Europës. "Berlin 1334 km", "Zyrih 1117 km", "Milano 971 km", mund të duken si reklama të agjencive turistike, por në fakt janë tabelat e vendosura në çdo kryqëzim të kryeqytetit, që lajmërojnë udhëtimin pa viza drejt destinacioneve europiane.
Në qendër një tabelë e madhe tregon largësinë e një fluturimi me avion nga Tirana drejt kryeqyeteteve europiane ndërsa në udhëkryqe krahas shenjave të sinjalizimit janë vënë edhe tabelat që tregojnë distancën nga qytetet dhe kryeqytetet europian shoqëruar me shënimin " Pa Viza ".

Ne cdo shtylle sot tunden flamujt blu te BE, ndersa eshte vendosur që festimet të zhvillohen të martën në mbrëmje ku në sheshin “Nënë Tereza” po aktualisht po ndërtohet një skenë gjigande ku do të mbahet një koncert, ndërsa do të ketë edhe projeksione të ndryshme në universitetin e Tiranës.

(e.n/d.b/news24/BalkanWeb)

Amen !

ta gzoni smiley

1 , 2 , 3 hajt pra a po del kush te ankohet se u hoqen vizat smiley aman shtoni ndonje POR  smiley

 smileysmiley

quhet terheqje strategjike

U hap shampanja andej nga ju, Ceno? smiley

une jam kendej nga ju, gabimisht del andej nga ju smiley

puu ma kishin heqe POR/in se e gjeta nje

ja po ve nje POR tjeter: Zgjedhjet ne Greqi , socialistet kryesojne smiley

 

U liberalizuan dhe vizat smiley. Hajt gezuar.

Pune e madhe po s'na futen ne BE qe tani, ajo eshte per politikanet. Kjo eshte per ne. Ishalla mbledhim ndonje lek per vit te ri e te ikim gjekundi. Andej nga Italia e kam fiksim, por c'e do qe familjaret e mi e kane syrin per ne Greqi. Do t'ia kepus vetem.  Ishalla na i liberalizon dhe Amerika, pasi te shohin qe s'do t'i ndodhe gje Europes se na i liberalizuan. 

p.s

Kush duron Berishen tani derisa te ngjiret... po ishalla ngjiret shpejt dhe ishalla s'dalin maloket e zakonshem me makina duke i rene borise e me flamuj te PD-s.

 Urime te gjithe shqiptareve kudo si ndodhen! smiley

Biletat e avionit ne dore tani dhe me mend ne koke e na nderoni, mos na beni te ulim koken per kete gezim kaq te madh (te pakten azil politik mos kerkoni se nuk jua jep njeri smiley )

Ne fakt, duhet te kene me shume kujdes keta gazetaret e qelbur qe kemi, qe ekzagjerojne lajme per cik vemendje. JAm i sigurt qe do te japin lajme te stermadhuara abuzimesh me vizat, kot per sport. Uroj te tregohen me mend ne koke gazetaret, qe edhe sikur te ndodhin vertet abuzime, te mos i japin ne lajme. 

 Xpi, nuk kane pune gazetaret ketu. Kane pune keta politkane k..rva qe i kane rene per hise atij vendi qe politiken e bejne ne kurriz te fakireve.

Mesazhi qe duhet te jepej sot anembare Shqiperise duhet te ishte: Gezoni per kete dite (une nuk do te thosha te shenuar, por te merituar) dhe gjithashtu ktheni koken mbrapa e kujtoni gjithe kalvarin e perpjekjeve, te te persekutuarve, te vrareve, te mbyturve, e te gjymtuarve. Nderoni kujtimin e tyre me nje sjellje sa me qytetare, rikujtojini botes se kjo e drejte e mohuar nuk ishte shkak i mungeses te qytetarise apo europianizmit tone por pasoje e sitemit te kaluar dhe politikqeneve topalle te paskomunizmit! 

Gjithsesi, secili eshte i lire te festoje si tía ndjeje e bardha zemer. Shpresoj qe e nesmermja tí gjeje te gjithe me mendje te kthjellet! Rrnofte levizja e lire! Rrnofte Shqypnia!

omigod...

GZUAR LIRINE

U R I M E ! ! ! ! ! !

P.S. Sala tashi te boi noi gjo per te fut fluturimet Low Cost.

tani qe u liberalizuan vizat ne emigrantet kaq te stigmatizuar ne vendin tone, tashme do marim nje vleresim tjeter;  guida turistike low cost!!

eee c'do na hapin pune kto vizat smiley !

 Une them t'ju vene viza per ne shqiperi, si denim qe prej disave nga ju na kane denuar me mungese vizash, se kur iknit ne fillim, iknit keq dhe bete te mos na japin viza aq lehte. smiley Flas per ata qe iknin keq e na nxoren namin, kuptohet.
Emigrimi eshte plaga e trete me e madhe e shqiperise, por qe tani po mbyllet. Plage sepse iken ekstremet dhe njerezit me aktive, ekstremet e njerezve me aktive  dobiprures dhe ekstremet e njerezve me aktive demprures. Dobipruresit pak bien ne sy ne boten e madhe e plot emigrante te tjere me pervoje, dhe shumica e kane cuar talentin dem andej. Dempruresit paten mjaft sukses, dhe ndikuan qe te mbulojne me llum edhe punen e dobipruresve. Ketu mbeten ata pa te meta e pa merita, por qe jane jo-aktive, qofte ne dobiprurje, qofte ne demprurje.

Plage e trete, por qe po mbyllet, dhe sot mori nje qepje te mire. Plaga e pare eshte varferia qe la komunizmi, dhe plaga e dyte jane politikanet e pare postkomuniste. Duhen mbyllur keto tani.

