C'eshte intelektuali? Cfare e ben nje njeri intelektual, sipas mendimit tuaj dhe jo sipas fjalor-perkufizimeve?

Sa/si ndryshon koncepti per 'intelektualin' ne shoqeri dhe kohera te ndryshme?

 

P.S. Pa te keq, por me spunto nga ky koment:

Sepse kam shpresuar shume, qe ne PPU, duke patur shumicen intelektuale,  e kane aftesine dhe mundesine  te shprehen, pa asnje lloj  ngarkese.

27 Komente

Zyrtarisht, teknikisht, intelektual eshte kushdo qe ka diplome. S'ka rendesi ku e ka gjetur.

Normalisht, eshte kushdo qe pelqen te diskutoje per gjera qe kerkojne njohuri ne shume fusha.

Forumisht, dhe gabimisht, eshte ai qe shkruan me shume se nje rresht e pa fjale te pista, edhe po te jene njesoj nga vlera me nje rresht me fjale te pista, ose ai qe rendit dy vargje ne forme strofe dhe i duket vetja poet.

 Normalisht, eshte kushdo qe pelqen te diskutoje per gjera qe kerkojne njohuri.

Pak kohe me pare takova nje fisin tim.Punon baxhoxhi.Me tete klase shkolle. U ulem te pinim nje kafe. E nejse, erdhi kafja, e pime, mbaroi kafja po ku mbaronte se foluri tim kusheri per metamorfozen e qumshit ne djath. Me enjti koken duke treguar me imtesi e detaje te gjitha procedurat e prodhimit te djathit.

Tani e kuptoj se kushua im qenkerka nje intelektual i vertetet.Biles guxoj te them se Metamorfoza e Kafkes nuk eshte asigje perpara mjeshterise me te cilen ai tregon metamorfozen e qumshit ne djath.

Me ngrihen supet tani per kushon tim. 

Po tani ama ti e di si behet djathi , mund te te duhet nje dite.smiley

Pse duhet te kesh mbaruar shkollen per letersi ose matematike qe te quhesh intelektual sipas teje? Vallai me i veshtire eshte procesi i qumeshtit dhe djathit sesa lloqet pa bosht qe bejne intelektuhalet e peshkut.

djathi duhet te kete ndonje efekt te vecante te njerezit sepse edhe im ate, qe nuk eshte baxhoxhi, me ka mbajtur njediza nje ore me muhabet per prodhimin e djathit, gjizes, dhe asaj qe ne shba i thone buttermilk por une tani e kam harruar si i thone ne shqip - do ta kem pasur mendjen krejtesisht te djathi smiley

per intelektualet pse duhet te flasim ne kur ata nuk lene rast pa komentuar mbi veten e tyre smiley

 Ndoshta yt ate ka qene rastesisht ne kafe, aty prane. Sepse kushua im (krenaria e fisit tone) flet me ze te larte, me gjeste prej aktori, me pasion  dhe vetebesim  ne ato qe thote.Si gjithe intelektualet mo, merret vesh. smiley

Si vend blektoresh qe jemi, tani po kuptoj se perse i kemi  kaq me shumice intelektualet. Kjo hedh drite edhe ne ate se perse Verua e permendete aq shume djathin . smiley

.

Ai quhet ekspert smiley.

Meqe ra fjala e djathit na duhet ekspertiza e kushos tend ne keto ane smiley.

Te jesh intelektual s'do te thote te kesh nje zanat qe kerkon shkolle te larte.

Buttermilch? love it smiley

dhalle o trop, dhalle smiley

po buttermilku sikur ka shume yndyre o ajkune..

spiritus edhe ka mundesi t'ju kete degjuar se do ta kete terhequr era e djathit, po ne fakt eshte marre me anen mrrokllore te nje ushqimoreje kur ishte djale i ri dhe me sa duket akoma e intrigon magjia.

 A pi dhalle nje intelektual posmodern Trop ? smiley Perfytyro Foucault ose Zizek, bie llafi smiley

hahahha e beme dhalle temen intelektuale:

English (2 entries.)
  Shqip (2 hyrje.)
  Albanian diluted yoghurt beverage
 dhallë {f}
  confuse
 bëj dhallë

(burimi: argjiro.net)

Ne nje diskutim te bere disa kohe me pare me Monden dhe Solin e nates mbi universitetet shqiptare jam shprehur keshtu: 

Per ate punen e intelektualit varet se c'kuptojme me intelektual te vertete. Intelektualit nuk i mjafton shkolla e mire dhe universiteti i mire per te qene intelektual. Ka nevoje per me shume se kaq dhe mbi te gjitha ka nevoje per nje pune te vazhdueshme me vetveten dhe boten qe e rrethon. Ne boten shqiptare intelektualet e vertete numerohen me gishta dhe prape nuk jam ne gjendje tani te jap ndonje emer. Te tjeret marrin dije dhe i riprodhojne sic i marrin. Prandaj dhe universiteti nuk mund te kete rolin e "krijimit" te intelektualeve. Universiteti ka si rol kryesor te shperndaj dijen dhe te sherbej si vektor komunikimi me qendrat e tjera ku merren, jepen dhe perdoren dijet.

