Një ftesë për Prokurorinë.

Mbrëmë, “Top Channel” solli një nga shembujt më flagrantë të konfliktit të interesit, të abuzimit me pushtetin, të shkeljes së ligjit dhe karshillëkut të paprecedentë ndaj organeve shtetërore. Një duzinë kryetarësh në komunat e Ersekës dhe Librazhdit, komuna që zotërojnë pronësinë mbi sipërfaqet më të mëdha pyjore të vendit, janë pikërisht njerëzit që zotëronin licencat për shfrytëzimin e pyjeve, pikërisht në territorin e që administron komuna që ata drejtojnë.

Licencat e tyre parashikojnë që objekt i aktivitetit të jetë shfrytëzimi, mbjellja e përkujdesi ndaj sipërfaqeve pyjore etj. Por që në fakt, ata bëjnë vetëm një gjë, shfrytëzojnë dhe shkatërrojnë. Investigimi që solli gazetari Marin Mema, përmes reportazhit të tij, tregonte qartë se si këta njerëz që zotërojnë pushtetin, janë shndërruar në pronarë të fshatrave që duhet të qeverisin. Kryetarë komunash, deputetë, ish-deputetë, drejtues lokalë të partive, të majta e të djathta, janë pronarë të stacioneve të shfrytëzimit të pyjeve. Nuk po trajtojmë këtu faktin, nëse ata e shfrytëzojnë apo jo pyllin brenda kritereve shkencore që t’i lejojnë atij ripërtëritjen natyrore, pasi ky do të ishte një luks i madh. Faktet që hidhen në tavolinë janë shumë më të rënda se dëmtimi i mjedisit dhe pasurisë natyrore. Është përdhosja e ligjit, nëpërkëmbja e shtetit, përçudnimi i drejtësisë nga një kastë burokratësh politikë, të cilët tashmë ndihen pronarë të lumit, malit, fushës, minierës dhe pyllit. Ndërsa fshatarët dhe njerëzit që jetojnë në këto territore, janë ca skllevër mjeranë që vihen përpara si bagëtitë, duke i joshur me nga një thes miell, për të votuar dhe ligjëruar çdo 4 vjet sundimin e kësaj kaste me rrënjë në male e gjethe në kryeqytet.

Politika në Tiranë është përfshirë prej muajsh nga një spirale akuzash të rënda, ku në qendër është konflikti i interesit. Madje, mazhoranca, votoi në Parlament edhe për heqjen e mandatit të deputetit Ilir Beqja, pasi me kompaninë që zotëron ai kishte fituar dy tendera në Bashkinë e Durrësit, duke qenë edhe deputet.

Por faktet e publikuara mbrëmë në “Top Channel”, janë shumë më të rënda sesa tenderi i Ilir Beqjes. Kryetarët e komunave fitojnë tendera dhe shfrytëzojnë pyjet që i kanë vetë nën zotërim. As më pak e as më shumë, është sikur tenderin për rindërtimin e sheshit “Skënderbej” ta fitonte firma e vetë Edi Ramës, tenderin për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës ta fitonte firma e vetë Lulzim Bashës. Padyshim që do të thoni se, edhe pas atyre që i kanë fituar këto tendera, fshihen të afërm të këtyre zyrtarëve, por pronarët e rinj të pyjeve as nuk kanë denjuar që pas firmave që kanë regjistruar në QKR, të shënojnë emrat e të afërmve, duke sfiduar kështu hapur ligjet e shtetit.