Sindromi serb i festimit të dështimeve
 Nga Mero Baze
Një spot qeveritar ka filluar të numërojë ditët mbrapsht deri më 8 nëntor, kur pritet që Brukseli të japë dritën jeshile për liberalizimin e kushtëzuar të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën. 8 nëntori është një datë e anatemuar në historinë e Shqipërisë, pasi ka të bëjë me themelimin e Partisë Komuniste Shqiptare, regjimi i së cilës izoloi Shqipërinë nga Evropa për 50 vite dhe la pasoja të rënda në mentalitetin e shoqërisë shqiptare për Perëndimin.
8 Nëntori i vitit 2010, 69 vjet pas themelimit të Partisë Komuniste shqiptare, në të vërtetë ndryshon historinë e kontaktit të shqiptarëve me Perëndimin, por duket se po ripërsërit si në një film bardhë e zi patetizmin e komunistëve, me të cilin u përpoqën të mbulonin izolimin real të Shqipërisë.
E vërteta e hidhur është se më 8 nëntor shqiptarët e thjeshtë, ata që ende nuk kanë pasur mundësi të lëvizin pa viza, do të lëvizin të lirë në Evropë, por atdheu i tyre, Shqipëria, do të refuzohet një ditë më pas, që të bëhet kandidate për familjen evropiane. Nëse liberalizimi i vizave është një projekt evropian, për të cilin Shqipëria aplikoi bashkë me vendet e tjera të Ballkanit dhe i humbi të gjitha trenat, deri sa e ngarkuan me zor tek treni i fundit, projekti për integrimin e Shqipërisë në Evropë është një projekt shqiptar dhe një vendim strategjik i kombit shqiptar, për të cilin do të marrim lajmin e hidhur më 9 nëntor.
Pra, më 8 nëntor kanë të drejtë të gëzojnë qytetarët shqiptarë që ende nuk kanë viza dhe që për shkak të një politike vizionare të Bashkimit Evropian do të përfshihen në lëvizjen e lirë. Por bashkë me këtë lajm Bashkimi Evropian do të refuzojë projektin shqiptar për anëtarësim në BE, që është në të vërtetë strategjia jonë kombëtare, e dështuar prej qeverisë. Sali Berisha, i cili iku si i ndërkryer me një dosje nën sqetull në prill të vitit 2009 për të aplikuar në Pragë, me shpresë se do të gënjente shqiptarët para zgjedhjeve se po fuste vendin në Evropë, i bëri shumë dëm këtij vendi duke e ekspozuar atë si një vend të paaftë për të qenë vend perëndimor.
Së pari, duke aplikuar kundër këshillave të të gjithëve, atij iu desh të blinte shtrenjtë pranimin e aplikimit, duke nënshkruar me kryeministrin grek paktin për kufirin detar dhe më pas duke hyrë në pazare ordinere me presidentin francez, për blerje helikopterësh nga Franca, skandal që po hetohet nga qeveria amerikane. Berisha bëri ç’është e mundur ta paraqiste iniciativën e tij si historike dhe që do të pranohej nga Evropa dhe kështu do ta vlente kostoja e lartë me të cilën ai po bënte fushatë elektorale me aspiratën evropiane të shqiptarëve.
Gjithçka u shumëzua me zero. Shqipëria nuk do të jetë më 9 nëntor kandidate për anëtare në Bashkimin Evropian. Shkaku është krimi, korrupsioni dhe kultura e konfliktit politik në Shqipëri. Kaq do të mjaftonte që çdo qeveri të jepte dorëheqje, pasi është një qeveri e refuzuar nga Bashkimi Evropian dhe është nën standardin e shteteve thuajse private si Mali i Zi.
Së dyti, dështimi i Shqipërisë për të qenë një vend kandidat për Bashkimin Evropian, po përpiqet të justifikohet nën zë nga politika zyrtare si zhvillim pozitiv, pasi sipas saj, një anëtarësim në BE do rriste shumë detyrime për qeverinë dhe qytetarët, dhe se ne nuk qenkemi gati për këtë. Po të flasësh këto ditë me zyrtarë të qeverisë apo njerëz të pushtetit, që nuk dinë si ta justifikojnë dështimin, ta paraqesin si zhvillim pozitiv faktin që sot s’jemi vend i BE, pasi detyrimet qenkan shumë të mëdha. Kjo në të vërtetë rrezaton mentalitetin real anti-perëndimor të qeverisë dhe shkakun pse ne sot jemi nga vendet e pakta në rajon që po refuzohemi nga Bashkimi Evropian.
Dhe së fundmi, është cinike që më 9 mars, ditën kur qeveria duhet të jap dorëheqje për refuzimin që i bën Bashkimi Evropian, ajo të festojë. Ky është një karshillëk i rëndë ndaj Evropës, një veprim meskin, që do të rrisë perceptimin se ne jemi një vend primitiv, që po festojmë refuzimin që i bën Evropa qeverisë sonë, njësoj siç festojnë serbët betejat e humbura. Dhe duket sikur u bëhet thirrje shqiptarëve të ikin një orë e më parë në Evropë, sapo të përfundokjë numërimi mbrapsht nga spotet e qeverisë, meqë Evropa nuk na pranoi si shtet, por vetëm si turistë.

Urime te gjithve, ne rradhe te parë atyre që kanë halle spitalesh.

fh, kjo puna e spitaleve eshte icik e ekzagjerume. Me sa di une ky hall ka pas qene i zgjidh me Turqine qe eshte edhe low cost. Besoj Europa eshte shume me e shtrenjte. Sidoqofte per ata qe e kane takatin per tu vizitu n"Europe esht gje shume e mire.

kom pershtypjen se sevap bohet edhe per ato qi kon kalamojt ne Itali, Francet e ku di une.

N'vazhde te udhezimit nga zyra e mrrokut smiley po munohem me i shpjegu kolegut se çmanovra duhet te kryte robi per i vizite a nderhymje kirurgjikale jashte. se esht pas dash marr leje e forte edhe per kto pune.

eshte nje option ama

pastaj ketu ne privat sherbimi shendetesor eshte sh shtrenjte

plus ka nje mosbesim masiv tek sistemi diagnostikues ne shqiperi,si privat, si shteteror. Vallai leke per te be nje checkup ne itali a greqi pale dhe i gjejne robt, sesa sorrollaten duke i bo nga 100 here analizat ne shqiperi

Heqja e vizave eshte nje hap me teper qe behet ne drejtim te normalizimit te jetes se shqiptareve si shume hapa te tjere, anetaresimi ne OSBE, Keshillin e Europes, NATO etj. Por ky normalizim eshte normalizim me te tjeret jo me veten tone. Normalizimi me te tjeret eshte formal nuk eshte substancial. Ne po adoptojme normat formale te te tjereve (shume mire) por nuk po merremi me normat tona substanciale. Ne OSBE si gjithe bota, ne KE si gjithe bota, ne NATO si gjithe bota dhe ne BE si gjithe bota. Po ne Shqiperi a do hyjme ndonje dite?

 Lajm shume, shume i mire!

Ju ftoj t'gjitheve qe si perpjekje kolektive t'gjejme kohe me reflektu per vujtjet e mijera njerezve per me gjet nje vize, per vujtet e robve neper male e neper det, si edhe per ato qindra jete t'hupme duke u mundu me ik' jashte shtetit, qe per 1944-es e k'tej.

Ju ftoj gjithashtu, si perpjekje kolektive e t'gjithe antareve te Peshkut, qe t'gjeni nje sekonde me i  shpjegu fmise, komshise, kolegut etj, ca kena heq per pune vizash, dhe cfare rendesie ka dita e sotchme. 

 

Qe shqiptaret bejne feste kjo nuk ka ndonje gje te keqe.

Serbet,maqedonasit dhe malazezet festuan 3 dite dhe 3 nete rresht vjet dhe nuk u tha gje njeri.

Perse te mos festojme dhe ne?Te vetmit qe po thone te mos festojme jane partizanet partiake dhe inatcinjte te tipit Muc Nano apo Mero Baze, se per te tjeret sot eshte feste.

Urime Shqiperise dhe shqiptareve per kete fitore historike!

Ja gezuar

se c'me ngjan me Ylli Baken ky mua  smiley 

tallu ti tallu pa Ylii paskesh qene mo largpamsi smiley

Gzuer t'gjithve 8 Nentorin. Per nostalgjiket e tipit Sol & Co jane 2 gezime ne nje dite. smiley

Urime klase politike Europiane qe me ne fund e njohu deshiren e vertete te shqipove , duke Ju hapur edhe pjeserisht duert. Ka shume rendesi te kuptohet se ky VENDIM eshte nje shqelm bytheve 'ndaj qeverisjejs anadollake te Mullaheve me pushtet. Mjaft Ju tha .Nuk Ju durojme me .

Ne po Ju urojme shqipetareve nje feste euforike pa permbajtje. Po i urojme te festojne ne eufori nje ngjarje qe nuk eshte "as e re as e papritur" .

Ne kushtet e pozicionit gjeografik absolutisht vend EVROPIAN , ne kushtet e strukturave organizative dhe strategjive te KOHES , nga Lidershipi Europian , ne menyre ABSOLUTE ishte nje vendim i pritshem . I gjithe problemi qendronte tek KOHA qe e kishin ne dore shqiptaret dhe klasa e tyre politike per te demostruar se ne "jemi te kohes". Kjo nuk ndodhi dhe ne se eshte per ndonje atribut te tyre kjo nuk do te ndodhte deri ne shuarjen e plote FIZIKE te ketyre njerezve konkrete qe udheheqin e qe kane udhehequr deri me sot.

Kjo pasqyroi nje lloj "lodhje" , nje lloj "bezdie " tek Europianet , pasi hyrjet e paligjeshme ishin jo vetem te pakontrolluara por po beheshin edhe mjaft te rrezikshme per cenimin e sigurise se tyre IKanunoret perbejne gjithmone rrezik ! Te pakten tani do hyjne e do dalin ne "shtrunge ".

Duke Ju ururar nje gje te thjeshte "sejcili sipas hallit le ta uroje " do tu kujtoja qe Buja qe po bejne Qeveritaret eshte nje kurth i ri psikologjik.

Liberazimi i vizave deri ne Levizjen e Lire pa Kushte eshte dhe do shndrrohet shume shpejt ne nje ngjarje me se monotone . Nuk ka asnje peshe ne ndryshimin e jeteses se Shqiptareve !

I ke pire ilacet o Drizi?

Shko piji si nuk u hap rruga per ne Moske por per ne Bruksel.

