Çfarë mendoni se mund të bashkonte, në çdo orë të ditës dhe natës, durimin, gatishmërinë dhe mirësjelljen e një vajze që jeton në Kombinat, me këmbënguljen, pyetjet breshëri dhe shqetësimin e një zotërie që jeton në Napoli...?! Jo, jo, nuk bëhet fjalë për një lojë virtuale Pokeri në Facebook. Ajo nuk është as mëkëmbësja e një sipërmarrjeje biznesi të zotërisë nga Italia. Ata natyrisht që nuk njihen dhe ai as që e ka idenë se ajo është një studente 20-vjeçare shqiptare. Sepse ajo është porositur që nuk duhet kurrsesi ta thotë këtë. Është një nga gjërat e para që i kanë mësuar ta mbajë “sekret”, gjatë trajnimit 5-javor për punën 50 mijë lekëshe që bën prej më shumë se një viti tashmë.
Vajzën dhe mesatarisht njëqind italianët me-, të cilët ajo komunikon brenda 8-orarëshit të saj të punës, i bashkon vetëm telefoni dhe kompania celulare ku këta të fundit janë abonentë të rregullt. Kështu, ndërsa zotërisë, nga Napoli, Roma, Firence, Milano e kudo qoftë, i bllokohet qendra e mesazheve, do të dijë sa ka kushtuar thirrja e tij e fundit, apo sa është krediti në llogarinë e tij të abonimit në kompaninë celulare, operatori që i përgjigjet nga matanë telefonit me një italishte perfekte, ka shumë gjasa të jetë një vajzë apo djalë shqiptar që flet nga një prej ambienteve të vendosura në Tiranë. Për asnjë arsye ai nuk duhet ta mësojë se shpjegimet ndihmëse i erdhën nga kryeqyteti shqiptar, kjo do t’i ulte shumë pikë besueshmërisë në treg të kompanisë dhe do të vinte në plan shumë pyetje e pikëpyetje, duke shtuar ndoshta probabilitetin e humbjes së një klienti. E në rast se operatorin prej këtej, me gjithë italishten e pastër e të testuar, do ta tradhtonte theksi, duke e vënë përballë pyetjes “Po ju jeni i huaj...?!”, përgjigjja duhet të jetë “Po, unë jam një shqiptar, por prej vitesh jetoj e punoj në Itali”. Kjo është një nga aksiomat e para që kandidatët për operatorë telefonik mësojnë gjatë trajnimit që u bëhet përpara se të punësohen.
Janë dy, kompanitë italiane që operojnë në Tiranë për llogari të celularëve italianë, në shërbimin inbound (shërbimi për klientin). “Data-contact”, me zyrat e vendosura në një nga kullat në rrugën “Presidenti George W. Bush” dhe “Albacall”, pjesë e investimeve të “Grupi Abramo”, vendosur në ambientet e qendrës tregtare “Globus” në rrugën e “Kavajës”. Ato janë të licencuara dhe zhvillojnë aktivitetin e tyre brenda të gjitha rregullave të vendosura qeverisë shqiptare. Si të gjitha investimet e huaja në vend, që mbi të gjitha krijojnë mundësi për punësim, këto sipërmarrje janë përshëndetur edhe nga krerët e institucioneve tona qeveritare, për frymën e bashkëpunimit dhe tendencën gjithmonë e në rritje të thithjes së investimeve të huaja në Shqipëri. Të dyja këto kompani administrohen nga shtetas shqiptarë, të cilët merren me gjithçka që ka të bëjë me burimet njerëzore dhe mbarëvajtjen e brendshme të punës, si dhe marrëdhëniet me klientët e të interesuarit. Çuditërisht skeptikë për të dhënë informacione, qoftë edhe sipërfaqësore, për aktivitetin të cilin menaxhonin. “Është sëmurë dhe nuk do të jetë në punë për disa ditë”, na thanë kur trokitëm në zyrat e “Datacontact” për të folur me Zj. Irini Kulla, menaxhere e përgjithshme. Kur kërkuam numrin e telefonit, na thanë se gjithsesi nuk do të na përgjigjej, pasi përveç problemeve shëndetësore, i kishte ndodhur edhe një fatkeqësi familjare. Administratorja e “Albacall”, zj. Ines Muçostepa, ishte gjithaq korteze, por tha se nuk mund të prononcohej për asgjë në telefon, as se sa të rinj ishin të punësuar në zyrat e tyre të shërbimit për klientin, as se për cilën prej kompanive telefonike italiane ofrohej shërbimi i “callcenter”-it inbound në zyrat e “Albacall”. Kërkesës për një mundësi takimi, ajo iu përgjigj se deri nga java tjetër nuk bëhej gjë, pasi nuk ndodhej në Tiranë.