Nëse do të ishte vetëm shfrytëzimi i pyjeve në Ersekë e Librazhd, ky alarm do të ishte jo shumë i justifikuar, por skandalet me pasuritë natyrore kanë tashmë përmasa tragjike në tërë vendin. Në male ku ka miniera, në male ku ka ende pyje, në lumenj ku ende shfrytëzohen inertet, në bregdet ku nuk ka më toka për të shitur, në periferitë e qyteteve ku fshatrat janë shitur me gjithë fshatarë e kasolle, janë pikërisht ky soj drejtuesish vendorë. Shkoni në fshatrat periferikë të Tiranës si Sauk, Petrelë,  Farkë, Mullet, Dajt etj., dhe do të mësoni se si kodra, lugina përrenjsh e pllaja të mbuluara më shkurre, gërxhe, pyje pishe e çfarëdo, u futën në dokumente pronësie prej këtyre soj kryetarësh komunash dhe iu shitën apo dhuruan pashallarëve të rinj të Shqipërisë. Pyesni se kush i ka blerë këto kodra e pllaja e do të mësoni emrat e gjysmës së zyrtarëve demokratë e socialistë dhe gjysmës së biznesmenëve të tipit Man Kukaleshi.

Një pushtet që ka pjellë, vazhdon të pjellë e do të pjellë korrupsion, nga kreu deri te kryeplaku i fshatit. Në mënyrë sistematike ky mekanizëm prodhoi një kastë që e bleu dhe vazhdon ta mbajë gjallë pushtetin me paratë që nxjerr nga shpërdorimi deri në ekstrem i pushtetit. Janë këto pushtetarë që fabrikojnë akte pronësie dhe qerasin më to padronët e politikës në Tiranë. Janë këta që, me bizneset e tyre abuzive, kanë blerë e vazhdojnë të blejnë kandidaturat e radhës dhe padyshim edhe fitoren e radhës. Mjafton të njihni disa syresh banorë, që u qëndrojnë kryekomunarëve si ogiçër dhe do të mësoni se të gjithë kanë paguar nga 50-100 mijë euro pranë krerëve të partive të tyre për t’u kandiduar. Dhe janë po këta që do të rikandidojnë sërish, duke paguar taksën te kryetari i partisë. Nuk është thashethem fshati, por një realitet që ka bastërduar e po çon drejt shkatërrimit rendin demokratik, garën e barabartë dhe votën e lirë. Të presim zgjedhjet vendore dhe do të shikojmë se sa nga kryetarët aktualë të komunave do të rikandidojnë, ose më saktë sa nuk do të rikandidojnë. Duhet të dimë se më shumë se gjysma prej tyre kanë në krye të komunave qëkurse u larguan nga zyrat e fshatit kryetarët e kooperativave që emëroheshin nga partia.

Kjo martesa e frikshme politikë-biznes, është në fakt binomi më i vështirë për t’u deshifruar nga drejtësia. Por tashmë prokuroria ka në dorë një fakt. Ka në dorë regjistrin e QKR, ku kryetarët e disa komunave kanë regjistruar biznese që ushqehen me pasuri që janë pronë e komunës që ata drejtojnë. Nuk dimë të ketë konflikt interesi më flagrant, ndaj dhe prokuroria duhet të tregojë së paku një herë kurajë. Një pushtetar që vetë kontrollon pronësinë mbi pyllin, vetë kontrollon pronësinë mbi firmën, vetë shpall tenderin, vetë e fiton dhe vetë e firmos! Nëse ky nuk quhet konflikt interesi, atëherë prokurorinë ta shpallim OJQ dhe të heqim nga televizionet atë reklamën që tregon kufizimet e qëndrimit në BE pas liberalizimit të vizave. Një ditë ndoshta do të mësojmë se na kanë pronësuar edhe neve, njerëzit e thjeshtë.

28 Komente

Mire mire dakort, por krahasimi me konfliktin e interesit te Beqjes se mora vesh pse na hynte ne pune dhe pse duhej perfshi me kaq zell ne shkrim. Nuk i takon Kikise te rendisi shkeljet nga e me madhja tek me e vogla.

E di ti Ruzhdije e di pse hyn ne pune krahasimi me Beqjen po s'te behet me ta thuash se u be terkuze ky muhabet. Edhe femijet e kopshtit e dine qe retorika politike ne Albanania eshte akuze-kunderakuze-terkuze. Dhe kur njerzit merren me terkuzen akuza dhe kunderakuza hedhin valle.