Ti je Shvejk modern Solidar kooperativash . .Te pakten atij te gjitha rruget " shpinin  ne Bugjejovice " ...po ty te gjitha rruget te shpien ose ne Gdansk ( eshte i falimentuar &nbspsmiley ose ne halete e Berishes !

Gezuar dreken e Berishisteve !

 

Po kjo pozite gjeografike ka qene sot e 70 vjet, po ama valle ne goje te ujkut hidhnim...

hahaha..pse kaq gojehidhur me mjes o i nderuar?

Ruzhdija po shpernda llokume sot smiley

fh ...s'du me jau prish festen e llakumve . I hongshi rreshkitshem , pa pengesa .Jom me Ju ! Du llakum smiley

Po kjo pozite gjeografike ka qene sot e 70 vjet.....

Me shume fh me shume . Aty ka qene dhe ITALIA me Froncen . Po s'kishte Europe te bashkume dhe hynin e dilnin me vIjA . Apo kishe kundershtimBig GrinBiles Fernandeli me Toton na e japin me t'kapme njoni tjetrin , se ishin te pakapshem smiley

Kisha qejf me i heqe thepin vuvuzeleve te Berishes , se te keqen e ka kur ta rrutullojne smiley  Vetem kaq !

 

Gezuar e me mend ne koke! smiley

 

Ej, se harrova fare une...Sot kane feste dhe PS-ja, komunistet e PD-se, e te gjithe komunistet dhe Enveristet e tjere.  Eshte 69 vjetori i themelimit te PPSH-se.  C'ne keni harruar te hapni nje teme per kete?

Gezuar kete dite te shenuar per te gjithe shqiptaret sidomos per ato qe kane vite qe nuk shohin femijet e tyre.

me ne fund, mbas 20 vitesh "demokraci" dhe lirie te fjales se lire, perendimi vendosi tia njohe edhe shtetasve shqipetare te drejten per te levizur pa viza ne pjesem me te madhe te shteteve europiane. Megjithese ishim te fundit, bashke me Bosnjen ne kete afrim me perendimin, duhet quajtur nje sukses shume i mirepritur dhe shprehja "me mire vone se kurre" merr nje kuptim mjaft domethenes ne kete konteks. Une i uroj me gjithe zemer te gjithe shtetasit shqipetare qe tani e ne vazhdim do te kene mundesine te jene te barabarte de facto me  popullsine e europes perendimore. Besoj se kjo ngjarje, nga me te medhate qe i kane ndodhur shqiperise, do te mbetet si nje kthese e forte qe te con ne rrugen e prosperitetit qe sigurisht qe si popull e meritojme.  

Kena harru me falenderu per kontributin e madh e te papertum me tutje-tute neper evrope per t'lobu per ne mer yrneka, te modhen, te fismen, te bukuren, te vyemen.......the one and onlyyyy..... Xhozi

Rrnoft Xhozi! Lart e mo lart  smiley  

xhozi-n kena me e pershnet nese degjojme ndonje lajm te mire nga evropa per anetaresimin e shqiperise, pranej e kena burrnesh per politike dhe jo per kalim te ligjshem te kufirit.

Po c'e do anetaresimin a derbardhe. Anetaresimi vetem halle ka. Kshu o mo mire. Sula Zot e Xhozi shkop  smiley 

Sula o shkopi ... Zhozi o KOPI . Po kudi une pse po i natarro  smiley

PRIMO.... vendose  neser kete kengen ....se athere fillon festa e vertete ... n`a e bej kete nder .....

Te pallti 22 katsh te stadiumi (ai i Ulajve) ka 3 ore qe te monitori i madh ne kat te fundit jepet spot Europa PA VIZA e shoqeruar me stemen/emblemen e Kryeministrise dhe filmime te shokut Sali qe flet para studenteve ne 90. WTF!!!!!

Prit kur te beje Forumi Rinor i PD-se nje kenge si kjo

 

Kurse une do i pergjigjesha me WTF postimit tend. C'ka ketu per tu habitur? Lidhja eshte e thjeshte, shif vetem mbiemrat Berisha-Ulaj...........e bo dot lidhjen! smiley

Ore lidhjen e di mire une, eshte Freedomja qe eshte fis me Ulajt. Po nuk e kam hallin te Ulajt, se ata biznes bojn, plus qe e kon dhondrin e tyne. E kam hallin qe ajo eshte bere nga Keshilli i Ministrave se ka stemen e Kryeministrise. Deliri ka arrit kulmin!!! Megjitahte, shof nje rreze shprese. Sula po zevendeson Enverin per "te djathtet". Te pakten kur te vdesi ky, do hapin syte edhe "te djathtet" e me ca dhimbje me pak, ishalla, do kalojne procesin qe kalun "te majtet" kur vdiq Enveri.

smiley

Kenga ama do jete me cifteli e sharki.

 Aman se ma shpifi videoja e Saliut atje! Tani sa erdha qe andej. Te dalesh ne mes te rruges e te shohesh Saliun neper ekrane. Per Zotin, kohen e enverit kujtova. Sikur te kishte pasur Enveri ekran qyteti, do ta kishte vene te 15 kateshi.

Si me ja bo me shfaq ket videon ose ket tjetren

e papame ajo e dyta. Sa i ngjante Ben Blushit ai burri ne fund qe qante  smiley  ? 

 Mbas gjith k'tyre fjalëve të harxhuara k'tu, me apo pavlerë qofshin ato, doja vetëm të shtoja se, gjith ato tabela e bandiera në rrugët e Tiranës, nuk tregojnë gjë tjetër veçse, sa pakë krenar jemi ne Shqiptarët për atë që jemi. Nuk kam dëgjuar,parë, që vendet e tjera ballkanike apo ato ish komuniste të festojnë në një mënyrë të tillë më parë.  Pamvarësisht gëzimit se një mur bie, se një barrierë hiqet, se njerëzit nuk do sorollaten më ambasadave, etj etj, në fund të fundit, ajo që fiton në të vërtetë në k'të mes, është vetë EU, mbasi udhëtimi, hoteli, ushqimi, etj, janë para që do harxhohen në vëndet e EUsë, dhe mbasi të kenë zbrazur xhepat ca e ca, do rikthehen prapë në shtëpi ! 

Gjithsesi, një mënyrë kjo për të mbledhur ca vota herës tjetër !!!

Po ta kujtoj une Marlboro!

Vjet Serbet,maqedonasit dhe malazezet festuan 3 dite dhe 3 nete rresht para se te hynte ne fuqi vendimi,  dhe diten qe moren lajmin e votimit u bene me keq se ne ketu.

Mesa me kujtohet vete Vuk Jeremici mori nje avion me serbe dhe ne oren 12 te nates kaloi ne dogenen ne Bruksel.

Gezimet jane normale dhe nje dite si kjo eshte e justifikueshme te gezohesh.

Mendoj ata qe kishin vetem 10 vjet pa viza dhe u gezuan kaq shume, po ne qe kemi gati 70 vjet?

 

@ Solidarnosc

Mirmbrëma së pari Juve.

Pak replikë: Po të njihje nga afër situatën time, nuk do nxitoheshe të shkruaje dy fjalitë e fundit, ndaj, nuk po i shoh shumë me peshë ! Përsa u përket festimeve që u bënë në Serbi apo diku tjetër, duhet kuptuar pak dhe situata politike e Serbisë, në krahasim me atë të Shqipërisë. Serbia qëndron mbi një murë dhe me frikën se rrëzohet! Njëra pjesë e Serbisë do që të rrëzohet nga ana e EUsë, ndërsa tjetra, nga ana e Rusisë. Ndaj dhe Vuku me shokë, që ndër të tjera mbahen si krahu që do të eci drejt EUsë, vunë në shërbim festat !

Ndërsa Shqipëria k'to probleme nuk i ka. I vetmi problem që ka Shqipëria, janë politikanët që raste të tilla i shfrytëzojnë për qëllimet e tyre elektorale !