Ne fund te fundit gjuha konvencion eshte. Ne Shqiperi intelektuale quhen te gjithe ata qe kane nje cope diplome. Tani s'na ngelet vecse te biem me nje mendje se si do t'ua veme emrin intelektualeve te vertete.

 Per ti qendruar korrekt pyetjes se Xhibit, per mua intelektual eshte nje person me diplome dhe qe del ne tv.psh Cili&Ciljeta.

 intelektual - person pa aftesi praktike. ja merr macja buken nga dora

Dikush qe paguhet per te dhene mendje ne nje (ose disa) fusha te njohurise.

po kur te jep mendje pa u paguar, a mund ta quajme intelektual o permetar.smiley

ja,  pershembull ketu te peshku.  i ke ''mendjellinjte'' gradis. ne te gjitha fushat bile.smiley

Intelektual eshte ai/ajo qe tingellon si jashte tokesor ne mendjen/veshet e komunitetit kafe dhe raki dashes! smiley

 tek ai filmi 'Defiance' ishte nje moment, kur pyetet njeri se cfare pune ben dhe si mund te ndihmoje ne kampin qe po ndertonin te arratisurit.  

“I suppose you could say I was — I am — an intellectual,”

hahaha. intelektual eshte nje term i keqperdorur, sidomos ne shqiperi ku kuptimi eshte specifikisht nje person me diplome. keta, dhe neve na duken si ufo lol

Zyrtarisht, intelektual eshte kushdo qe ka diplome. S'ka rendesi ku e ka gjetur

Per ato qe mendojne se diploma e nje universiteti te ben intelektual, desha te shtroj pyetjen:

- Valle, a ka qene Leonardo Da Vinci intelektual

 Zyrtarisht, thashe. Jo se eshte vertet.

Ne ushtri, ata qe benin shkolle, shkonin me pak muaj.

Ata me master, paguhen me shume.

Nese te burgosin, ata me shkolle perpiqen te mos i vene ne nje qeli me ata pa shkolle. Nuk eshte se i shohin nese jane vertet intelektuale.

Normalisht, intelektual dihet qe eshte dikush me njohuri te gjere, edhe po s'pati bere shkolle, edhe nese s'ben pune prej intelektuali. Mund te jete autodidakt. Nese ke nje dyqan ku shet presh, por nderkohe kerkon me kembengulje njohuri, qofte nga librat e qofte me burime te tjera informacioni, dhe je i afte te shprehesh qarte e bindshem ne shume fusha, s'ke asgje me pak se nje intelektual.

Problemi ne Shqiperi eshte qe shume vete bejne si intelektuale. I marrin i bejne gazetare disa femije shkolle sa per t'u dhene nje cope rroge te ulet, dhe atyre u duket vetja intelektuale e qe kane te drejte te bejne analiza te thella. Ky problem ka nisur qe ne kohen e Enverit, nga fundi, me deklasimin. Kap karrociere e beji shefa. Kap shitesa preshi e beji gazetare. Keta duhej te shisnin presh, por c'e do... sot fluturojne.

Te me fali autori, por une llihem fare sa here e lexoj kte smiley

"Intellectuals" in Albania are called the people that have some kind
of education
(and therefore can use computers and internet).
So, it is basically the same a saying "people".

e kam hudh dikur ktu

http://www.peshkupauje.com/2010/04/blogo...

intelektual ne mos gaboj ka qene para 200 vjetesh nje fyerje.

Wikipedia ka tre perkufizime te fjales intelektual. Ne shpjegimet vijuese pranohet pergjithesisht, qe per te qene intelektual duhet te kesh dipllome, por nuk do te thote qe po te kesh dipllome je intelektual.

Pashe lajmet dje... i behej jehone valles se Misheles dhe Obames me ca femije shkolle dhe asgje per faktin qe USA mbeshtet Indine per nje vend permanent ne keshillin e sigurimit. India vend qe se ka njohur Kosoven....

Po te lexosh ca me poshte ne Wiki, ka gjithashtu edhe nje perkufizim te anti-intelektualizmit -  ose bythelepirjes sic haset rendom ne mediat shqiptare dhe qe une kam pershtypjen qe here pas here tentohet te aplikohet edhe ketu nga sektori propagandes se PD'se. Do e ilustroj prap me nje rast flagrant po nga nje emision ne TV ku Ben Zheji justifikonte me te bertitura prishjen e piramides.

Kjo puna e diplomes qe te ben intelektual me kujton ate episodin te "Magjistari i Ozit" ku ky i fundit i jep zgjidhje Kerkesave te Dordolecit per te fituar Tru, me nje leter diplome qe e kthenin zyrtarisht kete ne intelektual me tru..

Intlektuali eshte mendshites ose njeri qe shet mend..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).