“Data-contact” ishte e para që solli shërbimin inbound të callcenter-ave për biznesin e telefonisë celulare italiane. Ajo nisi nga puna në shtator të vitit 2009, dhe sot ka të punësuar rreth 50 operatorë, të gjithë të rinj shqiptar, më saktë vajza mosha e të cilave varion nga 18-30 vjeç.
Në prill të viti 2010 nisi aktivitetin edhe kompania “Albacall”, me shërbimin inbound të callcenter-ave, po për llogari të kompanive italiane të celularit. Më vjen shumë mirë kur në një periudhë që fqinjët e Shqipërisë janë duke kaluar një situatë të vështirë ekonomike, në Shqipëri vazhdon të rritet stabiliteti ekonomik, pra rritet ekonomia. Ne si qeveri i japim një rëndësi të jashtëzakonshme thithjes së investimeve të huaja në vend dhe mbështesim një pjesë të rëndësishme të rritjes ekonomike të vendit bazuar mbi investimet e reja në Shqipëri, do të shprehej gjatë ceremonisë së prezantimit të “Albacall”, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës z. Dritan Prifti.
Që prej asaj dite, në “search”-erat e njoftimeve për punësim, shumë të rinj, sidomos studentë, mundën të gjejnë një zgjidhje komode. Sepse puna me turne, oferta e punësimit edhe part-time si dhe pagesa e mirë u krijonte atyre mundësinë që edhe të ndiqnin studimet edhe të punonin.
Ervina është thjesht një nga qindra të rinjtë shqiptarë që punojnë për kompanitë italiane të telefonisë celulare si operatorë telefonik në shërbimin “inbound”. Qysh prej shtatorit të vitit 2009, që prej katit të dytë të kullës ku janë vendosur zyrat e “Datacontact” ajo u përgjigjet shqetësimeve të mijëra e mijëra abonentëve celularëve italianë. “Benvenuto nel servizio dei clienti, sono Ervina, kodice operatore “X”. In cosa poso essere utile?”. Kjo është “formula përshëndetëse” që ajo thotë mesatarisht 100 herë brenda tetë orëve punë. “Sigurisht që është e lodhshme, por ama është një punë fikse dhe me të ardhura shumë të mira. Për drejtuesit, mjafton të jesh korrekt me orarin dhe të zbatosh rregullat e mirëfillta të komunikimit. Ndryshe nga shumë vende të tjera nuk ka ndonjë rregull të caktuar për veshjen dhe për mua kjo është një lehtësi, pasi mund të vesh gjithmonë xhinset dhe atletet e rehatshme”, thotë 22-vjeçarja. Ervina sapo ka përfunduar studimet për “Shkenca Sociale” dhe italishten e ka përvetësuar dalëngadalë gjatë kohës që ishte studente, pa e ditur se një ditë njohja e mirë e kësaj gjuhe do ti hynte ngutshëm në punë më shumë sesa diploma. “Në profesion ishte vështirë të gjeja menjëherë një vend pune dhe pas përfundimit të studimeve të larta, mua më duhej domosdoshmërisht një punë për të qëndruar në Tiranë. Në qytetin tim të lindjes mundësitë janë edhe më të pakta. Nga njoftimi që lexova pashë se i vetmi kriter i konkurrimit për këtë vend pune ishte italishtja shumë e mirë, e folur dhe e shkruar, dhe jo domosdoshmërisht e mbrojtur. Madje, nuk ishte fare e nevojshme të kishe një diplomë të shkollës së lartë. Për mua ishte shumë mirë. Fillova. Paga ime shkon në 50 mijë lekë të reja neto dhe kjo është një rrogë mujore mbi mesataren shqiptare”, tregon Ervina.