Respekte 

Mendoj ata qe kishin vetem 10 vjet pa viza dhe u gezuan kaq shume,

Kete  e kane te qarte shqiptaret e verte , vetem sllavet dine te festojne keshtu. Apo di nonje menyre tjeter frymezimi festiv ti per Saliasit smiley

Nuk ka te beje fare me krenarine ky problem qe u zgjidh me ne fund. Ka te beje me njerzit me te izoluar ne Europe. Ka te beje me ata qe bene para 20 vjetesh skenat neper anije qe nuk i kane bere as italianet ne vitet 22. Krenarine shqiptaret e lane ne rruget e Europes keto vjet kur e fillonin me diskriminimin ne ambasada dhe e mbaronin tek punedhenesit e zinj te puneve te papaguara e te pasiguruara. Para nje jave ishte shembulli me i mire ne Itali per diferencen/demshperblimin e nje te vdekuri ne pune shqiptar me ate italian.

Krenarine e nje populli e vendos qeveria e saj gje qe shqiptaret nuk ditet ta prodhojne keto 20 vjet. U desh qe te vendoseshin kushte te forta per keta qeveritare prej Europes, (edhe premtime per eleksion, pse jo), qe ta zhbenin kete gjysem burg.

Vizat jane zhvillim per shqiptarin e mesem dhe te ulet. Jane oferta biznesi, jane oferta shkollimi e profesioni, jane oferta jete e shendetesie.

Eshte rruga qe i hap Shqiperise konkurencen, e fut ne treg real.

I ben presionin e madh qeveritareve per zgjidhejen e mirefillte te pronesise.

Vizat jane zhvillim per shqiptarin e mesem dhe te ulet. Jane oferta biznesi, jane oferta shkollimi e profesioni, jane oferta jete e shendetesie.

Gabim, vizat janë vetëm oferta turistike. Ti s'ke të drejtë as të kërkosh shkollë, as të kërkosh punë, në momentin që ke vënë këmbë mbi BE.

Ke të drejtë ndoshta të shkosh në spital dhe të lesh qimet e kokës ose të zbrasësh portofolin nëpër dyqane, hotele dhe restorante. Kjo po. Për të tjerat, drejtohu në ambasadë.

 @ keiendi

Hmmmm smiley Krenarinë e një populli e vendos qeverria smiley ja ke fut kot më duket, se, qeverrinë e qjell në pushtet populli !

Për të tjerat vura re se e kishe marrë përgjigjen më poshtë, ndaj s'po zgjatem.

 

Marlboro koment me vende.

Neser do jete dite tjeter. Nuk do mende qe eshte vendim i mire, shume i vonuar, por i drejte. Nje vendim qe eshte marre per interesat e tyre, jo per tonat. Kur Shqiptaret i deshen i lane te vdisnin neper det e male, sot qe ekonomine e kane dobet, rregullat i kane shtrenguar jashte mase dhe niveli i papunesise shume i larte lejojn Shqiptaret te hyjne, por me 2.000 euro ne xhep, nje bilete kthimi te pronetuar dhe garanci mos te rrish me teper se 3 muaj ( d.m.th kur ti kesh harxhuar te gjitha eurot).

Me pak fjale, aq keq ju ka shkuar sa kerkojne te nxjerrin dhjame nga pleshti.

Festimet jane normale dhe nuk ka asgje te pazakonte ketu. Kush do feston, kush nuk do rri ne shpi. Por, jam ne nje mendim me ty mesazhi qe ju percjellim eshte i hidhur. Shume pak krenari, shume pak dinjitet.

Me pak fjale, aq keq ju ka shkuar sa kerkojne te nxjerrin dhjame nga pleshti.

Jo mer Liqer . Vete na i dhane paret . Quhet qarkullim kapitalesh smiley

I nerum Liqer .Do ta rrefej me personazh Boshnjak se keshtu ma tregoi ky miku im pe Bosnje bre ( nip skipetari )  qe ka kohe me pasosh Amerikan . Eshte pak si ashtu me kaperceka .

Erdhi nje ne USA  pe fshatrave te Bosnjes  , po s'po botederman  . Si dilnin monedhat se nuk kapte me shumice . Ju qa ketij patriotit te vet si me ja bo  .Ky qe qe me i vjeter e coi ke nje safi amerikan dhe i thote qe eshte nga extralarget .

Mrekulli , i thote paralliu , e provo vet dhe e promovo  ke  shoqata e vet - GAY .

Boni lek vllai po dhe i prishte pa hesap . Ra keq nga shnetja smiley dhe prap ke shoku . OK i thote ai . Dhe e co ke nji tjeter paralli .

Hec ktu i tha paralliu .....dhe zbertheu poturet  .Suck - i tha

Maroi vllai ka e keqja po mori ama ,  mori mire smiley

Shko ke shoku i vet i trego po dhe e pyt

Ca quhet kjo o vlla ?

Asgjo - i thote ai - Qarkullim kapitalesh

Shume pak krenari, shume pak dinjitet.... E ke me gjith men a tallesh smiley

 

O feste e madhe

qe ka sot shqiperia

 

Ah c'jena ftoh tajare na shqiptaret

 Rrofte projekti europian per liberalizimin e vizave, se per politiken shqiptare do te duheshin edhe 20 vjet te tjera.Ky eshte vetem nje investim europian per Shqiperine, pasi ajo ka derdhur shume te medha financiare per te arritur deri ketu.

Paranoja eshte se gjoksi i politikaneve ne pushtet eshte bere grop, sidomos ai i Sali Berishes. Reformat ne Shqiperi ecin shume ngadal per shkak te korrupsionit, liberalizimi i vizave do te zbardh me shume te verteten se kush eshte per Europen dhe kush per gropen! Europa me liberalizimin e vizave teston levizjen e lire te shqiptareve.

Liberalizimi i vizave nuk ndihmon shqiptaret  ne zhdukjen e papunesise, sepse vet europa eshte ne krize, ajo i ndihmon shqiptaret te mesohen dhe ti nenshtrohen rregullave dhe ligjeve, te cilat nuk do te jene te lehta per ata sepse ne vendin e tyre nuk jane mesuar sic duhet te jene te nenshtruar nga ligji dhe rregullat e caktuara!

Nje urim i mbare ne rrugen e veshtire drejt Europes!

 Or ju jeni te cuditshem fare. Ne vend qe te gezoheni per vizat per te afermit tuaj keni hallin se do rrahi gjoksin Berisha. Ti ku e ke hallin? Do qe ta rrafi Edi gjoksin?

 Primo,po ti nuk emerr vesht qe keta kete hall kane se tani qe u liberalizuan vizat do ti besdisin te afermit?

Primo..

 Une e kam hallin te kuptohet mire liberalizimi i vizave se cfare eshte!Sepse kuptohet sikur ne saj te partise dhe udheheqsit.. shqiperia arriti deri ketu..megjithe ate vizat nuk jane dhe aq te lira sa cmendohet ka shume kufizime. ja ketu e kisha hallin, se nuk durohet shume mburja e berishes ja edhe per kete e kisha hallin, per edin nuk me rruhet shume ! 

Aha, ti nuk e ke hallin qe do levizin te lire shqiptaret por ke hallin qe do mburret Sala. Hajde logjike hajde.

 shqiptaret levizen te lire qysh kur ra komunizmi mer Prim, sepse te ishte per Sali Birishen shqiptaret aty do te rrinin deri tani, kur ti mbushej mendja Evropit.