Supozojme se prokuroria ben punen e pretenduar, dhe i ndjek keta komunare..Cfare ndodh me vone? Ne Qkr do te rregjistrohen komunare te tjere, edhe me bakderre se te paret, por tashme ne emer te ndonje cerri tjater..Kshuqe stuko e antikorrupsionit do thahet perseri..Dhe Top-channeli do dali si i vetmi subjekt, te cilit i dhemb korrupsioni, por nuk ben dot me shume. Zgjidhja e vetme eshte te priten gjithe pyjet, te kthehet shqiperia ne njefare ground zero, dhe Shqiptaret t'ia mbathin me tu liberalizuar vizat..

Ne nuk e ruajme per pyjet, thote gazetari..por i ben apel drejtesise, qe ti beje nje meremetim korrupsionit sa per sy e faqe..

Republike bananesh! E di si thoshte nje shoku im aty nga mesi i viteve 90-te kur keto lloj dallaveresh filluan te nxjerrin koken ne permasa alarmuese "Oh moj nene ku me ke lindur!!". Sa aktuale tingellon sot kjo! smiley

po kur i pari i vendit zoti sul e ka mendjen vetem per te vjedhur, cfare pritet nga ushtaret e tij? sigurisht vetem zgerlepje, zhvatje dhe "harmoni" me dhune.  

Shpejt qenkan kujtuar per te denoncuar kete fenomen.

Sdq. me mire vone se kurre.

Gjynaf te prishet edhe Erseka. Eshte zone shume e bukur.

Ai vend po shkon per lesh...

shkaterro varre, shkaterro pyje..

po u kujtuat ju - po ky harram ka 20 vjet qe inkurajon prishjen e fabrikave / pallateve / muzeve / pyjeve / fushave / lumenjve / kanaleve  komuniste.

preje dreqin...pyll komunist!!!

Kjo martesa e frikshme politikë-biznes, është në fakt binomi më i vështirë për t’u deshifruar nga drejtësia.

Keshtu sikur kemi mesuar qe Politike pa Ekonomi ...nuku hic . Prandaj edhe shembulli i drejtesise tek ne e ka bazen tek "ekonomia e sukseseshme zotrie " Dhe qe te keshe "ekonomi" duhet ta lyesh qerren.  Sulltanati i Berishes e kuptoi shpejt kete gje se ja mesoi Xhon McGou , ai pra "miqt e mij zotrie' 

"Nuk ka Parti - i tha - pa baze ekonomike"  .

Po une zotnie s'kam ku gjej pasunare ?

Cfaq filmin ky Xhagai i flet raxh Kapurit dhe per lezet cfaqu dhe filmin Ali Baba me yhyhyha  sa deputete Hajdute .

Dhe pasi rikujtoi e shfaqi filmat , Jeniceri  Berisha qe i ishte parashikuar fati per Sulltan..... leshoi Piskamen !

Bini burra ! Ka per te vjedhur per te gjithe . Se diktatura  zotrie ..... 

Nje shoqeri e perlyer ne krimin e korrupsionit qe kur lind femija ne maternitet ku nuk ka carcafe dhe per ti siguruar  ...duhet TE PAGUASH . Cfare analize kerkon te besh per pyje ne ate vend !?!?!?

Ne na duhet nje gjuhe me standarte te forte .  Ne na duhet te riciklojme plehrat e Berluskonit  . Se diktatura zotrie....

Mortja funderinave qe kane dale intelektualisht ne krye ne ate Sulltanat , mortja dhe vuvuzele3ve  qe i fryjne burijeve te Lavdise per ate Monster! Dhe sinqerisht me thene te verteten kur mendon se do shkosh ne Shqiperi per aq kohe sa ke vendosur dhe perfytyron  se do te cfaqet zeri e fytyra e berishisteve te Sulltanatit , per ate vend te merr kuja dhe te zhbehet kurajua per ta vizituar.

Pervecse per ta VJEDHUR e RRJEPUR ...shume e kollajte .Sa zbret ne aeroport duhet te vesh masken e buzeqeshjes dhe gati spichin .....