Pas 5 javëve trajnim (kohë gjatë të cilës edhe paguhej) në zyrat e “Datacontact” operatorët e ardhshëm njihen me sistemin dhe mënyrën e funksionimit të tij si dhe me ofertat kryesore që duhet të shpjegojnë. Testimi paraprak nënkupto vetëm testimin e gjuhës italiane dhe pas kësaj fillohet nga puna. Ervina dhe koleget e saj e marrin rrogën në bankë dhe u paguhen sigurimet shoqërore mbi këtë shumë. E parë në normë, vajzat e “Datacontact” paguhen 2 euro në orë, edhe pse e dinë fare mirë se një homolog i tyre në Itali paguhet minimalisht 10 euro në orë. “Ditët e diela, si dhe tre orët e fundit të turneve të treta na paguhen me 125 për qind të kësaj tarife. Gjithashtu kemi edhe stimulime me anë të bonuseve që marrim gjatë kohës që duhet të lançojmë ofertat e ndryshme që bënë kompania”, thotë vajza. Me gjithë lodhjen standarde që ka puna e saj, ajo për momentin nuk mendon të kërkoj për diçka tjetër, më afër profesionit të saj, për sa kohë që fiton më shumë sesa e motra më e madhe që punon në zanat dhe paguhet 22 mijë lekë të reja në një bankë. “Çdo dy orë kemi çerek ore pushim, pastaj prapë “cërrrrrr”..., prapë kufjet në vesh... Ka edhe çudira, qëllon dhe të nervozohesh, po kjo nuk i duhet kujt, duhet të ruash durimin deri në fund. Italianët janë shpesh të bezdisur dhe shumë dorështrënguar. Shpesh duhet t’iu japësh llogari edhe për 50 cent”.
Ndryshe nga operatorët e shërbimit ndaj klientit në kompanitë shqiptare të telefonive celulare, operatorët e celularëve italianë, në momentin e prezantimit me klientin duhet, që përveç kodit personal të operatorit të thonë edhe emrin e tyre. Pasi kanë sqaruar çdo paqartësi të abonentit, atyre ju komunikohet se: “pas pak ju mund të telefonoheni për një sondazh cilësie. Ju mund të më vlerësoni punën time në këtë sondazh me një notë, nga 1 në 5. Ju faleminderit”. Çdo dy orë, për operatorët publikohet një raport i nxjerr nga ky sondazh cilësie, referuar kodit të tyre personal dhe ermit. Është ky matësi i performancës së punës së tyre në raport me klientin. Pas korrektësisë me oraret e paraqitjes në punë, kjo është një tjetër pikë me të cilën duhet të kenë shumë kujdes. “Dikur një e moshuar telefonoi e tmerruar në mes të natës dhe u ankua se celulari i saj, prej më shumë se një jave, tringëllonte çdo mesnatë me një zile të çuditshme, ndryshe nga ajo e zakonshmja. Sigurisht që më vinte të qeshja me të madhe, por mu desh t’i shpjegoja zonjës se ajo, pa dashje, kishte aktivizuar alarmin në 12 të natës”, tregon vajza duke buzëqeshur.
Përveç shërbimit inbound, në Tiranë prej gati katër vjetësh tashmë operojnë edhe shumë kompani të tjera të huaja, kryesisht italiane të cilat ofrojnë shërbimin outbound, pra atë të shitjeve dhe reklamimeve përmes telefonit dhe callcenter-ave. Një nga më të mëdhatë e këtij lloji është “Teleperformanza”, e njohur në shumë vende të botës si kompani e shërbimeve callcenter outbound, pjesë e rrjetit të telefonisë fikse italiane. Pjesë e saj janë edhe shitjet dhe reklamimet e “Sky-cinema”. Me zyrat e vendosura në qendër të Tiranës, ambientet e kësaj kompanie zënë 4 kate hapësirë të kullës përballë Librit Universitar. “Vetëm në një kat ku unë punoja, salla kishte rreth 100 operatorë që mbanin telefonatat e bëra automatikisht në qindra abonentë italianë, të cilëve u duhej mbushur mendja të bënin “zgjedhjen e duhur””, tregon një ish-punonjës i kësaj kompanie.
Një tjetër kompani e shërbimeve outbound, e cila operon në Tiranë tashmë prej 3 vjetësh, është edhe një kompani angleze e telefonisë fikse në Itali. Puna e 40 operatorëve që kjo kompani ka aktualisht, është t’iu mbushin mendjen abonentëve të kompanive konkurente, për të kaluar me atë të kompanisë së tyre. Me pak fjalë, kundër-puna e kompanive të lartpërmendura.