__

Ti spo i bike m`te, hic! Na fal se te hongrem Salen.  smiley

Mirè qè na i dhanè...se unè kisha dyshime deri ditèn e sotme,lajm shumè i mirè si pèr shqiptarèt ashtu edhe pèr qeverinè e sotme..kisha diçka pèr tè thènè: 1. Uroj vèrtet qè tani qè i morrèm vizat,tè sqarohet pak ai muhabeti i pashaportave,do vlejnè mè kèto tè vjetrat apo jo?nè se nuk dua ta bèj tè renè,a ka mundèsi tè mos mè detyrojnè?..çfarè ishte pèr tu shtrydhur u shtrydh populli...ajo kuota e %-ve tè popullsisè me biometrike u arit e nuk duhet mè,tè paktèn tè mos na merojmè mè...èshtè e kotè tè mbaj shpresat,por si dihet...2. Uroj vèrtet qè lèvizja e lirè tè mos shihet si mundèsi punèsimi e shkollimi,mundèsi jetese apo shèrbimesh tè ndryshme...e para sepse nuk èshtè kèshtu, e dyta se mund tè digjemi shpejt me trutè qè kanè sot pèr sot evropianèt...

u can tu e thon ne tv; vetem biometriket bejne pune. Nuk eshte thjesht ideja e arritjes se kuotes po te informacionit dhe sigurise te dokumentit.

plus, nuk ka pse mos shifet si mundsi shkollimi ose punesimi. Dmth, i interesumi mund te beje perpjekje gjate 3 muajve per me u regjistru ne "x" shkolle ose per me siguru nji kontrate pune diku dhe pastaj, do pergatisi dokumentet shtese me nxjerre vize studenti apo punetori

si gjithmon i vemendshèm ti bredho....unè pashaportèn e kam deri nè 2013,e nuk mè duhet ajo biometrike...as pèr bukuri e as pèr tè lèvizur...kèta duan ta nxjerrin jashtè loje nè janar..nuk e kuptoj pse?.. di gjè si i bèhet nè kètè rast?

edhe une e kam ket problem. Ka zera se do e shtyjne afatin e passaportave te vjetra dhe per 1 vit mgjte, nji dite kto biometriket do hynin ne fuqi kshuqe nuk ke cfare i ben atyre qe e kane te vjetren te paskaduar...une nuk kuptoj pse nderruan format 3 here brenda nji kohe te shkurter dhe pse detyruan njerezit me bo passaporta te reja kur te vjetrat nuk u kishin skadu akoma? 

 per leke?

Jo vetem aq, por duhet marre dhe karta e identitetit. Pa karten, s'e merr dot pasaporten.

Cer idiotlliku!!! Kryeministria me Bashkine po bejne gare kush hedh me shume fishekzjarrre. Po e deklroj qe tani. Une do kerkoj azil sa te shkel m'Evropt  smiley  Mos thoni masanejta qe ju kom prish pune  smiley  

 Mire Kryeministria po Bashkia pse po i hedh fishekzjarret,bo..bo..a thua u anullua vendimi per te leviz pa viza?

smiley je shume i hidhet plako

 ..mos u merzit se edhe per kete azilin do te kete rregulla te forta iku koha kur hante qeni petlla!

O njerez te frustrum, falenderoni 1000 here nga zemra peshkun pa uje ku nxirrni inatin here pas here. Se si do ia benit pa peshkun pa uje nje Mao e di.

Naten e mire dhe Mao ua shtofte inatin dhe frustracionin!!! smiley

ore, se kam pyetur edhe njehere tjeter ne fak.  tani qe u hoqen vizat,  ajo shprehja e vjeter:  ''te kam hequr vize...", merr kuptim pozitiv ketej e tutje?smiley

Po, bile shprehjet tip "o goce, hiqi pak vizat sonte" ose "si thua, do vish nga une te liberalizohemi?" do lene ne hije shprehjen recently made cool "o goce, hape pak kutine".

Plus, it's not liberalization until Malltezi thote opinionin e saj. Presim opinionet e Ypit etal., si dhe te tjere tituj redaksionale nga Sheklli. Pse jo dhe nje poster masiv me fytyren e Berishes, me nje vize mes per mes, ose te pakten te behet kjo embleme e ndonje (kart)monedhe shqiptare. smiley

On an serious note, di gje njeri me shume per keto kerkesat ndaj Kosoves si kusht per liberalizimin e mundshem te vizave?

Commenting on Kosovo, European Commission spokesman Michele Cercone today said the bloc would only discuss dropping visas once the authorities in Pristina agree to receive without restrictions Kosovar subjects expelled by EU member states.

Although five EU member states have yet to recognize Kosovo's independence, officials say there exists a "broad consensus" within the bloc that Kosovo's 2 million people cannot be left outside the EU's visa-liberalization regime.

"po tërheq i vizë" ka qene gjithmone shprehje pozitive smiley

ti e ke fjalen per ''vizat e bardha'', natyrisht.smiley  smiley

ky per shembull,  po terheq nje vize.smiley

smiley

 

 

 O Belul na e trego dhe neve ku eshte kjo rruga.

ajo qe s'me pelqen mua ne kete mes eshte se gjithandej behet thirrje per te festu..Nuk du me festu mer, nuk du..

Besoj se po Belul...prshmbll kur nje vajze qe tani e tutje thote qe i ka hequr vizen nje djali, do te thote qe ...smiley

...do thote : ''free entry''...  kete sugjeron ti, apo jo.smiley

ehhhhhhhuu, ca njerzish jemi

kur na dogjen flamurin, u prekem ne seder. por jemi shume te gezuar qe do i leme shendene ktij vendi si duket ...

Besoj se edhe po u zbraz Shqipëria nga ata që s'e duan, tani, do ketë më shumë vend për ata qe e duan. Win-win. smiley

 smiley dhe nuk është gjë hiç që na e dogjën flamurin ca të huaj, se, gjat një ndeshje Belgjikë - Shqipëri lujatur diku rreth viteve 70, kanë qënë vetë shqiptarët që kanë djegur flamurin, vetëm se ai kishte një yll të vënë nga komunizmi !!!!! Po k'të si do ta quaje ??? E pastaj plasën grushta midis shqiptarëve të kosovës dhe shqiptarëve të shqipërisë që dogjën flamurin ( zogistët e belgjikës ) lol

 Bashkia e Durresit paska marre flake nga fishekzjarret. lol

e paskan shuar pa deme

Sa lehte qenka te shkruash nje koment qe vie drejt nga zemra.

C'fare dite e bardhe per shqipot e AL-se.Ta gezoni dhe urime te sinqerta nga nje shqipo i KS-se.

Ti s'ke të drejtë as të kërkosh shkollë, as të kërkosh punë, në momentin që ke vënë këmbë mbi BE.

 

Po kete nga e nxorre?

Ti se ke idene per cfare behet fjale.

 

Më fal që të zhgënjeva, po kështu është. Më mirë të t'a thoja unë, se polici në kufi.

Une s'kam probleme te tilla; jam qytetar amerikan.  Nuk eshte keshtu aspak.  Une nuk po flisja per te punuar apo per t'u shkolluar ne te zeze gjate qendrimit 90 ditor, por e kisha fjalen per t'u takuar me punedhenesin, shkolledhenesin apo partnerin e tregtise potencial gjate kesaj kohe qe te kesh mundesi te marresh ndonje lloj garancie per t'u rikthyer me vone me vize puntori apo studenti.

Urime per shqiptaret.

PS: Bashke me marreveshjet per vizat, eshte nenshkruar dhe marreveshja per ri-atdhesim.  Ne qofte se kapesh duke punuar, ri-atdhesohesh menjehere dhe emri yt behet i njohur per gjithe zonen e vendeve Schengen.  Sanksionet variojne. 

Viza per shkolle eshte vize studimi dhe s'ka pike lidhje me vizat turistike. 

 

amon mor, t'kapin i her i shqiptar tu punu, pa nomi u boftë smiley

smiley

Po jo mer se s'dredhin zinxhiret te gjithe de smiley.

 Monda e ke te  sigurte kete qe po te kapen duke punu te riatdhesojne dhe nuk te fusin ne burg?

Ku do gjesh pune ne te zeze ne Evrope? Jeni ne rregull o njerez, kta po hane njeri-tjetrin ne Evrope, jo me te mendojne per shqiptaret.

A thua se u mbaruan polakët, sllokavët, rumunët, bullgarët...

Polaket dhe sllovaket kane te drejte te punojne dhe jetojne njesoj si vendasit ( ne Britani ) nuk kane limit ndersa rumuneve dhe bullgaret ju lejohet pune sezonale ose me ftese. Shqiptaret jane krejt tjeter, asgje nga keto s'ju lejohet.

Ky muhabet me kujtojne vitet 90 ne Londer me ne shqiptaret qe s'na linin te hynim ne disko. Ne shume vende plaste sherri me rojet deri ne rrahje dhe gjuatje me thika, disa hynin duke genjyher si Italiane apo grek, ndersa disa te tjere paguanin dyfishin per te hyre tek rojet. Imagjino, behej gjith ky muhabet per te harxhuar parate e tua ne nje disko!!! Ne fillim dukej si nje arritje e madhe dhe ju dukej prralle qe linin rrogen neper disko. 