Ne na entuziasmojne arritjet e Shqiperise ne perparimin e saj ne asfalte , ne pube, bordello e salihane !

 

 Bjerini, asgje mos lini mbi dhe ne ate toke! IShalla ju ze toka nen vete ju qe po e shkaterroni! 

Vone shume vone u kujtuat Ka 20 vjet qe pashallaret prishin dhe privatizojne Shqiperine. Ne kete rast shprehja me mire vone se kurre nuk ka vend

 Na thuaj kush jane Prokuroret te themi se ftesa do te bej efektin e duhur, atje ftesa duhet ti adresohet Partise ne Pushtet dhe Udheheqsit te vendit, i cili e drejton kete vend qysh prej 20 vjeteve!

Burgu eshte pak.

Nuk them smiley

Burgu eshte pak. 

E sakte! Dhe pastaj dalin nga burgu dhe fillojne mburren "mos u gerric me mua se une jam burgaxhi dhe te zhduk"!!

Seriozisht - keta pushtetare jane barbare dhe duhen perdorur metoda ndeshkimi barbare! Pikesepari konfiskimi i plote i pasurise se vjedhur. 

Me tej, psh une mendoj qe grate pushtetare qe kane vjedhur shume te detyrohen me ligj te dalin ne konferenca shtypi ne TV pa make-up ne fytyre! Psh Xhozi qe i duket vetja e zgjuar por edhe e bukur! Imagjino Xhozin pa make-up ne foltoren e parlamentit ne TV! smiley

Ndersa burrat pushtetare te tridhen dhe t'u behet nje vaksine qe te behen te gjithe tullace dhe fytyra tu behet me gunga si vampire (ne fakt te tille jane edhe tani)! smiley

 Sipas dokumenteve te fundit te hulumtuara nga nje komision parlamentar, pyjet kane qene streha ku fshiheshin e luftonin partizanet para se te merrnin pushtetin, ndaj dhe duhen prere te gjithe deri ne rreze qe te zhduket keshtu njehere e mire fare e keqe e komunizmit dhe ne vend te tyre do ndertojme vec Bulevarde! 

Ndermarrja e Asfaltimit

pf.

I beson ketyre paçavureve  per mode.

Ti si ishgazetar e din shume mire pse shkruhen, si shkruhen , sa paguhen.

Mos u mundo te mbushesh mendjen te tjerve, se po shkaterrohen pyjet, po shkaterrohet shqiperia, shyqyr qe jemi larg e nuk marrim pjese ne kete makaber.

ole,ole.

Ne Velipoje jane ndertuar mbi 5 mije objekte, e pylli i pishave ka mbetur si dikur.

Si mund te besohet se ai qe nuk ka te bej me pyllin e don me shume se ai qe jeton ne pyll, ku eshte habitati i tij e don ta shkaterroje.

Mos u manipulo kaq lehtas, kerko gjera me peshe , ndryshe qeveria nuk rrezohet.

 Lumo, i kam pare me syte e mi pyjet e rrafshuara, trungjet e lene perdhe neper kodrat e rruges per ne Kukes se nuk i terhiqte me Kosova, kam pare sharrat qe punonin non stop ne Fush Arrez e me siper, kam pare plantacionet e agrumeve te shkulura ne jug, ullinj te prere (Enveri ta priste doren po te prisje ullirin me qe ra fjala) por nuk me ka zene syri kurre ne Shqiperi nje njeri duke mbjelle peme. (Po canabisi a quhet peme, se mos dal genjeshtar?)

Pune fati ters thua?

Si mund te besohet se ai qe nuk ka te bej me pyllin e don me shume se ai qe jeton ne pyll, ku eshte habitati i tij e don ta shkaterroje.