34 Komente

e mire , shume mire

zoti jua shtofte smiley

emo,  nga cili film eshte kjo pjesa (pak a shume keshtu):

pronto... sinjor Paceli..... iu kerkon gjenerali..........smiley

smiley

mos kerko titull, por bast qe eshte me i film me kajo karafil! smiley

 

i madh!  mengjese lufte.smiley

 

Gabim. Filmi esht Shtigje Lufte.

-"Shabono" 

"Besooooooo"

Kurse "Mengjeze Lufte" e ka "Tere Poradecin ne pellemb' te dores"

po po e drejte ''shtigje lufte'' eshte. ate kisha edhe une ne mendje.  sinqerisht...

me ngaterroi prapashtesa ..... ''lufte''.smiley

Shqiperia, India e ballkanit...
p.s. sikur m'zun syte dje nji artikull tjeter per kto call-centres. Pse gjithe ky shqetsim?

duket si punedhenesi kryesor i studenteve femra ne tirane. bej vete ndonje deduksion smiley

evil of me. media e angazhuar me kosto minimale?

kjo e dyta eshte...vej re dhe faktin sa i mshon italishtes qe flet karakteri i artikullit dhe qe gazetar(i)/ja eshte bo cope me e shkrujt tamom a thu se eshte t'u fol naj gjuhe te vdekur...kuptohet, pa sukses perderisa nuk din me shkrujt gjuhen e nones tamom

 “Benvenuto nel servizio dei clienti, sono Ervina, kodice operatore “X”. In cosa poso essere utile?”

Jo vetem ne Tirane, shume syresh kane dege ne Dures e Vlore...Shkrimi na jep nje ide te kesaj dukurie ne rritje, por perseri i percipte me duket sa me mbush faqet e gazetes..

kjo eshte praktike e njohur ne fakt.  ketu ne Hollande, keto lloj kompanish ka vite qe  ''client services'', i kane vendosur ne ish kolonite e tyre, p.sh Surinami. atje gjuha zyrtare eshte hollandishtja, keshtu qe ketyre u leverdis, pasi  rrogat qe paguajne atje, jane shume here me te ulta...

E paska ndjekur me vemendje emisionin e Hienave kush ka shkruar kete.Se para disa kohesh ben nje hetim ne Indi hienat.India eshte kryeqendra e call center ne bote.Kam ndenjur 1 h e 30 min nje nate kot muhabet mbasi pata nje problem me linjen.Me vinte per te qeshur me theksin indian sado mundohej ta fliste pa theks smiley Ke dhe ne Vlore call center te kompanive italiane qe merren dhe me shitjet online dhe informacione.

Puna ne Call Center eshte nje nga punet me te lodhshme dhe rrenuese per trurin, por kur te ze rrota bishtin, do ta besh se s'ke ku shkon.

 

pa dyshim.... qe eshte arritje e qeverise Berisha

pune me te bezdisur nuk ka , te behet veshi uje ne djerse, te merr malli mos te flasesh ne telefon. te pakten nuk rrine kot kafeneve, me mire puno aty.