Por, me vone e kuptuan "hilen". Jo me qe nuk ziheshin dhe shtyheshin per te hyre ne disko , por kuptuan dicka tjeter. Kjo bote e paska me te futur! Sot qe thua ti edhe me te lutur nuk hyjne shqiptaret ne disko!

 

Kur të futet Shqipëria në BE (se doemos, nuk do e lenë jashtë, se bën pjesë në planin origjinal, po hë për hë na e servirin si mollë të ndaluar), do themi të njejtën gjë prapë. Kot thonë e marta e zezë... S'kam ndonjë nxitim për t'a parë çmimin e domateve të kthehet nga 50 lekë në 5 euro.

Ajo dukuri ndodhi vetem ne Itali. Slovenia, qe e kemi afer fare, i ndryshoi cmimet me vlere reale dhe s'pati asnje lloj ngaterrese.

 hm

Në Belgjikë dhe në Greqi ndodhi e njejta gjë, fatkeqsisht... Po kjo s'ka të bëjë me vizat, është temë tjetër.

 Po ti puno me te bardhe o vlla kush te tha me te zeze.

me ne fund do plotesoje ene une ondren time. kom shume qejf me shku me ndonje kuplara (nga ato me licence e te kontrollume) e me kalu ca caste te bukura. do zoti me bi ne dhome ndonje zogeze qe di shqip qe te boj ene pak muhabet. a dini me me thone si variojne cmimet qe te jem i pergatit? 

Une di vetem qe ne Greqi jane 10 here me lire se ne Itali smiley

 

o bereber.  ca eshte kjo  ''kuplara''? dmth,   kup me lara.smiley

nuk me the:  si ma kalove naten mbreme?  si tu duk linku qe te thashe? e vure ne funksionim ''doren e ngrohte''.smiley

hahahahah "dora e ngrohte". desha me bo pak chat, por me kerkonin shume gjona qe si plotesoja dot. ishte njona ..........por nuk chatoja dot. shif mos jep ndonje pasword, ate tatin psh, vetem per nje note.

hej po anej ka ty mire eh? jon te mireorganizu hollandezet per kesoj punesh. ca pazari ka anej qe te boj nje konto udhetimi me traget ene me tren. hajt pra tani duhet ta tregoni vehten sesi me na ndihmu neve.  

berber.  shiko tani se po e tepron me duket... une te dhashe gishtin, po ti te rremben ka.rhun.smiley

me kerkove porno site gradis,  ta dhashe...  tani ti do besh chat...  dakord,  edhe mund ta besh...  vetem se do ca ''kredit'' ajo pune.  si ekonomist qe je, e kupton besoj.smiley

eshte e shtrenjte hollanda, bereber.   po ti hajde njehere,  e shohim pastaj, kismet...

O Belul po me gjithe keta shoke qe kom une ketu ene me flamuj nga e gjithe bota, kom per te dale me fitim kur te kthehem nga turi ne evropen perendimore. Kom per tu nis me traget per ne bari, masanej me tren ose autobuz do ti ngjitem Italise perpjete (kuptohet duke ndaluar nga 1 apo 2 net neper qytete apo provinca ku do me presin, pastaj ja meshoj ne zvicer, masanej ne belgjike ku Pjeri me ka ftuar per nje gote vere, ene me qejf e kom me perfundu ne Hollande, se atje lejohet me e tymos pak. Tani do boj nje liste me PPU-istat qe jane ne Itali, zvicer, belgjike dhe Hollande, do seleksionoj ata qe kon respekt per mu, por ene une per ta dhe pa pike turpi kom me i kerku adresen e shpise dhe numrin e celularit. Me vehte kom per te mor raki rrushi qe e boj vete, ene ca speca djeges. Hajde aventure hajde.

Rrofshin peshqit ne mergim, i ka ardh dita me tregu bujarine e tyre!

po patjeter o gjergji.  hajde kur te duash. do na nderoni.smiley  vetem se do jete me mire sikur te na vini ne grup. jo keshtu tek e tek.  dmth te organizuar,  se keshtu na shkurtoni shpenzimet.smiley

shiko, behuni nja 50 veta, prenotoni nje autobuz, nga ata 2 kateshit. dhe ja fusni dhe kenges atje.  se jeni nisur per qejf apo jo.smiley

o shofer te lumte dora,

jepi se arriti europa, etj etj.smiley

p.s ate veren te Pjeri, zere se e pive.smiley

Hej meqë je këtu, më gjej një byth vend te lulishtja e qytetit për Koninginnedag për mu pls.

 

patjeter.  si mik i verete i Hollandes e meriton!! 

vetem pak durim pls.  eshte ne 30 prill....smiley

p.s   shiko,  se aty nga shkurt-marsi,kam planifikuar nje vizite ne Athine.  mund te shifemi atje...smiley

Unë nuk jam në Athinë. Po atë periudhë (Shkurt - Mars), bëhen karnavalet këtu ku jam. Kështu që do ishim një më një me adetet. smiley

Gjithsesi, kur të vish më lajmëro.

 

e mora vesh ku je...smiley

patjeter do te lajmeroj.

Sa i mbaruar qe qeke mo burr.  Nuk i'u jep ndonje dhip falas Rama atyre mitingasheve me te dalluar? Ndonje nga ato dhipat e reja te mjaft-g99tes?

Shiko edhe Brad kokcepi ka mesuar te bardhen...E keni kap veten, kujdes ne kufi se do na hiqni vizat dhe ju marrte lumi pastaj megjithe bacen. Prijeni bileten vajte-arrdhje dhe beni nje pronotim hoteli degjuat  ?  smiley 

 Aha o berber mbaroi greva e urise,aty mund te te plotesohej noj onderr.

 Ne fakt, lejohet vetem per turizem dhe per studime. Te huajt mbeten duke e perseritur neper lajme.

1: Duhet te kesh patjeter pasaporte biometrike.

 2: S'lejohen qendrimet per te punuar. Duhet ta specifikosh per cfare po shkon.

 3: Duhet te kesh prere edhe bilete kthimi, jo vetem vajtje.

4. Duhet te vertetosh qe i ke kushtet per te qendruar, qe jane 70 euro gjendje ne llogari per cdo dite qendrimi atje, dhe nje vend ku do te bujtesh.

5. Keshillohet, por s'eshte e detyrueshme, te kesh sigurime te paguara, qe po te ndodhe gje, te mos paguash me para ne dore atje, sepse eshte sa qimet e kokes.

 6. Kush kalon afatin prej 90 ditesh per cdo 180 dite te vitit, ndeshkohet deri ne 5 vjet heqje te te drejtes per te shkelur.

Me gjithe keto yckla, doganieret apo policat ne pikat e hyrjes per ne perendim paskan per tu kenaq nga bakshishet. Qeka ne doren e doganierit apo atij polici ne kufi me vendos nese ti, shqipetari, te hysh apo jo ne vendin e tij. Hajde korupsion hajde, ene ato pak evro qe do mari shqiptari me vehte do ja jape atij te huajit tek kufiri.   smiley

Jo për studime, mos ua ngrini veshët studentëve!

Një vizë (ose leje kalimi pa viz&eumlsmiley turistike nuk shndërrohet në vizë studimi. Aplikimi për vizë studimi bëhet në ambasadën përkatse në mëmëdhé.

Per studime ka kohe qe jane liberalizuar. Gjysma e klases sime kane ikur me shkolle jashte. Mjafton te kesh leke per te paguar shkollen, dhe vizen ta garanton shkolla. 

Nje italian degjova qe permendi "per studime." Mbase e ka pasur fjalen per ne Itali. Per ne Itali, ka 10 vjet qe iken pothuajse kushdo qe e perballon shkollen financiarisht. Vetem se gjysmat s'e mbarojne dot e punojne andej me vizen e studentit, te cilet duhet ta rinovojne. Kam gjysmen e shokeve ashtu.