Sa per kete pyetjen me siper besoj, e kupton edhe vete qe ja ke futur kot. Se jane pikerisht fshataret e fshatrave buze kodrave e luginave qe vajten e prene pyjet mbi fshat per nje kacidhe buke, e pastaj kur u erdhi mali mbi shpine e u shkaterroi shtepite kerkuan demshperblime nga shteti. Demshperblimet e leshit. Dhe pastaj vajta e takova njehere njerin nga Lezha qe e kishte rrethuar korijen e pishave siper shtepise se tij me tel me gjemba dhe e ruante me pushke ne dore qe mos e prisnin se do i shembej shtepia. Por shpesh kur te vijne mendte, nuk i hane as qente.

E dyta

Une nuk po perpiqem ti mbush mendjen njeriu qe po shkaterrohet Shqiperia. Por se del Berisha ne parlament dhe thote "une do e shkaterroj Piramiden dhe komunizmin bashke me te" c'faj kam une. Dhe sigúro qe nuk ja thashe une atij te UNESCO-s. smiley Personalisht Lumo i kam shitur te gjitha pronat qe kisha ne Shqiperi, dhe do ti qe nuk jam penduar akoma! Per mua Berisha le te rrije ne Qeveri edhe 100 vjet te tjere. Ne gallate duam.

Nderkohe lexoje dhe kete shkrimin qe te kuptosh faktet. Ndersa kete gazetarin e njoh qe kalama dhe e jema eshte nje nga gazetaret me te nderuara ne Shqiperi me te cilen kemi punuar per vite te tera.

Po nuk tha njeri se pyjet nuk priten, kudo , jo vetem ne shqiperi.

Qe jemi vend fukara , dihet, sepse ndertuam piramiden e bunkera me miliarda dollare.

E lexove lajmin e tenderit per ujsjellsin, shkelzen berisha, edhe PPU ra brenda, por me vone e hoqi si lajm, sepse behet fjale per nje person tjeter.

Per 5 dekada te zezen e benin te bardhe, sot kane perseri te njejten detyre, te bardhen ta bejne te zeze, ka edhe gri ore pf.

 Lumo, pyjet nuk priten askund. Priten drure te caktuar per lende drusore dhe keto ne baze te nje plani te kordinuar per mbjelljen. Nje i njohuri im ketu ne Toronto p,sh, ktheu destinacionin e tokes nga toke pyjore ne parcele ndertimi, dhe per te gjitha pemet qe do priteshin ne token e tij private, i pagoi shtetit nje takse (rreh 40.000 $ ne mos gaboj) qe provinca te mbillte nje numer te caktuar pemesh, qe ishte gati trefishi i atyre qe do priteshin, ne nje zone tjeter. 

Di qe me ligj nuk mund te pres nje plep gjigand qe kam ngjitur me murin e back yard sepse e ka trungun me te gjere se 12 inch. Pra eshte rregulli nga parregullsia ajo qe dallon lligjin nga korrupsioni. Se me kete llogjike, edhe ato qe po zhdukin pyjet a Amazones, nuk po bejne ndonje gje te cuditshme.

Tani, ajo qe me irriton mua eshte kur ti ben druvarin rojtar pylli, apo ujkun rojtar te melcive. 

Dhe sa per ate qe ka edhe gri, kjo eshte e vertete, po kjo si intereson askujt, aq me pak mediave. Vecanerisht qe kur doli televizori me ngjyra. smiley

Lumo rri rehat, se nxori nje lajm flash news 24. Neser sipas tyre, do botohen faktet ,qe paska qene vertete Shkelzen Sali Berisha ai i tenderave. Me vjen keq per Mero Bazen, se u lodh kot tek gazeta Tema, ku akuzonte qeverine se e kishte futur kastile ate Berishen tjeter per tja futur gazetes shqiptare. Tani del qe sja paska futur qeveria se qenka vertete Shkelzeni. Aman mor sa po mundohet Topi me Newsin dhe mediat e tjera proletare qe te zbehin punen e vizave. U keputen te shkretet. Gjynah.

 Mos fol per Velipojen se e njoh me cdo cm. Aty ku jane ndertuar keto objektet e fundit kane qene pyje me pisha stikash, ka pasur duna qe kane qene unike per nga ekosistemi...tani ja vetem beton, beton, plehra shemti!