Sa per punen e indise, shume njerez ne amerike punojne me emaile sesa te degjojne indnglish  smiley

Kjo me duket fantastike. Ku ta gjejme qe Shqiperia te shnderrohet ne nje mini-Indi per Europen. Lerini ironite se nuk kane vend. Atyre qe u duket pune e merzitshme le te bejne dicka tjeter. Outsourcing dhe Offshoring jane dukuri tipike te globalizimit. Vetem te mira ka per Shqiperine, sa me te suksesshme te jene keto kompani nga Shqiperia aq me shume te tjera do te vijne. Pervec te rinjve qe do kene me shume para neper duar qe shpresojme do i perdorin jo vetem per partying por edhe per tu ngritur profesionalisht, keto lloj kompanish mund te sjellin kompani te tjera per ndoshta edhe prodhim elektronikesh. Per operatoret celulare italiane duhet te jete shume me komode te komunikosh me punetore nga Shqiperia qe e kane italishten si gjuhe te dyte sesa me indiane apo kineze. Gjithashtu shume e rendesishme eshte kultura e punes qe keta te rinj po mesojne, menyra e komunikimit me klientin etj.

Personalisht them qe kjo eshte gjeja me e mire qe i ka ndodhur ekonomise shqiptare ne keto 20 vjet.

tashti nuk ka nai gje per tu entuziasmu kaq shume se ne nuk kemi shume per te ofruar, ekspertiza ne shqiperi eshte thuajse zero per te gjitha llojet e zanateve, por dhe gje e keqe nuk eshte. Aq me teper, qe per here te pare, gjuha e huaj e sidomos ajo italiane po u hyn ne pune tamam shqiptareve.

por ti e di qe ne shqipot do ti shajme te gjitha, dhe ne pergjithesi nuk e perkrahim sipermarrjen.

Por nuk eshte realisht biznes i keq, plus eshte goxha ekologjik  smiley

o ruzho nuk eshte gje e keqe, por eshte simptome e keqe.. Ato pune terheqin nje pjese rinie me arsim te larte dhe qe ofrojne pune mendore dhe vrasin profesionet e tyre..Qe ka shfrytezim ne kete mes, nuk ka dyshim, te mos behemi naive..

albano, keq m'vje po qeke icik naiv. Kjo "Qe ka shfrytezim ne kete mes, nuk ka dyshim" m'boni megjithmen me qesh. Ku jeton mer daj???!!! A ke dale nejher nga Shqiperia? Mos vrit shume lart se lakmia e modhe t'le pa gjo. Avash-avash bohet shelegu dash. Tung smiley

ne maj te malit jetoj mer, duke rrit bageti.. nuk marrim ere nga jeta..Gjithsesi nuk me duken argument keto qe ke shkrujt me siper..

albano, po leji mer kto se nuk u nisa me bo ironi. Desha vetem me te tregu qe duhet ti pershtatemi botes si funksionon sot, s'ka argument me te madh se ky. Po mesuam te funksionojme si bota atehere do jete goxha progres. Me i dhon men miletit jemi njisha ne, me punu s'dime ose s'dum.

Po mire mer daj bota te call- centerat aspiron me strukturu ekonomine dhe me harxhu energjine e te rinjve..Nuk jam kunder punes dhe as leverdive te punes, te kuptohemi, por kur mendoj se ajo qe u ofrohet te rinjve dhe te ardhmes, eshte vetem nje perspektive e tille nuk me vjen mire, vetem kaq..Ja tung

Eshte nje shterim mendor i jashtezakonshem dhe pasojat jane te pakthyeshme, sidomos kur punon per nje kohe te gjate, te mbushet koka me ca fraza te percaktuara, qe i perserit vazhdimisht si papagall, sa ne fillim, kur zgjohesh nga gjumi nuk thua miremengjes, por thua parrullen e mireseardhjes ne qendren telefonike. Pastaj me kalimin e kohes, truri yt kthehet ne robot dhe ti ve pilotin automatik per cdo gje... mendo 8 ore ne dite per 4 vjet rresht psh... c'mund t'i bejne trurit tend. Nuk po flas pastaj per komunikimin me abonentet, qe ca s'te kuptojne, e duhet t'ua shpjegosh me durim gjerat, ca ulerasin me ose pa te drejte, ca te shajne mbare e prape dhe ti prape duhet te ruash miresjelljen... tek e fundit, kjo eshte puna, do te thote dikush, por kur potenciali yt mendor eshte shume e shume i madh, se ti di te besh dicka tjeter me te mire, por kushtet ekonomike te detyrojne te behesh robot... eshte tejet e lodhshme, dekurajuese, madje arrin deri aty sa te mendosh qe ti nuk ke aftesi me teper se truri i nje pule. Shkurt muhabetit, behesh me nje derrase mangut, dhe nga kjo pastaj... yhyy sa gjera te tjera rrjedhin...