Po mire ti Ikspi vete nuk e mendon? Si mund te nisesh studimet ne nje universitet me nje leje qendrimi 3 muaj ne vit dhe me bilete te prere vajte-arrdhje? Dakord qe shoket e tu kane shkuar jashte, por eshte krejt tjeter procedure, s'ka lidhje. Nese ke mundesi te paguash kursin ne Angli 30.000 paund ne vite ta japin vizen edhe ketu.

po ai afati 3-mujor mund t'jete i mjaftushem per me u regjistru dhe me mor vize studenti gjate asaj kohe

Nuk është punë afati, por punë rregulli. Nuk lejohet të vish si turist dhe të rrish si student. Duhet të ikësh prapë në shtëpi dhe t'i bësh proçedurat që nga Shqipëria.

 Po, duhet ta specifikosh udhetimin qe perpara.

Njerezit harrojne qe eshte LIBERALIZIM i vizave, jo heqje e vizave.

viza besoj se nderrohet edhe ne vendin ku je (nqse procedurat behen shpejt). Nga pervoja personale dhe e shume te tjereve di qe, mund ta ndrrosh vizen nga vize turisti ne vize studenti pa u kthy.

 

Secili të bëjë si të dojë, por të mos thojë që s'e dinte.

po pse ore zor i madh per tu rregjistruar me nje universitet italian apo edhe tjeter ne Evrope? Kupton ti qe nese ke mundesi financiare te paguash cmimin e kursit te vine te lusin bythen vete. Sidomos tani qe eshte bere edhe keq per para edhe po ju shkurtohen fondet.

 

Tani, une nje italian degjova. S'eshte se e shpika. Dhe une ate mendova... ca thote ky, kur rrihet vetem tre muaj. Por pastaj mendova qe e ka fjalen per studime ne ndonje kurs a ndonje gje. Dhe nuk eshte leje qendrimi 3 muaj ne vit, por 3 muaj ne gjashte muaj. Pra, gjashte muaj ne vit. Vetem se duhet t'i besh tre muaj andej, tre muaj pushim. Por qe te rrish tre muaj, duhet qe ta specifikosh qe me pare dhe te kesh 70 euro per cdo dite qendrimi. 

Per tre muaj ke mundesi te gjesh nje vend banimi e te regjistrohesh ne nje universitet (ne eu nuk kushton semestri me shume se 1000 eu) gje qe me perpara e beje vetem nepermjet ambasadave.

Pastaj ke mundesi te ndjekesh dhe nje kurs gjuhe, qe nuk zgjat me shume se dy muaj

Nese leja e punes si asistent ne nje uni psh te mbaron s`te dergon njeri fishek ne memedhe por ke dhe 3 muaj kohe te gjesh pune tjeter

 

Po Ikspi, nuk është e pamundur të studiosh jashtë, ka njëzet vjet që qindra studentë kanë studiuar jashtë. Por kjo nuk do të thotë që liberalizimi i vizave që u aprovua sot ka të bëjë me të drejtën për të shkuar diku dhe për të filluar studimet atje, je që je. Për këtë duhet vizë akoma. Vizë që e merr në Shqipëri, nqs i përmbush kushtet e vendit dhe të shkollësh ku po shkon.

 

 Cen Cen Durim-madhi - 8 Nën 2010 - 12:32pm - #

1 , 2 , 3 hajt pra a po del kush te ankohet se u hoqen vizat Laughing aman shtoni ndonje POR

Si the Cen? Laughing Shih e shkruaj Laughing

O Tironso, bej derman vetes, se sonte me ke poshte dritareve tuaja me Bencin tim 3000sh duke duke i rene borise deri sa te mbarojne bateria. Mos thuaj qe s'te thash! Smile

Kurse ty xp, do ti shpoj gomat fare. Me autobus t'bashkise te qarkullosh, u bone ti. 

Qè èshtè gjè e mirè...kètè e di edhe bufi...qè pèrfitimet mè tè mèdha i nxjerr kjo qeveri...kjo nuk diskutohet..unè problemin e kam me njè lloj pritshmèrie nga ana e njerzve..nè fakt mua mè bèjnè pèr tè qeshur burokratèt e evropès kur theksojnè me forcè problemin e azilit..hahahahaha sikur e kanè problem tè madh shqipot qèndrimin pa kèrkuar azil politik apo ekonomik,sikur e kanè pèr herè tè parè qèndrimin pa dokumenta nè njè vend...problemi me evropianèt èshtè se ata nuk janè mè tè durueshèm ndaj skenave tè tipit OMONIA nè athinè,apo trotuarve me njerèz qè presin pèr njè ditè pune,apartamenteve tè mbipopulluar me njerèz dhe gjithè problemet pèr rendin publik qè kjo lloj jetese sjell...e jo limiti i kohès apo kèrkesa pèr azil!! mendoj se njè info mè i mirè pèr njerzit apo edhe deri tek njè farè preselektimi i njerzve nga vetè autoritetet shqiptare nè kufi do tè ishte i dobishèm...jo pèr gjè,por nuk mendoj se ka akoma shqiptar qè mendon se kètej èshtè L'AMERICA!!

ndoshta vertete i duhet thene penarit mos organizon ndonje kend me te dhena per couch-surfing nderpeshkor. ata ne shqiperi te ofrojne divanet ne dr, vl, dhm, hmr, etj. kur te pyese ai kufitari ku do rrish, i thua do rri te 'beluli' ose te 'oranje leeuwe' smiley

SHyqyrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr

Europa na e ktheu borxhin pergjysem !!

 

Ne kemi qene pjese e Europes , jemi te tille ( skane gje me teper shume shtete qe jane pjese e saj) dhe ky vendim eshte nje e drejte qe na takon , fundja si njerez ,i lire te levizesh kudoooooo.

 

E kam prit me padurim qe te mos mbaj rradhe ne ato ( me falni) kurva ambasada qe me kena sjell qumshtin e nenes ne hunde.

 

motrat nonat ku i kane politikanet tane pa perjashtim se ata na i kane vonu deri tani vizat , mos bofshin hajer kurre se e kane mundu ket popull, me duket sikur po flas me entuziazem te madh , ca eshte bere fundja thjesht do i cojm ca lek europes nga tonat , nga tonat qe mezi i nxjerrim , i marrim borxh na del shpirti me i mor.

urime te gjithe atyre qe do kene mundesine te takojne motren, nenen vllain, burrin , femijet.

Vetem nje gje popull mos i jepni merita ketyre polikurvave tona qe na qeverisin e sna qeverisin , ju lutem mos u beni naive dhe pse ju kane dhene nje post, nje thes miell , ca lek ne mitingje, ca poste.( ne heshtje pranojeni te pakten)

do doja te festoja neser me njerez te thjeshte me , hallexhi qe mezi e kane prit ket dite ,por nuk mundem te degjoj MALOKUN qe na dogji , na vrau , na vodhi, po na shtyp , po na shkel me kembe cdo dite, nuk dua te degjoj as Ramen qe na cau trapin , nuk dua te shof politikane aty qe krekosen , nuk duaaaa kurva qe na moren ne qafe 20 vjet, dua njerez si une qe kan vujt per nje vize , qe ju duhet nje vize.

Nuk di ke te falenderoj por po zgjedh Europen  flm , se keta zgjepsave tane sdo ju thoja as shnet ..

 

P.S dikush te me informoje po ka njohuri,ca me duhet ,te kem me vete kur te jem ne sportel dhe kur eshte data e fillimit te levizjes .

 

Besoj se ne 15 dhjetor sikur degjova.

Shume shqiptare besoj se ndajne te njejtat gjera me ty, dhe sikur te mos mjaftonte peripecia e marrjes se nje vize, kudo qe shkoje e shikonin ate pashaporte e vize bashke me gjysem syri. Jo se nuk kishin arsye po gjithsesi cfare faji te kane njerezit e ndershem. 

Jam shume e gezuar per gjithe shqiptaret qe nuk kane pasur mundesi te levizin me perpara, por eshte disi si nje fitore e hidhur sepse vjen ne vitin 2010 pas kaq e kaq mundimeve ne keto 20 vitet e fundit. Me mire vone sesa kurre, nuk diskutohet.