Kete vit isha ne Velipoje pas 3 vjetesh pa shkuar. Shkaterrim! I natyres, se nga ana e betonizimit kishte vetem ndertim, ndertim! Laguna e liqene unike ne Adriatikun lindor qe deri par 10 vjetesh lulezonin nga qefulli, gaforret, breshkat e ujit, butake e lloj lloj speciesh te tjera, tani ishin vecse gropa me uje qe qelbur, pa jete, ku lundronin pampers, shishe plastike, copa fekalesh, canta, kepuce, goma e lloj lloj mbeturinash. Pylli qe gelonte nga zogjte, tani ose nuk ekzistonte ose ato peme te pakta te mbetura ishin strehe e plazhisteve qe hanin, hidhnin mbeturina dhe benin fecet e tyre aty, plus ushtrise se derrave e lopeve qe hanin ca linin plazhistet. 

Velipoja nga ana e mjedisit kishte marre rrugen pa krye. Nuk e di cfare Velipoje ke vizituar ti lumdrini, ndoshta ndonje ne imagjinate. 

Une kam vizituar velipojen ku rrijne te pasurit, tek pishat, ku dikur ishte kulla e rojes me pushken e gjate qe ruante kufijte dite e nate.

Nder 5 mije objekte qe jane ndertuar pa kontroll, pa shtet, pa letra, eshte ruajtur shume mire pylli i pishave.

Kete pashe , kete thashe !

 Ndersa une nuk e kam vizituar Velipojen si ti, ne nje nga vilat ku rrine te pasurit. Une e kam vizituar ne imtesi, ne cdo meter te saj, sepse kam qene aty me dhjetera here, gati cdo vit pervec ketyre viteve te fundit. Dhe duhet te shohesh mire, dhe shih pak edhe natyren e jo vetem betonet qe ngrihen mbi varrin e miliona gjallesave te masakruara. 

 Qe pyjet jane "rruar" kjo ska dyshim mjafton nje camera dhe cdo pamje eshte neto, e pa egzagjiruar!Ky shkrim, vetem sa po e interpreton realitetin. Egzagjirimi per prejet e pyjeve ne keto 20 vjet pa kriter dhe shfrytezimi i tyre ne menyre korruptive nga pushtetaret politikane(Pashallaret e rinj), eshte pikerisht MOHIMI se keto prerje dhe ky korrupsion eshte i egzagjeruar!

___

http://www.peshkupauje.com/2010/06/do-pr....

 

24 QER 2010Do presim 311 ha pyll, të ndërtojmë fabrikë çimentojePostuar nga EdviniMarrë nga Gazeta Shekulli deforestation-tree-removal.jpg

Qeveria miratoi shpyllëzimin me qëllim ndërtimin e një fabrike çimentoje dhe tullash në Krastë të Krujës të 311.2 hektarëve tokë. E gjithë sipërfaqja do të hiqet nga Fondi Pyjor Kombëtar.

Në fakt, vendimi i marrë dje ka të bëjë me propozimin e disa ndryshimeve në marrëveshjen e lidhur midis qeverisë shqiptare dhe kompanisë që do të ndërtojë fabrikën. Bëhet fjalë për rritjen e sipërfaqes pyjore që i vihet në dispozicion investitorit për ndërtimin e fabrikës dhe sigurimin e lëndës së parë.

Në marrëveshjen e miratuar në dhjetor të vitit 2007, kompanisë i ishte ofruar një sipërfaqe prej 194.87 hektarësh tokë, ndërkohë që me vendimin e djeshëm kemi një rritje të saj me plot 166 hektarë të cilat do të hiqen nga fondi pyjor i kësaj zone.

Nga e gjithë sipërfaqja, 11.85 hektarë do të përdoren për ndërtimin e fabrikës së çimentos dhe tullave të lehtësuara, 251 hektarë do të shfrytëzohen për nxjerrjen e gurit gëlqeror për lëndë të parë, rreth 30 hektarë janë parashikuar të përdoren për nxjerrjen e argjilës, ndërsa 18.4 hektarë do të jetë sipërfaqja në të cilën kompania do ta përdorë për sigurimin e rërës.