...per te cilat, do te flasim ne emisione te ardhshme me doktorin e shkencave Ali Senjefi! smiley

he he

moj ana  po gjithe profesionet ta shterrin trurin oj goce smiley

sdo punojme te gjithe artiste smiley

po mi po, po profesionet ama.... Ka nje ndryshim te madh mes profesionit per te cilin ti po diplomohesh dhe mendon se do te japesh dicka ne ate fushe dhe te perfundosh "centraliste", ku dhe uji ta japin me pikatore... e njoh shume shume mire ate pune, Ruzhe, dhe s'ka burre nene te me binde per te kunderten. smiley

Ana, m'fal per nderhyrjen po a mund te te pyes a mesove gje nga ajo pune?! Flm.

Asgje, pervecse qe jam shkaterruar krejtesisht nga nervat.

 

p.s. me fal, se po dal dhe s'te kthej dot me pergjigje. naten e mire.

Po shumica e atyre qe diplomohen as e shkojne neper mend "te japin diçka ne ate fushe" o Ana, po te zene nje vend pune. Mua me ka ardhur shume keq qe nje i njohuri im perfundoi si studenti me i mire mjekesine, dhe as nje dite s'punoi ne profesionin e vete (me potencialin qe kishte vallahi do i jepte vertete)...po zgjedhje jane keto.

Ana, shume ngushte e shef problemin. Po ta ndryshosh pak kendin e veshtrimit do shohesh qe te mirat jane me shume se te keqijat. Ca gjera qe ti permend me siper si probleme si psh "Nuk po flas pastaj per komunikimin me abonentet, qe ca s'te kuptojne, e duhet t'ua shpjegosh me durim gjerat, ca ulerasin me ose pa te drejte, ca te shajne mbare e prape dhe ti prape duhet te ruash miresjelljen..." jane ne fakt pozitive. E ku ka gje me fisnike smiley se nje shqiptar qe meson te jete i duruar??!!

to pune terheqin nje pjese rinie me arsim te larte

edhe cer pastaj se kane arsim te larte ? ne gjithe dynjane ke dhe kamariere dhe hamenj me arsim te larte. Shkolla nuk eshte garancia e palekundur per nje profesion. Madje shkolle nuk do te thote domosdoshmerish profesion smiley

 

me ty ruzho, aq me teper arsimi i larte privat shqiptar.

Me kujtohet nje shprehje e bukur e popullit, por s'po me kujtohet tamam. Ka te beje me dhine dhe bishtin e saj... .

Sigurisht qe shume syresh ne Shqiperi duan te behen direkt avokate me emer, apo gazetare (keto te dyja me duket jane deget me te preferuara) nderkohe qe tregu i punes eshte krejt ndryshe. Nuk besoj se i detyron njeri njerezit me zor qe te punojne ne keto qendrat. Nese je me i zoti/zonja, bujrum, behu inxhinjer(e) apo mjek(e) a shkencetar(e) kompjuterash.

uhhhhhhuuuu

doni ta dini? ska gje me te bezdisshme! kam punu 1 muaj (zevendesova dike) ne ate pozicion dhe rreshqita nga trute e kokes!

po mire e daje mire

asnjeri spo i con me zor ato goca e cuna me punu atje

une i kam perballe zyres, nja nje tufe e madhe ene i shof nga xhami.

per bukuri duken, qeshin ndersa punojne, naihere dhe duartrokasin (ket se marr vesh pse, noshta bejne nai shitje te mire)

e me at rast na eshte zhvillu dhe rrugica e punes, jane hap byrektore qe punojne dhe naten, gjelltore te mira, kafene te reja smiley

tashti krahasu me mundesite e tjera te punesimit qe ka perqark , nuk eshte keq, secili sipas takatit smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).