 

 5*

Arritje shume e madhe vizat,per te cilen nuk ka njeri ne Shqiperi qe nuk gezohet.Nje aspekt shume i rendesishem i kesaj arritje,sipas meje eshte dhe shkallmimi i gjithe ati rrjeti spekullatoresh e mafiozesh, per pasaporta e viza fallco.Nga nje veprimtari e tille perfaqsues te selive te huaja ketu u larguan super miliardere,duke bere at biznes te ndyre me hallin e shqiptarve.Por nje mur shume i madh vazhdon te egzistoje dhe ky mur eshte varferia,varferia qe ben molle te ndalueme cdo lloj perfitimi, edhe kte te liberalizimit te vizave...

 Ne shqiptaret jemi popull   " Stranik"-gjezdisesa NE MENDIM!

  Po navuri kush, makari dhe  nje tel perpara do ta keputim.Po na ben gardh, do ta kaptojme .Po na bene mure  do u qepemi... edhe sikur te vritemi e goditemi.E kemi dhe ne  neper kenge kete gje. Dhe  jo pse duam te ikim, por vetem nga ideja e inati mbi te, ... se kane dashur te na ndalojne.Kur na lene te lire  mbetemi ne nome.Merzejme. 

 KU KA GJE ME TE MIRE... SE MEDNIMI QE JEMI TE LIRE TE LEVIZIM !KAQE, E VETEM KAQE, ESHTE  SHUME !

hajt hadhadh sal birisha ene ed prasi :-D

isha tu u ngatarru dje tu i llon maqins, po mdukej lisboa afer, masanej thash paska shku babrruja ne brussel apo ka ardh brusseli n'babrru :-D

seriozisht , shyqyr qe u hoqen, jo per keta kokrrat e KV politicans por per te shkretet njerez qe rrinin si gjynahqar dyerve te ambasadave per vize. pale kur te shikonin me dyshim,e ne aeroprte a thua se ishe kriminel , ta perthyenin pasaporten nga te gjitha anet e te shikonin me percmim, etj.etj.

te pakten tani do kene mundesi te vene ku te duan pa e vrare shume trurin

shnet e pare ....

 

 

Socialistët Ramës: Na le pa pasaporta, o gënjeshtar! 

 

Pasi kishin një vit që bënin fushatë kundër dokumenteve të reja të identitetit, socialistët ndjehen të zhgënjyer që kanë pritur kaq gjatë dhe tani gjenden në pozitë të pafavorshme dhe rrezikojnë udhëtimet për Krishtlindje. Ata e akuzojnë Edi Ramën për mashtrues dhe i kujtojnë se edhe dje kanë marrë telefonata nga Erion Veliaj që i siguronte se vendimi për lëvizjen e lirë s’do të merrej

Ditë zhgënjyese ka qenë dje për anëtarësinë e Partisë Socialiste. Ky zhgënjim i cili zanafillën e ka që te kreu i kësaj partie Edi Rama, i cili nuk kishte reshtur së shpresuari te një mos-heqje e mundshme vizash për shqiptarët, u shtri në orët e post-vendimit për heqjen e vizave edhe në radhët e anëtarësisë së Partisë socialiste. Ky zhgënjim i anëtarëve të PS-së lidhej me mashtrimin që ata kishin kuptuar se ju kishte bërë Edi Rama. Duke besuar prej muaj e muaj me radhë, mashtrimet e Edi Ramës, për mos-heqje vizash për Shqipërinë, për shkak të mosplotësimit të kushte eve të pretenduara nga Edi Rama, kushte që ai nuk i shihte të lidhura vetëm me hapjen e kutive, anëtarët e PS-së kanë neglizhuar për gjatë gjithë kohës, përpjekjen më të vogël dhe elementare për tu pajisur me pasaportë biometrike, si “kusht i vetëm” për të udhëtuar pa vizë drejt vendeve të BE-së. Kur, dje, ky vendim u bë realitet, pavarësisht tentativave të Edi Ramës për ta frenuar këtë proces, anëtarët e PS-s, në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, e shohin të pamundur, mundësinë për të festuar jashtë Shqipërisë këto festa. Sigurisht, në këtë situatë, aplikimi dhe mundësia për sigurimin e një pasaporte biometrike, është jo e lehtë, të paktën deri për festat e fund vitit. Kjo pamundësi për të siguruar një pasaportë biometrike, në kushtet e liberalizmit të lëvizjes së lirë, është ajo që rëndon më shumë në mashtrimin e anëtarësisë socialiste, pas “premtimit” të Edi Ramës. Kur Shqipëria ndodhet kaq pranë Europës, atyre që besonin Edi Ramën për mos-heqjen e vizave, ju duhet tani të vuajnë pamundësinë për një udhëtim për festat e fund vitit në një nga vendet e BE-së. Në këto kushte, atyre nuk ju ngelet gjë tjetër veçse të shajnë Edi Ramën, bashkë me pasthirrmën “Na le pa pasaporta, o gënjeshtar!...”. Por e keqja shkon edhe më tej. Në orët e paradites Edi Rama dhe Erjon Veliaj thelluan thagmën e absurditetit politik të opozitës, duke u telefonuar qytetarëve se vendimi për vizat nuk do të merrej dhe se duhet të mendonin planin (B), pra për rifillimin e protestave, në shenjë pakënaqësie ndaj “regreseve” të qeverisë Berisha. Por në të vërtetë, kjo ishte e gjitha pjellë e artikulimeve dhe mashtrimeve nga më të pazakontat, vetëm e vetëm me tendencë përfitimin e kapitaleve politike. Edhe dalja e Edi Ramës në konferencë për shtyp, ishte thjesht formaliteti dashakeq për të mbuluar fatkeqësinë që ndodhën dhe pse fatmirësisht dështuan bashkë me të dhe u izoluan në kutinë e turpit vulgar.

Edi Rama deshton ne bllokimin e heqjes se regjimit te vizaveKa deshtuar nje tjeter vale perpjekjesh e kreut te socialisteve duke perdorur eksponente te opozites per te mundesuar nje bllokim te mundshem te procesit te heqjes se vizave. Burime brenda Partise Socialiste si dhe nga Brukseli kane bere te ditur se ka qene Erion Veliaj, ish-kreu i Levizjes Mjaft dhe me tej i Partise G 99, qe ka kryer gjate dites se djeshme nje seri telefonatash me socialiste evropiane qe gjendeshin ne mbledhjen e Brukselit. Qellimi ka qene vetem nje, te arrihej sa te mundej nje bllokim i procesit te heqjes se vizave Shengen per shtetasit shqiptare. Perpjekjet jane bere me disa socialiste evropiane, duke u kerkuar atyre te ndikojne ne menyre te drejtperdrejte ne votimin qe u zhvillua mesditen e djeshme nga ministrat e Brendshem te vendeve te Bashkimit Evropian. Ne te vertete, perpjekja e opozites e manifestuar nga Veliaj me orientimin direkt te Edi Rames, ka deshtuar me sukses, sepse votimi ka qene unanim, ashtu si pritej, pozitiv per Shqiperine ashtu si edhe per Bosnje Hercegovinen.

 I ziu Mat. Po ty a derezi te prishin te tjeret, apo prishesh vete? :

 Ty mat s'te intereson gjendja e PD-s, por nxjerrja sa me keq e PS-s.

Kshu eshte kur ngel pa mbret. hehehe

Mos e ngani sqapin se ka akoma data perpara . Do vije 28 e 29 Nendori dhe po  e ngjirni qe tani . Kush do sqaperoje tjeter ? I mbetet vetem plakut shukkar pertej vizave dhe perpendikulareve , pertej pohimit dhe mohimit  smiley

a do dale njeri tani te na sqaroje mbi efektet ekonomike qe do te kete ne shqiperi apo i kane sekret ato rraporte (nese i kane)

 

 

O mat(i ri) a ka ndonje dru me pre...shko e prit ndonje stive lere furcen e Berishes se i ka dale boja atij.

C'liri thua ti, qe te levizesh neper vendet e Shengenit do ti zbrazin xhepat ne aeroport...50euro per cdo dite do kerkojne per garanci dhe po shkele afatet merre pashaporten dhe hidhe ne kosh se nuk do te hyje ne pune per nja 5vjet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).