Sipas hartave që ofrohen në tabelat përkatëse, e gjithë sipërfaqja që parashikohet të shpyllëzohet është e veshur me shkurre dhe drurë të ulët, ndërkohë në ligj ekziston edhe një klauzolë e cila përcakton se brenda një afati pesëvjeçar kompania duhet të mbjellë me pemë një sipërfaqe të barabartë me atë që është shpyllëzuar.

Gjatë viteve të fundit, qeveria ka dhënë një serë lejesh për ndërtimin e fabrikave të çimentos dhe tullave, të vendosura kryesisht në pjesën veri-perëndimore të vendit. Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Rregullimit të Territorit, e cila daton fiks një vit më parë, u miratua ndërtimi edhe i katër fabrikave të tjera të çimentos. Projektet e miratuara një vit më parë nga KRTRSH-ja parashikojnë ndërtimin e fabrikave të çimentos në Balldren dhe Droje të Lezhës, Bushat të Shkodrës dhe Nikël të Krujës.

Momentalisht çimento prodhohet në Elbasan dhe Fushë-Kruje. Por, po në njëjtën zonë Fushë-Krujë-Lezhë, janë duke u ndërtuar edhe katër fabrika të tjera për prodhimin e çimentos. Në total, përfshirë edhe ato që tashmë kanë filluar nga prodhimi, numri total i projekteve të miratuara dhe fabrikave të çimentos në vend arrin në dhjetë të tilla. Por, miratimi i një numri të madh projektesh për ndërtimin e fabrikave të çimentos ka shkaktuar indinjatën dhe reagimin e grupeve ambientaliste të cilët kanë dhënë alarmin për ndotjen e madhe që këto vepra do t'i shkaktojnë ambientit.

Zona mbi Fushë-Krujën është një ndër më problematiket për sa i përket dëmtimit të mjedisit për shkak se kodrat përdoren për nxjerrjen e lëndës së parë. Krahas kësaj, furrat e gëlqeres që prej vitesh ushtrojnë aktivitet në zonë kanë zhveshur një pjesë të konsiderueshme të kodrës.

 

Koropidhet e Sales po shkaterrojne me zjarr dhe hekur, psikologjikisht dhe emocionalisht, me lajme dhe me pordhe Shqiperine dhe shiptaret rrine si topa hallve duke  pritur qe te vije ndokush nga bota per ti shpetuar.  Shqiptari nuk cohet per te trejtat e tij me te themelor, kombet e tjere cohen edhe per ate qe tja rrembejen Shqiperise edhe ato dy gisht breke qe i kane mbetur. Pfu dhe ju marrte dreqi me gjithe ate pjese te rraces se degraduar!

 Ashtu eshte..Dhe kjo qe thua ti qe presin ca do te bejne te tjeret per t'i shpetuar eshte mese e vertete. Mua me pyesin shume here--"He ca thuhet per ne ne Shqiperi andej nga Brukseli?" U them qe kendej ne Bruksel shume pak vete e dine se ku i bie Shqiperia dhe as u intereson e as nuk duan t'ia dine se ca bejne ne Shqiperi"...Ende u ka mbetur ora ne kohen e Ismail Qemalit kur ai bariu qe zihej me bariun tjeter e pyet Ismailin--"Ca thote bota per mua" dhe Ismaili i pergjigjet--"Telegramet shkojne e vijne per ty" sepse e dinte qe vetem pergjigje do ta kenaqte bariun edhe pse ishte genjeshter. 

 Thuhet se nga 1990 e deri tani, jane shpyllezuar apo shkateruar me sakte, rreth 25-30% e pyjeve, dhe eshte mbjelle 1-2%, me sakte zevendesuar. Pra ngado ta rrotullosh muhabetin, shoqeria shqiptare ketu ka humbur, kuptohet fale politik-berseve, drejtuesve te shtetit, pushtetit lokal e qeverive shqiptare. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).